fTESë P oFERTë Materiale ELEKTRIKE SISTEM

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 4

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS


SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

FTESË PËR OFERTË

Autoriteti Kontraktor
Emri: Institucioni i Presidentit të Republikës
Adresa: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë
Tel/Fax: 04 2389 894
E-mail: iljaz.peka@president.al
Faqja e Internetit: www.president.al

 Autoriteti Kontraktor Institucioni i Presidentit të Republikës do të zhvillojë procedurën e


prokurimit me vlerë të vogël, me objekt: “Blerje Materiale Elektrike”, për vitin 2022.

Data e zhvillimit do të jetë 11.10.2022, ora 09 : 00, në adresën www.app.gov.al


Jeni të lutur të paraqisni ofertën tuaj për këtë objekt prokurimi me të dhënat si më poshtë:

 “Blerje Materiale Elektrike”, për vitin 2022.


Sasia:

Kërkesë për blerje

Nr Përshkrimi i mallit Njësia Sasia


1 Brave, dorezë, fishek për dyert (bronx) komplete 20
2 Izolant copë 20
3 Pllafont i jashtëm tavanor i jashtem 60x60 LED copë 10
4 Llampa neoni LED 24W 150cm copë 150
5 Zgjatues tensioni me 5 priza me 4 priza copë 4
6 Spina TV, mashkull/femër copë 100
7 Zgjatues me 5 priza copë 20
8 Transformator AC85-265V 50/60Hz DC24V-36 copë 20
9 UPA 6,8,10mm copë 3x100
10 Llampa LED 6W E14 të ngrohta copë 100
11 Llampa LED 6W E14 të ftohta copë 100
12 Llampa LED 12W E27 të ngrohta copë 100
13 Llampa LED 12W E27 të ftohta copë 100

________________________________________________________________________________________________
Institucioni i Presidentit të Republikës, 04 2389 810, Blv “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, president.al
14 Spote LED 15W 20x20cm natyral copë 40
15 Spote LED 15W rrethor D13cm copë 30
16 Spote LED 15W rrethor D17cm copë 30
17 Spote tavanore LED 20x20cm 18W copë 20
18 Spote inkaso LED 60x60cm copë 20
19 Atomat 16A një modul copë 10
20 Atomat 25A një modul copë 5
21 Shirit LED 14.4W 24V metër 30
22 Transformator 24V-150W copë 4
23 Kabëll metër 200
24 Kapuça 6,10 copë 100
25 Sensor muzgu copë 4
26 Aparat avometër copë 1

Specifikimet teknike të mallrave.

1. Pllafont i jashtëm tavanor i jashtem, me përmasa 60x60 LED.

2. Llampa neoni LED 24W, me përmasa 150cm.

3. UPA me përmasa, 6 mm,8 mm, dhe 10mm.

4. Spote LED 15W, me përmasa 20x20cm natyral.

5. Spote LED 15W rrethor, me Diameter 13cm.

6. Spote LED 15W rrethor, me Diameter 17cm.

7. Spote tavanore LED, me përmasa 20x20cm 18W.

8. Spote inkaso LED, me përmasa 60x60cm.

Kritere të Veçanta për Kualifikim

 Operatori Ekonomik duhet të jetë i regjistruar pranë QKR-së, (Ekstarkt)


 Operatori ekonomik ofertues duhet të paraqesë bashkë me ofertën e tij, Ekstraktin Historik
të QKR-së ku objekti i aktivitetit te këtij subjekti tregtar të përputhet me kërkesat e ftesës
për oferte. Certifikatën e NIPT-it dhe vërtetimin bankar për numrin e llogarisë dhe IBAN-
it.

 Operatori Ekonomik pjesëmarrës duhet të paraqesë Formularin e Ofertës.


 Operatori ekonomik duhet të paraqesë vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha
detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike, të kontratave të energjisë që ka operatori
ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.
________________________________________________________________________________________________
Institucioni i Presidentit të Republikës, 04 2389 810, Blv “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, president.al
 Operatori Ekonomik pjesëmarrës duhet të paraqesë deklarate mbi përmbushjen e
Specifikimeve Teknike. (Deklaratë nga Operatori Ekonomik)

 Operatori Ekonomik pjesëmarrës duhet të paraqesë deklarate mbi përmbushjen e kritereve


të përgjithshme. (Deklaratë nga Operatori Ekonomik)

 Operatori Ekonomik pjesëmarrës duhet të paraqesë deklarate mbi konfliktin e interesit.


