Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Mekanika klasike[Redakto 

| Redakto nëpërmjet kodit]


Artikulli kryesor: Mekanika klasike.

Një rrotull përdor parimin e avantazhit mekanik në mënyrë që një forcë e vogël mbi një distancë të
madhe mund të ngrejë një ngarkesë të rëndë mbi një distancë të shkurtër.

Mekanika klasike është një model fizik i forcave që veprojnë mbi trupat dhe madhesite fizike.
Zakonisht ajo referohet si "mekanika Njutoniane" sipas Isak Njutonit dhe ligjeve të Njutonit.
Mekanika ndahet ne statikë, e cila modelon trupat në prehje, kinematikë, e cila modelon trupat
në lëvizje, dhe dinamika, e cila modelon trupat mbi të cilët aplikohen forca të ndryshme.
Mekanika klasike e trupave të vazhduar dhe të deformueshëm njihet si mekanika e vazhduar, e
cila vetë ndahet në mekanikën e ngurtë dhe mekanikën fluide sipas gjëndjes së lëndës që
studiohet. Kjo e fundit, mekanika e lëngjeve dhe gazeve,
përfshin hidrostatikën, hidrodinamikën, pneumatikën, aerodinamikën, dhe fusha të tjera.
Mekanika statike merret me objekte që janë në prehje. Mekanika kinematike merret me objekte
në lëvizje. Mekanika dinamike merret me lëvizjen e shkaktuar nga forcat që veprojnë mbi trupat.
Mekanika klasike jep rezultate të sakta në fushën e saj të aplikimit, e cila është eksperienca e
përditshme. Ajo zëvendësohet nga mekanika relativiste për sisteme që lëvizin me shpejtësi të
krahasueshme me atë të dritës, nga mekanika kuantike për sisteme në shkallë të vogël, dhe
nga teoria kuantike relativiste e fushës për sisteme që kanë të dyja veçantitë e mësipërme.
Megjithatë, mekanika klasike është akoma e dobishme, sepse ajo është shumë më e thjeshtë
për tu aplikuar në krahasim me teoritë e tjera si dhe ka një fushë të gjerë aplikimi. Mekanika
klasike mund të përdoret për të përshkruar lëvizjen e objekteve me përmasa të konsiderueshme
(si topat ose makina), objekte astronomike (si planetet apo galaksitë), dhe disa objekte të
caktuara mikroskopike (molekula organike).
Nje koncept i rëndësishëm në mekanikë është identifikimi i madhësive të konservuara
si energjia dhe momenti, të cilat çojnë tek mekanika Lagranzhiane dhe ajo Hamiltoniane të cilat
janë riformulime të ligjeve të Njutonit duke përdorur knoceptin e energjisë dhe nxitimit (impulsit).
Teori si mekanika e lëngjeve si dhe teoria kinetike e gazeve janë rezultate të aplikimit të
mekanikës klasike tek sistemet mikroskopike. Rezultate të kohëve të fundit në studimin e
sistemeve dinamike jolineare i kanë dhënë lindje teorisë së kaosit, studimi i sistemeve ku
ndyshime të vogla shkaktojnë efekte të mbëdha. Ligji gravitacional i Njutonit, i formuluar në
mekanikën klasike, shpjegoi ligjet e Keplerit mbi lëvizjen planetare si dhe ndihmoi në
transformimin e mekanikës klasike në një element të rëndësishëm të revolucionit shkencor.
Elektromagnetizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesor: Elektromagnetizmi.
Artikulli kryesor: Optika.

Vijat e forcës së fushës magnetike nga një copë magneti të formuara nga pluhuri i hekurit mbi një
letër

