Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

Historiku i arbitrazhit

• Gjatë ballafaqimit me një kontest që rrjedh nga një kontratë ose marrëdhënie tjetër ekonomike, gjykata është
metoda e parë e cila na bien në mend për zgjidhjen e këtij kontesti. Megjithëse gjykatat mbesin mekanizmi më
i popullarizuar për zgjidhjen e kontesteve, arbitrazhi dhe metoda të tjera alternative për zgjidhjen e
kontesteve janë evoluar dhe zhvilluar gjatë shekujve paralel me zhvillimin e ekonomisë dhe tregtisë.

• Shenimet Antike-me herët se gjykatat

• Një analizë historike –mjete negocimi, ndërmjetësimi, dhe arbitrazhi, të cilat në terminologjinë juridike të
sotme quhen Metoda Alternative për Zgjidhjen e Kontesteve (MAZK).

• Kryeplakut të fisit ose ndonjë “udhëheqësi” të grupit, fshatit, ose shoqërisë, dhe vendimi i atij personi ishte i
detyrueshëm për palët në kontest. Sistem i mëvonshëm ku “këshilli i pleqve” i fshatit vendoste lidhur me një
problem mes dy palëve, dhe ndaj vendimit të këshillit nuk mund të ankohej por duhej të zbatohej menjëherë.

• Megjithëse nuk dihet me saktësi se kur filloi të shfrytëzohej zyrtarisht arbitrazhi, - Egjiptin e lashtë, si dhe nga
romakët, grekët, papët, dhe mbretërit evropian.

• Rregullat e para të arbitrazhit u miratuan diku rreth shekullit XV dhe XVI në Angli, gjegjësisht në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës.

• Megjithatë, zhvillimi i arbitrazhit dhe promovimi i tij ndodhën kryesisht në fillim të shekullit XX, kur shumë
shtete (kryesisht në Evropën Perëndimore dhe SHBA) miratuan ligje të cilat e përcaktuan arbitrazhin si
alternativë për gjykatat . Në të kaluarën, arbitrazhi ishte gjithmonë proces ad hoc, por zhvillimi i arbitrazhit u
shoqërua nga zhvillimi i arbitrazhit institucional apo i sponzoruar nga ku organizatat private janë themeluar
për të administruar procedurën e arbitrazhit. Në këtë drejtim, Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Tregtinë
Ndërkombëtare (UNCITRAL) miratoi një Ligj Model për Arbitrazhin Tregtar Ndërkombëtar në vitin 1985 dhe
Rregullat model për Arbitrazhin Ndërkombëtar Tregtar në vitin 2006.

• Ligji dhe Rregullat e kanë krijuar standardet ndërkombëtare që janë relevante për te dy arbitrazhet atë
ndërkombëtar dhe vendor.

Qasjet për zgjidhjen e kontesteve ekonomike

• Në botën bashkëkohore të afarizmit dhe teknologjisë, bizneset, më shumë se kurdoherë janë të prira për t’i
zgjidhur kontestet jashtë procedurës klasike gjyqësore. Një vëmendje e posaçme është përqendruar në
marrëveshjet paraprake, me ç’rast palët pajtohen lidhur me llojin e mekanizmit për zgjidhjen e kontestit i cili do
të shfrytëzohet në rast të paraqitjes së ndonjë kontesti mes tyre. Këto marrëveshje paraprake, në shumicën e
rasteve, shprehimisht e përjashtojnë juridiksionin e gjykatave.

• Megjithatë, ekzistojnë prapë shumë raste ku bizneset, në kontratat e tyre, nuk i përfshijnë klauzolat të cilat e
përcaktojnë forumin si dhe ligjin e aplikueshëm për zgjidhjen e kontestit dhe, si rezultat i kësaj, kontestet
eventuale përfundojnë në gjykata, si formë automatike për zgjidhjen e kontesteve.

