Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 36

LEKSIONI I DYTË

Përmbajtja: 1. Kuptimi i sigurimit. -2. Sigurimi si mjet për ndarjen, kompensimin dhe transferimin
e rrezikut. -3. Koncepti i rrezikut. Elementët dhe klasifikimet e rrezikut. - 4. Informacioni
asimetrik, përzgjedhja e kundërt (adverse selection) dhe Hazard moral. -5. Sigurimi dhe
karakteristikat bazë. Rreziku i sigurueshëm -6. Pranimi ose mbajtja e riskut. Vetësigurimi. -7.
Sigurimi dhe faktorët e riskut. Trajtimi i çështjes gjyqësore Test-Achats në GJED.Impakti i saj
në tregun e sigurimeve.

1. Kuptimi i sigurimit

Nuk ka përkufizim të vetëm për sigurimet. Termi “sigurim” mund të përcaktohet nga
këndvështrimi i disa disiplinave, përfshirë atë ligjore, si një kontratë, një veprimtari ekonomike,
një operacion teknik apo edhe duke iu referuar shkencës aktuariale.
Së pari, sigurimi tregon marrëveshjen më anë të së cilës në shkëmbim të një primi, siguruesi i
premton nënshkruesit (të siguruarit) një pagesë në rast të ndodhjes së rrezikut të parashikuar në
kontratë.
Së dyti, në planin ekonomik, sigurimi ka të bëjë me veprimtarinë 1 që kryejnë organizmat
(shoqëritë) e sigurimeve, për të cilën ato janë licencuar dhe kontrollohen nga Autoriteti
Mbikqyrës.
Së treti, sigurimi ka të bëje me një operacion teknik, tërësia e mënyrave të procedimit
(bashkëpunimi i ndërsjellë, statistika, marrja në sigurim,etj…) me anë të të cilave siguruesi
përpiqet të neutralizojë efektet e rastësisë dhe të jetë i aftë të respektojë kontratat e tij.
Duke u bazuar tek përkufizimi i kontratës së sigurimit, jurisprudenca përcakton tri kritere të
dallueshme: marrja përsipër e rrezikut, derdhja e një primi dhe pagesa e një dëmshpërblimi në
rast dëmi .

2. Sigurimi si mjet për ndarjen, kompensimin dhe transferimin e rrezikut

Duke e parë nga këndvështrimi i atij që e kërkon atë (aplikuesi për sigurim) sigurimi do të ishte
një akt që largon rrezikun: nëse ai e di që ky përdorim nuk e mbron aspak nga pasojat që i ka
rezervuar fati, stepja përpara tij e bën megjithatë të ketë frikë se mos e nxit fatin. Nëpërmjet
kësaj metode irracionale, të blesh një sigurim do të thotë të jesh i sigurt, të qetësosh frikën e së
panjohurës, e cila në gjuhën teknike do të quhej “ të transferosh rreziqet” nga çasti kur këto
rreziqe i ke pësuar dhe jo zgjedhur si në një lojë fati.
Nga këndvështrimi i siguruesit, përgjigjja ndaj kësaj frike bëhet e mundur nëpërmjet vlerësimit
të rreziqeve të konsideruara. Mirëpo edhe pse njerëzit për një kohë të gjatë e kanë konsideruar

1
Sipas nenit 4 , pika 49 te ligjit Nr.52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” veprimtari sigurimi do të
quhet përgatitja,ofrimi,nënshkrimi dhe zbatimi i kontratave të veprimtarisë së jetës dhe jojetës nga shoqëritë e
sigurimit

1
rrezikun si diçka të cilës i nënshtrohemi, gradualisht njerëzit kanë arritur t’a llogaritin atë në
mënyrë sasiore duke i dhënë një vlerë ekonomike.
Të përmbledhësh konceptin e sigurimit në një fjali të vetme rezulton e vështirë. Sigurimi është ai
veprim juridiko-ekonomik, i cili jep një garanci në rastin e ndodhjes së një ngjarjeje që sjell
pasoja të dëmshme nga ana pasurore për pronarin e sendit, duke e transferuar një rrezik të
caktuar nga pronari i sendit të ekspozuar ndaj këtij rreziku, tek një shoqëri sigurimi.
Kodi Civil në nenin 1113, Kreu XXIII, jep një përkufizim të konceptit të sigurimit, duke
formuluar nocionin e kontratës së sigurimit ku njëra palë, në qoftë se vërtetohet ngjarja e
parashikuar në kontratë, detyrohet në rastin e sigurimit të pasurisë t’i shpërblej palës tjetër ose
një personi të tretë, në dobinë e të cilit është lidhur kontrata, dëmin e pësuar brenda kufijve të
shumës që është përcaktuar në kontratë, dhe në rastin e sigurimit të personit, shumën e sigurimit
të përcaktuar në kontratë.
Pra, Kodi Civil menjëherë bën një kategorizim të sigurimit në dy pjesë të mëdha: sigurimi i
pasurisë dhe sigurimi i personit. Këto dy ndarje njihen me emërtim të ndryshëm në ligjin
kryesor të sigurimeve të vitit 2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” me termin
sigurime jojete për sigurimin e pasurisë dhe sigurimet e personit, të cilat njihen ndryshe edhe me
termin sigurimet e jetës.
Përkufizimi i dytë është ai sipas të cilit, sigurimi (apo shpërblimi i sigurimit) përbëhet nga një
fond, në të cilin kanë kontribuar shumë subjekte të ekspozuara ndaj të njëjtit rrezik me shuma të
caktuara të quajtura prime sigurimi. Në thelb, primi është përfaqësim në para i rrezikut të
siguruar, dhe në përpjestim me rrezikun e siguruar.
Thelbi i kontratës së sigurimit është reciprociteti. Shuma e primit të sigurimit vendoset nga
rregullat e funksionimit të teoremës së mesatareve, të cilat përllogariten nga aktuarët 2. Me anë të
llogaritjes së propabilitetit është e mundur të përcaktohet me njëfarë përafërsie: cili është numri i
herëve që një rrezik i caktuar të mund të ndodhë, në një periudhë kohore të caktuar, në një vend
të caktuar. Ndarja dhe kompensimi i rrezikut që janë në qendër të veprimtarisë siguruese mund të
realizohet në dy mënyra:
a) Me anë të bashkimit3 të disa subjekteve të ekspozuara ndaj një rreziku, me qëllim që të
ndajnë në grup dëmet që kanë pësuar disa prej tyre, ose
a) Duke ia transferuar rrezikun një subjekti të tretë, i cili e ushtron në mënyrë profesionale
aktivitetin e marrjes në sigurim për të siguruarit, kundrejt një pagese të caktuar. Ky është
rasti i shoqërive të sigurimit. Rasti i dytë, është forma moderne e sigurimit dhe është
veprimtari ekonomike e bazuar mbi një procedurë teknike që lejon të përcaktohen
paraprakisht kostot e kësaj garancie. Kjo procedurë teknike siguruese supozon mbledhjen e
një sasie rreziqesh në mënyrë që numri dhe homogjeniteti i tyre të jetë i tillë për të lejuar
kompensim. Domethënë raporti midis pagesave të bëra nga subjektet e ekspozuar ndaj
2
Sipas ligjit të 2014, “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”,aktuari është personi i licencuar nga Autoriteti i
cili ka si detyrë kryesore llogaritjen e tarifave të primeve, tabelave të probabilitetit, provigjoneve dhe dividentëve,
duke u mbështetur në teori shkencore që lidhen me investimet, statistikën, matematikën, financën dhe demografinë.
3
Jemi para rastit të bashkësigurimit, i cili është një shërbim i ofruar nga disa sigurues me anë të një kontrate të
vetme për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga rreziqet e specifikuara në këtë kontratë për një prim të përgjithshëm
ose që ofron përfitime sipas kushteve të kontratës në masën e paracaktuar.

2
rrezikut (primet) dhe shumave të nevojshme për të përballuar dëmshpërblimet, të jetë i
ekuilibruar. Ky rezultat mund të arrihet vetëm duke ushtruar një veprimtari të marrjes në
sigurim në mënyrë sistematike, pra duke ushtruar një aktivitet tregtar.
Prandaj, kompensimi i rrezikut që karakterizon sigurimin në kuptimin modern është një objektiv
që arrihet në mënyrën më të mirë vetëm më anë të një sistemi të shpërndarjes së rrezikut në
mënyrë progresive, i cili fillon nga një shoqëri sigurimi dhe përfshin një tërësi shoqërish të tjera
të tregut vendas apo qofshin këto të tregjeve të huaja.

3. Koncepti i Rrezikut. Elementët dhe klasifikimet e rrezikut

Nuk ka një përkufizim të vetëm për riskun. E derivuar nga gjuha italiane “rischio” në kuptimin e
burimit të rrezikut, dhe referimit në përkufizimin që jep fjalori i Oksfordit 4 nuk ka fjali apo
përkufizim për riskun, që do të ishte e kënaqshme në të gjitha kontekstet.
Si veti jetike e kontratës së sigurimit, rreziku është gjithashtu elementi më i vështirë për t’u
përcaktuar. Cilido qoftë përkufizimi i tij, ai është i lidhur me shumë elementë të tjerë në mënyrë
që ndarja e rrezikut në disa organizma, ndërsjellë të mundësojë mbulimin e tij.
Hartuesit e Kodit Civil janë mjaftuar ta klasifikojnë kontratën e sigurimeve ndërmjet kontratave
rastësore. Kontrata e sigurimeve priret para së gjithash ndaj mbulimit të një rreziku apo risku.
Pyetja është kryesisht doktrinale Në këtë drejtim, shtrohet pyetja se çfarë është një risk në
fushën e sigurimeve (I), çfarë do të thotë mbulimi i një risku nga sigurimet (II) dhe nëse i gjithë
sigurimi ka për objektiv mbulimin e një risku (III). Është vetëm me këtë kusht të fundit që ky
mbulim mund të përbëjë kriterin e kontratës.

- I -

Çfarë është një risk për sigurimet? Edhe pse nocioni është në dukje plural, që përcakton njërin
pas tjetrit një ngjarje të pasigurt, personin ose sendin që i ekspozohet atij, ose madje pasojat e tij
të dëmshme ( si respektivisht në shprehjet “risku i zjarrit”, “risku i automjeteve”, “ risku i
invaliditetit”), mund të arrihet një marrëveshje përreth konceptit të pasigurisë. Ka risk kur një
person ndodhet në një situatë pasigurie. Por a është ky kusht i nevojshëm, apo mundemi ta
zëvendësojmë me kushtin e paditurisë ? Dhe mbi të gjitha, a është ai i mjaftueshëm, apo duhet t’i
bashkëngjisim domosdoshmërinë që ngjarja e pasigurt të jetë e pritshme, nga ai i cili i
ekspozohet asaj ngjarjeje ?

A)Ta quash pasigurinë mbi një ngjarje mosnjohje të kësaj të fundit, do të thotë ta identifikosh
riskun me informacionin. Ajo që ka rëndësi nuk do të ishte ekzistenca e një risku, por besimi në
një ekzistencë të tillë. Në shoqërinë aktuale, që është njëkohësisht një shoqëri e informacionit
dhe një shoqëri e riskut, ky afrim kuptohet vetvetiu: antipatia ndaj riskut është e barabartë vetëm
me etjen për informacion.

4
“risku është shansi i pasojave të këqija, humbje apo ekspozim ndaj fatkeqësive”

3
Nga pikëpamja juridike, ajo duket se shpjegon jo vetëm sigurueshmërinë e të shkuarës së
panjohur (e njohur prej shumë kohësh me anë të nocionit të riskut të supozuar) por edhe më afër,
sigurueshmërinë e të ardhmes së njohur. Në thelb, diferenca ndërmjet të shkuarës dhe të ardhmes
ka të bëjë pikërisht me barrën e provës. E shkuara konsiderohet si e njohur dhe e ardhmja si e
panjohur ose për një të siguruar që do t’i njihte pasojat e ardhshme të veprimit të tij të
qëllimshëm. Por, për të shkuarën, si për të ardhmen, prova e kundërt është e mundur. Dhe qoftë
kur shohim pas vetes, qoftë kur shohim përpara, risku do të përmblidhej në një mungesë
informacioni.
Duhet ditur se ajo që ka rëndësi për të siguruarin nuk është ideja e ngjarjes, por vetë ngjarja, të
cilën mund ta ndiejë në trupin e tij ose në portofolin e tij. Edhe nëse ndodh që sigurimi të
garantojë imaterialen, një ciklon nuk është pasqyrimi i një cikloni dhe një invaliditet është fizik,
përpara se të jetë shoqëror. Është ana “materiale, konkrete” e sigurimit që përbën joshjen e tij në
krahasim me fusha më abstrakte, si financa. Të zbatosh të drejtën e sigurimeve do të thotë të
dëgjosh ekspertë, të zbulosh botën e teknikës, të njihesh me jetën reale.
Argumenti i dytë, për atë që sigurohet, pasiguria është kryesisht një pasiguri ndaj të ardhmes.
Mund ta kemi frikë të shkuarën, por vetëm nga pikëpamja e pasojave të saj të ardhme.
Argumenti i tretë, ka të bëjë me faktin se mosdija, ose mungesa e informacionit që kemi
përmendur, është një mosdije e katastrofës dhe jo e vetë rrezikut (që, nga ana e tij, ka gjithçka
për të fituar në aspektin e sigurueshmërisë po të njihet më mirë).
Në fakt, duhet thënë përsëri që risku nuk është një ngjarje (që duhet të ishte e pasigurt ose e
panjohur sipas opinioneve) por përkufizohet si fakti i të qenit i ekspozuar 5 para ndodhjes së tij.
Ngjarja realizon riskun, por ky i fundit ekziston para saj dhe do të ekzistojë edhe pas saj, të
paktën nëse katastrofa mund të përsëritet.
Në vazhdim të argumentit, nëse kjo përsëritje është e imagjinueshme, një katastrofë që ka
ndodhur para lidhjes së kontratës, edhe e njohur nga i siguruari, nuk duhet të jetë shkak për
pavlefshmërinë e marrëveshjes. Në mënyrë simetrike, sigurimi nuk duhet të marrë fund në rast të
humbjes vetëm të pjesshme të gjësë së siguruar, sepse atëherë risku vazhdon të veprojë6.
Fakti që kontrata ka për objekt një ngjarje (të shkuar ose të ardhshme) që është e njohur nga i
siguruari nuk pengon që kjo të jetë një kontratë sigurimi.(p.sh., rasti i përmbytjeve të përvitshme
në një zonë gjeografike të caktuar) Gjëja themelore, që ajo ta marrë këtë cilësim, është se me
gjithë këtë njohje, i siguruari mbetet “në risk” dhe se ka një vullnet të përbashkët të palëve për ta
mbuluar këtë risk. Kjo situatë pasigurie është pikërisht në zemër të cilësimit të kontratës së
sigurimit.
Përsa më sipër mund të konkludojmë që rreziku tregon një ngjarje që është e pasigurtë të
ndodhë, në parim7 dhe përsa i përket datës së saj8.
5
Transferimi i kostove të dëmeve nga i siguruari te një sigurues do të jetë i panevojshëm nëse nuk do të ekzistojë
ekspozimi ndaj dëmeve që është mundësia që dëmi të ndodhë.
6
Neni 1138 , Sigurimi, Kodi Civil, “ Kur pasuria e siguruar ka humbur pjeserisht ose është dëmtuar dhe për këtë
është paguar shuma jo e plotë e sigurimit, pasuria qe ka mbetur quhet e siguruar deri ne fund të afatit të përcaktuar
në kontratë.....”
7
Rasti i aksidentit
8
Rasti i vdekjes

