Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Territori i 

dardanëve është i njohur qysh nga lashtësia e hershme si pjesë përbërëse e Ilirisë, e që


pastaj ky regjion ra nën pushtimin romakë si tërë Iliria.

Dardania shtrihej në territorin e Kosovës së sotme, të Maqedonisë Veriperëndimore, të Serbisë


Jugore dhe në një pjesë të Sanxhakut. Në gjysmën e dytë të shek.III p.e.sonë, në kuadër të
mbretërisë hyri edhe Peonia dhe qyteti me rëndësi gjeo-strategjike Bylazora (Veleshi i sotëm).
Kosova, duke përfshirë edhe territorin e Shkupit, përbënte hapësirën qëndrore të kësaj
mbretërie.Dardania kishte një pozitë të volitshme gjeografike dhe gjeostrategjike, që mundësoi
krijimin e ndërlidhjeve me hapësirat fqinje dhe ato më të largëta. Territori i saj, duke u përshkuar
nga luginat e lumenjve Vardar, Drin, Moravë, Ibër dhe Sitnicë, përbënte një udhëkryq të
rrugëkalimeve të rëndësishme ballkanike që shpinin drejt Egjeut, Adriatikut dhe Detit të Zi.

Më vonë, në shekullin e I-rë p.e.s i bashkëngjitet Mezisë së epërme (Malvensis). Në Shekullin e


III-të (297) nën sundimin e Dioklecianit si provincë në vete i ngjitet Ilirisë. Qytetet më të njohura
ishin Ulpiana, Shkupi, Therranda, Naisus, Viciana, Municipium Dardanorum.

Gjatë fundit të shekullit IV territori i Dardanisë gjendej si njësi e Diosçes VII. Gjatë kësaj kohe
vije deri te ndarjen e perandorisë romake në vitet 395. Në vitin 407, perandoria perëndimorë
tërhiqet në të mirë të asaj lindore nga Diosçea VI dhe VII. Me këtë rastë edhe territori i
Dardanisë bie nën ndikimin lindorë si njësi e Diosçesë VII.

Kurse më vonë pas termetit të vitit 527 ku Ulpiana (Prishtina) ishte shkatërrua tërësisht,
Justiniani u emërua perandor i Bizancës dhe themeloi edhe qytete të reja, Justiniana Prima,
Mediana, Anausaro, etj.

You might also like