• Kur është fjala për zgjidhjen e kontestit, opsionet të cilat janë në dispozicion të palëve, përveç gjykatave si forma
tradicionale, përfshijnë negocimin, ndërmjetësimin, dhe arbitrazhin.

• Meqenëse nevojat dhe synimet e biznesit ndryshojnë varësisht nga lloji i transaksionit, është me rëndësi të
vlerësohet se cila mënyrë e zgjidhjes së kontestit i përgjigjet më mirë transaksionit në fjalë. Kjo e imponon
nevojën për përfshirjen e klauzolave të ndryshme të Zgjidhjes Alternative të Kontesteve (ZAK) në kontratat
‘shabllon’ të kompanive. Në shumicën e rasteve, kompanitë zgjedhin një lloj të ZAK dhe në kontratë përfshijnë
klauzola të cilat rregullojnë të gjitha kontestet eventuale ndërmjet palëve. Megjithatë, ka raste, siç janë
kontratat komplekse me shuma të mëdha parash, kur aplikohet një proces me shumë nivele për zgjidhjen e
kontestit. Për shembull, klauzola për zgjidhjen e kontestit mund ta përcaktojë përdorimin edhe të
ndërmjetësimit edhe të arbitrazhit, ose mund të fillojë duke përcaktuar se zgjidhja e kontestit do të bëhet me
anë të negociatave me mirëbesim mes palëve, dhe më pas të vazhdojë me ndërmjetësimin si zgjedhje e dytë,
dhe të përfundojë me arbitrazhin si zgjedhja e fundit

Arbitrazhi krahas procedurave gjyqësore

• Ka përparësi të shumta të arbitrazhit si një mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve .

• Përfitimet e mundshme dhe shqetësimet e arbitrazhit varësisht ndryshojnë nga kompania në kompani, nga
transaksioni dhe nga mosmarrëveshje. Për më tepër, për derisa disa faktorë mund të shihet si përparësi nga
disa biznese (p.sh. vendimi përfundimtar dhe i detyrueshëm pa mundëdi ankese), të tjerët e konsiderojnë ato
si të meta. Faktorët specifik të cilët pala duhet t'i ketë parasysh në përcaktimin në mes arbitrazhit ose
gjykatës, janë, por nuk kufizohen, si vijon:

Arbitrazhi në spektrin e MAZK-ut

• Termi Zgjidhja Alternative e Kontesteve (ZAK) i referohet të gjitha metodave për zgjidhjen e kontesteve jashtë
gjyqësore, duke përfshirë negocimin, ndërmjetësimin dhe arbitrazhin. Megjithatë, disa shkirme te autorëve
mbi këtë çështje nuk e konsiderojnë arbitrazhin të jetë një formë e ZAK sepse arbitrazhi, sikurse procedura
gjyqësore, është një proces i të gjykuarit, ku një palë e tretë do të dëgjojë dhe vendosë mbi kontestin. Kjo
tërheq dallimin midis mekanizmave të të gjykuarit (arbitrazhi dhe procedura gjyqësore) dhe mekanizmave të të
jogjykuarit (negocimit apo ndërmjetësimit).

• Juridiksioni: Përderisa një klauzolë për zgjedhjen e forumit në kontratë, e cila i jep kompetencë gjykatës
kompetente, shihet si zgjidhje e të gjitha sfidave juridiksionale, një gjë e tillë megjithatë mund të sfidohet në
bazë të mos-përshtatshmërisë së forumit.

• Natyrisht, është e mundshme që palët të pajtohen për një forum në një shtet të tretë, por një gjë e tillë nuk
lejohet nga ligjet e të gjitha shteteve. Për këtë arsye, lënda gjithmonë sillet para gjykatës së atij vendi ku njëra
prej palëve e ka biznesin e vet.. Edhe nëse arbitrazhi do të zhvillohej në vendin e njërës prej palëve,
marrëveshja për të arbitruar shihet si një marrëveshje për të pasur një forum neutral i cili nuk është i
ndërlidhur me strukturën juridike ose politike të cilësdo palë. Për më tepër, një marrëveshje për të arbitruar
konteste eventuale me një organ shtetëror i mënjanon problemet e imunitetit të sovranit, pasi që pothuajse të
gjitha shtetet e kanë pranuar marrëveshjen e arbitrazhit si një diskualifikues i së drejtës për t’u thirrur në
imunitetin e sovranit.

