Leksioni 5. Difraksioni I Dritës 2

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 13

5.

DIFRAKSIONI I DRITËS

5.1 Fenomeni i difraksionit. Parimi Hygens – Frenel

Me difraksion, në mënyrë të përgjithshme, kuptojmë kalimin e dritës anash pengesave. Po të flasim me


“gjuhën e optikës gjeometrike”, difraksioni konsiston në depërtimin e dritës në zonën e hijes gjeometrike
ose devijimin e saj nga rruga drejtvizore1. Fenomeni difraksionit është karakteristik për të gjitha valët
dhe dëshmon për karakterin valor të dritës.
Për vrojtimin e difraksionit të valëve të dritës duhen krijuar kushte speciale. Një gjë e tillë ndodh
mbasi difraksioni varet jashtëzakonisht nga raporti ndërmjet përmasave të pengesës dhe gjatësisë së
valës. Për valët e gjata, të krahasueshme me përmasat e pengesave, (zakonisht një gjë e tillë ndodh për
valet e zërit), difraksioni shfaqet shumë qartë.
Çdo problem difraksioni, nëqoftëse trajtohet saktësisht, reduktohet në gjetjen e zgjidhjeve të
ekuacioneve të Maksuellit, që kënaqin kushtet kufitare koresponduese. Por një trajtim i tillë rigoroz, për
shkak të ndërlikimeve, lejon zgjidhje analitike vetëm në rastet më të thjeshta të idealizuara.
Në optikë një rëndësi tepër më të madhe kanë metodat, jo shumë të përpikta të zgjidhjes së
problemeve të difraksionit, që bazohen në parimin e Hygensit të përgjithësuar nga Freneli dhe Kirkofi.
Parimi i Hygensit, në formën e formuluar prej tij, është vetëm një recetë gjeometrike për ndërtimin e
fronteve valorë. Esenca e tij, sikundër edhe e kemi përmendur, qëndron në faktin se pikat e frontit të
valës konsiderohen si burime valësh sferike elementare sekondare. Por këto valë sekondare nuk janë
reale por sfera ndihmëse, sipërfaqja mbështjellëse e të cilave jep frontin e ri të valës rezultante. Në këtë
rast mbetet e pashpjeguar përse gjatë përhapjes së valëve nuk lindin valë që kthehen mbrapa (valë të
kundërta). Prandaj Freneli hipotezën artificiale mbi mbështjelljen e valëve sekondare e zëvëndësoi me
parimin e interferences. Sipas tij, në përputhje me këtë parim, valët sekondare interferojnë njëra me
tjetrën dhe dritë do të kemi në ato vende ku ato përforcohen, ndërsa erësirë në ato vende ku ato
reciprokisht shuajnë njëra tjetrën. Në këtë mënyrë sqarohet edhe kuptimi fizik i mbështjellëses, në të
cilën të gjitha valët sekondare vijnë me faza të njëjta dhe me interferencën e tyre shkaktojnë një
intensitet të madh të dritës. Gjithashtu, parimi i Hygensit nuk thotë asgjë për amplitudat dhe fazat e
valëve që përhapen në drejtime të ndryshme, e metë kjo që përsëri e plotësoi Freneli. Prandaj me të
drejtë tashmë ai quhet parimi Hygens – Frenel. Në bazë të tij shpjegohen një radhe fenomenesh të
difraksionit.
Le të paraqesim përgjithësimin që i bëri Hygensi parimit të Frenelit. Përfytyrojmë një ansambël
burimesh drite S1 , S2 , S3,... , të cilat i rrethojmë me një sipërfaqe të mbyllur të çfarëdoshme S (Fig. 5.1).

1
Theksojmë se bëhet fjalë për devijim që nuk mund të shpjegohet si rezultat i refletimit, thyerjes ose përkuljes së
rrezeve të dritës në mjedise ku koeficienti i thyerjes ndryshon në mënyrë të vazhdueshme.

