Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 39

Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”


FAKULTETI JURIDIK

SHËNIME NGA LIGJËRATAT E LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE


PROF: MIRLINDA BATALLI

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës)


Prishtin Faqe 1
Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

KUPTIMI I ADMINISTRATËS

Administrata është dukuri shoqërore e cila na përcjellë në të gjitha sferat e jetës. Është dukuri
komplekse që nuk studiohet nga një koncept. Paraqet bazën kryesore për zhvillim e shoqërisë.
Shteti nuk mund të ekzistojë pa administratë.
Tri shtyllat e pushtetit (legjislativ,ekzekutiv dhe gjyqësor) nuk mund të ekzistojnë pa
administratën.

HISTORIKU I ADMINISTRATËS.

Fjala administratë rrjedh nga fjala latine “Administer” që do të thotë veprimtari apo punë që
zhvillohet nën drejtimin e dikujt.
Rrënjët e para të administratës paraqiten me lindjen e shtetit.
Aspektet e administratës: Politik, Sociologjik, Ekonomik, Juridik etj.
Teoricienti francez thotë se administratën e përcaktojnë disa elemente të rëndësishme, që janë:
1. Parashikimi,
2. Organizimi,
3. Koordinimi,
4. Bashkërendimi,
5. Kontrolli

Disa koncepte të administratës:


- Administrata është koncept më i vogël se shteti,
- Konsiderohet tërësi e nëpunësve që ofrojnë shërbime publike
- Paraqitet si veprimtari shtetërore dhe nuk është dukuri politike por shoqërore.

KUPTIMET E ADMINISTRATËS

Administrata në njërën anë na paraqitet si pushtet shtetëror dhe shërbim publik.


Administrata si pushtet shtetëror: Është instrument përmes të cilit shteti ushtron pushtetin e tij.
Administrata si pushtet shtetëror ka dy kuptime:

KUPTIMI ORGANIZATIV KUPTIMI FUNKSIONAL


Vet kuptimi organizativ është i lidhur me Është i lidhur ngushtë me funksionin apo punët
organizimin e administratës. (Organet që i kryen (ushtron) administrata.
kryesore: Qeveria, Kryeministri, Ministrat,
Kuvendi Komunal, Kryetari i Komunës).

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 2


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

Administrata si shërbim publik: Kur zyrtarët e administratës u ofrojnë shërbim qytetarëve, kjo
paraqet tërësinë e punëve të përgjithshme dhe organeve të përgjithshme të administratës.
(Ujësjellësi, Termokos-i, institute të ndryshme, Avokati i Popullit, Presidenti, etj).

DALLIMI NË MES ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE SHTETËRORE

Koncepti i administratës publike është më i gjerë se ai shtetëror. Në kuadër të administratës


shtetërore hyjnë bartësit e pushtetit ekzekutiv të nivelit qëndror (qeveria) dhe të nivelit lokal
(komuna), kurse në kuadër të administratës publike hyjnë (transporti, shëndetësia, etj).

Faktorët që ndikojnë në transformimin e administratës:


1. Zhvillimi i shkencave administrative – Nuk janë shkenca dinamike, nuk i përcjellin
ndryshimet në shoqëri, janë shkenca statike, më tepër fokusohen në organizimin dhe
veprimtarinë administrative,
2. Zhvillimi i legjislacioneve administrative – Këto janë të ngurta, statike dhe nuk
përcjellin ndryshimet në shoqëri dhe është tejet e rëndësishme që administrata të përcjellë
ndryshimet në shoqëri,
3. Kontrolli i punës së administratës – Paraqet një ndër format më të rëndësishme të
administratës sepse kontrolli ka rëndësi të madhe me qëllim që të konstatohet puna e
administratës,
4. Zhvillimi i teknologjisë informative – Luan rol të rëndësishëm në transformimin e
administratës krahas ndryshimeve që ndodhin në shoqëri. Kjo ka të bëjë me zhvillimin e
teknologjisë, digjitalizimit, kompjuterizimit,
5. Faktori njeri – Është faktori kyç që ndikon në zhvillimin e administratës.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 3


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

KUPTIMET KRYESORE TË SË DREJTËS ADMINISTRATIVE

E drejta është tërësi e normave juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore dhe
sanksionet i cakton shteti.
E drejta administrative paraqet tërësi apo grup të normave juridike me karakter administrativ
dhe me këto norma rregullon marrëdhëniet në fushën e administratës.

Dy kuptimet kryesore të administratës janë:

SI DEGË E SË DREJTËS SI DEGË E SHKENCËS JURIDIKE


- E studion shkenca e së drejtës administrative. - E studion shkenca mbi administratën.
- Ka karakter normativ (sepse studion normat - Ka karakter empirik. I referohet përvojës në
juridike që rregullon marrëdhëniet administratë, aspektit organizativ të normës
administrative). juridike, etikës, mënyrës se si sillen zyrtarët në
administratë, etj.

SHKENCA MBI ADMINISTRATËN SHKENCA E SË DREJTËS


ADMINISTRATIVE
-Nuk i studion normat juridike administrative - Tërësi e normave juridike administrative
por karakterin organizativ të administratës. përmes të cilave studiohen raportet
- Shkenca mbi administratën merret me: administrative.
1. Klasifikimin, - Paraqitet në gjysmën e dytë të shekullit XIX
2. Interpretimin, në Francë.
3. Përshkrimin, - Ka karakter normativ sepse studion normat
4. Rolin në shoqëri, juridike që rregullojnë marrëdhënie
5. Sjelljen e njerëzve në administratë. administrative.
- Shkenca mbi administratën i paraprin
shkencës së drejtës administrative sepse pa
ekzistuar një fenomen nuk mund të krijohet
ligji ose e drejta për të.
- Paraqitet në gjysmën e dytë të shekullit XVIII
në SHBA.
- Ka kuptim më të gjerë.
- Ka karakter empirik.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 4


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

OBJEKTI I SË DREJTËS ADMINISTRATIVE

Objekt i së drejtës administrative janë normat juridike të caktuara si dhe marrëdhëniet që


krijohen përmes tyre ose lidhur me të.

Kemi dy lloj përkufizimesh:

PËRKUFIZIMI NEGATIV PËRKUFIZIMI POZITIV


- Të papranueshme, të paqëndrueshme sepse - Të pranueshme nga shkencat e sotme
nuk përputhen me vet objektin e studimit të administrative.
tanishëm të së drejtës administrative. - Objekt janë normat juridike përmes të cilave
- Objekt janë normat juridike që i studion studiohet organizimi dhe veprimtaria
administrata dhe nuk i studiojnë degët e tjera të administrative.
së drejtës.

BURIMET E SË DREJTËS ADMINISTRATIVE

Nuk ka burimet e veta të veçanta por i zbaton burimet e tjera të së drejtës.

BURIMET MATERIALE BURIMET FORMALE


Forca shtytëse që ndikon në krijimin e një E drejtë pozitive e një vendi.
burimi formal. Llojet e burimeve: Kushtetuta, marrëveshjet
Pra, vet zhvillimi i teknologjisë, reformat e ndërkombëtare, ligjet, aktet nënligjore,
ndryshme në shoqëri, etj. dekretet, statutet, rregulloret, e drejta zakonore,
praktika gjyqësore, shkenca juridike etj.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 5


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

SISTEMI I SË DREJTËS ADMINISTRATIVE


Është tërësi e normave juridike që rregullon marrëdhëniet brenda shtetit. Tërësi e normave të
përgjithshme dhe të veçanta.

Semestri I Viti i IV

Pjesa e përgjithshme

Materiale Normat

Dy nënpjesë
Formale- Pjesa e posaçme
procedurale

Semestri II

Dy pjesë kryesore:

PJESA E PËRGJITHSHME PJESA E POSAÇME


Përfshin tërësinë e të gjitha normave që kanë Përfshin tërësinë e të gjitha normave që kanë
karakter të përgjithshëm. karakter të veçantë.
Pjesa e përgjithshme ndahet në pjesën: Rregullohen disa procedura të veçanta, ku
përdoret ligj i veçantë e jo i përgjithshëm.
MATERIALE FORMALE (Kundërvajtjet, procedurat doganore,
Është tërësi e normave Është tërësi e administrata tatimore, gjyqësore, e
me karakter materialo- normave formalo- universitetit etj.
juridik, ku përmes juridike ku studiohet
këtyre normave procedura
studiohet organizimi administrative dhe
dhe veprimtaria e konflikti
administrative. administrativ

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 6


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

LIDHJA NË MES TË DREJTËS ADMINISTRATIVE DHE DEGËVE TË TJERA TË SË


DREJTËS

E drejta kushtetuese – baza kryesore e një shteti,


E drejta civile – Kontrata për shitblerje të pasurisë së paluajtshme (noterizimi është veprim
administrativ),
E drejta familjare – Raportet në familje, lidhja e martesës bëhet nga administrata,
E drejta penale – Kundërvajtjet administrative, deliktet administrative (më të lehta), vepra
penale,
E drejta e punës – Studion raportet në mes punëtorit dhe punëdhënësit (sigurimet, pushimet,
etj).

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 7


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

KONTROLLI I PUNËS SË ADMINISTRATËS

- Kontrolli i punës së administratës paraqet një ndër format më të rëndësishme dhe më të


vjetra.
- Nënkuptojmë ndikimin apo mbikëqyrjen që një organ më i lartë i administratës ushtron
ndaj një organi më të ulët (p.sh Ndikimi i një organi shtetëror ndaj atij të administratës).
- E ka studiuar kroati Eugen Pusić të kontrollosh, të krahasosh nëse ekziston një raport në
mes veprimtarisë dhe rezultateve të arritura në bazë të parashikimeve.
- Ivo Kërbe – Kontrolli nuk duhet të jetë vetëm formal dhe burokratik por real, i dobishëm
dhe i frytshëm.
- Hemi File – të kontrollosh do të thotë të konstatosh nëse operacionet janë kryer në bazë
të kritereve, parimeve dhe urdhërave të caktuara.

SUBJEKTET E KONTROLLIT

PALA AKTIVE E cila ushtron mbikëqyrjen ndaj organit tjetër.


PALA PASIVE Pala që i ushtrohet kontrolli apo i nënshtrohet kontrollit.

OBJEKTI I KONTROLLIT

Objekt i kontrollit është vet puna që ushtrohet brenda një organi, respektivisht veprimtaria që
ushtrojnë organet e adminsitratës.

