Pikepamje Mbi Politiken Dhe Shkencat Politike

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Pikëpamje të ndryshme mbi politikën dhe shkencat politike

Qeveria e një vendi është një nga forcat më të fuqishme që vepron mbi njerëzit,
institucionet dhe komunitetet.Studimi i llojeve të ndryshme të qeverive dhe politikave
të tyre përbëjnë disiplinën e shkencës politike. Dikush mund të pyesë se pse është e
rëndësishme të mësosh për qeveritë, domethënë, vlefshmërinë e mbajtjes së shkencave
politike si një disiplinë e mësuar në universitetet dhe shkollat në mbarë botën, por
pyetja përgjigjet vetë. Është e rëndësishme të mbështetemi në qeveritë e ndryshme dhe
në idealet e tyre në mënyrë që të bëhen qytetarë më të mirë, të cilët janë të
vetëdijshëm për pikat e forta dhe të metat e formës së tyre të qeverisjes, dhe nga ana
tjetër të jenë në gjendje të kontribuojnë pozitivisht në përmirësimin e strukturës së tyre
politike.Për këto dy terma ka koncepte dhe përkufizime të ndryshme.Politika mund të
themi se është një veprimtari e organizuar prej një individi ose prej grupeve ne shoqëri
që kanë për qëllim marrjen dhe mbajtjen e pushtetit,ose që të ndikojnë në
shoqëri.Shumë njerëz nuk e dinë pse quhet shkencë politike dhe pyesin qfarë ka të bëjë
shkenca me politikën?Disave ju duken si dy gjëra shumë kontraste me njëra
tjetrën.Por,në shkenca politike,aspekti shkencor ka të bëjë me përdorimin e metodave
shkencore për të zhvilluar dijen dhe menqurinë si: formimi i një hipoteze,kur japim një
propozim duhet të dijmë ta mbrojmë atë,të zgjedhim një metodë,problem etj.Shkenca
politike është metodologjikisht një degë shumë e larmishme dhe lidhet me shumë
metoda qe kanë origjinë nga psikologjia, kërkimet sociale dhe nga filozofia politike.Këto
metoda përfshijnë degë si pozitivizmin, bihejvioralizmin, strukturalizmin,realizmin
etj.Shkenca politike fokusohet në teorinë dhe praktikën e qeverisjes dhe politikës në një
nivel lokal, shtetëror, kombëtar dhe ndërkombëtar.Shumë kërkues dhe mendimtar të
fushës I krahasojnë pikëpamjet dhe mendimet e tyre mbi sisteme politike të
ndryshme,në mënyrë që të gjykohet cili sistem është më I pershtatshmi dhe cili sistem I
ka disa vlera specifike si:barazia,liria,siguria ekonomike apo shëndetësore dhe mirëqenia
për qytetarët në atë vend.Që të ketë një rend më të mirë politik,filozofët modern kanë
debatuar gjerësisht se cila formë e shtetit mbron të drejtat e qytetareve të tij si
duhet.Hobsi mendonte se kjo arrihet në rendin politik të monarkisë absolute kurse Xhon
Loku mendonte se ishte forma e monarkisë kushtetuese.Si përfundim mund të themi se
studimi i shkencave politike u mundëson njerëzve të kuptojnë botën përreth tyre.Jo
vetëm të kuptojnë strukturën e qeverisë, por edhe funksionimin e shtetit, ndarjen e
pushtetit, sistemin gjyqësor e ligjor dhe të drejtat e qytetarëve, skemat e mirëqenies
dhe sociale,shërbimet dhe të drejtat e njeriut dhe të kafshëve.
Olsa Rexha
Lënda:Hyrje në shkencën politike GR.1

You might also like