Poetet Shqiptare

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 11

Emri : Andon Zako Cajupi

Lindi : 27 mars 1866


Vdiq : 11 korrik 1930

Jeta
U lind në Sheper të Zagorisë, i biri i Harito Zakos, një tregtari duhani i cili punonte
në Kavallë dhe Egjipt. Andon Zako, i njohur më vonë me emrin letrar Çajupi marrë nga emri i
një mali në krahinën e Zagorisë, mori mësimet fillore në shkollën greke në Nivan të
Zagorisë. Më 1882 u vendos në Aleksandri, ku studioj frëngjisht për pesë vjet ne liceun
francez "Sainte Catherine des Lazaristes". Gjatë qëndrimit të tij në Aleksandri u takua me mjaft
avokatë të huaj, që i dhanë bindjen të vazhdonte studimet për jurisprudencë, në Zvicër. U kthye
në Egjipt ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare, duke u bërë një ndër figurat qendrore të kolonisë
shqiptare në atë vend. Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat.
Karriera juridike mori fund për shkak të një gabimi strategjik që bëri duke mbrojtur një shoqëri
franceze kundër interesave të princit të Egjiptit, më pas iu përkushtua letërsisë. Në rrethet e gjera
atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit,
ku ishte kundër adoptimit të alfabetit grek në gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur
Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqëve të brendshëm të lëvizjes kombëtare
shqiptare. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë "Vëllazëria" me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi
dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit, i dërguan Konferencës së Paqes
më 1919, në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi "Shoqërinë e
Miqve", e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga Ahmet Zogu.
Krijimtaria
Shkrimi i parë që njihet është artikulli "Duke kërkuar një alfabet", botuar në revistën "Shqipëria"
në Bukuresht. Pothuajse në të njëjtën kohë me veprimtarinë atdhetare, Çajupi nisi punën letrare.
Më 1902 botoi librin "Baba Tomorri", një nga veprat më të shquara të letërsisë së Rilindjes
Kombëtare. Me këtë përmbledhje që dallohet nga fryma luftarake patriotike, demokratike dhe
fryma popullore në brendi dhe në formë, Çajupi solli një ndihmesë të çmuar në pasurimin e
letërsisë kombëtare. Në pjesën e parë dhe të dytë të librit janë vendosur me radhë vjershat
patriotike dhe ato me temë dashurie; vjershat me karakter shoqëror dhe fabulat e shqipëruara janë
përfshirë në pjesën e tretë të librit, që përmbyllet me komedinë e njohur "Përrallë nga e kaluara".
Vjersha e gjatë "Baba Tomori", me të cilën hapet përmbledhja, është një grishje e zjarrtë drejtuar
bashkatdhetarëve që të zgjohen dhe të përpiqen për atdheun e robëruar. Patriotizmi i flaktë
shquan edhe një varg krijimesh të tjera poetike, si "Mëmëdheu", "Ç'jemi? ... Ku kemi lerë?",
"Vaj" etj, në të cilat vihet re brenga e poetit tek shihte që lëvizja nuk kishte marrë ende vrullin që
ai dëshironte.
Poezia
MEMEDHEU
Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm'e atë,
ku më njeh dhe gur' i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q'i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.
Dheu
Dheu i gjat' e i gjerë,
na jep buk' e na jep verë
për të ngrën' e për të pirë,
kush di ta punojë mirë.

Si njeri i shtrënguar,
dheu nukë fal gjë kurrë,
pa munduar, pa punuar'
S'na jep as misër, as grurë.

Do ta punojë njeriu
dhe ta vadisë me djersë
që të hajë buk' i ziu,
nga uria të mos vdesë!

Punoni, more të mjerë,


se dhe gjëri në na mbetë,
pas neve vinë të tjerë,
nukë sosetë kjo jetë.

