E Drejta Kushtetuese

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

Univerziteti Shtetëror i Tetovës

Punim Seminarik

Lënda:E drejta kushtetuese

Tema:Partitë politike

Mentor : Kandidati :

Prof.Mersim Maksuti Nezir Demiri

Kumanovë , 2022

Permbajtja
1. Pjesa hyrëse..............................................................................................................3

2. Ç’kuptojmë me parti politike ?.....................................................................................4

3. Lindja dhe zhvillimi i partive politike............................................................................5

4. Funksionet e partive politike.......................................................................................6

5.Llojet e partive politike.................................................................................................7

6.Përfundimet.................................................................................................................8

7. Literatura....................................................................................................................9

 Pjesa hyrëse

Ky punim seminarik me temën ” Partitë politike ” ka për qëllim që të ofroj sa më shumë të dhëna
për partitë politike, lindjen, zhvillimin, funksionet dhe llojet.

Partitë politike në vazhdimësi kanë qenë objekt studimi nga autorë të ndryshëm, duke filluar nga
paraqitja – lindja e tyre e gjerë në ditët e sotme, kjo për arsye se ato përbëjnë një nga çështjet
më të ndjeshme të zhvillimit të shoqërisë në përgjithësi, ngase nga partitë politike varen liritë dhe
të drejtat themelore individuale dhe komunitare. Sa më të organizuara dhe demokratike të jenë
partitë politike aq më i fuqishëm dhe demokratik do të jetë vendi – shteti.

2
Si kategori politike - sociale kane karakter evulativ – zhvillues ngase ato vazhdimisht zhvillohen
dhe transformohen. Evoluimi i tyre në të gjitha rastet ka qenë i kushtëzuar nga zhvillimi i
përgjithshëm shoqëror.

Paraqitja e partive politike është si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të forcave progresive


për aplikimin e parlamentarizmit si instrument më i fuqishëm në zhbërjen e monarkisë absolute
feudale.

Për të qenë sa më më i plotë, përmbledhes dhe permbajtesor punimi seminarik është ndarë në
disa pjesë – kapituj. Punimi e ka pjesën hyrëse ( fq 3 ), pjesët kryesore ( fq. 4 – 8 ) ku ofrohen të
dhëna të bollshme rreth partive politike (lindjen, zhvillimin, funksionet dhe llojet), përfundimet -
rekomandimet ( fq 9 – 10 ) dhe në fund pjesën bibliografike.

Literatura bazë e konsultuar ka qenë e autorit Prof.Dr. Arsim Bajrami, Demokracia Parlamentare,
Prishtinë, 2005. Një ndihmesë të madhe në pregatitjen e këtij punimi seminarik kanë qenë edhe
udhëzimet e marrura nga Prof.ass. Petrit Nimani (Këshilla për hartimin e seminareve). Gjithashtu
kemi shfrytëzuar edhe literaturë të ndryshme dhe materiale nga interneti ( programet politike të
partive).

 Ç’kuptojmë me parti politike ? 

Teoricientë të ndryshëm të cilët janë marrë me problematikën e partive politike kanë mendime të
ndryshme lidhur me përkufizimin e nocionit “parti politike” . Sipas një përkufizimi tashmë klasik të
Max Weber: “partitë janë në thelbin e tyre të brëndshëm organizata të krijuara në mënyrë të lirë
mbi bazën e rekrutimeve të lira duke patur gjithmonë si qëllim kërkimin e votave në zgjedhje për
të siguruar poste politike”.

Një tjetër politikolog i njohur G.Sartori jep një formulim më sintetik: “një parti është një grup politik
i identifikuar me një etiketë zyrtare që paraqitet në zgjedhje dhe është i aftë të vendos nëpërmjet
zgjedhjeve kandidatët në poste publike”. Një tjetër formulim më i plotë do të konsideronim
përcaktimin sipas të cilit “Partitë politike paraqesin bashkimin e lirë të qytetarëve me qëndrime të
njëjta, të cilët, për zgjidhjen e problemeve politike bëjnë propozime programore dhe paraqesin
kandidatë për mandate në parlament dhe për poste qeveritare, me qëllim që pas zgjedhjeve të
suksesshme të zbatojnë në praktikë programin e tyre”.