LLOJET E KONTROLLIT TË PUNËS

Kontrolli i punës administrative manifestohet në disa forma:

Kontrolli teknik Kjo formë i referohet aspekteve teknike të ndërlidhura me veprimtarinë


administrative. Respektivisht ka të bëjë me gabimet teknike të cilat nuk
janë madhore dhe nuk sjellin dëme të mëdha edhe nëse ndodhin.
Kontrolli juridik Apo kontrolli i ligjshmërisë është forma më e rëndësishme me të cilën
kontrollohet ligjshmëria e aktit administrativ. Për çdo akt administrativ
duhet të verifikohet respektimi i ligjshmërisë. Kontrollohet qoftë nga
kontrolli i brendshëm apo i jashtëm.
Kontrolli politik Është abstrakt. Paraqitet me oportunitetin administrative për të
konstatuar se a janë vendimet në harmoni me qëndrimet dhe interesat më
të larta shtetërore. ( P.sh kur ‘Parlamenti‘ ushtron kontroll ndaj
‘Qeverisë’).

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 8


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

MODELET EVROPIANE TË KONTROLLIT TË PUNËS SË ADMINISTRATËS

MODELI FRANCEZ Konsiderohet proces formal sepse nuk ka dispozita juridke.


Rolin dominant e ka Gjykata Administrative si gjykatë speciale.
MODELI Është i normuar juridikisht.
AUSTRIAKO- Kodi i procedurës administrative e përcakton procedurën.
GJERMAN

FORMAT E KONTROLLIT

KONTROLLI I BRENDSHËM KONTROLLI I JASHTËM


Paraqet kontrollin që një organ më i lartë ushtron ndaj Është ai kontroll që ushtrohet jashtë
një organi më të ulët. Paraqitet në bazë të dy parimeve: sferës së pushtetit ekzekutiv.
HIERARKIK Është i lidhur ngushtë me Nënkupton ndikimin e organeve të
parimin e subordinimit. Organi specializuara mbi organet e tjera
në majë të hierarkisë ushtron administrative.
pushtet ndaj organit më të ulët, 1) Parlamenti,
dhe organi i ulët i raporton 2) Gjykatat,
organit më të lartë. 3) Avokati i popullit
p.sh; Ministri – Zëvendës (OMBUDSMAN-
Ministri, Sekretari i Universitetit OMBUDSPERSON),
– Stafi administrative, etj. 4) Auditori gjeneral,
INSTANCIONAL I referohet të drejtës së palës për 5) Prokurori i shtetit,
të shtruar ankesë ndaj shkallës 6) Shoqëria civile,
së parë nëse vendimi është në 7) Mediat.
kundërshtim me parimin e
ligjshmërisë,
p.sh; Drejtoria e Arsimit nxjerr
një vendim dhe pala është e
pakënaqur sepse komuna ka
bërë shkelje materiale (norma
juridike) ose procedurale
(parimet, vërtetimi i gabuar i
gjendjes faktike, shkelja e
kompetencës). Këtu vendos ti
drejtohet Ministrisë së Arsimit,
Shkencës dhe Teknologjisë.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 9


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

Kontrolli parlamentar u krijua në Angli – Parlamenti ushtron kontroll të jashtëm ndaj qeverisë
dhe administratës. Funksionet e parlamentit: Ligjvënës, Zgjedhor, Mbikëqyrës. Përdor disa
mjete:
1. Mjetet e përhershme që qeveria ia bën parlamentit. Këto raporte mund të jenë ditore,
javore, vjetore, periodike etj.
2. Mjetet e përkohshme që janë instrumente të kontrollit politik, aktivitetet, puna e
parlamentit (Interpelanca (ballafaqim në mes kryeministrit dhe deputetëve që parlamenti
të njoftohet për punën e qeverisë në mënyrë oportune), pyejtjet e deputetëve (paraqiten në
fund të séances), komisionet parlamentare (të përhershme)).

Kontrolli gjyqësor – Paraqet një ndër format më të rëndësishme të kontrollit të jashtëm, ku


përmes një kontrolli të jashtëm gjykata e specializuar shqyrton ligjshmërinë e vendimeve që
nxjerrin organet e administratës.
Ministria e Arsimit merr vendim, pala e pakënaqur ngreh padi.
Kemi dy sisteme të kontrollit gjyqësor.
1. Sistemi evropian (francez) – 1881 Gjykata e parë franceze. Këtu ekzistojnë Gjykata të
Specializuara që kontrollojnë punën e administratës. (Gjykata Kushtetuese është gjykatë
e specializuar sepse merret pikërisht vetëm me çështje kushtetuese).
2. Sistemi anglo-sakson (nuk ka gjykata special por e ushtrojnë gjykatat e kompetencës së
përgjithshme).
Kosova deri në vitin 2013 I ka takuar modelit anglo-sakson ku iu ka drejtuar Gjykatës Supreme,
kurse më 1 janar 2013 bëhet reformimi i sistemit gjyqësor ku nga Gjykata Supreme, kalon në
Gjykatën Themelore me seli në Prishtinë, ku krijohet një degë e veçantë. Këtu kemi zgjidhje
hibride në mes të dy sistemeve.

AVOKATI I POPULLIT (OMBUDSMAN-OMBUDSPERSON)


Është institucion që paraqitet si kategori kushtetuese i cili është themeluar me qëllim që të
mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut.
Është paraqitur në Suedi më 1809 e cila kishte karakter hetimor, kurse më 1918 u krijua
Ombudsmani ushtarak i të drejtave të ushtarëve. Në SHBA u krijua Ombudsmani i studentëve,
në Poloni u krijua Ombudsmani për fëmijë nga abuzimet.
Ka kontroll të specializuar.
Për nga natyra Ombudsmani duhet të jetë:
 I pavarur në ushtrimin e punës së vet,
 I paanshëm (apolitik)
 Kredibil (i besueshëm, të ketë reputacion, integritet, moral, personalitet)
 Shtetas i Repuplikës së Kosovës,
 Të ketë përvojë,
 Të mos jetë i dënuar
Ka mandat 5 vjeçar pa të drejtë rizgjedhje

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 10


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

Pala duhet ti shterojë të gjitha mjetet juridike dhe nëse nuk ndahet e kënaqur atëherë mund t’i
drejtohet Ombudsmanit. Avokati i popullit nuk ka të drejtë të anulojë vendim administrativ sepse
ka karakter keshilldhenes.
Avokati i popullit në Kosovë u themelua pas luftës me rregulloren e UNMIK-ut 2000/38. Në
bazë të kësaj rregulloreje është përcaktuar mënyra e përzgjedhjes apo emërtimit të
Ombudspersonit të Kosovës.
Avokatit të Popullit mund t’i përfundojë mandati nëse shfaqet paaftësia psiqike apo fizike, ose në
rastet kur ka kryer vepër penale ku parashihet dënimi më shumë se 6 muaj.

KONTROLLI NGA AUDITORI GJENERAL – I PËRGJITHSHËM

 Është kontroll i specializuar sepse fokusohet vetëm në aspektin financiar,


 Është kategori kushtetuese,
 Zgjedhet nga parlamenti dhe shkarkohet nga vet parlamenti.
 Duhet të ketë përvojë 10 vjeçare.

KONTROLLI QË USHTROHET NGA PROKURORIA

Është ai kontroll i cili na paraqitet tek kontrolli administrativ.


Nëse prokurori I shtetit gjen se një organ i administratës ka nxjerr një vendim që ka qenë i
kundërligjshëm, prokurori mund t’i drejtohet gjykatës me padi, përmes të cilit kërkon inicimin e
procedurës së konfliktit administrativ.

MJETET E KONTROLLIT POLITIK

1. Mjetet organizative – janë mjetet përmes të cilave lehtësohet procedura e kontrollit


politik ndaj administratës. Ndarja e funksioneve, kolegjialiteti (marrja e vendimeve nga
një kolektiv apo grup) dhe decentralizimi (pavarësi në punën e vet, dobësia e kontrollit të
qendrës, qendra fillon të dobësohet)
2. Mjetet funksionale – janë të lidhura me pjesëmarrje indirekte në jetën politike të
qytetarëve në mënyrë të drejtpërdrejt ose indirekt.

PËRGJEGJËSIA POLITIKE

Përgjegjësia është kategori komplekse që nënshtrohet në aspekte të ndryshme: (aspekti politik,


juridik, sociologjik, filozofik etj).
Përgjegjësia paraqet raportin në mes individit dhe pushtetit në anën tjetër.
Të mbash përgjegjësi do të thotë t’i nënshtrohesh sanksioneve të një norme të caktuar, të kesh
llogari ndaj veprimeve ose mosveprimeve të caktuara.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 11


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

Trajtohet në dy aspekte:

ASPEKTI SUBJEKTIV ASPEKTI OBJEKTIV


I referohet ndjenjës që ka një individ lidhur me I referohet një veprimi ose mosveprimi të
veprimin ose mosveprimin e caktuar. caktuar pas të cilit pason sanksioni.

Faza e parë Nuk ka ekzistuar përgjegjësia. Është koha e sundimit absolut, ku


monarku ka qenë organ supreme dhe ai nuk i ka dhënë askujt
përgjegjësi për veprimet apo mosveprimet e tij. Në këtë periudhë nuk
ka ekzistuar fare asnjë element i përgjegjësisë.
Faza e dytë Këtu paraqiten fillet e para të përgjegjësisë, mirëpo duhet ditur se në
këtë fazë përgjegjësia akoma nuk ka qenë e zhvilluar në të njejtën
situatë që gjendet sot.
Faza e tretë Gradualisht fillon përgjegjësia politike.
(bashkëkohore)

FORMAT KRYESORE TË PËRGJEGJËSISË

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE PËRGJEGJËSIA JO-JURIDIKE


Janë ato forma të përgjegjësisë që rregullohen Janë ato forma të përgjegjësisë që nuk
me norma juridike dhe nëse shkelen pason rregullohen me norma juridike. Këtu hyn
sanksioni. përgjegjësia morale.
Në këtë sferë mund të hyjë përgjegjësia penale,
civile, kundërvajtëse, administrative, materiale
etj.
Kur një zyrtar nxjerr një ligj në kundërshtim
me parimin e ligjshmërisë.

LLOJET E PËRGJEGJËSISË POLITIKE

Fillet e përgjegjësisë shfaqen në Angli. Manifestohet në dy mënyra:


PËRGJEGJËSIA Është përgjegjësia që mban një individ lidhur me veprimet
INDIVIDUALE ose mosveprimet e tij ndaj organit nga i cili është zgjedhur
apo emëruar.
Përgjegjësia individuale mund të shndërrohet në atë
kolektive nëse ka nxjerr vendim. (Ministri)
PËRGJEGJËSIA Është përgjegjësi e organit kolegjial. Përgjegjësia kolektive
KOLEKTIVE (KOLEGJIALE) nuk mund të shndërrohet në atë individuale. (Qeveria,
Bordet, Komisionet, Asambletë, etj).