1
Çdo pikë e kësaj sipërfaqeje mund të shqyrtohet si burim i valëve sekondare, që përhapen në të gjitha
drejtimet. Këto vale janë koherente, meqënëse të gjitha ato krijohen nga të njëjtat burime fillestare.
Fusha dritore që lind si rezultat i interferences së tyre, në hapsirën jashtë sipërfaqes S , përputhet me
fushën e burimeve reale të dritës.
Në këtë mënyrë burimet reale të dritës mund të zëvëndësohen me sipërfaqen ndriçuese S , që i
rrethon ato, nga e cila vazhdimisht përhapen valët sekondare koherente2. Sipas këtij formulimi tepër të
përgjithshëm të parimit Hygens - Frenel, del se vala e shkëputur nga burimet fillestare, në të ardhmen,
ekziston në mënyrë autonome, krejtësisht e pavarur prej tyre.

5.1.1 Shprehja analitike e parimit Hygens – Frenel

Për të shprehur matematikisht parimin Hygens - Frenel, fillimisht duhet të propozojmë që burimet e
dritës janë monokromatike, me frekuencë të njëjtë  . Në përputhje me propozimin e Frenelit, çdo
element dS i sipërfaqes S emeton vale sferike sekondare, amplituda e të cilave është proporcionale
me amplitudën e valëve primare, që vijnë në elementin dS , me madhësinë e elementit dS si dhe është
në përpjestim të zhdrejtë me largësinë  nga elementi deri tek pika e vrojtimit P (Fig. 5.1).
Rrjedhimisht, nga çdo element dS i sipërfaqes në pikën P do të vijë lëkundja dritore
K   adS
dE  ei  t  k   , (5.1)

ku a është amplituda e lëkundjes në atë vend ku ndodhet elementi dS , ndërsa K   është një
koeficient proporcionaliteti që, sipas Frenelit, zvogëlohet me zmadhimin e këndit  ndërmjet normales

në elementin dS me drejtimit nga elementi në pikën P dhe bëhet zero për   3
. Lëkundja
2
rezultante në pikën P vjen nga superpozimi i lëkundjeve (5.1), që merren sipas gjithë sipërfaqes S

2
Dallimi i kësaj sipërfaqeje nga sipërfaqja reale e një trupi rrezatues, është se ajo është absolutisht transparente (e
tejdukshme) për çdo rrezatim.
3
Shprehje konkrete për koeficientin K   Freneli nuk dha. Një gjë të tillë e realizoi Kirkof, në vitin 1883, kur e
shprehu matematikisht në mënyrë të përpiktë parimin Hygens – Frenel, kur formuloi në mënyrë të përpiktë
parimin Hygens – Frenel. Që për një kohë të gjatë mbeti një hipotezë.

2
a
E   K   eit k   dS (5-2)
S

Formula (5.2) mund të konsiderohet si shprehja analitike e parimit Hygens - Frenel4.
Dallojmë dy raste difraksioni. Nëqoftëse burimi i dritës dhe pika e vrojtimit P ndodhen nga pengesa
aq larg, sa që rrezet që bien në pengesë dhe rrezet që shkojnë në pikën P të jenë praktikisht paralele,
flasim për difraksionin e fraunhoferit ose difraksionin e rrezeve paralele. Në rast të kundërt, flasim për
difraksionin e Frenelit.

5. 2 Difraksioni i Frenelit

Le të shqyrtojmë përhapjen e lirë të valës sferike në një mjedis homogjen (Fig. 5.2), ku me A0
A0 it  kr0 
E0  e (5.3)
r0
është shënuar amplituda e burimit. Marrim në shqyrtim sipërfaqen e mbyllur S , që në fakt është fronti
valor sferik me rreze r0 .

A0 ikr0
Në pikat e frontit të valës amplituda e lëkundjeve, që vjen nga burimi O , do të jetë a  e .
r0
Ndërsa, në përputhje me hipotezën e Frenelit, lëkundja rezultante, në pikën e vrojtimit P , do të jetë
K   A0 it kr0 k  
E e ds .
S
r0 
Nëqoftëse si element sipërfaqësor ds marrim sipërfaqen unazore, që pritet me frontin e valës nga dy
sfera koncentrike, pambarimisht afër njëra tjetrës, me qendër në pikën e vrojtimit P , atëhere

4
Sikundër duket, edhe nga formulat e përmendura, fushën dritore e kemi karakterizuar me madhësinë e
intensitetit të fushës elektrike E .

