Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 13

UNIVERSITETI I

TIRANËS
FAKULTETI I EKONOMISË
MASTER SHKENCOR KONTABILITET-AUDITIM

Tema: Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise


Lënda: Legjislacioni tatimor
Grupi: MSHKA 2&3

Përgatiti : Pranoi :
Aleksander Prendi Dr.Alba Paparisto
Eriselda Zani Msc. Ervis Zeqiraj
Abstrakti
Trajtimi I detyrimeve te subjekteve ne baze te ligjeve dhe vendimeve
per tatimin e te ardhurave , te fiskalizimit dhe te TVSH dhe te taksave
vendore te permbledhura gjenden te permbledhura ne nje ligj procedurash
tatimore te cilin zgjedhim ta trajtojme ne rastin konkret duke qene se nje
permbledhje e tille e procedurave tatimore te republikes sone na jep nje
ide mjaft te qarte ne lidhje me ndjekjen dhe zbatimin e shume rregullave
dhe ligjeve te permbledhura ketu.
Tabela e përmbajtjes
Abstrakti...........................................................................................................................
Hyrja.................................................................................................................................
Detyrimi i tatimpaguesit per regjistrim,Fusha e veprimit dhe legjislacioni tatimor........
Caktimi i perfaqsuesit tatimor te personave jorezidente..................................................
Komunikimi me administraten tatimore...........................................................................
Perditesimi i te dhenave te regjistrimit.............................................................................
Kalimi ne regjistrin pasiv.................................................................................................
Crregjistrimi i subjekteve/tatimpaguesve.........................................................................
Kontrolli tatimor ,procedura e ankimit dhe sanksionet....................................................
Përfundime.......................................................................................................................
Referencat.........................................................................................................................
Hyrja
Ligji për procedurat tatimore dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij rregullojnë
procedurat për administrimin e detyrimeve tatimore, parimet e organizimit e të
funksionimit të administratës tatimore në Republikën e Shqipërisë etj.
Ky ligj, përcakton parimet bazë mbi të cilat mbështetet sistemi tatimor shqiptar,
administrimi i tij. Sanksionohen të drejtat e tatimpaguesve, që në fakt janë një balancë
e plotë përkundrejt detyrimeve të tyre kontributive, në të hyrat e buxhetit të shtetit.
Në mënyrë të qartë ligji përcakton mënyrën e mbajtjes së dokumetacionit për
qëllime tatimore nga tatimpaguesit.
Duke qenë se vendos parimin e vetëvlerësimit si parësor në përmbushjen e
detyrimeve të tatimpaguesve, në ekuilibër të plotë me të, qëndron roli i administratës
tatimore. Kështu, përveç misionit të saj mbështetës në arritjen e qëllimit të
përmbushjes tatimore nga tatimpaguesit, kjo administratë ushtron të drejtën e saj të
kontrollit, mbështetur veçse në një parim, atë të përzgjedhjes në bazë të analizës së
riskut.
Në shërbim të interesave të biznesit të rregullt, përsa i takon anës dokumentare,
sinqeritetit e besueshmërisë së deklarimeve, ligji ka përcaktuar masa administrative të
përshkallëzurara për ata tatimpagues që i shmangen parimit të vullnetarizmit në
deklarimin e pagesën e detyrimeve tatimore.
Së fundi, një sistem efikas apelimi, që i mundëson çdo tatimpaguesi të shfrytëzojë
lirshëm të drejtën e ankimimit është mundësuar nga ligji në fjalë.
Ligji aktual i procedurave tatimore, i miratuar në Maj 2008, ka pësuar një sërë
ndryshimesh të kushtëzuara nga etapat e zhvillimit ekonomik, duke ju përgjigjur
politikave fiskale të pushtetit ekzekutiv si dhe nevojave të komunitetit të biznesit.
Me qëllim unifikimin e trajtimit të problematikave apo rasteve të diskutueshme të
ndeshura në praktikë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dalë me qëndrime
unifikuese apo vendime teknike.