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 12


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

PËRGJEGJËSIA POLITIKE

- Në fazat e para të zhvillimit përgjegjësia politike është konsideruar si kategori e përgjegjësisë


jo-juridike, sepse kjo formë e përgjegjësisë fillimisht nuk nuk ka qenë e normuar juridikisht
andaj nuk janë shqiptuar sanksionet përkatëse.
- Ndërkaq, sot duhet ditur se edhe përgjegjësia politike bën pjesë në sferën e
përgjegjësisëjuridike sepse në shumicën e vendeve kjo formë e përgjegjësisë është e normuar.
- Bazën e përgjegjësisë politike e paraqet puna joopurtune e cila nuk është në harmoni me idetë,
qëndrimet, pikëpamjet e organeve në krye të të cilit është zgjedhur apo emëruar zyrtari publik.
Sqarim: Jooportuniteti nënkupton mospërmbushjen e detyrave të caktuara.
Nëse zyrtari publik ka shkelur parimin e ligjshmërisë, atëherë ai mban përgjegjësi penale e jo
politike.

PËRGJEGJËSIA POLITIKE DHE DALLIMI ME FORMAT E TJERA TË


PËRGJEGJËSISË

- Dallimi i parë është se tek përgjegjësia penale, civile, kundërvajtëse…, shkelet parimi i
ligjshmërisë, kurse tek përgjegjësia politik shkelet oportuniteti.
- Dallimi i dytë ka të bëjë me organin para të cilit shtrohet çështja e përgjegjësisë. Tek
përgjegjësia penale, civile, kundërvajtëse janë: Policia, Prokuroria, Gjykatat. Tek përgjegjësia
politike i përgjigjet organit të cilit e ka zgjedhur apo emëruar në atë pozitë.
Nëse zyrtari nuk e kryen detyrën që iu është dhënë mund t’i shqiptohen këto sanksione
varësisht shkeljes të cilën e ka bërë: Vërejtje verbale, vërejtje në formë të shkruar, degradimi në
pozitë, transferimi, suspendimi, shkarkimi dhe dorëheqja.
- Dorëheqja është akt individual i vullnetshëm i një zyrtari publik i cili vendos të mos
punojë më në vendin e caktuar për shkak të presionit në punë apo arsye të tjera.
- Dorëheqja e imponuar është rrethanë lehtësuese për zyrtarin dhe karrierën e tij në të
ardhmen.

REFOMA E ADMINISTRATËS PUBLIKE

Reforma është proces i vazhdueshëm i transformimit të administratës nga një gjendje në një
tjetër më të avancuar.
 Teknologjia informative zhvillohet më shpejtë se procesi,
 Është kompleks, shkon dy hapa para dhe një prapa,
 Has në probleme dhe sfida, mungesë të financimit, burimeve, etj.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 13


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

ZHVILLIMI HISTORIK

Ndërlidhet me zhvillimin e teknologjisë:


 Më 1946 u zbulua makina elektronike e cila bëri progres të rëndësishëm për
administratën,
 1950 - 1970 paraqiten mikrokompjuterët,
 1975 mikrokompjuter altair,
 1980 e tutje, faza e dytë e zhvillimit të pajisjeve.

Dy format kryesore të reformës:


1. Forma e parë – MODERNIZIMI I ADMINISTRATËS PUBLIKE – Këtu përcaktohet
mundësia për shërbim të qytetarëve në mënyrë elektronike.
2. Forma e dytë – KOMPJUTERIZIMI I ADMINISTRATËS PUBLIKE – Të gjitha
shërbimet të jenë elektronike 24/7
Kosova është më afër të parës.

Vet zhvillimi i teknologjisë qon në reforma (proces i vazhdueshëm, i pandalshëm)


Reforma e administratës publike ka shumë avantazhe për shoqërinë:
Qëllimet:
 Lehtësimi i punës së administratës
 Shërbim më efikas,
 Zvogëlimi i shpenzimeve,
 Thjeshtësimi I procedurave
 Rritja e transparencës,
 Zvogëlimi i korrupsionit, (dukuri negative e cila nuk mund të zhduket në tërësi.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 14


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

DIMENSIONET E ADMINSTRATËS SË KOMPJUTERIZUAR

Lidhet me disa dimensione:


 Menaxhimi elektronik – lidhet me ushtrimin e kontrollit. Qëllimi kryesor është rritja e
efikasitetit në administrate përmes një kontrolli përmes një eprori pa humbur kohë në
takime, pra ky proces realizohet përmes punës elektronike.
 Demokracia elektronike – Është e lidhur drejtpërdrejt me mjetet funksionale të
kontrollit politik.
 Tregtia elektronike – Prokurimi elektronik ku parashihet të digjitalizohet çdo veprim i
kryer sidomos tek tenderimet.
 Shërbimet elektronike – Parashihet menaxhimi elektronik, demokracia elektronike,
tregtia elektronike, mbajtja e trajnimeve elektronike, shëndetësia elektornike, gjyqësia
elektronike, arsimi elektronik, etj.

REFORMA NË SEKTORE TË NDRYSHME

Sektori i shëndetësisë – Të mbrohet shëndeti i qytetarit, të parandalohen diagnoza të gabuara,


etj.

Qytetari

Mjeku Farmacisti

Sektori në arsim – Çdo veprim realizohet pëmes formës elektronike ku nuk ka nevojë as për
laps, e as për letër, por mësimet kryhet vetëm përmes laptopëve.

Kollekfiumi i parë

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 15


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

ORGANIZIMI I ADMINISTRATËS

Organizimi i administratës paraqet një tërësi të normave material-juridike ku përmes normave të


këtilla rregullohet organizimi dhe veprimtaria administrative.
Organet e administratës janë studiuar nga një numër i madh i teoricientëve të cilët kanë dhënë
përkufizime të ndryshme lidhur me kuptimin e organeve të administratës.
Disa teoricientë kanë përdorur termin “organizatë” kurse disa teoricientë të tjerë kanë përdorur
termin “organ” i administratës, mirëpo ne do të përdorim vetëm termin “organ” i administratës
sepse ky është term i cili është i përcaktuar me legjislacionin tonë pozitiv.
Një ndër teoricientët e njohur të së drejtës administrative, profesori i shquar kroat Eugen Pusić,
përveç që ka studiuar administratën, ai ka studiuar edhe konceptin e organizatave apo organeve
administrative.
- Eugen Pusić “Organet e administratës apo organizatat paraqesin një grup të njerëzve që
në mënyrë sistematike lidhen në mënyrë reciproke që në bazë të operacioneve të
bashkërenditura të arrihet një qëllim i caktuar”
- Herbert Simon (teoricient amerikan) ka dhënë një koncept shumë gjithëpërfshirës lidhur
me kuptimin e organeve të administratës duke theksuar se “Organizatat paraqesin një
formë të sjelljes kolektive”
- Leonard White (teoricient amerikan)“Organizatat mund të identifikohen me strukturën”.
- Ivo Kërbe (teoricient) ka theksuar se “Organet e administratës paraqesin një institut real
dhe konkret që është i organizuar juridikisht dhe ku kryhet një rreth i punëve shoqërore
dhe shtetërore.”
Në qoftë se ne ndalemi dhe bëjmë një analizë të të gjithë këtyre përkufizimeve do të shohim se
edhe pse këto përkufizime dallojnë në aspektin përmbajtësor prapë se prapë kanë disa elemente
të cilat konsiderohen si elemente të përgjithshme të të gjithë nocioneve të këtilla mbi organet e
administratës, andaj mund të themi si elemente të përbashkëta të të gjitha përkufizimeve të
këtilla janë: njerëzit, mjetet e punës, struktura organizative, qëllimi i caktuar, mëvetësia në punë,
etj.
“Organet e administratës paraqesin një grup të njerëzve të cilët bashkohen në mes vete që
përmes mjeteve të punës, brenda një strukture organizative të arrijnë një qëllim të caktuar,
duke vepruar në mënyrë të mëvetësishme (pavarësi e zyrtarit në vendim-marrje në bazë të
parimit të ligjshmërisë)”.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 16


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

Organet e administratës
mund ti kuptojmë në dy mënyra:

Si punë shoqërore Si institucion

Sepse brenda organit të administratës Si institucion organet e administratës i


ushtrohen punë të ndryshme dhe një kuptojmë në aspektin e punëve të cilat
koncept i këtillë na paraqitet qysh me ushtrohen brenda një institucioni apo
ndarjen shoqërore të punës. brenda një strukture organizative.
Organet e administratës
mund ti kuptojmë në dy aspekte:

Aspekti subjektiv Aspekti objektiv

Nënkuptojmë individin apo grupin Nënkuptojmë vëllimin e


e individëve që bashkohen për të punëve që ushtrohet nga
realizuar një qëllim të caktuar. ana e subjekteve të këtilla.
KLASIFIKIMI I ORGANEVE TË ADMINISTRATËS
Ndarja kryesore
e organeve të administratës:

Organe të administratës shtetërore Organe të administratës publike

Janë organet të cilat janë të mveshura me Janë ato organe të cilat ushtrojnë
targën e ushtrimit të pushtetit shtetëror autorizime publike në formë të
dhe funksionet kryesore të tyre janë pushtetit të deleguar.
zbatimi i drejtpërsëdrejt i ligjit dhe
kujdesi për zbatim të ligjit.
Meqenëse këto organe nuk mund të
kryejnë të gjitha punët shtetërore atëherë
Organet e administratës shtetërore ndahen në disa kategori:
një pjesë e kompetencave delegohet tek
organet e administratës publike. Ndarja e parë
Ndarja e këtyre organeve bëhet duke u nisur nga shtrirja e veprimtarisë së këtyre organeve.

Organet qëndrore Organet lokale


Janë të gjitha organet Janë të gjitha organet që
që veprimtarinë e tyre veprimtarinë e tyre e
e shtrijnë brenda gjithë shtrijnë vetëm brenda një
territorit të Kosovës. komune të caktuar.
Qeveria, policia, ministritë Komunat, kryetari i
administrata tatimore, komunës, asambleja
doganat
Arta etj.– Juridik (Universiteti i Prishtinës)
Begolli komunale, drejtoritë Faqe 17
(Parlamenti, gjykatat nuk brenda komunave, etj.
hyn këtu sepse i takojnë
pushteteve të tjera).
Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

Ndarja e dytë

Ndarja e këtyre organeve bëhet duke u nisur nga mënyra e vendim-marrjes.


