Objektivat Strategjike Te Policise: Personaliteti

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

25. Rrokje quhet pjesa e ndarë e fjalës që shqiptohet me një nxjerrje të frymës.

Gjeni tri fjalë


sipas dëshirës dhe ndani në rrokje. Kush përcakton numrin e rrokjeve në një fjalë?
Është numri i zanorëve që përcakton numrin e rrokjeve në një fjalë. Shembull:
veturë (ve – tu - rë), fletore ( fle –to –re ), hëna ( hë-na ) etj .

26. Kur hyri në fuqi Kushtetuta e parë e Republikës së Kosovës?


Kushtetuta e Republikës së Kosovës hyri në fuqi me 15 qershor 2008.

27. Kur u hap shkolla e Policise


Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të
Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për
pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

28. Objektivat strategjike te Policise


Të mbroj jetën dhe pronën  
Të mbaj rendin dhe qetësin publike
Të parandaloj dhe zbulojë krimin
Të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut
T`i trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët pa dallim race, ngjyre, religjioni, gjinie dhe moshe.

29. Vizioni I Policise se Kosoves


Të ofrojë për Kosovën një shërbim policor kompetent në të gjitha aspektet e prioriteteve
strategjike të tij, të besuar nga populli i Kosovës dhe krenar për përformancën e tij.

30. Vlerat e Policise se Kosoves


Ndershmëria
Integriteti profesional
Kuraja
Përgjegjësia 
Llogaridhënia
Vetëpërmbajtja

31. Gradat e policise se Kosoves?


Lexo ligjin mbi Policine

PERSONALITETI

Prezantimi I shkurter-biografia rreth shkollimit,trajnimeve, pervojes se punes

Karakteristikat e kandidatit qe pretendon te bohet polic ti pershkruaj anet pozitive dhe ato qe vlerson
qe jane dobesi te tij.,
Gjindshmeria ne situata te panjohura, Ndershmeria, Vetpermbajtja,Integriteti, përgjegjësia,
pastërtia, respekti për të tjerët, diturin e duhur, komunikimin, guximin, konfidencial dhe
koperativ. Ktu duke shtuar edhe at se une rrjedh nga nje familjes policesh, gje qe ka ndikuar qe
une qe nga femijeria ta dua dhe te ndjek kete rrug.

Pse mendon qe duhet te zgjedhet pikrsisht kandidati – qfar cilesish ka ai per nje polic.
Se pari vet dashuria per mbrojtjen e ligjit dhe rendit, Njoh dhe identifikoj aktivittet policore,
kuptoj punen ne polici , me fjal te tjera kam aftesit e duhura per ta ber nje gje te till. Ktu duke
shtuar edhe at se une rrjedh nga nje familjes polices gje qe ka ndikuar qe une qe nga femijeria ta
dua dhe te ndjek kete rrug.
Njohurit e pergjithshme:

1. Data e pavarsies se Kosoves


17.Shkurt.2008

2. Cilat etnitete jetojne ne Kosove


Shqiptar, Serb, Rom, Ashkali, Egjiptian, Boshnjak, Turk, Goran

3. Sa deputet I ka Parlameti
Parlamenti ka njëqind e njëzet (120) deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë bazuar në listat
e hapura. (20) vende janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë shumicë
në Kosovës.

4. Interesat e kujt I perfaqson nje deputet


Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe I perfaqesojn interesat e popullit.

5. Me kon kufizohet Kosova


Shqiperin, Malin e Zi, Serbin, Maqedonin.

6. Cka dallon Prishtina nga qytetet e tjera


Dallon sepse eshte kryeqytet I republikes se Kosoves ku dhe jan institucionet me te
rendesishme te vendit.

7. Kush eshte ombduspersoni


Sami Kurteshi Avokati i Popullit mbikëqyr dhe mbron të drejtat dhe liritë e individëve nga
veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike.

