Professional Documents
Culture Documents
Fan Noli
Fan Noli
Historia që mësojmë dhe e verteta historike janë nocione ende në bashkëjetesë të vështirë në
Shqipëri. Të ardhur nga një regjim i mbyllur ku historia ishte produkt i vullnetit politik të një
partie, ideologjie dhe udhëheqësi, gjatë viteve të tranzicionit janë bërë përpjekje të mëdha për të
krijuar një model të ri të shikimit të historisë, si një kompleks ngjarjesh të bazuar në dokumente,
të dhëna, dëshmi dhe burime të tjera të referueshme. Me burimet e reja që erdhën nga hapësira e
arkivave të huaja, kryesisht të vendeve që kanë pasur rol qëndror në zhvillimet politike shqiptare
të shekullit të kaluar, panorama e studimeve dhe fakteve është bërë më e larmishme dhe më
konkurruese. Institucionet zyrtare të shtetit kanë arritur të prodhojnë botime zyrtare të historisë,
të cilat, me gjithë risitë në burime, në trajtimin e pavarur dhe profesional, ende nuk kanë fi tuar
statutin e dokumenteve të gjithëpranuara. Në gamën e gjërë të ngjarjeve dhe personazheve
historike shqiptare ka ngjarje dhe emra që ende përbëjnë objekt debati dhe studimi, kryesisht për
shkak të leximit të kundërt që iu bëhet, sipas praktikës së historigrafi së në regjime të kundërta,
bardh e zi. Ashtu sic jeta politike dhe publike shqiptare vijon prej mëse dy dekadash të debatojë
mbi datën e clirimit të vendit, rolin dhe pozicionin e rezistencës në Luftën e Dytë Botërore, rolin
e partive politike të kësaj periudhe, apo bilancin e periudhës së monarkisë shqiptare, ashtu ende
nuk ka një qëndrim unik dhe të gjithëpranuar mbi vlerësimin që i bëhet ngjarjeve të vitit 1924 në
Shqipëri.
Analiza e këtyre ngjarjeve vijon të jetë në kontrast të thellë midis vlerësimit si produkt popullor
dhe produkt kundër institucioneve legjitime, midis revolucionit progresist dhe praktikave
jolegale të dhunës për pushtet, midis tendencës moderne e liberale dhe kritikës për
keqpërdorimin e nocioneve demokratike. Ndikimi është shumëplanësh: gjykimi nga faktet me
vlerë të dyanshme dhe shpesh të intepretueshme, ndikimi nga fi gurat politike të përfshira në to,
ndikimi nga shtetet e përfshira, ndikimi nga pritshëmritë e sotme në raport me një ngjarje të rreth
një shekulli më parë, apo ndikimi nga nevoja për identifikim të sotëm me ngjarje e personazhe që
ndihmojnë në jetësimin e justifikimin edhe sot të të njëjtave praktikave politike e juridike.Ky
punim analizon aktet politike dhe zyrtare të kësaj periudhe, botimet më të rëndësishme
memoristike dhe historike, si dhe burimet arkivore për të parashtruar tezën se leximi i të kaluarës
politike e shtetërore në Shqipëri vijon të mbetet një temë ndarëse, plot kontraste dhe kundërshti,
të motivuara jo nga vetë ngjarjet por nga leximi politik që regjimet dhe institucionet zyrtare të
mëvonshme i kanë bërë historisë. Leximi politik në rastin shqiptar imponon leximin historik,
duke ushqyer një sistem vlerësimi në kontrast bardh e zi të historisë, si dhe duke lënë gjurmë
negative në procesin e formimit të elitave të reja politike dhe të kulturës demokratike në
Shqipëri.
Qeveria e kryesuar nga F. S. Noli nuk u njoh nga shtetet imperialiste dhe ato ballkanike për arsye
të kursit të saj demokratik e antiimperiaiist. Ajo vendosi lidhje diplomatike vetëm me Bashkimin
Sovjetik. Në këto vite Shqipëria u shndërrua në një vatër me rëndësi e lëvizjes revolucionare në
Ballkan. Për të gjitha këto arsye fuqitë imperialiste dhe monarkitë fqinje ballkanike thurën intriga
kundër Shqipërisë demokratike dhe i shpallën asaj luftë të egër. Ato, e sidomos qeveria
jugosllave e Pashiçit, në bashkëpunim me reaksionin vendas, organizuan ndërhyrjen e armatosur.