4
Që ngjarja të jetë e dyshuar9 apo e shpresuar10 nuk ka rëndësi, mjafton që në kohën kur
nënshkruhet kontrata e sigurimit, rreziku të mos jetë shfaqur edhe pse është i parashikuar. Për
këtë qëllim, lindin shumë vështirësi në vlerësim. Pikësëpari, ndodh që në çastin kur palët lidhin
kontratë të mos jenë në dijeni që ngjarja e vërejtur{ e parashikuar}, mund të ketë ndodhur. Cdo
ngjarje për të cilën ekziston dyshimi është një ngjarje/gjendje e paparashikueshme, e papritur,
për të ndodhur ose mos ndodhur, e cila shkakton përjetimin e gjendjes së pasigurisë. Pasiguria
nuk është objektive dhe nuk presupozon njohuri të plotë të alternativave apo të së ardhmes. Tek
secili prej nesh, pasiguria është prani dyshimi për të ardhmen dhe bazohet në mungesën e
njohurisë apo në njohuri joperfekte, por kjo nuk do të thotë që të gjithë e përjetojnë njëlloj,
prandaj pasiguria është njëherësh koncept dhe praktikë individuale.
Vetëm ekzistenca e një ngjarjeje rastësore nuk mjafton për ta karakterizuar rrezikun si të
mbuluar me sigurim. Eshtë e domosdoshme, me qëllim që të bëhet dallimi mes sigurimit dhe
bastit, që kjo ngjarje do të prodhojë pasoja të padëshirueshme ndaj atij që i ekspozohet.
Nëpërmjet sigurimit, i siguruari mbrohet nga pasojat e rastësisë, ndërsa ai që vë bast e pranon
këtë rastësi me shpresën e një fitimi. 11 Ky element negativ i rrezikut lidhet me interesin e
sigurimit, i përkufizuar si interes i mosrealizimit të rrezikut, për të cilin ligji rezervon megjithatë
kërkesën vetëm të sigurimit nga dëmet. 12 Në fakt, cilido qoftë dëmi i garantuar nga këto
kontrata, kuptohet lehtësisht se i siguruari nuk ka interes ta pësojë atë. Nga ana tjetër, në disa
sigurime personash, siç janë kontratat që parashikojnë derdhjen e një kapitali apo një rente, nëse
i siguruari është gjallë në një datë të vendosur 13, interesi në mosrealizimin e rrezikut është më
pak predominant.
Cilado qoftë zgjedhja e pranuar, nocioni i rrezikut duhet stërholluar ende. Së pari, pasiguria që
prek ngjarjen e vënë në rrezik supozon se kontraktuesit nuk provokojnë kryerjen e rrezikut. Në
mënyrë përjashtimore, disa kontrata mbulojnë gjithësesi rreziqet, realizimi i të cilave varet nga
vullneti i të siguruarit, sic janë garancia për vetëvrasje në sigurimin e jetës. 14 Më pas, rreziku i
sigurueshëm duhet të jetë i ligjshëm, çka përjashton sidomos garancinë e dënimeve penale. Së
fundi, në përgjithësi ka një dallim midis rreziqeve konstante, shanset e realizimit të të cilave janë
të vazhdueshme gjatë një periudhe të gjatë 15dhe rreziqet variable, probabiliteti i ndodhjes së të
cilave rriten apo pakësohen gjatë periudhës së sigurimit 16.Interesi i bërjes së këtij dallimi qëndron

9
Rasti i sëmundjes
10
Martesa
11
Këtu bëjmë dallimin midis rrezikut të zgjedhur, si hipoteza e një loje fati, dhe rrezikun e pësuar që përbën një
rrezik para ekzistues kur lidhet kontrata e sigurimit.
12
Shtojmë se kjo kërkesë kuptohet praktikisht në hipotezën kur personi i ekspozuar ndaj rrezikut të garantuar (i
siguruari) është gjithashtu përfitues i shërbimeve në rast dëmtimi. Në fakt nëse perfituesi nuk do të përballonte
pasojat e një dëmtimi të mundshëm, ai do të ishte më shumë i interesuar që ky të realizohet. Parimi i dëmshpërblimit
që ndalon pasurimin e përfituesit duke e lidhur sigurimin me humbjen realisht të provuar, supozon
domosdoshmërisht që ky përfitues të jetë gjithashtu ai që pëson dëmtimin në pasurinë e tij.
13
Psh mosha e pensionit.
14
Sipas legjislacionit italian, sigurimi ne rast humbje jete duhet të mbulojë rrezikun e vetëvrasjes, duke filluar nga
viti i dytë i lidhjes se kontratës.
15
Rreziku nga aksidenti rrugor.
16
Rreziku i vdekjes.

5
në përcaktimin e primit që lidhet me të: rrezikut konstant i përkon një prim konstant nga një vit
në tjetrin, e kundërta ndodh në rastin e një rreziku variabël.

-II-

Duke u mbështetur në dykuptimtësinë e termit “risk” që është gjithashtu një rrezik – por shprehja
“me risqe dhe rreziqe” sugjeron se dy nocionet nuk janë të njëjta – një lloj doktrine konsideron
se risku është një ngjarje e dëmshme, ose, çka duket më e preferueshme, një ngjarje e
rrezikshme. Pyetja kryesore pra, nuk është “çfarë është një risk?”, por “çfarë rrezikojmë?” Dhe
nëse nuk rrezikojmë asgjë, kjo do të thotë se nuk ka realisht risk.

Është e qartë se ajo ka një bazë të vërtetë. Nuk ka risk pa rrezik ose, rreziku është ana e errët e
riskut. Me fjalë të tjera, për t’iu kthyer idesë së mbrojtur këtu, ku risku identifikohet me një
situatë pasigurie, të jesh në risk do të thotë të jesh në rrezik. Megjithatë, duhet saktësuar se çfarë
duhet kuptuar me “rrezik” gjë që çon në relativizimin e këtij nocioni.

Por çfarë kuptohet saktësisht me mbulim të një risku nga sigurimi? Nocioni i “mbulimit” është i
vështirë për t’u kuptuar, pa dyshim më shumë se ai i “riskut” por kjo nuk është një arsye që në
vend të tij të përdoret një tjetër si ai i “garancisë”. Sigurisht, ky i fundit është më neutral, sepse ai
i referohet një angazhimi (veçanërisht i fortë ), një premtimi të siguruesit. Garantojmë vetëm atë
që premtojmë dhe në kufirin e asaj që kemi premtuar. Siguruesi nuk është një garantues ose ai
nuk është vetëm një garantues. Para së gjithash, ai mbulon risqe, gjë që të kthen në nocionin e
mbulimit dhe shtron pyetjen e datës së tij (A) dhe atë të shtrirjes së tij (B).

A) Në lidhje me problemin e datës, duhet insistuar mbi menjëhershmërinë dhe vazhdimësinë e


mbulimit. Siguruesi i merr menjëherë përsipër risqet, sapo kontrata hyn në fuqi. Dhe ai i mbulon
në mënyrë të vazhdueshme, gjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë. Kështu ndodh si kur ka, si kur
nuk ka rast sigurimi (ngjarja e parashikuar në kontratë) pra, edhe kur risku realizohet edhe kur
nuk realizohet. Kjo është pasoja e faktit që vetë risku përkufizohet si një periudhë kohe. Në një
ideal gati të paarritshëm, periudha e mbulimit duhet t’i korrespondonte kësaj periudhe të riskut.
Në një plan juridik, rezulton se, sapo kontrata hyn në fuqi, siguruesi ka një detyrim të vërtetë, të
quajtur i mbulimit (më shumë se i garancisë, përmbajtja e të cilit, siç e kemi thënë, është shumë e
pasaktësuar), që vendoset në një kohëzgjatje. Në rast vërtetimit të rastit të sigurimit, ai do të
zgjidhet me derdhjen e një shume parash (ose të një shërbimi në natyrë), e thënë ndryshe me
ekzekutimin, zakonisht të menjëhershëm, të një detyrimi shlyerjeje.

B) Por, nëse angazhimi nga ana e siguruesit është i menjëhershëm, cila është shtrirja e tij?
Vështirësia vjen nga fakti se ekzistojnë sigurime dëmshpërblyese ku mbulimi nuk mund të kalojë
shumën e humbjeve të pësuara nga i siguruari (sigurimi i pasurisë/pronës)dhe sigurime me një
shumë të caktuar (sigurimi i jetës) ku mbulimi është i kufizuar vetëm me kontratën. Të dytat
kufizohen vetëm për personat, ndërsa fusha e të parave përbëhet nga sigurimet e dëmeve.

6
-III-

Një element tjetër i rrezikut, përvec pasigurisë është që ka disa nivele rreziku. Nuk mund të bëhet
supozimi që të gjitha risqet kanë të njëjtën propabilitet për të ndodhur. Disa situata janë më me
risk se të tjerat. Le të supozojmë se një shtëpi ndodhet në buzë të lumit, i cili njihet që del shpesh
herë nga shtrati dhe shkakton përmbytje. Kjo është një situatë me risk. Ekziston dyshimi për
rezultatin në të ardhmen nëse lumi do të shkaktoj përmbytje dhe për rrjedhojë dëme ndaj
shtëpinë që ndodhet pranë. Fakti që lumi njihet për përmbytjen që shkakton bën që të
parashikohet se lumi do të shkaktojë përmbytje dhe rritet mundësia që do të ndodh dëmi. Në
këtë rast thuhet që frekuenca e dëmit do të jetë e lartë. Le të supozojmë një shtëpi të dytë, e cila
është larg nga lumi, dhe ndodhet në një kodër. Në këtë rast shtëpia ndodhet në një pozicion më
me pak risk. Parashikimi që lumi do të shkaktojë përmbytje nuk ka ndryshuar , por mundësia e
ndodhjes së dëmit, frekuenca në këtë rast nuk është aq e madhe.
Nëse do të merrej në konsideratë vlera e ekspozuar ndaj riskut, mund të ndryshojë përsëri
gjykimi se cila nga dy shtëpitë paraqet risk më të lartë. Le të supozojmë se shtëpia e parë është
në gjendje të amortizuar dhe vlerësohet 50.000 euro.Shtëpia e dytë , e cila ndodhet në kodër
është një shtëpi luksoze, e cila vlerësohet 500.000 euro. Madhësia potenciale e dëmit është më e
madhe në rastin e shtëpisë së dytë. Shembujt e mësipërm kanë për qëllim të ilustrojnë se kur
flitet për riskun duhet kuptuar që është kombinim i propabilitetit të një ngjarjeje dhe madhësisë
së dëmit, nëse ngjarja do të ndodh. Frekuenca dhe madhësia e dëmit (ashpërsia e dëmit) janë dy
koncepte tepër të rëndësishme në sigurime, të cilat ndikojnë në ofrimin e sigurimit dhe kostot.
Rreziku është rezultat i pritshëm i një ngjarjeje ose disa ngjarjeve që do të pakësonte
vlerën e një investimi dhe që përcaktohet në bazë të shpërndarjes propabilitare të ndodhjes së
ngjarjes/ngjarjeve. Në sigurime cdo rrezik humbjeje përkthehet në njësi monetare-para. Krahas
humbjeve të matshme nga ana financiare psh dëmi nga zjarri matet me vlerën e të mirave të
djegura, dëmtimi automjetit nga një aksident matet me shpenzimet për ta rikthyer mjetin në
gjendjen e mëparshme etj, por ka dëme që nuk mund të maten me njësi monetare, ndonëse
përpjekjet për matje financiare nuk mungojnë, por përsëri nuk mund të konsiderohen të drejta
dhe /ose të sakta psh., gjymtimi i një njeriu, humbja e jetës, etj që përjetohen si vuajtje ,
dhimbje, shqetësim, stres etj dhe që nuk mund të shprehen në para. Kështu shumë autorë i
klasifikojnë rreziqet në dy grupe: si rreziqe financiare që maten me kosto monetare dhe si rreziqe
jofinanciare që maten me kosto njerëzore, psh shpërthimi Cernobilit, tërmeti në Turqi në 1999,
tërmeti në Shqipëri i vitit 2019, etj.

Grupimi i dytë, rreziku i pastër dhe rreziku spekulativ

Rreziku i pastër është rrezik që mbart mundësinë për të ndodhur vetëm humbje, p.sh., nëse
ndodh aksident, përplasje, rënie, etj palët pësojnë vetëm humbje. Tipet kryesore të rrezikut të
pastër janë:
1. Rreziqet vetjake personale Risqet personale përfshijnë individin dhe bazohen në këto
komponentë: humbjen e jetës ose humbjen e të ardhurave për shkak të rrezikut për

7
vdekje të parakohëshme, të paaftësisë fizike, rreziku i të ardhurave të pamjaftueshme për
individin pas daljes në pension, etj.
2. Rreziqet ndaj pasurisë/ pronës. Janë rreziqe që përfshijnë drejtpërdrejt një humbje të
pasurisë ose të të drejtave pronësore nga faktorë dhe shkaqe të ndryshme, p.sh, zjarri,
forcat e natyrës, etj. Këto humbje analizohen si humbje të drejtpërdrejta që janë humbje
financiare, të cilat rezultojnë nga dëmtimi fizik, nga shkatërrimi ose vjedhja e pasurisë, në
pronësi të një individi, subjekti, institucioni, etj.
3. Rreziqet ndaj përgjegjësisë/detyrimit, referon si rrezik që implikon një person, për të
mbajtur përgjegjësi ligjore kur dëmton pronën e dikujt, kur aksidenton, lëndon/gjymton
një person tjetër, etj dhe që me vendim gjykate mund të konsiderohet shkaktar e të
detyrohet të paguaj dëmshpërblimin përkatës.
Rreziku spekulativ është rrezik nga i cili pritet ose fitim ose humbje, p.sh., rreziku në bixhoz, në
kambizëm, investime, etj. Kredia është rrezik spekulativ sepse bart rrezikun që të fitosh (nëse
huamarrësi shlyen borxhin për shumën themelore dhe interesat) dhe të humbësh (nëse
huamarrësi nuk shlyen tërësisht ose pjesërisht borxhin për shumën themelore dhe interesat).

