Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Humbja e vetëdijes dhe ndihma e parë

(nga Eneda Muça)

Nëse hasni në personin i cli nuk lëviz është i shtrirë ose në pranin tuaj papritmas është shtrirë në
tokë, lehtas e tronditni në krah ose drejtoni disa pyetje, psh: “Çka ka ndodhur? A po më dëgjon?
Si quheni?”.

Te humbjet sipërfaqësore, të i pavetëdijshmi mund të lëvizë disa pjesë të trupit ose të vjell. Nëse
nuk ka kurrfarë reaksioni, atëherë personi është në gjendje të humbjes së thellë të vetëdijes
(koma).
Veprimet
* Thirrni mjekun për ndihmë, nëse është e mundur, sa më shpejtë pa humbur kohë.
* Kontrolloni frymëmarrjen dhe qarkullimin dhe sipas nevojës filloni me veprimet e ringjalljes.
* Nëse i pavetëdijshmi merr frymë, kthejeni në pozitë të krahut. Herë-herë kontrolloni
frymëmarrjen.
* Mbuloje të pavetëdijshmin që të evitoni mërdhirjen.
* I pavetëdijshmi guxon të transportohet vetëm në pozitë të shtrirë (në krah) .
MOS tentoni të pavetëdijshmit t’i jepni ushqim ose pije.
MOS e leni të pavetëdijshmin pa mbikëqyrje.

Pacienti pa vetëdije

Të pyetet dëshmitari:
1. A mund të bëhet fjalë për helmim
2. A është lënduar më herët
3. A është pacient kronik

Simptomat dhe ekzaminimet


1. era (si e acetonit, alkoolit, dheut të lagësht, urinës)
2. lagështia e lëkurës
3. shenjat e lëndimit (njolla elektrike, gjakderdhja, gjurmët e injeksioneve)
4. tonusi i muskujve (hemipareza, hemiplegjia)
5. përgjigja ndaj ngacmimeve të dhembjes-shpimi (hemipareza, hemiplegjia)
6. shenjat meningjeale
7. frymëmarrja
8. bebëza e syrit (shikimi në drejtim të lëndimit: ICV; mioza: morfina, gjakderdjet ne pons;
midriaza: atropin)
9. pulsi, TA, (kriza hipertenzive, shoku)
10. abdomeni (prania e defanses)
11. Babinski dhe reflekset tjera: reaksioni ndaj dhembjes
12. gjaku të ekzaminohet me traken – Glukohemotest

Pozita e dëshirueshme: pozita e të pavetëdijshmit (pozita në krah)


Ndihma urgjente mjekësore:
1. infuzioni 500mL tretje infuzive 1 gtt/sek
2. terapia simptomatike, kontrolli i funksioneve vitale
3. terapia e diferencuar, nëse dihet shkaktari

Tretmani i mëtutjeshëm
Derisa jeni duke pritur autoambulancën regjistroni shenjat vitale.
Shikoni për shenja të traumës me ç’rast duhet të keni kujdes të mos keqësoni lëndimin e
medullës spinale.
Transporti urgjent me përcjellës i cili i zotëron shkathtësitë e reanimimit.

2
Gjatë transportit të keni kujdes për funksionet vitale: frymëmarrjen dhe punën e zemrës (mjeku
ose infermierja).

Zjarrmia (temperatura e lartë)


Zjarrmia është temperatura e lartë e shkaktuar nga sëmundja, më së shpeshti infektive. Lartësia e
temperaturës nuk do të thotë të përputhet të jetë në harmoni me rëndesën e sëmundjes. Fëmijët
janë të predispozuar ndaj temperaturave të larta, por më lehtë i tolerojnë se të rriturit.
Temperatura trupore mund të matet nën sqetull, nën gjuhë dhe në zorrën e trashë.

Matja e temperaturës nën sqetull


Maja e termometrit duhet të vendosët thellë në nënsqetull e krahun ta palosim për trupi. Matja
zgjatë 10 minuta.

Matja e temperaturës nën gjuhë


Maja e termometrit duhet të jetë e vendosur nën gjuhë, ndërsa goja e mbyllur. Matja zgjatë 5-10
min. Këtë vend temperatura është diçka më e lartë se në nënsqetull.

