Fizika e Aplikuar: Redakto Redakto Nëpërmjet Kodit

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Fizika e aplikuar[Redakto 

| Redakto nëpërmjet kodit]


Artikulli kryesor: Fizika e aplikuar.

Fizika e aplikuar është një term i përgjithshëm për fizikën që hyn në pune për një përdorim të
caktuar. Aplikimi dallohet nga fizika e pastër nga një kombinim delikat i faktorëve si motivacioni i
kërkuesve dhe sjellja e tyre në lidhje me teknologjinë ose shkencën që ndikohet nga puna e
tyre.[22] Kjo degë ndryshon nga inxhinieria sepse fizikanti mund të mos dizenjojë ndonje gjë të
caktuar, por ai i perdor konceptet fizike gjatë kohës që bën kërkime me qëllim që të zhvillojë
teknologji të reja për zgjidhjen e një problemi. Kjo në një fare mënyre është e ngjashme
me matematikën e aplikuar. Fizikantët e aplikuar mund të jenë të interesuar në përdorimin e
fizikës për kërkime shkencore. Për shembull,njerzit që punojnë në përshpejtuesit
bërthamorë kërkojnë që të ndërtojnë detektorë më të mirë thërrmijash për kërkime në fizikën
teorike.
Fizika përdoret jashtëzakonisht shumë në çdo degë inxhinierie. Për shembull, statika, një
nëndegë e mekanikës, përdoret për ndërtimin e urave ose strukturave të tjera,
kurse akustika përdoret për të ndërtuar salla më të mira për koncertet ose operat. Një kuptim i
fizikës është shumë i rëndësishëm në dizenjimin e simulatorëve realistë për fluturime ose për
lojrat kompjuterike, si në motorin fizik, apo edhe në filma për arritjen e efekteve realiste.

Fizika edukative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Artikulli kryesor: Fizika edukative.

Fizika edukative i referohet metodave të tanishme pedagogjike që përdoren për të mësuar


fizikën, si dhe asaj pjese të kërkimeve pedagogjike që kërkojnë të përmirësojnë këto
metoda. Historikisht, fizika është mësuar në shkollën e lartë dhe në nivelin unversitar, së
bashku me ushtrimet e laboratorit të cilat kanë për qëllim verifikimin e koncepteve që janë
shpjeguar gjatë leksioneve. Programet universitare zakonisht përfshinë trainimin në degët
themelore, të fizikës klasike dhe asaj kuantike. Trainimi specializohet më tej kur studenti
mbron doktoraturën për një temë të caktuar. Shumica e universiteteve kontemporane kanë
grupe të specializuar brenda departamentit të cilat merren me një program të caktuar (si psh
grupi i optikës kuantike). Një nga pedagogët më te famshëm në fizikë Riçard
Fajman mendonte se dhënia e mësimit ne fizikë qe një art më vete.

You might also like