Organet individuale Organet kolegjiale

Janë ato organe në të Janë organet ku vendimin e nxjerr


cilat vendimin e merr organi kolegjial, do të thotë numri i
apo e nxjerr një individ. caktuar i anëtarëve që kërkohet për
nxjerrjen e një vendimi. Tek këto
Ministri, Kryeministri, organe për nxjerrjen e një vendimi
Presidenti, Kryetari i çdoherë duhet të ekzistojë kuorumi
Komunës, Drejtori i një
departamenti apo Ndarja e tretë Qeveria, bordi i bankës qëndrore,
drejtorie, etj. asambleja komunale, agjensionet,
Ndarja e këtyre organeve bëhet duke u nisur nga lloji i punëve këshilli
komisionet, që kryejnë këto organe.
drejtues i
Organet aktive universitetit,
Organetetj këshillëdhënëse
Janë ato organe të cilat kanë Janë ato organe të cilat nuk
lidhje të drejtpërdrejtë me kanë lidhje të drejtpërdrejtë me
parlamentin. parlamentin por funksionojnë
në kuadër të organit aktiv.
Kryeministri, ministrat,
qeveria, auditori gjeneral, Policia, dogana, komuna,
avokati i popullit. ATK, drejtorët e drejtorive,
Ndarja e katërt inspektoratet.
Korrespodojnë me organet qëndrore dhe ato lokale.
Organet e larta Organet e ulëta

Ndarja e pestë
Korrespodojnë me organet aktive dhe ato këshillëdhënëse.
Organet e mëvetësishme Organet që funksionojnë
në kuadër të organeve të
mëvetësishme

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 18


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

PARIMET THEMELORE TË ORGANEVE TË ADMINISTRATËS


1. Parimi i ndarjes së punëve – Është një ndër parimet më të rëndësishme të organeve të
administratës pasi që brenda një strukture organizative është e domosdoshme që të bëhet
ndarja e punëve.
Ndarja e punëve është e lidhur edhe me vet procesin e kontrollit apo ushtrimit të
mbikëqyrjes adminstrative, ku ndarja e punëve bëhet në mënyrë horizontale, në mënyrë
vertikale, sektoriale, resoriale etj.
Si kritere të rëndësishme që ndërlidhen me parimin e ndarjes së punëve janë:
a) Specializimi – Është tërësia e thirrjeve shkencore apo të pregatitjes profesionale
ose të ekspertizës që duhet të ketë një zyrtar i administratës për të ushtruar
aktivitete apo punë të ndryshme brenda një institucioni apo sektori të caktuar,.
(Në qoftë se hapet një konkurs, aty caktohen kritet të cilat duhet t’i ketë zyrtari që
do të zgjedhet).
b) Tipizimi – Është kryerja punëve pas të cilave qëndron produkti apo rezultati i
njejtë. (P.sh departamenti për çështje ligjore brenda ministrisë së administratës
publike, drejtori i këtij departamenti bën ndarjen e punëve tek zyrtarët ligjorë,
zyrtarët ligjorë i kryejnë punët që u takojnë dhe në fund pas kësaj pune qëndron i
njejti rezultat). Zakonisht tipizimi i referohet projekteve të ndryshme ku në
realizimin e një projekti nuk merr pjesë vetëm një zyrtar por marrin pjesë disa
zyrtarë të cilët ndajnë aktivitetet e tyre dhe në fund pregatitet një rezultat i një
projekti konkret.
c) Standardizimi – Është kryerja e veprimeve administrative apo operacioneve
brenda administratës në mënyrë më të thjeshtë. Digjitalizimi e thjeshtëson
kryerjen e këtyre procedurave.
2. Parimi i koordinimit (bashkërendimit) – Ky parim është në korelacion me parimin e
ndarjes së punëve. Do të thotë se ndarja e punëve është tejet e rëndësishme, po aq e
rëndësishme është që të ekzistojë një bashkërendim i aktiviteteve brenda një strukture
organizative me qëllim që të realizohet puna ekipore.
3. Parimi i koncentrimit – I referohet procesit të vendim-marrjes nga ana e qendrës. Sipas
këtij parimi, vendim-marrja bëhet nga maja e hierarkisë, nga ana e organeve qëndrore.
4. Parimi i dekoncentrimi – Sipas procesit të dekoncentrimit, qendra gradualisht fillon të
dobësohet dhe një pjesë të kompetencave e delegojnë tek organet vartëse. (P.sh; Ministria
e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është organ qëndror, sipas parimit të koncentrimit
të gjitha çështjet që ndërlidhen me sferën e arsimit janë kompetencë e kësaj ministrie, kur
fillon procesi i dekoncentrimit, gradualisht Ministria e Arsimit, Shkencës dhe
Teknologjisë delegon disa kompetenca në Drejtorinë e Arsimit në nivel të Komunës së
Prishtinës.
5. Parimi i centralizimit – Tërë pushteti vendim-marrës është i kufizuar tek qendra.
6. Parimi i decentralizimit – Qendra fillon të dobësohet sepse një pjesë e kompetencave
transferohet tek organet vartëse që janë organet lokale.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 19


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

Dallimi tek dekoncentrimi dhe decentralizimi është se tek e para kompetencat vetëm delegohen
(pra mund këto kompetenca mund të merren prapë) kurse tek e dyta kompetencat transferohen
(kompetencat nuk mund të merren sepse janë kompetenca vetanake të përcaktuara me akte
normative).
Kontrolli është veprimtari e përhershme që e karakterizon çdo institucion, asnjë institucion,
asnjëherë nuk lirohet nga kontrolli, që do të thotë edhe nëse kompetencat delegohen, edhe nëse
kompetencat transferohen çdoherë kemi kontroll, por jo kontroll të shtuar siç e kemi tek
dekoncentrimi.
Tek procesi i transferimit të kompetencave, kontrolli realizohet sipas parimit instancional
(Ministria mund të ushtrojë kontroll ndaj vendimeve të Komunës, përmes ankesës të cilën e
ushtron pala e pakënaqur me vendimin e Drejtorisë së Arsimit, me ç’rast Ministria ka të drejtë t’a
aprovojë apo ta refuzojë ankesën e palës).

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 20


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

ORGANIZIMI I ADMINISTRATËS
SHTETËRORE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Tërë organizimi i adminstratës shtetërore në Republikën e Kosovës është e përcaktuar në bazë të


‘Ligjit mbi Administratën Shtetërore’ që është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës
dhe ka hyrë në fuqi në vitin 2010.
Sipas këtij ligji, organet e administratës shtetërore në Republikën e Kosovës e kanë statusin e
personit juridik dhe të gjitha procedurat administrative që zhvillohen brenda këtyre
institucioneve janë procedura që rregullohen në bazë të ‘Ligjit mbi Procedurën e Përgjithshme
Administrative’.
Ky ligj që e potencuam nuk vlen për administratën gjyqësore, administratën e gjykatës
kushtetuese, administratën prokuroriale, administratën e kuvendit dhe administratën e bartësve të
arsimit të lartë.
Në bazë të Ligjit mbi administratën shtetërore, organet e administratës shtetërore janë të ndara në
disa kategori:
1. Autoritetet e larta shtetërore,
(Qeveria, Kryeministri, zv. Kryeministrat, Ministrat)
2. Organet e administratës së drejtpërsëdrejt shtetërore. Dallojnë disa nënkategori:
a) Organet e larta të administratës shtetërore – Hyjnë zyrat në të cilat autoritetet e
larta ushtrojnë funksionet
P.sh; (zyra e kryeministrit dhe ministritë)
b) Organet qëndrore të administratës shtetërore – Janë ato organe të cilat
funksionojnë në kuadër të organeve të larta të administratës shtetërore (organe
këshillëdhënëse)
P.sh; administrata tatimore, doganat, policia, fondet, agjencitë në kuadër të
ministrive (drejtoritë e burgjeve që funksionojnë në kuadër të ministrisë së
drejtësisë, agjencia e akreditimit që funksionon në kuadër të ministrisë të
MASHT-it), etj.
c) Organet lokale të administratës shtetërore – Kryetari i Komunës, asambleja
komunale, drejtoritë, qendrat për punë sociale, stacionet policore, bashkësitë
lokale, qendrat e mjeksisë familjare.
d) Komunat sa u përket kompetencave të deleguara – Procesi i dekoncentrimit.
3. Organet e administratës së tërthortë shtetërore,
a) Komunat lidhur me kompetencat vetanake – Këtu është fjala për procesin e
decentralizimit ku kompetencat janë të përcaktuara me akte normative, që do të
thotë se kompetencat që iu kanë deleguar ‘Komunës’ në rastin e këtillë, nuk mund
të merren nga ana e organeve qëndrore, që do të thotë se nuk mund të ndodhë
substitucioni i kompetencës që është një veprim i kundërt me delegimin do të
thotë kur bëhet marrja e kompetencave të deleguara.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 21


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

b) Organet e pavarura të administratës shtetërore që e kanë statusin e personave


juridik – Këto organe nuk duhet të ngatërrohen me organet të cilat janë kategori
kushtetuese.
P.sh; Avokati i Popullit nuk hyn në këtë kategori sepse është kategori kushtetuese,
auditori gjeneral, etj.
Këtu hyjnë organet e administratës shtetërore të cilat janë të përcaktuara me ligj si
organe të pavarura dhe kanë statusin e personit juridik.
P.sh; Fondi për sigurime shëndetsore, oda e avokatëve të Kosovës, oda e
përmbaruesve privat, oda e noterëve
c) Personat juridik që iu kanë deleguar kompetencat shtetërore – Organet e
administratës shtetërore meqenëse nuk mund ti kryejnë të gjitha punët një pjesë të
këtyre autorizimeve i delegojnë tek organet që janë pjesë e administratës publike
dhe në këtë kategori na paraqiten disa persona juridik, ku statusi i këtyre
personave është i rregulluar në bazë të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike dhe Ligjit
mbi Shoqërinë Tregtare. Këta persona juridik mund të funksionojnë qoftë në nivel
qëndror, qoftë në nivel lokal. (P.sh; në nivel lokal kemi ndërmarrjet e banesave,
kompanitë e ujësjellësit), (Në nivel qëndror kemi Postën dhe Telekomin,
ndërmarrjen e hekurudhave)

HIERARKIA E SUBORDINIMIT
Brenda këtyre organeve të administratës shtetërore, ekziston çdoherë një hierarki e subordinimit,
- Kryeministri,
- Zv. Kryeministrat,
- Sekretari i përgjithshëm në nivel të qeverisë,
- Këshilltarët politik,
- Ministri,
- Zv. Ministrat
- Sekretari i përgjithshëm në nivel të secilës ministri,
- Departamentet,
- Divizionet,
- Sektoret.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 22


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

PJESA MATERIALE E SË DREJTËS ADMINISTRATIVE

Pjesa materiale e së drejtës administrative studion organizimin dhe veprimtarinë administrative.


Do të thotë se pasi qe ne pamë se si është e organizuar administrata, ne tash do të shohim se çka
është veprimtaria administrative.