Ekspozimi /Identifikimi i rrezikut: Të pastër dhe spekulativ

Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj një rreziku, p.sh., kur udhëtojmë, ndaj rrezikut të sëmundjeve,
kur banojmë në një shtëpi druri, kur nuk kemi dyert e sigurta ndaj vjedhjes, kur merremi me
biznes të ekspozuar ndaj rrezikut të humbjes, falimentimit të shoqërisë, etj. Në industrinë
financiare, ekspozimi ndaj rrezikut të pastër dhe spekulativ ndan dy degë të mëdha, industrinë e
sigurimeve dhe industrinë bankare.

Industria e sigurimeve implikohet dhe mbulon ekspozimet ndaj rrezikut të pastër të ndodhjes së
ngjarjes që pëson vetëm humbje, për të cilën ofron produktet e sigurimit që konsistojnë në
dëmshpërblimin e humbjes p.sh., duke zëvendësuar të mirat e humbura .Të tilla janë sigurimet
ndaj ekspozimit të rrezikut të jetës, të shëndetit, aksidentit, të dëmtimit të vehtes apo të të tjerëve.
Këto përfaqësohen me dy degë: sigurimet e jetës dhe shëndetit dhe sigurimet jojetë ose të
pasurisë.

Industria bankare. Implikohet në rrezikun spekulativ. Kredia që është produkti kryesor i


bankave është besim i bankës ndaj huamarrësit që e implikon në rrezik bankën për të mos
arkëtuar paratë nga huamarrësi. Kjo do të thotë se bankat nëpërmjet ofrimit të kredive kanë gjasa
të fitojnë(interesat) por edhe të humbin (kur nuk i shlyen tërësisht/pjesërisht kredia si shumë
themelore dhe / ose interesat).Nga ana tjetër vetë bankat eksopozohen si ndaj rrezikut të pastër ,
njëkohësisht edhe ndaj rrezikut spekulativ. Kjo sepse kur bankat ofrojnë kredi ato marrin peng në
zotërim, të mira, që shërbejnë për të zëvendësuar kredinë e humbur. Mirëpo për bankën duhet që
këto të mira të mos cënohen në vlerë nga rreziku i zjarrit, dëmtimit, vjedhjes, shembjes etj, duhet
që huamarrësi të mos sëmuret, vdesë, etj, sepse rrezikon shlyerjen e kredisë. Nëpërmjet
kërkesave që banka i kushtëzon aplikuesve për huamarrje, për sigurimin e jetës së tyre dhe për
8
sigurimin e të mirave, që vendosin si garanci dhe/ose sigurimin për të mirat që merret kredia,
bankat largojnë nga vetja rrezikun e pastër. Kjo është arsyeja që u kërkojnë huamarrësve sigurim
për jetën, për shëndetin, etj, sigurim nga zjarri, vjedhja, dëmtimi, sigurim nga faktorë madhorë
(tërmete, cunam, tornado, përmbytje, etj)

Grupimi i tretë: Rreziku themelor/bazë dhe rrezik specifik/i vecantë

Në biznes ose në jetën e përditshme, ka rreziqe që godasin krejt bashkësinë e individëve,


shoqërive alternativave të investimeve, etj pavarësisht biznesit që bëjnë, produktet që prodhojnë
ose rreziqe që godasin të gjithë popullatën pavarësisht nga përkatësia sociale, gjeografike, racore
etj, p.sh., epidemi, tërmet, etj. Këto rreziqe që rrokin krejt sistemin, popullatën, mjedisin njihen
si rrezik themelor apo rrezik bazë. Përveç kësaj, efekti i rreziqeve themelorë ndjehet nga një
masë e madhe njerëzish. Sidoqoftë, nuk do të ishte e saktë që rreziku themelor të kufizohej
vetëm në rreziqet natyrore. Ndryshimet shoqërore, ndërhyrjet politike ose lufta, mund të
interpretohen si rreziqe themelorë. Në ndryshim nga kjo formë rreziku që ka origjinë jopersonale
dhe efekt të gjerë, kemi rreziqet e veçantë. Rreziqet e veçantë janë shumë më personalë, si në
shkak edhe në efekt. Kjo përfshin shumë rreziqe që i kemi përmendur si zjarri, vjedhja, dëmtimet
në punë dhe aksidentet motorrike. Rreziqet e veçantë janë të sigurueshëm, ndërsa rreziqet
themelorë jo. Megjithatë, siguruesit privatë nuk sigurojnë shumë rreziqe themelore, të tilla si
papunësia, për shkak se ekziston mundësia për ndodhjen e papunësisë në përmasa të mëdha.
Këto rreziqe janë të siguruar në përgjithësi nga shteti, nëpërmjet programeve shtetërorë të
sigurimit, për shkak se shteti ka një kontroll mbi rreziqet ekonomike përmes politikave të
veçanta , të tilla si politikat monetare dhe rregullimet ligjorë.
Rreziqet themelorë janë kaq të pakontrollueshëm, me përmasa të mëdha dhe të përgjithshëm,
sa mendohet që ata janë përgjegjësi e shtetit dhe e shoqërisë në tërësi. Faktori gjeografik shpesh
është i rëndësishëm, veçanërisht për rreziqet "natyrale" si përmbytja dhe tërmeti. Në shumë
vende, këto rreziqe konsiderohen nga siguruesit si themelorë, dhe për pasojë, të pasigurueshëm.
Kompanitë e sigurimeve në përgjithësi kanë siguruar disa rreziqe themelorë , të tilla si uragan
apo dëmtim nga stuhitë, breshëri dhe rreziqe më të veçanta. Në rastin e rreziqeve themelorë që
janë të siguruar, kompanitë e sigurimeve ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e humbjes së
madhe financiare, duke kufizuar mbulimin në një zonë të veçantë gjeografike dhe nga përdorimi
i risigurimit, e cila është blerja e sigurimit nga kompanitë e tjera për të mbuluar humbjet e tyre të
mundshme .
Rreziqet natyralë përfshijnë tërmetet, përmbytjet, urinë, vullkanet dhe "fatkeqësitë" e tjera
natyrore. Elementët kryesorë të një ngjarje katastrofike17janë:
• Ashpërsia (madhësia e dëmeve, shkakton pasoja të rënda e shumë viktima)

17
Fjala katastrofë dhe pasojat e ngjarjes të klasifikuar si e tillë, kanë kuptim relativ dhe karakter relativ. Katastrofë
për individin mund të jetë humbja e njerëzve të dashur, humbja e punës apo kursimeve, një sëmundje e rëndë, etj.
Për një biznes katastrofë mund të jetë rënia e zjarrit dhe shkatërrimi i pronës, dalja jashtë përdorimit e makinerive të
prodhimit si pasojë e dëmtimit nga energjia elektrike, futja e një konkurenti të fortë në treg, humbja e një drejtuesi
kryesor, etj.

9
• Paparashikueshmëria (frekuencë e ulët, vjen papritur)
• Pamundësinë e një komuniteti për të rekuperuar me burimet e tij të brendshme, pasojat e
shkaktuara nga ngjarja, (tronditje e madhe që sjell shkatërrim në jetën familjare ose shoqërore
falimentim i plotë e i rëndë)
Banks 18e përkufizon një katastrofë si “ ...një ngjarje natyrore ose e shkaktuar nga njeriu, me
probabilitet të ulët, që krijon tronditje në kornizën ekzistuese sociale, ekonomike apo mjedisore,
dhe që ka potencialin të shkaktojë humbje të rënda njerëzore dhe financiare”.
Nga pikëpamja sociale ashpërsia e katastrofave vlerësohet nga parametra të tillë si: numri i
viktimave, numri i të lënduarve, numri i personave që mbeten me aftësi të kufizuara si pasojë e
katastrofës, numri i njerëzve të prekur direkt apo indirekt nga katastrofa, numri i të pastrehëve,
etj. Këto lloj matjesh luajnë një rol të rëndësishëm në politikat që ndiqen për përballimin e
efekteve të katastrofave, por kanë pak efekt në procesin e modelimit të riskut të katastrofave për
shkak të vështirësisë në shprehjen sasiore të riskut nëpërmjet tyre 19. Nga pikëpamja ekonomike
ashpërsia e katastrofave shprehet nëpërmjet nivelit të dëmeve ekonomike të shkaktuara. Matja e
dëmeve nga një katastrofë nuk është gjithmonë e thjeshtë. Një pjesë e mirë e tyre vlerësohet nga
kompanitë e sigurimeve nëpërmjet dëmeve të siguruara. Pra, për një katastrofë vlerësohen dëmet
totale të shkaktuara dhe dëmet e siguruara.
Ajo që është vënë re në dekadat e fundit është një rritje e nivelit të ashpërsisë nga pikëpamja
ekonomike apo sociale, ndonëse nuk ka të dhëna që të tregojnë për rritje të nivelit të ashpërsisë
së katastrofave të matura nga pikëpamja fizike. Kjo dukuri lidhet me rritjen e vulnerabilitetit 20 të
shoqërisë njerëzore nga katastrofat. Në mënyrë që të ofrohet një çmim i përshtatshëm për këtë
lloj produkti, është e nevojshme për kompaninë e sigurimit të dijë me saktësi riskun që ajo merr
përsipër në rastet e ngjarjeve katastrofike.
Aspekti i parë, lidhet me çmimin e policave të sigurimit që ofrojnë mbulim nga katastrofat.
Aspekti i dytë, lidhet me risigurimin e vetë kompanive të sigurimit, pra ç’pjesë të riskut dhe
primeve do t’i cedohen risiguruesit. Nëse përqendrimi i riskut të marrë përsipër në një zonë të
caktuar mund të jetë tepër i lartë, kompania e sigurimit mund të vihet në vështirësi dhe të
rrezikojë falimentimin në rast ndodhjeje të një katastrofe në zonën në fjalë. Risigurimi mund ta
transferojë këtë risk.
Kompanitë e risigurimeve janë gjithashtu aktorë me peshë në tregun e produkteve të
katastrofave. Një nga arsyet historike të krijimit dhe ekzistencës së tregut të risigurimeve ka qenë
pikërisht mbulimi në rast humbjesh të jashtëzakonshme dhe katastrofat janë një shembull tipik i
tyre. Në mënyrë të ngjashme me siguruesit direktë, edhe kompanitë e risigurimit duhet të
vlerësojnë riskun që ata marrin përsipër nga mbulimi i katastrofave natyrore me sigurim.
Zakonisht risiguruesit diversifikohen në zona të ndryshme për të evituar përqendimin e riskut në
një zonë të vetme. Penetrimi i sigurimeve në treg është i ulët dhe për mbrojtjen nga katastrofat
nuk ofrohen produkte të veçanta, por pjesërisht dhe vetëm në kuadër të mbulimit nga zjarri dhe
risqet natyrore. Pronarët e banesave apo pasurive tregtare, janë të interesuar të njohin riskun me
18
E.Banks , “Catastrophic Risk, Analysis and Management”, 2005,fq. 5
19
G. Lito, “ Manaxhimi i Riskut të Katastrofave, rasti i Shqipërisë”, punim doktorature, fq.5
20
ibidem

10
të cilin përballet prona e tyre në momentin që vendosin për të blerë sigurim. Është e qartë që nuk
mund të paguajë të njëjtin prim për një pronë që ndodhet në një zonë afër një vije thyerjeje
sizmike dhe në një zonë që ndodhet larg. Një fermer që e ka pronën e tij në një fushë të rrezikuar
nga përmbytjet nuk do të paguajë njësoj si një fermer që e ka pronën në një zonë që nuk është
përmbytur kurrë, apo që ndodhet në kodër.
A është risku i katastrofave një risk i sigurueshëm? Risku i katastrofave ka pothuajse të gjitha
karakteristikat e një risku të sigurueshëm. Ai është një ngjarje e rastit, me probabilitet relativisht
të ulët, dhe numër të lartë ekspozimesh të ngjashme. Sot, shumë kompani sigurimi ofrojnë
produkte që mbulojnë një pjesë të mirë të risqeve nga ngjarje katastrofike. Megjithatë, ndodh që
kompanitë e sigurimit nuk marrin përsipër mbulimin e disa lloje risqesh katastrofikë, pavarësisht
se këto nuk mund të grupohen si risqe të pasigurueshëm, duke u bazuar në përkufizimin klasik të
një risku të tillë.
Pamundësitë e sigurimit të katastrofave. Nëse risku nga katastrofat mund të quhet i sigurueshëm,
a mund të sigurohet gjithnjë dhe në çdo lloj rrethane ky lloj risku? Sigurisht që jo në të gjitha
rastet është e mundur të sigurohet një katastrofë. Në situata kur probabiliteti i ndodhjes së
ngjarjes është shumë i vështirë për tu vlerësuar, me gjithë përdorimin e njohurive shkencore dhe
teknikave aktuariale, kompania e sigurimit e ka të vështirë të marrë riskun përsipër. Pa një
vlerësim të mirë të probabilitetit të riskut, ekziston mundësia që risku të nënvleftësohet (të merret
përsipër më shumë risk se ç’duhet) ose të mbivlerësohet duke vendosur një çmim (prim) të lartë
e të pajustifikueshëm. Sigurimin e riskut të katastrofave e pengon edhe një vështirësi tjetër. Kjo
ka lidhje me pamundësinë për të transferuar një pjesë të riskut nga vetë kompanitë e sigurimit.
Për natyrën që paraqet risku i katastrofave, është i domosdoshëm transferimi i tij tek risiguruesit.
Ndryshe siguruesi direkt rrezikon falimentimin në rast ndodhje të ngjarjes katastrofike. Një
problem madhor paraqet fakti që kompanitë e sigurimit nuk mund të alokojnë kapital
paraprakisht për të mbuluar humbje të mundshme të mëdha nga katastrofat edhe kur janë të
pritshme ngjarje të tilla.