• Zbatimi i vendimeve: Është mjaft e qartë që thjeshtë duke e marrë një letër prej një gjykate ose prej një
tribunali të arbitrazhit, e cila përmban një vendim në favor të njërës palë, nuk i kthen në gjep para palës fituese.
Një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm kur vendimi zbatohet. Megjithatë, deri me tani (të paktën deri në
momentin kur Konventa e Hagës për Zbatimin e Gjykimeve të Huaja hyn në fuqi), problemet më të mëdha
paraqiten në lidhje me zbatimin e vendimeve të gjykatave. Sidoqoftë, tek arbitrazhi, çështja e zbatimit dhe
njohjes së vendimeve të arbitrazhit është zgjidhur me Konventën e Nju Jorkut të vitit 1958 për Ekzekutimin dhe
Njohjen e Vendimeve të Arbitrazhit të Huaj (Konventa e Nju Jorkut).

• Sipas kësaj Konvente, vendimet e arbitrazhit të sjella në shtetet e Konventës janë të zbatueshme në të gjitha
vendet tjera të Konventës në të njëjtën mënyrë sikurse vendimet vendore.

• Shpenzimet dhe efikasiteti kohor: Një prej arsyeve kryesore pse kompanitë e zgjedhin arbitrazhin në vend të
procedurave gjyqësore janë kursimi i shpenzimeve dhe i kohës. Megjithëse shpenzimet e arbitrazhit në shikim
të parë mund të duken të mëdha, po t’i krahasonim ato me shpenzimet të cilat mund të krijoheshin nga një
lëndë gjyqësore e cila i nënshtrohet të drejtës së ankesës dhe mund të ngritët nga njëra shkallë në tjetrën,
atëherë del se shpenzimet e arbitrazhit janë shumë më të ulëta se ato të procedurave gjyqësore. Përveç kësaj,
procedurat e arbitrazhit janë shumë më të shpejta se ato gjyqësore. Shumica e tribunaleve të arbitrazhit e
dëgjojnë dhe vendosin mbi lëndën brenda ditës, përderisa procedurat gjyqësore, për të njëjtën lëndë
(sidomos për shkak të numrit të madh të lëndëve) mund të zgjasin me ditë të tëra.

• Fshehtësia (konfidentcialiteti) dhe privatësia: Niveli i fshehtësisë, në parim, rregullohet përmes rregullave të
arbitrazhit të përzgjedhura nga palët.. Për dallim nga seancat gjyqësore, të cilat janë të hapura për publikun,
seancat e arbitrazhit janë private dhe konfidenciale. Arbitërit dhe stafit administrativ nuk mund te diskutojë
apo të botojë çfarëdo çështje që ka të bëjë me lëndën, jashtë dëgjimit arbitrues.

• Parashikueshmëria: Çështja e parashikueshmërisë është çështje shumë e rëndësishme, sidomos kur lënda ka
karakter ndërkombëtarë. Me arbitrazh, lënda zgjidhet në një vend dhe menjëherë (pa mundësi ankimi), e jo
përmes një gare gjykimesh nëpër gjykata të ndryshme të vendeve të ndryshme.

• Ekspertiza: Arbitërit kanë ekspertizë në fusha të ndryshme, në krahasim me gjyqtarët, ku të gjithë janë jurist.
Ky është një faktorë i rëndësishëm që e shtyn palën të zgjedhë arbitrazhin mbi gjykatën. Pasi që vet palët i
zgjedhin arbitërit të cilët do ta dëgjojnë kontestin, ata nuk janë të kufizuar vetëm me një listë juristesh. Nëse,
për shembull, kontesti ka të bëjë me një kontratë për mallra specifik, atyre ju lejohet të zgjedhin arbitëra të
cilët janë ekspert të asaj lëmie specifike.

