Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

Letërsi

Jeta e
Vilson Blloshmit &
Genc Lekës

Adelina Kurti
Homazhet me lule bëhen çdo korrik pranë dy kokave të mëdha
prej bronzi që ndodhen krah për krah në një pellg me ujë të
kristaltë në një platformë betoni në qytetin qendror shqiptar të
Librazhdit.
Lulet përkujtojnë Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin, të cilët u
ekzekutuan nga regjimi i diktatorit komunist Enver Hoxha më
shumë se katër dekada më parë për shkak të poezive që ata
shkruanin, megjithëse ato nuk ishin botuar kur ata u nxorën në
gjyq.
Pas një gjyqi që zgjati vetëm shtatë ditë, Leka, atëherë 36 vjeç, dhe
Blloshmi, 29 vjeç, u dënuan me vdekje dhe më pas u ekzekutuan
natën e 17 korrikut 1977.
Të lindur në të njëjtin fshat – Berzheshtë, në zonën e Librazhdit –
dy poetët jetuan një jetë të shkurtër dhe të vështirë nën regjimin e
Hoxhës, i cili e mbajti vendin të izoluar nga bota demokratike për
më shumë se katër dekada.Në vitin 1966, Blloshmi mbaroi
studimet në Shkollën Pedagogjike në qytetin e Elbasanit, por
përpjekjet e tij për të gjetur një punë mësues nuk patën sukses.
Familja e tij ishte etiketuar “kulakë”, një fjalë që e kishte origjinën
në Bashkimin Sovjetik nën sundimin e Stalinit dhe përdorej për të
përshkruar pronarët e tokës bujqësore në shkallë të vogël që
konsideroheshin armiq të komunizmit.
Genc Leka gjithashtu studioi në Shkollën Pedagogjike në Elbasan.
Leka punoi disa vite si mësues, por pasi kreu shërbimin e
detyrueshëm ushtarak, nuk u lejua të kthehej në mësimdhënie dhe
përkundrazi u dërgua të punonte në bujqësi.
Kjo përfundoi kur ai u arrestua në gusht 1976. Të dy u akuzuan për
“sabotim të ekonomisë” dhe “agjitacion dhe propagandë” kundër
regjimit komunist.
Autoritetet komuniste e shikonin artin dhe kulturën si të lidhura fort
me ideologjinë politike dhe çdo vepër ekzaminohej nga afër.
Pasojat e shkeljes së rregullave ideologjike ishin burgimi, internimi
në kampet e punës, persekutimi dhe në disa raste edhe vdekja.
Kujto.al, një organizatë që mbledh materiale për krimet e kryera në
kohën e komunizmit në Shqipëri, tha se dy poetët janë “akuzuar
nga Sigurimi i Shtetit, me prova të fabrikuara, si pjesë e të
ashtuquajturit grup sabotatorësh në bujqësi”.
Akuzat bazoheshin në fletoret e dy poetëve, sepse vepra e tyre
ishte e pabotuar. Për vëllain e Vilson Blloshmit, Bedriun, çështja
ishte një farsë: “Ai ishte një gjyq qesharak”.
Asnjërit prej tyre nuk iu dha mundësia të mbrohej gjatë
procedurës, shpjegoi ai. “Unë dhe vëllai im nuk i kemi pranuar fare
akuzat. Ishin përralla fare”, tha Bedri Blloshmi.
Ai i ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës së tij që prej rënies së
regjimit komunist në vitin 1991 edhjes dritë mbi rastin e vëllait të tij.
I shënuar nga regjimi si i padëshiruar përkrah vëllait dhe pjesës
tjetër të familjes, ai u arrestua dhe kaloi shumë vite burg.
Ai tha se edhe pas rënies së regjimit komunist askush nuk është
shprehur i penduar për atë që ka ndodhur. “Ata as që mendojnë të
kërkojnë ndjesë”, tha ai.
“Këtu në Shqipëri është bërë një gabim – që nga viti 1991, asnjë
nga këta persona nuk është nxjerrë para drejtësisë”, shtoi ai.
“Të gjithë ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të verbuar e të
helmuar nga injoranca dhe dritëshkurtësia e tyre, gatuan një krim
kundër një intelektuali, ndaj një poeti dhe shkrimtari në kulmin e tij”

You might also like