Leksioni 1

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 41

PARIMET E

KONTABILITETIT
““Kontabiliteti është gjuha e biznesit.”
-Warren Buffett

2
04
!PJESËMARRJA NË MASËN 75% NË
SEMINARE PËR TË MARRË PJESË NË
PROVIMIN PËRFUNDIMTAR
03
LEKSIONE: 3.5 0RË
SEMINARE: 2 ORË

02 NUMRI I KREDITEVE: 6

LITERATURA: SOTIRAQ DHAMO (2010),


“PARIMET BAZË TË KONTABILITETIT”

01
BACHELOR
SEMESTRI AKADEMIK: I

3
1
KONTABILITETI TEORI DHE PRAKTIKË,
SISTEM INFORMACIONI DHE
KONCEPTET BAZË TË TIJ
4
1. Kontabiliteti dhe 5. Kushtet dhe konsideratat 8. Sistemi informativ i 11. Format e organizimit
rëndësia e që merr parasysh drejtimit. Kontabiliteti ligjor të njësive
informacionit kontabël; Kontabiliteti; dhe marrja e ekonomike dhe
2. Njësia ekonomike; 6. Përkufizimi i Kontabilitetit; vendimeve; Kontabiliteti;
3. Aktivitetet në njësinë 7. Natyra, kuptimi, roli i 9. Llojet e kontabilitetit; 12. Parimet Përgjithësisht të
ekonomike; teorisë së Kontabilitetit 10. Llojet e profesionit Pranuara të
4. Përdoruesit e dhe raporti me kontabël. Kontabilitetit (PPPK);
informacionit kontabël. Kontabilitetin praktik. 13. Procesi i matjes së
Kontabilitetit.

5
1. KONTABILITETI DHE RËNDËSIA E
INFORMACIONIT KONTABËL

Roli i informacionit në drejtimin e një sistemi *Aksionerët kërkojnë të dinë mbi situatën financiare
ekonomik është shumë i madh. dhe performancën e njësisë ekonomike, me qëllim që
të marrin vendime në lidhje me investimin e tyre në
*Aksionerët, furnitorët, kreditorët, shteti, etj njësinë ekonomike.
dëshirojnë të kenë një kuadër të përpiktë dhe të
përditësuar të ecurisë së njësisë ekonomike. Furnitorët dhe kreditorët kërkojnë të dinë mbi situatën
financiare të njësisë ekonomike, me qëllim që të ketë
Kontabiliteti ka një rol të rëndësishëm për të informacion nëse njësia ekonomike do të jetë e aftë të
plotësuar kërkesat për informacion. Realizohet shlyejë detyrimet ndaj tyre ose jo.
nëpërmjet regjistrimit besnik dhe rigoroz të të gjitha
ngjarjeve ekonomike me të cilat njësia ekonomike Shteti kërkon të dijë mbi situatën financiare të
është e lidhur. njësisë ekonomike, me qëllim llogaritjen e detyrimeve
tatimore të njësisë ekonomike ndaj shtetit.
Kontabiliteti dhe informacioni që kontabiliteti
siguron është i nevojshëm për të gjitha nivelet e
drejtimit ekonomik, për të gjithë personat fizikë ose
juridikë, që kryejnë një aktivitet ekonomik.

6
2. NJËSIA EKONOMIKE

 Koncepti i kontabilitetit është i lidhur me konceptin e njësisë ekonomike.


 Njësi ekonomike- grup njerëzish të organizuar në një mënyrë të caktuar për të kryer një detyrë konkrete në kuadrin
e gjithë aktivitetit ekonomik të njësisë ekonomike, duke pasur një ekzistencë të pavarur.
 Në kontabilitet, koncepti i njësisë ekonomike përdoret në kuptimin e njësisë kontabël, që është njësia
ekonomike (objekti i fokusimit të proceseve të kontabilitetit).
 Njësitë ekonomike mund të ndahen në 2 grupe kryesore:

