Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Legjenda për Mujin dhe Halilin

Legjenda thotë se kishin qenë njëherë e një kohë dy vëllezër trima që tërë
jetën e tyre e kishin kaluar duke luftuar me shpata e me shtiza. Më i madhi
dhe më i fuqishmi kishte qenë Muji. Më i vogli dhe më i zhdërvjellëti kishte
qenë Halili. Aq i fortë kishte qenë Muji saqë kur një kalimtar i rastit e kishte
pyetur atë se kah i bie filan fshati, Muji që kishte qenë duke lëvruar në arë i
kishte ngritur duatë bashkë me plugun dhe qetë e lavrës në drejtim të atij
fshati. Aq i zhdërvjelltë kishte qenë Halili, saqë ai me lëvizjet e tij trupore të
shpejta i kishte ikur jo vetëm shpatës por edhe shtizës e shigjetës. Kështu,
fuqia e Mujit dhe zhdërvjelltësia e Halilit kishin bërë hatanë dhe kishin marrë
dhënë. Derisa lufta ishte bërë me shpata, shtiza e shigjeta, Mujit e Halilit
s`kishte guxuar t`u dilte kush para. Për t`i mbrojtur viset e tyre ilire-
arbërore, ata kishin luftuar me ushtarë të Krajlit e me “asqerë” të Sulltanit.
Por, para se gjithash kishin kundër bandave sllave të njohura si „çeta të
harambashëve“, të cilat asokohe kishin bërë grabitje, djegie e vrasje në
mesin e fiseve ilire-arbërore.
Ndonëse të gjitha luftërat i kishin pasur të pabarabarta, megjithatë, ata të
gjitha luftërat i kishin fituar. Por, siç thotë legjenda, me t`u zbuluar pushka,
Muji e Halili i kishin thënë njëri-tjetrit: “Vëlla tani ka dalë një armë e re që
edhe neve na vret, prandaj po futemi në shpellën e Udbinës dhe s`po  dalim
më!”.  Që asokohe për trimëritë  e Mujit dhe të Halilit tregohen legjenda e
këndohen këngë epike në mesin e shqiptarëve dhe të boshnjakëve.

Interpretimi
 Legjenda flet për heroizmin e dy vëllezërve të cilët luftojnë
suksesshëm me armiq të shumtë.
 Ajo flet se edhe dy vëllezër mund të korrin fitore të mëdha nëse
janë trima dhe nëse din të luftojnë bashkë.
 Meqë heronjtë e legjendës kanë emra myslimanësh, kjo tregon se
ata kanë jetuar në kohët e sundimit osman në
 Meqë legjenda thotë se ata kanë vdekur duke u futur në shpellën e
Udbinës e cila është Bosnje, kjo tregon se ata kanë qenë nga
territori i Bosnjës së
 Meqë legjenda thotë se ata kanë vdekur me t`u shfaqur pushka për
herë të parë në Ballkan, përkatësisht në territoret e Bosnjës së asaj
kohe, kjo tregon se ata kanë jetuar diku gjatë gjysmës së parë të
shekullit të 17-të kur është zbuluar pushka për herë të parë në
Francë.
 Meqë gjatë sundimit osman në Ballkan janë islamizuar vetëm fiset
ilire me qëllim të vënies së një vijë ndarëse midis tyre dhe fiseve
agresive sllave, kjo tregon se edhe banorët e Bosnjës së asaj kohe
të cilët janë islamizuar, përfshirë këtu edhe heronjtë e legjendës
Mujin dhe Halilin, kanë qenë të fiseve
 Meqë banoret e islamizuar të Bosnjës kanë qenë të fiseve ilire, kjo
fletë se edhe eposi i Mujit dhe Halilit fillimisht edhe në Bosnje është
kënduar në gjuhën shqipe.
 Meqë gjatë gjysmës së dytë shekullit të 17-të dhe në fillim të
shekullit të 18- të banorët e islamizuar të Bosnjës së asaj kohe kanë
filluar ta përvetësojnë sllavishten si gjuhë të tyre, kjo flet se ata
edhe eposin e Mujit dhe Halilit kanë filluar ta këndojnë sllavisht,
përkatësisht në
 Kështu edhe tani eposi i Mujit dhe Halilit në mesin e shqiptarëve
këndohet në gjuhën shqipe, kurse në mesin e boshnjakëve
myslimanë

You might also like