-Poezi nga A.Z.Cajupi


Emri : Naim Frasheri
Lindi : 25 maj 1846
Vdiq : 20 tetor 1900

Jeta
Naim bej Frashëri i njohur më së shumti si Naim Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 - Stamboll, 20
tetor 1900) ka qenë nëpunës dhe intelektual i Perandorisë Osmane, poeti më i madh i Rilindjes
Kombëtare, hartues tekstesh, përkthyesi i parë i pjesëve të Kur'anit në gjuhë shqipe dhe
veprimtar i shquar i arsimit kombëtar shqiptar. Shihet si nismëtari i letërsisë shqiptare dhe një
nga ikonat kulturore shqiptare më ndikuese të shekullit 19. I gjendur me pozita të larta në
administratën osmane deri kur vdiq, mes të tjerash ndihmoi në nxjerrjen e lejes
për Mësonjëtoren e Korçës si dhe të Gramatikës të Kristoforidhit.Naimi me të
vëllezërit, Abdylin dhe Samiun, u lindën në Frashër dhe më tej u shkolluan, u rritën dhe punuan
në qendrat, Janinë e Stamboll. Përgjatë arsimimit dhe kultivimit të tij nxuri gjuhët më të
rëndësishme të realitetit të kohës, arabishten, persishten, turqishten, greqishten dhe frëngjishten.
Kësodore qe prej atyre intelektualëve të mjedisit osman të shekullit të 19 që gëzonin qasje dhe
vlerësonin si kulturën lindore që i rrethonte, si atë perëndimore.Kontributi i tij numron 22 vepra
të shtrira në 4 gjuhë, duke filluar me turqishten, persishten, greqishten dhe shqipen; si gramatika
gjuhe, tekste divulgative shkencore, arsimore, përkthime dhe krijime origjinale.Duke parë tek
besimi i tij një të mesme të artë edhe për çështjen kombëtare shqiptare, u bë edhe autori më
përfaqësues i mistikës islame në gjuhën shqipe përkatësisht me veprat Fletore e
Bektashinjet dhe Qerbelaja, si veprat e para të bektashizmit shqiptar. Në tekstet mësimore që
botoi gjenden edhe përkthimet e para selektive të Kur'anit në gjuhën shqipe të bëra prej tij.
Krijimtaria
Gjuhët e huaja të nxëna nga mësimet private, fillore dhe më tej përgjatë shkollimit në Janinë
bënë që Naimi ishte një shembull parësor i intelektualit osman të shekullit të XIX që ndihej
njëlloj i ambientuar si me kulturën Lindore ashtu dhe Perëndimore. Si autor i gjithsej njëzetedy
veprave, shkroi në katër gjuhë të ndryshme: katër në osmanishte, dy në persishte, dy
në greqishte dhe pesëmbëdhjetë në shqipe. Duke qenë se ishte në një post delikat si drejtor i
këshillit të censurës në Ministrinë e Arsimit të perandorisë, me mundësi në disa raste për t'i bërë
bisht ndalimit të librave dhe botimeve në shqipe nga ana e Portës së Lartë, Naimi e pa të
arsyeshme të mos përdorte emrin e mbiemrin në shumë nga botimet e veta, por të shënonte
vetëm 'nga N.H.', 'nga N.H.F.', ose 'nga N.F.'
POEZI

SHQIPERI O JETEGJATE

Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
mendohemi gjerë e gjatë,
ti kurrë s'prishesh, s'shkretohesh,
as drobitesh, as rrëgjohesh,
më ke gjithë bukuritë
e tëtëra mirësitë,
ke fusha me lule shumë.
lumenj të mëdhenj pa gjumë,
male të lart' e të veshura,
buzën e detit të qeshur,
Mëje dritëz në dritë
me të gjitha mirësitë.

PERSE
Pse s'vjen o dit'e mirë
Pse vallë nuk vjen?
Gjer kur ne errësirë?
Mos Zoti te pëlqen?