Pasi thyen qëndresën e forcave demokratike shqiptare, intervencionistët hynë më 24 dhjetor në
Tiranë, përmbysën qeverinë e F. S. Nolit dhe vendosën në pushtet qeverinë e reaksionit çifligaro-
borgjez me Ahmet Zogun në krye.1
Më 17 dhjetor të vitit 1923 , morën fund zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese e cila do të
përcaktonte formën e regjimit . Asambleja Kushtetuese e mbledhur më 21 janar 1924 , nuk e
përcaktoj formën e regjimit .
Acarimi i jetës politike e detyroi Ahmet Zogun të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit . Edhe
Avni Rrustemi u plagos nga një atentat dhe vdiq pas dy ditësh më 20 prill . Kjo gjë shkaktoi
pakënaqësi të përgjithshme ndaj qeverisë dhe deputetët e opozitës e shfrytëzuan këtë Me rastin e
varrimit të Avni Rrustemit , ata organizuan në Vlorë , më 2 maj të 1924 një Kuvend dhe i
dërguan qeverisë dy memorandume në formë ultimatumi .
Qeveria bëri një heshtje të madhe ndaj këtyre memorandumeve të cilat ishin për vrasjen e Avni
Rrustemit si dhe për veprimtarinë e Ceno Kryeziut dhe në ndërkohë , shoqëria “Bashkimi” , i
drejtoi nga Vlora , më 5 maj , një thirrje gjithë rinisë shqiptare për kryengritje .
1
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Për drejtimin e kryengritjes , u formua në Vlorë një komision i kryesuar nga Fan Noli , që caktoi
drejtimet e veprimeve ushtarake dhe ato ishin grupuar në tre rajone ku drejtoheshin nga Bajram
Curri , nga Rexhep Shala dhe Kaçem Qafëzeza .
Kryengritja filloi më 24 maj me sulmin e Bajram Currit mbi Krumën . Në ditët e para të
kryengritjes së qershorit , ranë Shkodra , Përmeti , Berati , Fieri dhe Peshkopia . Më 10 qershor
1924 , Fan Noli u largua nga Shqipëria , Kjo ngjarje u bë e njohur në histori si Revolucioni i
Qershorit – 1924 . Më 16 qershor , u formua qeveria e përkohshme e kryesuar nga Fan Noli . Në
programin e saj parashikohej ç’rrënjosja e feudalizmit dhe vendosja e demokracisë . Qeveria
donte marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet . Qeveria zëvendësoi , pjesërisht nëpunësit e
vjetër me të rinj , filloi ç’armatimin , konfiskoi pasurinë e ish – funksionarëve të qeverive të
mëparshme të larguar nga Shqipëria . Programi i qeverisë nuk u zbatua , gjë që dobësoi ndikimin
e qeverisë në shtresat e gjera shoqërore dhe gjithashtu , qeveria e Fan Nolit , e ardhur në pushtet
nëpërmjet kryengritjes , nuk u njoh nga qeveritë e vendeve të tjera dhe u quajt qeveria e majtë , e
ardhur në pushtet me metoda bolshevike . Në këshillin e Lidhjes së Kombeve , Fan Noli hodhi
poshtë kërkesat e fqinjeve dhe ai protestoi edhe kundër shprënguljes së çamëve nga qeveria
greke me rastin e Traktatit të Lausannes . Më 10 – 13 qershor 1924 , nëpërmjet territorit të
Jugosllavisë , forcat e Ahmet Zogut sulmuan në disa drejtime dhe më 24 dhjetor 1924 ato hynë ,
në Tiranë , duke e përmbysur qeverinë e Fan Nolit , e cila emigroi jashtë vendit .2