PARIMET E PUNËS SË ORGANEVE TË ADMINISTRATËS


KUPTIMI I VEPRIMTARISË ADMINISTRATIVE

Veprimtaria e cila ushtrohet nga shteti është një veprimtari shumë e gjerë, sepse këtu hyn
veprimtaria ligjvënëse, hyn veprimtaria gjyqësore dhe veprimtaria ekzekutive. Për sa i përket
kuptimit të administratës kemi thënë se në parim administrata është pjesë e pushtetit ekzekutiv
dhe për këtë arsye ne i referohemi vetëm veprimtarisë administrative e cila ushtrohet nga ana e
organeve të administratës dhe ushtrohet nga ana e organeve të pushtetit ekzekutiv. Duhet ditur se
veprimtaria administrative është studiuar nga disa teoricientë.
Një ndër teoricientët e shquar që ka studiuar veprimtarinë administrative por njëherit ka studiuar
edhe konceptin e aktit administrativ, teoricienti Otto Mayer ka theksuar se veprimtaria
administrative nuk është as veprimtari ligjvënëse as veprimtari gjyqësore.
Për të kuptuar më mirë veprimtarinë administrative të dijmë se veprimtaria administrative na
manifestohet në dy forma kryesore, kemi:
1. Veprimtarinë administrative në kuptim të gjerë – nënkuptojmë si veprimtarinë
ekzekutive (qeveria, ministritë) ashtu edhe veprimtarinë administrative (organet e
ndryshme të administratës, organet e pavarura, personat juridik dhe organet e tjera në
kuadër të administratës publike)
2. Veprimtarinë administrative në kuptim të ngushtë – nënkuptojmë veprimtarinë e cila
ushtrohet nga organet e administratës. Që do të thotë këtu hyn vetëm veprimtaria
administrative dhe nuk hyn veprimtaria ekzekutive.

LLOJET E PUNËVE QË I KRYEJNË ORGANET E ADMINISTRATËS

Ndër punët më të rëndësishme që kryejnë organet e administratës janë:


1. Zbatimi i drejtpërsëdrejt i ligjit,
2. Kujdesi për zbatimin e ligjit, (konsiston në kontrollin e punës së administratës),
3. Nxjerrja e akteve apo vendimeve administrative,
4. Veprimtarinë represive (konsiston në shqiptimin e sanksioneve të cilat vijnë në shprehje
në qoftëse shkelet norma apo dispozita juridike)

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 23


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

PARIMET E PUNËS SË ORGANEVE TË ADMINISTRATËS

1. Parimi i ligjshmërisë – Pajtueshmëria e akteve apo vendimeve administrative me ligjet.


Shkeljet e parimit të ligjshmërisë mund të jenë të dyllojshme:
a) Shkelje materiale – Na paraqiten në ato raste kur zyrtari i administratës i cili është
kompetent apo i autorizuar për t’a nxjerr një vendim administrativ, me rastin e
vendosjes së çështjes nuk e zbaton fare një normë materiale apo e zbaton në
mënyrë të gabuar. Kur shkelet ligji material, palës i ipet e drejta që t’a atakojë atë
vendim me ankesë për shkak të shkeljeve materiale.
b) Shkelje procedurale – na paraqiten në ato raste kur personi zyrtar i cili e zhvillon
procedurën administrative shkel parimet e procedurës. Shkeljet procedurale janë
shkeljet e parimeve të procedurës administrative në rast të inkompetencës, në rast të
vërtetimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike, në rast se palës i mohohet e
drejta për t’u dëgjuar, në rast të përfaqësimit jo të rregullt të palës, etj.
Organi i shkallës së dytë është kompetent për të konstatuar ekzistimin apo mos
ekzistimin e shkeljes.
2. Parimi i efikasitetit – Nënkuptojmë raportin që ekziston në mes të qëllimeve të
përcaktuara dhe rezultateve të arritura. Çdo organ i administratës përcakton qëllimet e
veta në fillim të çdo viti kalendarik, ku përcaktohen edhe afatet. Kemi:
a) Afatet e shkurta
b) Afatet e mesme
c) Afatet e gjata
Në fund të vitit kalendarik paraqesin efikasitetin. Efektshmëria i referohet afatit kohor
brenda të cilit realizohen rezultatet e përcaktuara.
3. Parimi i mëvetësisë – Nënkuptojmë të drejtën dhe obligimin e personave zyrtar që me
rastin e vendosjes së një çështje administrative të veprojnë në pajtim me parimin e
ligjshmërisë dhe duke mos pranuar kurrfar ndikimi nga jashtë (ndikim politik, familjar,
shoqëror, etj). Kjo mëvetësi është relative dhe jo absolute sepse çdoherë puna e një organi
apo zyrtari kontrollohet nga një organ më i lartë.
4. Parimi i transparencës (i punës së hapur) – organet e administratës duhet të jenë të
hapura ndaj qytetarëve sepse qytetarët duhet të jenë të informuar me të gjitha aktivitetet e
organeve të administratës dhe këtë na mundëson reforma e administratës. Prandaj,
kërkohet që institucionet të jenë sa më proaktive, kreative dhe dinamike sa i përket
realizimit dhe zbatimit të parimi të transparencës apo punës së hapur të administratës.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 24


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

MARRËDHËNIET JURIDIKE ADMINISTRATIVE

Marrëdhëniet juridike administrative janë marrëdhënie shoqërore që krijohen në fushën e


veprimtarisë administrative, që do të thotë se, çdo marrëdhënie juridike njëherit është edhe
marrëdhënie shoqërore, mirëpo nuk mund të ndodhë e kundërta, që do të thotë se çdo
marrëdhënie shoqërore nuk mund të jetë marrëdhënie e karakterit juridik.
Teoricientë të ndryshëm kanë bërë përpjekje për të definuar kuptimin e marrëdhënies juridike
administrative. Në këtë drejtim, profesori i shquar i së drejtës administrative Ivo Kërbe, ka
paraqitur konceptin e marrëdhënies juridike administrative në aspekt të gjerë dhe në aspekt të
ngushtë. Sipas profesorit Kërbe, marrëdhënie juridike administrative në kuptim të ngushtë janë
marrëdhënie të organeve të administratës gjatë procesit të qeverisjes. Ndërkaq, sa i përket sa i
përket aspektin të gjerë, sipas profesorit Kërbe, marrëdhënie juridike administrative janë ato
marrëdhënie që krijohen me norma juridike administrative. Në anën tjetër edhe teoricientët tjerë
kanë studiuar mafrrëdhëniet juridike administrative duke i trajtuar në forma të ndryshme, si:
marrëdhënie e supremacisë, marrëdhënie e autoritetsisë, marrëdhënie e vartësisë, etj.
Marrëdhënie juridike administrative mund të krijohen në tri mënyra kryesore:
1. Në mënyrë eksplicite – Në rastin e këtillë, krijimi i marrëdhënies juridike administrative
bëhet në mënyrë eksplicite në momentin kur nxirret akti administrativ. Do të thotë në
momentin kur organi i administratës ka nxjerr një vendim apo një akt administrativ që
nga ai moment është krijuar marrëdhënia juridike administrative në mënyrë eksplicite.
P.sh: Në momentin kur kanë përfunduar të gjitha procedurat e punësimit brenda një
institucioni dhe është përzgjedhur kandidati që e ka fituar vendin e punës, ai organ e
nxjerr një vendim dhe nga momenti kur nxirret ai vendim themi se është krijuar një
marrëdhënie juridike në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit dhe në rastin e këtillë i
referohemi marrëdhënies së krijuar në mënyrë eksplicite në momentin e nxjerrjes së aktit
administrativ.
2. Në mënyrë implicite – I referohet heshtjes së administratës. Ky është një institut shumë i
përhapur në lëmin e së drejtës administrative dhe procedurës administrative që do të
thotë se në qoftë se pala i drejtohet me një kërkesë organit të administratës dhe organi i
administratës hesht, nuk ndërmerr kurrfarë veprimi brenda afatit ligjor, atëherë themi se
vjen në shprehje instituti i heshtjes administrative. Heshtja administrative është e trajtuar
në mënyra të ndryshme në ligjin e ri të procedurës administrative dhe ndryshe në ligjin që
është shfuqizuar. Në ligjin që është shfuqizuar në qershor 2017, heshtja administrative
është konsideruar si refuzim i kërkesës së palës. Sipas ligjit të shfuqizuar, nëse
administrata brenda 60 ditëve nuk ka ndërmarrë kurrfarë veprimi, nuk i ka kthyer
përgjigje palës, është konsideruar se administrata ka heshtur dhe në ditën e 61 është
konsideruar se është paraqitur heshtja e administratës dhe është konsideruar si refuzim i
kërkesës së palës. Mirëpo, një veprim i këtillë i administratës nuk i kontribuon parimit të
efikasitetit, prandaj ligjvënësit kanë vepruar në harmoni me legjislacionet evropiane sa i
përket procedurës administrative dhe për këtë arsye ligji i ri i procedurës së përgjithshme

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 25


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

administrative, parasheh një situatë plotësisht të kundër me ligjin e mëparshëm, që do të


thotë se me ligjin e ri, nëse organi i administratës brenda 45 ditëve nuk ndërmerr kurrfar
veprimi për të vendosur lidhur me kërkesën e palës, atëherë, të nesermen heshtja e
administratës konsiderohet si aprovim i kërkesës së palës. Pra, heshtja konsiderohet si
aprovim i kërkesës së palës. Në këtë mënyrë, pala ka të drejtë të kërkoj nga administrata,
t’a lëshoj një vërtetim mbi aktin e miratuar në heshtje. Që do të thotë se po krijohet
marrëdhënie juridike në mënyrë implicite për shkak të heshtjes së administratës. Disa nga
shkaqet që administrata hesht janë: neglizhenca e zyrtarëve të administratës, mungesa e
efikasitetit, mungesa e efektshmërisë, mungesa e profesionalizmit, mungesat e punësimit
të zyrtarëve në bazë të meritës, etj.
Në bazë të ligjit – Me ligj përcaktohen bazat kryesore dhe parimet kryesore të
organizimit dhe funksionimit të administratës, kurse konkretizimi i këtyre raporteve bëhet
me akte nënligjore dhe në këtë mënyrë mund të themi se vet ligji përcakton mundësinë e
krijimit të marrëdhënies juridike administrative duke obliguar përmes dispozitave
kalimtare organet e administratës që të nxjerrin akte nënligjore. Kemi thënë se ligji mbi
administratën shtetërore është akt gjithpërfshirës, por konkretizimi i këtyre ligjeve bëhet
përmes rregulloreve të qeverisë dhe në këtë mënyrë ligji e obligon qeverinë që të nxjerr
rregullore për zbatim të ligjit mbi administratën shtetërore dhe në këtë mënyrë themi se
krijohet marrëdhënia juridike administrative në bazë të ligjit. Janë tri mënyra kryesore të
krijimit të marrëdhënies juridike, por duhet ditur se përveç krijimit është me rëndësi të
dijmë se si mund të vije deri tek shuarja e marrëdhënieve juridike administrative, poashtu
sikurse tek lidhja, edhe tek shuarja marrëdhënie juridike administrative mund të shuhen
në mënyra të ndryshme, p.sh: një marrëdhënie juridike mund të shuhet në qoftë se nuk
mund të bëhet ekzekutimi i një akti për shkak se ekzekutimi është i pamundshëm apo për
shkak se është shkatërruar objekti i ekzekutimit (në qoftëse pas krijimit të marrëdhënies
juridike në mes të subjekteve vdes ndonjë nga palët në procedurë, apo shuhet aktiviteti i
ndonjë personi juridik, atëherë mund të vij deri tek shuarja e marrëdhënies nëse
pasardhësit nuk mendojnë të vazhdojnë efektin juridik të marrëdhënies juridike
administrative. Do të thotë, në raste të këtilla mund të vije deri tek shuarja e marrëdhënies
administrative.Ose nëse marrdhënia e cila krijohet për një kohë të caktuar, pas skadimit të
atij afati, shuhet marrëdhënia. P.sh: Një farmacist dëshiron të hap një barnatore, kërkon
lejen apo licencën për hapjen e barnatores dhe ministria e shëndetësisë ia jep licencën
vetëm për 6 muaj, atëherë pas skadimit të afatit prej 6 muajve, shuhet marrëdhënia në
mes të farmacistit në njërën anë dhe ministrisë së shëndetësisë në anën tjetër.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 26