Detyrimi i tatimpaguesit per rregjistrim


Detyrimi tatimor lind:

Kur personi realizon të ardhura,


- kur bëhet pronar i një pasurie
- kryen pagesa, të cilat janë objekt i tatimit, sipas legjislacionit tatimor.

• Detyrimi tatimor lind edhe kur personi realizon të ardhura, kryen pagesa, në formë
të jashtëligjshme, apo bëhet zotërues i një sendi, në forma të jashtëligjshme. Kur
personi bëhet zotërues i një sendi në forma të jashtëligjshme, ky detyrim përllogaritet
për të gjithë periudhën në të cilën personi ka gëzuar frytet e kësaj pasurie.
• Detyrimi tatimor lind nga momenti i realizimit të të ardhurave, kryerjes së pagesës
apo zotërimit të sendit, pavarësisht nga koha e konstatimit nga organet tatimore.
• Detyrimi tatimor përfshin tatimin, kamatëvonesat, si dhe gjobat, për rastet e
parashikuara
nga ky ligj.

FUSHA E VEPRIMIT

Ligji "Për Procedurat Tatimore" zbatohet për:


a) tatimpaguesit e regjistruar ose të detyruar për tu regjistruar në administratën
tatimore,
agjentet tatimore, agjentet e mbajtjes se tatimit ne burim, si dhe për persona te tjerë, te
përcaktuar nga legjislacioni tatimor;

b) personat e ngarkuar për te llogaritur, paguar, mbajtur, deklaruar dhe transferuar ne


Buxhetin e Shtetit kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore;

c) personat e paregjistruar në organet tatimore të detyruar të deklarojnë dhe paguajnë


kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore apo tatim mbi të ardhurat, për
detyrimet e tyre lidhur me dhënien e informacionit, llogaritjen, deklarimin dhe
pagesën e
kontributeve dhe tatimit;
ç) sistemin e tatimeve, taksave dhe tarifave vendore për procedurat, të drejtat dhe
përgjegjësitë tatimore, të cilat nuk rregullohen me ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006
“Për
sistemin e taksave vendore”, me ndryshimet që i janë bërë ose mund t’i bëhen atij ligji

të ardhmen.:
.

Legjislacioni tatimor përbëhet nga:

• marrëveshjet ndërkombëtare, të ratifikuara nga Kuvendi;


• ligjet tatimore;
• aktet nënligjore, të miratuara në mbështetje të ligjeve tatimore.

- Regjistri i individëve
- Regjistrimi i personave, që ushtrojnë veprimtari tregtare dhe jotregtare
Në administratën tatimore regjistrohen personat juridikë, fizikë dhe individët e
mëposhtëm:
a) organizatat jofitimprurëse, dhe degët e organizatave jofitimprurëse të huaja të
regjistruara në regjistrin e organizatave jofitimprurëse, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor
Tiranë;
b) persona të tjerë juridikë, të cilët nuk regjistrohen në Regjistrin Tregtar në Qendrën
Kombëtare të Biznesit, si dhe përfaqësi e ambasada të huaja, entet publike kombëtare
apo vendore, njësitë e zbatimit të projekteve të veçanta dhe persona të tjerë të
ngjashëm me to;
c) përfaqësuesit tatimorë të tatimpaguesve jorezidentë;
ç) të vetëpunësuarit në veprimtari, si shitës ambulant, sipas
përkufizimit të dhënë në shkronjën “j”, të nenit 5, të këtij ligji.
d) kryefamiljari,
dh) fermeri.

!! Mosregjistrimi nuk e çliron një person nga pagesa e detyrimit tatimor ose
përmbushja e detyrimeve të tjera tatimore.
Caktimi i perfaqsuesit tatimor te personave
jorezidente
a) individi, i cili:
i) ka një vendbanim në Republikën e Shqipërisë, në kuptim të nenit 12 të Kodit Civil;
ii) ka nënshtetësi shqiptare dhe është funksionar diplomatik ose kryen një funksion të
ngjashëm, në emër të Republikës së Shqipërisë, jashtë territorit të saj;
iii) në mënyrë të vazhdueshme ose me ndërprerje, qëndron në Republikën e
Shqipërisë më tepër se 183 ditë në një periudhë prej 365 ditësh;