• Fleksibiliteti: Në arbitrazh, në krahasim me gjykatën, procedura zakonisht formohet nga vet palët. Përveç
rregullave procedurale të zgjedhura, palët mund t’i shmangen ndonjë rregulli të caktuar dhe të pajtohen
ndryshe. Arbitrazhi konsiderohet si formë për zgjidhjen e kontesteve i cili mund të përshtatet sipas rrethanave
specifike të rastit përkatës. Në arbitrazh, procedurat përcaktohen nga arbitërat dhe nga palët, gjë kjo që ofron
më shumë fleksibilitet, në krahasim me gjykatat kur regullat u imponohen palëve.

• Finalizimi: Vendimi i arbitrazhit është përfundimtar dhe i detyrueshëm. Nuk ka mundësi të ankimit, përveç në
rast se palët kërkojnë shqyrtim gjyqësor të vendimit, gjë që mund të kërkohet vetëm në raste të caktuara. Në
anën tjetër, vendimi i gjykatave i nënshtrohet të drejtës së ankesës dhe mund të përcillet në shkallë më të lartë
gjyqësore.

Përzgjedhja e llojit të duhur të arbitrazhit

• Arbitrazhet institucionale dhe ato Ad Hoc

• Përderisa arbitrazhi institucional administrohet nga një organizatë ose institucion në pajtim me rregullat e veta
të procedurës, arbitrazhi ad-hoc nënkupton që nuk ka administrim formal nga një organizatë e caktuar, por vet
palët i krijojnë procedurat e tyre për një arbitrim të caktuar.

• Arbitrazhit institucional është i përhapur në shumë organizatat, ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare.
Këto përfshijnë Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Odën Ndërkombëtare të Tregtisë, Qendra
Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve, Gjykata e Arbitrazhit në Londër Ndërkombëtare, Shoqata
Amerikane, Qendra e Arbitrazhit Ndërkombëtar e Vjenës, Tribunali i përhershëm i Arbitrazhit në Odën
Ekonomike te Kroacisë dhe shumë të tjerë.

• Në vitin 2011, dy institucione të reja të arbitrazhit u krijuan në Kosovë-Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit


pranë Odës Ekonomike të Kosovës dhe Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (ZAK) pranë Odës
Ekonomike Amerikane në Kosovë.

• Arbitrazhi institucional: Ky lloj i arbitrimit ka një numër përparësish, prej të cilave veçojmë se institucioni do të
ndihmojë në administrimin e procedurës së arbitrazhit nga fillimi në fund.
• Së dyti, institucionet e arbitrazhit kanë rregullat e tyre të procedurës, të cilat mund të përfshijnë në
marrëveshjen e tyre të arbitrazhit . Për këtë arsye, në vend se të fillohen prej fillimit, duke i përcaktuar vetë
rregullat dhe duke e “rizbuluar rrotën”, palët mund të mbështeten në rregullat e arbitrazhit të një institucioni të
caktuar, të cilat janë formuluar nga profesionistët. Ky solucion ofron edhe parshikueshmëri sepse palëve ju
ofrohet shans t’i lexojnë dhe analizojnë rregullat, si dhe t’i shkojnë komentet lidhur me këto rregulla për të
parë se çfarë lloj zgjidhjesh ofrojnë ato për çështje të caktuara. Për më tepër, rregullat e shumicës së
institucioneve u lejojnë palëve për të modifikuar rregullat sipas nevojave që u përshtaten atyre.

• Edhe një përparësi është klauzola shabllon e arbitrazhit e cila ofrohet nga institucioni arbitrues. Në shumë
raste, palët e shikojnë klauzolën shabllon të siguruar nga institutet, dhe thjesht e përfshijnë në kontratë. Një gjë
e tillë i shmangë konfliktet eventuale lidhur me vlefshmërinë e klauzolës, të cilat mund të shfaqen nëse
klauzola nuk është hartuar saktë nga palët.

