Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Bajroni ne Shqiperi

Poema romantike “Shtegtimet e Çajlld Ha-roldit” së bashku me njoftimet


që përmbajnë letrat e Lordit drejtuar nënës së vet dhe shënimet në formë
ditari që ka mbajtur bashkudhëtari i tij Xhon Kem Hobhauz, përbëjnë
lëndën e kësaj trajtese. Ato dëshmojnë sesi një poet romantik i pararojës
letrare evropiane dhe shoku i tij, një i ri i kulturuar anglez, e shihnin
Shqipërinë në fillim të shekullit XIX dhe sesi e gjykonin në atë kohë
“Asllanin” e Shqipërisë, Ali Pashë Tepelenën. Për Bajronin, Shqipëria
ishte një vend me bukuri natyrore të rralla ; shqiptarët njerëz të pashëm,
trima, krenarë, me fustanella të bardha ; kurse Ali Pashë Tepelena një
kapedan i egër por jo mizor, vezir por i pavarur, figura e tretë historike
pas Aleksandrit të Madh dhe pas Skënderbeut. Nuk ka dyshim se në
vizionin e Bajronit në “Çajlld Harold” mbi Shqipërinë, mbi shqiptarët dhe
mbi Ali Pashë Tepelenën ka ndikuar kryesisht formimi romantik i tij. Si
rrjedhim, ai e pikturoi botën e panjohur shqiptare si poet dhe si kureshtar,
jo si vëzhgues kritik. Vetëkuptohet se as bota e pa njohur shqiptare, as
veziri pak i njohur i Janinës nuk mund të zbardheshin vetëm gjatë një
udhëtimi trejavor. Si rrjedhim, portreti historik i Ali Pashë Tepelenës mund
të jetë i saktë vetëm nëse shqyrtohet dhe gjykohet veprimtaria politike,
shoqërore, ekonomike, diplomatike, kulturore dhe administrative, e parë
për tërë harkun kohor të jetës së tij derisa përfundoi me prerjen e kokës
së tij dhe me asgjësimin e përpjekjeve të tij 30 e ca vjeçare. Për të
plotësuar këtë zbrazëti, autori e mbyll trajtesën e vet me një vlerësim si
historian mbi “Portretin historik të Ali Pashë Tepelenës”.

You might also like