PDF 20221207 065507 0000

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 2

Ese, Shqiperia ne Be

Bashkimi Europian është një organizatë që është krijuar për


bashkimin e vendeve të lira me qëllim që t’u jepeshin fund
luftërave,të cilat kishin përçarë kontinentin e vjetër për
shekuj me rradhë,dhe të garantonte një jetë të qetë dhe
cilësore për qytetarët e saj.Kjo ende është ideja themelore e
Bashkimit Europian,ide e cila vjen duke u zhvilluar dhe duke
u përhapur.Kjo organizatë e krijuar në vitet ’50,ka sjellë
përfitime të mëdha për anëtarët e saj dhe u ka ofruar atyre
paqen dhe stabilitetin politik dhe
ekonomik,për të cilat çdo vend ka nevojë.Për 60 vjet,ky
bashkim ka ardhur duke u zgjeruar dhe duke përqafuar në
gjirin e tij shtete të ndryshme të kontinentit,që kanë
plotësuar kriteret për të qenë pjesë e familjes së madhe
europiane.Nuk ka rëndësi sa të ndryshme këto shtete janë
nga njëra tjetra,sepse motoja e BE-se është Të bashkuar në
diversitet Pjesë e kësaj fuqie të madhe që organizon dhe
rregullon shoqërinë europiane,kërkon të bëhet edhe vendi
ynë.Vendi ynë ka bërë një rrugë të madhe brenda 20 vjetëve
dhe me bashkëpunimin e organeve të larta europiane,do të
arrijë të bëjë reforma në sektorët më problematikë.Integrimi
në BE do t’I sillte shumë përparësi vendit tonë.Të jesh pjesë e
BE-se do të thotë të kesh aksesin në një treg më të gjerë dhe
më konkurrues,të zhvillosh një edukim dhe arsimim
europian,të jesh pjesë e një kulture të përbashkët që ka për
qëllim të edukojë individë me frymën e punës dhe të vlerave
të vërteta.
Gjeografi
Projekt
Shqipëria, kandidate në BE

Adriana Kurti/ Ema Tabaku/ Anita Pisha/ Klevisa Pisha

You might also like