Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

SEMINAR 7

Ushtrimi 1
Lexoni nga një file emrat dhe 5 nota për secilin student dhe shkruani në një file të ri emrin e
studentit dhe notën maksimale të tij. Numri i studentëve nuk është i përcaktuar.
File-i është i organizuar në këtë mënyrë:
Studenti1 8, 9, 7, 10, 8
Studenti2 6, 8, 9, 7, 9

Ushtrimi 2
Të ndërtohet programi që gjen se cila shkronjë dyshe e alfabetit të gjuhes shqipe përseritet më
shpesh në një file tekst.

Ushtrimi 3
Të ndërtohet një program që lexon nga një skedar tekst gjithë fjalët që janë shkruar në të(
numri i fjalëve është i papërcaktuar) dhe shkruan në një skedar të ri gjithë fjalët që nuk
përmbajnë gërmën d dhe i.

Ushtrimi 4
Shkruani një metodë me emër shumaNegative që merr si argument një objekt të tipit
Scanner për të lexuar të dhëna nga një skedar që përmban një seri numrash të plotë. Kjo
metodë printon një mesazh në monitor nëse ndonjë prej shumave ((numri i parë, (numri i parë
+ numri i dytë), (numri i parë+numri i dytë+numri i tretë), etj) është negative. Kjo metodë
kthen true nëse arrihet ndonjëherë shuma negative dhe false në të kundërt. Psh. nëse skedari
ka përmbajtjen:
14 7 –10 9 -18 -10 17 42 98
Metoda gjen që shuma negative –8 arrihet pas mbledhjes së gjashtë numrave të parë. Në këtë
rast metoda duhet të kthejë true dhe të printojë në ekran:
Shuma negative –8 pas mbledhjes se 6 numrave te pare.
(Nëse ka me shumë se një shumë të printohen të gjitha shumat sipas formatit të dhënë më lart.

You might also like