• Përzgjedhja e arbitërave është, padyshim, një prej përparësive më të rëndësishme që ofron arbitrazhi
institucional. Në vend të ballafaqimit të mundshëm në mes të palëve lidhur me përzgjedhjen e arbitërave, është
më lehtë që këtë shërbim ta ofrojë institucioni administrues. Institucionet e arbitrazhit janë shumë të avancuara
në këtë aspekt dhe posedojnë lista me arbitër të cilët zakonisht janë më të mirët që mund të emërohen.
Përveç kësaj, përmes arbitrazhit institucional, palët nuk kanë nevojë të negociojnë çmimin me arbitërat. Këtë
ua lënë institucionit dhe e lirojnë veten nga kjo barrë.

• Përveç ndihmës në procesin e emërimit, institucionit i arbitrazhit do të trajtojë edhe çështjet administrative
dhe logjistike, duke liruar kështu tribunalin e arbitrazhit dhe palët nga këto detyra, gjë që mund të rezultojë në
përshpejtimin e procesit.

• Edhe një përparësi tjetër e këtij lloji të arbitrazhit është respekti gjyqësorë kundrejt integritetit të vendimeve të
marra nga institucioni i arbitrazhit. Është më shumë e mundshme që një gjykatë ta lë anash vendimin e një
arbitrazhi ad hoc sesa të një arbitrazhi institucional. Disa institucione të arbitrazhit, duke përfshirë ICC,
vëzhgojnë përpilimin e vendimet të arbitrazhit për të siguruar që ato janë në formën e duhur dhe për të
tërhequr vëmendjen e tribunalit të arbitrazhit për çështje që lidhen me meritën e rastit që mund të rezultojë
në anulimin e vendimit.

• Arbitrazhi Ad Hoc: përparësia kryesore e ofruar nga kjo formë e arbitrazhit është fleksibiliteti. Palët kanë të
gjithë hapësirën e nevojshme për të marrë vendime lidhur me procedurat dhe ta përshtatin procesin sipas
dëshirave dhe nevojave të tyre. Përderisa kjo mund të jetë përfitim për palët me njohuri më të avancuar për
arbitrazhin, njëkohësisht kjo mund të jetë disavantazh për palët me më pak përvojë. Megjithatë, palët mund
të zgjedhin të ndjekin rregullat të mirë shkruara për arbitrazh ad hoc, të tilla si rregullat model për Arbitrazhit të
UNCITRAL-it, të cilat janë një seri të plotë të rregullave që çdo palë mund të përdor në qoftë se ata zgjedhin
arbitrazhin ad hoc. Kjo do të thotë se ata nuk kanë nevojë për t’i hartuar rregullat e tyre dhe nuk duhet paguar
për përdorimin e rregullave të UNCITRAL-it.

• Përparësi tjetër e cituar shpesh për arbitrazhin ad hoc janë shpenzimet dhe shpejtësia. Arbitrazhi ad hoc
zakonisht kushton më pak se arbitrazhi institucional, pasi që palët nuk kanë nevojë t’i paguajnë shpenzimet
institucionale, por thjeshtë të negociojnë çmimin e shërbimeve të arbitërave. Arbitrazhi ad hoc mund të jetë më
i shpejtë se arbitrazhi institucional, sepse nuk ka nevojë t’i kalojë të gjitha procedurat të cilat zakonisht marrin
kohë. Megjithatë, nëse palët dhe arbitërat nuk janë të sofistikuar, këta përparësi të dukshme mund të
humbin. Më tepër, në mënyrë që përparësitë e lartcekura të kenë kuptim, është e domosdoshme që të ketë
bashkëpunim të plotë në mes palëve. Pa këtë akordim në mes të palëve dhe këshilltarëve të tyre, përparësitë e
arbitrazhit ad hoc mund të shndërrohen në iluzion.
Arbitrazhi i përshpejtuar