Funksionimi i tregut dhe problematika në sigurimin e katastrofave

Duke qenë se dëmet nga katastrofat janë të mëdha, mbulimi i tyre bëhet i mundur nëpërmjet
primeve relativisht të larta. Megjithë zhvillimet e shkencës në parashikimin e katastrofave
natyrore, dhe sistemeve të avancuara kompjuterike që mundësojnë simulimin e katastrofave për
të përllogaritur dëmet e mundshme, përsëri pasiguria mbetet e lartë. Për këtë arsye, shpesh
kompanitë aplikojnë një marzh relativisht të lartë sigurie në llogaritjen e primeve. Në shumë
raste tregu dështon në vendosjen e një ekuilibri në këtë sektor, duke ofruar produkte me çmime
të papërballueshme, ose duke mos ofruar fare mbulim për katastrofat. Gjithashtu fakti që në
shumë shtete ekzistojnë programe shtetërore për përballimin e katastrofave, 21 përbën një element
frenues për sigurimin e individëve apo bizneseve të vogla ndaj tyre. Kjo është një shfaqje e riskut
moral. Në botën e sigurimit të katastrofave, në disa nga vendet e lindjes, veçanërisht në vendet

21
Në Shqipëri kuadri ligjor për të vepruar për manaxhimin e situatave të tilla është ligji për emergjencat civile.

11
ku ekonomia dhe shoqëria kanë përjetuar një përqëndrim ekstrem dhe një shtet tërësisht totalitar,
në të cilat tregu i sigurimeve dhe kompanitë e sigurimeve kanë qenë pothuaj inekzistente, duhet
marrë mirë në konsideratë edhe shkalla e ndikimit të faktorit psikologjik dhe tradicional lidhur
me raportin e individit me riskun. Në këto vende, në rastet e ndodhjes së ngjarjeve katastrofike,
riskun e mënjanimit të pasojave dhe të dëmshpërblimit të dëmeve të shkaktuara e ka mbajtur
tërësisht shteti për gati 50 vite. Kjo ka kultivuar mentalitetin dhe psikologjinë që riskun e
katastrofave duhet ta marrë përsipër dhe ta suportojë ekonomikisht shteti. Ky mentalitet vazhdon
të ndikojë edhe sot, kur bëhet fjalë për qëndrime dhe veprime ndaj ngjarjeve katastrofike apo për
sigurime të elementëve pasurorë dhe jetës ndaj katastrofave.
Me gjithë ekspozimin e tyre serioz ndaj rrezikut të fatkeqësive të shkaktuara nga impakti i
rreziqeve natyrore përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje, thatësira dhe shkarja e tokës,
shpeshtësia dhe shkalla e dëmit të të cilave, ka gjasa të rritet si rezultat i ndryshimeve klimatike,
menaxhimi i rrezikut ndaj fatkeqësive natyrore është shumë i dobët në Shqipëri. 22Sidomos në
këto vende është realisht inekzistente mbulimi i pronave të pronarëve të shtëpive dhe bizneseve
të vogla me siguracion në rast fatkeqësish. Përveç vuajtjeve njerëzore dhe humbjeve në njerëz,
katastrofat natyrore kanë një impakt të konsiderueshëm në performancën ekonomike dhe
stabilitetin makro ekonomik të vendeve të prekura.

Dallimi i rrezikut themelor/bazë nga rreziku specifik/i veçantë

Pavarësisht madhësisë dhe tipeve të ndryshëm të siguruesve privatë, këta të fundit nuk i ofrojnë
të gjitha llojet e sigurimeve. Biznesi i sigurimeve private përgjithësisht rrokin pjesën më të
madhe të rreziqeve specifikë, për shembull rrezikun ndaj zjarrit, vjedhjes, përgjegjësisë,
sigurimin e jetës. Dhe shumë më pak rreziqe themelore, p.sh. mund të hasen sigurime ndaj
tërmeteve, përmbytjeve, etj.
Pjesën më të madhe të rreziqeve themelore e merr përsipër shteti, me programet qeveritare, p.sh.
rreziku i papunësisë, sigurim ndaj katastrofa që vijnë si rezultat i forcave madhore, sigurim ndaj
rrezikut politik, etj. Shteti zhvillon programe të tilla sigurimi si sistemi i sigurimeve shoqërore, i
cili mbron qytetarët e një vendi më të ardhura në lidhje me paaftësinë e përkohëshme në punë,
barrëlindjen, invaliditetin, aksidente në punë dhe sëmundjet profesionale, dukurinë e papunësisë.

4. Informacioni asimetrik, përzgjedhja e kundërt (adverse selection) dhe Hazard moral

Pasiguria ose paqartësia është bazë e informacionit të njëanshëm apo informacionit asimetrik. Në
cdo rast kur një blerës është përballë një shitësi, kur një huamarrës gjendet përballë huadhënësit

22
Në 16 maj 2008, Shqipëria u bë vendi i parë anëtar i Programit për Facilitetin e Siguracionit ndaj Rrezikut të një
Katastrofe nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për të mbuluar kontributin e saj kapital për
Facilitetin dhe kostot për organizimin e fushatave të edukimit publik mbi përfitimet nga siguracioni në rast
katastrofash.

12
ose kur një person që kërkon të sigurohet ndodhet përballë siguruesit, kundërpalët nuk kanë
informacion të njëjtë për njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se shitësi priret të ketë më shumë
informacion për të mirën që shitet sesa blerësi i saj, huamarrësi ka më shumë informacion për
kapacitetin dhe mundësinë /dëshirën e shlyerjes së huasë sesa huadhënësi, po kështu i siguruari
priret të ketë më shumë informacion rreth shëndetit të tij, nëse kërkon të sigurojë jetën apo
shëndetin tek siguruesi, etj.
Informacioni asimetrik është pabarazi informacioni. Informacioni i pabarabartë në marrëdhënie
ndërmjet palëve kontraktuese bart rrezikun që për hir të një informacioni të paplotë, të mangët
ose të përciptë, pala blerëse të vendosë të blej një mall jo të cilësisë ose jo të funksioneve që i
reklamon shitësi. Ndodh që një shoqëri sigurimi implikohet në rrezik të humb kur siguron një të
siguruar që ka propabilitet të lartë të pësojë aksidente, të ketë sëmundje vdekjeprurëse, të këtë
pasuri të ekspozuara ndaj rrezikut, etj, të cilat kur aplikon për sigurim, nuk i ka shpalosur ose i ka
fshehur si fakte.
Shpeshherë siguruesit u ofrojnë sigurim edhe individëve apo subjekteve të vecantë që kanë
historik të një rreziku të lartë humbjesh p.sh. sigurim ndaj aksidenteve ose për përgjegjësi ndaj
palëve të treta që i ofrohet një drejtuesi mjeti që ka bërë disa përplasje, një individi që ka raste të
shumta të goditjes nga akte vandalizmi, etj. Rrethanat kur siguruesit vendosin të sigurojnë edhe
ata individë, të cilët në kushte normale nuk do ti siguronin, përfshihen në konceptin dhe
praktikën e përzgjedhjes së kundërt (adverse selection).
Problemi shtrohet pse siguruesit edhe pse e identifikojnë, e vlerësojnë, e kontrollojnë edhe e
monitorojnë rrezikun ata përsëri vendosin të sigurojnë personat fizikë/juridikë madje edhe me
cmim standart. Normalisht, në këto raste siguruesit nuk do të pranonin të siguronin, por ata
detyrohen ta bëjnë këtë kryesisht, sepse:
1. Sigurimi në shumë aspekte është alternativë e detyrueshme , p.sh.,sigurimi i automjetit të
një personi që ka prirje të lartë për përplasje,aksidente, etj dhe për pasojë kosto/humbje të
lartë dhe të përsëritshme për siguruesin;
2. Siguruesit sigurojnë për të njëjtin objekt /subjekt një numër shumë të madh rastesh, të
cilat për hir të veprimit të ligjit të numrave të mëdhenj, pësimi i humbjeve prej tyre është
shumë i vogël në krahasim me mospësimin e humbjeve nga klientët e tjerë. Për këtë arsye
siguruesit sakrifikojnë elementë të maksimizimit të fitimit dhe vijojnë të ofrojnë kontratë
sigurimi edhe pse në kundërshtim me dëshirën e tyre.
Përsa më sipër është e qartë se siguruesit mund të përballen me individë, shoqëri, etj që aplikojnë
për sigurime, ndërkohë që fshehin të vërteta të rëndësishme derisa të mohonin sigurimin e tyre
ose që do të rrisnin kostot e sigurimit të tyre. Kjo e rrezikon siguruesin të tregtojë për subjekte
mashtruese, të cilët sa më të pranishëm të jenë, aq më shumë rrisin qoftë dendurinë e humbjeve
(raste të shumta të humbjeve për siguruesit), po ashtu edhe ashpërsinë e humbjeve (humbje në
vlerë gjithnjë e më të lartë) Kjo njihet si cënim/hazard moral. Objektivisht kjo mund të vërehet
edhe tek siguruesit e pandershëm, sidomos në rrethanat kur zotohen për të siguruar një person
fizik/juridik, ndërkohë që kur ndodh dëmi, nuk i përgjigjen të siguruarit për të kompensuar
dëmin/humbjet. Nga sa më sipër hazardi moral analizohet si:

13
a) Hazard moral i siguruesit ndaj të siguruarit, p.sh., kur një shoqëri sigurimi e josh një
aplikues për sigurim të sigurohet dhe duke qenë i siguruar, i siguruari implikohet më
shumë në rrezik, ndërkohë që kur ndodh ngjarja, pala siguruese kapet në klauzola të
ndryshme në kontratën e sigurimit që janë të pakapshme nga një i siguruar në
mirëbesim, si rrjedhojë siguruesi nuk e zëvendëson vlerën e dëmit ose zhdëmton për një
shumë më të vogël, në krahasim me primet e përfituara nga i siguruari;
b) Hazard moral i të siguruarit ndaj siguruesit, që është mundësia e humbjes e një shoqërie
sigurimi nga qëndrimi moral, i ulët i të siguruarit, p.sh., karakteri, zakonet, sjellja, veset,
p.sh., p.sh. një person që djeg shtëpinë e tij për të përfituar shpërblimin nga sigurimi, një
bashkëshort/bashkëshorte që vret partnerin për të përfituar shumën në para të sigurimit
të jetës, etj, kur një individ me sëmundje terminale që akoma nuk i është shfaqur,
aplikon me dëshmi shëndetësore të rreme dhe bën sigurim jete si i shëndoshë për një
vlerë p.sh., 1 milion lekë ndërkohë që vdes dhe përfiton sigurimin e jetës.
c) Hazardi i moralit (morale hazard) që është rritja e mundësisë së rrezikut nga pakujdesia
apo indiferenca e të siguruarit, sepse është i siguruar p.sh., një i siguruar që nuk
kujdeset të mbyllë shtëpinë se e ka të siguruar nga vjedhja, një individ që nget pa kujdes
makinën sepse e ka të siguruar, etj.

5. Sigurimi dhe karakteristikat bazë. Rreziku i sigurueshëm

Sigurimet janë veprimtari biznesi që si produkt kanë sigurimin kundër rreziqeve të ndodhjes së
ngjarjeve të papritura që bartin humbje dëm jetësor dhe/ose pasuror për një individ ose subjekt
biznesi. Sigurimi është produkt që ofohet nga shoqëria e sigurimit kundrejt një kontrate sigurimi
me palën që do të sigurohet. Marrëveshja e sigurimit është sipas një formati që quhet policë
sigurimi, e cila mbulon një periudhë apo deri në një afat të caktuar. Siguruesi angazhohet të
dëmshpërblejë vlerën e dëmit të përcaktuar në policën e sigurimit apo kontratën e sigurimit
vetëm nëse ai ndodh. Karakteristikat bazë të biznesit të sigurimeve janë:

1. Grupimi i humbjeve konsiston në grumbullimin e rrezik humbjeve të individëve dhe


subjekteve të vecanta në një grupim, ku secilit mund ti ndodh rastësht humbja , por jo të
gjithëve njëherësh. Në këtë mënyrë sa më i madh numri i pjesmarrësve në grup, aq më e
ulët kostoja e përballlimit të humbjeve nga siguruesi.
Grupimi i humbjeve ka dy aspekte: a) shpërndarjen në të gjihtë grupin e kostos së humbjes
që i ndodh një anëtari; b) mundëson parashikimin e humbjeve të ardhshme, duke u
mbështetur në ligjin e numrave të mëdhenj.
2. Ligji i numrave të mëdhenj. Duke kombinuar përvojat e një numri të madh humbjesh,
siguruesit arrijnë ti parashikojnë më me saktësi humbjet dhe të zvogëlojnë rrezikun, duke
u mbështetur tek Ligji i numrave të mëdhenj 23 .Sipas këtij ligji sa më i madh të jetë numri
23
Ligji i numrave të mëdhenj është një parim matematikor që ndihmon siguruesit të bëjnë parashikime për
frekuencën dhe madhësinë e dëmeve.Parashikimi i dëmeve të ardhshme bazohet në eksperiencën e ndodhjes së

