Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 7

Lënda Moral

Lënda:Morali

Mësimi i parë -1.


Pjesa e parë.

*Sinqeriteti*

*A na ka urdhëruar Allahu të jemi te sinqertë?*


-Po, Allahu na ka urdhëruar të jemi të sinqertë.

*Si thotë Allahu në Kuran për sinqeritetin?*


-Allahu thotë në Kuran:"O ju që keni besuar,kini frikë Allahun dhe jini me të sinqertit".

*A pranohen veprat tona pa sinqeritet?*


-Jo, pa sinqeritet Allahu nuk e pranon as fjalën,as veprën ,as qëllimin (nijetin) tonë.

*Që Allahu të na pranojë punët tona çfarë duhet të bëjmë?*


-Që punët e muslimanit të pranohen duhet të bëjmë dy gjëra:
1.T'i bëjmë punët tona siç na ka porositur i dërguari i Allahut.
2.T'i bëjmë punët tona me sinqeritet.

🔸
*Nëse jemi të sinqertë si shkruhemi tek Allahu?*
Ai njeri që është i sinqertë, Allahu e shkruan tek ai si të sinqertë.

🔹
*Nëse bëjmë punë të sinqerta ku na dërgojnë ato?*
Sinqeriteti të dërgon në të mira dhe të mirat të dërgojnë në Xhenet.

🔹
*Kush është e kundërta e sinqeritetit?*
E kundërta e sinqeritetit është gënjeshtra.

🔹
*Ku të çojnë gënjeshtrat?*
Gënjeshtra të çon në të këqija dhe të këqijat të çojnë në Xhehenem.

🔹
*Ai qe gënjen si shkruhet tek Allahu?*
Ai që gënjen , Allahu e shkruan si gënjeshtar.

Mesimi i Parë-
Pjesa e dyte
*Sinqeriteti*

_*Tregime*_

Një herë e një kohë, një mbret dëshironte të ndërtonte një xhami e të mos kontribonte në të
askush vec tij dhe nëse do ta merrte vesh dicka të tillë, atë njeri do ta dënonte.
Pasi e ndërtoi Xhaminë, urdhëroi qe të shkruhej mbi murin e Xhamisë "Xhamia e Mbretit".
Pasi u shtri atë natë në gjumë, pa një ëndërr sikur një melek erdhi dhe i ndryshoi emrin
Xhamisë dhe i vuri emrin e një plake.
Te nesërmen mbreti urdhëroi ushtarët e tij të shikonin nëse ka ndryshuar emri që i kishte
vendosur Xhamisë,por asgjë nuk kishte ndryshuar.
Kjo ëndërr u përsërit edhe dy netë të tjera dhe mbreti urdhëroi ushtarët ti sillnin plakën që e
kishte parë në ëndërr.
Pasi ja sollën, ai e pyeti atë nëse kishte kontribuar në ndërtimin e Xhamisë,por plaka si një grua
e varfër që ishte tha se ajo nuk kishte pasuri për të kontribuar në ndërtimin e saj.
Por mbreti i kërkoi të mendohej mire dhe plakës ju kujtua se atë ditë kur po ndërtohej Xhamia
ajo kishte kaluar aty pranë dhe kishte parë nje kal që ishte i ngarkuar me tullat që do ndërtohej
xhamia dhe po mundohej të pinte ujë në një tas , që ishte larg vendit ku ai ishte lidhur.
Plaka i afroi tasin e ujit dhe piu ne të kali.
Në këtë moment mbreti kuptoi ëndrrën e tij dhe tha se Allahu ja ka pranuar këtë vepër kësaj
plake sepse e ka bërë me sinqeritet vetëm për të fituar shpërblimin e Allahut , ndërsa mbreti e
kishte ndërtuar xhaminë që të flisnin mirë per të njerëzit.
Ai e kuptoi gabimin e tij dhe vendosi që emrin e Xhamisë ta ndryshonte nga "Xhamia e mbretit"
në "Xhamia e gruas së moshuar".

*_Mesazhi i tregimit:_*
Duhet të jemi të sinqertë kur të bëjmë një punë ose një adhurim, që të na i pranoje Allahu e të
fitojmë shpërblime.

*_Ushtrime_*
Plotëso vendet bosh:
1. A na ka urdhëruar Allahu të jemi të sinqertë?

2. Cili është argumenti se njeriu duhet të jetë me të sinqertit?


“O ju që keni besuar,kini frikë Allahun dhe..........

3. Që vepra të na pranohet tek Allahu duhet të përmbajë dy gjëra:

a.Të bëhet siç na ka porositur i dërguari i Allahut.


b. ..........................................