3
ds  2 r02 sin  d 5. Variabël integrimi do të marrim  , ndërsa r dhe r0 do t’i konsiderojmë
konstante. Duke u bazuar në teoremën e kosinusit mund të shkruajmë:
 2  r02   r0  r   2r0  r0  r  cos  . Diferencojmë anë për anë: 2 d   2r0  r0  r  sin  d , ose
2

d  2 r0 
sin  d  dhe atëhere ds  d  . Në këtë mënyrë lëkundja rezultante E mund të
r0  r0  r  r0  r
paraqitet me anën e integralit të caktuar, duke vendosur edhe kufijtë
r  2 r0
2 A0 it kr0 
E e  K    eik  d  , (5.4)
r0  r r

ku funksioni I mëparshëm I Frenelit K   tashmë shqyrtohet si funksion 


Llogaritja e saktë e integralit (5.4) është e pamundur, përderisa nuk dihet tipi i funksionit K    . Për
këtë arësye Frenel propozoi një metodë të përafërt të zgjidhjes së tij, duke u bazuar në vlerën shumë të
vogël të gjatësisë së valës, fakt ky që i lejoi atij të bëjë hipoteza thjeshtësuese për funksionin K    .

5.2.1 Zonat e Frenelit

 
Përfytyrojmë një varg sferash koncentrike me qendër në pikën P dhe me rreze r , r  , r2 ,
2 2

r 3 ,…(Fig.5.3). Ato presin në frontin valor sferik S me rreze r0 zona unazore,
2

5
Sipëfaqen elementare ds të unazës e konsiderojmë të njëjtë me sipërfaqen e një katërkëndëshi këndretë me bazë
2 r0 sin  dhe lartësi r0 d .

4
që njihen me emrin zonat e Frenelit. Duke patur parasysh gjatësinë e vogël të valës, argumenti  si dhe
funksioni K    , në kufijtë e një zone, mund të konsiderohet konstant. Me këtë përafrim integrali në
formulën (5.4), për një zone të çfardoshme të n  të mund të zgjidhet në trajtën e mëposhtme


r n
 K n ikn 2  
ik   K n in
e 1  ei  e ikr ,
2


 ik 
Kn e d  e 2  ikr
1  e   e 
r   n 1
 ik   ik
2

ku K n paraqet vlerën mesatare të funksionit K    në zonën e n  të. Duke patur parasysh formulën e

Ejlerit (1.23) mund të gjendet pjesa reale  Re  e shprehjes  e 1  e  , e cila është:


in i
  
Re ein 1  ei   2cos n   1 2 . Atëhere mund të shkruajmë
n 1

r  n
2 K n ikr
eik  d    1
n 1
Kn   ik
e , (5.5)
r   n 1
2

ku K n paraqet vlerën mesatare të funksionit K    për zonën e n  të.


Nëqoftëse N është numëri i përgjithshëm i zonave  n  1, 2,3,..., N  , që dërgojnë valë sekondare
në pikën e vrojtimit P , atëhere fusha rezultante E , në përputhje me parimin e superpozimit, do të jetë

E = E1  E2  E3  ...  EN (5.6)
Madhësia e termit të përgjithshëm, që i korespondon fushës së zones së n  të, duke patur parasysh
(5.4) dhe (5.5), do të jetë
4 K n A0 i t k  r0  r 
En   1
n 1
e (5.7)
ik
Fakti që termat e njëpasnjëshëm të formulës së mësipërme janë me shënja të kundërta, tregon se
lëkundjet që vijnë nga zonat fqinje të Frenelit janë me faza të kundërta. Kjo është e pritëshme po të
kemi parasysh vetë mënyrën e ndërtimit të tyre, sipas së cilës largësitë anësore të zonave të

njëpasnjëshme ndryshojnë me . Kjo tregon se madhësia e fushës rezultante që krijon numëri i
2
përgjithshëm N i zonave të Frenelit në pikën e vrojtimit P , që jepet me trajtën skalare të formulës
(5.6), duke patur parasysh edhe konsideratat e simetrisë, do të jetë
E  E1  E2  E3   EN , (5.8)
ku shenja e termit të fundit varet nga fakti se si do të jetë numëri i përgjithshëm i zonave, tek apo çift.
Shenja plus i përgjigjet numërit tek, ndërsa minus numërit çift të zonave.
Në përputhje me propozimin e Frenelit vlera absolute e koeficientit K n si dhe e vetë termave të shumës
(5.8), zvogëlohet ngadalë me rritjen e numërit n 6. Atëhere po të heqim nga shuma (5.8) termin E1 , që

6
Ky zvoglim monoton i termave, me rritjen e numrit të zonave të Frenelit, shkaktohet edhe nga zmadhimi i
largësisë së zonës nga pika e vrojtimit P . Ndërsa vetëm sipërfaqen e zonës, me përafrimin  r , mund ta
konsiderojmë të pavarur nga numëri i saj.