8. Konflikti I interesave
Konflikti i Interesit eshte gjendje e mospajtimit ndërmjet detyrës publike dhe interesit privat
të një zyrtari, kur gjatë ushtrimit të funksionit të tij zyrtari ose personi i afërt ka interes privat
pasuror ose personal jo pasuror, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikon, ose mund të
ndikoj në kryerjen në mënyrë të drejtë të funksionit publik.
Njohurit per profesionin
9. Cillat karakteristikat,vlera morale duhet ti ket nje polic
Ndershmëria, Integriteti profesional, Kuraja , Përgjegjësia, Llogaridhënia Vetëpërmbajtja.

10. Pse dallon puna e policis nga profesionet te tjera


Duhet të ketë dallim të qartë midis rolit të Policisë dhe prokurorisë, gjyqësorit dhe sistemit të
burgjeve; Policia nuk ka funksione kontrolluese ndaj këtyre organeve Policia duhet të
respektojë me rreptësi pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatave; në veçanti, Policia nuk
duhet të ngrejë kundërshtime ndaj gjykimeve të ligjshme ose vendimeve gjyqësore dhe as të
pengojë zbatimin e tyre.

11. Korrupsioni
Hasan Preteni. Në vija të përgjithshme, të gjitha burimet e përkufizojnë korrupsionin si
shpërdorim të pushtetit publik për përfitime personale, siç është mitmarrja, nga nëpunësit
publikë, marrëveshjet e fshehta në prokurorimet publike ose përvetësimi i fondeve publike.
Me një fjalë mund të themi se: çdo kush që i shërben vetes, në mënyrë jo morale dhe jo etike,
është I korruptuar.

12. Dallimet: fakti-mendimi


Cka eshte tolerance
Respekti reciprok,toleranca e mirëkuptimi fetar,etnik,kulturor etj janë ndër vlerat parësore në
normalin e bashkëjetesës së njerëzve. Pra te rrespektosh te tjeret se qfar jane e qfar bejn etj.

Objektet strategjike – ne Kosove


Presidenca, qeveria, parlamenti, tv, radio, ministria mbrojtjes, MPB, ne veqanti kohet e fundit
pikat kufitare siq asht rasti me veri.

Skenaret e ndryshme rreth punes policore ( perdorimi I forces )


Zyrtari policor mund të përdorë forcën e cila duhet të jetë e arsyeshme, proporcionale dhe e
domosdoshme. Përdorimin e forcës duhet të shfrytëzohet si mjet i fundit dhe vetëm për të arritur
një objektiv ligjor të policisë. Zyrtari policor mund ta përdorë forcën për ta mbrojtur jetën e
personit, për ta parandaluar sulmin, kryerjen e veprës penale, arratisjen e kryesit të veprës apo
atëherë kur masat e tjera nuk janë të suksesshme për arritjen e një objektivi tjetër legjitim të
Policisë.

Skenaret e ndryshme rreth punes policore ( arma )


Zyrtari policor është i autorizuar ta përdorë armën e zjarrit vetëm atëherë kur është absolutisht e
domosdoshme dhe vetëm deri në atë nivel që kërkohet për ta arritur objektivin ligjor të Policisë,
kur përdorimi i saj është në proporcion me shkallën e rrezikut dhe seriozitetin e veprës penale në
atë situatë, dhe vetëm nëse konsiderohet se me përdorimin e mjeteve më të vogla të forcës nuk
do të arrihen objektivat legjitime të Policisë. Zyrtari policor nuk do të përdorë armën e zjarrit, në
ato rrethana, kur ekziston rrezik i lartë që të rrezikohet jeta e personave dhe e kalimtarëve të
pafajshëm. Zyrtari policor është i autorizuar ta përdorë armën e zjarrit kundër personit tjetër
vetëm kur mjetet më pak ekstreme janë të pamjaftueshme që ta: mbroj jeten e vet, te tjerve,
parandaloj kryerjen e pashmangshme te vepres penale qe shkakton rrezik te lart per jet, arrestoj
personin I cili paraqet rrezik te lart per te tjeret , apo ta arrestoj personin I cili I reziston urdhrave
dhe I cili paraqet rrezik per jet per te tjeret.
Qfar veprimesh me ndermar ne raste te aksidentve
Se pari duhet pas parasyshsigurine personale dhe sigurin e te tjerve ne qdo kohe, duhet
identifikuar rreziqet apo situatat e rrezikshme ne komunikacion dhe duhet mirror sa me shpejt me
te ( pra per ta siguruar trafikun ) ne menyr efekttive. Duhet kujdes I menjehershem per personat
e lenduar ( duhet shiquar ate qe eshte me rend I lenduar ). Duhet thirru per ndihma departmentet
e specialisteve. Duhet filluar hetimet, pra duke marr gjitha informatat ne menyre te sakte. Duhet
siguruar se te gjitha shenimet me shkrim jan te qarta, te sakta.