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

ELEMENTET E MARRËDHËNIES JURIDIKE ADMINISTRATIVE

Çdo marrëdhënie juridike administrative ka dy elemente:


1. Subjektet – janë palët në mes të cilave krijohet marrëdhënia juridike administrative.
Marrëdhënia juridike administrative çdoherë krijohet në mes organit shtetëror dhe një
personi fizik apo juridik. Këto dy palë, në marrëdhënie juridike administrative nuk janë të
barabarta për shkak se ekziston raporti i subordinimit në mes të palëve, njëra palë jep
urdhëra, pala tjetër duhet t’i nënshtrohet urdhërave të këtilla. Nga ky raport ekziston
vetëm një përjashtim dhe ky përjashtim i referohet kontratave administrative që do të
thotë se, nëse lidhet një kontratë administrative në mes të një institucioni dhe një
ndërmarrjeje apo personi juridik, atëherë me rastin e lidhjes së kontratës të dy palët
konsiderohen si palë të barabarta dhe asnjëra palë nuk mund t’ia imponojë vullnetin palës
tjetër.
2. Objekti – Mund të jetë i karakterit të ndryshëm. P.sh: objekt i marrëdhënies juridike
administrative mund të jenë: sjellja e njeriut (p.sh: një student kapet duke kopjuar në
provim, bën shkelje, profesori e dërgon rastin në komisionin disiplinor, komisioni
disiplinor nxjerr vendim), një e mirë materiale, një e mirë jomateriale, krijimtaria
intelektuale (p.sh: e drejta e autorit është objekt i marrëdhënënieve juridike)

LLOJET E MARRËDHËNIEVE JURIDIKE ADMINISTRATIVE

Marrëdhëniet juridike administrative mund të na paraqiten në kategori të ndryshme të cilat


ndahen sipas kritereve të ndryshme.

Duke u nisur nga përmbajtja e një marrëdhënieje, marrëdhëniet juridike administrative mund të
ndahen në:
1. Marrëdhënie të përgjithshme –Janë ato marrëdhënie të cilat rregullojnë raportet e
përgjithshme administrative të cilat krijohen në gjitha fushat e administratës.
2. Marrëdhënie të veçanta – Janë marrëdhënie që krijohen në fusha të veçanta ku nuk
zbatohet ligji i përgjithshëm por zbatohet ligji i veçantë. Një marrëdhënie e veçantë
krijohet në momentin kur qytetari obligohet të paguaj tatimin në të ardhura, në rastin e
këtillë po krijohet një marrëdhënie e veçantë, sepse kjo procedurë është e rregulluar me
Ligjin mbi Administratën Tatimore dhe Ligjin mbi Tatimin mbi të Ardhurat.

Duke u nisur nga natyra e një marrëdhënieje, marrëdhëniet juridike administrative mund të
ndahen në:
1. Materiale – Krijohen përmes normave materiale. Në momentin kur kemi një normë
materialo-juridike, krijohet marrëdhënia materialo-juridike. (P.sh: Nëse është fjala për
kontrollin që një organ më i lartë ushtron ndaj organit më të ulët, kjo veprimtari

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 27


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

rregullohet me ligj. Sepse kemi një marrëdhënie të karakterit material që krijohet në mes
të organit vartës dhe organit epror).
2. Formale – Krijohen përmes normave formalo-juridike. Në momentin kur kemi normën
procedurale, krijohet marrëdhënia formalo-juridike. (Nëse pala ka pranuar një thirrje nga
administrata që të paraqitet si dëshmitar apo si ekspert në një procedurë administrative,
një marrëdhënie që krijohet në rastin e tillë. Kjo sepse është e rregulluar me ligjin e
procedurës administrative që përmban normat formalo-juridike).

Duke u nisur nga karakteri i subjekteve në mes të cilave krijohen këto marrëdhënie,
marrëdhëniet juridike administrative ndahen në:
1. Marrëdhëniet juridike administrative që krijohen në mes të organeve të
administratës shtetërore me persona fizik apo juridik.
2. Marrëdhëniet juridike administrative që krijohen në mes të organeve të
administratës publike me personat fizik ose juridik.

Marrëdhëniet juridike administrative mund të lidhen në mes të organeve të ndryshme, andaj do


paraqesim disa kategori: P.sh;
1. Marrëdhëniet juridike administrative në mes të vet organeve të administratës –
Mund të jetë marrëdhënie:
a) Vertikale – Është marrëdhënie e hierarkisë në mes të dy subjekteve. P.sh: Stafi
administrativ i një fakulteti të caktuar i jep llogari sekretarit të atij fakulteti.
b) Horizontale – Janë marrëdhënie të bashkëpunimit në mes të organeve administrative.
P.sh: Një njësi akademike bashkëpunon me njësitë e tjera akademike brenda
Universitetit të Prishtinës.
2. Marrëdhëniet juridike administrative në mes të organeve administrative me
pushtetin ekzekutiv – Këto marrëdhënie mund të kenë karaktere të ndryshme.
a) Karakter organizativ – P.sh: Qeveria (si bartës i pushtetit ekzekutiv) përcakton
parimet themelore për organizimin dhe funksionimin e një organi administrativ
(agjensie) dhe këtë përcaktim të parimeve, ne e quajmë si mikro-organizim.
b) Karakter funksional – Paraqitet në rastin kur pushteti ekzekutiv (qeveria) përcakton
të drejtat dhe detyrimet e agjensisë, të drejta dhe detyrime të cilat janë të obligueshme
të zbatohet nga organet e administratës
c) Karakter personal – Konsistojnë në të drejtën e pushtetit ekzekutiv, të emëroj dhe të
shkarkoj zyrtarët e lartë publik. P.sh: Qeveria mund të emëroj apo shkarkoj zyrtarë
apo eprorë të institucioneve të ndryshme, me ç’rast themi se në rastin e këtillë është
fjala për një raport të karakterit personal. P.sh: Kryeministri emëron drejtorin e ATK-
së apo të doganave në bazë të propozimit të Ministrisë së Financave.
d) Karakter buxhetor – Përcakton të drejtat financiare të buxhetit që mund t’a ketë një
organ i administratës për të administruar funksionet e tij.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 28


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

3. Marrëdhëniet juridike administrative në mes organeve të administratës dhe


pushtetit ligjvënës (legjislativ) –
a) Karakter organizativ – Dallimi është se këtu Parlamenti nuk e përcakton mikro-
organizimin por përcakton makro-organizimin. Kjo sepse parlamenti miraton ligje
dhe në bazë të ligjit përcaktohet makro-organizimi i administratës dhe krijohet raporti
organizativ në mes të këtyre dy institucioneve.
b) Karakter funksional – Parlamenti përcakton të drejtat dhe detyrimet që janë të
obligueshme për administratën.
c) Karakter personal – Parlamenti bën emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve publik.
d) Karakter buxhetor – Parlamenti miraton buxhetin.
4. Marrëdhëniet juridike administrative në mes të organeve të administratës me
pushtetin gjyqësor – Ky raport lidhet me mbrojtjen e ligjshmërisë dhe
kushtetutshmërisë. (Pasi të shteren mjetet juridike brenda administratën, pala me padi i
gjykatës dhe gjykata vlerëson ligjshmërinë e një akti që do të thotë se po krijohet një
marrëdhënie në mes të administratës dhe gjykatës dhe kjo marrëdhënie po konsiston në
mbrojtjen e ligjshmërisë). Gjykata Kushtetuese është kompetente për të vlerësuar
kushtetushmërinë e një veprimi administrativ.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 29


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

NORMAT JURIDIKE ADMINISTRATIVE

Marrëdhëniet juridike administrative mund të krijohen në mënyra të ndryshme. Mirëpo, duhet të


dimë se bazë për krijimin e marrëdhënieve juridike administrative janë normat juridike.
Norma juridike është rregull e sjelljes së njerëzve në shoqëri, e cila sanksionohet nga shteti.
Norma juridike administrative është rregull e sjelljes që sanksionohet nga shteti.

Normat juridike administrative kanë tri elemente kryesore:


1. Hipoteza – përcakton rrethanat dhe kushtet e zbatimit të normës dhe subjekteve të cilave
u referohet.
2. Dispozicioni – përcakton vet rregullimin e sjelljes së parashikuar prej saj që zakonisht
është e shprehur në mënyrë shumë të qartë.
3. Sanksioni – është masa ndëshkimore e cila shqiptohet në rastin e shkeljes së dispozitivit
të normës juridike administrative.

KLASIFIKIMI I NORMAVE JURIDIKE ADMINISTRATIVE

Klasifikimi i normave juridike administrative bëhet sipas disa kritereve:


1. Sipas përmbajtjes së normës juridike
a) Të përgjithshme – janë ato norma të cilat rregullojnë marrëdhëniet e përgjithshme.
(P.sh: Rregullimi i përgjithshëm i procedurave administrative).
b) Të veçanta – janë ato norma të cilat rregullojnë marrëdhëniet e veçanta
administrative. (P.sh: Statuti i UP-së, përmban norma të veçanta, ku përmes këtyre
normave rregullohet organizimi dhe funksionimi i UP-së).
2. Sipas natyrës juridike
a) Materiale – janë ato norma përmes të cilave krijohen marrëdhënie juridiko-materiale.
(P.sh: Ushtrimi i kontrollit).
b) Formale – janë ato norma përmes të cilave krijohen marrëdhënie juridiko-formale.
(P.sh: Zhvillimi i procedurës administrative).
3. Sipas kohës së veprimit
a) Me afat të caktuar – janë ato norma të cilat gjenden vetëm brenda një afati të
caktuar kohor. Kur pushon gjendja, pushon edhe fuqia e tyre juridike. (P.sh: Ndodhin
fatkeqësi natyrore, në këtë rast nxirret një urdhër apo vendim për menaxhimin e
situatës së vërshimeve brenda një zone të caktuar).
b) Pa afat të caktuar – janë ato norma tek të cilat nuk është caktuar kohëzgjatja e tyre,
mirëpo kjo normë zgjat deri në momentin e shfuqizimit dhe nxjerret një normë e re.
4. Sipas karakterit të dispozitivit të normës
a) Normat lejuese apo autorizuese – Autorizon (lejon) ndërmarrjen e veprimeve të
caktuara.(P.sh: Lejohet marrja e patentshoferit nga mosha 18 vjeçare).