3
Politikologu Hasbahuva thekson se partitë politike paraqesin bashkimin e njerzëve me bindje dhe
qëllime të njejta politike me qëllim të marrjes të pushtetit qëndror dhe realizimin e qëllimeve të
tyre politike. Nisur nga këto përkufizime mund të përfundojmë se një organizim për tu përkufizuar
s’i parti politike minimalisht, sipas shumicës së autorëve duhet t’i plotësoj këto kërkesa :

 Të ketë struktura të tilla që të lejojnë pjesmarrjen e antarësisë;

 Të jetë në gjëndje të formulojë një program të politikave publike;

 Të ushtrojë veprimtari në më shumë se një palë zgjedhje;

 Të ushtrojnë ndikimin e tyre politikë në kuadër të institucioneve të sistemit


parlamentar, duke ju nënshtruar konkurrencës pluraliste politike me partitë tjera
politike,

 Të ndikojë në formimin e vullnetit politik duke e shtrirë veprimtarinë e saj në të 4


gjitha fushat e jetës publike,

 Veprimtarin e vetë publike – politike ta zhvillojnë në përputhje me kushtetutën dhe


ligjet e shtetit,

 Të kultivojnë tolerancë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe vlerat të tjera demokratike etj.

 Lindja dhe zhvillimi i partive politike

“ Partitë politike si institucione politike në kuptimin bashkëkohor paraqiten në shekullin XIII si


produkt i përpjekjeve të forcave progresive për aplikimin e parlamentarizmit si mjet i
kundërvënies ndaj absolutizmit të monarkive feudale . “ Si kohë e paraqitjes së formave të para
embrionale të partive politike merret viti 1215, kur në Anglia miratohet Karta e Madhe e Lirive, si
dokument i parë historik me të cilin përkufizohet pushteti absolut i monarkut”1. Periudha që nga
miratimi i këtij dokumenti e gjerë në shekullin e XIX, është koha e ndërtimit dhe fuqizimit të
ngadalshëm të partive politike në skenën politike, ngaqë ato nuk kanë qenë të organizuara dhe
të strukturuara, nuk kanë patur aktivitet të planifikuar dhe të organizuar. Në kuptimin e tyre
bashkkohor për herë të parë partitë politike paraqiten në Angli, e cila konsiderohet si vendlindja e
demokracisë parlamentare. Pas Anglisë partitë politike u themeluan edhe në vende të tjera si
Francë, Gjermani, Itali, SHBA etj. Partia “tory” ( sot konservative ) dhe partia e “vigve” ( sot
liberale ) janë dy nga partitë më të vjetra në Angli. Ndërsa në SHBA Partia Demokratike (1792)
dhe Partia Republikane (1854) konsiderohen dy nga partitë më të hershme, ndërsa në Francë

4
është Partia Republikane. Me të drejtë shtetet e lartshënuara mund të konsiderohen si shtete të
konsoliduara demokratike dhe me sistem parlamentar funksional ngase kanë traditë të hershme
politike dhe parlamentare. Në shumë shtete të Europës partitë politike kanë filluar të paraqiten
dhe organizohen në mënyrë strukturore në periudhën e mëvonshme. Në veçanti në fillimet e
shekullit XX siç është rasti me Rusinë, Ish-Jugosllavinë dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Në Shqipëri partitë politike janë më të vonshme, ato datojnë në kohën e pas Luftës së Parë
Botërore përkatësishtë në vitet e XX të shekullit të kaluar, ku vepronin dy forca kryesore politike,
Partia Popullore dhe Partia Përparimtare. Në vitin 1923 këto dy parti u shpërbënë dhe u krijuan
qartazi dy grupime të reja politike – ideologjike : Grupi qeveritar i Ahmet Zogut ( konsiderohej i
djathtë dhe kërkonte ndryshime graduale në vend) dhe Grupimi opozitar i Fan Nolit ( e majta –
kërkonte ndryshime radikale dhe rrënjësore dhe bashkimin e trojeve të mbetura me Shqipërinë,
gjë që do të çonte vendin në një luftë të re ). Pas Luftës së Dytë Botërore për më shumë se katër
dekada në skenën politike në Shqipëri dominoi Partia Komuniste Shqiptare. Pas instalimit të
demokracisë ( 1990 ) në skenën politike në Shqipëri dominojnë: Partia Demokratike, Partia
Socialiste, Partia Republikane, Lëvizja Socialiste për Integrim etj, dhe mund të konkludojmë se
pluralizmi politik në Shqipëri është dinamik dhe i konsoliduar.