5
është më i madhi dhe po të shtojmë termin EN 1 , që në vlerë absolute është më i vogli, me intuitë
mund të thuhet se vlera absolute e shumës pothuajse nuk ndryshon, por shenja e saj zëvëndësohet me
të kundërtën. Pra mund të shkruajmë  E  E  E1 EN 1 , ose 2E  E1  EN 1 . Por  EN 1  EN ,
prandaj
1
E E1 EN  (5-9)
2
Shihet qartë se , ngacmimi valor i krijuar nga N zonat e para të Frenelit, është i barabartë me gjysmë
shumën e ngacmimit të krijuar nga dy zonat e skajshme.
Le të marrim tani në shqyrtim të gjitha zonat e Frenelit, që krijohen në frontin valor sferik S (Fig. 5.2). Në pikën
D të frontit valor, domethënë për    , funksioni K   bëhet zero. Ky pohim bazohet në formulimin e
përpiktë të parimit të Hygensit të dhënë nga Kirkof, në përputhje me të cilin, për r0 shumë të madhe në
krahasim me gjatësinë e valës,
ik
K    1  cos   . (5.10)
4
Ky është “koeficienti zvoglues”, i përcaktuar nga teoria si numër imagjinar, që me zmadhimin e këndit
 , në vlerë absolute, zvogëlohet monotonisht. Ai bëhet zero pikërisht për atë pike D të frontit valor
sferik, që është diametralisht e kundërt me pikën e vrojtimit P .
Atëhere EN  0 dhe nga formulat (5.7) dhe (5.9) del se
1 2 K1 A0 i t k  r0  r 
E E1  e (5.11)
2 ik  r0  r 
Formula e mësipërme tregon se, gjatë përhapjes së lire të valës, ngacmimi valor nga i gjithë fronti valor
E , është sa gjysma e ngacmimt të dhënë vetëm nga zona e pare e Frenelit. Ajo na lejon të përcaktojmë
edhe koeficientin K1 . Konkretisht, gjatë përhapjes së lirë të valës sferike (5.3), intensiteti i saj në pikën
A0 i t k  r0  r 
e vrojtimit P do të jetë E  e . Duke e krahasuar këtë shprehje me (5.10) përcaktojmë
r0  r
ik k i 2
K1 
 e . (5.12)
2 2
Në këtë mënyrë termi K1 , gjithashtu edhe gjithë të tjerët K 2 , K3 ,... janë numra imagjinarë. Ky fakt

tregon se valët sekondare të Hygensit janë në avancë faze me në lidhje me lëkundjet e fushës në
2
pikat e frontit valor.

6
5.3 Difraksioni i Fraunhoferit

Le të shqyrtojmë difraksionin e Fraunhoferit, i cili në optikë ka një rëndësi praktike tepër më të madhe
se sa ai i Frenelit, të përftuar nga një çarje katërkëndëshe këndrejtë shumë e ngushtë dhe shumë e gjatë
AB , në mënyrë që të evitojmë efektet ekstremale (Fig. 5.6).