• Arbitrazhi i përshpejtuar u prezantua për herë të parë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC-së) në
fillim të viteve 90’ta për shkak të kritikave që kohëzgjatja e procedurës së arbitrazhit në kontestet
ndërkombëtare ishte shumë e gjatë. Edhe pse ICC-ja nuk ka procedura standarde të përshpejtuar, rregullat e
arbitrazhit të ICC-së të sigurojnë fleksibilitet për të përshpejtuar procesin. Ekzistojnë vetëm një numër i vogël i
institucioneve të cilat kanë përfshirë dispozitat e arbitrazhit të përshpejtuar në rregullat e tyre procedurale. Për
shembull, Shoqata Amerikane Arbitrazhi ka rregulla të veçanta për procedurat e përshpejtimit. Rregullat e
arbitrazhit të Kosovës të vitit 2011 sigurojnë gjithashtu procedurat e përshpejtimit. Në mënyrë tipike, procedura
e përshpejtuara janë kryer nga një arbitër i vetëm dhe janë të bazuara në vetëm në dokumente ose një seancë
dëgjimit të vetme. Është shumë e rëndësishme për palët, para se të vendosin për përdorimin procedurës së
përshpejtuar të arbitrazhit, që të shiqojn nëse ligji në fuqi të vendit të arbitrazhit, ligji i kontratës dhe ligji i vendit
ku vendimi i arbitrazhit është kërkuar që të përmbarohet, a lejon përdorimin e procedurave të arbitrazhit të
përshpejtuar.

RASTE HIPOTETIKE NO.1.

• Adnan Losha është kryeshef i një kompanie të shquar. Është paditur, së bashku me kompaninë e tij, nga një
shitore për shkëputjen e kontratës. Dëmshpërblimi i kërkuar nga shitorja ishte EUR£5,700,00. Adnan Losha
pohon se kompania e tij nuk e ka shkëputur kontratën dhe se është e gatshme të ofroj pa kufizim fondet e
disponueshme për ta mbrojtur padinë deri në fund, pasi që pronari i shitores nuk ka mundësi t’i paguaj
shpenzimet lidhur me padinë. Pronari i shitores propozon ta zgjidhin këtë kontest përmes arbitrazhit nëse Adnan
Losha pajtohet me këtë. Prandaj, si duhet të veproj Adnan Losha nën këto rrethana?

NR.2

Tribenex, Sh.P.K është një kompani e specializuar për nano-teknologji. Ndërkohë, Tribenex kishte vërejtur se një
kompani tjetër, Android, Sh.A. është duke përdorur teknologjinë e prodhuar në Tribenex për të prodhuar robotë
të vogël (aparaturë mjekësore) për diagnostifikimin e sëmundjeve të zemrës. Tribenex kishte dërguar letër
kërcënuese Adnroidit, por Androidi kishte insistuar që teknologjia që është duke e përdorur është ndryshe nga
ajo e zhvilluar në Tribenex. Tribenex dëshiron ta zgjidh këtë kontest por gjithashtu ta ruaj fshehtësinë
teknologjike që mund të zbulohet gjatë këtij kontesti. A duhet Tribenex të shkoj përmes procedurës së
arbitrazhit apo asaj gjyqësore?

NR.3

• Holeger International, LLC është në një marrëveshje me vlerë të $500,000,000.00 e cila do të skadojë brenda 60
ditëve. Para se të përfundoj marrëveshja, Holeger International duhet t’i zgjidh dy konteste në mes të një
kompanie tjetër, Jones Fond Privatë, SH.A. Marrëveshja do të prishet nëse Holeger International ka konteste të
pazgjidhura para skadimit të afatit të caktuar. Cila është mundësia më e mirë për Holeger International?