As hidhe gardhë,
Dhe shpejto pakë
O dit'e bardhë,
Dhe jakë,jakë

Se te pres,
Nuk vdes

Jak'o dit'e uruar


Që lind nga perendon,
At'an e ke ndrituar
E ne pse na harron

Dritëz'e jetës
Edhe e motit
Dhe se vertetës,
Dhe gaz i zotit,

Ndritna
E zjgohna

-Poezi nga Naim Frashëri


Emri : Azem Shkreli

Lindi : 10 shkurt 1938

Vdiq : 27 maj 1997

Jeta dhe krijimtaria


Azem Shkreli lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në
vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar
Fakultetin Filozofik, degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Për shumë vjet, ai ka
qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor
në Prishtinë, dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën e vitit
1997.
Ka botuar këto vepra në poezi: Bulzat (1960), Ëngjujt e rrugëve (1963), E di
një fjalë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981),
Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë:
Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipeve, Shtatë
nga ata, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqës (1983) etj. Poezitë e tij janë
përkthyer në shumë gjuhë të huaja.
Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të
fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit
të poezisë shqipe të pasluftës. Shkreli u ngjit natyrshëm në kulmet e poezisë së
sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër
poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim, "Zogj dhe gurë",
botuar më 1997.
Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit, në fund të viteve pesëdhjetë
dhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare.
Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka
mundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën shqipe një poezi tematikisht të
kufizuar, me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor pa origjinalitetin e duhur. Në
prozë gjendja ishte edhe më e varfër. Me përjashtim të ndonjë emri, (Hivzi Sulejmani) ajo pak
prozë e autorëve jo fort të talentuar, kryesisht trajtonte tematikën
e luftës dhe të fitores përmes rrëfimit klishe bardh e zi dhe të metodës së realizmit socialit.
Kështu, Azem Shkreli, shënoi kthesën e parë më të rëndësishme
në poezi, në radhë të pare.
Poezia

NATA NE KESHTJELLE

I mbrami peshkatar me ditën e bjerrun n’rrjeta


Po kthehet. Unë eci duke prekur nëpër mur
Pas zërit të heshtjes zvarem ngadalë përpjetë
Hapin gur e kam. Edhe zemrën, gur.

Ja, tani kështjellës i kam hypë përmi


Vonë është terr. Nata, disi lëmekur
Merr frymë n’për vrimat që mezi shihen zi
Dhe ankthëm m’kundrojnë si sytë e prindit t’vdekur.

Mejtuar si fëmija i shkruaj do emra n’rrasë


E m’duket dashurisë sonë ia fala një grimë amshim
Por gjerbë e rigës s’motit gurin do ta plasë
T’parën pranverë duke tallë mashtrimin tim.

Prandaj me dorë, drithtueshëm, pak’ nga pak’


Faqen e shkëmbit fërkoj si vashën. Dua të fshi
At marri t’vogël. Vesë? jo, por gjak
I vokët kullon gishtat t’mij.

Harroj përse, e si, e nga kam ardhë.


Harroj të flas, të lëviz. Harroj pa parë
E ndër gërmadha bëhem një copë gërmadhë,
Një gur mbi gur që gurit s’don të ndarë.

Sogje

Sonte ne të dy
jemi dy sy të kësaj sogje

Orët zgjuar
Do të rrinë, këmbanat zgjuar

Sonte unë e ti
jemi ai zgjim i zekthët

Ujqit në këmbë
Do të jenë, Kosova në këmbë

Natë që s’more
Pushkë, as të mori pushka.

