Tema Bachelor Aulona Maloku - V1 (2684)

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 69

UNIVERSITETI I PRISHTINËS ”HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DHE KOMPJUTERIKE

PUNIM DIPLOME I STUDIMEVE BACHELOR

“NDIKIMI I PROSUMERËVE
NË RRJETIN E TENSIONIT TË MESËM DHE TË ULËT”

Punuar nga:

AULONA MALOKU

në mbikëqyrje të

Prof. Ass. Dr. Arben Gjukaj

Prishtinë, 2023
Deklaratë e autorësisë

1|Faqe
Unë, Aulona Maloku, deklaroj me vetëdije dhe ndërgjegje të plotë që ky punim është rezultat i
punës sime të pavarur dhe jam plotësisht e vetëdijshme që plagjiarizmi konsiderohet kopjim i
punës së bërë nga të tjerët dhe paraqitja e saj si punë e imja, që rezulton në mënyrë automatike
me notë negative dhe me masa tjera disiplinore, që mund të rezultojnë deri te marrja e të drejtës
për të qenë student në Universitetin e Prishtinës. Çdo citim i bërë, qoftë drejtpërdrejtë apo
tërthorazi në punën e autorëve tjerë, është deklaruar si i tillë.

Statement of Originality/Authorship

I, Aulona Maloku, through this statement, declare with full responsibility that this work is my
personal work and has never been presented before to this institution or any other institution.
While the literature and other resources that are needed about the paper are cited and listed in the
references.

ABSTRAKTI
Përveç konceptit të konsumatorëve klasik të energjisë elektrike si të tillë, në ditët e sotme jemi të
njohur edhe me termin “prosumer” ose konsumator vetë-prodhues. Prosumerët paraqesin

2|Faqe
konsumatorët e energjisë elektrike që në të njejtën kohë dhe në të njejtin vend pranojnë energji
elektrike por edhe mund ta injektojnë apo ta dërgojnë energjinë elektrike të tepërt në rrjet. Si
pjesë e një rrjeti përmes mikro-gjeneratorit të BRE-ve, të kyçur në rrjet dhe me të drejtë të vetë-
konsumit të energjisë elektrike nga ZRRE, mund të bëjnë dërgimin e tepricës së energjisë
elektrike të gjeneruar tek furnizuesit tjerë përmes rrjetit ku ata janë të kyçur.
Pra, kohëve të fundit, me zhivillimin e sektorit të energjisë elektrike sidomos me zhvillimin e
burimeve të ripërëtrishme, e kryesisht të atyre përmes Paneleve Diellore (FV), konsumatorët
fundorë përveç shpenzimit të energjisë elektrike, përmes paneleve solare në shtëpitë e tyre apo
objektet tjera afariste munden që energjinë e tepërt apo sasinë që e prodhojnë dhe nuk e
shfrytëzojnë, të e plasojnë në rrjetin elektrik dhe si të tillë këta konsumatorë njihen me termin
“prosumerë” ose konsumatorë vetë-prodhues.
Është e rëndësishme të theksohen përfitimet që prosumerët i sjellin shoqërisë në vetëdijësimin
mbi prodhimin e energjisë nga burime të ripërtërishme dhe faktin që ndihmojnë në
dekarbonizimin ose reduktimin e karbonit në atmosferë si dhe ruajtjes së ambientit në përgjithësi
duke e bërë sistemin elektro-energjetik më gjithëpërfshirës dhe fleksibil. Për sa i përket sistemit
elektro-energjetik, ata kanë një rol të rëndësishëm, gjithashtu duke mbajtur të ulëta kostot e
përgjithshme të sistemit, si dhe duke rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e energjisë.
Me fjalë të tjera, në këtë temë të diplomës do të shqyrtojmë ndikimin e kyçjes së konsumatorëve
vetë-prodhues apo “prosumers”, të cilëve më poshtë do iu referohemi si prosumerë, në rrjetin
elektrik të sistemit elektro-energjetik dhe në parametrat teknik të tij, elementeve të sistemit që
trajtohen dhe kornizave kohore që vështrohen.
Temë kryesore, përmes simulimeve të softuerëve përkatës, do të kemi analizën e ndikimit të
prosumerëve në rrjetin e sistemit shpërndarës në shumë aspekte teknike.

FJALËT KYÇE: Energjia e Ripërtërishme, Konsumatorët, Prosumerët, Panelet Diellore, Rrjetat


Elektrike etj.

ABSTRACT
In addition to the concept of classic electricity consumers as such, nowadays we are also familiar
with the term "prosumer" or self-producing consumer. Prosumers represent electricity consumers
who at the same time and in the same place receive electricity but can also inject or send excess
electricity to the network. As part of a network through the RES micro-generator, connected to

3|Faqe
the network and with the right of self-consumption of electricity from ERO, they can send the
surplus of electricity generated to other suppliers through the network where they are connected.
So, in recent times, with the development of the electricity sector, especially with the
development of renewable sources, mainly those through Solar Panels (PV), end consumers, in
addition to spending electricity, through solar panels in their homes or other business facilities
they can sell the excess energy or the amount of electricity they produce and do not use in the
electricity network and as such, these consumers are known as "prosumers" or self-producing
consumers.
It is important to emphasize the benefits that prosumers bring to society in the awareness of
energy production from renewable sources and the fact that they help decarbonize or reduce
carbon in the atmosphere as well as preserving the environment in general by making the power
energy system more inclusive and flexible. As far as the electro-energy system is concerned, they
have an important role also in keeping the overall costs of the system low, as well as increasing
the security and stability of the energy.
In other words, in this diploma thesis we will examine the impact of the connection of the self-
producing consumers or "prosumers", who will be referred to below as prosumers, in the
electrical network of the electro-energy system and in its technical parameters, addressed
elements of the system being and time considered frames being.
The main topic, through simulations of the relevant software, will be the analysis of the impact
of prosumers on the network of the distribution system in many technical aspects.

KEYWORDS: Renewable Energy, Consumers, Prosumers, Solar Panels, Electrical Networks


etc.

FALEMNDERIM

Falemnderoj babain tim, për besimin e vazhdueshëm që ka pasur në mua andaj këtë arritje ia
dedikoj atij dhe kujtimit për të...

4|Faqe
PËRMBAJTJ

ABSTRAKTI........................................................................................................................................3

ABSTRACT..........................................................................................................................................4

5|Faqe
FALEMNDERIM.................................................................................................................................5

SHKURTESAT.....................................................................................................................................9

1. HYRJE E PËRGJITHSHME MBI SISTEMIN ELEKTRO-ENERGJETIK.............................10

1.1. MOTIVIMI...................................................................................................................................13
1.2. OBJEKTIVAT.............................................................................................................................13
1.3. METODOLOGJIA E PUNIMIT......................................................................................................14

2. STRUKTURAT E SISTEMIT ELEKTRO-ENERGJETIK.......................................................15

2.1. SISTEMI ELEKTRO-ENERGJETIK................................................................................................15


2.2. SISTEMI BARTËS (TRANSMETUES) I ENERGJISË ELEKTRIKE......................................................17
2.3. SISTEMI SHPËRNDARËS (DISTRIBUTIV) I ENERGJISË ELEKTRIKE...............................................18
2.4. KONSUMATORËT E ENERGJISË ELEKTRIKE...............................................................................20

3. ENERGJIA ELEKTRIKE NGA BURIMET E RIPËRTËRITSHME.......................................26

3.1. FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE.........................................................................................26


3.2. ENERGJIA DIELLORE DHE SISTEMET FOTO-VOLTAIKE..............................................................28
3.3. PARIMI I PUNËS SË SISTEMIT FOTOVOLTAIK.............................................................................30
3.4. PAJISJET E SISTEMIT DIELLOR FOTO-VOLTAIK.........................................................................30
3.4.1. MODULI FOTO-VOLTAIK................................................................................................................31
3.4.2. KABLLOT......................................................................................................................................31
3.4.3. INVERTERI DC/AC........................................................................................................................31
3.4.4. MBROJTJA E SISTEMIT DIELLOR FOTO-VOLTAIK............................................................................32
3.5. MATJA E ENERGJISË SË PRODHUAR DHE TË SHKEM ̈ BYER ME RRJETIN......................................34
3.6. KARAKTERISTIKAT ELEKTRIKE TË MODULEVE FOTO-VOLTAIKE..............................................36
3.7. LLOJET E GJENERIMIT PV........................................................................................................38
3.7.1. GJENERATORËT E MËDHENJ DIELLOR FOTO-VOLTAIK....................................................................38

4. PROSUMERËT DHE NDIKIMI I TYRE NË RRJETIN ELEKTRIK......................................40

4.1. PROSUMERËT...........................................................................................................................40
4.2. SKEMAT MBËSHTETËSE DHE KRITERET E PRANUESHMËRISË PËR PROSUMERË.........................41
4.2.1. KRITERET E PRANUESHMËRISË DHE SKEMAT MBËSHTETËSE PËR PROSUMERË..............................41
4.2.2. METODOLOGJIA E LLOGARITJES SË KAPACITETIT TË LEJUAR PER ̈ SKEMË MBES̈ HTETES̈ E...............43
4.2.3. APLIKIMI PËR KYÇJE TË GJENERATORËVE PËR VETË-KONSUM NË RRJETIN E OSSH-SË.................44
4.3. SKEMAT E KYÇJES NË RRJET....................................................................................................44
4.4. PROSUMERËT E KYÇUR NË RRJETIN SHPËRNDARËS TË SISTEMIT ELEKTRO-ENERGJETIK TË
KOSOVËS...........................................................................................................................................49
4.5. NDIKIMET E PROSUMERËVE TË KYÇUR NË RRJETIN SHPËRNDARËS TË SISTEMIT ELEKTRO-
ENERGJETIK TË KOSOVËS..................................................................................................................52
4.5.1. PROBLEMET E MUNDSHME TË LIDHURA ME SISTEMET FOTO-VOLTAIKE TË KYCU ̧ RA NË RRJET......53

6|Faqe
5. RAST ANALIZIMI – PROSUMERËT NË DALJEN “ Q.M.I.”................................................56

6. PËRFUNDIME DHE DISKUTIME............................................................................................64

6. CONCLUSIONS AND DISCUSSIONS.......................................................................................65

7. REFERENCAT............................................................................................................................66

7|Faqe
LISTA E FIGURAVE
Figura-1 Skema një-polare e SEE të Kosovës për tensioni 400 [kV], 220 [kV] dhe 110 [kV]). . .10
Figura-2 Sistemi bartës (transmetues) i Republikës së Kosovës...................................................16
Figura-3 Rrjeti elektrik i niveleve të ndryshme të tensionit..........................................................17
Figura-4 Strukturat e rrjetit shpërndarës me dy nivele të tensionit dhe me një nivel të tensionit. 19
Figura-5 Krahasimi i ngarkesës maksimale të një grupi konsumatorësh......................................21
Figura-6 Llogaritja e rënies së tensionit në dalje të tensionit të ulët.............................................22
Figura-7 Diagrami vektorial i tensioneve për linjën elektrike.......................................................22
Figura-8 Rritja e kapacitetit të energjisë së ripërtëritshme gjatë viteve 2017-2021......................26
Figura-9 Mesatarja e potencialit të fuqisë së sistemit foto-voltaik................................................28
Figura-10 Sistemi diellor foto-voltaik...........................................................................................29
Figura-11 Ilustrimi a) qeliza diellore, b) moduli FV, c) modulet në seri, d) vargjet në seri.........30
Figura-12 Inverteri që përdoret për sistemet FV...........................................................................31
Figura-13 Tokëzimi i sistemit diellor foto-voltaik të lidhur në rrjet.............................................33
Figura-14 Skema e sistemeve matëse............................................................................................34
Figura-15 Piku i fuqisë maksimale................................................................................................35
Figura-16 Ndikimi i FF, V0C, ISC dhe temperaturës në efiçiencë...................................................36
Figura-17 Gjeneratorët e mëdhenj solarë diellorë foto-voltaik.....................................................37
Figura-18 Konsumator familjar me statusin e Prosumer-it...........................................................38
Figura-19 Konsumator biznesor me statusin e Prosumer-it..........................................................38
Figura-20 Profili i vetë-prodhimit.................................................................................................39
Figura-21 Skema e kyçjes për gjeneratorët deri në 10 [kW].........................................................44
Figura-22 Skema e kyçjes për gjeneratorët nga 10 [kW] deri në 50 [kW], Rasti 1.......................44
Figura-23 Skema e kyçjes për gjeneratorët nga 10 [kW] deri në 50 [kW], Rasti 2.......................45
Figura-24 Skema e kyçjes për gjeneratorët mbi 50 [kW], Rasti 1.................................................45
Figura-25 Skema e kyçjes për gjeneratorët mbi 50 [kW], Rasti 2.................................................46
Figura-26 Skema një-polare e lidhjes së panelit solar në zbarrat Cu të rrjetit 0.4 [kV]................47
Figura-27 Prosumerët e kyçur në rrjet shpërndarës.......................................................................48
Figura-28 Kapacitetet e instaluara të prosumerëve [MW]............................................................49
Figura-29 Shtrirja e prosumerëve në Kosovë................................................................................50
Figura-30 Profilet e prosumerëve në Kosovë................................................................................50
Figura-31 Shembull i shtrembërimit të harmonikëve në harmonikun e tretë................................54
Figura-32 Skema e daljes Q.M.I....................................................................................................55
Figura-33 Kyçja e prosumerit në dalje dhe gjenerimi i vlerave të reja të parametrave.................57
Figura-34 Kyçja e prosumerit me fuqi instaluese Pinst=0 [kW] dhe Pinst= 45 [kW]...................58
Figura-35 Varësia e tensionit në rrjet nga fuqia e instaluar në fund të rrjetit................................59
Figura-36 Varësia e tensionit në rrjet nga fuqia dhe faktori i fuqisë së gjeneratorit të kyçur në
fund të rrjetit..................................................................................................................................60
Figura-37 Varësia e faktorit të fuqisë së rrjetit nga fuqia dhe faktori i fuqisë së gjeneratorit të
kyçur në fund të rrjetit...................................................................................................................60
Figura-38 Diagrami i rënieve të tensionit në konsumatorin fundor, pa praninë e prosumerëve...61
Figura-39 Diagrami i rënieve të tensionit në konsumatorin fundor, me praninë e prosumerëve. .62