14
i ngjarjeve, aq më shumë rezultati faktik do ti afrohet rezultateve të parashikuara,( p.sh.,
po të hidhni një monedhë, propabiliteti kokë apo pilë do të jetë 0,5. Po ta bëni këtë veprim
10 herë, mund të rastisë që të bjerë kokë 8 herë. Megjithëse në këtë rast propabiliteti për të
rënë kokë ishte 0,8 duhet pranuar se propabiliteti i vërtetë është 0,5.) Llogaritja e
shpeshtësisë mesatare dhe e rrezikshmërisë mesatare duhet bazuar në përvojën e
humbjeve të pësuara.Po te mbështetemi në një numër të madh ngjarjesh, përvoja e
humbjeve faktike të con në llogaritje të mira për të ardhmen. Pra mund të konkludojmë se
grupimi i rrezikut të humbjeve shpërndan në krejt grupin një humbje faktike të pak
individëve dhe subjekteve që e pësojnë atë, dhe për hir të Ligjit të numrave të mëdhenj,
humbja e pësuar nga pak anëtarë të grupimit, rëndon shumë herë më pak tek secili anëtar i
grupit, sesa do t’i rëndonte një anëtari të vetëm po të ishte i pasiguruar.
3. Pagesa kompensuese e humbjeve të rastit, që do të thotë se nga siguruesit mbulohen dhe
paguhen vetëm humbjet aksidentale apo humbjet që krijohen nga faktorë të rastit (të
pararashikueshëm/të papritur) dhe të paparamenduara. Një dëm që nuk është aksidental
është një rast mashtrimi në sigurime.
4. Rreziku që transferohet nga i siguruari tek siguruesi është rrezik i pastër, rrezik që sjell
vetëm humbje) dhe se siguruesi ka bazë financiare më të fuqishme për të përballuar
/kompensuar humbjen e ndodhur tek një ose tek pak anëtarë të grupit të siguruar prej tij.
5. Kompensimi i dëmit bazohet në doktrinën e sigurimit që pohon se në cdo rast, siguruesi i
ofron të siguruarit një kompensim humbje pavarësisht rrethanave. Kompensimi i humbjes
luhatet nga 100% deri në një fraksion përkatësn (nën 100%) por që në cdo rast
konsiderohet si masë që risjell të siguruarin në pozicionin financiar që ka pasur përpara se
t’i ndodhte humbja.
6. Humbja nuk duhet të jetë katastrofike, që do të thotë mosndodhje njëherësh e shumë
humbjeve, për arsyet që përmendëm ut supra.
7. Humbjet duhet të jenë të përcaktueshëm dhe të matshëm, që do të thotë se humbja duhet
të përcaktohet sipas shkakut, kohës, vendit dhe vlerës. Nëse koha dhe vendi i një dëmi nuk
mund të përcaktohet dhe madhësia e dëmit nuk mund të matet, bëhet i vështirë shkrimi
(emëtimi) i një police sigurimi që përcakton se cfarë dëmesh do të paguaj dhe sa do të
paguaj.
8. Ekspozimi ndaj dëmeve nga këndvështrimi ekonomik duhet të jetë i mundshëm për tu
siguruar (humbjet e vogla dhe humbjet me propabilitet të lartë të ndodhjes së dëmit
konsiderohen të pasigurueshëm) Për shkak të këtij kufizimi, ekspozimet ndaj dëmeve që
përfshijnë vetëm humbjet e vogla, si dhe ato që përfshijnë një propabilitet të lartë të
ndodhjes së dëmit, përgjithësisht konsiderohen të pasigurueshëm. Mbulimi me sigurim i
dëmeve të vogla nuk ka logjikë pasi shpenzimet e marrjes në sigurim tejkalojnë dëmet e
mundshme.Gjithashtu, nuk ka arsye të sigurosh dëme që janë të sigurta që do të ndodhin.

6. Pranimi ose mbajtja e riskut. Vetësigurimi


dëmeve në të kaluarën. Nëse parashikimet janë të sakta, primet që siguruesit do të mbledhin nga të siguruarit mund
të mos jenë të mjaftueshme. Saktësia e parashikimeve të siguruesit bazohet në ligjin e numrave të mëdhenj.

15
Në ndryshim nga blerja e sigurimit, disa institucione publike dhe koncerne të mëdha industriale
vënë mënjanë fonde për të përballuar humbjet e sigurueshme. Këto organizata vendosin të
vetësigurohen, sepse mendojnë se kanë mundësi financiare të marrin përsipër humbje të tilla, dhe
sepse për to kostoja, nëpërmjet transferimit të fondeve, është më e ulët se nivelet e primit të
sigurimit, duke qenë se kursejnë fitimin dhe shpenzimet administrative të siguruesit. Është një
rrethanë kur një individ ose subjekt nuk sigurohet, por e mban vetë rrezikun e pësimit të një
humbjeje duke krijuar burime të brendshme për të përballuar pasojat negative të humbjeve. Ka
një dallim të dukshëm ndërmjet vetë-sigurimit dhe mos-sigurimit. Në rastin e mos-sigurimit,
pavarësisht mendimit të organizatës për ekzistencën ose jo të rrezikut, nuk veprohet për
mbrojtjen e vetvehtes ndaj humbjes së mundshme. Mund të ndodhë që shumë humbje të
përfshihen në shpenzimet e përgjithshme të drejtimit të veprimtarisë.

Avantazhet e skemës së vetë-sigurimit mund të përmblidhen si më poshtë:

 primet janë më të ulëta duke qenë se nuk kryhen shpenzime për komisione brokerimi,
shpenzime administrative e normë fitimi të siguruesit;
 norma e interesit për investimin e fondit i përket të siguruarit. Kjo mund të përdoret për të
rritur fondin ose për të ulur më tej kontributet për primin;
 shpenzimet e primit të të siguruarit nuk rriten për shkak të dëmeve të pësuara nga shoqëri të
tjera;
 nxitja për uljen dhe kontrollin e rrezikut është e drejtpërdrejtë;
 nuk ka mosmarrëveshje me siguruesin në raste dëmshpërblimi;
 duke qenë se janë organizatat e mëdha ato që vendosin të vetë-sigurohen, ekziston në to
personeli i kualifikuar sigurues për të administruar fondin;
 fitimet nga fondi i akumulohen të siguruarit.

Disvantazhet e zbatimit të vetë-sigurimit janë si më poshtë:

 mund të ndodhë, sado pak probabilitet të ketë, një humbje katastrofike që do të harxhonte
të gjithë fondin dhe ndoshta të shkaktojë edhe falimentimin e organizatës;
 ndërkohë që organizata mund të paguajë për cdo humbje të vecantë, efekti i përgjithshëm i
disa humbjeve brenda një viti mund të ketë të njëjtin efekt si humbja katastrofike,
vecanërisht në vitet e para të krijimit të fondit;
 kapitali duhet të investohet në afate të shkurtëra, në investime lehtësisht të realizueshme të
cilat nuk mund të japin të njëjtat të ardhura si ato të shoqërisë së sigurimit që arrin
shpërndarje më të mirë të investimeve;
 mund të lindë nevoja që të rritet numri i personave të punësuar që sjell shpenzime shtesë;
 nuk mund të merren këshilla teknike nga siguruesit për sa i përket parandalimit të rrezikut.
Inspektorët e siguruesit kanë përvojë më të gjerë për shumë shoqëri dhe veprimtari të
ndryshme, njohuri të cilat mund të kishin shumë avantazhe për të siguruarin;

16
 statistikat e dëmeve të organizatës do të nxirren nga një bazë tepër e ngushtë për të bërë
parashikime të besueshme në lidhje me shpenzimet e dëmeve të ardhshme;
 aksionerët dhe departamentet e tjera mund të mbajnë qëndrim kritik ndaj:
 transferimit të shumave të mëdha të kapitalit për të krijuar fondin dhe uljes së dividendit
për atë vit, dhe normës së ulët të investimit të fondit krahasuar me normën që do të arrihej
në se kjo shumë kapitali do të ishte investuar në sektorin prodhues të organizatës;
 në periudhat e vështirësive financiare, mund të tentohet të merret hua nga fondi, duke thyer
kështu sigurinë e krijuar prej tij;
 mund të ushtrohet presion ndaj drejtuesve të fondit për të paguar dëme që janë jashtë
mbulimit, që con në uljen e fondit dhe vështirësimin e kryerjes së analizave;
 nuk zbatohet një nga parimet bazë të sigurimeve, ai i shpërndarjes së rrezikut;
 kontributet për fondin mund të mos përjashtohen nga tatimi, ndërkohë që primet e sigurimit
normalisht përjashtohen.

7. Sigurimi dhe faktorët e riskut

Ekzistenca e shërbimit të sigurimit si një nevojë e rëndësishme sociale na krijon mundësinë që


pasigurinë për rezultatin në një gjendje të caktuar ta transferojmë në një subjekt tjetër që ka
burime financiare si dhe mundësi më të mira për të përballuar dëmet, që është kompania e
sigurimit. Interesi në këtë shërbim nuk është unilateral, por reciprok. Por si mund të arrihet
balanca nëpërmjet interesave të të dyja palëve? E gjitha qëndron në mënyrën e llogaritjes së
primit dhe faktorët e riskut që duhet të merren parasysh.

Sigurimet janë një sistem që ndihmon një person, familje ose biznes që të transferojë kostot e
dëmeve (pasojat e mundshme financiare në rast se ndodh ngjarja e siguruar) tek një shoqëri
sigurimi. Të siguruarit nëpërmjet transferimit të rrezikut te shoqëria e sigurimit, shkëmbejnë
mundësinë e ndodhjes së një humbjeje të madhe me një pagesë periodike shumë më të vogël
(cmimi që i siguruari, paguan për t’u siguruar). Siguruesi nga ana e tij përdor fondin e primeve të
grumbulluara për të paguar dëmet që janë të mbuluara nga kontrata e sigurimit, nëse ndodh
ngjarja e siguruar. Pasojat nuk do të jenë katastrofike sepse personi do të dëmshpërblehet. Ky
transferim kryhet përmes policave të sigurimit që jane pjesë përbërëse e kontratës së sigurimit. 24
Një policë sigurimi paraqet të drejtat dhe detyrimet e palëve të siguruarit dhe siguruesit, në lidhje
me transferimin e rrezikut (kostove të humbjes). Individët blejnë sigurim për të mbrojtur veten e
tyre nga kostot financiare që dalin si rrjedhojë e ngjarjeve të pafavorshme, p.sh. për sigurimin e
pensioneve (anuiteve)25 siguron një të ardhur të qëndrueshme nëpërmjet individëve që dalin në
pension respektivisht sesa gjatë ata do të jetojnë (ngjarja e pafavorshme do të jetë për të jetuar
më gjatë se mund të pritet dhe për të dalë jashtë kursimeve) Sigurimi i jetës siguron mbrojtje

24
Neni 1114 ,KREU XXIII, Sigurimi, Dispozita të përgjithshme, Kodi Civil i RSH, Botim i Qendës së publikimeve
zyrtare, maj 2009.
25
Anuitet janë kontrata që mbështeten në jetën e një personi dhe që paguajnë një madhësi të caktuar në para cdo vit,
përsa kohë ky person jeton.

17
financiare për përfituesit, sic janë anëtarët e familjes në rastin e vdekjes të të siguruarit gjatë
afatit të mbulimit nga kontrata e sigurimit. Sigurimi i mjeteve motorrike mbulon kostot që dalin
nga përgjegjësia e individit, nëse ata shkaktojnë një aksident dhe dëmtojnë palët e treta.

Në këmbim të primit të përshtatshëm, kompanitë e sigurimit kompensojnë humbjen e shkaktuar


si rezultat i një ngjarjeje të pafavorshme. Megjithatë në mënyrë që tregu i sigurimeve private të
funksionojë, siguruesit i nevojiten për të fituar të ardhura të mjaftueshme nga primet, në mënyrë
që të mund të mbulojnë kërkesat e parashikuara nga të siguruarit. Kjo do të thotë që siguruesit
duhet të jenë në gjendje të llogarisin me saktësi mesataren e humbjeve të pritshme (të supozuara)
dhe të paguajnë një cmim për sigurimin në përputhje me rrethanat. Marrja parasysh e këtyre
rrethanave bën që për të njëjtin rrezik të siguruar, të paguhen prime të ndryshme, sepse faktorët
e riskut ndyshojnë nga njëri subjekt tek tjetri.

Ekzistojnë dy parime kryesore në rregullimin e sigurimit vullnetar që i japin mundësi tregut të


sigurimeve që të ekzistojë,

1.  çmimi i vendosur në bazë të rrezikut, - siguruesit duhet t’i vendosin një çmim siguracionit në
bazë të rrezikut të të siguruarit duke përfshirë probabilitetin e një pretendimi të bërë kundër
policës dhe koston e mundshme të atij pretendimi;

2.  solidariteti i rrezikut brenda rezervës që krijojnë shoqëritë e sigurimit në rast rreziku (risk
pool) - rreziku ndahet ndërmjet individëve të këtyre rezervave dhe primet e atyre që janë me
“fat” dhe që nuk vuajnë ngjarjet e pafavorshme, kontribuojnë në pagesën e atyre që vuajnë nga
këto ngjarje.

Ekziston një literaturë e gjërë që dëshmon se “ Çmimi i vendosur në bazë të rrezikut do të thotë
se çmimet janë reflektim i kostove në çdo rezervë rreziku dhe vënia e çmimit bazuar në kosto
është efiçente nga pikëpamja ekonomike “

Për qëllime ilustrimi, supozojmë që gjinia ishte i vetmi faktor që mundësonte shoqërinë e
sigurimit të bënte dallimin midis individëve  me rrezik të lartë (që do të thotë individët me
pritshmëri të larta të kostove të pretendimeve, si p.sh. shoferët e rinj meshkuj) dhe individëve me
rrezik të ulët ( si p.sh. shoferet femra). Në tregjet me sigurim vullnetar, ku konsumatorët mund të
zgjedhin nivelin e tyre të sigurimit për çdo prim të dhënë sigurimi, individët me rrezik të lartë
kërkojnë më shumë mbulim me sigurim sesa individët me rrezik të ulët, meqë individët me rrezik
të lartë presin të marrin më shumë përfitime nga polica sesa individët me rrezik të ulët.

Nëse një sigurues konsideron gjininë si një faktor rreziku, ai do t’i ngarkojë një prim më të lartë
gjinisë me rrezik të lartë dhe një prim më të ulët gjinisë me rrezik të ulët, në një linjë me kostot e
pritshme të pretendimeve. Ky përfundim është efiçent nga pikëpamja ekonomike meqë primet
reflektojnë kostot, gjë që inkurajon çdo grup rreziku për të blerë sigurimin e tyre optimal. Për
shembull, shoferët e rinj meshkuj (me rrezik të lartë) përballen me prime më të larta dhe si

18
rrjedhojë inkurajohen të blejnë më pak sigurim (p.sh. duke ngarë një makinë me një shpejtësi më
të ulët).

Nëse gjinia nuk mund të konsiderohet në vendosjen e çmimit, individët me rrezik të lartë e të ulët
grupohen së bashku dhe ju ngarkohet një çmim i barabartë i bazuar në rrezikun mesatar në
grup. Në këtë mënyrë primet rriten për individët me rrezik të ulët dhe bien për individët me
rrezik të lartë. Kjo çon në të ashtuquajturin problem të përzgjedhjes së pafavorshme(adverse
selection) , që ka efektet e mëposhtme:

-          Së pari, individët me rrezik të ulët do të paguanin një çmim që është më i lartë sesa do të
ishte vetë rreziku i tyre dhe përkatësisht subvencionojnë individët në grupe që kanë rrezik më të
lartë se mesatarja.

