Letër Rekomandimi

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Letër rekomandimi

Të nderuar,

Unë, Afërdita Krasniqi-Daka, po shkruaj këtë letër rekomandimi për të shprehur


mbështetjen time për studentin Artan Jaka dhe aplikimin e tij për mundësinë e përfitimit të
bursës. Unë kam pasur kënaqësinë të ligjëroj para studentit në lëndën e
Dermatovenerologjisë, kur ai po ndiqte vitin e IV-të të studimeve të tij.

Në raportin tim kolegial me Artanin kam parë një individ i cili shfaqet më herët se sa
kërkohet, punon shumë dhe sillet mirë me të tjerët. Përveç kësaj, Artani është
jashtëzakonisht i talentuar për t’i bërë të tjerët të ndihen rehat dhe për të mbajtur gjithmonë
një qëndrim pozitiv. Pa rezerva unë rekomandoj Artanin si kandidat për këtë bursë.

Nëse keni ndonjë pyetje apo kërkesë mos hezitoni të më kontaktoni.


Gjithë të mirat,

________________
Dr.Afërdita Krasniqi-Daka
Profesor i rregullt
Fakulteti i Mjekësisë
Universiteti i Prishtinës
aferdita.daka@uni-pr.edu
Letër rekomandimi

Të nderuar,

Po shkruaj për të rekomanduar Artan Jakën si kandidat për aplikimin e tij për bursë. Unë e
njoh Artanin prej vitit të kaluar gjatë ligjërimit të lëndës së Radiologjisë për studentët e vitit
të IV-të në drejtimin e Mjekësisë së Përgjithshme. Ai më ka bërë përshtypje gjithmonë me
fokusin, pasionin dhe vendosmërinë e tij. Me qëndrimin e tij proaktiv ndaj arritjes së qëllimit,
ai nuk hezitoi asnjëherë të kërkonte ndihmë apo sqarime.

Artani shkon mirë me të gjithë. Ai punon shumë dhe nuk ka asnjë dyshim në mendjen e tij
se ai do të ketë sukses në çdo rrugë që do të marrë.

Me gjithë përvojën që kam me studentin, mendoj se ai është akademikisht i zgjuar dhe i


motivuar. Duke ndjekur premisat e mësipërme, mendoj se ky student e meriton shumë këtë
bursë.

Në rast se keni pyetje apo sqarime shtesë, mund të më kontaktoni me email.


Çdo të mirë !

________________
Dr.Kreshnike Dedushi-Hoti
Profesor asistent
Fakulteti i Mjekësisë
Universiteti i Prishtinës
kreshnike.dedushi@uni-pr.edu

You might also like