-Poezi nga Azem Shkreli


Emri : Ismail Kadare
Lindi : 28 janar 1936
Vdiq : - - - -

Jeta
U lind më 28 janar 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës, në një familje bektashie qytetare, i biri
i Halit Kadaresë dhe Hatixhes nga Dobatët, duke patur kështu nga e ëma
paraardhës bejtexhiun Hoxhë Dobi. Emrin ia dhanë në kujtim e nderim të gjyshit; çifti pati edhe
dy fëmijë të tjerë, Kadrijen (1937-2022) dhe Shahinin (1943-2021). Në vogëli kalonte shumë
kohë te biblioteka e gjyshit nga e ëma, që ishte gjykatës i shkolluar në Stamboll. Kur u
vendos regjimi komunist në Shqipëri ai ishte vetëm 8 vjeç. Shkollën fillore dhe të mesme e
mbaroi në Gjirokastër. Në moshën 12 vjeçare u arrestua nën akuzën “falsifikues monedhash”,
meqë gjatë lojës me shokun e tij kishin krijuar me plumb të shkrirë monedha 5-lekëshe dhe ia
kishin treguar gjithkujt me hare. Policia i arrestoi gjatë orës së mësimit në shkollë, dy ditë
përpara ditës së votimeve dhe Ismaili bëri dy ditë burg derisa ndërhyri avokati i Kadarenjve dhe
e liruan për shkak të moshës së mitur.
Kur ishte 13 vjeç zbuloi Makbethin e Shekspirit, dhe kështu i lindi dashuria për letërsinë. Në këtë
moshë shkroi tregimet e para të cilat i botoi te revista "Pionieri" në Tiranë. Në moshën 17 vjeçare
shkroi dy poezi për Stalinin, gjë që sipas Malcolm, ndihmoi në botimin e librit të tij të parë në
moshën 18 vjeçare, një përmbledhje poetike e titulluar Frymëzime djaloshare.Studimet
universitare i kreu në Tiranë, ku jetonte te shtëpia e tezeve dhe pasi e ftoi, për gati dy vjet (1957-
58) jetoi me Nasho Jorgaqin. Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e
Tiranës dhe u diplomua për Mësuesi. Shkroi romanin e tij të parë Mjegullat e Tiranës, të cilin e
përfundoi në prag të vijimit të studimeve në Bashkim Sovjetik. Në vitet 1958-1960 studioi
në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki", gjatë periudhës së zbutjes
hrushoviane. Atje pati mundësi të lexonte letërsi bashkëkohore perëndimore, e cila kishte filluar
të përkthehej në rusisht. Në institutin Gorki, vendosi t'i hedhë poshtë kanonet e realizmit socialist
dhe të shkruajë të kundërtën e asaj që dogma komuniste e quante letërsi "të mirë". 
Krijimtaria
Gjatë viteve '60 në shkrimet e kritikës zyrtare kryesisht injorohet ose përmendet rrallë, në
kontrast me shkrimtarët e mëdhenj të kohës të cilët kritika i pëlqente. Në vitet '60 ishte i çmuar
realisht për talentin e tij nga Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami. Pas njohjes ndërkombëtare
konsiderohej si shkrimtar i talentuar, por talenti i të cilit anonte kah dekadenca dhe
subjektivizmi. Sipas disa studiuesve të veprës së tij, Kadare u përpoq të shkruajë letërsi normale
në një vend jonormal (Shqipëria komuniste mund të krahasohej vetëm me Korenë e Veriut ose
Bashkimin Sovjetik gjatë viteve '30), duke e quajtur veprën e tij letërsi
rezistence, sfidoi realizmin socialist me realizëm subjektiv. Iu shmang realizmit socialist dhe
censurës shtetërore përmes mjeteve alegorike, simbolike, historike dhe mitologjike. Duke u
njohur për këtë shmangie nga realizmi socialist veprat e tij u përkthyen dhe u pritën mirë nga
kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka
thellë në tokën shqiptare.
Poezi
Vallja shqiptare
Tri here opinga rrahu dheun
Sikur kerkoi leje prej tij
Pastaj shamia palet ndehu
Me qetesi dhe madheshti.
Keshtu midis qiellit edhe botes
Vallja u lind, vallja u shpall
Kemba sinjale i çon tokes
Dhe dora qiellit i jep lajm.
Dhe vallja rrokulliset tutje
Ne kohera hedhur si hobe,
Prilli persiper i hedh lule,
Dhjetori boren shkund atje.
Valle shqiptare, shenja n’ere
Ylbere tirqesh tej tehu
Kush ju kerceu ju njehere
Dhe kembet rob s’i mbene te ju.
Kush ra midis vorbulles suaj
Dhe s’u perzhit, dhe s’u perflak
Ju bubullima me opinga,
Qe neper shekuj bridhni varg.
Perendimi
Ja dhe perendimi,
Bota kapitaliste,
Me stuardesa te bukura,
Me drita te shumengjyreshme.