8|Faqe
LISTA E TABELAVE
Tabela-1 Shqyrtimi i prosumerëve................................................................................................49
Tabela-2 Kapacitetet e instaluara totale të prosumerëve [MW]....................................................50
Tabela-3 Ndryshimi i lejuar i tensionit në rrjet përgjatë 1 minute................................................53
Tabela-4 Numri i ndryshimeve të tensionit për periudhën 24 orëshe............................................54
Tabela-5 Fuqia maksimale, faktori i fuqisë dhe ngarkesa e TS “Grast”.......................................57
Tabela-6 Ndryshimi i vlerave të parametrave të rrjetit me rastin e kyçjes së prosumerit.............58
Tabela-7 Ndryshimi i vlerave të parametrave të rrjetit për fuqi instaluese të ndryshme...............59
Tabela-8 Ndryshimi i faktorit të fuqisë të rrjetit për fuqi instaluese të ndryshme.........................60
Tabela-9 Ndryshimi i gjendjes së daljes “Q.M.I.” me dhe pa prosumerë.....................................62

SHKURTESAT

SEE – Sistemi Elektro-Energjetik


TL – Tensioni i Lartë
TM – Tensioni i Mesëm
TU – Tensioni i Ulët
ZRRE – Zyra e Rregullatorit për Energji
KEDS – Kompania Kosovare për shpërndarjen e energjisë elektrike
FV – Sistemet Diellore Foto-Voltaike
BRE – Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë
OSSH – Operatori I Sistemit të Shpërndarjes

9|Faqe
1. HYRJE E PËRGJITHSHME MBI SISTEMIN ELEKTRO-
ENERGJETIK

Sistemet elektro-energjetike me rritjen për çasje në energji elektrike, si për sektorin e industrisë
gjithashtu edhe ekonomitë familjare, paraqesin sisteme në përmasat më të mëdha që ka ndërtuar
njerëzimi e që përbëhen nga komponente dhe pajisje pothuaj të panumërta, që nga pajisjet
elektro-shtëpiake me fuqi të vogël e gjerë tek turbo-gjeneratorët elektrik, përkatësisht blloqet
prodhuese gjigante me fuqi jashtëzakonisht të mëdha. Sistemi elektro-energjetik, në përgjithësi
ka për detyrë të bëjë prodhimin, bartjen, shpërndarjen dhe transformimin e energjisë elektrike.
Tërë energjia elektrike e cila prodhohet në centralet elektrike dërgohet deri tek shpenzuesit
elektrik nëpërmjet rrjetit elektrik. Në këtë rast, energjia mund të bartet në largësi të mëdha prej
qindra dhe mijëra kilometra, dhe në këtë rast duhet të transformohet disa herë. Në Figurën 1
është paraqitur skema një-polare e sistemit elektro-energjetik të Kosovës.

Figura-1 Skema një-polare e SEE të Kosovës për tension 400 [kV], 220 [kV] dhe 110 [kV] [26]

10 | F a q e
Elementet themelore të rrjetit elektrik janë:
- Gjeneratorët;
- Transformatorët energjetik dhe
- Linjat.
Gjeneratorët shërbejnë per prodhimin e energjisë elektrike, në vendin tonë kemi nje mori llojesh
të tyre si p.sh. turbo-gjeneratorët në TC, hidro-gjeneratorët, gjeneratorët nga era dhe PV.
Transformatorët shërbejnë për ndryshimin e parametrave kryesorë të energjisë elektrike d.m.th.
për ndryshimin e tensionit dhe rrymës. Transformatorët vendosen në nën-stacione së bashku me
ndërprerësit, ndarësit dhe elementet e tjera që shërbejnë për kyçje dhe shkyçje të elementeve të
rrjetit.
Rrjetet elektrike ajrore përbëhen nga linjat ajërore elektro-energjetike (larg-përçues), më së
shpeshti të realizuara me përcjellës të zhveshur (të pa izoluar), të cilët me ndihmën e izolatorëve
janë të varur ose të përforcuar në shtyllat elektrike.
Rrjetet elektrike jashtë vendeve të urbanizuara më së shpeshti ndërtohen si ajërore, pasi në
krahasim me rrjetet nëntokësore janë më të lira, më të thjeshta për ekzekutim dhe eksploatim.
Mirëpo, në anën tjetër, rrjetet ajërore janë në mënyrë të konsiderueshme më të ekspozuara ndaj
dëmtimeve prandaj janë më pak të sigurta në punë. Linjat e realizuara me kabllo (përcjellës të
izoluar në mes veti dhe në raport me mjedisin) apo linjat kabllore, zakonisht vendosen në tokë
dhe kanë këto përparësi: linja është më e sigurtë për punë, pastaj janë më të përshtatshme në
pikëpamje estetike dhe urbanistike (që janë edhe vendimtare për përdorimin e tyre) dhe nevojitet
një hapësirë më e vogël për realizimin e tyre. Por, këto kanë edhe të metat e tyre, si: kosto të
lartë, vështirësi gjatë eksploatimit dhe ndërtim mjaft kompleks. Zakonisht, rrjetet kabllore
realizohen në qytete dhe në territoret e zonave industriale.
Në anën tjetër kemi dhe shpenzuesit elektrik, që janë pajisje të cilat shërbejnë për shndërrimin e
energjisë elektrike në një formë tjetër të energjisë. Kështu, në llambat elektrike energjia elektrike
shndërrohet në dritë, në elektro-motor ajo shndërrohet në energji mekanike etj. Secili prej
shpenzuesve elektrik duhet të ketë mundësinë për kyçje në rrjetin elektrik dhe shkyçje nga ai.
Shpeshherë është e nevojshme që të vëzhgohet jo vetëm një shpenzues, por i tërë grupi i
shpenzuesëve elektrik madje edhe shumë grupe shpenzuesish, së bashku me rrjetin elektrik në të
cilin janë kyçur këta shpenzues. Grupi i shpenzuesëve elektrik së bashku me rrjetin elektrik

11 | F a q e
përkatës nëpërmjet të së cilës këta furnizohen me energji elektrike quhet konsumator i energjisë
elektrike.[1]
Përveç konsumatorit të energjisë elektrike si term klasik, me zhvillimin e sektorit të energjisë
elektrike sisdomos me zhvillimin e burimeve të ripërtërishme, e kryesisht të atyre përmes
Paneleve Solare (PV), së fundmi konsumatorët fundorë përveç shpenzimit të energjisë elektrike,
përmes paneleve solare në shtëpitë e tyre apo objektet tjera afariste munden që energjinë e tepërt
apo sasinë qe e prodhojnë dhe nuk e shfrytëzojnë, të e plasojnë në rrjetin elektrik dhe si të tillë
këta konsumatorë njihen me termin “prosumerë” ose konsumatorë prodhues, të cilët paraqesin
konsumatorin e energjisë elektrike që në të njejtën kohë dhe në të njejtin vend janë posedues të
mikro-gjeneratorit të BRE-ve, të kyçur në rrjet dhe me të drejtë të vetë-konsumit të energjisë
elektrike të gjeneruar si dhe dërgimin e tepricës së energjisë elektrike të gjeneruar te furnizuesi.
[2]
Është e rëndësishme të theksohen përfitimet që prosumerët i sjellin shoqërisë në vetëdijësimin
mbi prodhimin energjisë nga burime të ripërtërishme dhe ndihmojnë në dekarbonizimin ose
reduktimin e karbonit në atmosferë si dhe ruajtjes së ambientit në përgjithësi duke e bërë
sistemin elektro-energjetik më gjithëpërfshirës dhe fleksibil. Për sa i përket sistemit elektro-
energjetik, ata kanë një rol të rëndësishëm, gjithashtu duke mbajtur të ulëta kostot e përgjithshme
të sistemit, si dhe duke rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e energjisë.
Me fjalë të tjera, në këtë temë të diplomës do të shqyrtojmë ndikimin e kyçjes së konsumatorëve
prodhues apo “prosumers”, të cilëve më poshtë do iu referohemi si prosumerë, në rrjetin elektrik
të sistemit elektro-energjetik dhe në parametrat teknik të tij, elementeve të sistemit që trajtohen;
kornizave kohore që vështrohen etj. Por, paraprakisht është e nevojshme edhe një pasqyrë e
shkurtër dhe e përmbledhur e elementeve dhe strukturës së sistemeve elektro-energjetike. Duhet
thënë edhe se gjatë vështrimit të sistemit, vëmendje të veçantë duhet të ketë analiza dhe
operimi/funksionimi i sistemit. Operimi përkatësisht eksploatimi i sistemit si term në elektro-
energjetikë rëndom nënkupton funksionalizimin dhe menaxhimin e një situate përkatëse aktuale.

12 | F a q e
I.1. Motivimi

Kyçja në rrjet e konsumatorëve vetë-prodhues ose prosumerëve dhe ndikimi i tyre në sistem
elektro-energjetik është pikë motivuese për shtjellimin e kësaj teme. Motivi i tillë krijohet
poashtu duke patur parasysh kërkesat për furnizim sa më të sigurtë dhe cilësor të të gjithë
konsumatorëve, qoftë industrial apo shtëpiak. Operimi më i sigurtë i elementeve shpërndarëse si
dhe rritja e besueshmërisë dhe fleksibilitetit të sistemit janë motivim i mjaftueshëm për të punuar
këtë temë.

I.2. Objektivat
Qëllimi i këtij punimi është të vlerësojë dhe të analizojë ndikimin e prosumerëve në parametrat
teknikë të rrjetit të shpërndarjes në Kosovë. Më konkretisht, analiza përqëndrohet në dy pikat
kryesore të mëposhtme:
- Fuqia instaluese: Kjo pjesë e analizës ofron një kuptim të aftësive të rrjetit ekzistues të
shpërndarjes për të akomoduar shpenzuesit e kyçur në atë rrjet. Në këtë mënyrë, mund të
sigurohet që edhe ngarkesa e prodhimit/ngarkesa minimale, voltazhet e larta të parashikuara të
funksionimit nuk i kalojnë kufijtë e përcaktuar.
- Ndikimi në operimin e rrjetit: Përveç kushteve ekstreme (max/min) që përcaktojnë kufijtë e
fuqisë instaluese, integrimi i shpenzuesve në rrjet do të ndikojë në operimin normal, duke
ndryshuar sasitë themelore të funksionimit siç janë nivelet e tensionit, humbjet e energjisë dhe
faktori reaktiv i fuqisë/fuqisë të rrjetit TM/TU. Fushëveprimi i kësaj analize është të vlerësojë
këta faktorë, duke siguruar një kuptim më të mirë të ndikimit të shpenzuesëve në operimin e
rrjetit, përmes analizave të serive kohore në pika kyçëse dhe seksione të ndryshme të rrjetit.

I.3. Metodologjia e punimit

Punimi im është i bazuar mbi analizat e kryera nga softueret Power Factory dhe Simaris. Në këto
softuere tregohet mënyra e modelimit të elementeve kryesore të sistemit elektro-energjetik të
cilat janë: transformatorët, linjat transmetuese dhe shpërndarëse etj. Këto softuere pos tjerash
bëjnë analizën e simulimit të rrjedhës së fuqisë dhe rezultatet që jepen nga ai.