Njësi ekonomike
fitimprurëse

Njësi ekonomike

Njësi ekonomike
jo-fitimprurëse

7
 Njësi ekonomike fitimprurëse- njësi ekonomike që ka si qëllim final sigurimin e fitimit.
 Njësi ekonomike jo-fitimprurëse- njësi ekonomike që nuk ka si qëllim final sigurimin e fitimit, por
kryerjen e aktiviteteve me karakter të përgjithshëm shoqëror.
 Një sistem ekonomik mund të mendohet si një organizëm, ku qeliza bazë e tij është njësia
ekonomike. Në kuadrin e sistemit ekonomik, njësia ekonomike duke kryer detyrat e
paracaktuara me sa më shumë fitim dhe leverdi, përdor një sërë elementesh materiale,
monetare, njerëzore, etj si dhe hyn në marrëdhënie me punonjësit e saj, me shtetin, me njësitë e
tjera ekonomike, etj.
 Për një drejtim dhe administrim korrekt dhe efikas të njësisë ekonomike, informacioni që merret
nga kontabiliteti përbën pikën e nisjes të të gjithë drejtimit financiar të njësisë ekonomike.

8
3. AKTIVITETET NË NJËSINË EKONOMIKE

 Për të kuptuar rolin e informacionit të kontabilitetit në marrjen e vendimeve është e nevojshme dhe
e rëndësishme që të njihen dhe të kuptohen aktivitetet kryesore që kryen dhe nevojat që ka njësia
ekonomike për informacionin e kontabilitetit, me qëllim realizimin me sukses të këtyre aktiviteteve.
 Aktivitetet kryesore që kryen njësia ekonomike janë:
1. Aktiviteti planifikues;
2. Aktiviteti financues;
3. Aktiviteti investues;
4. Aktiviteti operativ.

9
AKTIVITETI PLANIFIKUES
 Përfshin përcaktimin e ideve, qëllimeve dhe veprimeve të një njësie ekonomike.
 Për fillimin e një aktiviteti ekonomik dhe për të siguruar suksesin e tij, është e nevojshme të
përgatiten dhe të paraqiten strategjitë dhe taktikat që do të ndiqen për realizimin e ideve në fokus të
këtij aktiviteti.
 Planifikimi si proces, konsiston në parashikimin dhe në përqëndrimin e përpjekjeve, si dhe në
identifikimin e mundësive të një njësie ekonomike.
 Planifikimi përfshin edhe procesin e ndryshimit dhe të reagimit ndaj tij, pra planifikimi është
fleksibël dhe jo i pandryshueshëm. Kjo shton rrezikun e zhvillimit dhe të analizave të planeve të një
njësie ekonomike. Informacioni financiar i përgatitur nga kontabiliteti dhe nga raportimi financiar
nëpërmjet dhënies të një informimi më të madh dhe duke ndihmuar në një vendim-marrje më të mirë,
mundet që ta reduktojë këtë rrezik.

10
AKTIVITETI FINANCUES
 Përfshin mënyrat nëpërmjet të cilave njësia ekonomike gjen burimet për të paguar për sigurimin e
aktiveve të nevojshme, si: toka, ndërtesat, makineritë, materialet, etj për të realizuar planet e saj.
 2 janë format kryesore të financimit të njësive ekonomike:
1. Financimi nëpërmjet kapitalit të pronarit- burimet e financimit kontribuohen drejtpërsëdrejti nga
pronari/ët.
2. Financimi jo me kapital të pronarit- burimet e financimit merren nga huadhënësit, të cilët i
kontribuojnë përkohësisht në mbulimin e aktiveve të njësisë ekonomike kundrejt pagesave të
caktuara, që quhen detyrime.

11
AKTIVITETI INVESTUES
 Përcaktohet si aktiviteti i përdorimit të burimeve financiare të njësisë ekonomike.
 Përfshin blerjen (shitjen) e aktiveve që një njësi ekonomike përdor për të prodhuar ose për të
shitur produktet/ shërbimet e saj.
 Aktivet përfaqësojnë burimet ekonomike që parashikojnë të prodhojnë përfitime të ardhshme, si:
toka, ndërtesat, makineritë, inventarët, pajisjet, mjetet monetare dhe investimet që janë të
nevojshme për funksionimin e njësisë ekonomike.
 Totalet e investimeve dhe totalet e financimeve në një njësi ekonomike janë gjithmonë të barabarta.
Investimet përfshijnë aktivet, ndërsa financimet përfshijnë detyrimet dhe kapitalin e pronarit.
 Ekuacioni themelor i Kontabilitetit është:
Aktive totale= Detyrime totale + Kapitali i pronarit.