Supozojmë se në çarje, normalisht, bie një valë monokromatike plane. Shqyrtojmë dritën e difraktuar
në një drejtim çfarëdo, që formon këndin  me drejtimin fillestar të rënies. Rrezet paralele të dritës
mblidhen në pikën P të planit fokal, që është edhe vatra sekondare e lentes konvegjente L , që i
korespondon këtij drejtimi. Pra tablloja e difraksionit do të vrojtohet në planin fokal të kësaj lenteje, ose
edhe në një tub optik të akomoduar në infinit.
Fusha dritore mbas çarjes gjëndet sipas parimit të Hygensit, si rezultat i interferences së valëve
sekondare, që dalin nga pikat e ndyshme të frontit valor në çarje. E ndajmë pjesën e zbuluar AB të
frontit të valës, që lejon çarja, në zona elementare, në formë shiritash me gjërësi dx , paralel me
çarjen. Për të gjetur në mënyrë analitike intensitetin e dritës në pikën P do të paraqesim valët
sekondare (valët e difraktuara), që dërgohen atje nga secila zonë dhe do të bëjmë mbledhjen e tyre.
Meqënëse përmasat e çarjes janë shumë të vogla në krahasim me largësinë e saj nga pika ku vrojtohet
fenomeni, atëhere edhe këndi i difraksionit  është shumë i vogjël, ndërsa largësitë e zonave të
ndryshme nga ajo pikë si dhe këndet që formojnë normalet në to me drejtimin e përhapjes së valëve
sekondare mund t’i konsiderojmë constante. Në këtë mënyrë amplituda e lëkundjeve, që dërgohet nga
zonat në çdo pikë të ekranit, do të varet vetëm nga sipërfaqja e zonës dhe koeficienti i proporcionalitetit
do të jetë konstant. Atëhere, amplituda e dërguar në pikën P nga çdo zonë e veçantë, sipërfaqja e të
cilave është proporcionale me dx , do të jetë
dA  Cdx ,
ku koeficienti proporcionalitetit është një madhësi konstante. Duke integruar barazimin e mësipërm,
sipas të gjithë gjerësisë së çarjes b , marrim amplitudën e lëkundjeve në të gjithë sipërfaqen plane të
frontit valor të zbuluar, ose amlitudën rezultante A0 të vrojtuar normalisht,   0 

7
b
2

A0   Cdx  Cb .
b

2
A0
prej ku C  dhe për pasojë
b
A0
dA  dx .
b
Fazat e valëve që dalin shiritat e ndryshëm nuk janë të njëjta. Me të vërtetë, vala që del nga shiriti me
gjërësi dx , që ndodhet në largësinë x nga qendra e çarjes O (Fig. 5.6), është në avancë faze me k
në lidhje me valën e po të njëjtit drejtim, që del nga shiriti mesi i të cilit ndodhet në qendrën O . Me
  x sin  është shënuar diferenca e rrugëve optike të rrezeve të dritës që dalin nga dy shiritat e
mësipërm. Atëhere lëkundja e krijuar prej tij, do të jetë
A0 it kx sin 
dE  dAeit k  dx  e dx ,
b
ndërsa lëkundja rezultante, e krijuar nga e gjithë çarja, do të jetë
b
2
A
E  0 eit e
 ikx sin 
dx
b b

2
Për të përcaktuar intensitetin E , llogarisim fillimisht integralin.
b b
2
1 2
1  ik b2 sin ik sin  
b

b e dx  ik sin   e d  ikx sin   


 ikx sin   ikx sin 
 e  e 2

b ik sin   
 
2 2

 ik b2 sin ik b2 sin   b 


Duke patur parasysh formulën e Ejlerit (1.23), kemi e e   2i sin  k sin   . Prandaj
   2 
 b 
2sin  k sin  
b

 2 
2

b e dx  k sin  dhe lëkundja rezultante përfundimisht paraqitet në trajtën


 ikx sin 


2

  b 
 sin  k 2 sin   
E  A0     eit (5.17)
 k sin  
b
 2 
Amplituda rezultante në pikën P , që përcaktohet me këndin  , është
  b 
 sin  k 2 sin   
A  A0    , (5.18)
 k sin  
b
 2 
ose

8
 sin  
A  A0   (5.19)
  

ku
b  b sin 
  k sin   (5.20)
2 
Meqënëse intensiteti i dritës është proporcional me katrorin e amlitudës, atëhere shpërndarja e tij sipas
drejtimeve të ndryshme do të paraqitet me formulën
2
  b 
 sin  k 2 sin     sin  
2

I  I 0      I0   (5.21)
 k b sin     
 2 
ku I 0  A02 është intensiteti i dritës në drejtimin e valës rënëse, pra në qendër të ekranit   0  .
Nga formula e mësipërme fel se I  I  , pra tabloja është simetrike në lidhje me qendrën P0 .
A sin   sin  
2
I
Në Fig. 5.7 janë paraqitur përkatësisht grafikët e funksioneve   dhe     .
A0  I0   

Të dy funksionet, marrin të njëjtën vlerë maksimale (të barabartë me numërin 1 ), për   0 . Ndërsa
për   m , ku m  1, 2, , ato janë të barabarta me zero. Kjo do të thotë që në këto pika
vrojtohen minimumet e intensitetit të dritës. Ndërmjet dy minimumeve fqinje vendosen maksimumet e
rendeve të ndryshme.