13 | F a q e
2. STRUKTURAT E SISTEMIT ELEKTRO-ENERGJETIK
2.1. Sistemi elektro-energjetik

Sistemet 220 [kV] dhe 110 [kV] shërbejnë si shtyllë kryesore e furnizimit me energji elektrike të
shtatë distrikteve të Kosovës, gjegjësisht për rrjetin e shpërndarjes. Distriktet shfrytëzojnë
sistemet 35 [kV], 20 [kV] dhe 10 [kV] për të shpërndarë energjinë elektrike në lokalitete, duke
furnizuar më pas shumicën e konsumatorëve përmes transformatorëve shpërndarës 10(20)/0.4
[kV].
Kosova mbulon pjesën më të madhe të furnizimit me energji elektrike nga burimet primare si në
vijim: [3]
 Dy termocentrale me djegie të thëngjillit “Kosova A” dhe “Kosova B” në rajonin e
Prishtinës, me kapacitet të instaluar 610 [MW] dhe 678 [MW].
 Gjeneratorët e burimeve të ripërtëritshme të energjisë elektrike kryesisht me anë të disa
hidrocentraleve të vogla, gjeneratorëve me erë dhe panelet diellore, kapaciteti i të cilave
është në rritje e sipër.
Brenda një strukture të sistemit elektro-energjetik dallojmë dy nivele kryesore të furnizimit:
- transmisionin (bartjen) dhe
- distribucionin (shpërndarjen).
Në vendin tonë rrjetet me tension prej 110 [kV], duke përfshirë edhe transformatorët, janë rrjete
të bartjes, ndërsa rrjetet me tension më të vogël se 110 [kV] i perkasin rrjeteve shpërndarëse.
Rrjetet e tensionit 110 [kV], në varësi nga pozita e tyre dhe roli që kanë në sistemin elektro-
energjetik, ndonjëherë mund të janë bartëse, e ndonjëherë shpërndarëse, por në rastin e vendit
tonë ato janë rrjete transmetuese.
Secila prej rrjeteve elektrike karakterizohet me tension nominal, sipas të cilit janë bërë llogaritjet
dhe janë përzgjedhur elementet dhe pajisjet elektrike të saj. Vlera e tensionit të punës së rrjetit
mund të ndryshojë nga tensioni nominal për një vlerë të vogël tension ky i përcaktuar sipas
standardeve.
Detyrë e Sistemit Bartës dhe Shpërndarës është që energjinë ta dërgojë në mënyrë të sigurtë deri
tek secili shpenzues apo konsumator pavarësisht vendndodhjes së tyre, pa rënie të mëdha të
tensionit, pa ndërprerje, dhe të jetë në gjendje të mbulojë kërkesat maksimale të tyre Linjat e
transmisionit mund të bartin disa qindra deri në disa mijëra mega-volt-amper [MVA].

14 | F a q e
Në nënstacione zbritëse, tensioni nga niveli i transmisionit 400 [kV], 220 [kV] dhe 110 [kV]
zbret në tensione adekuate 35 [kV] dhe 10(20) [kV] të përshtatshme për sistemin e distribuimit.
Përfundimisht nga nën-stacioni lokal tensioni nga 10 [kV] (ose 20 [kV]) kalon në 0,4 [kV], pra,
në tensionin e përshtatshëm për konsumatorë shtëpiak 380/220 [V]. Ndërsa, për përdorim në
industri tensioni i lartë transformohet zakonisht në një tension të mesëm distributiv (p.sh. 6 [kV]
ose 10 [kV]). Ky pastaj për nevoja të ndriçimit dhe të tjera transformohet përsëri në 0,4 [kV], i
cili i ushqen panelet përkatëse të instalimit.
Me standarde sipas nivelit të tensionit kemi këtë klasifikim të niveleve: [4]
- tensionet e ulëta: deri në 1 [kV],
- tensionet e mesme: nga 1 [kV] gjerë 100 [kV],
- tensionet e larta: nga 100 [kV] gjerë 400 [kV], dhe
- tensionet ekstra të larta: mbi 400 [kV].

15 | F a q e
2.2. Sistemi bartës (transmetues) i energjisë elektrike

Sistemi bartës apo transmetues bën bartjen e fuqisë tre-fazore nga centrali elektrik që prodhon
energjinë elektrike deri në qendrën e ngarkesës që e konsumon atë. Sistemi bartës në Kosovë,
operohet nga KOSTT, që është përgjegjës për sigurinë dhe besueshmërinë e operimit të sistemit
elektro-energjetik. Rrjeti i transmetimit ka kapacitete të mjaftueshme për të përballuar rrjedhat e
energjisë në sistem.
Rrjeti i transmetimit të sistemit elektro-energjetik të Kosovës është i ndërlidhur mirë me sistemin
rajonal dhe Europian përmes linjave ndërlidhëse me:
 Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë – me linja 400 kV;
 Shqipërinë dhe Serbinë – me linja 220 kV; dhe
 Serbinë – me dy linja 110 kV. [5]

Figura-2 Sistemi bartës (transmetues) i Republikës së Kosovës [26]

16 | F a q e
2.3. Sistemi shpërndarës (distributiv) i energjisë elektrike

Sistemi shpërndarës përdorë sistemin tre-fazor. Tensionet e larta përdoren për shkak të humbjeve
më të vogla, kjo për arsye se në tensione të larta, rrymat janë të vogla, kështu humbjet e Xhaulit
apo të nxehtësisë të cilat janë në proporcion me katrorin e rrymës do të jenë gjithashtu më të
vogla.
Në nën-stacionin shpërndarës, tensioni ulet dhe pastaj furnizon linjat e veçanta të cilat e
shpërndajnë energjinë përgjatë rrugëve përçuese deri tek shpenzuesit. Tensioni shpërndarës që
përdoret tek ne është 10 [kV] por tashmë kemi edhe disa pjesë që kanë kaluar në nivelin e
tensionit 20 [kV].
Zonat me objekte banimi gjithashtu mund të furnizohen nga linjat ajrore apo kabllore 10 (20)
[kV] nëpërmjet transformatorëve zbritës. Secila linjë shpërndarëse furnizon disa transformatorë
shpërndarës përgjatë linjës. Zakonisht transformatorët shpërndarës vendosen në një vend të
caktuar në lagje të qytetit, në pjesën e brendshme të objekteve të parapara për këtë qëllim, apo në
shtylla dhe ulin tensionin në 400/230 [V]. Linjat e tensionit të ulët furnizojnë shtëpitë, qendrat
tregtare dhe ngarkesat lokale. [3]

17 | F a q e
Figura-3 Rrjeti elektrik i niveleve të ndryshme të tensionit [6]

Rrjeti shpërndarës furnizohet (e merr energjinë elektrike) nga rrjeti transmetues në nën-stacionet
e TL/TM, pra 110/35/20(10) [kV] dhe shërben për shpërndarjen e energjisë elektrike deri të
konsumatorët (të mesëm apo të vegjël). Një pjesë e energjisë elektrike e rrjeteve shpërndarëse
merret edhe nga centralet e vogla (Hidrocentralet, Centralet e Erës dhe Panelet Diellore) të cilat
janë të kyçura në rrjetin shpërndarës.
Karakteristikat themelore të linjave shpërndarëse janë:
• Transmetimi i energjisë elektrike në rrjetet shpërndarëse bëhet në distanca më të vogla.
• Nivele më të ulëta të tensionit në krahasim me rrjetet e bartjes, pasi që fuqia të cilën këto e
transmetojnë është shumë më e vogël nga fuqia që e transmetojnë rrjetet bartëse, prandaj nuk
nevojiten nivele të larta të tensionit.
• Rrjetet shpërndarëse të tensionit të mesëm të qyteteve kryesisht janë rrjete unazore, dhe në
rastin e dëmtimit të një linje apo nënstacioni furnizimi mund të sigurohet nga drejtimi tjetër, por
gjatë operimit (punës) furnizimi është vetëm nga njëri drejtim. Furnizimi nga ana tjetër është

18 | F a q e
furnizim rezervë i cili mund të kyçet në rast nevoje. Me përjashtim, rrjetet e tensionit të ulët dhe
rrjetet e tensionit të mesëm nëpër fshatra që nuk e kanë mundësinë e furnizimit nga dy drejtime.
• Rrjetet shpërndarëse në pjesën më të madhe kanë strukturë të hapur dhe kanë formë radiale e
me këtë është zvogëluar siguria e punës (në krahasim me rrjetin bartës), që motivohen me
çështjet ekonomike.
• Elementet kryesore të rrjeteve shpërndarëse (linjat ajrore dhe kabllore, nën-stacionet) janë të
njëjta sikurse te rrjetet bartëse por të projektuara për nivele më të ulëta të tensionit, andaj kanë
edhe konstruksion më të thjeshtë.
- Struktura themelore e rrjeteve shpërndarëse të TM mund të jenë:
1. Me dy nivele të tensionit (në Republikën e Kosovës janë 35 -10 [kV]), shpërndarja e energjisë
elektrike deri te tensioni i ulët bëhet nëpërmjet dy transformimeve: së pari nëpërmjet rrjetit 35
[kV] dhe pastaj asaj 10 [kV]. Rrjeta 35 [kV] furnizohet nga rrjeti transmetues nëpërmjet
nënstacioneve 110/35 [kV].
2. Me një nivel të tensionit (niveli 10 [kV] ose 20 [kV]), nëpërmjet transformimit të
drejtpërdrejtë 110/10 [kV] ose 110/20 [kV] dhe eliminon nevojën për rrjetin 35 [kV], dhe me
këtë është shmangur transformimi 35/10(20) [kV]. Tendenca e zhvillimit të rrjeteve shpërndarëse
në botë edhe tek ne, shkon kah zvogëlimi i numrit të niveleve të tensionit, ashtu që kjo mënyrë e
realizimit preferohet tek ndërtimi i rrjeteve të reja si dhe zëvendësimi i rrjetit dhe nënstacioneve
ekzistuese. Gjithashtu, tentohet të zëvendësohet aty ku është e mundur, niveli i tensionit 10 [kV]
me atë 20 [kV]. [6]

19 | F a q e
Figura-4 Strukturat e rrjetit shpërndarës me dy nivele të tensionit dhe me një nivel të tensionit [6]

2.4. Konsumatorët e energjisë elektrike

Konsumatorët në rrjetin e tensionit të ulët zakonisht ndahen në tre kategori kryesore:


- shtëpiak;
- ndriçimi publik;
- konsumatorë të tjerë (shërbime, zanate dhe dyqane të vogla industriale, etj.).

Konsumatorët shtëpiak dhe konsumatorët e tjerë zakonisht janë të lidhur në sistemin tre-fazor,
dhe ndriçimi publik në një fazë.
Parametrat themelorë që duhet të njihen tek konsumatorët janë:
- faktori i njëkohëshmërisë dhe
- fuqia të cilën e marrin nga rrjeti.

Në llogaritjet e ngarkesave dhe rënies së tensionit në rrjet, konsumatorët e tensionit të ulët


gjithmonë modelohen me një faktor të caktuar të njëkohshmërisë që përcakton ngarkesën

20 | F a q e
maksimale të grupit të konsumatorëve në raport me shumën e ngarkesave maksimale të
konsumatorëve individualë. Ky faktor zakonisht përdoret për të planifikuar konsumin dhe
ngarkesën e daljeve dhe të trafostacioneve shpërndarëse, pra, fuqia maksimale për grupet
karakteristike të konsumatorëve. [7]
Secili konsumator përbëhet nga dy parametra:
- Pins. – fuqia e instaluar;
- Fnj.sh. – faktori i njëkohshmërisë që përcakton ngarkesën maksimale të një konsumatori.

Ngarkesa maksimale për një konsumator është: 𝑃𝑚𝑎𝑥.𝑠ℎ.= 𝑃𝑖𝑛𝑠.∗𝑓𝑛𝑗.𝑠ℎ. [7]


Ngarkesa maksimale në përgjithësi mund të ndryshojë shumë nga një konsumator në tjetrin dhe
kjo varet kryesisht nga:
- Standardi,
- Vendndodhja (qytet apo fshat) etj.

Ngarkesa maksimale e grupit të konsumatoreve


Në përgjithësi, raporti: do të jetë më i vogël sa
Shuma e ngarkesave maksimale
më i madh të jetë numri i grupit të konsumatorëve.
Nëse supozohet se grupi përmban konsumatorë me karakteristika të njëjta (P max, fnj.sh.), ngarkesa
maksimale e një grupi konsumatorësh llogaritet me formulën e Rusck-it [7]:

ku:
n – numri i konsumatorëve për grupin,
f∞ – faktori i njëkohshmërisë për një numër shumë të madh (teorikisht të pafund) të
konsumatorëve.
Në Figurën 5 është treguar lakorja përkatëse e ngarkesës maksimale të grupit të konsumatorëve
në varësi nga numri i konsumatorëve (vija e plotë). Vija e ndërprerë tregon varësinë lineare që do
të ishte e vlefshme nëse faktori i njëkohshmërisë do të ishte 1.

21 | F a q e
Figura-5 Krahasimi i ngarkesës maksimale të një grupi konsumatorësh [7]

Bazuar në ngarkesën maksimale të llogaritur për n konsumatorë, ngarkesa për një konsumator
merret [7]:

Një formë tjetër e formulës së Rusck-it është: 𝑃𝑚𝑎𝑥 = 𝐴 ∗ 𝑛 + 𝐵 ∗ √ n; ku:


𝐴 = 𝑃𝑚𝑎𝑥 ∗ 𝑓∞,
𝐵 = 𝑃𝑚𝑎𝑥 ∗ (1 − 𝑓∞).
Nëse ka disa grupe të ndryshme (jo-homogjene) të konsumatorëve në grupin e konsumatorëve të
vëzhguar, ngarkesa maksimale totale e grupit llogaritet si më poshtë [7]:

n – numri total i konsumatorëve,


ni – numri i konsumatorëve për grupin i,
k – numri i i grupeve,
Ai, Bi – konstante për grupin i.
Ngarkesa maksimale e grupit individual [7]:

22 | F a q e
Ngarkesa ekuivalente për një konsumator, e llogaritur për secilin grup veç e veç:

Raporti në mes fuqisë reaktive, asaj aktive dhe faktorit të fuqisë (cosφ) [7]:

Llogaritja e rënies së tensionit bëhet për secilën nyje të daljes (duke marrur parasyshë rrymën
dhe rezistencën prej nyjës paraprake deri tek ajo) dhe rënia e tensionit në pikën e fundit është e
barabartë me shumën e rënieve në nyjet paraprake. [8]

Figura-6 Llogaritja e rënies së tensionit në dalje të tensionit të ulët [7]

Do të analizohet linja tre-fazore simetrike, e cila në fund të linjës është e ngarkuar me ngarkesë
tre-fazore simetrike, siç është treguar në figurën 7.

