Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

PROJEKT PROPOZIM

I. Të dhëna të përgjithshme:

Titulli i projektit Qender didaktike per transferimi e teknologjive


bujqesore bashk;kohore
Bashkia/njësia administrative ku do të zbatohet Kurbin
Prioriteti Didaktike dhe transferim teknologjie bujqesore
Kohëzgjatja 18 muaj
Buxheti i kërkuar 2.000.000 €
Buxheti total 2.400.000 €
Bashkëfinancim Fonde te BE-se
Organizata zbatuese Sh.BB “A&M”
Organizata partnere -

II. Analiza e situatës1


Ju lutem paraqisni problematikat dhe nevojat e ndërhyrjes, të cilat synon të adresojë ky
propozim.

Zona ku ne po nderhyjmë është zonë bujqësore dhe si në mbarë vendin, edhe këtu, toka
bujqësore ka pësuar goditje të madhe si pasojë mungesës së kontrollit dhe problemeve të
mëdha me pronësinë. Kanë ndodhur dëmtime të mëdha në rrjetin ujitës dhe kullues,
kryesisht si pasojë e ndërtimeve pa kriter, cka ka sjell një degradim të përgjithshëm të
elemtëve bazikë që përcaktojnë pjellorinë e tokës( struktura, pH-i dhe ndotja me mbetje
inorganike, bimësia spontane dhe infeksione te ndyshme).
Si pasojë e këtyre anomalive që kanë orighinë dhe arsye të ndryshme, cdo ditë e më shumë
ka rënë interesimi për punën me tokën, aq më shumë tek gjeneratat e reja. Kjo ka sjellë një
krizë në prodhimin bujqësor qoftë përsa i përket sasisë dhe cilësisë së prodhimit i cili është
krejtësisht i pa organizuar dhe i pa kontrolluar, për pasojë edhe të ardhurat prej saj janë në
nivele shumë të ulta, dhe ndër të tjera, kjo është edhe një ndër arsyet bazike që rinia e
këtyre zonave kërkon të emigrojë ku, përgjithësisht, edhe në shumicën e vendeve pritëse
kjo rini merren me bujqësi.

Ballafaquar me këto probleme, lind nevoja që të merremi seriozisht me punën mbi tokën,
për mbrojtjen dhe reabilitimin e gjithë elemntëve të dëmtuar që të sjellim në normalitet
pjellorine e saj.

1
Secili seksion nuk duhet të jetë më shumë së gjysëm faqeje
III. Objektivi i përgjithshëm dhe objektivat specifikë
Ju lutem përcaktoni synimin e përgjithshëm të projektit dhe objektivat specifikë, arritja e të
cilëve do të ndikojë/cojë në adresimin e problematikave të paraqitura më sipër.

Objektivi kryesor është optimizimi i bonitetit(pjellorisë) të tokës.


Pjelloria e tokës ka shumë elementë përbërës të cilët lidhen dhe ndërvaren ndërmjet tyre dhe duhen
përmirësuar.
Objektivat specifikë janë:
- rrjeti ujitës
- rrjeti kullues
- pH-i
- kontaminimi nga lëndët e huaja dhe bimësia spontane(barishtet e këqija).
Që të realizohen këto objektiva specifikë duhet rritur shkalla e ndërgjegjesimit dhe interesimit të
banorëve për rëndësinë që ka prodhimi vendas. Kjo është e lidhur me nivelin e kualifikimit të
punonjësve që do të realizohet nëpërmjet qendrës didaktike ku do demonstrohen njohuritë bazike
teorike dhe ato praktike.

IV. Rezultatet dhe aktivitetet


Në këtë seksion paraqitni rezultatet e lidhura me objektivat specifikë si dhe aktivitetet për
arritjen e tyre. Çdo rezultat duhet të ketë të paktën një aktivitet.

Rezultatet e arritura janë:


- Ulja e infeksioneve nga patogjenet
- Qendrueshmeria e ekujlibrave ekologjik
- Optimizimi i bonitetit të tokës
- Rritja e te ardhurave nga prodhimi bujqësor
Aktivitetet e kryera janë:
- Hartimi i programeve ndërgjegjesuese të banorëve
- Rritja e shkallëes si investimeve ne burime njerëzore dhe ato kapitale
- Reabilitimi i sistemit ujitës dhe kullues
- Lufta e integruar kundër patogjenëve të ndryshëm

V. Grupet e synuara
Bëni një përshkrim të grupeve të synuara të cilët do të përfitojnë direkt nga kjo ndërhyrje.
Grupi që përfiton direkt është komuniteti i zonës
VI. Buxheti

Linja buxhetore Vlera (ALL)


Kosto administrative dhe personeli2 360.000 €
Kosto vizibiliteti3 120.000 €
Kosto Aktiviteti: 1.920.000 €

Kosto totale 2.400.000 €

2
Max deri në 15 % të buxhetit total
3
Max deri në 5 % të buxhetit total

You might also like