b) personi juridik, i cili:


i) është regjistruar si person juridik shqiptar;
ii) e ka vendin e administrimit efektiv të veprimtarisë në Republikën e Shqipërisë;
c) personi fizik, i cili është regjistruar në organin kompetent me këtë cilësi, në bazë të
legjislacionit shqiptar.Rezidenca tatimore është vendi ku tatimpaguesi ka përgjegjësi
tatimore të plota lidhur me deklarimin e të ardhurave, pagesave dhe pasurive objekt
tatimi në bazë të legjislacionit tatimor në fuqi.

Përfaqësuesit tatimor, paraqesin:


- Marrëveshjen origjinale midis palëve (përfaqësues – i përfaqësuar);
- Fotokopje të ekstraktit të regjistrimit në Qendren Kombetare te Biznesit të
personit fizik apo juridik të caktuar si përfaqësues tatimor;
- Fotokopje të ekstraktit të regjistrimit të shoqërisë jo-rezidente të lëshuar nga
autoriteti tatimor i vendit të origjinës së shoqërisë;
- Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës të përfaqësuesit;
- Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës të administratorit të
shoqërisë jorezidente;
- Formularin e Regjistrimit të plotësuar.

Caktimi i përfaqësuesi tatimor të personave jorezidentë


Përfaqësuesi tatimor, të paktën, duhet të jetë i autorizuar:
- të plotësojë faturat në emër të personit që përfaqëson, për transaksionet për të cilat
përfaqësuesi tatimor është autorizuar;
- të pranojë faturat për transaksione për të cilat përfaqësuesi tatimor është i autorizuar;
- të dorëzojë deklaratat e TVSH-së në Shqipëri në emër të personit që përfaqëson, si
dhe deklarata të tjera tatimore kur ato i kërkohen nga legjislacioni tatimor në fuqi në
Republikën e Shqipërisë;
- të paguajë detyrimet tatimore dhe të marrë rimbursimet tatimore nëse ka të tilla në
emër të personit jorezident që përfaqëson.
- të mbajë regjistrimet e transaksioneve për të cilat përfaqësuesi tatimor është caktuar
dhe t’ia vendosë, ato në dispozicion me kërkesë të administratës tatimore;
- të veprojë në emër dhe për llogari të personit jorezident dhe ta përfaqësojë atë në
kontrollet e mundshme të administratës tatimore;
- të plotësojë të gjitha detyrimet që lidhen me TVSH-në në importe, eksporte dhe
detyrime doganore, nëse ka të tilla.
Komunikimi me administratën tatimore
Vlerësimet, njoftimet, vendimet dhe komunikimet zyrtare të administratës
tatimore,drejtuar tatimpaguesit, i njoftohen atij duke ia dërguar në adresën e deklaruar
nga vetëai:

a) në rrugë elektronike, në përputhje me legjislacionin e komunikimeve


elektronike dhe kur tatimpaguesi ka dhënë pëlqimin për pranimin e njoftimit në rrugë
elektronike dhe;

b) nëpërmjet shërbimit postar rekomande.Aktet konsiderohen të marra nga


tatimpaguesi jo më vonë se dhjetë ditë kalendarike pas datës së dërgimit të mesazhit
elektronik dhe të postës rekomande. Për llogaritjen e afatit edhe për qëllime të ankimit
administrativ, llogaritja e afatit fillon nga e nesërmja e ditës kur akti është marrë ose
konsiderohet të jetë marrë nga tatimpaguesi (nuk perfshihet dita në të cilën del akti
ose dita e pranimit të aktit në shërbimin postar).

Përditësimi i të dhënave të regjistrimit

Deklarimi i ndryshimit të përgjegjësisë tatimore për të gjithë kategorinë e


tatimpaguesve që regjistrohen nga QKB-ja dhe nga AT, mund të bëhet edhe online
nëpërmjet faqes së shërbimeve elektronike e-albania, pa qenë e nevojshme që
tatimpaguesi të paraqitet në sportelet e shërbimit në DRT.
Tatimpaguesi, që lëshon fatura, detyrohet të paraqesë nëpërmjet platformës qendrore
të faturave të dhënat për vendin e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit, jo më vonë se
24 orë përpara fillimit të lëshimit të faturës sipas këtij ligji, në çdo vend të ushtrimit
të veprimtarisë së biznesit.

