Regjimi Komunist

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Regjimi komunist, që u

vendos menjëherë pas


çlirimit, bazohej në
diktaturën e proletariatit
dhe në luftën e klasave.
Si të gjitha regjimet, ai u
mbështet në dy shtylla.
E para ishte propaganda,
e cila përdorej për të
glorifikuar arritjet e regjimit, për të përligjur politikat e tij, por mbi të
gjitha për të ngritur kultin e individit të drejtuesve kryesorë
komunistë, veçanërisht të Enver Hoxhës. Shtylla tjetër ishte dhuna.
Ajo ishte institucionalizuar nga një paketë ligjesh, të cilat shkelnin
çdo lloj të drejte individuale, si dhe nga një sistem burgjesh e
kampesh përqendrimi të shpërndara në të gjithë vendin.Që në vitin
1945 u krijuan disa gjykata speciale për të gjykuar bashkëpunëtorët e
pushtuesit dhe pjesëmarrësit në organizatat “reaksionare”.
Njëkohësisht, filloi edhe një fushatë e gjerë për të shtypur dhunshëm
të gjitha grupimet kundërshtare. Gjyqi i klerikëve të të ashtuquajturit
“Bashkim Kombëtar”; gjyqi i anëtarëve të Partisë Bashkimit
Demokratik, si Gjergj Kokoshi e Musine Kokalari; gjyqi i ish-nxënësve
të Shkollës Teknike të Fultz-it, gjyqi i deputetëve, janë vetëm disa nga
ngjarjet që tregojnë prirjen e hershme të regjimit për të shtypur egër
çdo kundërshtar politik. Fushata kundër praktikave dhe besimeve
fetare, e nisur në vitit 1967, ishte një tjetër dëshmi që tregonte për
nevojën e regjimit për uniformitet të skajshëm politik e social.E,
ndërsa fillimi ishte më i dhunshëm për kundërshtarët politikë,
procesi u bë i frikshëm edhe për vetë drejtuesit komunistë. Valë të
herëpashershme arrestimesh e dënimesh bëheshin sa herë që
regjimit i duheshin fajtorë për dështimet e politikave të tij
ekonomike, apo për të mbytur çdo shenjë të disidencës në vend.
Kamp-burgu i Spaçit
1968-1990 Të dënuarit
shfrytëzoheshin për nxjerrjen e
bakrit dhe piritit në Spaç dhe
për pasurimin e bakrit në
fabrikën e Repsit. Numri i të
dënuarve politikë arriti deri mbi
1 mijë, ndërsa ordinerët
mbetën vetëm disa dhjetëra. Ky
kamp është shenjuar nga
revolta e 21 majit 1973, ku u bënë thirrje që jashtë burgjeve askush nuk guxonte t’i
pëshpëriste: “Ju jeni katila dhe keni lyer duart me gjakun tonë”, “Poshtë komunistët”,
“Rroftë Shqipëria e lirë”. Pas revoltës, Pal  Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko dhe Hajri  Pashaj
u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan.

Kamp-burgu i Qafë-Barit
1982-1990 U ndërtua për shfrytëzimin e
minierës së bakrit dhe përpunimin e tij në
fabrikat e Fushë-Arrëzit. Nisi nga puna në
gusht të vitit 1982. Të dënuarit ishin
kryesisht politikë. Numri i tyre, çdo vit,
ishte mbi 300. Ata rrezikoheshin nga
aksidentet, në të cilat humbën jetën dhe u plagosën disa të dënuar; keqtrajtoheshin nga
policët e kampit dhe nuk kishin as ujë të ngrohtë për t’u larë. Në maj të vitit 1984, shpërtheu
një revoltë tronditëse, pas së cilës, humbi jetën nga dhuna Sandër Sokoli dhe u ekzekutuan
Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja.

Burgu i Burrelit
Funksionoi si burg politik i regjimit
komunist nga viti 1946 deri në prill të vitit
1991.Nga korriku i vitit 1944 deri në vitin
1946 u bërdor si depo grumbullimi për
nevojat e pushtetit të ri komunist. Në vitin
1946, pas disa meremetimeve të
brendshme, dhe rrethimit të tij me tela me
gjemba, burgu i Burrelit u rihap për të burgosurit politikë, që regjimi I
konsideronte si kundërhstarët më të rrezikshëm të tij. Aty u burgos elita e
vendit. Kushtet ishin tmerrësisht të vështira. 
GJYQET DHE DENIMET E INTELEKTUALEVE DHE ARTISTEVE
MUSINE KOKALARI-shkrimtare
Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adale, të Turqisë.Në vitin
1921, familja e saj kthehet në Shqipëri.Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën
e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin
e Romës, në Itali.Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në
vitin 1939.Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të
tjerë formuan Partinë Socialdemokrate.Një vit më vonë, me përpjekjen e saj,
doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”.Më 12 nëntor 1944 u pushkatuan
vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari.Katër ditë më vonë e arrestuan dhe
Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg.Në janar të vitit 1945, u botua
libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”.Më 23 janar të vitit 1946, ajo u
arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet
heqje lirie si desidente.Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në
Rrëshen. Sëmuret më 1981 nga kanceri dhe vdes pas dy vitesh.