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 30


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

b) Normat ndaluese – Ndalojnë kryerjen e ndonjë veprimi të caktuar. (P.sh: Ndalohet


pirja e duhanit, prishja e qetësisë publike, qasja e personave të paautorizuar).
c) Normat urdhëruese – Normat që urdhërojnë kryerjen e një veprimi të caktuar. (P.sh:
Pagesa e tatimeve të ndryshme).
5. Sipas shtrirjes territoriale
a) Norma që vlejnë për tërë territorin e shtetit – përcaktojnë organizimin dhe
funksionimin e organeve të nivelit qëndror.
b) Norma që vlejnë brenda një komune – norma të cilat nxirren nga organet
komunale. Nuk i referohen nivelit qëndror në përgjithësi por vetëm një komune në
veçanti. (P.sh: Ligji për Obiliqin është ligj që vlen vetëm për këtë komunë).

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 31


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

SHËRBIMET PUBLIKE

Nocioni i shërbimit publik rrjedh nga e drejta franceze, ku më saktësisht përfaqësues i nocionit të
shërbimit publik është teoricienti Leon Dig. Në veprën e quajtur “Teori të funksioneve sociale”,
ka përcaktuar kuptimin e shërbimeve publike. Sipas këtij teoricienti vet e drejta publike
konsiderohet e drejtë e shërbimeve publike.

 Sipas Leon Dig, shërbimet publike janë ato shërbime të cilat sigurohen, kontrollohen dhe
realizohen nga ana e forcave qeverisëse. Qëllimi kryesor i shërbimeve publike është që të
arrihet një reciprocitet shoqëror, ndërsa mjeti për realizimin e këtij qëllimi është vet forca
qeverisëse (të atyre që sundojnë).
 Sipas teoricientit Moris Orju – qëllimi kryesor i shërbimeve publike është realizimi i
interesave të përgjithshme shoqërore, ku mjetet për realizimin e këtyre interesave është
pushteti.
 Sipas teoricientit Andre Lobadër, përfaqësues i shkencës së re juridike: shërbimet publike
paraqesin një aktivitet të trupave kolektiv për realizimin e qëllimeve të caktuara. Pra, nga
ky teoricient skemi përmendje të mjetit se si realizohet, p.sh: përmes shtetit, etj. Mirëpo
ky koncept është një koncept më dramatik sa i përket shërbimeve publike.

KLASIFIKIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE

Mund të ndahen në dy kategori:


1) Sipas objektit,
2) Sipas mënyrës së realizimit të interesave shoqërore.

1) Sipas objektit mund të 2) Shërbimet publike sipas mënyrës së


ndahen në disa kategori realizimit të interesit shoqëror
Shërbime administrative Shërbime publike të drejtpëdrejta – janë ato
shërbime të cilat u ofrohen qytetarëve në mënyrë të
drejtpërdrejt, p.sh: për një letërnjoftim, çertifikatë, etj.
Shërbime të industrisë dhe Shërbime publike të tërthorta (indirekte) – individi
tregtisë nuk hyn në kurrfarë marrëdhënie në shërbimet publike
veçse mund t’a shfrytëzojë atë, shfrytëzimi i rrugëve,
urave, etj.
Shërbime sociale Shërbime publike të cilat janë në interes të
bashkësisë së gjerë shoqërore – janë shërbime
publike të cilat të nuk janë të drejtuara drejtpërsëdrejti
për dobinë personale të individëve mirëpo i shërbejnë
interesit të përgjithshëm në kuptimin e drejtë, p.sh:
ambasadat, shërbimet diplomatike.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 32


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

AUTORIZIMET PUBLIKE

Meqenëse administrata shtetërore nuk mund t’i kryej të gjitha punët e shtetit, një pjesë të
kompetencave e bart tek organet të cilat ofrojnë shërbime publike, dhe këto organe kryejnë
autorizime publike. Do të thotë, autorizimet publike kryhen përmes një pushteti të deleguar.
Qeveria, organet lokale, një pjesë të pushtetit të tyre e delegojnë tek organet që ushtrojnë
shërbime publike për qytetarët, siç janë: shërbimet e energjisë elektrike, të ngrohjes, të ujit, të
transportit, etj.

Çdo subjekt të cilit i delegohet një autorizim publik duhet të plotësojë atributet e palës, të cilat
janë:
1. Zotësia juridike – është zotësia për të qenë bartës i të drejtave dhe detyrimeve, që do të
thotë se këto organe që ofrojnë shërbime publike duhet të kenë zotësi juridike.
2. Zotësia e veprimit – është aftësi e personit që me deklarimin e vet të vullnetit të fitoj të
drejtën dhe detyrimin dhe përgjithsisht të ndërmarr punë juridike.

FORMAT E SHËRBIMEVE PUBLIKE

1. Ndërmarrjet publike – kur shteti është komplet aksionar do të thotë udhëheqja caktohet
dhe ndërrohet me vendim të organeve shtetërore. (P.sh: Termokosi)
2. Ndërmarrjet mikste – si aksionar është shteti në njërën anë dhe kapitalistët privat në
anën tjetër (P.sh: Komunikacioni detar, ajror, hekurudhor, etj).

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 33


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

AKTI ADMINISTRATIV
KUPTIMI, HISTORIKU, LLOJET DHE ELEMENTET

Një ndër format më të rëndësishme të veprimtarisë që ushtrojnë organet e administratës


është veprimtaria që konsiston në nxjerrjen e akteve administrative.
Qëllimi kryesor i gjitha veprimeve që i ndërmerr një organ administrativ gjatë zhvillimit
të procedurës administrative ndërlidhet drejtpërsëdrejt me nxjerrjen e aktit administrativ që do të
thotë qëllimi i procedurës administrative është nxjerrja e një akti të ligjshëm dhe të rregullt.
Akti administrativ është manifestim apo shprehje e vullnetit të organit të administratës
me ç’rast vjen deri tek lindja, ndryshimi apo shuarja e një marrëdhënie juridike administrative.
Kuptimi i aktit administrativ në kuptim shumë më të gjerë: Akt administrativ quajmë çdo
sjellje, çdo urdhër, çdo veprim apo vendim të organit të administratës që shkakton pasoja
juridike.

HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË NOCIONIT TË AKTIT ADMINISTRATIV

Burim i të gjitha nocioneve të së drejtës administrative është Franca. Në Francë na


paraqiten veprat e para të së drejtës administrative, shërbimet publike, gjykata administrative.
Prandaj duhet ditur se edhe vetë nocioni i aktit administrativ buron nga e drejta franceze, ku
pastaj një nocion i këtillë filloi të zbatohet edhe në vendet e tjera evropiane.
Në mes aktit administrativ dhe vendimit nuk ekziston asnjë dallim pasiqë në Kosovë, që
nga periudha e ish RSFJ-së e deri në vitin 2006 është përdorur termi vendim apo aktvendim
kurse nga viti 2006 pas nxjerrjes së Ligjit për Procedurën Administrative, tashmë përdoret një
tjetër term e ai është termi akt administrav, term i huazuar nga Kodi i Procedurave
Administrative të Shqipërisë. Në aspektin teorik përdoret vetëm termi akt administrativ, kurse në
aspektin praktik përdoret ende termi vendim dhe aktvendim. Mirëpo cilado nga të dyja këto
terme mund të përdoret dhe është i pranueshëm sepse i referohet të njejtës veprimtari që
ushtrojnë organet e administratës.

KARAKTERISTIKAT E AKTIT ADMINISTRATIV

Akti administrativ ka disa karakteristika që e bëjnë të dallohet nga aktet e tjera.


1. Është akt juridik – sepse prodhon pasoja juridike. Pasoja që shkakton akti. Nxirret një
vendim, ai vendim për të qenë vendim juridik duhet të prodhojë pasoja pozitive (nëse
realizohet kërkesa e palës) apo negative (kur refuzohet realizimi i kërkesës së palës).
2. Është akt nënligjor – sepse çdoherë duhet të jetë në përputhje me ligje. Një akt
administrativ asnjëherë nuk mund të tejkalojë autorizime të cilat janë të përcaktuara me
ligj dhe çdoherë aktet administrative nxirren me qëllim të zbatimit të ligjeve dhe me
qëllim të përcaktimit të organizimit dhe funksionimit të një organi të administratës.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 34


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

3. Është akt që nxirret nga organet e administratës shtetërore dhe administratës


publike – Aktet janë karakteristikë e administratës shtetërore dhe publike por edhe e
organeve të tjera të pushtetit shtetëror. Kurse tek gjyqësori, kur gjykata vendos t’a ftoj një
ekspert, dëshmitarët, palët; të gjitha ato vendime nuk janë vendime gjyqësore por janë
vendime administrative. Ose p.sh: vendimi për përjashtimin e gjyqtarit është vendim
administrativ. Procedura gjyqësore nuk mund të zhvillohet pa ekzistimin e akteve
administrative. Aktet administrative janë kategori shumë e gjerë që e karakterizojnë tërë
funksionimin e shtetit në përgjithësi.

LLOJET E AKTEVE ADMINISTRATIVE

Ndarja bëhet duke u nisur nga fakti se a prodhojnë apo nuk prodhojnë pasoja juridike aktet
administrative. Prodhimi apo krijimi i pasojës juridike është kriter kryesor për ndarjen e akteve të
tilla.