Rregjistrimi i mjeteve te transportit


Për mjetet e transportit të mallrave, qëllimi i përdorimit të të cilëve është:
a) transporti i mallrave për lëvizje të brendshme, si ato nga magazina në magazinë,
nga magazina në dyqan apo anasjelltas, nga qendra në filial, nga vendi i prodhimit në
magazinë, nga vendi i prodhimit në dyqan, nga dogana ku zhdoganohet malli në
drejtim të magazinës së personit të tatueshëm importues;
b) transporti i mallrave me destinacion nga një tatimpagues te një tjetër, i kryer me
mjetet e njërit prej tatimpaguesve shitësit ose blerësit; Dokumenti që përdoret për të
vërtetuar përdorimin e mjetit në funksion të veprimtarisë ekonomike të tatimpaguesit,
është vërtetimi i lëshuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore ku tatimpaguesi është i
regjistruar. Për mjetet e transportit të mallrave, qëllimi i lëvizjes së të cilëve është
shitja derë më derë,mjetet e transportit të mallrave, si dhe mjetet e transportit të
udhëtarëve që i përkasin
personave të regjistruar për kryerje aktiviteti transport mallrash apo udhëtarësh, dukeu
konsideruar adresa ku personi i tatueshëm ushtron veprimtarinë e tij, si dokument
vërtetues I përkatësisë së mjetit është Certifikata e Regjistrimit të Personit të
Tatueshëm, me numër të ndryshëm serial (ose quajtur ndryshe “NIPT-i sekondar”), e
lëshuar për çdo mjet që kryen veprimtari në të tilla kushte.
Kalimi ne regjistrin pasiv
Administrata tatimore transferon regjistrimin e tatimpaguesit nga regjistri
aktiv në regjistrin pasiv, që mbahet nga administrata tatimore, në rast se
përmbushet, të paktën, një nga kushtet e mëposhtme:
➢ nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12
muajsh të njëpasnjëshëm;
➢ nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12
muajsh të njëpasnjëshëm;
➢ deklaron në QKB pezullim veprimtarie tregtare dhe paguan të gjitha
detyrimet tatimore.

Në momentin e aplikimit të subjektit/tatimpaguesit për pezullim aktiviteti, QKB-ja


bën
verifikimin e detyrimeve tatimore të subjektit /tatimpaguesit. Miratimi i pezullimit të
aktivitetit nga ana e QKB-së për çdo subjekt/tatimpagues bëhet pasi është verifikuar

parë situata e detyrimeve tatimore të tij në momentin e aplikimit për pezullim dhe ka
rezultuar një nga rastet si më poshtë:
a) Subjekti/tatimpaguesi nuk ka detyrime;
b) Subjekti/tatimpaguesi ka paguar detyrimet tatimore, fakt i cili vërtetohet nga
mandati
i bankës, të cilit duhet ti bashkëlidhet edhe urdhërpagesa.

Subjekti/tatimpaguesi që ka lidhur marrëveshjeje për pagesë me këste të detyrimit


tatimor, nuk mund të pezullojë veprimtarinë ekonomike.