Figura-7 Diagrami vektorial i tensioneve për linjën elektrike

23 | F a q e
Nëse tensionin në fillim të linjës do ta shënojmë me U 1 dhe tensionin në fund me U2, atëherë
ndryshimi i tensionit kompleks në fillim dhe atij në fund të linjës U 1-U2 quhet rënia e tensionit në
linjë, U = U1-U2. Në figurën 7, rënia e tensionit në linjë është shënuar me vektorin AB.
Ndryshimi i tensionit është treguar me segmentin AC. Ky përkufizim vlenë si për tensionet
fazore ashtu edhe për tensionet e linjës.
Në rrjetin e shpërndarjes zakonisht merret se ndryshimi i tensionit në linjë ështē e barabartë me
komponentën gjatësore të rënieve të tensionit, pra:

Nëse marrim parasysh relacionin:

dhe

Mund të shkruhet se:

Përkatësisht:

Prandaj, vlera efektive e tensionit në fillim të linjës në funksion të tensionit në fund të linjës do të
jetë:

dhe

Nga këto shprehje shihet se ndryshimi i tensionit në linjë kryesisht varet nga ngarkesa. Me rritjen
e ngarkesës së linjës do të rritet ndryshimi i tensionit, dhe anasjelltas. Nga kjo mund të
përfundohet se gjatë regjimit të ngarkesës më të madhe ndryshimi i tensionit në linjë do të jetë
më i madh se sa në regjimin e ngarkesës minimale.

24 | F a q e
Në ndryshimin e tensionit në linjë ndikon faktori i fuqisë cos𝜑 i ngarkesës. Gjatë fuqisë së
ngarkesës së dhënë 𝑃2 me rritjen e faktorit të fuqisë së tij cos𝜑2 do të zvogëlohet fuqia reaktive e
kërkuar 𝑄2, e cila njëherësh do të shkaktojë zvogëlimin e ndryshimit të tensionit në linjë.
Rënia e tensionit në përqindje është paraqitur në relacionin e mëposhtëm:

ku

Në shumë raste veçanërisht për seksione tërthore të mëdha duhet të merret parasysh edhe rënia
induktive e tensionit.

ku

dhe

Un – tensioni fazor [V],


l – gjatësia e linjës [km],
Δu% – rënia e tensionit [%],
r – rezistenca omike [Ω/km],
I – rryma e ngarkesës [A],
x – rezistenca induktive [Ω/km]

25 | F a q e
3. ENERGJIA ELEKTRIKE NGA BURIMET E RIPËRTËRITSHME
3.1. Furnizimi me energji elektrike

Furnizimi me energji elektrike në Kosovë mbështetet pothuajse plotësisht në energjinë e


prodhuar nga termocentralet (94%), përkatësisht Kosova për përmbushjen e nevojave të veta
energjetike mbështetet ekskluzivisht në linjit, falë rezervave që disponon vendi ynë. Megjithatë,
rezultatet e këtij sektori lënë për të dëshiruar, gjë e cila ndërlidhet me ekonominë e varfër të
vendit. Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm, cilësor, të sigurtë dhe të pandërprerë me energji
elektrike është një prej kushteve kryesore për zhvillimin e një vendi. Ky problem është bërë një
problem akut në Kosovë dhe kërkon një zgjidhje urgjente, ndonëse është mjaft e kushtueshme
për vetë natyrën e investimeve të nevojshme. Shikuar nga pikëpamja e bilancit vjetor të
prodhimit dhe konsumit të energjisë elektrike Kosova nuk qëndron më keq se vendet e rajonit,
por ajo përballet me probleme të mëdha sa i përket sigurimit të kapaciteteve të nevojshme për
mbulimin e ‘peak-ut’ sidomos në sezonin dimëror dhe plotësimin e nevojave për kapacitete
rregulluese të sistemit elektro-energjetik.
Për tejkalimin e kësaj situate jo të favorshme për vendin tonë, duhet përballur me disa nga sfidat
që lidhen me:
- Kapacitetet gjeneruese të vjetëruara dhe të pamjaftueshme për përballimin e kërkesave të
konsumit të energjisë elektrike dhe atyre të balancimit të sistemit elektro-energjetik;
- Shfrytëzim jo i kënaqshëm i burimeve të ripërtëritshme të energjisë për prodhimin e
energjisë elektrike;
- Ndotjen e lartë mjedisore që është pasojë e aktiviteteve gjeneruese të energjisë nga
burimet djegëse fosile dhe nga termocentralet e vjetëruara si dhe
- Humbjet e larta teknike dhe jo-teknike në rrjetin e shpërndarjes.

Për të ndihmuar në tejkalimin e këtyre sfidave, Kosova është pjesë e Traktatit e Komunitetit të
Energjisë, e themeluar në bashkëpunim mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Europës
Juglindore. Bashkimi Europian vendosi një seri të caqeve për klimën dhe energjinë që duhet të
përmbusheshin deri në vitin 2020, të njohura si objektivat 20-20-20, të cilat përfshijnë:
- Reduktimin e emisionit të gazrave serrë prej së paku 20% nën nivelin e vitit 1990;
- Prodhim të energjisë elektrike në vlerë deri në 20% nga burimet e ripërtëritshme;

26 | F a q e
- Reduktimin prej 20% në përdorimin e energjisë primare duke përmirësuar efiçiencën e
energjisë.

Për të përmbushur këto detyrime, shumë vende europiane kanë miratuar legjislacionin e tyre për
të nxitur prodhuesit e energjisë për kalimin në burimet e ripërtëritshme të energjisë. Kështu, edhe
Kosova filloi përkushtimin e saj për të diversikuar portofolion e saj të gjenerimit në një përpjekje
për të arritur një përqindje të shtuar të energjisë së ripërtëritshme në konsumin e saj final të
energjisë që është në përputhje me detyrimet e TKE-së, Marrëveshjen e Washingtonit dhe
Marrëveshjen e Sofjes që miraton Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor etj. [9]
Këto angazhime kërkojnë mobilizimin e qindra miliona eurove në investime të sektorit privat
bazuar në procese konkuruese dhe transparente, reforma të vazhdueshme brenda kornizave
ligjore dhe rregullatore të energjisë së ripërtëritshme, forcimin dhe modernizimin e rrjetit elektrik
për të akomoduar kapacitete të mëdha gjeneruese pa ndërprerje dhe integrim më të mirë të
prosumerëve, duke u fokusuar më shumë tek sistemet foto-voltaike e pastaj dhe tek të tjerat lloje.

Figura-8 Rritja e kapacitetit të energjisë së ripërtëritshme gjatë viteve 2017-2021 [10]

27 | F a q e
3.2. Energjia diellore dhe sistemet foto-voltaike

Energjia e ripërtëritshme është energjia e cila fitohet nga burimet të cilat përtëriten, sikurse janë:
energjia e Diellit, e erës, e ujit, biomasa, energjia gjeotermale etj. Në këtë punim do të
fokusohemi në energjinë diellore, në sistemet foto-voltaike dhe në konsumatorët që e
shfrytëzojnë këtë lloj energjie si burim.
Energjia diellore është energjia rrezatuese e dritës dhe nxehtësisë së liruar nga Dielli që mund të
shfrytëzohet duke përdorur një sërë teknologjish gjithnjë në zhvillim. Shfrytëzimi i energjisë
diellore nga shndërrimi i drejtpërdrejtë i dritës në energji elektrike duke përdorur efektin foto-
elektrik të qelizave diellore të instaluara në panelet diellore njihet si energji diellore foto-voltaike
(FV).
Sistemi diellor FV shndërron energjinë e dritës së diellit në energji elektrike. Ky shndërrim
kryhet pa konsumuar lëndë djegëse fosile, pa krijuar ndotje dhe zgjatë për dekada me një kosto
minimale të mirëmbajtjes. Përparësitë kryesore të sistemit solar fotovoltaik janë: mos-emetimi i
materialeve ndotëse, kursimi i lëndëve djegëse dhe jetëgjatësia e sistemit.
Energjia e mundshme diellore që mund të përdoret ndryshon nga sasia e energjisë diellore e
pranishme pranë sipërfaqes së planetit Tokë, sepse faktorë të tillë si gjeografia, ndryshimi kohor,
mbulimi i reve dhe disponueshmëria e tokës kufizojnë sasinë e energjisë diellore që mund të
marrim. Gjeografia ndikon në potencialin e energjisë diellore sepse zonat që janë më afër
ekuatorit janë më afër Diellit dhe marrin një sasi më të madhe të rrezatimit diellor. Ndryshimet
kohore gjithashtu ndikojnë në potencialin e energjisë diellore, sepse gjatë natës ose dimrit, ka
pak rrezatim diellor në sipërfaqen e Tokës që panelet diellore të absorbohen. Kjo kufizon sasinë
e energjisë që panelet diellore mund të thithin brenda një dite. Mbulesa me re është një tjetër
faktor i rëndësishëm që ndikon në rendimentin e energjisë së paneleve diellore, prandaj, ky
burim konsiderohet të jetë me ndërprerje.
Bazuar në të dhënat nga Atlasi Global Solar [11], potenciali mesatar ditor i rendimentit prej 1
kW të kapacitetit të instaluar FV diellor në Kosovë është rreth 3.7 kWh/kWp ose 1,350
kWh/kWp në vit. Dalja e fuqisë PV (PV OUT) përfaqëson sasinë e fuqisë së gjeneruar për njësi të
kapacitetit të instaluar FV për një periudhë afatgjatë dhe matet në kiloWatt-orë për kiloWatt-
peak të instaluar të kapacitetit të sistemit (kWh/kWp). Në shkallë globale, prodhimi i fuqisë prej
3,7 kWh/kWp konsiderohet mbështetës i zhvillimit të ri të FV-ve diellore dhe ofron kthim të
pranueshëm nga investimi.

28 | F a q e
Figura-9 Mesatarja e potencialit të fuqisë së sistemit foto-voltaik [11]

Nga ana teknike, energjia vjetore që prodhohet nga një sistem diellor foto-voltaik varet nga
faktorë të ndryshëm, ndër ta: këndi i rrezeve të diellit në vendin ku planifikohet instalimi i
sistemit, orientimi dhe këndi i vendosjes së moduleve foto-voltaike, prezenca ose jo e hijeve,
performanca teknike e pjesëve përbërëse të sistemit etj. Sistemi diellor FV, varësisht nga
funksioni, mund të jetë i kyçur në rrjet apo të funksionojë i pavarur nga rrjeti.
Impiantet e kyçura në rrjet marrin fuqi nga rrjeti gjatë orëve kur modulet nuk mund të prodhojnë
energjinë e mjaftueshme për t’i plotësuar nevojat e konsumatorit. Kjo mund të ndodhë për
shembull gjatë natës. Në të kundërtën, nëse sistemi foto-voltaik prodhon energji shtesë e cila nuk
shfrytëzohet nga objekti në të cilën është instaluar, atëherë teprica e saj futet në rrjetin elektrik.
Këto sisteme nuk kanë nevojë për akumulatorë. Energjia e prodhuar afër zonës së konsumit ka
një vlerë më të lartë se ajo që prodhohet në termocentrale sepse humbjet e transmisionit janë të
limituara dhe shpenzimet e transportit dhe dispeçimit janë të zvogëluara. Pra, energjia e prodhuar
në ditët kur ka diell të mjaftueshëm lejon që kërkesa për energji nga rrjeti të reduktohet. [12]

29 | F a q e
3.3. Parimi i punës së sistemit fotovoltaik

Nisur nga pikëpamja energjetike, parimi kryesor sipas së cilit dizajnohet një sistem diellor foto-
voltaik është arritja e një ekspozimi sa më të lartë ndaj rrezatimit diellor në mënyrë që të ketë
prodhim sa më të lartë të energjisë. Faktorët kryesorë që ndikojnë në prodhimin e energjisë nga
sistemi diellor foto-voltaik janë: sasia e rrezatimit diellor, orientimi, këndi i vendosjes dhe
temperatura e moduleve fotovoltaike dhe efiçienca e sistemit si tërësi.

3.4. Pajisjet e sistemit diellor foto-voltaik

Përgjithësisht, sistemi foto-voltaik përbëhet prej tri pjesëve:


- Moduleve ose paneleve (grupit të moduleve) diellore,
- Inverterit, pjesëve për lidhje elektrike dhe montim, si dhe
- Ngarkesat.

Figura-10 Sistemi diellor foto-voltaik

Sistemet FV që lidhen me rrjetin e shpërndarjes nuk kanë nevojë për bateri për të ruajtur
energjinë elektrike pasi rrjeti elektrik shërben si rezervë fuqie.

30 | F a q e
3.4.1. Moduli foto-voltaik

Moduli foto-voltaik është pajisja prodhuese e energjisë së sistemit diellor FV. Kjo pajisje
përbëhet nga qelizat foto-voltaike të montuara në një kornizë. Qelizat diellore foto-voltaike
përbëhen nga materiali gjysmëpërçues përmes së cilit bëhet shndërrimi i energjisë së diellit në
rrymë elektrike të vazhdueshme. Këto qeliza lidhen në seri me njëra tjetrën, duke formuar një
modul foto-voltaik.