(Deklaratë nga Operatori Ekonomik)

 Operatori ekonomik pjesëmarrës në këtë procedurë prokurimi duhet të ketë minimumi 8


(tetë) të punësuar, për 6 (gjashtë) muajt e fundit, kjo e vërtetuar me listpagesën nga
tatimet.
 Shoqeria/operatori ekonomik për realizimin e kësaj procedure, duhet te paraqesë
dokumentacion për specialist të certifikuar sipas profesioneve të mëposhtme:
 Elekterçist 2 (dy)

Për specialistët e kërkuar me sipër për elekterçist ,të paraqitet një dëshmi kualifikimi
diplome/deftesë ose certifikate trajnimi të lëshuara nga organet shtetërore apo nga
subjektet juridike private të akredituara për certifikimin e punonjësve.

 Operatori ekonomik ofertues duhet të jetë pajisur me ISO 9001:2015 – Sistemet e


menaxhimit të cilësisë (ose ekuivalente me të). Certifikata që do të paraqitet kërkohet të jetë
e vlefshme në kohën e zhvillimit të tenderit. Certifikata të jetë e lëshuar nga nje organ i
vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose nga
organizma ndërkombëtare akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë.
o Certifikata të jetë e përkthyer dhe noterizuar, nëse nuk është në gjuhën shqipe.
 Operatori ekonomik ofertues duhet te jetë pajisur me ISO 14001:2015 (ose ekuivalente me
të), lidhur me sistemin e menaxhimit të mjedisit, e cila të përfshijë objektin e prokurimit.
Certifikata që do të paraqitet kërkohet të jetë e vlefshme në kohën e zhvillimit të tenderit.
Certifikata të jetë e lëshuar nga nje organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga
organizmi kombëtar i akreditimit ose nga organizma ndërkombëtare akreditues, të njohur nga
Republika e Shqipërisë.

o Certifikata të jetë e përkthyer dhe noterizuar, nëse nuk është në gjuhën shqipe.
 Operatori ekonomik ofertues duhet të paraqesë një deklaratë që merr përsipër furnizim-
vendosje për një sasi të limitur të mallrave që do kërkohen nga Autoriteti Kontraktor ditën
e lëvrimit të mallrave.

 Afatet e realizimit të procedurës do të jetë 2 ditë nga Konfirmimi i Njoftimit të Fituesit.

Mos paraqitja e ofertuesit brenda afatit do të konsiderohet si tërheqje nga oferta, dhe do
të vijohet me Operatorin Ekonomik i renditur i dyti dhe kështu me radhë deri tek
Operatori Ekonomik i renditur i 10- ti.

________________________________________________________________________________________________
Institucioni i Presidentit të Republikës, 04 2389 810, Blv “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, president.al
Mosparaqitja brenda afatit të caktuar, s’kualifikon automatikisht ofertuesin.
Autoriteti kontraktor rezervon të drejtën e refuzimit të ofertës në rast se konstaton se
malli/shërbimi i Operatorit fitues nuk përputhet me specifikimet e kërkuara nga Autoriteti
Kontraktor dhe do të vijohet me njoftimin e Operatorit Ekonomik vijues.
Të gjithë dokumentet/certifikatat duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre.
Nëse dokumentet janë në gjuhë të huaj, duhet të shoqërohen nga përkthimi në gjuhën
shqipe, i noterizuar.
Rastet e mosdorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta,
konsiderohen si kushte për skualifikim

Në vijim të sa më sipër, kërkojmë nga ju vlerësimin me seriozitet të kërkesave tona


përpara se të ofertoni, në mënyrë që të përmbushni detyrimet që merrni përsipër me
paraqitjen e ofertës, në rast se shpalleni fitues.

SHËNIM: Operatori ekonomik fitues për nënshkrimin e një kontrate/dorëzimin e faturës


tatimore/fiskale/elektronike duhet të ketë:

1. Kopje të Certifikiatës Elektronike të Fiskalizimit, për tatimpaguesit që përdorin


Platformën
Qendrore të Faturave.

2. Kopje të Certifikatës Elektronike të Fisklaizimit dhe kopje të vlefshme të kontratës së


lidhur me Kompaninë e Çertifikuar për zgjidhjen softuerike në përdorim, për tatimpaguesit
që lëshojnë fatura përmes zgjidhjes softuerik.

 Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.

TITULLARI I AUTORITETIT KONTRAKTOR

Florian KALI

________________________________________________________________________________________________
Institucioni i Presidentit të Republikës, 04 2389 810, Blv “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, president.al

You might also like