12
AKTIVITETI OPERATIV
 Përfshin proceset që kryhen për zbatimin e planeve të njësie ekonomike, si dhe përdorimin e
aktiveve për të kërkuar, zhvilluar, blerë, prodhuar, shpërndarë dhe tregtuar produkte/ shërbime.
 Përfshin disa nën-aktivitete, si: vëzhgimi i punës dhe zhvillim i aktivitetit të njësisë ekonomike në
përputhje me ligjet në fuqi të vendit.
 Për të siguruar një vendim-marrje efektive në procesin e drejtimit të aktivitetit operativ, drejtuesit e
njësisë ekonomike kanë nevojë për një informacion të bollshëm, lidhur me: kostot, të ardhurat,
nivelin e aftësisë paguese, etj (informacion që sigurohet kryesisht nga sistemi i informacionit
kontabël).

13
4. PËRDORUESIT E INFORMACIONIT KONTABËL

Drejtuesit e
njësisë
ekonomike

Punonjësit e
Shteti njësisë
ekonomike

Përdoruesit e
informacionit
kontabël

Furnitorët
Aksionerët
dhe kreditorët

Investitorët

14
PËRDORUESIT E BRENDSHËM
 Përdoruesit e brendshëm të informacionit kontabël janë ata persona, të cilët janë të përfshirë
drejtpërsëdrejti në drejtimin dhe në operimin e njësisë ekonomike. Përfshihen drejtuesit
menaxherialë dhe ekzekutivë, si dhe të tjerë vendim-marrës të rëndësishëm të brendshëm të njësisë
ekonomike.
 Roli i kontabilitetit për përdoruesit e brendshëm është që të japë informacion për të ndihmuar në
përmirësimin e eficencës ose të efektivitetit të një njësie ekonomike.

 Kontabiliteti i Drejtimit është pjesa e sistemit të Kontabilitetit që synon tu shërbejë nevojave të


vendim-marrjes të përdoruesve të brendshëm. Kontabiliteti i Drejtimit siguron raporte të brendshme
informacioni për të ndihmuar përdoruesit e brendshëm për të përmirësuar aktivitetet e njësisë
ekonomike.
 Lloji i informacionit që u duhet përdoruesve të brendshëm të një njësie ekonomike përcaktohet dhe
nga funksioni që ata kanë dhe nga nevoja për marrjen e vendimeve të caktuara.

15
Funksionet bazë që ndihmojnë në funksionimin dhe në organizimin e njësisë ekonomike:

Kërkimi dhe zhvillimi

Blerja

Burimet njerëzore

Shërbimet e Kontabilitetit Prodhimi

Shpërndarja

Marketingu

Shërbimi
16
PËRDORUESIT E JASHTËM
 Përdoruesit e jashtëm të informacionit kontabël mund të grupohen:
1. Përdoruesit që kanë interesa të drejtpërdrejta financiare në njësinë ekonomike, ku hyjnë
përdoruesit e grupit 3 dhe 4 të klasifikimit të mësipërm.
2. Përdoruesit që nuk kanë interesa të drejtpërdrejta financiare në njësinë ekonomike, ku hyjnë
përdoruesit e grupit 5, 6 dhe 7 të klasifikimit të mësipërm.
 Megjithatë ky grupim nuk është plotësisht i saktë. Ekziston një fenomen që drejtuesit e njësisë
ekonomike (kryesisht të Shoqërive Aksionere) janë dhe zotërues të aksioneve të saj, pra janë
bashkëpronarë të saj. Kemi të bëjmë me përdorues me karakter të dyfishtë të informacionit
kontabël.

17
Klasifikimi i përdoruesve të informacionit kontabël:

Aktiviteti i njësisë

Kontabiliteti

Përdoruesit me Interesa
Përdoruesit me Interesa Financiare Indirekte
Drejtimi Financiare Direkte
Pronarët; Qeveria;
Partnerët; Investitorët aktualë & Agjensitë e Qeverisë;
Bordi Drejtues; potencialë; Planifikuesit e ekonomisë;
Drejtuesit; Furnitorët aktualë & Punonjësit e njësisë
Supervizorët potencialë; ekonomike;
Kredidhënësit Publiku