Eci mbi perendimin,


S’lexoj reklamat e ndezura
Por tymrat e fabrikave,
Floket e tyre te zeza.

Nen oxhaqet gjigande


Celik punetoret shkrijne.
Nga zemerimi u çohen
Floket uzinave.

Mirembrema perendim!
Cdo gje eshte e qarte
Reklamat ndritin poshte,
Oxhaket nxijne larte.
-Poezi nga Ismail Kadare
Emri : Lasgush Poradeci
Lindi : 27 dhjetor 1898
Vdiq : 12 nentor 1987

Jeta
Llazar Sotir Gusho i njohur ndryshe si Lasgush Poradeci lindi buzë liqenit të Ohrit në qytetin e
Pogradecit, I ati si arsimdashës që ishte e nisi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në
një shkollë të gjuhës rumune në Manastirin Shqiptar nga 1909 deri më 1916.
I ati më pas e nisi në Athinë, ku u regjistrua në liceun e Etërve Maristë në kryeqytetin grek - ku
qëndroi deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e fundit të qëndrimit të tij
në Greqi.
Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht pas një viti me
ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me
lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar
i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe me të riun Mitrush Kuteli; mjedisi rumun ndikoi shumë në
formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe Shqipëri’ e re, një e
përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek Dielli i Bostonit. Vargjet e
tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun Mihai Eminescu.
Verën e vitit 1924 Qeveria Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit "Karol
Francik" në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike. Në maj të 1933 doktoroi me temën Der
verkannte Eminescu und seine volkstümlich-heimatliche Ideologie (I paçmuari Eminescu dhe
ideologjia e tij popullore-atdhetare). Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një
shkollë të mesme.
Krijimtaria
Shkroi herët por poezitë i botoi nga fillimi i viteve '20. Lasgushi nuk duronte t'i thonin
as simbolist, as modernist me arsyetimin që poezia shpreh shpirtin e njeriut dhe është humaniste.
Vallja e Yjeve (1933) ka këtë strukturë ciklore: I. (Në vend parafjale) Zog i Qiejve, II. Vallja e
Qiellit, III. Vallja e Dherit, IV. Vallja e Yjeve, V.Vallja e Përjetësisë, VI. Vallja e Vdekjes, VII.
Kur nuk ndjehesh fare mirë.
Pas luftës jetoi në vetminë e vet. Krijoi edhe tri vepra të mëdha poetike: Mbi
ta, Kamadeve dhe Eskursioni teologjik i Sokratit.
Poezi

Korriku
Një afsh i dëndur avullon në erë.
Po përvëlon një djellë posi prushi.
U poq kajsija. Bari ësht´ i prerë.
Ri në shullër fatlum një zog ardhushi.
Prej kaq të nxehtë shqerrat janë hekur
Nër drizëri ku pik´ e vapës iku:
E çlodhen… dirgjen… flenë… kanë vdekur.
Në këtë zjarr, këtë mbarim Korriku.
Ka rënë heshtja posi frym´ e dehur
Mi çdo mblerim e mi çdo gjë të gjalla
Kur ja! se pylli dridhet pa pandehur:
Nër lisa larg, po çinçërron gjinkalla...!

Mengjesi
Si shpirt` i zi ne kraharuar,
U mbyll liqeri nene male.
Ndaj fund` i ti e pasqyruar,
Po shuhet nata me – nga – dale.

E shoh ku vdes e ku po vuan,


E syt` e saj dyke pulitur ;
E syt` e saj q`u mavijuan,
Jan` yjt` e qjellit te venitur.

Tashi dh` agimi llambarites


Po svagullon ne fund liqeri,
Po tretet tinez yll` i drites
Posi nje sumbull prej sheqeri.

Pra , ja! pra , ja ! se dita ndezi,


Se fund` i ujit vetetiti ,
Se posi lajmetar – mengjesi,
Del zogu – i bardh` i nje nositi…

- Poezi nga Lasgush Poradeci


Projekt gjuhe

Poetet shqiptare

Klasa 7-D

Shkolla Kushtrimi I Lirise

You might also like