NR.4

• Hans Bold, Ltd. është e vendosur në Frankfurt dhe Drones, S.E. është në Bruksel. Hans Bold është në kontest me
Drones lidhur me një kontratë biznesi të nënshkruar para disa viteve. Të dy kompanitë kanë llogari ta zgjidhin
kontestin në kohë, por nuk mund pajtohen rreth vendit ku do ta zgjidhin, në Frankfurt ose Brussels. Pasi që këto
dy kompani kanë një marrëdhënie të gjatë afariste, nuk dëshirojnë ta zvarrisin çështjen dhe krijojnë raporte
armiqësore në mes vete. Shpenzimet e kontestit nuk janë brenga kryesore, por Rregullorja e re mbi e tatimit nuk
i parasheh shpenzimet e procedurës gjyqësore nga lista për zbritje të tatimit. Çka duhet të veprojnë palët në
këtë rast?
NR.5

• Luma, Sh.A. ka një kontest biznesi me Ants, Sh.P.K. lidhur me sipërmarrjen e përbashkët në Kosovë.

• Luma është e regjistruar në Kosovë, dhe ka mjete të kufizuara, menaxhmenti dhe përfaqësuesi ligjor i kësaj
kompanie nuk janë aq të sofistikuar. Ants është një komani e madhe ndërkombëtare. kontrata kontestuese nuk
parasheh ndonjë dispozitë për zgjidhjen e kontestit, por parasheh që ligji Kosovar duhet të aplikohet. Ants kishte
ofruar zgjidhjen e kontestit përmes Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve (“ICDR”) në New York. A
duhet Luma ta zgjidh kontestin në Kosovë ose shfrytëzoj mundësin përmes ICDR në New York?

Zgjidhja e kontesteve me shumë nivele

• Ka shumë raste në të cilat palët do të përfitonin duke përfshirë në kontratën e tyre një klauzolë me shumë
nivele për zgjidhjen e kontesteve në kontratën e tyre nëse ata mund të jenë në gjendje të zgjidhin kontestin e
tyre përmes një procesi më pak formal, procesi jogjyqësore, të tilla si ndërmjetësim.

• Shembull i klauzolës me shumë niveleve për zgjidhjen e kontestit:

• “Palët do të zgjidhin çdo kontest, i cili rrjedh nga kontrata ose është në lidhje me kontratën, me mirëbesim
përmes negociatave mes tyre.

• Nëse kontesti nuk është zgjidhur përmes negociatave brenda [30] ditëve, atëherë palët do të mundohen që
kontestin ta zgjidhin me mirëbesim përmes ndërmjetësimit, sipas [Rregullave të Procedurës së Ndërmjetësimit]
para se t'i drejtohen arbitrazhit.

• Nëse edhe ndërmjetësimi nuk është i suksesshëm, palët e dërgojnë kontestin e tyre para arbitrazhit të
detyrueshëm, në pajtim me [Rregullat Procedurale të Arbitrazhit]. Vendi i arbitrimit do të jetë [_________]
dhe gjuha e arbitrimit do të jetë në [__________].”

• Në praktikë, është vënë re në disa raste se palët që përfshinin një klauzolë ZAK me shume nivele në kontratat
e tyre nuk u janë munduar fillimisht të arrijnë një zgjidhje miqësore të kontestit përmes negociatave dhe
ndërmjetësimit, por në të kundërtën menjherë kanë kërcy në hapin e fundit dhe kanë parashtru kërkesën për
arbitrazh.

• Kjo ka ngritur pyetje në lidhje me me atë nëse nëse hapat/nivelet e para janë kushte të detyrueshme dhe të
zbatueshme për t'u kryer para se të fillojë arbitrazhi dhe kush ka kompetencë për të vendosur nëse kriteri për
të parashtruar kërkesën para arbitrazhit është plotësuar.Praktikat në vende të ndryshme tregojnë se në rastet
kur ekziston një marrëveshje e vlefshme e arbitrazhit vlefshme, çështja në nëse para-arbitrazhit janë
përmbushur kriteriet vendoset nga ana e arbitrit ose tribunalit të arbitrazhit në përputhje me parimin e
kompetenz të kompetenze.

You might also like