1. Aktet materiale (reale) – janë akte të cilat nuk prodhojnë pasoja juridike, mirëpo i
ndihmojnë administratës për t’a nxjerr aktin juridik.
P.sh: Në gazetë shpallet një konkurs për praktikantë në Ministrinë e Drejtësisë
apo ndonjë institucion tjetër. Në momentin kur kryhen të gjitha procedurat e punësimit,
nxirret një vendim përmes të cilit përcaktohet që kandidati X,Y ka fituar vendin e punës
pas intervistimit dhe testit me shkrim, atëherë formalizohet procedura përmes aktit
juridik. Konkursi nuk prodhon pasojë por ndihmon në nxjerrjen e një akti juridik. Në
momentin kur ska përgjigje mbi pasojën del që akti është akt material. Sepse konkursi
vetvetiu nuk prodhon asnjë pasojë.
P.sh: Një zyrtar i cili punon në administratë i cili si jurist nuk ka shumë njohuri
financiare. Zyrtari angazhon një ekspert. Në momentin kur angazhon ekspertin, nga
eksperti kërkon që ai t’i përgatisë ekspertizën profesionale apo raportin profesional lidhur
me një çështje financiare. Këtë raport e dorëzon tek zyrtari. Këtu mund të themi se,
ekspertiza është akt material sepse vetvetiu nuk prodhon ndonjë pasojë. Ekspertiza i
shërben zyrtarit administrativ si një provë për t’a nxjerr vendimin. Pra, ekspertiza po
ndihmon në nxjerrjen e një akti juridik.
P.sh: Një qytetar ka parashtruar kërkesën që t’i lejohet ose t’i lëshohet leja për
ndërtimin e shtëpisë. Komuna e Prishtinës ka angazhuar një inspektor për t’a bërë
shiqimin në vendin e ngjarjes. Inspektori përgatit raportin mbi shiqimin në vendin e
ngjarjes. Procedurën e zhvillon organi administrativ. Ky raport është akt material sepse
ka ndihmuar zyrtarët e administratës për t’a nxjerr një vendim, qoftë një vendim pozitiv
apo negativ. Pra, mendimi i ekspertit kakarakter këshillëdhënës e jo obligativ.
P.sh: Një person shkon në Komunë t’i shiqojë librat e gjendjes civile ku ka të
dhëna të ndryshme mbi lindjen, martesën, vdekjen e individëve të ndryshëm. Regjistrat e
këtillë konsideron akte materiale sepse nëse personi dëshiron të nxjerr një pasaportë apo

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 35


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

letërnjoftim, librat e gjendjes civile do të shërbejnë në nxjerrjen e një vendimi në bazë të


cilit personit i lejohet të pajiset me një dokument.
P.sh: Njoftimi apo listat të cilat publikohen në fakultet, të cilat paraqesin se cilët
studentë do të kenë të drejtë ti nënshtrohen kollekfiumit janë akte materiale. Njoftimi nuk
shkakton asnjë pasojë juridike.
Pra, mund të konkludojmë që aktet e njoftimit, aktet e informimit, aktet e mbajtjes
së evidencave apo të dhënave të ndryshme për qytetarët janë akte materiale që nuk
prodhojnë pasoja juridike por vetëm i ndihmojnë administratës për t’a nxjerr aktin
juridik.
2. Akte juridike apo formale – janë akte të cilat çdoherë prodhojnë pasoja juridike, pasoja
këto që mund të jenë pasoja pozitive ose pasoja negative.
P.sh: Një qytetar aplikon për lejen e ndërtimit. Zyrtari i administratës e refuzon
kërkesën e palës për dhënien e lejes së ndërtimit. Ky akt është akt juridik sepse ka
shkaktuar pasojë.
Aktet juridike ndahen në dy kategori:
a) Akte të përgjithshme – janë ato akte të cilat prodhojnë pasoja të përgjithshme, për të
gjitha subjektet e së drejtës apo një kategori më të gjerë të subjekteve të së drejtës. Këto
akte përmbajnë një normë që është normë abstrakte apo normë e përgjithshme që
shkakton pasoja të përgjithshme për subjektet e së drejtës.
Aktet e përgjithshme mund të na paraqiten me emërtime të ndryshme,
P.sh: Në formë të rregulloreve, udhëzimet administrative, urdhëresat
administrative, statutet, qarkoret, etj.
Nxirren me qëllim të zbatimit të ligjit, por këto akte mund të kenë edhe karakter organizativ kur
përmes këtyre akteve përcaktohet fushëveprimi i një organi të administratës. Nxirren edhe me
qëllim të përcaktimit të organizimit të ndonjë institucioni apo ndërmarrje të caktuar.
b) Akte konkrete (individuale) – janë akte të cilat i referohen një individi apo një kategorie
të caktuar të subjekteve.
Aktet konkrete mund të klasifikohen në bazë të numrit të individëve që u referohet:
 Akte individuale – është ai akt që i referohet vetëm një individi. Në këtë akt shënohen
emri, mbiemri dhe të dhënat e tjera personale të subjektit të cilit i adresohet akti
administrativ.
P.sh: Një student i drejtohet dekanatit me një kërkesë. Në momentin kur dekanati
nxjerr vendim lidhur me kërkesën e atij studenti, ky vendim quhet individual sepse aty
shënohet të dhënat personale të studentit të caktuar.
 Akte kolegjiale (kolektive) – janë akte të cilat i adresohen një grupi të caktuar të
subjekteve.
P.sh: Disa studentë i drejtohen dekanatit me një kërkesë. Dekanati merr vendim.
Në këtë vendim, studentët nuk identifikohen secili me emra pasiqë numri është
më i madh.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 36


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

P.sh: Grupi i studentëve të vitit të dytë, banorët e një lagjeje, punëtorët e një
ndërmarrjeje.
Duke u nisur nga pasoja që shkakton akti, aktet ndahen në:
 Akte pozitive – janë ato akte të cilat konsiderohen si dobiprurëse për palën sepse përmes
akteve të tilla realizohet kërkesa e palës.
P.sh: Studenti aplikon për bursë, nxirret vendimi përmes të cilit lejohet bursa.
 Akte negative – janë akte jo dobiprurëse apo në disfavor të palës, sepse përmes aktit të
këtillë refuzohet kërkesa e palës.
P.sh: Studenti aplikon për bursë, nxirret vendimi përmes të cilit nuk lejohet bursa.

Duke u nisur nga fakti se me aktin administrativ a lind, ndryshohet apo shuhet një marrëdhënie e
re apo vetëm vërtetohet ekzistimi i një marrëdhënie që është krijuar më parë, aktet i ndajmë në:
 Akte konstituive – konsiston në ato akte përmes të cilave lind një marrëdhënie e re,
ndryshohet apo shuhet.
P.sh: Për studentët e regjistruar në një fakultet të caktuar nënshkruhet një vendim
nga dekanati i fakultetit juridik. Ky akt është konstituiv sepse krijon raport apo
marrëdhënie të re në mes studentëve dhe fakultetit. Që do të thotë, raport i cili nuk
ka ekzistuar më parë.
 Akte deklaratative – është akti që vetëm vërteton ekzistimin e një marrëdhënie që është
krijuar më parë.
P.sh: Për të aplikuar për bursë, studenti kërkon nga dekanati një vërtetim përmes
të cilit vërtetohet statusi i studentit. Prandaj themi se ky akt është deklarativ sepse
me këtë akt vetëm po vërtetohet një raport që është krijuar më parë.

Duke u nisur nga shkalla e diskrecionit (autorizimet) që ka zyrtari i administratës me rastin e


nxjerrjes së aktit administrativ, aktet ndahen në:
o Akte juridikisht të lidhura – janë ato akte për të cilat që më parë dihet se a do të jenë
akte pozitive apo akte negative për palën sepse zyrtari i administratës me rastin e
nxjerrjes së akteve të tilla nuk ka shkallë të lartë të diskrecionit por është i lidhur me një
normë juridike në mënyrë të ngushtë.
P.sh: Nëse qytetari i drejtohet një institucioni dhe kërkon lejen për ushtrimin e një
biznesi të caktuar. Këtu duhet të dijmë se ekzistojnë disa akte më të larta juridike,
ligje, që e përcaktojnë kriteret se kur mund të ipet leja për t’u ushtruar një biznes.
o Akte sipas çmuarjes së lirë – janë ato akte tek të cilat zyrtari i administratës ka një
shkallë më të lartë të diskrecionit për të vendosur në mes të dy apo më shumë
alternativave dhe për t’a përzgjedhur alternativën e cila është më e përshtatshme për
palën por edhe për interesin e përgjithshëm. Do të thotë se tek këto akte, zyrtari i
administratës ka në dispozicion dy apo më shumë zgjidhje dhe e gjen atë mundësi apo atë
alternativë e cila është më e përshtatshme për palën.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 37


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

P.sh: Nëse një shërbyes civil ka pësuar disa lëndime apo aksident dhe kërkon nga
Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale që ti lejohet një pension invalidor.
Mirëpo, zyrtari i administratës, në bazë të raportit të marrë nga eksperti, ka
konstatuar se ai person nuk i plotëson kushtet për pension invalidor. Por, në rastin
e këtillë, zyrtari administrativ ka mundësi t’i ofrojë një alternativë tjetër të cilën e
lejon ligji, është një pension i parakohshëm të cilin mund t’ia ofrojë.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 38


Shënime nga lënda: E Drejta Administrative/ Prof: Mirlinda Batalli

VENDIMET DHE PERFUNDIMET (KONKLUZIONET)

Asnjëherë nuk mund të identifikojmë vendimin me përfundim, sepse ekziston një dallim esencial
në mes të këtyre ndarjeve. Me vendim, vendoset çështja kryesore, ndërkaq me përfundim që
ndryshe quhet edhe konkluzion vendosen çështjet sekondare që ndryshe quhen edhe çështje
procedurale.
DALLIMET:
Nëse duhet të bëhet angazhimi i një eksperti ose përjashtimi i personit zyrtar nga procedura ose
duhet të vendoset lidhur me rikthimin në gjendjen e mëparshme, rastet e këtilla janë çështje
sekondare që neve na paraqiten gjatë zhvillimit të procedurës administrative, akoma pa u nxjerr
vendimi përfundimtar, dhe për këto çështje organi i administratës nxjerr vendim apo konkluzion.
Ndërkaq nëse vendoset mbi realizimin apo mosrealizimin e kërkesës së palës është çështje
kryesore dhe në rastin e këtillë duhet të nxirret një vendim.

ELEMENTET E AKTIT ADMINISTRATIV

Akti administrativ ka dy kategori të elementeve:


1. Elementet themelore (përmbajtësore) – janë:
a) Hyrja,
b) Dispozitivi,
c) Arsyetimi,
d) Këshilla juridike.
Nëse aktit administrativ i mungon ndonjëra nga këto elemente, nuk mund të prodhojë pasoja
juridike, pra konsiderohet si akt i kundërligjshëm.
2. Elementet teknike – janë:
a) Logoja e institucionit,
b) Institucioni që nxjerr aktin,
c) Numri i protokolit,
d) Data dhe vendi i nxjerrjes së aktit,
e) Nënshkrimi apo firma e personi zyrtar,
f) Vula e institucionit
Nëse administrata e pranon një vendim i cili nuk është nënshkruar dhe e konteston në gjykatë,
gjykata nuk ka nevojë fare të lëshohet në padi nëse e gjen që vendimi është i panënshkruar,
menjëherë e anulon vendimin e këtillë. Prandaj edhe elementet teknike janë tejet të rëndësishme
për aktin administrativ dhe pa to vendimin e nulle.
Në aspektin praktik, nënshkrimi do duhet të hynte në kategorinë e elementeve themelore, mirëpo
konsiderohet si element teknik, por pa të cilin akti nuk prodhon pasoja juridike.

Arta Begolli – Juridik (Universiteti i Prishtinës) Faqe 39

You might also like