Veprime që ndikojnë aktivitetet e njësisë ekonomike

18
5. KUSHTET DHE KONSIDERATAT QË MERR
PARASYSH KONTABILITETI

1. Kontabiliteti pranon që njerëzit 3. Kontabiliteti pranon se 5. Matja në elementët e pasurisë


jetojnë në një botë me mjete veprimtaria ekonomike realizohet bëhet në njësi monetare.
dhe me burime të kufizuara. nga njësi të vecanta. Kontabiliteti në dhënien e
informacionit në lidhje me
2. Kontabiliteti mban në 4. Kontabiliteti njeh dhe pranon
situatën financiare dhe me
konsideratë në parimet e tij, të faktin që disa persona (pronarët
performancën e njësisë
drejtat e pronës që mbron dhe investitorët) ua besojnë disa
ekonomike merr parasysh faktin
njësia ekonomia, vlerat që personave të tjerë (drejtuesve
që informacioni që ai përpunon
njeh njësia ekonomike dhe dhe menaxherëve) ruajtjen,
dhe komunikon duhet të jetë i
cdo gjë që njësia ekonomike përdorimin dhe kontrollin e
shprehur edhe në njësi matëse
pranon si të drejtë dhe të pasurisë së tyre të investuar në
monetare.
ndershme. njësinë ekonomike.

19
6. PËRKUFIZIMI I KONTABILITETIT

Kontabiliteti ka një fillesë shumë Në periudhën e Rilindjes në art, letërsi, Më pas, zhvillimi i kontabilitetit është
të hershme. shkencë, etj pati zhvillim edhe kontabiliteti. bërë me ritme shumë të shpejta.
1 3 5

2 4 6

Historia e Kontabilitetit filloi kur njerëzit Në vitin 1494 italiani Luca Paciolo Metodat e regjistrimit kontabël janë
mësuan që të regjistrojnë aktivitetin formuloi parimet bazë të pëmirësuar vazhdimisht.
ekonomik. regjistrimit të dyfishtë në një libër.

20
 Kontabiliteti është procesi i vrojtimit, matjes, vlerësimit, interpretimit dhe komunikimit të informacionit financiar për
qëllime të kontrollit financiar dhe marrjen e vendimeve efektive të drejtimit ekonomik të njësive ekonomike.

Nevoja për informacion


Drejtuesit

Matja
Regjistrimi
Veprimet Dokumentat Përpunimi
ekonomike Analiza Komunikimi

21
7. NATYRA, KUPTIMI DHE ROLI I TEORISË SË KONTABILITETIT
DHE RAPORTI ME KONTABILITETIN PRAKTIK

Teoria e Kontabilitetit mund të përcaktohet si arsyetim logjik në formën e një rrjeti të gjerë të parimeve që:
1. Japin një kuadër të përgjithshëm të referencave me të cilat praktika e kontabilitetit mund të vlerësohet;
2. Drejtojnë zhvillimin e praktikave dhe procedurave të reja.
 Për klasifikimin e Teorive të Kontabilitetit ekziston një numër i madh mënyrash dhe kriteresh. Sipas
kriterit të nivelit të parashikimit, Teoritë grupohen:

1. Teoritë që synojnë të shpjegojnë 2. Teoritë që përqëndrohen në 3. Teoritë që venë theksin në


praktikat aktuale kontabël dhe të marrëdhëniet midis fenomeneve efektet e raporteve dhe
parashikojnë si kontabilistët do (objekte ose ngjarje) dhe në pasqyrave të kontabilitetit në
të reagonin në situata të termin ose simbolin që sjellje ose në vendime. Quhen
caktuara, ose si do ti raportonin përfaqëson. Quhen teori teori të sjelljes (pragmatike).
ngjarje të caktuara. Quhen teori interpretuese (semantike).
të sintaksës.

22
 Pavarësisht nga niveli i teorisë së zgjedhur për studim, të gjitha Teoritë formale që mund të provohen
dhe të verifikohen, duhet të përfshijnë elemente të arsyetimit deduktiv dhe induktiv.
 Teoritë e kontabilitetit përdorin metodën deduktive dhe metodën induktive të arsyetimit.

Metoda deduktive- konsiston në


Metoda induktive- konsiston në
fiksimin fillimisht të objektivave
kryerjen e vëzhgimeve dhe
dhe postulateve. Prej tyre më pas
matjeve të vecanta, të cilat
nxirren parimet logjike që do të
shërbejnë si bazë për nxjerrjen e
japin bazat për aplikime konkrete
konkluzioneve të përgjithshme.
dhe praktike.