4. E kundërta e sinqeritetit është ...............


5. Nëse jemi të sinqertë bëjmë vepra të mira dhe ato na dërgojnë në ............... e nëse jemi
gënjeshtar, bëjmë vepra te këqija dhe ato na dërgojnë në..................

*Mësimi I dyte -2*

*Besnikeria (Amaneti)*

Besnikeria ështe shumë e rëndësishme në fenë islame.

Ajo është nga cilësitë e larta që ka myslimani.

Cfare thote Allahu I lartesuar ne Kuran per besnikërinë?

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe ata që mbajnë amanetin dhe


besën”(Mearixh; 32)

✒️Për shembull:
🔹Mësuesi që kryen e detyrën e tij është besnik.
🔹Po ashtu edhe nxënësi që i kryen detyrat e tij dhe meson është besnik.
🔹Gjuha është amanet dhe ky amanet duhet ruajtur.
✒️Si duhet ta ruajme gjuhen ?
🔹Dora është amanet dhe duhet ta ruajme ate duke mos vjedhur.
Duke mos thene fjale te keqia.

✒️Cfare denimi ka ai qe nuk eshte besnik dhe nuk e ruan amanetin?


Ai që mohon amanetin, që nuk e mban atë ,pra nuk eshte i besueshem, do të pësojë humbje e
dështim edhe në këtë botë edhe ne tjetren.

*Mësimi I trete 3*

*Besnikeria(Amaneti)*

Besnikeria është tri llojesh:

✒️
1- Besnikeria e njeriut me Zotin e tij.
Si eshte besnik njeriu me Zotin e tij?
Duke e adhuruar Atë, të mos i shoqërojë Atij asnjë dhe asgjë në adhurim, të zbatojë urdhërat e
Tij dhe të largohet nga ndalesat.
✒️
2- Besnikeria e njeriut me veten e tij.
Si eshte besnik njeriu me veten e tij?
Duke e pastruar veten nga mëkatet.

3- Besnikeria e njeriut me njerëzit në përgjithësi.

Pyetje
Cfare thote Allahu ne Kuran per Besnikerine?
Sa llojesh është Besnikeria?

Mësimi i Katërt (4).


Durimi

Cfare eshte durimi?


Durimi eshte te kenaqesh me caktimin e Allahut dhe të mos zemerohesh.

Durimi ndahet ne disa lloje:


1-Te bejme durim kur adhurojme Allahun.
2-Te bejme durim tek gjerat e ndaluara dhe mos I bëjmë ato.
3-Te bejme durim kur Allahu na dergon nje fatkeqesi.

Cfare thote Allahu ne Kuran per Durimin?

“Dhe bëj durim për çfardo që të bie e të ndodh.


Vërtet këto janë nga çështjet më të preferuara”(Llukman:17)

Gjithmone kur besimtarit i bie nje fatkeqesi ai I lutet Allahut duke bere durim dhe duke thene :
"Te Allahut jemi dhe tek ai do te kthehemi."

Mësimi i 5(Moral)
*Thjeshtësia*

▪️Pejgamberi I Zotit ka qene i thjeshtë, i bute dhe i respektueshem.

▪️Allahu I lartesuar e ka urdhëruar pejgamberin qe besimtari duhet te jete i thjeshte dhe mos i
beje padrejtesi askujt.

🔸Tregon Enesi (Allahu qofte i kenaqur me te):


“Profeti (paqja dhe meshira e Zotit qofte mbi te) ka pasur moralin më të mirë
nga të gjithë njerëzit.
Më dërgoi mua një ditë për të kryer një punë e unë i thashë: “Vallahi nuk shkoj!” Ndërkohë që në
veten time kisha vendosur të shkoja ta kryeja punën që më urdhëroi. Dola dhe shkova të kaloj
nga tregu ku luanin fëmijët, kur pashë Profetin ‫ صلى هللا عليه وسلم‬që më kapi nga qafa dhe duke
buzëqeshur më tha: “O Enes,shko atje ku të dërgova!” I thashë: “Do të shkoj, o i Dërguari i
Allahut ....”
(Muslimi,kitab el fadail 3309)

Enesi (Zoti qoftë i kënaqur me të) serish thotë: “Betohem në Allahun se i kam shërbyer Profetit
salallahu alejhi ue selem nëntë vjet dhe nuk di të më ketë thënë për ndonjë punë
që kam bërë, që pse e bëre kështu apo pse s’e bëre ashtu.”
(Muslimi,kitab el fadail 3309)

💎Kjo tregon qe pejgamberi i Zotit na mëson se besimtari duhet te jete i bute dhe i thjeshte me
te gjithë krijesat per hir te Allahut,se krenaria i takon vetem Allahut te lartesuar.që u takojnë dhe
t’u çosh amanetet në vendin e tyre.