USUF VRIONI-përkthyes
Përkthyes, shkrimtar, prozator, njeriu që e shkriu tërë jetën e tij për të bërë të
njohur letërsinë shqipe nëpër botë.Ai që përktheu në gjuhë të huaj librat e
Migjenit e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare. Jusuf Vrioni lindi më 16
mars të vitit 1916 në Korfuz. Në Francë, Jusufi mbaroi studimet në tre
universitete. Më pas më 5 gusht të vitit 1939, ai kthehet në Shqipëri.Emërohet
si punonjës i Ministrisë së Jashtme në Romë. Në mars të vitit 1945, i jepet
urdhri i mobilizimit duke e emëruar partizan në Brigadën e 16-të Sulmuese. Kur
komunistët morën pushtetin dhe në valën e arrestimeve të atyre, familjet e të
cilëve kishin qenë të lidhur me Zogun, Jusufi u arrestua.Më 13 shtator 1947,
futet në burg dhe në të njëjtën kohë i internojnë të ëmën në Fier. Në gjyq del
pas tre vjetësh dhe dënohet me 15 vjet heqje lirie. Një nga akuzat ishte ajo e
agjenti të Francës.I burgosuri Jusuf Vrioni mori pjese ne tharjen e kënetës së
Tërbufit dhe në ndërtimin e Aeroportit të Rinasit.Për sjellje të mirë, ai lirohet
më 3 dhjetor të vitit 1959.Emërohet ambasador në Francë, ku vdes më moshën
85-vjeçare.
PETRO MARKO-shkrimtar
Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq
shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi – Petro Marko njeri dhe Petro Marko
shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara
të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare,
ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të
munduara nga regjimi komunist. Edhe pse ishte një ndër vullnetarët e luftës së
Spanjës dhe i burgosur i fashizmit, kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ai shpejt
do të përjetojë disa nga vitet më të rënda nëpër burgjet e shtetit shqiptar
komunist, për të cilin Petro Markoja kishte luftuar nëpër Evropë dhe Shqipëri
më se 10 vjet rresht. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që në
ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi t’i
rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë aso kohe nga jashtë kryesisht nga
Beogradi.

VISAR ZHITI-poet
Visar Zhiti lindi më 2 dhjetor 1952 në Durrës dhe u rrit në Lushnjë, ku kreu edhe
gjimnazin.Ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Universitetin e Shkodrës e disa vite punoi
në Kukës si mësues.1973 provon të botojë dorëshkrimin poetik Rapsodia e jetës së
trëndafilave.Por më 8 nëntor 1979 arrestohet pas denoncimit që i bënë redaktorët e librit të
tij në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, që e cilësonin si armik dhe akuza ndaj tij ishte:
Nxirës i realitetit kundra realizmit socialist dhe poezi me ekuivoke kundra partisë e
udhëheqësit të saj”. Edhe një kartolinë që ai ja kishte dërguar mikut të tij poetit Frederik
Reshpeja, ju quajt armiqësore. Për ta kopsitur mirë dosjen e tij, Sigurimi detyroi disa
mësues, që të dëshmonin kundra kolegut të tyre të shkollës.Më 1980 ai dënohet më 10 vjet
burg. Nga këto Visari mundi që të fitojë me punë dhe nga amnistitë afro dy vjet, duke dalë
nga burgu në vitin 1987. Atë e dërguan të punonte si punëtor në fabrikën e tullave në
Lushnje, pasi i ishte hequr e drejta e profesionit të mësuesit ku punoi deri në vitin 1991 .

FATOS LUBONJA, gazetar


Fatos Lubonja është një ndër publicistët, humanistët dhe shkrimtarët të më shquar shqiptar.Ai lindi
në Tiranë në vitin 1951 dhe mbaroi studimet për fizikë në vitin 1974 në Universitetin e Tiranës. U
akuzua dhe arrestua për shkrimet që iu gjetën të fshehura, për agjitacion dhe propagandë kundër
regjimit dhe për to u dënua 7 vite burgim. Në vitin 1979 u arrestua sërish dhe u dënua sërish edhe 16
vite të tjera burgim, me akuzën si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare.Nga burgu u lirua në
vitin 1991, pas shtatëmbëdhjetë vitesh burgim.Nga koha e lirimit gjer në vitin 1993 punoi si sekretar i
Përgjithshëm i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.Në vitin 1994 themeloi revistën “Përpjekja”.Në vitin
1997 u zgjodh lider i Forumit për Demokraci. Tashmë ai është një nga publicistët më të njohur dhe
më peshë në vend.
VEPRIMTARI

TEMA:FOTOMONTAZH MBI PERDORIMIN E


DHUNES GJATE REGJIMIT KOMUNIST,DENIMET
E INTELEKTUALEVE DHE ARTISTEVE

LENDA:HISTORI

KLASA:XI-

PUNOI: DENIS SHABANAJ

You might also like