23
 Disa nga mënyrat e tjera, të cilat mund të shërbejnë si një kriter për klasifikimin e Teorive:

1. Mënyra deskriptive 2. Mënyra për dobishmërinë e 3. Mënyra e mirëqënies (sociale)-


(përshkruese)-teoritë e vendimeve- studimet e kryera merr në konsideratë ndikimin
kontabilitetit që zhvillohen duke vitet e fundit kanë treguar për (efektin) e marrjes së
përdorur këtë mënyrë, në thelb ndikimin në kontabilitet të sjelljes vendimeve në mirëqënien
lidhen me atë cfarë kontabiliteti në marrjen e vendimeve të sociale. Objektivi i kësaj
bën. Thekson praktikën e dobishme. Mund të ndahet: mënyre është maksimizimi i
kontabilitetit si bazë, prej së a. Mënyra empirike- përqëndrohet mirëqënies sociale.
cilës zhvillohen teoritë. në studimet empirike të bëra mbi
praktikën, për të parë se si
përdoruesit e informacioneve
kontabël e përdorin këtë
informacion në marrjen e
vendimeve.
b. Mënyra normative- specifikimi i
mënyrës me të cilën vendimi
duhet të bëhet, si një kusht
paraprak për vlerësimin e
nevojave për informacion.
24
 Marrëdhënia midis teorive dhe praktikave të Kontabilitetit:

Gjykimet e vlerësimit Politikat e Rekomandime


Kontabilitetit

Teoritë e Praktikat e
Kontabilitetit Kontabilitetit

Përdoruesit dhe
Jopërdoruesit
Abstraksione Raporte

Burime te tjera të informacionit

25
Së pari, roli që luajnë Teoritë në Së dyti, forma e informacionit Hartuesit kryesorë të politikave të
kontabilitet është mjaft i ndryshëm kontabël që ju raportohet marrësve kontabilitetit në një vend të caktuar janë:
nga roli që luajnë në shkencat të vendimeve varet nga praktikat 1. Shteti- përdor procesin ligjor për tu
natyrore. Në shkencat natyrore, kontabël të përdorura, të cilat janë siguruar që një nivel minimum i
teoritë zhvillohen prej vëzhgimeve përcaktuar dhe janë vendosur prej informacionit do të paraqitet në
praktike dhe duhet të vërtetohen në hartuesve të politikave kontabël. raportet financiare të njësive
praktikë. Në kontabilitet, praktika ekonomike.
mund të ndryshojë për tiu përshtatur 2. Organizmat e profesionit kontabël-
teorive. Problemi thelbësor për veprojnë si organizëm rregullator.
kontabilistët është që të njohin se si
praktika zhvillohet në të ardhmen,
pra të njohë teorinë.

26
8. SISTEMI INFORMATIV I DREJTIMIT.
KONTABILITETI DHE MARRJA E VENDIMEVE

Objektivat kryesore të Kontabilitetit, si një sistem informacioni janë që të sigurojë informacione


për qëllimet e mëposhtme:

Të nevojshëm për marrjen e vendimeve që i takojnë përdorimit të rezervave të kufizuara.

Për drejtimin dhe për kontrollin në mënyrë efikase të rezervave njerëzore dhe materiale
të njësisë ekonomike.

Për mbajtjen dhe për raportimin e ruajtjes së rezervave.

Për lehtësimin e funksioneve dhe kontrolleve shoqërore.

27
Kontabiliteti Informacioni
kontrollon gjithë kontabël jep të dhëna
Kontabiliteti ka për
aktivitetin operativ të për 3 funksione të
qëllim plotësimin e
njësisë ekonomike rëndësishme të
kërkesave shoqërore,
nëpërmjet regjistrimit, Drejtimit:
ligjore dhe fiskale të
organizimit dhe 1. Planifikimi;
njësisë ekonomike.
drejtimit të të dhënave 2. Kontrolli;
kontabël. 3. Vlerësimi.

28
Është procesi i formulimit të rrjedhës së veprimit dhe
PLANIFIKIMI përfshin caktimin e qëllimit, gjetjen e mënyrave të
ndryshme për realizimin e qëllimit dhe përcaktimin e
mënyrës më të mirë të rrjedhës së veprimit.

KONTROLLI
Është procesi i vrojtimit të faktit nëse planet janë
realizuar ose jo, nëse realiteti përputhet me planin.

VLERËSIMI
Është procesi i studimit të sistemit të marrjes së vendimit
me qëllim përmirësimin.