Elektromagnetizmi përshkruan bashkëveprimet e thërrmijave të ngarkuara,


me fushat elektrike dhe magnetike. Ai ndahet ne elektrostatikë, e cila bën studimin e
bashkëveprimeve midis ngarkesave në prehje, dhe elektrodinamikë, e cila studion
bashkëveprimet midiss ngarkesave në lëvizje dhe rrezatimit. Teoria klasike e
elektromagnetizmit është e bazuar në ligjin e forcës së Lorencit dhe tek ekuacionet e
Maksuellit.
Elektrostatika është studimi i fenomeneve që lidhen me trupa të ngarkuar në prehje. Siç
përshkruhet nga ligji i Kulombit, trupa të tillë aplikojnë forca mbi njëri tjetrin. Sjellja e tyre
mund të analizohet nëpërmjet koncepteve të fushës elektrike që rrethon çdo trup të
ngarkuar, e tillë që çdo trup i ngarkuar i vendosur në këtë fushë është subjekt i nje force
në madhësi të drejtëpërdrejtë me madhësinë e ngarkesës dhe madhësinë e vlerës së
fushës magnetike në atë pozicion. Në qoftë se forca është tërheqëse apo shtytëse kjo
varet nga polariteti i ngarkesës. Elektrostatika ka aplikime të shumta, që variojnë që nga
analiza e fenomeneve si vetëtimat deri tek ndërtimi i motorave, siç është për
shembull motori elektrostatik.
Elektrodinamika është studimi i fenomeneve që lidhen me trupa të ngarkuara në lëvizje
dhe fusha elektrike dhe magnetike që ndryshojnë në kohë. Meqënëse një ngarkesë në
lëvizje prodhon një fushë magnetike, elektrodinamika merret me efekte
si magnetizmi, rrezatimi elektromagnetik, dhe induksioni elektromagnetik, të cilat
përfshinë aplikime praktike si gjeneratori elektrik si dhe motori elektrik. Kjo pjesë e
elektrodinamikës, njihet si elektrodinamika klasike, ajo u shpjegua në një mënyrë
sistematike nga Xhejms Klark Maksuell. Duhet thënë se janë ekuacionet e Maksuellit
ato të cilat i pershkruajnë fenomenet elektrike me një përgjithësi të madhe. Një zhvillim i
mëvonshëm është elektrodinamika kuantike, e cila përfshin ligjet e teorisë kuantike në
mënyrë që të shpjegojë bashkëveprimin e rrezatimit me lëndën. Diraku, Hajzenbergu,
dhe Pauli ishin disa nga pionerët që formuluan hapat fillestare që çuan tek
elektrodinamikën kuantike. Elektrodinamika relativiste merr parsysh
korigjimet relativiste të lëvizjes së trupave të ngarkuar që lëvizin me shpejtësi të përafërt
me atë të dritës. Ajo zbatohet në fenomene që lidhen me përshpejtues ngarkesash si
dhe me tuba elektronesh në voltazhe dhe korrente të larta.
Elektromagnetizmi përfshin fenomene të tjera elektromagnetike të jetës së përditshme.
Për shembull, drita është një fushë elektromagnetike oshiluese që rrezatohet nga
thërrmija të ngarkuara në lëvizje. Përveç gravitetit, shumica e forcave të përditshme
janë rrjedhojë të forcës elektromagnetike.
Principet e elektromagnetizmit gjejnë aplikime në disiplina të shumta si
tek mikrovalët, antenat, makinat elektrike, satelitët e komunikimit,
bioelektromagnetika, plazma, kërkimet në përshpejtuesit bërthamorë, fibrat optike, në
interferencën dhe kompatibilitetin elektromagnetik, në konvertimin e energjisë
elektromekanike, deri tek aplikime teknologjike si radari dhe meteorologjia. Pajisjet
elektromagnetike përfshinë transformatorët, çelsat elektrike, radio/TV, telefonin, motori
elektrik, linjat e transmisionit, përçuesit e valëve, fibrat optike, dhe lazerin.

Termodinamika dhe mekanika statistike[Redakto | Redakto


nëpërmjet kodit]
Artikuj kryesore: Termodinamika.

Një sistem termodinamik tipik – nxehtësia lëviz nga dhoma e nxehtë (boileri) tek


(kondensuesi) i ftohtë dhe nga ky proçes përftohet puna

Termodinamika studion efektet e ndryshimit të temperaturës, shtypjes,


dhe vëllimit në një sistem fizik në një shkallë makroskopike, si dhe transferimin e
energjisë si nxehtësia.[12][13] Historikisht, termodinamika u zhvillua për të
rritur efiçencën e motorëve me avull të hershëm.[14]
Pika fillestare për trajtimin termodinamik të një problemi janë ligjet e
termodinamikës, të cilat postulojnë që energjia mund të shkëmbehet midis
sistemeve fizike si nxehtësi ose punë.[15] Ato postulojnë gjithashtu edhe ekzistencën
e një madhësie të quajtur entropi, e cila mund të përcaktohet për çdo sistem.[16] Në
termodinamikë, bashkëveprimet midis ansambleve të mëdha të objekteve studiohen
dhe kategorizohen. Rëndesi të madhe për këtë mbajnë konceptet e sistemit dhe
e mjedisit rrethues. Një sistem përbehet nga thermija, lëvizja mesatare e të cilave
përcakton vetitë e tij, të cilat janë të lidhura me njëra tjetrën nëpërmjet ekuacioneve
të gjëndjes. Vetitë mund të kombinohen për të shprehur energjinë e
brëndshme dhe potencialin termodinamik, të cilat janë shumë të vlefshme për
përcaktimin e kushteve për ekuilibrin dhe proçeset spontane.
Mekanika statistike analizon sisteme makroskopike duke aplikuar parime
statistikore në përbërësit e tyre mikroskopike. Ajo jep një mënyrë për lidhjen e vetive
mikroskopike të atomeve dhe molekulave individuale me vetitë makroskopike të të
gjithë materialit që mund të observohen në jetën e
përditshme. Termodinamika mund të shpjegohet si një rezultat i natyrshëm i
statistikës dhe mekanikës (klasike dhe kuantike) në një nivel mikroskopik. Në
vecanti, mund të përdoret për llogaritjen e madhësive termodinamike të vetive të
materialeve nga analizat spektroskopike të molekulave individuale. Në këtë
mënyrë, ligjet e gazeve mund të derivohen, nga supozimi se gazi është një
koleksion thërrmijash inidviduale, të cilat mund të trajtohen si sfera të ngurta
me masë. Nga ana tjetër, nëqoftëse këto thërrmija individuale kanë një ngarkesë
elektrike, atëhere përshpejtimi individual i këtyre thërrmijave do të shkaktojë
emitimin e dritës. Ishin këto fakte të marra në konsiderate ato që çuan Maks
Plankun të formulonte ligjin e rrezatimit të trupit të zi,[17] vetem duke supozuar qe
spektri i rrezatimit te emituar nga keto thermija nuk është constant ne lidhje me
frekuencen, por është i kuantizuar.[18]

Relativiteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Artikulli kryesor: Relativiteti.
Artikuj kryesore: Relativiteti special.

Test me saktësi të madhe i relativitetit të përgjithshëm nga


sonda Kazini (pikëpamje artistike): sinjalet e radios të dërguara midis Tokës
dhe sondës (valët e gjelbërta) janë të vonuara nga përkulja e hapësirë-
kohës (vijat blu).

Relativiteti është një përgjithësim i mekanikes klasike që përshkruan


objekte masive ose objekte që lëvizin me shpejtësi shumë të mbëdha, ose
sisteme shumë masive. Ai përfshin relativitetin special dhe të përgjithshëm.
Teoria e relativitetit special u propozua më 1905 nga Albert Ajnshtajni në
artikullin e tij "Mbi Elektrodinamikën e trupave në lëvizje". Titulli i artikullit i
referohet faktit se relativiteti special zgjidh problemin midis ekuacioneve të
Maksuellit dhe mekanikes klasike. Teoria është e bazuar mbi dy
postulate: 1. forma matematike e ligjeve fizike është invariante në të
gjitha sistemet inerciale; dhe 2. shpejtësia e dritës në boshllëk është
konstante dhe e pavarur nga burimi i vëzhguesit. Në mënyrë që këto dy
postulate mos kundështojnë njëra tjetrën kërkohet që hapësira dhe koha të
unifikohen në fabrikën e hapesirë-kohës e cila varet në llojin e sistemit.
Relativitei special jep një sërë rezultatesh të habitshme që duket sikur
shkojnë kundër intuitës, megjithatë të gjitha këto parashikime janë të
verifikuara eksperimentalisht.Ai hedh poshte nocionet absolute të hapësirës
dhe kohës duke pohuar se distanca dhe koha varen tek vëzhguesi, koha
dhe hapësira perceptohen në mënyrë të ndryshme, në varësi të vëzhguesit.
Teoria nxjerr në perfundimin se ndryshimi tek masa, dimensionet,
dhe koha shoqërohen me ndryshimet e shpejtësisë së trupit. Ajo gjithashtu
jep edhe ekuivalencën e lëndës me energjinë, siç jepet nga formula
e ekuivalencës së masës me energjinë E = mc2, ku c është shpejtesia e
dritës në boshllëk. Relativiteti special dhe relativiteti Galilean i mekanikës
Njutoniane bien dakort kur shpejtësitë e trupave janë të vogla në krahasim
me atë të dritës. Relativiteti special nuk e përshkruan gravitacionin;
megjithatë duhet theksuar se ai mund të pershkruajë levizje të nxituara në
mungesë të gravitetit.Gabim referencash: Duke
mbyllur  </ref>  mungon për etiketën  <ref>
Relativiteti i përgjithshëm është teoria gjeometrike e gravitacionit e
publikuar nga Albert Ajnshtajni në 1915/16.[19][20] Ajo unifikon relativitetin
special, ligjin universal të gravitetit të Njutonit, duke futur idenë se
gravitacioni mund të përshkruhet nga kurbatura e hapësirës dhe kohës. Në
relativitetin e përgjithshëm, kurbatura e hapësirë-kohës prodhohet
nga energjia e lëndës dhe rrezatimit. Relativiteti i përgjithshëm ndryshon
nga metrikat e teorive të gravitacionit nga përdorimi i ekuacionet e fushës të
Ajnshtajnit të cilat lidhin përmbajtjen e hapësirë-kohës me vete hapësirë-
kohën. Invarianca lokale e Lorencit kërkon që manifoldi në RP të jetë 4-
dimensional dhe Lorencian në vend të atij Rimanian. Për më tepër, parimi
i kovariancës së përgjithshme e bën të domosdoshme përdorimin
e analizës tensoriale.

You might also like