Figura-11 Ilustrimi a) qeliza diellore, b) moduli FV, c) modulet në seri, d) vargjet në seri [13]

3.4.2. Kabllot

Për instalimin e një sistemi diellor foto-voltaik duhet të përdoren kabllo specifike të cilat kanë
qëndrueshmëri për tërë jetëgjatësinë e sistemit diellor FV, durojnë kushte ekstreme të motit dhe
janë rezistente ndaj rrezeve ultra-vjollcë dhe kabllot duhet të jenë të prodhuara për të punuar në
nivel të njejtë të tensionit. Kabllot të cilat përdoren në pjesën DC të sistemit solar foto-voltaik
janë kabllot diellore dhe kabllot e pjesës AC janë kabllot alternative.

3.4.3. Inverteri DC/AC

Inverteri duhet të bëjë shndërrimin e rrymës së vazhdueshme të prodhuar nga moduli foto-voltaik
në rrymë alternative me frekuencë dhe tension të përshtatshëm për sistemin elektrik të ndërtesës
ku është implementuar sistemi diellor FV.
Parimi i punës së inverterit varet nga elementet e elektronikës energjetike. Këto elemente i
mundësojnë invertorit të punojë në kushte optimale. Për t’a bërë këtë përdoret një qark elektronik
i cili e përshtatë tensionin në atë mënyrë që invertori të punojë në pikën në të cilën vargu apo

31 | F a q e
grupi i moduleve foto-voltaike arrinë të japë fuqi maksimale në dalje. Ky njihet si gjurmues i
pikës së fuqisë maksimale. Ky gjurmues siguron që fuqia më e madhe e mundshme të
transferohet në rrjetin elektrik apo në ngarkesën e ndërtesës.
Për funksionimin e inverterëve të lidhur në rrjet, inverterët duhet të plotësojnë kërkesat e sistemit
në lidhje me nivelet e pranueshme të shtrembërimit të harmonikëve (cilësisë së formës valore të
tensionit dhe rrymës në dalje) dhe nuk duhet të lëshojnë zhurmë elektrike, e cila mund të ketë
interferencë në marrësit e sinjalit. Ata gjithashtu duhet të shkyçen kur dështon rrjeti elektrik për
sigurinë e inxhinierëve të cilët kanë për të riparuar rrjetin. Në sistemet FV të pa lidhura në rrjetin
elektrik, inverterët normalisht do të furnizohen nga bateria e sistemit, ndërsa ngarkesa që do të
furnizohet duhet të jetë e barabartë me fuqinë e inverterit.

Figura-12 Inverteri që përdoret për sistemet FV [28]

3.4.4. Mbrojtja e sistemit diellor foto-voltaik

Sistemi diellor FV mund të gjenerojë tensione të larta. Prandaj, siguria është shumë e
rëndësishme për të shmangur aksidentet dhe dëmtimet e komponentëve dhe pajisjeve të shtrenjta.
Për arsye sigurie, grupet e moduleve diellore janë normalisht të tokëzuara. Të gjitha elementet e
mundshme përçuese të sistemit diellor FV duhet të jenë të kyçura në sistemin e tokëzimit.
Meqenëse sistemet diellore FV gjinden të instaluara jashtë, mund të jenë pre e shkarkimeve
atmosferike të drejtëpërdrejta apo jo të drejtëpërdrejta.

32 | F a q e
Për mbrojtje të sistemit diellor foto-voltaik nga goditjet e drejtëpërdrejta përdoren shiritat
mbrojtës dhe pranuesit e rrufesë, gjithmonë duke pasur parasysh shmangien maksimale nga
shkaktimi i hijeve në modulet fotovoltaike.
Probabiliteti që një objekt të jetë pre e një goditjeje jo të drejtpërdrejtë është shumë më i lartë se
sa të goditet drejtpërdrejtë nga rrufeja. Efektet e goditjes jo të drejtpërdrejtë prodhojnë mbi-
tensione ndaj të cilave duhet të mbrohet i tërë sistemi elektrik i objektit, e rrjedhimisht edhe
sistemi diellor FV.
Mbrojtje efektive ndaj mbi-tensionit është barazimi i potencialeve dhe tokëzimi. Rekomandohet
tokëzimi i konstruksionit dhe integrimi i tij në barazim të potencialit të objektit. Për objektet të
cilat kanë sistem të mbrojtjes ndaj rrufesë, duhet që konstruksioni të jetë në potenciale të
barazuara. Kabllo e cila përdoret për barazim të potencialeve duhet të jetë të paktën 6mm².
Përveç kabllove mund të përdoren edhe komponentët natyrale si: korniza metalike e objektit,
fasadat, rrethojat apo nën-konstruksionet tjera metalike të objektit në rast se dimensionet e tyre i
përmbushin kërkesat e përçueshmërisë
Sistemi diellor FV kërkon mbrojtje dhe mirëmbajtje të rregullt për të siguruar funksionimin të
duhur dhe jetën e plotë të komponentëve.
Një sistem diellor FV në përgjithësi ka tri situata që mund të çojnë në temperatura të larta jo-
normale dhe në rrezik nga zjarri ndaj të cilave duhet të mbrohet dhe ato janë dëmtimi i izolimit,
rryma kthyese në panelet foto-voltaike dhe mbi-rrymat.
Pra, duhet të sigurohet mbrojtje ndaj dëmtimeve të mundshme të izolimit që mund të shkaktohen.
Inverteri ka aftësi të detektojë dëmtim të tillë dhe ta shkyçë veten mirëpo jo edhe ta shuajë
dëmtimin. Përderisa modulet FV do të jenë të ekspozuara në diell, tensioni është i pranishëm dhe
kjo do ta rrisë mundësinë e shkaktimit të ndonjë harku elektrik me pjesët e ekspozuara me të cilat
mund të kenë kontakt njerëzit. Kabllot solare duhet të kenë izolim të dyfishtë apo të përforcuar si
masë mbrojtëse nga harku elektrik. Mbrojtja bazike ofrohet nga izolimi parësor ndërsa mbrojtja
nga dëmtimi ofrohet nga izolimi plotësues.
Si pasojë e hijeve të mundshme apo ndonjë lidhjeje të shkurtë, një varg mund të bëhet element
pasiv i cili merr dhe liron energjinë elektrike të prodhuar nga vargjet tjera të lidhura paralel me
të. Kur vargu bëhet element pasiv në të mund të fillojë të rrjedhë një rrymë në drejtim të kundërt
e quajtur rrymë kthyese me atë të operimit standard dhe të shkaktojë dëme në modulet foto-

33 | F a q e
voltaike. Për rastet kur ekziston vetëm një varg nuk ka rrezik nga rrymat kthyese. Vlera e rrymës
është e vogël dhe mbrohet nga diodat e modulit foto-voltaik.
Sistemi diellor FV konsiderohet i sigurtë nëse të gjitha rreziqet që mund të shkaktohen gjatë
instalimit dhe përdorimit të tij adresohen në mënyrë adekuate. Për përmirësim të kësaj sigurie
gjatë ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes së sistemit diellor FV kërkohet:
- Respektimi i legjislacionit dhe rregulloreve teknike në fuqi;
- Respektimi i udhëzimeve dhe rekomandimeve të prodhuesve;
- Respektimi i të gjitha standardeve aktuale.

Figura-13 Tokëzimi i sistemit diellor foto-voltaik të lidhur në rrjet [14]

3.5. Matja e energjisë së prodhuar dhe të shkëmbyer me rrjetin

Në një impiant foto-voltaik të lidhur në rrjetin elektrik publik është e nevojshme që sistemet
matëse të detektojnë: [15]
- energjinë elektrike të marrë nga rrjeti;
- energjinë elektrike që i jepet rrjetit;
- energjinë e prodhuar nga impianti foto-voltaik.

Në figurën 14 është treguar mënyra e instalimit të pajisjeve për matje të energjisë elektrike në një
sistem foto-voltaik.

34 | F a q e
Figura-14 Skema e sistemeve matëse [15]

Balanci i energjisë të sistemit, për një periudhë të caktuar të kohës, jepet me [15]:
𝑊 −𝑊Rr =𝑊FV −𝑊k
Ku:
W - është energjia e prodhuar nga impianti foto-voltaik e cila i jepet rrjetit,
WRr - është energjia e tërhjekur nga rrjeti,
WFV - është energjia e prodhuar nga impianti foto-voltaik,
Wk - është energjia e konsumuar nga konsumatorët.
Gjatë natës ose kur impianti foto-voltaik nuk prodhon energji për shkak të arsyeve të tjera
(𝑊 = 𝑊FV = 𝑂) formula bëhet: WRr = 𝑊k
Pra, e tërë energjia e konsumuar merret nga rrjeti.
Kur impianti foto-voltaik gjeneron energji atëherë, dy rastet e mëposhtme mund të ndodhin:
 WFV > Wk - në kërë rast balanci është pozitiv dhe energjia i dërgohet rrjetit;
 WFV < Wk - në këtë rast balanci është negativ dhe energjia tërhiqet nga rrjeti;
Pajisja matëse për prodhimin e energjisë duhet të instalohet sa më afër invertorit që të jetë e
mundshme dhe duhet të pajiset me pajisje të përshtatshme kundër vjedhjeve.
Energjia e shkëmbyer me rrjetin matet nga një pajisje elektronike dy-drejtimëshe M2 dhe sistemi
i matjes është i bazuar në matjet për çdo orë.
Matja e energjisë së prodhuar bëhet nga një njehsor M1, që e detekton energjinë e prodhuar
bazuar në matjet për çdo orë.

35 | F a q e
3.6. Karakteristikat elektrike të moduleve foto-voltaike

Parametrat elektrike që karakterizojnë modulet FV janë [16]:


- Rryma e lidhjes së shkurtër (ISC): Vlera maksimale e rrymës që mund të rrjedhë në modulin FV
nën kushtet standarde*, që i përgjigjet tensionit zero dhe si pasojë edhe fuqia është zero. Pra,
është rryma që rrjedh përgjatë qarkut dalës kur elektrodat e qelizës diellore janë të lidhura
shkurtë.
- Tensioni i qarkut të hapur (V0C): Tensioni maksimal i një moduli FV nën kushtet standarde*,
duke mos lejuar asnjë rrjedhje të fuqisë ndërmjet terminaleve të modulit FV nën kushtet e rrymës
zero dhe si pasojë edhe fuqisë zero. Është tensioni maksimal që një qelizë diellore mund të ketë
nën rrezatimin e dhënë.
- Piku i fuqisë maksimale (Pmax): Vlera maksimale e fuqisë që mund të gjenerohet nga moduli FV
nën kushtet standarde*. Vlera e saj specifikohet nga një palë e vlerave të tensionit dhe rrymës, në
diapazon ndërmjet 0 dhe ISC dhe ndërmjet 0 dhe V0C, respektivisht, për të cilen produkti i tyre
është maksimumi.

Figura-15 Piku i fuqisë maksimale [16]

- Rryma në fuqinë maksimale: Rryma që rrjedh në pajisje në fuqinë maksimale nën kushtet
standarde*. Është përdorur si rrymë nomiale e modulit FV.
- Tensioni në fuqinë maksimale: Tensioni në pajisje kur fuqia arrinë vlerën maksimale nën
kushtet standarde*. Përdoret si tension nominal i pajisjes.

36 | F a q e
- Tensioni maksimal i sistemit: Tensioni maksimal që mund t’i nënshtrohen qelizat FV e
sistemit.
- Faktori i formës (FF): Është një parametër i rëndësishëm i qelizave/moduleve FV. Dhe paraqet
raportin ndërmjet fuqisë maksimale që mund të i dorëzohet një ngarkese dhe produktit të
tensionit të qarkut të hapur (V0C) dhe rrymës së lidhjes së shkurtër (ISC):

FF = ❑ [16]

Këto komponente elektrike ndikohen nga faktorët si: intensiteti i rrezatimit diellor dhe
temperatura e qelizave.

Figura-16 Ndikimi i FF, V0C, ISC dhe temperaturës në efiçiencë

Në figurën 16 mund të vërehet lidhja ndërmjet të gjithë faktorëve të shpjeguar para dhe ndikimi i
tyre në performancën e moduleve foto-voltaike. Rritja e temperaturës shkakton ulje në tensionin

e gjeneruar. Pra, me pak fjalë, për temperatura më të larta të qelizës foto-voltaike, performanca e
sistemit do të jetë më e ulët.
Kushtet standarde*, të përmendura më parë, përcaktohen nga Kushtet e Testimit Standard (STC),
i cili është një grup kushtesh testimi laboratorik që përafrojnë kushtet nën të cilat panelet diellore
(ose modulet foto-voltaike) mund të përdoren për të qenë në gjendje të krahasohen qeliza dhe
module të ndryshme me karakteristikat e vlerësuara të dhëna nga prodhuesi. Kushtet standarde
përfshijnë tre faktorë:
- Rrezatimi: intensiteti i dritës së diellit ose fuqia që godet në një sipërfaqe të sheshtë, me
njësi matëse 1 [kW/m2].
- Masa ajrore: trashësia dhe qartësia e ajërit përmes të cilit kalojnë rrezet e diellit për të
arritur deri tek modulet.

