Tema 1

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Kollokviumi 2 E drejtë kontraktore

Tema 1 – Mjetet e ekzekutimit të kontratës

1. Kontraktimi?
Bëhet me synim të realizimit të interesave të harmonizuara të kontraktorëve. Kontraktorët
siç mund të jenë shitësi dhe blerësi, i harmonizojnë synimet dhe interesat reciproke dhe si
të tilla, i përcaktojnë në kontratë, me qëllim për t’i realizuar në praktikë.
2. Mjetet e sigurimit të ekzekutimit të kontratës?
Janë:
1) Mjetet reale – Hipoteka, pengu, kapari, kuacioni
2) Mjete personale – Pendimi, kushti penal dhe dorëzania

MJETET PERSONALE
3. Pendimi?
Pendimi është premtimi i shumës së caktuar në të holla ose i ndonjë vlere pasurore të
cilën do ta paguaj njëra ose të dyja palët, në rast se heq dorë nga kontrata e lidhur.
Pendimi nuk mund të zvogëlohet sepse është një shumë paushallë në qoftë se është me
para. Efektet e pendimit shprehen në faktin se pala që ka premtuar pendimin, ka të drejtën
e opsionit, që të përmbushë kontratën apo ta paguajë pendimin.
4. Kushti penal?
Kushti penal caktohet në shumë të caktuar të të hollave, në përqindje të caktuar.
Qëllimi kryesor i kushtit penal është që t’i bëjë presion debitorit që ai ta përmbushë
kontratën në kohë dhe në mënyrë të rregullt, e në rast se nuk e bënë, kushti penal bënë të
mundur që më lehtë ta realizojë shpërblimin e dëmit.
5. Mënyra e kontraktimit të kushtit penal?
Kushti penal mund të kontraktohet në dy mënyra:
A. Për mosekzekutimin e plotë të kontratës –kreditori mund të kërkojë nga debitori,
ose përmbushjen e kontratës ose pagimin e kushtit penal.
B. Për ekzekutimin e parregullt,–këtu më së shumti vjen në shprehje vonesa e debitorit
për përmbushje, kreditori mund të kërkojë nga debitori dhe përmbushjen e kontratës
dhe pagimin e kushtit penal.
6. Kur nuk mund të kontraktohet kushti penal?
1. Për detyrimin me para, për arsye se në këto detyrime mosekzekutimi ose vonesa në
ekzekutim, si rregull krijon obligimin e pagimit të kamatës.
2. Në rast se kontrata është e ndaluar.
7. Dorëzania?
Është mjet personal për sigurimin e ekzekutimit të kontratës. Dorëzania krijohet në bazë
të marrëveshjes së kreditorit dhe dorëzanit, me të cilën dorëzani merr obligim që të
paguajë borxhin nëse nuk do ta paguajë debitori. Qëllimi i dorëzanisë është sigurimi më i
mirë i kreditorit.
8. Llojet e dorëzanëve?
Llojet e dorëzanisë janë:
1. Dorëzani i thjeshtë – Debitori i rendit të dytë, sepse ky detyrohet ta paguajë borxhin,
nëse këtë nuk e bënë debitori në afatin e paraparë në ftesën me shkrim.
2. Dorëzani pagues – Debitori i cili përgjigjet bashkë me debitorin kryesor. Kreditori
nuk është i detyruar që së pari t’i drejtohet debitorit kryesor e madje dorëzanit, por
menjëherë mund të kërkojë pagesën nga dorëzani.
3. Bashkëdorëzania – Ekziston atëherë kur shumë vetë në cilësinë e dorëzanit
dorëzojnë për borxhin e debitorit kryesor. Bashkëdorëzanët i përgjigjen solidarisht
kreditorit.
4. Dorëzani i dorëzanit – Ekziston kur një person detyrohet ndaj kreditorit se do të
përgjigjet për përmbushjen e detyrimit të dorëzanit.
5. Dorëzani për shpërblimin e dëmit – Ekziston kur një person i garanton dorëzanit se
do ta shpërblejë dëmin nëse dorëzani ia paguan kërkesën kreditorit dhe në atë rast nuk
mund të regresojë nga debitori kryesor.
9. Shuarja e dorëzanisë?
Dorëzania shuhet:
A. Kur shuhet kontrata
B. Kur kreditori ia falë borxhin dorëzanit
C. Me ndërrimin e debitorit – me marrjen e borxhit, etj.

MJETET REALE

10. Hipoteka?
Është e drejtë reale e vendosur mbi një pasuri të paluajtshme të debitorit, Hipoteka është
“pengu në paluajtshmërinë e definuar”, ndërsa pengu është po ashtu peng në sendin e
luajtshëm.
11. Objekt i hipotekës?
1. Prona e paluajtshme ose një e drejtë e saj
2. Hipoteka e parcelës së tokës, e cila zbatohet në tërësinë e saj.
3. Ndërtesa apo apartamenti ose pjesa e ndërtesës,
4. Ndërtesat ose strukturat e ngritura në parcelën e tokës nëse janë të njëjtit pronarë.
12. Cilat detyrime sigurohen me hipotekë?
1. Kontratat për kredimarrëdhënie
2. Fletëdetyrimet
3. Kambialet dhe 4. Detyrimet kontraktore financiare.
13. Dokumenti valid i hipotekës?
Për të qenë valid, duhet:
1. Të jetë shkrimor, dhe i vërtetuar
2. Të përmbaj emrin, mbiemrin, adresën e hipotekëdhënësit dhe hipotekëmarrësit.
3. Përshkrimin adekuat të detyrimit të siguruara me hipotekë.
4. Të ketë leje ndërtimore
5. Të ketë leje për shfrytëzim
6. etj.
14. Pengu?
E drejta kontraktore e pengut, është një tip real i sigurimit të detyrimeve. Pengu në sendin
e luajtshëm – res mobiles , ndërsa në sendin e paluajtshëm – res imobiles, praktikohet si
instrument i përshtatshëm për sigurimin e kontratës.
15. Kapari?
Është një ndër mjetet reale të sigurimit të ekzekutimit të kontratës. Kapari karakterizohet
me :
1. Shenjën se kontrata është bërë, e cila jepet në momentin e kontraktimit dhe nuk
premtohet.
2. Komponenten e kontratës reale, në rastin e aplikimit të kaparit, kontrata bëhet kur
kapari dorëzohet.
3. Komponetët e tjerë aksesorë.
16. Kuacioni?
Është mjet real i sigurimit të ekzekutimit të kontratës, që jepet në të holla me rastin e
lidhjes së kontratës. Zakonisht kuacioni deponohet për kthimin e ambalazhit të sendit që
është blerë.
17. Paradhënia – avansi?
Është mjet real i sigurimit të ekzekutimit të kontratës. Paradhënia jepet në çastin kur
lidhet kontrata e cila si lëndë ka sasinë e caktuar të parave ose sendin e luajtshëm që ka
ndonjë vlerë pasurore.

You might also like