Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

SEMINAR 2

Ushtrimi 1.

Qarko përgjigjen e saktë:

1.Sintaksa e saktë për metodën main në Java është:

a) public static int main(String[]args )


b) public int main(String[]args)
c) public static void main (String[]args)
d) Asnjë

2) Cili variabël nuk është deklaruar si duhet:

a) $ name
b) _name
c) 2name
d) Name

3) Mund të krahasosh një boolean me një integer?

a) po
b) jo

4)Kodi int num=6.7 do rezultojë në:

a) Error
b) num me vlerë 6
c) num me vlerë 6.7

Ushtrimi 2.

Shkruani një program që merr nga përdoruesi 3 numra të plotë dhe shfaq shumën, mesataren,
prodhimin. (Mesatarja të shfaqet si numër i plotë).

Ushtrimi 3.

Shkruaj një aplikacion që llogarit katrorin dhe kubin e numrave nga 0 në 5 dhe printon rezultatet
në formën e një tabele si më poshtë:

Numri Katrori Kubi


0 0 0
1 1 1
2 4 8
3 9 27
… … …
Ushtrimi 4.

Shkruaj një program që afishon tabelën e mëposhtme.

a b pjesto(b,a)
1 2 2.0
3 4 1.3333334
5 6 1

Ushtrimi 5.

Shkruani kodin në Java që shkëmben dy numra me ndihmën e një variabli temp.

Ushtrimi 6.

Shkruani kodin në Java që shkëmben dy numra pa ndihmën e një variabli temp.

Ushtrimi 7.

Shkruaj një program që i kërkon përdoruesit të fusë numrin e minutave dhe afishon numrin e
viteve dhe ditëve për këto minuta. Për thjeshtësi supozo se viti ka 365 ditë.

Shembull.

Fut numrin e minutave: 1000000000

1000000000 minuta është afërsisht 1902 vjet dhe 214 ditë.

Ushtrimi 8.

Supozo se kursen 100 l cdo muaj në një llogari bankare me një interes vjetor 5%. Pra, interesi
mujor është 0.05/12=0.00417.

Pas muajit të parë, vlera në llogari bëhet:

100* (1 + 0.00417) = 100.417

Pas muajit të dytë, vlera në llogari bëhet:

(100 + 100.417) * (1 + 0.00417) = 201.252


Pas muajit të tretë:

(100 + 201.252) * (1 + 0.00417) = 302.507

Shkruaj një program që i kërkon përdoruesit të fusë një sasi kursimi mujor dhe afishon vlerën e
llogarisë pas muajit të gjashtë.

Shembull:

Fut sasine mujore te kursimit: 100

Pas muajit të gjashtë, vlera e llogarisë është 608.81

Ushtrimi 9.

Shkruaj një progam që lexon një numer të plotë me 3 shifra dhe afishon shumën e shifrave të tij.
Psh. Nëse numri është 932, shuma e shifrave është 14.

Ushtrimi 10.

Shkruaj një aplikacion që lexon nga përdoruesi një numër të plotë me 5 shifra, ndan numrin në
shifra individuale dhe afishon shifrat të ndara nga njëra-tjetra me 3 hapësira.

Shembull.

Nëse numri që fut përdoruesi është 42339 programi duhet të printojë:

4 2 3 3 9

Supozo se përdoruesi fut saktë një numër me 5 shifra. Cfarë ndodh kur ekzekuton programin dhe
fut një numer me më shumë se 5 shifra? Po nëse fut një numër me më pak se 5 shifra?

You might also like