E Stoksit

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

MATJA E KOEFICIENTIT TË VISKOZITETIT ME

METODËN E STOKSIT

Studenti_________________________ | Fizikë Mjeksore me Biofizikë | Data_____________


Objektivat
- Të kuptohet forca e fërkimit të brendshëm te lëngjet kur në lëngje lëviz trupi i
ngurtë në formë sferike.
- Përmes kësaj force ( ligji i Stoksit) të përcaktohet koeficienti i vizkozitetit të
lëngjeve të ndryshme.

Njohuritë Teorike
Gjatë rrymimit të lëngjeve, në mes shtresave të lëngut që lëvizin me shpejtësi të ndryshme
shfaqet forca e fërkimit të brendshëm, e njohur si viskozitet. Eksperimentet tregojnë që
kjo forcë është proporcionale me sipërfaqen kontaktuese mes shtresave të lëngut dhe
gradientit të shpejtësisë,

dv
F=η ∙ S ∙
dx

dv
η- koeficienti i viskozitetit (Pa∙s), S- sipërfaqja kontaktuese, - gradient i shpejtësisë.
dx

Në rastin e lëvizjes së trupave të ngurtë të formës sferike në ndonjë lëng viskoz, kjo forcë e
fërkimit është proporcionale me dimensionet e trupit dhe shpejtësinë e lëvizjes,

F=6 π ∙ η ∙ r ∙ v

r- rrezja e trupit sferik, v- shpejtësia e lëvizjes në lëngun viskoz.

Përshkrimi i Aparaturës
- Gyp i qelqit i mbushur me lëng me dëndësi të njohur
- Sfera metalike nga materiali me dëndësi të njohur
- Kronometri
- Mikrometri (vida mikrometrike)

Ecuria dhe Matjet Eksperimentale


Së pari me mikrometër masim diametrin e sferës metalike. Rrezja e sferës fitohet kur këtë
vlerë e pjestojmë me 2 (r=d/2). Në gypin e qelqit i shënjojmë dy pozita të ndryshme në
drejtim vertikal dhe me vizore masim distancën në mes tyre. Sfera e matur lëshohet të
lëvizë në gypin e qelqit. Si pasojë e forcës së fërkimit, pas një kohe sfera lëviz në mënyrë të

PAGE 1
njëtrajtëshme drejtvizore në gyp. Shpejtësinë e lëvizjes e gjejmë si raport në mes rrugës së
kaluar dhe kohës

s
v=
t

s- rruga e kaluar (distanca në mes dy pozitave në gypin e qelqit), t- koha e matur në


kronometër për të cilën sfera e kalon distancën s.

Kjo ecuri përsëritet për sfera me dimensione të ndryshme dhe për secilin rast llogaritet
koeficienti i viskozitetit të lëngut përmes shprehjes
2
2 g ( ρt− ρl ) r
η=
9 v

g- nxitimi gravitacional, ρt -densiteti i sferave metalike, ρl - densiteti i lëngut, r-rrezja e


sferave metalike, v- shpejtësia e lëvizjes.

PAGE 2

You might also like