Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 11

Strategjia dhe planifikimi i medias për kompaninë Air Albania në fushatën e fundit të

rastit të hapjës së linjës së re Tiranë-Athinë.

Reklamimi është një mënyrë kryesore në të cilën një kompani i bën të njohura publikut produket
ose shërbimet e saj. Nëse një kompani nuk reklamon apo komunikon produktet e saj, bëhet
shumë e vështirë për të, që të depërtojë në treg dhe të ndërgjegjësojë objektivin e saj për
produktet\ shërbimet që ofron. Si rezultat kompanitë kthehen për të reklamuar, si një element i
rëndësishëm i përzjerjes tradicionale të promovimit dhe si një mënyrë për të rritur avantazhin
konkurrues. Por ajo çfarë është më e rëndësishme se krijimi i reklamës, është dhe planifikimi se
ku do të shtrihet kjo reklamë, në cilat media më shumë, dhe në cilat media më pak, prandaj
kompania jonë Air Albania duhet të krijojë një strategji media dhe të studiojë tregun për të arritur
objektivat gjatë një periudhë të caktuar kohore e cila është Shkurt- Qershor 2023.

Si fillim duhet të përcaktohen objektivat që do të arrihen përmes medias, të cilat janë:

 Përdorimi i mediave për të siguruar mbulimin 80% të tregut të synuar gjatë një
periudhe 6- mujore
 Arritja e 60% të audiencës së synuar sa më shumë herë gjatë periudhës 6- mujore
 Përqendrimi i reklamës me intensitet në të gjitha stinet por më shumë në stinen e
dimrit kur janë dhe festat dhe në stinen e verës kur happen plazhet.
 Të informojë dhe të bindë klientët
 Informon njërëzit për shërbimin e ri dhe krijon kështu ndërgjegjësimi e markës.

1. Përcaktimi i strategjisë së medias dhe si do përdoret hapsira mediatike.

Bazuar në studimin e audiencës, kohës që ata kalojnë në mediat e ndryshme, dhe


objektivat që dëshiron të arrijë kompania jonë, hapsira mediatike është përcaktuar sipas
tabelës së mëposhtme:
ATL|SHKURT-QERSHOR 2023
KANALET E KOMUNIKIMIT BUXHET I ALOKUAR
TV 50%
GAZETE 5%
RADIO 5%
ONLINE 30%
OHH 10%

Siç shihet në tabelë pjesën më të madhe të mbulimit e zë Televizioni me 50%, mqs Televizioni
ka një audiencë të lartë nga të gjitha grupmoshat, kjo për shkak të programeve të ndryshme tepër
të ndjekura nga publiku, është menduar që spoti të shtrihet më teper në Televizion, ku
specifikisht në disa kanale të përzgjedhura nga kompania. Më pas një përqindje të ulët (5%) të
hapsirës së reklamimit do të jetë Gazeta dhe Radio për arsye se audienca është më e ulët në këto
media. Më pas vijen Interneti me një përqindje prej 30%, siç edhe e dimë Interneti në ditët e
sotme është shumë i përdor, dhe ka një numër të lartë përdoruesisht në çdo rrjet social, prandaj
spoti do të shtrihet në disa hapsira të ndryshme ku të merret informacioni nga një numër i madh
përdoruesish. Dhe së fundmi është OHH me 10%.

Në tabelat më poshtë paraqitet më specifikisht se ku do të publikohet reklama, buxheti i


alokuar, periudha dhe forma e reklamimit.

Televizioni:

KANALI I KOMUNIKIMI/ TELEVIZIONI


BUXHETI i
TV ALOKUAR PERIUDHA FORMA E REKLAMIMIT
TOP CHANNEL 50% E ALTERNUAR TV SPOT
KLAN TV 35% E ALTERNUAR TV SPOT
NEËS 24 5% SHKURT-PRILL TV SPOT
DIGITALB 10% E ALTERNUAR TV SPOT

Radio:
KANALI I KOMUNIKIMI/ RADIO
BUXHETI I
RADIO ALOKUAR PERIUDHA FORMA E REKLAMIMIT
TOP ALBANA RADIO 55% SHKURT-MAJ SPOT
Radio Shqip 45% SHKURT-QERSHOR SPOT

Gazeta:

KANALI I KOMUNIKIMI/ GAZETA


BUXHETI
IALOKUA
GAZETA R PERIUDHA FORMA E REKLAMIMIT
PANORAMA 10% SHKURT-QERSHOR REKLAME INOVATIVE & SHKRIME PROMOCIONALE
DITA 10% SHKURT-QERSHOR REKLAME INOVATIVE & SHKRIME PROMOCIONALE

Online:

KANALI I KOMUNIKIMI/ ONLINE


ONLINE BUXHETI I ALOKUAR PERIUDHA FORMA E REKLAMIMIT
INTAGRAM REELS, STORY, SPONSORIZIME
FACEBOOK REELS, STORY, SPONSORIZIME
YOUTUBE 50% SHKURT- QERSHOR SPOT
ËEB  BANER
FILMA 24 POP UPS

2. Përzgjedhja e kategorisë së përgjithshme të medias

Mediat e përzgjedhura nga kompania Air Albania për linjën ajorere të re Tiranë-Athinë janë
Televizioni, Radio, Gazeta dhe Interneti. Reklama e re do të shpërndahet në të gjitha mediat më
sipër por me % të ndryshme. Sipas strategjisë së vendosur nga kompania, pjesa më e madhe e
hapsirës mediatikë do ti kushtohet televizionit dhe internetit, dhe më pas radio dhe gazeta. Për të
shpjeguar më me detaje përzgjedhjen e mediave nga Kompania, kjo përzgjedhje ndodhi për
faktin se në ditët e sotme audiencë më të madhe ka Televizioni dhe mediat Online. Mqs sot pjesa
më e madhe e audiencës lexon lajme online, kërkon për informacione në google, në rrjete sociale
apo në YouTube pavarshisht moshës, kompania i fokusohet më shumë mediave online, ndërsa
përsa i përket mediave tradicionale Radio dhe Gazeta kanë një audiencë shumë të ulët krahasuar
me Televizionin. Për shkak të programeve shumë të ndjekura nga shqiptarët siç janë Big Brother,
E Diell, E Djela Shqiptare etj, televizioni vazhdon të jetë një media tradicionale mjaft e ndjekur
nga publiku.

3. Përzgjedhja e kanalit specific brenda kategorive të përgjithshme të medias

Kompania Air Albania ka përzgjedhur Televizionin. Midis kanlave të cilat përmban


Televizioni më specifikisht jemi fokusuar tek Top Channel sepse kohët e fundit Top Channel
ka një audiencë të lartë për shkak të programit që drejton i quajtur Big Brother Vip 2, dhe
koha kur do të transmetohet reklama e linjës së re ajrore Tiranë-Athinë më së shumti do të
jetë gjatë orëve të mbrëmjes, nga ora 17:00 deri në orën 24:00. Përveç Top channel-it,
kompania jonë do të fokusohet edhe tek programet që përmban Klan TV, përsëri gjatë orarit
të mbrëmjes përqindja e transmetimit të reklamës do të jetë më e lartë se pjesa tjetër e ditës
për arsye se në mbrëmje publiku ka kohë të lirë dhe është më shumë aktiv në media.

4. Vendimet për përdorimin e medias: audio-vizive

Reklama e zgjedhur pë linjën ajrore Tiranë- Athinë është një reklamë informuese , mqs fushata e
linjës ajrore është e re atëherë reklama duhet të jetë informuese pasi duhet të bëjë të njohur
publikun me shërbimin e ri të kompanisë. Reklamimi informativ synon të informojë klientët
potencialë për shërbimin e ri që sapo është hedhur në treg. Reklama do të ketë një mbulim deri
në 80% në media të Tradicionale dhe Online në të gjithë Shqipërinë. Reklama do të shfaqet gjatë
gjithë javës, për gjashtë muaj që ka vendosur kompania.

 Në cilat ditë dhe në cilat orare do të shfaqen reklamat?