37 | F a q e
- Temperatura e qelizës: Ndryshon nga temperatura e ajërit të ambientit. Është përcaktuar
si 25ºC si kusht standard.[16]

3.7. Llojet e gjenerimit PV

Seksioni në vijim përshkruan disa nga llojet tipike të sistemeve FV diellore siç janë përcaktuar
në kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës. [9]

3.7.1. Gjeneratorët e mëdhenj diellor foto-voltaik

Gjeneratorët e mëdhenj diellorë FV në Kosovë konsiderohen ata me kapacitet të instaluar mbi


100 [kW], me madhësi maksimale të lejuar të një projekti të vetëm me 3 [MW]. Projektet e
mëdha FV diellore mund të lidhen me rrjetin e shpërndarjes ose transmetimit.
Figura 17 ilustron një projekt tipik të madh diellor FV në Kosovë.

Figura-17 Gjeneratorët e mëdhenj solarë diellorë foto-voltaik [9]

2.7.2. Gjeneratorët vetë-prodhues:

Çdo konsumator (familje ose biznes) i lidhur me rrjetin e shpërndarjes së tensionit të ulët lejohet
të instalojë një sistem të vogël (<100 kW) diellor për të përmbushur një pjesë të kërkesës së tij si

38 | F a q e
një masë kursimi kostoje ose për të reduktuar nivelin e CO2. Nëse konsumatori është i autorizuar
nga Zyra e Rregullatorit për Energji për të ndërtuar një instalim të tillë dhe plotëson kushtet
teknike dhe ligjore, atëherë konsumatori pranohet në Skemën Mbështetëse dhe merr statusin e
“Prosumer-it”.

Figura-18 Konsumator familjar me statusin e Prosumer-it [9]

Prosumerët lejohen të injektojnë energji elektrike të tepërt në rrjet që matet nga një matës dy-
drejtimësh dhe kreditohet në konsumin e ardhshëm të energjisë brenda së njëjtës periudhë
faturimi (vit kalendarik). Kjo njihet si “net-metering” nga skema e mbështetjes së prosumerëve.
Kur sistemi diellor foto-voltaik nuk gjeneron mjaftueshëm për të mbuluar kërkesën e tyre për
energji elektrike, një prosumer merr energji elektrike nga rrjeti, ngjashëm me klientët e rregullt.

39 | F a q e
Figura-19 Konsumator biznesor me statusin e Prosumer-it [9]

4. PROSUMERËT DHE NDIKIMI I TYRE NË RRJETIN ELEKTRIK

4.1. Prosumerët

Prosumerët janë pjesë e rrjetit elektrik që janë njëkohësisht prodhues dhe konsumatorë të
energjisë elektrike. Një prosumer ka një njësi prodhimi të decentralizuar, të lidhur me rrjetin dhe
bën dy lloje shkëmbimesh me rrjetin:
- import të energjisë kur vetë-prodhimi është i pamjaftueshëm për tu përputhur me
konsumin lokal
- eksport të energjisë kur vetë-prodhimi e tejkalon atë.
Ekzistojnë dy sisteme për të matur këto shkëmbime: një sistem matës neto që përdor një matës
(njehësor) të vetëm për të matur balancën midis eksporteve dhe importeve dhe një sistem neto
blerjeje që përdor dy matës (njehësorë) për të matur ndaras eksportet dhe importet e energjisë.
Nën matjen neto, çmimi i eksporteve që u paguhet konsumatorëve vendoset në mënyrë implicite
me çmimin e energjisë elektrike që ata importojnë. [17]

40 | F a q e
Figura-20 Profili i vetë-prodhimit [18]

Prosumerët mund të veprojnë bashkërisht si një grup prej të paktën dy prosumerëve, të cilët janë
të vendosur në të njëjtën ndërtesë ose bllok banesor dhe kanë marrëveshje për të ndarë të drejtën
për energjinë elektrike të gjeneruar nga objekti i përbashkët vetë-gjenerues.
Prodhimi dhe konsumi zakonisht nuk sinkronizohen. Kur prodhimi lokal nuk përputhet me
konsumin, konsumatori përdor rrjetin për balancë. Nëse konsumi tejkalon prodhimin, atëherë
prosumeri e merr energjinë elektrike nga rrjeti, si çdo konsumator tjetër. Në të kundërt, nëse
prodhimi tejkalon konsumin, atëherë energjia e tepërt injektohet në rrjet dhe mund të shitet në
tregun e energjisë elektrike nëpërmjet proceseve të ndryshme dhe politikave të leximit dhe
faturimit të njehsorëve. Kjo mund të bëhet përmes neto-matjes ose neto-faturimit. Faturimi neto
është një mekanizëm kompensimi në të cilin kompensimi i klientit bazohet në vlerën reale të
tregut të [kWh] të konsumuar ose injektuar në rrjet, i cili normalisht vlerësohet me ritme të
ndryshme. Në një skemë matëse neto-energjia e prodhuar dhe e konsumuar nga konsumatori
matet gjatë çdo periudhe faturimi. Kjo rezulton në një bilanc neto të quajtur bilanci i prosumer-it,
i matur në [kWh]. Gjenerimi i tepërt do të bartet si kompensim për periudhën e ardhshme të
faturimit në të cilën konsumatori kreditohet në energji [kWh], që shpesh është e barabartë me
çmimin e energjisë elektrike me pakicë. [19]
Në Kosovë prodhuesi kreditohet në energji [kWh] në bilancin e periudhës së ardhshme të
faturimit. Megjithatë, ky nuk është rasti pas ndërrimit të vitit, pasi bilanci i konsumatorëve është
zero. Furnizuesit janë të detyruar të lidhin një marrëveshje, e cila garanton se e gjithë energjia

41 | F a q e
elektrike që ata prodhojnë do të merret nga furnizuesi [20]. Ekziston edhe një kufizim i
kapacitetit për aplikantët në skemën e vetë-konsumit që është 100 [kW] për pikë matjeje të lidhur
me kyçjet e rrjetit të ulët, kapacitetet mbi këtë nuk lejohen të marrin pjesë në skemë. [21]

4.2. Skemat Mbështetëse dhe kriteret e pranueshmërisë për prosumerë

Prosumerët mund të aplikojnë për statusin e konsumatorit përmes një skeme mbështetëse së vetë-
konsumit në Kosovë.[20] Ky mekanizëm mbështetës është menduar për konsumatorët e energjisë
elektrike të lidhur në rrjetin e shpërndarjes së tensionit të ulët dhe përcaktohet ndërmjet
furnizuesit të energjisë dhe konsumatorit të energjisë elektrike që aplikon për statusin e
konsumatorit.

4.2.1. Kriteret e pranueshmërisë dhe Skemat mbështetëse për prosumerë

Sipas Kritereve të pranueshmërisë dhe Skemat mbështetëse për prosumerë: [22]


1. Çdo konsumator i energjisë elektrike, i lidhur në rrjetin e shpërndarjes ose transmisionit, ka të
drejtë të bëhet Prosumer.
2. Konsumatori i energjisë elektrike merr statusin e Prosumerit nëse:
2.1. Konsumatori ka pëlqimin ekzistues të operatorit të rrjetit.
2.2. Gjeneron energji elektrike duke përdorur teknologjinë e gjenerimit të burimeve të
ripërtëritshme me pajisje të reja, me zero orë operim, me përjashtim të objekteve vetë-
gjeneruese të ripërtëritshme që tashmë janë të instaluara, të cilat janë në operim në momentin e
hyrjes në fuqi të kësaj Rregulle.
2.3. Objekti vetë-gjenerues nga burimet e ripërtëritshme të konsumatorit është i lidhur me
instalimet e brendshme të konsumatorit.
2.4. Kapaciteti total i instaluar i objektit vetë-gjenerues të konsumatorit është i barabartë ose më i
vogël se kapaciteti i kontraktuar i lidhjes së konsumatorit.
2.5. Sasia vjetore e energjisë elektrike të tepërt të injektuar në rrjet është më e ulët se sasia e
energjisë elektrike të tërhequr nga rrjeti gjatë vitit kalendarik. Kjo dispozitë nuk zbatohet në vitin
e parë kalendarik të pjesshëm.
2.6. Konsumatorët e energjisë elektrike kanë të drejtë të instalojnë panele diellore të integruara
ose në rast të ndonjë teknologjie tjetër të ripërtëritshme që ndërtohen për vetë-konsum dhe që
kanë të drejta pronësie ose të drejta të përdorimit, mund të zgjedhin të mbajnë statusin e

42 | F a q e
konsumatorëve prodhues, përmes një Skeme mbështetëse për vet-konsum, të specifikuar me këtë
rregull.
2.7. Konsumatorët e energjisë elektrike të kyçur në tensionin e ulët të rrjetit të shpërndarjes 0.4
[kV], që janë konsumatorë familjar kanë të drejtë të vendosin kapacitete gjeneruese për vet-
konsum me një fuqi të instaluar të njësisë së prodhimit në bazë të energjisë së konsumuar dhe në
bazë të pëlqimit elektro-energjetik që nuk kalon 7 kW.
2.8. Konsumatorët e energjisë elektrike të kyçur në tensionin e ulët të rrjetit të shpërndarjes, që
janë konsumator jo-familjar kanë të drejtë të vendosin kapacitete gjeneruese për vet-konsum me
një fuqi të instaluar të njësisë së prodhimit në bazë të energjisë së konsumuar dhe në bazë të
pëlqimit elektro-energjetik por që nuk kalon pragun prej 100 kW.
2.9. Kurdo që fuqia e angazhuar e llogaritur në bazë të të dhënave të konsumit vjetor për
konsumatorët e kyçur në nivelin e tensionit 0.4 [kV], rezulton të jetë më i ulët se fuqia e
kontraktuar, autorizimi për kapacitetin e lejuar për statusin e prosumerit do të jepet në bazë të
fuqisë së llogaritur bazuar në të dhënat e konsumit vjetor.
2.10. Për konsumatorët e rinjë pavarësisht nga niveli i tensionit, fuqia e lejuar ipet si 50% e
fuqisë të lejuar sipas pëlqimit elektro-energjetik, me mundësi që vitet e ardhshme konsumatori të
aplikojë për rishikim bazuar në aktivitetin e tij.
2.11. Prosumerët të cilët gjatë vitit kalendarik prodhojnë më tepër se 10% sesa konsumojmë, do
ta humbin statusin e Prosumerit në momentin e vërtetimit të tij nga ana e operatorit të
shpërndarjes apo të transmetimit, varësisht prej nivelit të kyçjes.

4.2.2. Metodologjia e llogaritjes së kapacitetit të lejuar për skemë mbështetëse

Llogaritja e fuqisë së lejuar për konsumatorët familjar për të marrur statusin e prosumerit [22]:

Llogaritja e fuqisë së lejuar për konsumatorët jo-familjar për të marrur statusin e prosumerit [22]:

Ku:
Pmest është fuqia mesatare e angazhuar [kW],

43 | F a q e
W – energjia e konsumuar [kWh],
n – numri i orëve te vitit [8760],
C – koeficienti i prodhimit të sistemit FV [0.156].
Për konsumatorët familjar dhe jo-familjar të kyçur në 0.4 [kV], kurdo që: Pmest < Ppelqim

Autorizimi ipet për Pmest, në të kundërtën autorizimi ipet sipas Ppelqim.
Llogaritja e fuqisë së lejuar për konsumatorët jo-familjar të kyçur në 10 [kV], 35 [kV] dhe në
nivel të transmetimit për të marrur statusin e Prosumerit [22]:

Ku:
Pmesvj - fuqia mesatare vjetore e angazhuar [kW],
Pmax - fuqia maksimale e rexhistruar në maksigraf në muaj [kW],
4.2.3. Aplikimi për kyçje të gjeneratorëve për vetë-konsum në rrjetin e OSSH-së

Sipas Kritereve teknike për kyçje të gjeneratorëve për vetë-konsum në rrjetin e OSSH-së për çdo
aplikim për kyçje duhet të jenë të bashkangjitura dokumentet e mëposhtme: [23]
 Aplikacioni për konsumatorë prodhues,
 Autorizimi i klientit për instaluesin/zhvilluesin e projektit,
 Liçenca e kompanisë projektuese (profili elektro-energjetik) dhe diploma e inxhinierit
zhvillues të projektit,
 Projekti elektrik, i cili në këtë fazë përfshinë:
- fuqinë e kerkuar si konsumator prodhues [kWp],
- llojin e BRE-ve (diellor, me erë, me ujë, biomasë, bio-gazet etj.),
- vlerësimin vjetor të prodhimit të energjisë [kWh] nga gjeneratori ,
- konsumin e energjisë nga rrjeti në 12 muajt e fundit [kWh],
- vlerësimin vjetor neto të tepricës së energjisë [kWh] të injektuar në rrjet,
- informacion rreth komponentëve të sistemit.

4.3. Skemat e kyçjes në rrjet

Kategorizimi i skemave sipas fuqisë së kërkuar gjeneruese:

44 | F a q e
- Kategoria I: Gjeneratorët deri në 10 [kW] (Pmax_gen ≤ 10 [kW]),
- Kategoria II: Gjeneratorët nga 10 [kW] deri në 50 [kW] (10 [kW] <Pmax_gen ≤ 50 [kW]),
- Kategoria III: Gjeneratorët mbi 50 [kW] (Pmax_gen > 50 [kW]).