29
Kontabiliteti si nje sistem informacioni:

Inpute Procesi
Veprimet dhe
ngjarjet Grumbulli mi i të Përpunimi i të
dhënave dhënave

Përdoruesit e
drejtpërdrejtë
Outpute
Të dhënat e përpunuara dhe
të kontrolluara
Praktikat e
kontabilitetit

30
9. LLOJET E KONTABILITETIT

 Në fazën fillestare, kontabiliteti organizohet me qëllim hartimin e pasqyrave financiare për


përcaktimin e rezultateve të përgjithshme (Kontabiliteti Financiar).
 Pas kësaj faze, shoqërohet me evidentimin dhe me analizën e kostove dhe të të ardhurave të
aktiviteteve të ve` canta (Kontabiliteti i Kostos).
 Në një fazë më të avancuar të njësisë ekonomike bëhet përpunimi i të dhënave në lidhje me
parashikimin në të ardhmen e të dhënave në kontabilitet (buxhetimi), si dhe koordinimi dhe
kontrolli i aktiviteteve dhe politikave (Kontabiliteti i Drejtimit).

31
Kontabiliteti i Kostos drejtohet në përcaktimin analitik të
kostove, të të ardhurave dhe të rezultateve ekonomike që kanë
të bëjnë me aktivitete, operacione, procese prodhimi dhe qendra
përgjegjësie të vecanta, me qëllim për të ndihmuar Drejtimin në
zgjidhjen e problemeve specifike.

Kontabilliteti Financiar është ajo pjesë e sistemit të kontabilitetit që Kontabilliteti i Drejtimit përfshin të gjitha kontabilitetet e trajtuara më
merret me matjen dhe me raportimin e gjendjes financiare dhe të lart, duke mos u identifikuar me asnjërin prej tyre. Origjina e tij e ka
rezultatit të njësisë ekonomike gjatë një periudhe të caktuar, në burimin në nevojën e konceptimit dhe realizimit të një sistemi të të
përputhje me Parimet e Përgjithshme të Pranuara të Kontabilitetit. dhënave, në të cilën duhet të konkurrojnë në formë pak a shumë
Kontabiliteti Financiar studion dhe organizon regjistrimet që lidhen sintetike, llojet e tjera të kontabiliteteve të përmendura.
me ngjarjet që rrjedhin si pasojë e marrëdhënieve ekonomike të
njësisë ekonomike me të tretët, për të përcaktuar rezultatin ekonomik
të njësisë ekonomike për një periudhë ushtrimore dhe kapitalin që ka
shkaktuar këtë rezultat.

32
10. LLOJET E PROFESIONIT KONTABËL

 Kontabilistë privat- punojnë si nëpunës të njësive ekonomike të vecanta, sidomos kur kanë përmasa të
mëdha. Mund të merren me Kontabilitetin Financiar, me Kontrollin e Brendshëm ose me Kontabilitetin e
Drejtimit në njësitë ekonomike ku punojnë.

 Kontabilistë publik- janë profesionistë kontabël që punojnë në njësi ekonomike, që kryejnë shërbime
kontabël ose që ushtrojnë profesionin në mënyrë individuale, të pavarur. Janë të pavarur nga njësitë
ekonomike, të cilave u kryejnë shërbimin.

 Kontabilistë të njësive publike shtetërore dhe të njësive ekonomike jo me qëllim fitimin- janë
kontabilistë, nëpunës të njësive publike shtetërore, të karakterit nacional ose lokal, ose të organizmave të
ndryshme jo fitimprurëse. Detyra e tyre është të bëjnë regjistrimin kontabël të veprimeve ekonomike, të
përgatisin buxhetin, të përgatisin pasqyrat financiare dhe të bëjnë analizën e tyre, të bëjnë operacione të
kontrollit mbi mënyrën e realizimit të shërbimeve/ të ardhurave, etj.

 Edukatorë kontabël- janë individë ose organizata që përdorin njohuritë e tyre të gjera kontabël, për
përgatitjen e personave të tjerë për profesionin e kontabilistit ose në fusha të tjera të njësisë ekonomike.