-          Së dyti ky subvencionim i tërthortë mund të rezultojë në largimin nga grupi të individëve
me rrezik të ulët duke qënë se policat e tyre bëhen shumë të kushtueshme. Ndërsa ata fillojnë të
largohen, rreziku mesatar i individëve të mbetur rritet dhe siguruesit duhet të rrisin primin me
qëllim që të mbulojnë me sigurim mesataren tashmë më të lartë të kostove të pritshme të
pretendimeve. Teksa më shumë individë me rrezik të ulët braktisin grupin, çmimet rriten më tej
dhe kjo gjë mund të kërcënojë stabilitetin financiar të aktivitetit të sigurimeve dhe të siguruesit.

Faktorët e riskut përbëjnë një kategori faktesh të cilat ndikojnë në ngjarjen e siguruar. Ajo cfarë
duhet të respektohet është që gjithkush të paguaj një prim në mënyrë proporcionale me nivelin e
riskut. Këtu mund të përmendim moshën që është një faktor risku nga më të rëndësishmit në
kontratën e sigurimit të shëndetit, të cilën kompanitë e sigurimit e përdorin në llogaritjen e primit
p.sh.një i moshuar nuk mund të paguaj prim të njëjtë me një 16 vjecar në kontratën e sigurimit të
shëndetit.Gjinia është një faktor risku, përcaktues për të paktën tri kategori kryesore të produktit :

1. në sigurimin e mjeteve motorike ,

2. sigurimin e jetës / pensionet (annuities),

3. sigurimin shëndetësor privat .

Çdo shoqëri sigurimesh shpenzon shuma të mëdha në analizën që i bëhen fakteve materiale që
mund të shkaktojnë ngjarjet e siguruara. Çmimi i sigurimit mbështetet në një proces të vlerësimit
dhe menaxhimit të drejtë të rrezikut. Ndryshe nga skemat publike, siguruesit privatë u ofrojnë
konsumatorëve lirinë për të zgjedhur produktet e sigurimit dhe fushat e mbulimit prej tyre . Kjo
do të thotë që aplikantët mund të zgjedhin nëse dhe kur do të blejnë sigurim, cilat lloje të
sigurimit mbulojnë më mirë nevojat e tyre dhe çfarë shume mbulimi ju duhet. Çmimi i sigurimit
është themeluar mbi parimet aktuariale dhe në një proces vlerësimi të drejtë. Për shkak të
natyrës vullnetare të sigurimit privat, siguruesit duhet të vlerësojnë rreziqet në mënyrë që:

19
• të ketë kufi të përzgjedhjes negative26 ;

• të sigurojnë aftësinë e tyre paguese dhe mbrojtjen e fondeve ekzistuese të policave të sigurimit,

• të mbeten konkurues dhe kështu të rrisin zgjedhjen e konsumatorit.

Vlerësimi i rreziqeve të paraqitura nga siguruesit është i bazuar në : Pyetësorë, informatat në


formularin e aplikimit, udhëzimet në manualin e hartuar. Këto udhëzime janë hulumtuar
gjerësisht, përditësuar rregullisht dhe rrjedhin nga shkaqe objektive, të dhëna përkatëse
statistikore, si dhe nga njohuri mjekësore. Në sigurimin e jetës dhe shëndetit për shembull,
qëllimi kryesor i nënshkrimit është parashikimi i saktë për të ardhmen i vdekshmërisë dhe
sëmundshmërisë.27 . Përdorimi i statistikës është i domosdoshëm në vlerësimin e primit të
sigurimit28. Sistemi më i saktë i klasifikimit do të jetë për të identifikuar të gjitha atributet që
kanë disa lidhje të verifikueshme me vdekshmërinë në sigurimin e jetës dhe njerëzit ndahen në
grupe në përputhje me rrethanat. Për të identifikuar të gjitha atributet përkatëse, shumica e
shoqërive të sigurimit i klasifikojnë individët sipas kritereve që ofrojnë si një masë të saktë dhe
efikase jetëgjatësinë, përfshirë këtu edhe moshën e një personi dhe seksin. Këto kritere të veçanta
janë lehtësisht të identifikueshme, të qëndrueshme, dhe lehtësisht të verifikueshme. Këto
vlerësime janë bazuar normalisht në përvojën e kaluar, (historiku i dëmeve) shoqëruar me
parashikimet e trendeve të ardhshme, për grupet me ekspozime dhe rreziqe të ngjashme. Grupimi
i aplikantëve me ekspozime dhe rreziqe të ngjashme për qëllimin e përcaktimit të çmimit është
parim themelor i sigurimit privat.

Faktorët e riskut në kontratën e sigurimit të jetës

Sigurimi i jetës është një mbrojtje financiare afatgjatë që e shoqëron të siguruarin gjatë gjithë
jetës së tij. Nëpërmjet sigurimit të jetës individët kanë mundësi të vënë mënjanë një pjesë të të
ardhurave për t’u përgatitur për një kohë të mëvonëshme kur të ardhurat e tyre ulen për shkak të
vdekjes, pensionit ose përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Në kontratën e sigurimit të jetës, siguruesi premton të paguajë një shumë të caktuar anëtarëve të
familjes apo beneficiarit (përfituesit) nëse i siguruari humbet jetën, si një shkëmbim për primet e

26
Përzgjedhja negative ( në ang. njihet me termin adverse selection) ndodh kur shoqëritë e sigurimit nuk janë në
gjendje të vendosin primin sipas faktorëve të riskut me të cilët janë njohur konsumatorët dhe si pasojë tërheq më
shumë konsumatorë me risk të lartë sesa konsumatorë me riskt të ulët.
27
Njerëzimi në kohën e shoqërive të para të funeralit nuk ishte zhvilluar ende në atë shkallë sa të mbante të dhëna
mbi lindjet dhe vdekjet, duke mos patur në këtë mënyrë informacion mbi jetëgjatësinë e njerëzve.Përpjekjet e para
në këtë drejtim u bënë nga disa nëpunës në Londër të cilët filluan të mbledhnin të dhëna mbi pagëzimet dhe vdekjet
rreth viteve 1580.
28
Gjykata Supreme e SHBA mbajti një vendim si pikë referimi në këtë drejtim që në vitin1983. Në vendimin e saj,
Gjykata shpjegoi se pse statistikat janë të nevojshme për sigurimin e pensionit: "Sigurimi dhe jeta annuities
ekzistojnë për shkak se është e pamundur për të matur me saktësi se, sa kohë një individ do të jetojë. Kompanitë e
sigurimit nuk mund të bëjnë përcaktime individuale të jetëgjatësisë; ata duhet të konsiderojnë jetëgjatësinë e
grupeve të identifikueshme. Arizona Governing Comm. v. Norris (463 U.S. 073 (1983)), US Supreme Court, 6 July 1983.

20
paguara. Lidhja afatgjatë midis mbulimit të rrezikut dhe akumulimit të kursimeve kërkojnë që
siguruesi të plotësojë dy kushte,

a. njohuri të plota mbi teorinë e vdekshmërisë 29 të bazuara mbi bazën e statistikave të


sakta,

b. përcaktime të sakta të tarifave dhe të primeve dhe një strategji të drejtë investimesh.

Përllogaritja e primit të sigurimit të jetës përmban tre elementë parësorë të cilat janë: a)
mortaliteti, b) interesi i sigurueshëm dhe c) ngarkesa apo shpenzimet operative. Duke qenë se
shoqëria e sigurimit merr riskun e individit dhe duke qenë se ky risk bazohet në pritshmërinë e
mbijetesës është e rëndësishme që shoqëria të dijë brenda kufijve të arsyeshëm se sa njërëz do të
vdesin në një (grup) moshë të caktuar. Duke u bazuar në eksperiencën e shkuar, pas zbatimit të
teorisë së propabilitetit, aktuarët janë në gjendje të bëjnë parashikime mbi numrin e vdekjeve
midis një numri të caktuar njerëzish në një moshë të caktuar.Në llogaritjen e primit të kësaj
police, shoqëritë e sigurimit në përgjithësi i kërkojnë klientëve të tyre informacione në lidhje me:

 Gjendjen e shëndetit të të siguruarit. Kjo paraqet rëndësi të madhe sepse nëse personi
vuan nga një sëmundje e pashërueshme, shoqeria e sigurimit mund të mos e sigurojë ose
mund ta sigurojë, por primi që do të paguhet nga i siguruari do të jetë tepër i lartë. Në
këtë aspekt do të merren parasysh si problemet e mëparshme apo aktuale shëndetësore,
historiku shëndetësor i të afërmve në familje për kategori të vecanta sëmundjesh, faktet
nëse i siguruari angazhohet në sporte ekstreme apo aktivitete të rrezikshme sportive 30,
mënyra e jetesës nëse është mbipeshë apo konsumues i drogës, duhanit, alkolit, etj.

 Mosha. Sa më e madhe mosha e të siguruarit aq më i lartë primi i sigurimit.31

Faktorët e riskut në kontratën e sigurimit të shëndetit.

Sigurimi i shëndetit është sigurimi ku në rast të ndodhjes së rrezikut të sëmundjes apo dëmtimit
trupor, shoqëria e sigurimit merr përsipër të paguaj kostot financiare që vijnë si rezultat i kësaj
ngjarjeje të siguruar. Faktorët e riskut në këtë lloj sigurimi pothuaj janë të ngjashëm me
sigurimin e jetës, ku përvec gjendjes shëndetësorë dhe moshës përfshin edhe rrethana të tjera si:

i. Gjinia e të siguruarit. Femrat zakonisht paguajnë më shumë sesa meshkujt. Kjo


për faktin se përgjithësisht sipas studimeve preken më shpesh nga disa sëmundje
kronike dhe shkojnë më shpesh për tu vizituar apo marrin me rregullisht
medikamente.32

29
Teoria e vdekshmërisë e bazuar mbi tabela të mortalitetit (shansi i dëmit) është një metodë e përshtashme që
përdoret për të shprehur propabilitettin e mbijetesës apo vdekjes për një grup moshë të caktuar ose e thënë ndryshe
është një shprehje tabulare e shansit të humbjes së vlerës ekonomike të jetës njerëzore.
30
Shih faqen në ëebsite ëëë.lifeinsurancefinder.com
31
Karakteristikë e sigurimit të jetës është se propabiliteti i vdekjes rritet me rritjen e moshës.
32
Shih faqen në ëebsite ëëë.moneycrashers.com

21
ii. Profesioni.33Personat që punojnë në vende që janë më të ekspozuara nga kimikatet
ose rrezatime të rrezikshme apo që bëjnë punë ku mundësia e dëmtimeve është e
lartë, paguajnë prime më të larta. Tendenca është që edhe personat që nuk
ekspozohen nga elementë të tillë, por që bëjnë një jetë ekstremisht sedentare
paguajnë më shumë.

iii. Vendbanimi. Personat që jetojnë në një zonë industriale ku prodhohen lëndë të


dëmshme për shëndetin paguajnë më shumë se ata që ndodhen larg asaj zone.

iv. Statusi martesor. Për arsye që akoma nuk janë të shpjegueshme, njerëzit e martuar
jetojnë më gjatë dhe janë më të shëndetshëm se beqarët. Për këtë shkak në shumë
vende primet që paguajnë këta të fundit janë më të larta.

v. Fakti nëse ke qënë ose jo i siguruar më përpara. Personat që asnjëherë nuk kanë
qënë të siguruar , paguajnë më shumë sesa ata që kanë qenë të siguruar.

Faktorët e riskut në sigurimin e mjeteve motorrike

Përdorimi i mjeteve motorrike në ditët e sotme është shtuar së tepërmi duke rritur edhe numrin e
rasteve të siguruar qoftë të detyrueshëm ashtu edhe vullnetar. Sa më e madhe të jetë kërkesa për
sigurim në këtë sektor, aq më të mëdha do të jenë investimet nga shoqëritë e sigurimit në
nxjerrjen e analizave, nxjerrjen e statistikave dhe raporteve për të gjithëpërfshirë cdo faktor risku
të mundshëm në mirëllogaritjen e primit. Në përgjithësi faktet që marrin për bazë në llogaritjen
primit të sigurimit motorrik janë :

i. Mosha dhe gjinia e drejtuesit të mjetit. Në bazë të të dhënave të grumbulluara nga


shoqëria e sigurimeve britanike ABI, drejtuesit e rinj të mjeteve janë statistikisht më
shumë të predispozuar për tu përfshirë në aksidente, shumica prej të cilave shkaktojnë
dhe dëmtime të rënda trupore . Kjo ka bërë që ndër vite të rriten kostot e siguruesve për
drejtuesit e rinj.34

Gjinia ndikon në vendosjen e cmimit të sigurimit në Gjermani, por kjo marrëdhënie është e
lidhur me moshën. Sipas statistikave, meshkujt e rinj paguajnë prim më të lartë se femrat e reja,
por burrat dhe gratë në moshën 40 vjecare paguajnë prim të njëjtë.35

ii. Pikët e patentës në vende që përdoret sistemi i drejtuesve të mjetit,

iii. Në cilin qytet përdoret zakonisht makina, p.sh. në zonat me trafik më të lartë dhe qytetet
e mëdha paguhen prime më të larta,

33
Gjatë zhvillimit të sigurimit të jetës u kuptua shpejt se shëndeti dhe profesioni i aplikantit duhej marrë parasysh,
në atë që profesionet e rrezikshme dhe të sëmurët mbanin një risk më të madh se mesatarja.Për më tepër shih,”Bazat
në sigurime”shtëpia botuese albpaper,Tiranë 2012 faqe 250-251.
34
Shih faqen ëëë.curiaeuropa.eu
35
Burimi nga OXERA sipas analizimit të te dhënave për primin referuar ëebsite gjerman ëëë.check24.de

22
iv. Nëse makina përdoret për qëllime biznesi apo jo. Nëse ekziston rasti i parë atëherë primi
është më i lartë sepse risku për të pësuar aksident në një makinë që udhëton shumë është
më i madh.36

v. Modeli i makinës, marka e saj, vendi importimit. Nëse makina është markë e një tipi të
vecantë mund të jetë e vështirë zëvendësimi i pjesëve të saj, në rastin e ndodhjes së
aksidentit.

vi. Viti i prodhimit të mjetit.

