Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 20

4.

Bërthama, ndërtimi dhe funksionet,


bërthamëza, kromatina, kariotipi
Bërthama (1)
Berthama është organthi kryesor i qelizës: strukturë sferike afer qendrës së qelizës.
Nuk ështe formacion i qendrueshem: varet nga fazat e ciklit te ndarjes. Forma e saj
studiohet zakonisht ne interfazë qe zgjat më shumë sesa ndarja e qelizës; përkon
me formen e qelizës (e rrumbullaket, vezake, e stërgjatur), ose e crregullt (e
segmentar, piknotike, e fragmentuar, e sheshtë etj.) Forma e saj përkon me atë të
qelizës, por mund të jetë edhe e crregullt.
Raporti berthame/citoplazmë, ose raporti nukleo-citoplazmatik (N:P) I Hertvig NP=
Vn/Vc-Vn eshtë zakonisht 1/4 .
Berthama eshte zakonisht në qendër te qelizës por ka dhe vendosje ekscentrike
(qelizat dhjamore).
Qelizat kanë zakonisht 1 berthamë, por mund te jenë me ose me shume berthama, gjë
qe ndodh nga ndarja e berthamës pa ndarje të citoplazmës (megakariociti,
osteoklasti), apo nga bashkimi i qelizave në një sasi qelizore unike (sinciciumi i
qelizave muskulare).
.
.
-
• Berthama ka keto pjesë:
• -cipa bërthamore,
• -lengu bërthamor,
• -kromatina,(acidet nukleinike,kromozomet)
• -bërthamëza
Cipa bërthamore
Rrethon bërthamen nga jashte, me trashesi 30 nm.
Ndërtohet nga dy shtresa me trashesi 7 nm secila, që kufizojnë midis tyre
hapësirën
Perinukleare (15 nm).
2 cipat kane ndertim treshtresor sikurse cipa qelizore.
-cipa bërthamore e brendshme, e pasur me proteina që shërbejnë për të kapur
laminat (që formojnë skeletin përgjegjës për formën sferike të bërthamës).
-cipa bërthamore e jashtme vazhdon me cipën e REP; nga jashtë është e
mbushur me ribozome.
Membrana paraqet një numër të madh poresh bërthamore që krijojnë
mundësinë e komunikimit të bërthamës me citoplazmën e qelizës.
Cdo por ka kanalin, ku njëri skaj ështe brenda bërthames dhe rrethohet nga
unaza fibroze e brendshme , kurse tjetri në citoplazmë – nga unaza fibroze
e jashtme, te përbëra me struktura proteinike fijore. Në fund nga brenda –
unaza fundore, duke u formuar kështu një kosh.
.
Funksionet e poreve dhe cipës bërthamore