Në tabelat më poshtë janë paraqitur fashat orare të përmbajtjes televizive të kanaleve Top
Channel, Klan Tv, Neës 24 dhe Digitalb( Pay Tv)

Media: Top Channel Genre Start End Day


ëake up Talk Show 7:00 9:45 hen-pre
soap
"Mali i yjeve" telenovele opera 10:00 11:50 hen-pre
lajme moti news 12:00 12:35 hen-dje
shqipëria live talk show 12:42 15:00 hen-pre
top talk talk show 15:37 16:05 hen-pre
permbledhje ditore BBV 16:10 16:45 hen-dje
ftese ne 5 show 17:00 18:00 hen-pre
hen-
perputhen show 18:15 19:00 shut
lajme moti news 19:30 20:00 hen-dje
mar\
BBV2 shoë 21:00 0:30 shtu

Media- Klan Tv Genre Start End Day


Aldo morning hen-
show show 6:59 10:05 shtu
hen-
shije shtepie show 10:05 12:00 shtu
lajme news 12:00 12:30 hen-djel
soap
cukur ope 12:30 13:30 hen-pre
lajme news 15:30 16:05 hen-djel
talk hen-
Per familjen time show 16:05 17:00 shtu
Rudina show 17:00 18:30 hen-pre
soap
vajza ne dritare ope 18:20 19:30 hen-pre
stop show 20:05 21:00 hen-pre
soap
osmani ope 21:00 22:00 hen-pre
Opinion 22:00 23:35 hen-enj
klanifornia show 21:00 23:00 shtune
PRINT| AD or PR ARTICLE
Titles Info pages Genre Colours Days
Panorama daily newspaper 1\4 pages PR article black&ëh every Monday
Dita daily newspaper 1\2 pages PR article black&ëh every Monday

online communication
SHKURT MARS PRILL MAJ QERSHOR
info links if applied 2023 2023 2023 2023 2023
FB, INSTAGRAM, 4\7
YOUTUBE website of airline 4\7 DAYS 4\7 DAYS 4\7 DAYS DAYS 4\7 DAYS
website of airline\fb-insta 4\7
ËEBBANNERS page 4\7 DAYS 4\7 DAYS 4\7 DAYS DAYS 4\7 DAYS
website of airline\fb-insta 5\7
FACEBOOK ADS page 5\7 DAYS 5\7 DAYS 5\7 DAYS DAYS 5\7 DAYS
website of airline\fb-insta 3\7
NEËSLETTERS page 3\7 DAYS 3\7 DAYS 3\7 DAYS DAYS 3\7 DAYS
3\7
FILMA 24 TOP INFORMATION 3\7 DAYS 3\7 DAYS 3\7 DAYS DAYS 3\7 DAYS
website of airline\fb-insta 3\7
GOOGLE ADS page 5\7 DAYS 5\7 DAYS 5\7 DAYS DAYS 2\7 DAYS

Digitial:

Media\ Pay Tv: Digitalb Genes start\end Days


T Plus In house Programs 24\24 hen-dje
AKSION Action Film 24\24 hen-dje
Thriller Thriller Films 24\24 hen-dje
Komedi Comedi Films 24\24 hen-dje
Hits Hits Film 24\24 hen-dje
Drame Drama Films 24\24 hen-dje

Gjatë ditëve reklama do të transmetohet në mbremje gjatë orareve 17:00, 18:00, 19:00, 20:00,
21:00, 22:00, 23:00, 24:00. Mqs audience është më active gjatë mbremjes për shkak të kohës së
lirë dhe përfundimit të punevë të përditshme, mdërsa gjatë ditës do të jepet më rralle.
Gjatë përgatitjes së strategjisë së medias kryet sërisht një analizë tregu, vetëm se në këtë rast
fokusi është te media dhe te përcjellja e mesazhit:

Kujt po ja reklamonjmë produktin?


Reklama jonë ka si synim turistat dhe refugjatët dhe famijarët e tyre.
Faktorët e brendshëm të medias janë : Madhësia e buxhetit për mediat, aftësitë
menaxheriale dhe administrative dhe organizimi i agjencisë
Faktorët e jashtëm janë: shpenzimet në rritje të medias, ndryshimet në teknologji( mediat
e reja) dhe faktorët konkurrues

 Ku dhe kur duhet të fokusohemi?