 Funksionet e partive politike

Çështja e funksioneve dhe e kapaciteteve të partive politike gjithashtu është objekt i diskutimeve
në mesin e shumë teoricientëve dhe autorëve të tjerë. Për të marr pjesë në mënyrë të
sukseshme në proceset politike dhe për të kontribuar në konsulidimin e demokracisë dhe
zhvillimin e vendit, partitë politike duhet t’i demonstrojnë disa funksione – kapacitete:

 Funksioni i politikbërjes ( partitë shprehin pritjet e publikut dhe kërkesat e grupeve 6


sociale );

 Funksioni i përzgjedhjes ( përzgjedhin personat dhe i prezentojnë ata si kandidatë për


zgjedhje );

 Funksioni i socializimit dhe pjesmarrjes ( krijojnë lidhje midis qytetarëve dhe sistemit
politik, mundësojnë pjesmarrjen politike të individit dhe grupeve të interesit);

  Funksioni politik ( marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë që të fitojnë pozita politike dhe të
pushtetit );

 Funksioni i legjitimimit ( kontribuojnë në edukimin e qytetarëve në respektimin,


kushtetues, ligjor dhe sistemit politik në përgjithësi )

5
”Të dala nga vetë shoqëria, në shumicën e demokracive partitë politike luajnë rolin e
ndërmjetësit mes qytetarëve dhe organeve kushtetuese. Në shumicën e rasteve ato hyjnë
madje edhe në sferën e shtetit. Anëtarët e partive politike zënë postet politike në shtet. Në
përgjithësi, duke u fokusuar në partitë politike dhe sistemet partiake duhet të theksuar se ato
determinojnë konsolidimin demokratik dhe cilësinë e atij sistemi.

” Kontributi i partive politike dhe të elitave politike në funksionimin e regjimit demokratik është
i madh, sepse këto kanë penguar shfaqjen e alternativave të tjera siç janë sundimi ushtarak,
politika burokratike, dominimin e lobit dhe kështu me radhë 

6
Llojet e partive politike 

 Në shkencën dhe teorinë politike ekzistojnë klasifikime të ndryshme të partive politike. Duke
mos mohuar bazueshmërinë e klasifikimeve të tjera sipas kritereve të ndryshme, me këtë rast ne
do të bëjmë tipizimin e tyre nga aspekti i trajtimit të tyre si subjekte parlamentare. Nisur nga kjo
të gjitha partitë politike mund të klasifikohen në bazë të katër kritereve kryesore:

1. Në bazë të orientimit të tyre në program;


2. Në bazë të raportit të tyre me pushtetin shtetëror;
3. Në bazë të veprimit parlamentar, dhe
4. Në bazë të kritereve të tjera.

Në bazë të orientimit programor partitë politike ndahen në dy grupime të mëdha: Partitë politike
majtiste ( angazhohen për masa liberale - sociale në shoqëri, reforma evolutive, krijimin e
shoqërisë sociale të bazuar në mirqenie politike dhe ekonomike të qytetarëve – partitë
socialiste, partitë socialdemokrate ). dhe Partitë politike djathtiste ( angazhohen për shtet
kombëtar të bazuar në shtetin e fortë juridik, e me ekonomi liberale – partitë konservatore,
partitë radikale, partitë liberale, partitë republikane ... ). Gjithashtu sipas orientimeve programore
ekzistojnë edhe Partitë politike të qendrës ( konsiderohen të balancuara, të moderuara ngase
me veprimet e tyre politike angazhohen për metoda demokratike të veprimit politik dhe
zakonisht mbajnë qëndrime të balancuara – partitë demokratike, partitë liberaldemokratike etj ).

Sipas raportit të partive politike me pushtetin shtetëror, dallojmë dy lloj të partive: partitë politike
në pushtet – pozita ( janë ato parti të cilat udhëheqin me institucionet e pushtetit ) dhe partitë
politike në opozitë – opozitare ( marrin pjesë në zgjedhje, fitojnë një numër të caktuar të
deputetëve por nuk përfaqësohen në institucionet ekzekutive – qeveri ).

