Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 17

Hyrje, përkufizime

Një sistem ERP (Enterprise Resource Planning) është


një aplikacion me shumë module , i bazuar në
transaksione që ndihmon kompanitë të menaxhojnë
pjesë të ndryshme të biznesit.
• Ai integron menaxhimin e informacionit të
brendshëm dhe të jashtëm përgjatë gjithë organizatës
përfshirë aspekte si financa/kontabiliteti, prodhimi,
shitjet/shërbimet, menaxhimi i marrëdhënieve me
klientin etj. Qëllimi i ERP është të lehtësojë rrjedhën
e informacionit.

MSc. Jonida SHEHU


Histori

• ERP-të e kishin origjinën nga MRP (Manufacturing


Resource Planning), shumë të përhapura në vitet
1960 .
• Fund i viteve 1980, u shfaqën në treg zgjidhje
komplekse që shtriheshin përtej funksioneve të
prodhimit duke përfshirë dhe marrëdhëniet me palë
të treta si klientë, furnitorë, këto u quajtën ERP
(term i përdorur për herë të parë nga Gartner).

MSc. Jonida SHEHU


Histori

• Gjatë 1990-ës u përjetua një rritje eksponenciale e


teknologjisë dhe e sistemeve ERP në veçanti,
pavarësisht fushës së operimit.
• Rreth viteve 2000 u formuan kompanitë e mëdha
software që ende sot mbizotërojnë tregun ERP si
Oracle dhe SAP.
• Historia e ERP-ve tregon se si sistemet software
zhvillohen dhe përshtaten për nevojat në ndryshim të
vazhdueshëm të biznesit.

MSc. Jonida SHEHU


Karakteristikat e ERP

1. Një sistem i integruar që punon në kohë reale, pa u


mbështetur në update periodike.
2. Një databazë e përbashkët që suporton të gjithë
aplikacionet.
3. Një pamje e qëndrueshme e çdo moduli.

MSc. Jonida SHEHU


Modulet e një sistemi ERP:
• Menaxhimi i financës.
• Menaxhimi i kontabilitetit.
• Burimet njerëzore.
• Proceset e prodhimit.
• Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit.
• Menaxhimi i projekteve.
• Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët.
• Kontrolli i aksesit.
• Shërbimet e të dhënave.

MSc. Jonida SHEHU


Skemë, arkitekura me modulet bazë

MSc. Jonida SHEHU


Avantazhet e ERP

Përparësia themelore e ERP është tek integrimi i


proceseve të panumërta me të cilat bizneset veprojnë,
kjo kursen kohë dhe shpenzime. Vendimet mund të
merren më shpejt dhe me më pak gabime . Të dhënat
bëhen të dukshme në të gjithë organizatën .
Përfitimet nga ky integrim përfshijnë :
• Parashikimin e shitjeve, që lejon optimizimin e
inventarit.

MSc. Jonida SHEHU


Avantazhet e ERP

• Histori kronologjike të çdo transaksioni përmes


përpilimit të të dhënave në çdo fushë të operimit .
• Ndjekja e porosive, nga pranimi deri tek përmbushja.
• Ndjekja e të ardhurave, nga fatura deri tek marrja e
parave.
• Porositë e blerjes ( çfarë është porositur ), arkëtimet e
inventarit( çfarë u arrit ), dhe kostot ( çfarë kanë
faturuar shitësit).

MSc. Jonida SHEHU


Benefitet e ERP

Sistemet ERP qendërzojnë të dhënat e biznesit duke


sjellë benefitet e mëposhtme:
1. Eleminojnë nevojën e sinkronizimit të ndryshimeve
midis shumë sistemeve.
2. Sjellin transparencë dhe legjitimitet në çdo pjesë të
të dhënave statistikore.
3. Sigurojnë një pamje të kuptueshme enterprise(pa
ishuj informacioni) dhe e bëjnë informacionin të
menaxhueshëm në kohë reale, duke ndihmuar në
proçesin e vendimarrjes.

MSc. Jonida SHEHU


Benefitet e ERP

4. Sistemet ERP mbrojnë të dhëna sensitive duke


konsoliduar shumë sisteme sigurie në një strukturë të
vetme.
5. Mund të përmisojnë cilësinë dhe efiçencën e një
biznesi. Duke bërë që proçeset e brendshme të
kompanisë të punojnë më mirë.
6. Krijojnë një kompani e cila mund të adaptohet ndaj
ndryshimeve dhe situatave të ndryshme.