Në poret kryhet transporti aktiv i molekulave te vogla dhe të


mesme (më ngadalë), kurse molekulat e mëdha – jo.
Kështu nëpërmjet poreve transportohen nga citoplazma për në
bërthamë hisotnet për sintzën e ADN-së, ribozomet e
porsaformuara per ne citoplzmë, ARN-ja mesazhere etj.
Cipa e bërthamës mbron nukleoplamën nga elementë të huaj që
veprojnë në citoplazmë, kontrollon shkëmbimet midis
nukleoplazmës dhe citoplazmës, është barrierë që lejon
shpërhapjen e joneve.
Shumica e ketyre shkembimeve realizohen nëpërmjet poreve.
Lëngu bërthamor
Lëngu bërthamor bashkë me kromatinën – nukleopazama ose
karioplazma. Ngjyroset dobët.
Është solucion koloidal, gjysmë i lëngshëm me proteina që luajnë
rolin e shtrojës për bërthamën si dhe shërben si mjedis i
përshtatshëm për shpërhapjen e shpejtë të metaboliteve si dhe
lëvizjen e nënnjësive të ARNm dhe ARNt nëpërmjet poreve.
Ka një pikëpamje që termi lëng bërthamor të hiqet, sepse në
vendet që i korrespondojnë atij janë të vendosura mikrofibrila
të shtrira të kromatinës dhe kokrriza të ndryshme.
Kromatina (1)
• Është një material kompleks i përbërë nga ADN-ja që është përbërësi kryesor si dhe proteinat
bazike (histone), acide (proteina johistone), fosfoproteinat, fosfolipidet si dhe pak ARN.
• Histonet marrin pjesë në përcaktimin e strukturës së kromatinës dhe kromozomeve ( në
palosjen e shiritave të ADN-së dhe rregullimit të aktivitetit të gjeneve).
• Kariozome janë lëmshet e vogla në trajtë grimcash apo blloqesh të kromatinës.
• Nukleozomet nga përdrehdja e mëtejshme.
• Në bërthamat interfazike ka dy forma të kromatinës:
• Heterokromatina: kromatinë kompakte, e kondensuar, e përdredhur në formën e fijeve shumë
të holla ose të kokrrizave shumë të vogla.
• Eukromatina: është në formë fijesh të holla ose kokrizva shumë të vogla që nuk duken me
MO.
• Këto dy kromatina janë dy gjendje të ndryshme fizike të së njëjtës substancë; janë shkallë të
ndryshme të spiralizimit të disa kromozomeve dhe regjioneve të tyre gjatë interfazës.
• Në interfazë, pas përfundimit të ndarjes, një pjesë e kromatinës despiralizohet dhe formon
eukromatinën, ndërsa segmente të tjera mbeten të spiralizauar (heterokromatina). Procesi I
spiralizimit dhe despiralizimit përsëritet në cdo cikël të qelizës.
Kromatina (2)-
-ADN-ja bërthamore lidhet me proteina që quhen histone dhe
formon nukleozomet, me forma sferike si perlat e rruazave.
Këtë të fundit përdridhen dhe formojnë filamente me diametër 30
nm duke u formuar kështu kromatina.
Kromatina që kondesohet nga bashkëveprimi me proteinat që
lidhin ADN-në, formon kromozomet.
Kromozomi përmban: 35% ADN , 60% proteina (histone), e 5 %
ARN:
Eukromatina është ADN-ja e pakondensuar
Kromozomet
• Kromozomet – elemente mikroskopik të përbëra nga një molekulë ADN-je dhe proteina –
histone dhe jo-histone. Ai mban gjenet, suportet e informacionit gjenetik që transmetohen nga
qelizat nënë në ato bija gjatë ndarjes qelizore.
• Ato nuk duken në interfazë, por vetëm gjatë ndarjes qelizore.
• Bërthamat e qelizave somatike të njeriut kanë 46 kromozome; nga këto, 22 cifte janë
kromozomet somatike ose autozomet dhe një cift është ai i kromozomeve seksuale apo
gonozomeve.
• Qelizat gjinore kanë vetëm 23 kromozome, ndërsa zigota – 46. Kromozomet – në formë
shkopinjsh apo cilindrash, të përbërë nga dy krahë – kromatide, që lidhen midis tyre në
nivelin e centromerit (ngushtica parësore); ato kanë dhe ngushticën dytësore dhe satelitët
(trupëza të vogla sferike në skajet e shkurtra të kromozomeve).
• Telomeri – skaji fundor i kromozomit, që përbëhet nga sekuenca të përsëritura jo të koduara
të ADN, për ta mbrojtur kromozomin nga dëmtimet. Në cdo ndarje qelizore telomerët vijnë e
shkurtohen.
• Të dy kromatidet janë ndërtuar nga një filament i përdredhur – kromonema që shtrihet nga
një skaj I kromozomit në tjetrin. Ka zona të përdredhura (kromomerë) dhe jo të përdredhura
(interkromomerë), që I korrespondojnë hetero dhe eukromatinës.
Kariotipi

• Kariotipi – tërësia e karakteristikave morfologjike të kromozomeve në


bazë të formës, vendosjes së centromerit, ngushticës dytësore dhe
satelitëve.
• Në një kariotip vendosja e cifteve të kromozomeve bëhet sipas rendit
zbritës. Kromozomet e ciftit të parë janë ato më të mëdha (10 mikrometër),
ato të ciftit 22 – më të vogla (1-2 mikrometër).
• Kromozemet klasifikohen në grupe, që zakonisht – 7 grupe.
• Kariotipi shërben për diagnostikimin e sëmundjeve që shkaktohen nga
crregullimet e kromozomeve.
• Përdoret teknika e ngjyrimit me shirita. Në saje të tyre dallohen shpejt dhe
saktë kromozomet normale dhe diagnostikohen të gjitha vështirësitë
strukturore të kromozomeve.
Bërthamëza
• Kjo është një regjion i specializuar i bërthamës që rrethon
gjenet aktive në sintezën e rARN. Ajo duket mirë në bërthamat
me kromatinë të kondensuar, dhe jo mirë në ato me kromatinë
jo të kondensuar
• Përmasat dhe dhe numri i tyre varet nga niveli i sintezës së
ARN-së.
• Nuk ka cipë kufizuese; ka bazofili të shprehur.
• Ajo përmban ARN, proteina dhe ADN. Raporti proteinë/ARN
– 1/10.
-
-Bërthamëza
Është vendi ku sintetizohet ARN-ja ribozomale, që lidhen me proteinat për të
formuar njësitë e ribozomeve. Në saje të porit bërthamor këto njësi dërgohen
në citoplazmë ku bashkohen për të formuar ribozomet.
Bërthamëza me ME ka tre zona:
-pars amorfa (zonë e zbehtë) me harqe të mëdha ADN-je, që mbart genet e
ARN-së ribozomale.
-pars fibroza (zonë me ngjyrë të zezë) që mbart ARN-në ribozomale të
transkriptueshme.
-pars granuloza (zonë kokrrizore) ku gjenden njësitë e reja të ribozomeve.
Bërthamëza ka formë sferike 1-3 mikrometër, me ngjyrë blu-vjollcë me E-O;
përmasat e saj rriten kur qeliza është në procesin e transkriptimit të geneve.
Proteinat ribozomale sintetizohen në citoplaznë, hyjnë në bërthamë me anë të
poreve dhe kombinohen me molekulta e rARN duke formuar
ribonukleoproteinat. Këto bashkohen dhe formojnë nënnjësitë e ribozomeve që
dalin nga bërthama

You might also like