Shënim: Për kategoritë II dhe III, do të kemi dy skema të ndryshme të kyçjes varësisht nga
vendndodhja e pikës matëse. Për secilën nga kategoritë do të kemi:

Rasti 1: Kur matja e energjisë elektrike është në shtyllë, panel për montim të jashtëm apo në
afërsi të trafo-stacionit.

Rasti 2: Kur është një matje e vetme e energjisë elektrike për një konsumator në një trafostacion.

Skema 1: Kategoria I: Pmax_gen ≤ 10 [kW]

Figura-21 Skema e kyçjes për gjeneratorët deri në 10 [kW] [23]

Skema 2.1: Kategoria II: 10 [kW] <Pmax_gen ≤ 50 [kW], Rasti 1

45 | F a q e
Figura-22 Skema e kyçjes për gjeneratorët nga 10 [kW] deri në 50 [kW], Rasti 1 [23]

Skema 2.2: Kategoria II: 10 [kW] <Pmax_gen ≤ 50 [kW], Rasti 2

46 | F a q e
Figura-23 Skema e kyçjes për gjeneratorët nga 10 [kW] deri në 50 [kW], Rasti 2 [23]

Skema 3.1: Kategoria III: Pmax_gen > 50 [kW], Rasti 1

47 | F a q e
Figura-24 Skema e kyçjes për gjeneratorët mbi 50 [kW], Rasti 1 [23]

Skema 3.2: Kategoria III: Pmax_gen > 50 [kW], Rasti 2

Figura-25 Skema e kyçjes për gjeneratorët mbi 50 [kW], Rasti 2 [23]

48 | F a q e
Figura-26 Skema një-polare e lidhjes së panelit solar në zbarrat Cu të rrjetit 0.4 [kV] [27]

49 | F a q e
4.4. Prosumerët e kyçur në rrjetin shpërndarës të sistemit elektro-energjetik të Kosovës

Deri më tani, në rrjetin shpërndarës të sistemit elektro-energjetik të Kosovës janë të kyçur dhe
operojnë 139 prosumerë me një total kapaciteti të instaluar prej 5[MW]. [24]

Figura-27 Prosumerët e kyçur në rrjet shpërndarës

ME ME LEJE PËR
VITI NË OPERIM REFUZUAR TOTALI
AUTORIZIM ENERGJIZIM
2018 11 3 3 17

2019 2 5 14 1 22

2020 6 4 24 2 36

2021 4 5 48 1 58

2022 40 107 50 14 211

TOTALl 52 132 139 21 344

Tabela-1 Shqyrtimi i prosumerëve

50 | F a q e
Figura-28 Kapacitetet e instaluara të prosumerëve [MW]

ME LEJE PËR
VITI ME AUTORIZIM NË OPERIM REFUZUAR TOTALI
ENERGJIZIM
2018 0.77 0.07 0.13 0.97

2019 0.08 0.07 0.41 0.01 0.56

2020 0.26 0.23 0.70 0.20 1.40

2021 0.208 0.11 2.00 0.30 2.614

2022 1.27 2.57 1.85 0.72 6.43

TOTALI 1.82 3.75 5.04 1.36 11.97

Tabela-2 Kapacitetet e instaluara totale të prosumerëve [MW]

Shumica e prosumerëve janë të kyçur në rrjet elektrik përgjatë zonave industriale në Distriktin e
Ferizajit më së shumti, pastaj në të Pejës dhe në Distriktin e Prishtinës, që lidhet me
koncentrimin e objekteve të prodhimit, përpunimit dhe shërbimit, bizneseve që varen nga Skema
Mbështetëse për Prosumerë, ndërsa pjesa tjetër e prosumerëve paraqesin prosumerë shtëpiak dhe
përfaqësojnë vetëm 10% të kapacitetit të instaluar.

51 | F a q e
Figura-29 Shtrirja e prosumerëve në Kosovë [9]

Figura-30 Profilet e prosumerëve në Kosovë [9]

52 | F a q e
4.5. Ndikimet e prosumerëve të kyçur në rrjetin shpërndarës të sistemit elektro-
energjetik të Kosovës

Kyçja e prosumerëve në rrjetin shpërndarës mund të ketë një ndikim në tre fushat kryesore
operative, të ndëlidhura mes vete: humbjet e energjisë, fuqinë reaktive/faktorin e fuqisë, nivelet e
tensionit etj.
- Humbjet e energjisë: Prania e prosumerëve ndryshon në mënyrë të pashmangshme rrjedhat
aktive të energjisë në rrjet duke ndikuar edhe në humbjet e rrjetit, sado të vogla të jenë ato pasi
prosumerët karakterizohen nga faktor më i ulët i fuqisë si dhe pasi prodhimi vendoset afër
konsumit. Kur prosumerët integrohen në rrjet, në përgjithësi, mund të çojnë në ulje të humbjeve
të rrjetit.
- Fuqia reaktive/faktori i fuqisë: Ndryshimet në kalimin e energjisë reaktive në rrjetin e
shpërndarjes ndikojnë si në nivelet e tensionit ashtu edhe në humbjet e rrjetit megjithëse prania e
prosumerëve ka një efekt të jo dalluar në fuqinë reaktive të furnizuesit, pasi prosumerët
zakonisht funksionojnë pranë faktorit të fuqisë së unitetit (me vlerë 1) dhe për këtë arsye janë
neutral për sa i përket fuqisë reaktive. Prania e prosumerëve në mënyrë të pashmangshme
ndryshon rrjedhën aktive të energjisë në të gjithë rrjetin dhe mund të ketë një ndikim në faktorin
e fuqisë së nënstacionit.
- Nivelet e tensionit: Furnizuesit radialë pa prosumerë zakonisht funksionojnë me rënie të
tensionit, d.m.th. tensioni në pikat e fundit të lidhjes së konsumatorit është më i ulët se tensioni
në fillim të linjës dhe integrimi i prosumerëve mund të kontribuojë në përmirësimin e profileve
të tensionit, duke zbutur pjesërisht çështjet e rënies së tensionit.
Pra, sistemet FV të lidhura në rrjet, zakonisht instalohen për të përmirësuar performancën e rrjetit
elektrik duke zvogëluar humbjet e energjisë dhe përmirësuar profilin e tensionit të rrjetit.
Sidoqoftë, kjo nuk ndodhë gjithmonë sepse këto sisteme mund të imponojnë disa ndikime
negative në rrjet, posaqërisht nëse niveli dhe prezenca e tyre është e lartë. Këto ndikime negative
përfshijnë problemet e luhatjeve së fuqisë dhe tensionit, shtrembërimeve të harmonikëve, prishja
e pajisjeve mbrojtëse, mbi dhe nën-ngarkimi i linjave.

53 | F a q e
4.5.1. Problemet e mundshme të lidhura me sistemet foto-voltaike të kyçura në rrjet

Varësisht nga të gjitha përfitimetbenefitet nga sistemet foto-voltaike në rrjetin elektrik, këto
sisteme mund të na dërgojnë në probleme të operimit. Njëri ndër faktorët kryesorë që na dërgon
në këto probleme janë lëkundjet e fuqisë dalëse së sistemit FV për shkak të ndryshimeve në
rrezatimin diellor të shkaktuara nga lëvizja e reve. Këto lëkundje shkaktojnë disa probleme dhe e
bëjnë një të vështirë parashikimin e fuqisë dalëse të sistemeve FV. Si shtesë, kosto e lartë e
këtyre sistemeve kufizon zgjidhjet e mundshme që mund të adoptohen sipas rrjetit furnizues për
t’i zvogëluar ashpërsitë e problemeve që mund të lindin për shkak të këtyre lëkundjeve.
Si pasojë, këto probleme mund t’i klasifikojmë në tri kategori kryesore:
- Problemet në anën e gjenerimit: ndikojnë në aftësinë e shkallës së devijimit (shprehet në
megaWatt/minutë), strategjinë e dispeçimit optimal dhe në aftësinë e mirëmbajtjes së
frekuencës së sistemit gjatë emergjencave.
- Problemet në rrjetin e bartjes: ndikojnë në stabilitet, në lëkundjet e rrjedhjes së fuqisë, në
profilet e tensionit.
- Problemet në rrjetit e shpërndarjes: ndikojnë në lëkundjet e rrjedhjeve të fuqisë, në
profilet e tensionit, në humbjet e fuqisë në linja, në linjat e mbi dhe nën-ngarkuara,
operimin e dobët të pajisjeve të mbrojtjes, në shtrembërimet e harmonikëve, në
rezonancën ndërmjet kapaciteteve të filtrave dhe rrjetit.
Ndryshimet në tension mund të vijnë si të ngadalshme ose më të furishme:
Ndryshimet e ngadalshme në tension definohen si ndryshime në vlerën efektive të tensionit
stacionar përgjatë një periudhe kohore. Për t’iu shmangur ndryshimeve të tensionit në
konsumatorët e fundit, nuk lejohet të prodhohet tension që gjatë kohës mesatare prej 1 minute
tejkalon ±10% te vlerës efektive nominale të tensionit. Kjo është një limit i programuar në
invertor para se të lidhet në rrjet.

Tabela-3 Ndryshimi i lejuar i tensionit në rrjet përgjatë 1 minute [25]

54 | F a q e
P.sh. Vlera efektive nominale e tensionit mund të variojë ndërmjet 207 [V] dhe 253 [V] për
tension të rrjetit 230 [V], por nuk mund të tejkalojë këto limite për më shumë se një minutë.
Tensioni që ndryshon ndërmjet 207 [V]dhe 253 [V] quhet tensioni i lejuar.

Tabela-4 Numri i ndryshimeve të tensionit për periudhën 24 orëshe [25]

Zvogëlimi i tensionit shpjegohet si zvogëlim i shpejtë i vlerës efektive të tensionit nominal nën
vlerën 90% në kohëzgjatje ndërmjet 10 [ms] dhe 1 minute. Kjo shkaktohet nga lidhjet e shkurtëra
ose rikyçjet kur ndodh dëmtimi si dhe kur kyçen në rrjet ngarkesat e mëdha.
Integrimi i sistemeve të mëdha FV në rrjetin e tensionit të ulët do të rrisin gjenerimin e fuqisë
aktive dhe si pasojë do të kemi rritjen e tensionit përgjatë linjave. Rritja e tensionit ose mbi-
tensioni nuk ndodh shpesh dhe shkaktohet zakonisht me rastin e shkyçjeve të shpejta të
ngarkesave të mëdha.
- Frekuenca jo-normale:
Është përgjegjësi e operatorit të sistemit që të sigurojë se frekuenca e sistemit gjatë gjithë kohës
të jetë brenda limiteve 50Hz ± 1% (49-51Hz). Nëse frekuenca do të jetë jashtë këtyre limiteve,
atëherë duhet të veprojnë masat në vijim: si shkyçja e gjeneratorit, kontrolli i frekuencës
nëpërmjet gjenerimit të fuqisë aktive që do të mirren si hapa për të mbajtur frekuencën brenda
limiteve.
- Shtrembërimet e harmonikëve:
Secili sistem FV i lidhur në rrjet injekton harmonikë të lartë, pra, sa më shumë sisteme FV që të
jenë të lidhura në rrjetin elektrik, aq më shumë harmonikë të lartë do të injektohen në të. Për më
shumë, nëse një ose më shumë ngarkesa jo-lineare janë prezente, shtrembërimi total nga
harmonikët mund të rritet mbi vlerën e lejuar. Nëse një pajisje nuk ka relacion linear ndërmjet
rrymës dhe tensionit, atëherë kjo pajisje do të jetë burim i shtrembërimit të tensionit për shkak të
harmonikëve. Nëse pajisja është e kyçur në tensionin sinusoidal, siç është treguar në figurën 31
dhe kur rryma nuk është sinusoidale atëherë do të ndodhin harmonikët e shtrembëruar të
rrymave. Nëse këta harmonikë të shtrembërimit të rrymave kombinohen me impedanca të larta

55 | F a q e
jo-lineare në rrjet, atëherë do të ndodhë shtrembërimi i tensionet për shkak të harmonikëve të
lartë. [25]

Figura-31 Shembull i shtrembërimit të harmonikëve në harmonikun e tretë [25]

56 | F a q e
5. RAST ANALIZIMI – PROSUMERËT NË DALJEN “ Q.M.I.”

Për të analizuar më tutje ndikimet e prosumerëve në rrjet elekrik, analizat energjetike i


realizojmë në programin Power Factory dhe modelimin në Simaris, me një prosumer për nivelin
e tensionit të ulët 0.4 [kV] dhe një grup prosumerësh për nivelin e tensionit të mesëm 10(20)
[kV], prosumerë këta që i takojnë daljes “Q.M.I.” në distriktin e Ferizajit, duke qenë një dalje me
një numër të konsiderueshëm prosumerësh.
Dalja “Q.M.I.” ka gjithësej fuqi të instaluar të prosumerëve Pinst=539 [kW], me disa prosumerë të
lidhur në tension të mesëm dhe të tjerët në tension të ulët.