2
https://www.ikvi.at/?p=9802
Forcat lëvizëse dhe udhëheqësit e revolucionit demokratik
Forca lëvizëse kryesore ishte fshatarësia, e mbështetur nga forcat e ushtrisë së rregullt dhe nga
patriot. Në udhëheqje ishin intelektualë përparimtar Avni Rustemi, Luigj Gurakuqi, Fan Noli,
patriot demokrat si Bajram Curri, Riza Cerova dhe shtresa e borgjezisë së vogël. Në vitet 1920-
1924 në Shqipëri borgjezia nuk kishte mundur ta merrte pushtetin vetë, por e ndante atë feudalët
gjatë këtyre viteve u ndanë haptazi në një anë forcat revolucionare dhe në anën tjetër forcat
kundërrevolucionare të çifligareve e feudalëve. Koha nxori dy figura që mëshironin vrullin
luftarak të masave popullore: plaku i maleve Bajram Curri dhe udhëheqësi i djalërisë vlonjate,
kryetari i shoqërisë “Bashkimi”, deputeti i malësorëve të Lumës, Avni Rustemi. Pikërisht ky
gëzonte simpatinë e mbarë popullit, të djalërisë, të intelektualëve, të bujqve dhe të malësorëve.
Mirëpo Avniu, shprehësi i aspiratave të popullit vritet më 20 prill 1924. Gazeta “Populli” në
Vlorë më 24 prill 1924 do të shkruante se Avni Rustemi vritet e zhduket që të vritet e të zhduket
i tërë një popull. Avni Rustemi qëllohet e goditet që të mbytet e të pushohet e tërë një ide. Vrasja
e Avni Rustemit ishte sinjali për shpërthimin e vrullit luftarak të popullit shqiptar. Vrasja e
Avniut u shndërrua në një hallkë kthese të lëvizjes demokratike. Asamblistët e opozitës, që
erdhën në Vlorë për nder të Avni Rustemit, vendosën të mos ktheheshin më në Tiranë, me këta u
bashkua edhe një pjesë e deputetëve që kishin mbajtur deri atëherë qëndrim të lëkundur, madje
edhe disa pasues të Ahmet Zogut.
Asamblistët i përcollën Këshillit të Lartë mesazhe, ku akuzonin qeverinë e cila nuk po kapte e
dënuar vrasësit e A. Rustemit, si dhe kishte Ceno bej Kryeziun nga Gjakova të vendosej në
Krumë duke luftuar kundërshtarët e qeverisë Bajram Currin me shokë. Ndaj në formë ultimative
kërkonin që qeveria e Vërlacit të largohej. Ministrat demokratë Luigj Garakuqi e dr. Fahri
Rushiti dhanë dorëheqjen ndërsa u paralizua veprimtaria e Këshillit të Lartë, ku Çoba dha
dorëheqjen dhe Sotir Peci, pas varrimit të A. Rustemit u bashkua me asamblistët opozitarë.
Qeveria e Shefqet Vërlacit në fund të majit dha dorëheqjen. Iljaz bej Vrioni për qeverinë e re nuk
ngjalli besim në forcat opozitare demokratike, të cilët tashmë kishin në krahinat e tyre për
organizimin e kryengritjes. Rrethet demokratike shqetësoheshin për një konflikt të brendshëm të
armatosur do u jepte shkak fqinje ballkanikë për ndërhyrje. Konflikti me Jugosllavinë për Shën
Naumit e të Vermoshit dhe me Greqinë për fshatrat rreth liqenit të Prespës ishin në tryezat e
bisedimeve. Lëvizja demokratike ishte lidhur me Komitetin e “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës”
dhe me drejtuesit në Shqipëri, kundër të cilëve luftonte Beogradi.