Pasi një person i tatueshëm kalon ne regjistrin pasiv, drejtoria rajonale e tatimeve
te juridiksionit nuk e konsideron me atë si mosdeklarues. Për pasoje, qe nga ky
moment
dhe gjate gjithë periudhës qe personi i tatueshëm mbetet ne regjistrin pasiv, për kete
person nuk vendosen me gjoba për mosdeklarim për te gjithë llojet e detyrimeve
tatimore dhe te kontributeve te sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Gjate gjithë periudhës qe personi i tatueshëm mbetet ne regjistrin pasiv, për kete
person nuk vendosen me gjoba për mosdeklarim për te gjithë llojet e detyrimeve
tatimore dhe te kontributeve te sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Mosvendosja e
gjobave nuk përfshin periudhën e fundit prej 12 muajsh para kalimit ne regjistrin
pasiv. Për te gjithë kete periudhe dhe për çdo periudhe tjetër para kësaj, detyrimet e
mundshme tatimore te papaguara, përfshirë këtu edhe çdo gjobe apo kamate-vonese
mbeten ne fuqi dhe për mbledhjen e tyre vazhdohet te ndërmerren te gjitha masat e
mbledhjes me force te përcaktuara ne
ligj dhe ne kete udhëzim. Po kështu, për kete periudhe dhe për çdo periudhe tjetër
para kësaj, drejtoria rajonale e tatimeve mund te beje ne çdo kohe vlerësime tatimore
ndaj personit te tatueshëm te kaluar ne regjistrin pasiv.

Gjatë periudhës që tatimpaguesi është në statusin/regjistrin pasiv atij nuk mund t’i
shtohen apo t’i ndryshohen përgjegjësitë tatimore.
Kalimi ne regjistrin pasiv - penalitetet

Pasi personi I tatueshem kalon ne regjistrin pasiv ,ai do te jete nen mbikqyrjen e
administrates tatimore
Subjekti pasiv shet --- Subjekti aktiv blen
Per shitesin ,I cili eshte ne regjistrin pasiv behet vlersim tatimor dhe denim ne
perputhje me nenin 116 te ketij ligji
Per bleresin ,vleresim tatimor per mosnjohjen e TVSH-se se zbritshme dhe te
shpenzimit
Subjekti aktiv shet--Subjekti pasis blen
Shitsi aktiv,ne perputhje me piken 2 ,te nenit 128,te ketij ligji.Ky denim nuk aplikohet
ne rastet kur, per arsye teknike lista e taksapaguesve ne rregjistrin pasiv nuk eshte
perditesuar nga administrata tatimore
Bleresi ne regjistrin pasiv,me vleresim tatimor te detyrimit dhe denimit, ne perputhje
me nenin 116 te ketij ligji

Kalimi nga regjistri pasiv ne aktiv-fatura

Neni 13
Të dhënat e tatimpaguesve që lëshojnë fatura

3. Për të gjithë personat e rinj fizikë dhe juridikë, të regjistruar në administratën


tatimore pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, si dhe ata që kalojnë nga regjistri
pasiv në regjistrin aktiv, përcaktimi i tyre si tatimpagues që lëshojnë fatura në
regjistrin e tatimpaguesve që mbahet nga administrata tatimore qendrore bëhet
automatikisht nga administrata tatimore qendrore, bazuar në vlerësimin e bërë në
momentin e regjistrimit ose në bazë të kërkesës së atij personi. Kërkesa bëhet në
mënyrë elektronike, nëpërmjet platformës qendrore të faturave, në momentin e fillimit
të furnizimit të mallrave e shërbimeve, në bazë të të cilave ata persona detyrohen të
lëshojnë fatura në përputhje me këtë ligj, dhe jo më vonë se 24 orë përpara lëshimit të
faturës së parë.

Çregjistrimi i subjekteve/tatimpaguesve
Subjektet te cilet jane regjistruar ne administraten tatimore,te cilet jane regjistruar ne
OKB, te cilet jane regjistruar ne gjykate

Çregjistrimi i subjekteve/tatimpaguesve (personat fizik)