Figura-32 Skema e daljes Q.M.I. [27]

Në tabelën 5 është treguar fuqia maksimale, faktori i fuqisë dhe ngarkesa për trafo-stacionin TS
“Grast”. Nga tabela shihet se përqindja e ngarkesës gjatë muajve të dimrit është më e lartë në
krahasim me verën, që lidhet direkt edhe me gjenerimin e prosumerit, i cili gjatë ditëve verore
me diell gjeneron më shumë fuqi dhe mund të injektojë edhe në rrjet, duke ulur këtë përqindje.

57 | F a q e
Tabela-5 Fuqia maksimale, faktori i fuqisë dhe ngarkesa e TS “Grast” [27]

Për tension të ulët marim një prosumer, të kyçur në TS “Grast” me këto të dhëna në pëlqim
elektro-energjetik:
- Fuqia e instaluar e TS: Sinst=630 [kVA];
- Fuqia Pmax si konsumator: Pmnj=80 [kW];
- Fuqia Pmax si prosumer: Pmnj=15 [kWekz.]+30[kWshtesê].

Per të modeluar në Simaris rastin e këtij prosumeri, të kyçur në TS “Grast”, e kemi shqyrtuar
fuqinë maksimale të trafo-stacionit në muajin e verës, gjatë të cilit janë rastet më ekstreme (kur
sistemi gjeneron më së shumti fuqi). P max i këtij transformatori realisht është 63 [kW] (ky
informacion është marrur nga KEDS), ndonëse në pëlqim elektro-energjetik konsumatori ka
paguar 80 [kW] fuqi të njëkohëshme dhe transformatori ka fuqi 630 [kVA].

58 | F a q e
Qëllimi i këtij simulimi është të paraqitet vartësia e tensionit në rrjet nga fuqia e prosumerit dhe
faktorit të fuqisë së tij.

Figura-33 Kyçja e prosumerit në dalje dhe gjenerimi i vlerave të reja të parametrave

Ngarkesa: Prosumeri: S[kVA]: P[kW]: Q[kVAr]: cos(fi): Humbjet [kW]: U[V] (Zbarra e parë): U[V] (Zbarra e fundit): Statusi:
63[kW] 45 [kW] 72.2 65 31.2 0.9003 2.9 390.12 389.36 Generation OFF
cosfi=1.0 37.3 20 31.5 0.5362 2.1 393.72 395.16 Generation ON

Tabela-6 Ndryshimi i vlerave të parametrave të rrjetit me rastin e kyçjes së prosumerit

Analizën e mëtutjeshme do ta bazojmë në dy raste:


Rasti 1: Ngarkesa maksimale e transformatorit është P mnj=63 [kW] dhe faktori i fuqisë së sistemit
është 1.0, ndërsa fuqinë dalëse e kemi modeluar për katër fuqi të ndryshme: 0 [kW], 5 [kW], 15
[kW], 45 [kW] dhe 70 [kW]. Pra, rastet kur fuqia e gjeneratorit ndaj ngarkesës është shumë herë
më e ulët, e barabartë, më e lartë dhe shumë më e lartë se fuqia maksimale e tërë transformatorit.
59 | F a q e
Skema e modelimit në SIMARIS është dhënë në figurën e mëposhtme ndërsa rezultatet në
tabelën në vijim.

Figura-34 Kyçja e prosumerit me fuqi instaluese Pinst=0 [kW] dhe Pinst= 45 [kW]

Ngarkesa: Prosumeri/cos(fi)=1: S[kVA]: P[kW]: Q[kVAr]: cos(fi): Humbjet [kW]: U[V] (Zbarra e parë): U[V] (Zbarra e fundit):
63[kW] 0 [kVA] 72.2 65 31.2 0.900277 2.9 390.12 389.36
5 [kVA] 67.8 60 31.5 0.8849558 2.6 390.52 389.16
15 [kVA] 59.1 50 31.5 0.8460237 2.6 391.32 391.28
45 [kVA] 37.3 20 31.5 0.536193 2.1 393.72 395.16
70 [kVA] 31.9 5 -31.5 0.1567398 -12.9 395.76 397.44

Tabela-7 Ndryshimi i vlerave të parametrave të rrjetit për fuqi instaluese të ndryshme

60 | F a q e
Nga tabela 7 mund të nxerrim grafikun e varësisë së tensionit në rrjet nga fuqia e gjeneratorit
vetë-prodhues të kyçur në fund të rrjetit. Do të shihet se me rritjen e fuqisë së instaluar rritet edhe
tensioni i ulët, për shfrytëzim nga prosumeri.

U[V] (Zbarra e parë): U[V] (Zbarra e fundit):


400

398

396

394
Tensioni [v]

392

390

388

386

384
0 [kVA] 5 [kVA] 15 [kVA] 45 [kVA] 70 [kVA]
Fuqia dalese e sistemit gjenerues

Figura-35 Varësia e tensionit në rrjet nga fuqia e instaluar në fund të rrjetit

Rasti 2: Faktorin e fuqisë së gjeneratorit e kemi ndryshuar në 0.8 dhe sipas modelit papraprak
kemi gjetur vlerat e tensionit, humbjet dhe cos(fi) të gjeneratorit vetë-prodhues për fuqi të
ndryshme të gjeneratorit. Rezultatet janë të paraqitura në tabelën e mëposhtme.

Ngarkesa: Prosumeri/cos(fi)=0.8: S[kVA]: P[kW]: Q[kVAr]: cos(fi): Humbjet [kW]: U[V] (Zbarra e parë): U[V] (Zbarra e fundit):
63[kW] 0 [kVA] 72.2 65 31.2 0.900277 2.9 390.12 389.36
5 [kVA] 67.3 61 28.5 0.9063893 2.6 390.88 389.44
15 [kVA] 57.6 53 22.5 0.9201389 2.6 392.4 392.04
45 [kVA] 29.3 29 4.5 0.9897611 2.6 397 398.12
70 [kVA] 13.9 9 -10.6 0.647482 2.6 400.84 402.24

Tabela-8 Ndryshimi i faktorit të fuqisë të rrjetit për fuqi instaluese të ndryshme

Shihet që vlerat e tensionit për këtë rast janë më të larta, ndërsa vlerat e cos(fi) të transformatorit
janë më afër kritereve teknike (cos(fi)=0.95 është vlerë e pranueshme nga rrjeti shpërndarës, e
cila mund të arrihet me anë të kompensimit). Këtu vihet në pah rëndësia e kontrollimit të cos(fi)

61 | F a q e
prosumerëve, që të mund të kontrollohet cos(fi) i rrjetit dhe tensioni. Shenja minus e vlerave të
parametrave i referohet rasteve kur prosumerët injektojnë energji në rrjet.

Tensioni ne zbarren e fundit (cosfi=1)


Tensioni ne zbarren e fundit (cosfi=0.8)
405

400
Tensioni [V]

395

390

385

380
0 [kVA] 5 [kVA] 15 [kVA] 45 [kVA] 70 [kVA]
Fuqia dalese e sistemit gjenerues

Figura-36 Varësia e tensionit në rrjet nga fuqia dhe faktori i fuqisë së gjeneratorit të kyçur në fund të
rrjetit

Faktori I fuqisë së transformatorit kur cosfi I gjeneratorit=0.8


Faktori I fuqisë së transformatorit kur cosfi I gjeneratorit=1
1.2

0.8
cos(fi)

0.6

0.4

0.2

0
0 [kVA] 5 [kVA] 15 [kVA] 45 [kVA] 70 [kVA]
Fuqia dalese e sistemit gjenerues

Figura-37 Varësia e faktorit të fuqisë së rrjetit nga fuqia dhe faktori i fuqisë së gjeneratorit të kyçur në
fund të rrjetit

62 | F a q e
Nga grafiqet shohim se kur gjeneratori vetë-gjenerues i prosumerit jep edhe energji reaktive (me
ç’rast fuqia dalëse shprehet në [kVA]) atëherë mbanë nën kontroll energjinë reaktive të rrjetit,
por ndikon në rritjen më të shpejtë të tensionit në zbarra.
Për të analizuar ndikimet e prosumerëve për tension të mesëm marim grupin total të
prosumerëve, të kyçur në daljen “Q.M.I.”, me një fuqi instaluese gjithësej Pinst=539 [kW], pasi
nëse trajtojmë vetëm njërin prosumer, nuk do të vërehet aq shumë ndikimi i tij. Me anë të
programit Power Factory mund të analizojmë gjendjen para dhe pas kyçjes së grupit të
prosumerëve.

Emri i Daljes: Pmax[MW]: Nr. i Konsumatorëve: Nr.i TR-ve: Ngarkesa Max.[%]: Humbjet [MW]: Tensioni Min.[p.u.]: Statusi:
Q.M.I. 6.07 111 50 185.32 1.20 0.92 Pa Prosumerë
Q.M.I. 5.53 111 50 168.62 1.07 0.93 Me Prosumerë

Tabela-9 Ndryshimi i gjendjes së daljes “Q.M.I.” me dhe pa prosumerë

Zvogëlimi i vlerës së Pmax kur janë kyçur prosumerët lidhet me faktin se prosumerët, një herë
konsumatorë, e gjenerojnë vetë fuqinë prej maksimalisht Pinst=539 [kW].
Nga tabela e mësipërme shihet dukshëm se për numër shumë të vogël prosumerësh (9) në raport
me numrin e konsumatorëve që e marrin energjinë elektrike nga rrjeti (102), ngarkesa maksimale
ka rënë nga 185.32% në 168.62%.

63 | F a q e
Figura-38 Diagrami i rënieve të tensionit në konsumatorin fundor, pa praninë e prosumerëve

Në diagramin e paraqitur në figurën 38 për daljen “Q.M.I.”, pa praninë e prosumerëve, rëniet e


tensionit janë 0.92 p.u., me fuqi maksimale të linjës 6.07 [MW] me humbje 1.20 [MW].

64 | F a q e
Figura-39 Diagrami i rënieve të tensionit në konsumatorin fundor, me praninë e prosumerëve

Në diagramin e paraqitur në figurën 39 për “Q.M.I.”, me praninë e prosumerëve, rëniet e


tensionit janë 0.93 p.u., me fuqi maksimale të linjës 5.53 [MW], me humbje me ngarkesë 1.07
[MW]. Në këtë rast për dallim nga ai paraprak, niveli i tensionit është ngritur në 0.01 p.u. dhe
kemi më pak humbje të energjisë
Pra, nga ky punim mund të arrijmë në përfundim se me kyçjen e prosumerëve në rrjet ia dalim t’i
zvogëlojmë humbjet e energjisë, po ashtu besueshmëria e furnizimit me energji elektrike është
shumë më e madhe se në gjendjen e mëparshme, siguria në rrjet është në nivelin e duhur, duke
mbajtur të ulëta kostot e përgjithshme të sistemit dhe që do të thotë se kemi arritur të ofrojmë një
zgjidhje afatgjate për një furnizim sa më stabil me energji elektrike të kësaj pjese.

6. PËRFUNDIME DHE DISKUTIME

65 | F a q e
6. CONCLUSIONS AND DISCUSSIONS

66 | F a q e
7. REFERENCAT

[1] Prof. Dr. Gazmend Pula, “Elektroenergjetika”, Rilindja, Prishtinë, 1986.

67 | F a q e
[2] Shënime nga Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike, “KEDS”, Kosovë, 2022
[3] Plani Zhvillimor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes 2019 – 2028.
[4] Prof. Dr. Ali Gashi, “Mbrojtja Rele”, 2014.
[5] https://www.ero-ks.org/zrre/sq/pjesemarresit-ne-treg/energjia-elektrike/transmetimi
[6] Sektori për planifikim dhe zhvillim në Prishtinë KEDS Sh.A.
[7] Ranko Goić, Damir Jakus, Ivan Penović, “Distribucija električne energije”, interna
skripta, 2008
[8] Power Cables 1-30kV, Nexans Catalogue, 2012.
[9] DT Global, Assessment of PV Generators in Kosovo, 2021
[10] https://www.energy-community.org/implementation/Kosovo.html
[11] https://www.globalsolaratlas.info
[12] Walid Omran, Performance Analysis of Grid-Connected PV System, 2010
[13] Mergim Jakupi, Maxwell Minotta Cuervo, “Pilot study of installation with
photovoltaic modules at The University of Prishtina”, 2020
[14] https://nonstopengineering.blogspot.com/2015/12/solar-photovoltaic-panels-array-
wiring.html
[15] Technical Application Papers No.10 (Photovoltaic Plants) – ABB (2010)
[16] Elena Cipres Lechuga, “Analysis of the Implementation of a Photovoltaic Plant in
Catalonia“, 2011
[17] The Prosumers and the Grid Conference Paper, 2017
[18] IEA-PVPS, 2014
[19] Komuniteti i Energjisë, 2018

[20] ZRRE, 2017


[21] ZRRE, 2020
[22] ZRRE, draft RREGULLA PËR VET-KONSUMATORËT ME BURIME TË
RIPËRTËRITSHME, 2022
[23] KEDS, Kriteret teknike për kyçje të gjen. për vetë-konsum në rrjetin e OSSH-së, 2022
[24] KEDS, Departamenti për shërbime me konsumatorë, 2022

[25] Siversten and Soyland, “Design and Installation of a Grid-Connected PV System”,


2014

68 | F a q e
[26] https://www.kostt.com
[27] Keds, 2023
[28] https://www.finehomebuilding.com/project-guides/energy-retrofit/the-steady-surge-in-
residential-solar

69 | F a q e

You might also like