Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Energjia (greq.

ενεργός, energos, “në punë”) në fizikë, është aftësia e ndërveprimit të një sistemi me një
tjetër. Energjia ka të bëjë edhe me fuqinë e kërkuar për të lëvizur apo zhvendosur një peshë në një largësi
të caktuar. Sa më e rëndë të jetë pesha ose sa më e gjatë largësia, aq më shumë energji nevojitet.

Ka shumë lloje energjish: energji kimike nga fosilet djegëse, energji elektrike nga shfrytëzimi i fuqisë se
ujit, energji diellore, energjia e erës, energji termale, dhe energji bërthamore nga ndarja e atomit. Njësia e
energjisë është xhauli me shenjë “J”, për nder të Xhejms Xhaulit.
Puna dhe ngrohtësia kanë të njëjtën njësi energjie, por janë koncepte fizike krejtësisht të ndryshme.
Energjia ndodhet në çdo sistem mekanik të veçuar.

Energjia kinetike

Objektet që lëvizin kanë energji kinetike, energjinë e lëvizjes. Sa më shpejt të lëvizë diçka, aq më shumë
energji kinetike ka. Ndërsa kur e ul shpejtësinë, ajo humbet energji kinetike. Ne jetën e përditshme , hasim
shumë shpesh në raste që kanë të bëjnë me energjinë kinetike. Për njehsimin e energjisë kinetike
përdorim formulën:
E_k =\tfrac{1}{2} mv^2
Energjia potenciale[redakto]
Red right arrow.svg

Energjia potenciale
Është trajtë e energjisë mekanike e kushtëzuar prej pozitës reciproke të trupave ose te molekulave të
njëjtit tip. Energji potenciale kanë trupat të cilët janë të aftë të kryejnë punë për shkak të pozitës, p.sh. Teli
i lakuar, tjegullat në kulm, librat në rafte etj.

Shndërrimi i energjisë

Energjia nuk mund të krijohet apo shkatërrohet. Kjo do të thotë se sasia e energjisë në Gjithësi është
gjithnjë e njëjtë. Sa herë që ndodh ndonjë gjë, energjia thjesht shndërrohet në një formë tjetër. Kjo gjë
ndodh, për shembull, kur bimët përdorin energji nga drita e diellit për të krijuar ushqim, që pastaj e hanë
kafshët.

Shndërrime të energjisë ka kudo në jetën tonë. Marrim një makinë me rrota dhe e lidhim me një trup me
një rrotull te palëvizshme. Trupi i varur ka një lloj lartësie nga toka. Kjo i jep atij energji potenciale ose të
lartësisë. Kur ne do ta lëshojmë trupin energjia e tij e lartësisë do te shndërrohet ne energjinë e lëvizjes se
karrocës me rrota. Ka shume forma energjie. Disa prej llojeve te energjisë janë energjia mekanike, e
lartësisë, e lëvizjes, energjia kimike, e ushqimit qe përcillet ne muskuj, energjia bërthamore qe përdoret
për energjinë elektrike, energjia termike kur molekulat dhe atomet ne lëvizje çlirojnë nxehtësi. Dielli është
një burim energjie termike dhe dritore.

Ligji i ruajtjes së energjisë

Ligji i ruajtjes se energjisë thotë qe : Energjia as nuk mund të krijohet as nuk shkatërrohet, por mund të
transformohet nga një formë në një tjetër.

You might also like