Gjinia si faktor risku dhe impakti i vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Ashtu sic e vumë re nga analiza e faktorëve të riskut në disa kontrata sigurimi gjinia merret për
bazë në llogaritjen e primit. Marrja parasysh e një faktori të tillë, vjen si rezultat i një sërë
karakteristikash dhe studimesh të bëra nga një sërë organizmash ndërkombëtarë, por edhe në
sajë të kërkimeve të vetë shoqërive të sigurimit. E gjithë puna e tyre mbështetet në ofrimin e
shërbimit, që në momentin e lidhjes së kontratës është e pamundur ta llogarisësh në mënyrë të
saktë, kur dhe sa do të jenë pasojat për të cilat do të adresohet i siguruari për dëmshpërblim.37

Së dyti, bërja e studimit për cdo person të siguruar në mënyrë individuale nuk është proritet
kryesor i shoqërive të sigurimit. Kështu më mirë janë drejtuar drejt vlerësimeve eksperimentale
të grupeve orientuese. Parimisht është më e lehtë të bësh vlerësime eksperimentale në grup sesa
vlerësime individuale për përcaktimin e riskut të siguruar. Duke u bazuar në këto vlerësime për
vite me radhë shoqëritë e sigurimeve në Europë kanë marrë dhe gjininë si kriter në vlerësimin e
riskut. Po cilat janë disa nga nga karakteristikat dalluese midis meshkujve dhe femrave që
cojnë në llogaritjen e primeve te ndryshme?

Duhet theksuar se këto përllogaritje nuk bazohen në kërkime shkencore të mirëfillta, por thjesht
në statistika. Megjithatë statistikat mbeten një mjet i pazëvendësueshëm në llogaritjen e primit
për tregun e sigurimit, pasi shoqëria e sigurimit nuk mund të përcaktojë vetë se sa do të jetë
jetëgjatësia e një personi të caktuar.

Në bazë të statistikave të botuara nga Departamenti i Sigurise Publike në Minesota të SHBA-së,


meshkujt në moshën 16-19 vjecare janë të predispozuar të kryejnë aksidente 1.6 herë më shumë
sesa femrat e të njëjtës moshë. Si rrjedhojë shoqëritë e sigurimit u llogarisin një prim më të lartë
sesa gjinisë tjetër.Po ashtu në bazë të statistikave marrë nga Agjensia Federale Gjermane për
statistikat, diferenca midis jetëgjatësisë së meshkujve dhe femrave është prej 5 vjet në favor të
këtyre të fundit. Ky diferencim në jetëgjatësi sjell edhe diferencim në prim. Për këtë arsye femrat
paguajnë më pak sesa meshkujt në sigurimin e jetës me afat.

36
Publikim i shoqërisë siguruese britanike , tetor 2012 në faqen ëëë.curiaeuropa.eu
37
Opinion i Avokatit të përgjithshëm të GJED-së.gjendet në faqen ëëë.curiaeuropa.eu

23
Për më tepër disa sëmundje si kanceri në prostat për meshkujt apo kanceri në gjoks për femrat
janë dukshmërisht specifike për një gjini, gjë që sjell në sigurimin e shëndetit marrjen parasysh të
gjinisë si faktor risku. Zhvillimi i mjekësisë ligjore në Austri dhe Gjermani ka treguar se reagimi
i meshkujve dhe femrave nga sëmundje të njëjta është i ndyshëm dhe si rezultat kanë nevojë për
trajtime të ndryshme. Kjo sigurisht ka impakt edhe në koston e sigurimit të shëndetit.

Pra sa paraqitëm më sipër, gjinia si faktor ndikon në mënyrë objektive në llogaritjen e primit
dhe mbulimin e riskut. Por si faktor risku dhe si pasojë diferencim në prim midis gjinive do të
vazhdoj të përdoret vetëm nga kompanitë e sigurimit jashtë BE-së kjo për faktin se GJED
vendosi se që prej 21 dhjetorit 2012, gjinia nuk mund të merret më si faktor risku për shkak së
përbën diskriminim.38 Thelbi ka të bëjë më shumë me sferën publike me të drejtat e njeriut, por
nuk mund të mohohet impakti që do të ketë në tregun e sigurimeve.

Përdorimi i gjinisë si faktor për llogaritjen e primit të sigurimit, ka qënë për një kohë të
gjatë një instrument i përdorshëm në industrinë e sigurimeve, që i lejonte shoqëritë e
sigurimeve të klasifikonin riskun në mënyrë të lirë dhe efikase. Në këtë punim si cështje
studimi do të ndalemi tek Vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë “Test Achats”, vendim
i cili është i aftë të ngrejë debate të rëndësishme akademike, duke shtuar pyetje
kuptimplota midis bashkëveprimit mes barazisë dhe të drejtës, nga njëra anë dhe
konsideratave komerciale nga ana tjetër. Gjinia si faktor risku ndikon në mënyrë objektive
në llogaritjen e primit dhe mbulimin e riskut. Por si faktor risku dhe si pasojë diferencim
në prim midis gjinive do të vazhdohej të përdoret vetëm nga kompanitë e sigurimit jashtë
BE-së, kjo për faktin se GJED vendosi se që prej 21 dhjetorit 2012, gjinia nuk mund të
merret më si faktor risku për shkak se përbën diskriminim. Thelbi ka të bëjë më shumë me
sferën publike me të drejtat e njeriut, por nuk mund të mohohet impakti që do të ketë në
tregun e sigurimeve. Duke theksuar vështirësinë në balancimin e parimit të barazisë me
konsideratat e tregut, implikimet  e vendimit do të merren në konsideratë nën dritën e impaktit
të dëshirueshëm tek të dyja palët, industrisë së sigurimeve dhe konsumatorit në sigurime nga
ana tjetër.

Sigurimet janë një sistem që ndihmon një person, familje ose biznes që të transferojë kostot e
dëmeve (pasojat e mundshme financiare në rast se ndodh ngjarja e siguruar) tek një shoqëri
sigurimi. Të siguruarit nëpërmjet tranferimit të rrezikut tek shoqëria e sigurimit, shkëmbejnë
mundësinë e ndodhjes së një humbjeje të madhe, me një pagesë periodike shumë më të vogël
(cmimi që i siguruari, paguan për t’u siguruar). Siguruesi nga ana e tij përdor fondin e primeve të
grumbulluara për të paguar dëmet që janë të mbuluara nga kontrata e sigurimit, nëse ndodh
ngjarja e siguruar. Pasojat nuk do të jenë katastrofike sepse personi do të dëmshpërblehet. Në
këndvështrimin e siguruesit, shoqëritë e sigurimit ekzistojnë në treg falë aftësisë për të vendosur
prime të larta mjaftueshëm, sa për të mbuluar kërkesat e sigurimit dhe në të njëjtën kohë, të
mbajnë një pozitë konkurruese në tregun privat, në funksion të nevojës së madhe në

38
Shiko Direktivën e BE-së për lirine e mallrave dhe shërbimeve.

24
përllogaritjen e saktë aktuariane39 të rreziqeve të përfshira.Në mënyrë që siguruesi të llogarisë të
tilla risqe në mënyrën më të saktë të mundshme merren parasysh një sërë faktorësh të ndryshëm,
që mendohet se mund të kenë impakt në këto risqe, faktorë të cilët duhet të merren në
konsideratë për t’u trajtuar nga siguruesit. Brenda kësaj premise krijohen vështirësi, që
shfaqen nga tensioni që krijohet ndërmjet konsideratave financiare nga njëra anë, dhe nga
ana tjetër rëndësisë që kanë të drejtat fondamentale dhe parimi i barazisë. A duhet një
sigurues, gjatë kohës që vendos nëse duhet të marrë individin në sigurim, apo më tej në
përcaktimin e primit të sigurimit, të ketë mundësinë të marrë në konsideratë
karakteristikat personale të individit që kërkon të sigurohet? Trajtimi i kësaj pyetjeje do të
jetë e diskutueshme në cështjet në vijim.

Në pjesën e parë, do të trajtojmë zhvillimet e legjislacionit lidhur me diskriminimin


gjinor në llogaritjen e risqeve të sigurimit. Fokus i veçantë do t’i kushtohet implikimeve që
vendimi mund t’i ketë shkaktuar industrisë së sigurimeve dhe konsumatorit në sigurime.
Për më tepër, ndryshimet ngrejnë më shumë pikëpyetje në lidhje me sa larg do të duhet të
ndërhyjë shteti tek rregullimi i tregut privat të sigurimeve. A është diskriminimi gjinor në
biznesin e sigurimeve një problem aq i madh, sa të justifikojë ndërhyrjen e shtetit, apo është
një problem me rëndësi të vogël që e bën industrinë e sigurimeve në vetvete të përcaktojë
më mirë cilat klasifikime të përdoren dhe cilat jo? Në pjesën e dytë, do të mundohemi të
analizojmë në mënyrë kritike perceptimin e vendimit “Test achats” të Gjykatës Europiane
të Drejtësisë. Fokus i veçantë do t’i kushtohet implikimeve që vendimi mund t’i ketë shkaktuar
industrisë së sigurimeve dhe konsumatorëve. Për më tepër, mundësia që vendimi të ketë
shkaktuar ngritje të sfidave të njohura nga industria e sigurimeve siç është zgjedhja e
pafavorshme ose e gabuar (adverse selection) dhe rreziku moral (moral hazard) do të merren në
konsideratë për t’u trajtuar. Së fundmi, mund të konkludojmë se kjo kërkesë për barazi në
industrinë e sigurimeve me shumë mundësi do të vijë me një kosto, e cila do të duhet të
paguhet nga konsumatorët në të gjithë Europën.

1. Zhvillimet në legjislacion lidhur me diskriminimin gjinor në llogaritjen e risqeve të


sigurimit.

Sanksionimi më i rëndësishëm i Bashkimit Europian ndaj të drejtave themelore të


individit u krye në vitin 2000  me shpalljen e Kartës të të Drejtave Themelore të Bashkimit
Europian. Karta mori një status ligjor të barazvlefshëm me atë të Traktateve, që me
reformat e Lisbonës në vitin 2009. Në nenin 6(1) të Traktatit të Bashkimit Europian
përcaktohet se: “Bashkimi njeh të drejtat, liritë, dhe parimet që janë thënë në Kartën e të
drejtave themelore[…] e cila duhet të ketë të njëjtën të drejtë ligjore si Traktatet, duke hapur
rrugën   për një mbrojtje edhe më të madhe të të drejtave të individëve përbrenda Bashkimit.
Parimi i mosdiskriminimit është i përfshirë në nenin 21(1) të Kartës të të drejtave themelore, ku
39
Aktuari është personi i autorizuar nga AMF, i cili përdor metoda matematikore dhe statistikore për vendosjen e
tarifave të sigurimeve

25
në mënyrë eksplicite parashikohet se: “Cdo diskriminim i bazuar në gjini, racë, ngjyrë, origjinë
etnike apo sociale, karakteristika gjenetike, gjuhë, fe apo besim, politikë apo cdo lloj tjetër
mendimi, të qënurit anëtar i një minoriteti kombëtar, prona, lindja, paaftësia, mosha apo
orientimi seksual duhet të ndalohet”. Të drejta të mëtejshme të krijuara për të luftuar
diskriminimin gjinor, mund të gjenden më specifikisht në nenin 23(1) i cili parashtron, se
“barazia mes meshkujve dhe femrave duhet të jetë e siguruar kudo, duke përfshirë këtu
punësimin, punën dhe pagesën”, por duke mos e përcaktuar saktësisht me udhëzime se si kjo
mund të arrihet. Pra është e qartë që direktivat mund të luajnë një rol praktik shumë të madh kur
vjen puna tek zbatimi i të drejtave themelore.

1.1 Direktiva 2004/113/EC - Direktiva gjinore

Direktiva gjinore u konkludua në vitin 2004. Qëllimi i Direktivës ishte të adresonte


diskriminimin e bazuar në gjini, në lidhje me aksesin dhe përfitimin e të mirave dhe
shërbimeve. Direktiva në mënyrë radikale zgjeroi kufirin e mbrojtjes ndaj diskriminimit, duke u
bërë e para direktivë që adresonte diskriminimin gjinor jo më në lidhje vetëm me punësimin.
Neni 1 parashikon se qëllimi i Direktivës është “të krijojë strukturën për të luftuar diskriminimin
gjinor në lidhje me aksesin dhe sigurimin e të mirave dhe shërbimeve, me perspektivën për të
vënë në fuqi në shtetet anëtare parimin e trajtimit të barabartë mes meshkujve dhe femrave”40.
Përkufizimi i “trajtimit të barabartë” përcaktohet më tej në nenin 4(1) dhe përfshin
ndalimin e diskriminimit gjinor direkt dhe indirekt. Megjithatë neni 5 i Direktivës Gjinore,
ka një përjashtim që njihen si “faktorët aktuarianë”41, që lë nje shteg të hapur për fushën
e sigurimeve. Industria e sigurimeve përfitonte nga një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm,
që sanksionohet në nenin 5(2) i të njëjtës Direktivë 42. Kjo bëri të mundur për shtetet anëtare
që të vepronin përpara datës 21 Dhjetor 2007 që të “lejonin diferenca proporcionale në
primet e sigurimit dhe benefitet midis individëve ku përdorimi i gjinisë si faktor përcaktues
në vlerësimin e riskut, të bazohej në të dhëna aktuariane dhe statistikore të besueshme dhe
të sakta.

Ky nen i Direktivës vuri në lëvizje shoqatat e konsumatorëve për shkak të diferencimit që


krijohej në fushën e sigurimit. Duke kontestuar vlefshmërinë e një dispozite belge, dhe
mbështetur në derogimin që ofronte neni 5(2), Shoqata e Konsumatorit Belg  Test-Achats,
e paraqiti çështjen përpara Gjykatës Kushtetuese Belge, duke pretenduar se ligji belg
duhet të shfuqizohet pasi është në mospërputhje me parimin e barazisë. Çështja
paragjykimore e shoqatës së konsumatorëve belge Association belge des Consommateurs Test-

40
Direktiva e Këshillit 2004/113 / EC që zbaton parimin e trajtimit të barabartë midis burrave dhe grave qasjen dhe
furnizimin e mallrave dhe shërbimeve [2004] OJ L373 / 37, Neni 1.
41
Qëllimi i aktuarëve në shoqëritë e sigurimit është të zhvillojë një sistem tarifimi që të gjenerojë tarifa të
arsyeshme, të drejta dhe të arrijë objektivat e shoqërisë së sigurimit
42
Neni 5 (2) i Direktivës së Këshillit 2004/113 / EC të datës 13 dhjetor 2004 për zbatimin e parimit të trajtimit të
barabartë midis burrave dhe grave në qasjen dhe furnizimin e mallrave dhe shërbimeve është i pavlefshëm me efekt
nga 21 dhjetori 2012

26
Achats ASBL, v Conseil des ministres43, u dërgua nga Gjykata Kushtetuese Belge në GJED,
duke i parashtruar pyetjen nëse, neni 5, paragrafi 2, i Direktivës 2004/113, të Komisionit
Europian, që implementonte barazinë midis meshkujve dhe femrave, në aksesin në të mira
dhe shërbime, është i vlefshëm.