Mësimi 6. Moral. "Bujaria"

Kur quhet nje njeri Bujar?


*1. Bujari quhet kur e fal gabimin e tjetrit* .
Allahu i lavderon ne Kuran ata qe i falin te tjeret.
( ‫")و العافين عن الناس‬
Dhe ata qe i falin njerezit.."

-Historia e Jusufit qe i fali vellezerit e tij. edhe pse ata e ndan nga babai dhe e hodhen ne pus.
- Historia e profetit ne Taif, qe e gjuajten e gjakosen dhe Allahu dergoi melekun e maleve qe ta
urdheronte, por ai i fali dhe nuk u hakmor ndaj tij.

Moral Mësimi 7.
*Te permbash veten ne momentin e hidherimit quhet bujari* .
Allahu i lavderon ne Kuran ata qe e fshehin hidherimin.
Thote Allahu
" ‫والكاظمين الغيظ‬
"dhe ata qe e fshehin hidherimin"

Njehere nje sahabi i kerkoi profetit alejhi selam ta keshillonte ate, dhe profeti alejhi selam e
porositi te mos hidherohej.
- Njehere profeti alejhi selam ishte duke ecur, erdhi nje beduin dhe e kapi profetin per kemishe e
shtrengoi fort aq sa i la shenja ne qafe, i kerkonte qe profeti ti jepte atij pasuri, profeti alejhi
selam u kthye nga ai , i buzeqeshi, pastaj urdheroi sahabet ti jepnin pasuri.

*Ky ishte morali i bukur i profetit alejhi selam, me bujarine e tij dhe zemergjeresine qe kishte , i
falte ata qe benin gabime dhe silleshin keq ndaj

💢
Moral mësimi 8
Kur quhet nje njeri Bujar?

*Kur rrespekton prinderit dhe je bujar ndaj tyre!*

Tregon profeti i Allahut për 3 persona nga popujt e hershem qe ne nje kohe me shi dhe ere u
futen ne nje shpelle dhe mbeten te mbyllur kur nje gur u mbylli hyrjen.
Nuk kishin rrugzgjidhje tjeter vetem ti luteshin Allahut me Veprat e tyre te mira.Njeri prej tyre u
lut Allahut me nje veper e cila ishte :Bujaria qe ky njeri kishte me prinderit e tij dhe rrespektin
ndaj tyre.
Ai tregon qe e kishte zakon qe gjithmone kur mjelte bagetite se pari u jepte prej qumështit
prinderve pastaj femijve dhe gruas se tij.Nje dite prinderit i kishte zene gjumi dhe tregon se nuk I
ka dhene familjes te pije prej qumështit deri sa u zgjuan prinderit dhe kte e kishte bere vetem
per hir te Allahut.
Dhe si shkak i ketyre veprave qe kishin bere keta 3 njerez, guri levizi dhe ata dolen nga
Shpella.

*Duhet të jemi rrespektues ndaj prindërve pasi Allahu na meson në Kuran:*


‫َواعْ ُب ُدوا هَّللا َ َواَل ُت ْش ِر ُكوا ِب ِه َش ْيًئ ا و بالوالدين احسنا‬

"Adhurojeni Allahun e mos I beni shok atij,dhe me prinderit silluni mire" ❤️


Detyre shtëpie
Përmend 3 mesazhe qe nxjerr nga historia.

Moral Mësimi 9.(nëntë).


Bujari quhet edhe kur ndihmojme nje njeri ne nevojë.

Profeti yne i dashur na ka keshilluar:

*"Allahu eshte ne ndihme te njeriut kur ai është në ndihmë të vëllait të tij."*


Tregohet per Aishen Allahu qofte I kenaqur me te se kur erdhi nje I varfër tek ajo ,ajo filloi te
kerkoje ne shtepi per ti dhene dicka por nuk gjeti vetem se pak rrush dhe ja dha ate.
Atehere njeri e pyeti:"Cfare do ta pasuroje ate ai rrush?"
Athere Aishja tha:
ُ‫) َف َمن َيعْ َم ْل م ِْث َقا َل َذرَّ ٍة َخيْرً ا َي َرهُ* َو َمن َيعْ َم ْل م ِْث َقا َل َذرَّ ٍة َش ًّرا َي َره‬
"Kush ben mire sa grimca ate do te gjeje e kush ben keq sa grimca ate do te gjeje"

-Pyetje detyrë shtëpie


1-Kur quhemi bujarë?
2-Çfare na ka këshilluar profeti Muhamed Alejhi selam?
3-Çfare i dha Aisheja të varfërit që erdhi ti kërkojë ndihmë dhe pse?
4-Çfare e pyeti njëri Aishen dhe si i'a ktheu përgjigjen?

You might also like