Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Drejtësia si paanshmëri – JOHN RAWLS

Rawls në këtë vepër flet për funksionimin e shoqërisë mbi bazën e drejtësisë si paanshmëri.

Ai drejtësinë e sheh si “ide të shoqërisë ku anëtarët e saj brez pas brezi veprojnë nërmjet
vete paanshëm.” Kjo ide, pra e shoqërisë si sistem bashkepunimi i paanshëm trajtohet mee dy
ide të tjera themelore:

- Ideja e qytetarëve si persona të lirë dhe të barabartë;


- Ideja e një shoqërie me rendin e duhur, d.m.th: pra me drejtësi

Qytetarët sipas Rawls, e shohin rendin shoqëror si rend të ndryshueshëm, e jo si diçka natyore,
fetare, hyjnore, Ata po ashtu besojnë se një parti nuk mund të punojë për të mohuar të drejtat dhe
liritë e ndonjë klase apo grupi në shoqëri.

Sipas Rawls, ideja organizuese qëndrore e kooperimit social ka të paktën 3 karakteristika:

1) Bashkëpunimi (kooperimi ) social udhëhiqet prej rregullash e procedurash të njohura


publikisht, që pranohen prej të gjithëve për organizimin e veprimtarisë së tyre.
2) Secili I pranon kushtet e paanshme per bashkepunim, të gjithë ata që e kryejnë pjesën e
vet të detyrës ashtu siç e kërkojnë rregullat e pranuara, do të kenë përfitimet e veta
nëpërmjet një standardi që është rënë dakord.
3) Në idenë e bashkepunimit përfshihet gjithashtu ideja e avantazhit të çdo pjesëtari, pra e
mira e tyre vetjake.

Një tjetër ide mbizotëruese për një funksionim të shoqërisë në bazë të drejtësisë si paanshmëri
është: ideja e shoqërisë me rendin e duhur, pra ku secili e pranon drejtësinë si të tillë, ku
shoqëria arrin struktura që e rregullojnë shoqërinë dhe secili I din detyrat dhe obligimet që
rrjedhin.

Rawls flet edhe për idenë e pozicionit fillestar (vellin e padijes), që është ideja themelore
dhe bazamenti mbi të cilën ndërtohet ideja e drejtësisë si paanshmëri. Pozicioni fillestar është
pozicion ku palët nuk lejohet t’i dinë pozicionet sociale të secilit, ata nuk dinë racën, grupin
etnik, dhuntitë e lindura të këtyre për njeri tjetrin. Pikërisht mbrapa kësaj perdeje të padijenisë, të
gjithë individët përcaktohen si të lirë, racional dhe qenie të barabarta, thotë Rawls. Në këtë
situatë, si principe të qeverisjes zgjidhen principet e drejtësisë, lirisë dhe të diferencës.

PRINCIPI I LIRISË: Secili ka të drejtë për lirinë më të madhe të mundshme që përputhet


me të njëjtën liri për të tjerët gjithashtu.

PRINCIPI I DIFERENCËS: Pabarazia në shpërndarjen e pasurisë dhe pushtetit është e


drejtë kur prej saj përfiton grupi më i papriviligjuar. Në rast konflikti mes këtyre dy
principeve, për Rawls, principi i lirisë ka përparësi ndaj principit të diferencës.

You might also like