Pagesa e Detyrimeve--Tatimpaguesi person fizik është i detyruar të paguajë më
parë të gjitha detyrimet tatimore të papaguara dhe të dorëzojë deklaratat përkatëse,
deri në datën e kërkesës/aplikimit për çregjistrim
Aplikimi ne OKB--Aplikimi per cregjistrim behet ne QKB (nga e- albania). QKB
njofton menjëherë organin tatimor në rrugë elektronike mbi datën e kërkesës për
çregjistrimin e tij.
Verifikim nga AT--Brenda 10 ditëve pune nga marrja e njoftimit për fillimin e
procedurave të çregjistrimit, kryen të gjithë verifikimet e duhura lidhur me situatën
tatimore të tatimpaguesit person fizik që kërkon të çregjistrohet.
Kontrolli tatimor--Kur e gjykon të nevojshme, mund të ushtrojë edhe një kontroll
tatimor në mjediset e personit fizik ku ai ushtron veprimtarinë e tij ekonomike. Ky
kontroll nuk mund të jetë më shumë sesa 30 ditë pune
Pasqyrat Financiare--Kur konstatohet se ka detyrime tatimore të papaguara dhe
deklarata tatimore të padorëzuara, (perfshire PF të mbylljes së aktivitetit kur
tatimpaguesi është subjekt I tatim fitimit), nuk mund të kryej çregjistrimin e tij.

Procedurat Tatimore ne Republiken e


Shqiperise
Nder procedurat kryesore tatimore te Republikes se Shqiperise do te permendim:
1)Kontrollin tatimor
2)Anikimi administrativ tatimor
3)Sanksionet

Llojet e kontrollit tatimor


-Kontroll tatimor I plote:
Keto kontrolle jane gjitheperfshirese dhe ndermerren per te kontrolluar te gjitha
aspektet e biznesit te personit te tatueshem,te gjitha periudhat kohore qe nga kontrolli
I fundit I plote dhe te gjitha llojet e tatimeve
-Vizitat fiskale
Keto jane kontrolle te shkurter per te verifikuar: saktesine e deklaratave 6te
pagesave,vetem per nje periudhe te shkurter tatimore,vetem per nje lloj tatimi
-Kontrolli qe kryhet me objekt “Transferimin e cmimit”

Baza e mënyrave alternative të vlerësimit tatimor


Në përdorimin e metodave alternative të vlerësimit tatimor administrata tatimore
bazohet në dokumentacionin dhe informacionin që disponon, duke pasur parasysh
edhe faktet dhe rrethanat konkrete të biznesit, me synim rikarakterizimin e
transaksioneve dhe llogaritjen sa më të saktë të detyrimeve tatimore në përputhje me
legjislacionin tatimor në fuqi.
Të dhënat kryesore ku bazohet gjykimi i administratës tatimore, por pa u kufizuar
vetëm në to, janë:
a) të dhëna direkte nga deklaratat tatimore të tatimpaguesit apo transaksione të tjera
të ngjashme të tatimpaguesit;
b) të dhëna direkte, dokumentacione e informacione të marrë nga palët e treta;
c) të dhëna, dokumentacione e informacione të marrë nga transaksione të ngjashme
të kryera nga tatimpagues të tjerë;
ç) të dhëna të tjera indirekte, si konsumi energjisë, karburantit, lëndëve të para,
normativave të ndryshme,etj.,
d) Çmimet sipas të dhënave të disponueshme në doganë ose çmimet e referencës së
shitjes me pakicë që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
e) Të dhëna për çmimet e tregut të mallrave dhe shërbimeve të ngjashme, çmimet e
referencës së qirave,siç përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për këtë
qëllim.
Procedura e ankimimit
Në rastet kur nuk mund të provohet e saktë data e marrjes së vlerësimit të detyrimit
tatimor, konsiderohet të jetë marrë 10 ditë nga data e nisjes me postë.
E drejta e administratës tatimore për të bërë një vlerësim tatimor parashkruhet
brenda 5 vjetëve nga data e fundit e dorëzimit të deklaratës tatimore, fillestare ose të
ndryshuar, të përcaktuar në legjislacionin tatimor përkatës.

Me qëllim respektimin e afateve të rimbursimit të TVSH-së, në rastet kur


tatimpaguesi inënshtrohet kontrollit tatimor, afati për përfundimin e Raportit të
Kontrollit nga inspektori/inspektorët është, jo më shumë se 5 ditë kalendarike pas
përfundimit të tij.
Gjithashtu, edhe afati për kundërshtimin e rezultateve të kontrollit tatimor nga
tatimpaguesi është jo më shumë se 5 ditë kalendarike pas datës kur vlerësohet se është
marrë.
I njëjti afat prej 5 ditësh kalendarike zbatohet dhe për plotësimin dhe nënshkrimin e
Raportit Përfundimtar të Kontrollit nga të gjithë pjesëtarët e grupit të kontrollit.