MSc. Jonida SHEHU


Disavantazhet e ERP

• Personalizimi është problematik.


• Mund të kushtojë më shumë se sa zgjidhje të tjera më
pak të integruara dhe më pak të kuptueshme.
• Integrimi i bizneve të varuara mund të krijojë varësi
të panevojshme.
• Riinxhinierimi i proceseve të biznesit mund të
dëmtojë konkurrencën ose të devijojë vëmendjen nga
aktivitetet e tjera të rëndësishme.

MSc. Jonida SHEHU


Lidhja që ekziston midis BI dhe ERP

Një infrastrukturë e mirë dizenjuar e një sistemi BI


(Business Intelligence) që siguron raportet e duhura do
të ishte komponente kyç për të maksimizuar vlerën e një
sistemi ERP.
Pse raportimi shpesh mendohet si pjesë pas
implementimi të sistemit ERP?
Implementimi i projekteve ERP është zakonisht i madh,
kompleks dhe i kushtueshëm. Gjatë përcaktimit të
qëllimit të programit dhe rasteve të zhvillimit të biznesit
raportimi shpesh përjashtohet ose reduktohet në një
buxhet minimal.
MSc. Jonida SHEHU
Një sërë faktorësh mund të ndikojnë për një vendim të
tillë:
1. Dëshira për të reduktuar kostot.
2. BI perceptohet si Periferik.

Lejimi i këtyre faktorëve që të përjashtojnë BI ose ta


reduktojnë atë si një komponente periferike nuk do të
sillte përftim maksimal të benefiteve që ERP mund të
sigurojë. Mbi të gjitha një sistem ERP me një aftësi të
dobët raportimi do të “armiqësonte” përdoruesit të cilët
do të merrnin raporte të zhvilluara për një kohë të gjatë
në një sistem të vjetër.

MSc. Jonida SHEHU


Parimet e integrimit të BI në një zgjidhje ERP

Duke marrë parasysh që buxheti mund të mos jetë


elastik, dhe zgjidhje të plota BI së bashku me ERP
mund të mos jenë të mundshme , disa parime mund të
ndihmojnë në minimizimin e kohës nëse identifikohen
benefitet e përdorimit të BI me ERP, kështu mund të
zvogëlohen dhe shpenzimet e kota të bëra në zgjidhje
të përkohëshme.
1. Performoni një analizë, se cila zgjidhje BI mund të
plotësojë më mirë ERP gjatë përcaktimit të qëllimit
të projektit.
MSc. Jonida SHEHU
Parimet e integrimit të BI në një zgjidhje ERP

2. Përfshini një nivel zhvillimi për BI në projektin e ERP


dhe arkitekturojeni atë për rritje. Arkitektura duhet të jetë
e zgjerueshme në mënyrë që të akomodojë rritje në të
ardhmen pa pasur nevojë për ri-dizenjim apo ri-vendosje.

3. Përfshini BI në buxhetin e projektit. Kjo mund të


përfshijë hardware, software dhe kohën e zhvillimit.

4. Mos përjashtoni mundësinë e mbajtjes së sistemit tuaj


ekzistues të BI dhe integrimin e tij me ERP , pavarësisht
faktit që shitësit e ERP mund tju shtyjnë drejt zgjidhjes së
tyre.
MSc. Jonida SHEHU
Parimet e integrimit të BI në një zgjidhje ERP

5. Përfshini BI nëse është e nevojshme në strategjinë tuaj


të migrimit të të dhënave. Ju mund të doni të migroni të
dhëna historike në sistemin e ri BI për raportime
krahasuese.
6. Plan për suport ndaj sistemit. Mund të ketë shumë
kërkesa për raporte pasi sistemi ERP të jetë gati. Edhe me
një ekip të mirë implementimi apo me një përdorues të
edukuar, realiteti është që përdoruesit e kanë të vështirë të
specifikojnë të gjitha kërkesat e tyre për raporte para se
ERP të kalojë live. Ju duhet të planifikoni periudhat e
ngjeshura në zhvillimin e raporteve.

MSc. Jonida SHEHU


Marrja parasysh e këtyre parimeve gjatë përcaktimit të
qëllimeve dhe planifikimit të sistemit ERP, do të
ndihmojë në pranimin nga ana e përdoruesve të sistemit.

MSc. Jonida SHEHU

You might also like