Matja e temperaturës në zorrë


Termometrin duhet vendosur rreth 5 cm në zorrë. Matja zgjatë 5 minuta. Kjo është metoda më e
besueshme. Në zorrë temperatura normal për 0,4-08 ˚C është më e lartë se në sqetull. Nëse
diferenca në mes temperaturës së matur në zorrën e trashë dhe temperaturës së matur në sqetull
është më e madhe se 1ºC. Kjo flet për sëmundje inflamatore në bark (psh. ‘ndezja e zorrës
qorre’).
Temperatura normale e trupit variron të njerëzit e ndryshëm dhe të personi i njëjtë gjatë ditës. Në
mëngjes është më e ulëta, ndërsa në mbrëmje më e larta. Merret se kufiri i sipërm i temperaturës
trupore i matur në sqetull është 37,2ºC, nën gjuhë 37,5ºC, ndërsa në zorrë 37,8ºC.

Veprimet
* I sëmuri me zjarrmi duhet të pushojë. Nuk guxojmë të lagim me ujë. Mbulesa duhet të jetë e
lehtë ndërsa ambienti i ndritshëm.
* I sëmuri duhet merr shumë lëngje (çaj, lëng frutash).
* Nëse temperatura kalon 39ºC, zvogëloje me lecka. Janë të dobishme edhe banjat me ujë të
vakët.
* Nëse temperatura kalon 40ºC, tërë trupin fërkoje me lecka të lagështa dhe bëni frikcione të
lehta me lecka të pambukta. Veprimet përsëritni derisa temperatura të bie nën 39ºC.
* Për zbritjen e temperaturës ekzistojnë edhe një numër i madh i barnave, për foshnje dhe për të
rritur, në formë tabletash, shurupeve dhe suposteve. Veprimi fillon 30-60 min. pas marrjes.

Shenjat e vdekjes
Te personi i pavetëdijshëm, e po qe se është në gjendje të hipotermisë, frymëmarrja dhe pulsi
mund të jenë aq të dobësuara sa nuk mund t’i konstatojmë. Për këtë me kontrollin e
frymëmarrjes dhe pulsit nuk mundemi me siguri ta konstatojmë vdekjen. Shenjat më të hershme
të vdekjes janë: sytë e maces, njollat dhe shtangimi kufomor.

3
Sytë e maces
Nëse kokërdhoku i syrit te i vdekuri shtypet anash, bebëza zgjatët dhe bëhet ovale.

Ndalja e frymekembimit ,ndihma e pare

Ky lloj shërbimi ofrohet në rastet urgjente kur pacienti pëson shok nga goditjet, trauma të  
menjëhershme, rënie nga lartësitë, atak kardiak, mbytet, humbet vetëdijen, si dhe në situata të
tjera.

Lidhur me pyetjen se si duhet të veprojmë në këto raste urgjente, ekspertët e Institutit të


Shëndetit publik thonë se: “Kur nuk ka ulje dhe ngritje të gjoksit, duhet të fillojmë menjëherë
frymëmarrjen gojë më gojë”.

Sipas tyre, fillimisht duhet të ulim viktimën në kurriz në një vend të fortë, dhe si hap të dytë
duhet të bëjmë me shpejtësi pastrimin e gojës për të liruar rrugët e frymëmarrjes nga të vjellat,
dhëmbët artificialë (proteza), dhe më tej me dy gishta (atë tregues dhe të mesit) vendoseni nga
poshtë mjekrës, dhe ngrini kokën e pacientit. Njëkohësisht dorën tjetër duhet ta vendosni në
ballë për t’ia shtyrë kokën nga pas në këndin 90 gradë.

4
Hapi i tretë është të bllokoni hundët (me atë dorë që kishit vendosur në ballin e pacientit),
ndërsa tjetra duhet të mbahet tek mjekra. Duhet të merrni frymë thellë dhe ta jepni atë
menjëherë, sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Nëse ka puls vazhdoni të jepni frymë në fragment të 5 sekondave, duke parë lëvizjet e gjoksit
të pacientit. Vazhdoni kështu derisa viktima të marrë frymë vetë dhe në ndihmë të vijë shërbimi
i specializuar i Urgjencës”, bëjnë me dije ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik.

You might also like