9
Kushtin e minimumit të intensitetit të dritës, duke pasur parasysh (5.20), mund ta shkruajmë edhe në
formën

b sin   m , (5.22)

e cila tregon që diferenca e rrugëve optike ndërmjet valëve, që dalin nga pikat e skajshme të çarjes,
është një numër i plotë i gjatësive të valëve. Kështu që pjesa e zbuluar AB e frontit të valës mund të
ndahet në 2m zona elementare, me gjërësi të njëjtë, të tilla që diferenca e rrugëve optike ndërmjet çdo

dy zonave fqinje të jetë . Atëhere valët, nga çdo çift zonash të tilla, do të vijnë në pikën e vrojtimit
2
me faza të kundërta dhe do të shuajnë reciprokisht njëra tjetrën. Në këtë mënyrë në pikën P do të
kemi minimum të intensitetit.

Minimumi i pare arrihet për m  1 . Në këtë rast sin 1  . Duke pasur parasysh që largësia fokale e
b
lentes është shumë më e madhe se gjërësia e çarjes ( f b ) si dhe duke shënuar l0 gjërësinë e
 l
maksimumit themelor (Fig. 5.8), mund të shkruajmë sin 1   1  0 . Atëhere
b 2f
2f
l0   . Nëqoftëse shënojmë me y1 pozicionin e minimumit të parë
b

10
lo f
(largësinë nga qendra O ), atëhere për minimumin e pare do të kemi y1    . Minimumi i dytë
2 b
2 y
realizohet për k  2 . Në këtë rast sin  2    2  2 dhe pozicioni i minimumit të dytë do të jetë
b f
2f
y2  . Në mënyrë të përgjithëshme, për pozicionin e rendit të m  të, mund të shkruajmë
b
mf
ym   (5.23)
b
Formula (5.22) na lejon të nxjerim edhe konkluzione të përgjithshme. Në përputhje me të

m
sin    1. (5.24)
b

Shprehjet e reja matematike hapin horizont për interpretime të reja fizike. Me të vërtetë, nga formula e
b
mësipërme del m  , domethënë përcaktohet numëri maksimal i minimumeve që mund të

vrojtohen, i cili varet nga rapoti i gjërësisë b të çarjes me gjatësinë e valës  . Gjithashtu ajo tregon se
çarja duhet të ketë një gjerësi të nevojshme  b    , në mënyrë që të përdoret metoda e përafruar e
Frenelit. Mbasi në rast të kundërt  b   , do të kishim sin  1 , që do të thotë se është e pamundur
të merret minimum difraksioni me intensitet të barabartë me zero.

Për të marrë maksimumin e intensitetit, duhet studjuar funksioni (5.21) për të gjetur vlerat e   ës ,
dI   cos   sin  
të cilat në këtë rast duhet të kënaqin ekuacionin  2I0    0 , ose tg   . Ky
d  2 
është një ekuacion transhendent, që nuk mund të zgjidhet me metodat e zakonshme algjebrike.
Zgjidhjet mund të gjenden duke kërkuar në mënyrë grafike pikat e kryqëzimit të funksioneve y  tg
sin 
dhe y   . Por mund të pranohet, në një përafrim të parë, që maksimumet e funksionit janë

shumë afër maksimumeve të funksionit sin  . Kjo do të thotë që për maksimumet duhet të plotësohet
 
kushti    2m  1 , ose b sin    2m  1 , ku m  1, 2,... Maksimumet e intensitetit,
2 2
meqënëse u korespondojnë vlerave të nëpasnjëshme gjithmonë e më të mëdha të   ës, bëhen
gjithnjë e më të vogla, ashtu siç paraqiten edhe në Fig.5.7.
Për  shumë të vogla, në krahasim me b , minimumeve të para të intensitetit, në secilën anë të
maksimumit qendror, u korespondon këndi

  sin    , (5.25)
b
që përcaktohet duke vendosur m  1 në ekuacionin (5.22) (Fig.5.9).

11
12
Fig. 5.9

13

You might also like