Kryengritja e armatosur filloi më 24 maj 1924 me marrjen e Krumës nga forcat kryengritëse të
Bajram Currit, të cilët shkonin deri në 2.000 luftëtarë. Kruma ishte qendra e prefekturës së
Kosovës dhe përfshinte Tropojën, Kukësin e Hasin. Toger Muharrem Bajraktarit me forcat
qeveritare dhe Ceno bej Kryeziut, nuk bënë ndonjë qëndresë. Kryengritësit u ndeshën me forcat
kundërshtare tashmë të përqendruara në Bicaj, në Bytyç e në Kalanë e Dodës, ku i shpërndanë
dhe vijuan marshimin luftarak në drejtim të Dibrës e të Matit. Në fund të majit lëvizën
garnizonet ushtarake në Shkodër, Përmet, si dhe forcat e Vlorës. Pas një qëndrese të forcave të
xhandarmërisë, të komanduara nga kapiten Ferit Frashëri, Shkodra u mor nga kryengritësit. Me
marrjen e Shkodrës, kryengritësit u drejtuan në Lezhës, ku qeveria kishte forcat e drejtuara nga
Abas Kupit e major Leon Gjilardit me origjine hungareze. Fronti i Jugut, garnizoni i Përmetit,
me vullnetarët e Skraparit të udhëhequr nga Riza Cerova, u drejtuan në Berat. Aty ishin
përqendruar forca të komanduara nga kapitenët Selahedin Blloshmi e Veiz Sevrani. Në fund të
dy ditëve luftimesh më 3 qershor qyteti i Beratit ishte i kryengritësve. Kryengritësit e Vlorës me
batalionin “Bashkimit”, hynë në Fier, ku larguan forcat e Osman Gazepit në Mbrostar, në
Ardenicë, në Libofshë e në Divjakë, dhe u drejtuan në Lushnje, ku u bashkuan me forcat e
Beratit. Më 5 qershor ra edhe Peshkopia. Ahmet Zogu për të ndaluar kryengritësit që po
marshonin drejt kryeqytetit, urdhëroi zënien e brigjeve të Shkumbinit, të mbronin Lezhën dhe të
ruanin grykat e maleve në lindje të Tiranës. Këto masa nuk dhanë ndonjë përfundim të dukshëm.
Forcat kryengritëse marshuan dhe shumica e tyre e, më 10 qershor hyri në Tiranë. Kryengritja
kishte triumfuar. Në luftimeve nga të dyja palët u plagosën ose u vranë, sipas të dhënave të
kohës, rreth 200 veta. Udhëheqësit e forcave qeveritare Ahmet Zogu, Shefqet Verlaci, lljaz
Vrioni, Myfit Libohova, Koço Kota, Abdurahman Krosi, Mustafa Aranitasi (ministër i Luftës)
dhe Banush Hamdiu (komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë) emigruan në Greqi, Itali dhe në
Jugosllavi. Këta e dinin që ishin përgjegjës kryesorë dhe u larguan t’i shpëtonin përgjegjësisë,
gjithashtu mendonin për të riorganizuar forcat dhe për të rimarrë pushtetin.3
3
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj “Gayeta Telegraf”
PËRFUNDIME
Lëvizja politike që solli në pushtet Fan Nolin, është përcaktuar më herët nga
historiografia shqiptare, si ‘Revolucioni Demokratik i Qershorit të vitit 1924’.
Në të vërtetë, kjo ngjarje nuk ishte një ‘revolucion’ në kuptimin e mirëfilltë të
fjalës, njëherësh nuk ishte as ‘demokratik’, pasi nuk solli ndonjë ndryshim
thelbësor pozitiv në rrjedhën historike të Shqipërisë, por edhe për faktin se
shumica e shqiptarëve mbajti një qëndrim apatik ndaj Lëvizjes kryengritëse të
Qershorit 1924. ‘Revolucioni i Qershorit’ ishte një lëvizje kryengritëse, e cila u
organizua nga drejtuesit e opozitës në bashkëpunim me disa ‘oficerë të
pakënaqur’, duke marrë formën e një grushti shteti
DETYRË KURSI
TEMA: “ REVOLUCIONI I QERSHORIT NE 1924 ,
QEVERISJA E FAN NOLIT .“
PUNOI : PRANOI :
Katerina Ruci / Topalli Prof . Dr. Rudina Mita