Skenaret e ndryshme rreth punes policore problem me komunikim ( gjuha )


Duhet te sigurohet perkthyesi apo nje zyrtar i cili i perket atij komuniteti. Me qëllim të
parandalimit dhe luftimit të krimit dhe për shtimin e sigurisë për të gjitha komunitetet në
Republikën e Kosovës, Policia komunikon dhe bashkëpunon me autoritetet e qeverisë lokale,
organizatat civile dhe me komunitetet lokale.

Skenaret e ndryshme rreth punes policore ( ceshtjet pronesore )


Gjat qeshtjeve pronesore palet duhet udhezuar dhe kshilluar qe ku do duhet te shkohet.

Skenaret e ndryshme rreth punes policore tregtia ilegale me arm,drog etj.

20. Roli I femres police


Policia e Kosovës në pajtim me kompetenca që ka, promovon dhe krijon mundësi të barabarta,
harton politikat duke u bazuar në barazinë gjinore. Qdo organizat e suksesshm mbeshtetet
fuqishemne njerzit e saj, ne menyr se sit e menaxhon burimet njerezore qe aja zotron. Kjo eshte
shum e rendesishme edhe per policine e shtetit cila mbeshet suksesin e saj ne aftesin dhe
ekseriencat e te gjithe punonjesvje por duke treguar vemendje te veqant per krijimin e mundesive
dhe shanceve te barabarta. Barazia gjinore ne kuptim me te gjer te fjales perben thelbin e qdo
aktiviteti te organizates. Pasi qe policia e kosoves aspiron te prezantoj nje model bashkekohor
policin dh eta bejn ate organizat sa me konkurruese ateher eshte e nevojshme gjithperfshirja. Nje
polici me perfaqesim te te gjitha grupeve shoqerore, etnike, racial, kulturore do te rriste
ndjeshem besimin tek qytetaret, transparencen dhe cilesin e sherbmit qe ofron. Kjo na ben te
gjithve qe tw perkrahim te vlersojm dhe te veprojme duke u mbeshtetur ne vlerat dhe krijimin e
mundesive te barabarta, Perveq ktyre, duhet kemi parasysh edhe shum raste te cilat mund te
ndodhin gjat detyres e te cilat jan te parapara edhe me ligji e qe do duhej te kryhet nga femrat
police.

Deklarata e misionit
Të ofroj zbatim të ligjit në Kosovë në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase.

Detyrat dhe Objektivat strategjike te Policise


Të mbroj jetën dhe pronën
Të mbaj rendin dhe qetësin publike
Të parandaloj dhe zbulojë krimin
Të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut
T`i trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët pa dallim race, ngjyre, religjioni, gjinie dhe
moshe.
Të ofrojë mbikëqyrje dhe kontroll të kufijve

Vizioni
Të ofrojë për Kosovën një shërbim policor kompetent në të gjitha aspektet e prioriteteve
strategjike të tij, të besuar nga populli i Kosovës dhe krenar për përformancën e tij.

Historiku i PK-së
Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të
Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë
të Policisë së Kosovës. Gjenerata e parë e kandidatëve filloi trajnimin në këtë qendër më 6
Shtator 1999 dhe perbehej prej 176 pjesëtareve. Ligji për Akademinë e Kosovës për siguri
publike është miratuar në Kuvend me 21.10.2011, kurse është shpallur me Dekretin e Presidentit
të Republikës së Kosovës me Datë 15.11.2011.

You might also like