Përfundime
Në këtë punim trajtuam ne menyre te permbledhur proceduart tatimore te
republikes se Shqiperise. Treguam shkurt se sa I rendesishem eshte njohja dhe me pas
zbatimi I rregullave dhe ligjeve nga subjektet .Prekem ne menyre te thjeshtuar dhe te
qarte me procedurat kryesore tatimore qe subjektet duhet te ndjekin duke I dhene
perparesi kuptimit nga ana e ketyre te fundit te ketyre procedurave. Përmendëm ne
rend kronologjik procedurat kryesore tatimore qe subjektet duhet te ndjekin duke u
ndalur tek ato me kryesoret.Duke filluar qe nga detyrimi per tu rregjistruar , per te
vazhduar me tej tek kontrolli tatimor, procedura e ankimimit dhe sanksioneve

Referencat
1) https://www.tatime.gov.al/c/6/69/procedurat-tatimore
2) file:///C:/Users/GALAXY/Downloads/Ligj%20Nr.9920,_%20Dt%2019.05.2008,%20_P%C3%ABr
%20pro%C3%A7edurat%20tatimore%20n%C3%AB%20Republik%C3%ABn%20e%20Shqip%C3%ABris
%C3%AB_,%20i%20ndryshuar.pdf
3) 3)file:///C:/Users/GALAXY/Downloads/AKT%20NORMATIV%20Nr.%2029,%20dat%C3%AB
%2015.7.2020%20P%C3%8BR%20NJ%C3%8B%20SHTES%C3%8B%20N%C3%8B%20AKTIN
%20NORMATIV%20NR.%203,%20DAT%C3%8B%2015.3.2020%20%E2%80%9CP%C3%8BR
%20MARRJEN%20E%20MASAVE%20T%C3%8B%20VE%C3%87ANTA%20ADMINISTRATIVE%20GJAT
%C3%8B%20KOH%C3%8BZGJATJES%20S%C3%8B%20PERIUDH%C3%8BS%20S%C3%8B
%20INFEKSIONIT%20T%C3%8B%20SHKAKTUAR%20NGA%20COVID-19%E2%80%9D.pdf
4) file:///C:/Users/GALAXY/Downloads/Vendim%20Nr.%20328%20date%2018.05.2022%20P
%C3%8BR%20DISA%20SHTESA%20DHE%20NDRYSHIME%20N%C3%8B%20VENDIMIN%20NR
%201088,%20DAT%C3%8B%2024.12.2020.pdf
5) file:///C:/Users/GALAXY/Downloads/AKT%20NORMATIV%20Nr.%207,%20dat%C3%AB
%2018.3.2022%20P%C3%8BR%20TRANSPARENC%C3%8BN%20DHE%20MONITORIMIN%20E
%20%C3%87MIMIT%20P%C3%8BR%20DISA%20PRODUKTE%20USHQIMORE%20BAZ%C3%8B%20DHE
%20PRODUKTE%20T%C3%8B%20TJERA%20T%C3%8B%20LIDHURA%20ME%20TO,%20SI%20PASOJ
%C3%8B%20E%20SITUAT%C3%8BS%20S%C3%8B%20VE%C3%87ANT%C3%8B%20T%C3%8B
%20KRIJUAR%20N%C3%8B%20TREG.pdf
6) https://www.tatime.gov.al/c/6/452/fiskalizimi
7) https://bashkiakorce.gov.al/files4users/files/Ligj%20nr.%209920%2Cdt.%2019.5.2008%20P
%C3%ABr%20Procedurat%20Tatimore%20n%C3%AB%20RSH.pdf
8) https://alprofitconsult.al/projektligj-per-disa-shtesa-dhe-ndryshime-ne-ligjin-nr-9920-date-19-5-
2008-per-procedurat-tatimore-ne-republiken-e-shqiperise-i-ndryshuar.

You might also like