33
RAST STUDIMI
SHBA
34
60%
Kontabilistë privat

25%
Kontabilistë publik

12%
Kontabilistë që punojnë në Sektorin e
Kontabilitetit Qeveritar

3%
Edukatorë kontabël 35
Oportunitetet e
zgjedhura në
Kontabilitet

Të lidhura me
Financiar Menaxherial Taksimi
Kontabilitetin

-Përgatitja -Kontabilitet i përgjithshëm -Përgatitja -Huadhënësit


-Analiza -Kontabilitet i kostos -Planifikimi -Konsulentët
-Auditimi -Buxhetimi -Rregullimi -Analistët
-Rregullimi -Auditimi i brendshëm -Investigimi -Tregtarët
-Konsultimi -Konsultimi -Konsultimi -Drejtuesit
-Planifikimi -Nënshkruesit
-Investigimi kriminal -Planifikuesit
-Vlerësuesit
-Investiguesit
36
11. FORMAT E ORGANIZIMIT LIGJOR TË NJËSIVE
EKONOMIKE DHE KONTABILITETI

Njësia ekonomike me ortakëri


Njësia ekonomike me një pronar
(Shoqëria kolektive)- njësi
(Personi tregtar)- njësi
ekonomike e krijuar nga dy ose Shoqëria kolektive (Korporata)-
ekonomike e krijuar nga një
më shumë pronarë. Pronarët njësi ekonomike e krijuar dhe e
person që është pronari i saj.
kanë të drejtë që secili në rregulluar me ligj. Pronarët janë
Pronari ka mundësinë e
mënyrë të pavarur, të marrë më shumë se 2 persona dhe
kontrollit të plotë të veprimtarisë
përsipër detyrime ose të drejta, quhen përkatësisht ortakë ose
ekonomike të njësisë ekonomike
të cilat kthehen dhe në të drejta aksionerë.
sipas interesave të tij
dhe detyrime të njësisë
individuale.
ekonomike.

37
12. PARIMET PËRGJITHËSISHT TË PRANUARA
TË KONTABILITETIT (PPPK)

Me termin ‘parim’ do të kuptohet sipas Zakonisht në literarurën e


përcaktimeve nga SNK “Një ligj ose kontabilitetit, parimet specifike quhen
rregull i përgjithshëm i përshtatur ose politika kontabël.
i shpallur si drejtim i veprimit, një
bazë e drejtimit ose një mbështetje e
veprimit praktik.”

Parimet e Kontabilitetit janë të Disa nga parimet kryesore të


përgjithshme dhe specifike. Parimet e kontabilitetit janë: parimi i njësisë
përgjithshme janë supozimet bazë, ekonomike, parimi i vijimësisë, parimi
koncepte dhe udhëzues bazë që duhet i njësisë monetare, parimi i
të zbatohen për përgatitjen e objektivitetit, parimi i kostos.
pasqyrave financiare. Parimet
specifike janë rregulla të detajuara të
përdorura në raportimin nga ngjarjet e
njësisë ekonomike.
38
Parimi i njësisë ekonomike- Parimi i objektivitetit- sipas të
cilit, informacioni që jep njësia
sipas të cilit, aktiviteti i një njësie
ekonomike duhet të mbështetet
ekonomike llogaritet dhe Parimi i vijimësisë- sipas të
evidentohet vec nga ai i pronarëve nga evidenca e pavarur dhe e
cilit, pasqyrat financiare janë
saktë, që përfshin opinionin e më
të saj. ndërtuar duke patur si bazë
shumë se një personi.
supozimin që njësia ekonomike
do të vazhdojë të funksionojë dhe
nuk do të mbyllet. Pra, aktivet
Parimi i njësisë monetare- Parimi i kostos- sipas të cilit, afatgjata të njësisë ekonomike
sipas të cilit, veprimet dhe ngjarjet kërkon që ndërtimi i pasqyrave nuk do të paraqiten me vlerën e
ekonomike do të shprehen dhe financiare të bazohet në koston tyre të likuidimit, por me kosto.
paraqiten në kontabilitet dhe në aktuale të ndodhur në veprimet e
pasqyra financiare në formë njësisë ekonomike. Kostoja matet
monetare. me mjete monetare ose me
kundërvleftën në mjete monetare.

39
11. PROCESI I MATJES SË KONTABILITETIT

 Për realizimin e procesit të matjes, kontabilisti duhet tu përgjigjet problemeve:


1. Cfarë do të matet? – problemi i veprimit
2. Kur do të bëhet regjistrimi? – problemi i njohjes
3. Cfarë vlere do të vendoset për objektin e matur? – problemi i vlerësimit
4. Cila do të jetë mënyra e klasifikimit të objekteve që maten? – problemi i klasifikimit

40
FALEMINDERIT!

You might also like