Objektivi kryesor i Kompanisë Air Albania është caktimi i kohës për përpjekjet
promocionale në mënyrë që ato të përkojnë me nivelin më të lartë të mundshëm të
shitjeve. Periudha e zgjedhur nga kompania është nga muaji shkurt deri në muajin
qershor të vitit 2023, strategjia është e tillë sepse gjatë këtyre muajve të gjitha qytete e
vendit dhe pothuajse të gjithë njerëzit si në Shqipëri edhe në Greqi janë informuar, e kanë
marrë mesazhin, dhe janë bërë klientë të rinj të linjës, në këtë mënyrë kur të hapet sezoni
veror 2023 në të dyja shtetet pothuajse 80% e klientëve janë informuar dhe mund të bëjnë
zgjedhjen e tyre që të udhëtojnë drejt Athinës shumë lehtë, për të kaluar pushimet apo për
të takuar familjarët e tyre të dashur për disa ditë. Për të arritur në këtë rezultat kemi
nëvojë për tre metoda skedulimi të cilat janë vazhdimësia, lëvizja e shpejtë dhe
impulsive. Kompania jonë ka zgjedhur të përdori metodën pulsuese pasi është një
kombinim i metodës së vazhdimësisë që do të thotë një vazhdueshmëri e reklamës e cila
do të jetë çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj. Ndërsa lëvizja e shpejtë është me periudha të
ndërprera të reklamave dhe jo reklamave. Prandaj në një strategji pulsing, ruhet
vazhdimësia dhe në të njëjtën kohë përpjekjet promovuese rriten. Buxheti dhe
promocioni i vendosur për fushatën do të caktohet në disa zona gjeografike të caktuara të
cilat kanë më shumë interes për linjën e re. duke ditur se pjesa më e madhe e audiencës
jetojnë në Tiranë, fokusi i kompanisë do të jetë në kryeqytet gjatë të gjithë muajve të
vendosur për arritjen e objektivave. Më pas zona gjeografike qe kompania jonë do të
fokusohet më shumë do të jetë në veri të Shqipërisë për arsye se janë më large shtetit
Grek se Jugu, dhe për arsye se në krahasim me jugun e kanë vizituar më pak Athinën për
shkak të largësisë, dhe Shqipërinë e mesme.

5. Target gupi i synuar i kompanis


Target grupi i synuar ka potencial real në shitjen e biletave të linjës, dhe mund të
përcaktohet nnga të dhënat demoografike (mosha, arsimi, etj), dhe nga karakterisitikat të
tjera të dallueshme si qëndrimi, sjellja, stili i jetës etj. Target grupi i synuar janë:
 Personat që kanë të afërm në Greqi
 Personat që punojnë në Greqi
 Tursitat
 Persona me te ardhura mesatare
Përkatësisht grupmosha 18-35 vjec dhe 36-50 vjec.

6. Ku të reklamojmë?

Kompania duhet të shpenzojë para për reklamim dhe promovim në ato tregje ku ata do të jenë
më efektive dhe do të arrijnë objektivat e dëshiruara. Komapnia ka zgjedhur të reklamojë në të
gjitha vendet e Shqipërisë por kryesisht fokusi i jepet qyteteve në veri të vendit pasi qytetet në
jug të vendit e kanë afër destinacionin dhe mund të zgjedhin transportin tokësor si më thjeshtë
për ta. Dhe mqs pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë në qytetin e Tiranës atëherë edhe fokusi
jonë kryesor është Tirana për të reklamuar.

Buxheti:

Kompania ka zgjedhur të shpenzoje 45000 Euro për fushatën e re. Në bazë të buxhetit kompania
Air Albania ka zgjedhur që të promovojë fushatën nëpërmjet një reklame e cila do të
transmetohet në disa media siç janë Televizioni, Radio, Gazeta, Interneti dhe OHH. Kombinimi i
mediave u zgjodh në bazë të karakteristikave të produktit, objektivave të kompanisë, madhësisë
së buxhetit dhe preferencat individuale. Duke i kombinuar mediat dhe duke e shtrire reklamën në
një hapsirë të gjerë në të gjitha mediat, do të kemi më shumë rritje të mbulimit dhe arritjen e
niveleve të frekuencave duke përmirësuar arritjen e objektivave të komunikimit dhe marketingut.
Sipas strategjisë së Kompanisë përqindjen më të madhe të mbulimit e ka Televizioni me 50%,
më pas vijnë mediat online, portalet, google etj, me 30% dhe pjesa tjetër ndahet me nga 5% dhe
10% të mbulimit të tregut

