Tema 5

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Kollokviumi 2 E drejtë Kontraktore

Tema 5 – Shuarja e kontratave

1. Shuarja e kontratave?
Shuarje e kontratës konsiderohet shuarja e kontratës së plotfuqishme me vullnetin e
palëve kontraktuese për shkaqe të parapara me ligj.
Kontrata shuhet:
A. me marrëveshjen e palëve –
B. kur zhduket lënda e saj
C. me vdekjen e palës –
D. me anulimin e kontratës
E. me mos ekzekutimin e kontratës
2. Shuarja e kontratës me marrëveshjen e palëve?
Kur palët nuk dëshirojnë që kontrata të krijojë efekte juridike të cilat i kanë pasur në
çastin e krijimit të saj.
3. Shuarja e kontratës kur zhduket lënda e saj?
Zhdukja e lëndës shkakton pamundësinë e përmbushjes dhe shuarjen e kontratës.
Rrezikun për zhdukjen e sendit e ka debitori. Kushtet e shuarjes janë:
A. që kontrata të jetë e dyanshme me shpërblim
B. Që lënda e kontratës të jetë send individualisht i caktuar etj.
4. Shuarja e kontratës me vdekjen e palës?
Si rregull kur vdes pala, kontrata nuk shuhet por kalon mbi trashëgimtarët e tij universalë,
me përjashtim të dy rasteve:
a. shuhet kur është lidhur kontrata intuita personale
b. nëse palët janë marrë vesh se vdekja e njërës palë shkakton shuarjen e
kontratës.
5. Shuarja e kontratës me anulimin e saj?
Shkakton pamundësinë që kontrata të krijojë efekte juridike. Kontrata anulohet kur
cenohet interesi i përgjithshëm shoqëror, ose ndonjë interes individual.
Varësisht nga arsyet se çka cenohet, ekzistojnë dy lloje të pavlefshmërisë:
A. absolute
B. relative
6. Kontratat absolutisht të pavlefshme?
Janë ato të cilat janë në kundërshtim me dispozitat ligjore, imperative, me normat e
moralit dhe me normat e dokeve të mira. Kontrata është absolutisht e pavlefshme kur:
a. e ka lëndën e ndaluar
b. është caktuar afati më i shkurtë apo më i gjatë i parashkrimit
c. lidhet me kontrata me fajde etj.
7. Kontratat relativisht të pavlefshme?
Janë ato me anën e të cilave cenohen interesat individuale të palës kontraktuese.
Kontrata është relativisht e pavlefshme kur:
1. lidhet nga personi i mitur me aftësi të kufizuar punuese
2. lidhet me lajthim, mashtrim
3. lidhet kontrata fiktive.
8. Kush mund ta kërkojë anulimin e këtyre kontratave?
Anulimin e këtyre kontratave mund ta kërkojë:
1. Pala e dëmtuar
2. Trashëgimtarët
3. Personi i tretë.
9. Shuarja e kontratës për shkak të mosekzekutimit?
Kushtet janë:
1. Që të ekzistojë kontrata me shpërblim
2. Që kontrata të mos jetë ekzekutuar pjesësisht, as tërësisht
3. Që debitori të jetë fajtor për mos ekzekutimin e kontratës
4. Që kreditori të caktojë afatin plotësues.

Zgjidhja e kontratës për mos ekzekutim nuk ka efekt ndaj personave të tretë.

You might also like