Në bazë të veprimit parlamentar, partitë politike ndahen në parti parlamentare ( janë të gjitha ato
parti përfaqësohen në parlamentin e një vendi ) dhe partitë jashtparlamentare (janë të gjitha ato
parti marrin pjesë në zgjedhje por nuk e kalojn pragun zgjedhor – nuk arrijnë të fitojnë mandate
në parlament).

Partitë politike mund të klasifikohen edhe sipas këtyre kritereve: në bazë të luftës së tyre klasore
( partitë punëtore, partitë borgjeze ), në bazë të tubimit të antarësisë ( nacionale, fetare,
regjionale etj ), në bazë të numrit të antarëve ( kadrovike dhe masovike ), në bazë të disiplinës
partiake ( parti të centralizuara, parti elastike ) etj.

Partitë politike pavarsisht llojit të tyre në njërën apo formën tjetër përfaqësojnë vullnetin politik të
sovranit – qytetarëve ( popullit ) dhe në këtë mënyrë mundësohet demokracia përfaqësuese si
një nga format më të përshtatshme të qeverisjes. ” Sa më shumë të drejta që të ketë një njeri,
aq më shumë mundësi krijohen për të nxitur çështjen e tij.

7
  Përfundimet

1. Paraqitja e partive politike është rezultat i angazhimeve dhe veprimeve të forcave progresive
për instalimin e parlamentarizmit si instrument i kundërshtimit të monarkive absolute feudale.

2. Veprimi politik i partive politike përbën themelet e demokracisë parlamentare dhe funksionale.

3. Partitë politike përmes veprimit parlamentar kontribuojnë në ndërtimin dhe funksionalizimin e


strukturave shtetërore të një shteti ( parlamentit, qeverisë, organeve të pushtetit lokal dhe
institucionet e tjera politike ).

4. Për të qenë të sukseshme partitë politike duhet të kenë : struktura të organizuara, lidership,
antarësin e tyre e cila varësisht nga numri e shpreh forcën e tyre reale.

5. Partitë politike aktivitetin politik publik për marrjen, udhëheqjen e pushtetit e zhvillojnë në
kuadër të zgjedhjeve të lira, të drejtpërdrejta parlamentare dhe lokale.

6. Partitë politike duhet të jenë në gjendje të formulojnë – hartojnë një program politik përmes të
cilit i artikulojnë interesat e zgjedhsve të tyre – qytetarëve. Programi politik i cili ju ofrohet
votuesve pos që duhet t’i përmbush interesimet e qytetarëve, duhet të ndikoj në opinionet e tyre
në mënyrë që partitë të fitojnë besimin e votuesit.

7. Partitë politike gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tyre politike publike duhet të respektojnë
kushtetutshmërin dhe ligjet pozitive të vendit.

8. Partitë politike kontribuojnë në zhvillimin dinamik dhe shoqëror të vendit, kultivimin e


dashurisë, respektit, ndershmërisë, barazisë, solidaritetit, lirive individuale, diversitetit ,etj.

8
Literatura

1. Bajrami Arsim, Demokracia Parlamentare, Prishtinë, 2005

2. Ferati Haxhi, Fila Llambra, Socialdemokracia Europiane dhe Rruga e Tretë, Prizren, 10 2004

3. Flamengo Ante, Bazat e Sociologjisë së Përgjithshme, Prishtinë, 1971

4. Pirdham, Geoffrey, Securing Democracy Political Parties and Democratic Consolidation in


Southern Europe, Routledge Sigurimi i Demokracisë Partitë Politike dhe Konsolidimin
Demokratik në Evropen Jugore), New York, 2003

5. Material nga internet:

http://www.kipred.org/advCms/documents/35061_Mergim_Berishaj_Cili_eshte_ndi
kimi_ipartive_politike_nekonsolidimin_demokratik.pdf

http://www.kas.de/wf/doc/kas_33531-1522-2-30.pdf?130214163003

http://www.dadalos.org/alb/parteien/grundkurs3/funktionen.htm

http://www.ads.gov.mk/WBStorage/Files/poglavje04_AL.pdf

You might also like