Përapara se të vëmë në zbatim stategjinë dhe planin që kemi vendosur për mediat si fillim duhet
ti përgjigjemi pyetjes se “përmes cilave media dhe mjetesh mediatike mund të merret më mirë
mesazhi, nga klientët e ardhshëm? Mqs kemi zgjedhur që mbulim më të madh të ketë pikërisht
Televizioni kjo ndodhi për arsye se një pjesë e madhe e audincës nga grupmosha të ndryshme
janë aktivë ndonëse jo në pjesën më të madhe të kohës por në orare të caktuara të programeve të
tyre të preferuara, sin ë rastin e BBV2, prandaj strategjia është që mesazhi të përcillet në omentin
kur audineca është më active në media, prandaj zgjidhet orari dhe programi që ka më shumë
audiencë. Më pas vijnë mediat online sepse në vitet e fundit Interneti është bombarduar nga risitë
e reja, dhe sa më shumë që kalojnë ditët aq më shumë audience drejtohet drejt mediave online
për arsye të ndryshme si, koha, zgjidhja e problemit vetëm me një klim, gjetja e informacionit në
kohë record, jo kosto, jo transport, dhe një sërë lehtësismesh të tjera. Target grupi që kompania
do të fokusohet më tepër në mediat online janë të rinjtë nga mosha 18-35 vjet sepse kjo grup
moshë është më active në rrjetet sociale, në portale, në google, dhe çdo faqe tjetër që do kërkojnë
për informacion. Gjithsesi qëllimi i kompanisë për fushatën e re është mbulimi i plotë i tregut.
Tabela:

COMUNICATIO DESCRIPTIO BUDGE COMMUNICATIO


N TOOLS N MEDIA TV COVERAGE LINES T N CHANNELS
MEDIA BUYING-COMMUNICATION CHANNELS
TOP CHANNEL NATIONAL 5500
TV KLAN NATIONAL 4000
VIZION + NATIONAL 3000
TELEVIZION NEËS 24 NATIONAL 2000 50%
DIGITALB PAY TV 3500

 TOTAL  18000

TOP ALB PRIVAT


RADIO KOMBETAR 2000
PRIVAT
RADIO 10.00%
RADIO SHQIP KOMBETAR 1600

TVC AD  TOTAL ATL  3600


PANORAMA DAILY 950
PRINT MEDIA DITA DAILY 750 5.00%
 TOTAL  1800

OUTDOOR-
CITYLIGHTS TIRANA&CITYS 1800
OHH
5%
 TOTAL  1800
ËEBBANERS &
ADS
NEËSLETTERS
ONLINE GOOGLE 30%
YOU TUBE
FILMA 24
10,800

FINAL ESTIMADET BUDGET


TVSH (+20%)  9000
FINAL ALLOCATED BUDGET  45000
Në tabelën e paraqitur më lart shpjegohet ndarja e buxhetit, kemi 45000 euro të cilat Kompania
jonë Air Albania do ti përdori për të paraqitur reklaëm në mediat e ndryshme. Në Televizion
është vendour që të harxhohet deri në 18000 euro, ku 5500 euro do i adresohen kanalit më të
preferuar dhe të ndjekur nga shqiptarët, Top channel-it, 4000 euro i adresohen televizionit të dytë
më të ndjekur nga shqiptarët, Klan TV, 3000 euro i adresohen Vizion + , 2000 euri Neës 24-ës
dhe 3500 euro i adresohet platformës Digital. Meqënëse Televizioni ka një audienvë të të lartë
momentalisht, reklama jonë do të transmetohet në Televizion në kanalet e lartpërmendura. U
vendos nga kompania të harxhohen 3600 euro për radiot, ku 2000 euro i adresohen Top Albana
Radio dhe 1600 i adresohen Radio Shqip. U vendos që 1800 euro të shpenzohen për median
tradicionale Gazetën, ku 950 euro i adresohen gazetës Panorama dhe 750 gazetës Dita. Për
mediat sociale, ëebin, filma 24 dhe ccdo shpërndarje tjetër si story reels etj, u mendua të
harxhoen 10,800 euro, ky vendim u mor duke u bazuar në studimet e tregut online, dhe duke dalë
në konkluzionin se një pjesë e konsiderueshme e audiencës mbështet në botën e Internetit dhe
rrjeteve sociale. Dhe në fund për Outdoor- OHH është vensodur të harxhohen 1800 euro. Nga
45000 që janë vendosur për median, 9000 euro i merr shteti me 20% TVSH, prandaj kompanisë
tonë i ngelen 36000 euro të cilat janë ndarë në mediat më sipër.

You might also like