Arsimi shihet si një mënyrë për të ndryshuar të ardhmen. Në Shqipëri e drejta e
arsimimit është e garantuar me Kushtetutë, për të gjithë shtetasit pa asnjë lloj dallimi. Në fillim të vitit shkollor 2021-22, 83,8 % e të gjithë fëmijëve dhe studentëve të moshës shkollore u regjistruan në arsim. Sidoqoftë, niveli i regjistrimit ndryshon për nivele të ndryshme të arsimit. Nxënësit e arsimit parauniversitar kanë një ulje të vazhdueshme në numër në të gjithë programet, ulje e cila vitin e fundit arrin 13,2 %, krahasuar me nxënësit e arsimit parauniversitarit 2017-18. Ulje në numrin e studentëve vihen re edhe në arsimin e lartë, me 6,0 % më pak, krahasuar me vitin 2017-18. Struktura e nxënësve në arsimin e mesëm nuk ka pësuar ndryshime të ndjeshme ndër vite.