2. Analizë e vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë dhe ndikimi i saj në tregun e


sigurimeve

Në cështjen gjyqësore të ngritur nga Association belge des Consommateurs Test-Achats ASBL, v
Conseil des ministres, Gjykata Europiane e Drejtësisë e hodhi poshtë këtë përjashtim, duke u
bazuar tek mospërputhja e tij me nenin 6(2) i Traktatit të Bashkimit Europian, i cili
inkorporonte Kartën e të drejtave themelore në ligjin e Bashkimit Europian. Më
specifikisht, përjashtimi u vlerësua të ishte në mospërputhje me parimet e mosdiskriminimit
dhe barazisë, të garantuara respektivisht në nenet 21 dhe 23 të Kartës. Kjo rezultoi në
ndalimin e përdorimit të gjinisë, si një faktor risku para dhjetorit të vitit 2012. Përveç kësaj,
çdo përdorim gjinie, si faktor për të llogaritur risqet e sigurueshëm është i lejueshëm për sa
kohë që nuk çon drejt diferencimit në nivel individi, duke lejuar vazhdim të përdorimit të
këtij lloj informacioni, për vlerësimin e rrezikut të brendshëm, çmimit të sigurimit, të
risigurimit, dhe për qëllime marketimi dhe reklamimi. Vendimi përcaktonte gjithashtu edhe
kufizime të tjera të cilat gjenden në udhëzimet e Komisionit në pjesën 2.3 të udhëzimit, ku
theksohet se: vendimi hedh poshtë vetëm derogimin e direktives gjinore dhe ndalon
përdorimin e gjinisë si faktor, ku mund të krahasohen situata të meshkujve me të femrave.
Prandaj, vendimi nuk ka impakt në përdorimin e faktorëve të tjerë si mosha apo paaftësia,
në llogaritjen e risqeve të sigurueshëm, sepse këto nuk janë të rregulluara në kuptimin
ligjor në nivel Bashkimi Europian. Për më shumë, në rast të një ndryshimi ligjor në të
ardhmen, një devijim i ngjashëm do të lejohej, sepse situatat nuk do të ishin të krahasueshme.

Tanimë ligji po qëndron në një fazë tranzitore, pas ndryshimeve të reja të ardhura nga vendimi
i “Test-Achats” që po zbatohet përgjatë gjithë Bashkimit Europian. Prima facie, heqja e
praktivave diskriminuese në sigurime mund të duket si një politikë e përshtatshme, në
këndvështrimin e jurispudencës së Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Në kontekstin e një
shoqërie e cila ka një histori shtypjeje ndaj grupeve të veçanta, të cilat mendoheshin se ishin
pjesa më e dobët e shoqërisë, në ditët e sotme po bëhen përpjekje maksimale që të minimizohen
këto gabime të së shkuarës, dhe në këtë aspekt ky trend i zbatimit të politikave antidiskriminuese
është përkrahur fort. Megjithatë, nën atë që është e dukshme qëndron një debat më i madh
rreth faktit nëse eliminimi i rëndësisë së gjinisë në kontekstin specifik të sigurimeve është e
duhur dhe e arsyeshme. Industria e sigurimeve ka ngritur shqetësime rreth ndryshimeve të reja
të implementuara. Shqetësimi kryesor është se ndalimi i përdorimit të klasifikimit gjinor
nuk vjen pa shpenzime dhe që me shumë mundësi do ngelet të ndahet mes konsumatorëve
dhe kompanive të sigurimit. Për më tepër, ndryshimet ngrejnë më shumë pikëpyetje politike në
43
Cështja gjykimore C-236/09, Association belge des Consommateurs “Test-Achats” ASBL and others v Conseil
des ministers, 2012

27
lidhje me sa larg do të duhet të ndërhyjë shteti tek rregullimi i tregut privat të sigurimeve. A
është diskriminimi gjinor në biznesin e sigurimeve një problem aq i madh sa të justifikojë
ndërhyrjen e shtetit, apo është një problem me rëndësi të vogël që e bën industrinë e
sigurimeve në vetvete të përcaktojë më mirë cilat klasifikime të përdoren dhe cilat jo? Nga
analiza e faktorëve të riskut në disa kontrata sigurimi gjinia merret për bazë në llogaritjen e
primit. Marrja parasysh e një faktori të tillë, vjen si rezultat i një sërë karakteristikash dhe
studimesh të bëra nga një sërë organizmash ndërkombëtarë, por edhe në sajë të kërkimeve të vetë
shoqërive të sigurimit. E gjithë puna e tyre mbështetet në ofrimin e shërbimit, që në
momentin e lidhjes së kontratës është e pamundur t’a llogarisësh në mënyrë të saktë, kur
dhe sa, do të jenë pasojat, për të cilat do të adresohet i siguruari për dëmshpërblim.

2.1 Në grup apo individualisht?

Siguruesi disponon informacion statistikor i cili bazohet në supozimin që disa grupe


mbajtësish policash janë më të rrezikshëm sesa të tjerët; dhe me një llogaritje të përafërt
deri në çfarë mase “anëtarësia” në grup influencon në probabilitetin e ndodhjes së ngjarjes
te të siguruarit. Përveç kësaj siguruesi ka nevojë të marrë informacionin që do ta
ndihmonte atë:

1)Të përcaktonte se cilit grup rreziku, i përket një mbajtës i caktuar police;

2)Të përcaktonte ata mbajtës policash që i përkasin një grupi të caktuar rreziku, si dhe
tipare të tjera individuale të tyre të cilat mund të kenë lidhje me probabilitetin e ngjarjes së
të siguruarit.

Megjithate problemi është që të dhënat statistikore që disponohen nga siguruesi mund të bazohen
në lidhjen reciproke, por jo në lidhjen shkak pasojë. Përdorimi i të dhënave të tilla mund të
imponojë diskriminim në grupe të caktuara të mbajtësve të policave. Ja përse ligji
ndonjëherë ndalon klasifikimin e mbajtësve të policave mbi bazën e kritereve të tilla
të“dyshimta” si gjinia, seksi, orientimi seksual, raca dhe kombësia. Një nga analistët, Gravelle
është shumë i drejtëpërdrejtë rreth të dhënave kategorizuese: “Një metodë për identifikimin e
rreziqeve të mira dhe të këqija është diskriminimi statistikor. Disa karakteristika të individëve
janë të lidhura me kategorinë e tyre të rrezikut dhe mund të përdoren për të vendosur primin.
Zgjidhja e problemit të diskriminimit të mundshëm të ndarjes së rrezikut mund të jetë me mjete
të kushtueshme, si; p.sh. testimi gjenetik dhe sigurimi i jetës, të cilat ndihmojnë për të vlerësuar
nivelin e rrezikut individual të mbajtësit të veçantë të policës.

Së dyti, bërja e studimit për cdo person të siguruar në mënyrë individuale nuk është
prioritet kryesor i shoqërive të sigurimit. Kështu më mirë janë drejtuar drejt vlerësimeve
eksperimentale të grupeve orientuese. Parimisht, është më e lehtë të bësh vlerësime
eksperimentale në grup, sesa vlerësime individuale për përcaktimin e riskut të siguruar.

28
Duke u bazuar në këto vlerësime për vite me radhë shoqëritë e sigurimeve në Europë 44 kanë
marrë dhe gjininë si kriter në vlerësimin e riskut. Po cilat janë disa nga nga karakteristikat
dalluese midis meshkujve dhe femrave, që cojnë në llogaritjen e primeve të ndryshme?

Duhet theksuar se këto përllogaritje nuk bazohen në kërkime shkencore të mirëfillta, por thjesht
në statistika. Megjithatë statistikat mbeten një mjet i pazëvendësueshëm në llogaritjen e primit
për tregun e sigurimeve, pasi shoqëria e sigurimit nuk mund të përcaktojë vetë se sa do të jetë
jetëgjatësia e një personi të caktuar. Në bazë të statistikave të botuara nga Departamenti i
Sigurise Publike në Minesota të SHBA-së, meshkujt në moshën 15-19 vjecare janë të
predispozuar të kryejnë aksidente 1.6 herë më shumë sesa femrat e të njëjtës moshë. Si rrjedhojë
shoqëritë e sigurimit u llogarisin një prim më të lartë, sesa gjinisë tjetër.

Po ashtu, në bazë të statistikave marrë nga Agjensia Federale Gjermane për statistikat, diferenca
midis jetëgjatësisë së meshkujve dhe femrave është me 5 vite në favor të këtyre të fundit. Ky
diferencim në jetëgjatësi, sjell edhe diferencim në prim. Për këtë arsye femrat paguajnë më pak
sesa meshkujt, në sigurimin e jetës me afat. Për më tepër disa sëmundje si kanceri në prostat për
meshkujt, apo kanceri në gjoks për femrat, janë dukshmërisht specifike për një gjini, gjë që sjell
në sigurimin e shëndetit marrjen parasysh të gjinisë si faktor risku. Zhvillimi i mjekësisë ligjore
në Austri dhe Gjermani, ka treguar se reagimi i meshkujve dhe femrave nga sëmundje të njëjta
është i ndyshëm, dhe si rezultat kanë nevojë për trajtime të ndryshme. Kjo sigurisht ka impakt
edhe në koston e sigurimit të shëndetit. Pra sa paraqitëm më sipër, gjinia si faktor ndikon në
mënyrë objektive në llogaritjen e primit dhe mbulimin e riskut. Por si faktor risku dhe si
pasojë diferencim në prim midis gjinive, do të vazhdoj të përdoret vetëm nga kompanitë e
sigurimit jashtë BE-së kjo për faktin se GJED vendosi se që prej 21 dhjetorit 2012, gjinia nuk
mund të merret më si faktor risku për shkak së përbën diskriminim. Thelbi ka të bëjë më shumë
me sferën publike me të drejtat e njeriut, por nuk mund të mohohet impakti që do të ketë në
tregun e sigurimeve.

3. Implikimet e vendimit “Test-Achats”

3.1 Perceptimi i përgjithshëm

Përderisa pasiguria në shumë mënyra është një karakteristikë fondamentale e sigurimit,


është argumentuar se në klasifikimet e risqeve që bëjnë kompanitë e sigurimit, barazia nuk
është aq fondamentale, por më shumë shihet se vepron në mënyrë të kundërt me këtë
pasiguri. Por sidoqoftë për administrimin e suksesshëm të një biznesi sigurimesh kjo do të thotë
gjithçka. Ndërkohë që është një faktor vital për verifikimin e saktë të rentabilitetit të këtij
biznesi, është gjithashtu e rëndësishme për konkurueshmërinë me kompanitë e tjera të
sigurimit, që çmimet të vendosen në përputhje me humbjet e pritura, duke marrë parasysh
shpenzimet dhe përfitimet për të ruajtur balancën, ndërmjet administrimit të rentabilitet
44
Raporti i Oxera-s ‘The use of gender in insurance pricing: analysing the impact of a potential ban on the use of
gender as a rating factor’ (2010) ABI Research Paper No. 24, 90 http://ëëë.oxera.com/Oxera/media/Oxera/The-use-
of-genderin-insurance-pricing.pdf?2 gusht 2013.

29
të biznesit dhe duke siguruar tërheqjen për klientët potencialë. Kështu që gjetja dhe
përdorimi i klasifikimeve të duhura është një faktor shumë i rëndësishëm për administrimin
efikas të një biznesi sigurimesh. Sidoqoftë vlerësimi se cilët faktorë janë të dëshirueshëm dhe
cilët jo, është një detyrë e vështirë. A është gjinia një faktor i dëshirueshëm ?

Ka diferenca të konsiderueshme në risqet e aksidenteve ndërmjet meshkujve dhe femrave, në


risqet e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë… kostot që duheshin për të mbuluar produktet e
siguruara nga këto risqe ndryshonin ndërmjet meshkujve dhe femrave, duke përfshirë sigurimin e
automjetit, sigurimin shëndetësor privat, sigurimin e jetës dhe pagesat e rregullta të pensioneve
Përveç kësaj, gjinia është një karakteristikë lehtësisht e evidentueshme, e cila në shumicën e
rasteve do të kërkojë gjetjen e burimeve të limituara që do të kontribuojnë në mbajtjen në
minimum të kostove administrative. Kësisoj, zërat që shfaqen nga industria e sigurimit, duket se
ankohen se, gjinia krijon një faktor kaq të dëshirueshëm klasifikimi, ku çdo ndalim në
përdorimin e të cilit në klasifikimin e riskut mund të rezultonte në pasoja të ndryshme.

Duke deklaruar se diferencimi në fjalë ekziston vetëm aty ku gjinia është me të vërtetë një faktor,
raporti Oxera-s duket qartë që është i bazuar në premisën që klasifikimi i sigurimeve është
një shkencë, ku faktorët që janë relevante dhe jo relevante për klasifikime të tilla janë
lehtësisht të zbulueshëm. Kjo premisë me padyshim mund të vihet në pikëpyetje. Impresionet e
marra nga industria e sigurimeve, konsistojnë në atë që, përdorimi i gjinisë është konsideruar
se në të dhënat statistikore tregon një diferencë reale në riskun që paraqesin burrat dhe gratë
në lidhje me produkte të ndryshme të siguruara. Sidoqoftë është argumentuar në mënyrë
alternative se origjina e rëndësisë së vendosjes së gjinisë në kontekstin e sigurimeve mendohet të
jenë norma detyruese sociale dhe kulturore . Në mënyrë që të vlerësohet nëse tendenca
aktuariane e përdorimit të gjinisë si një faktor për klasifikimin e riskut paraqet një përfaqësim të
saktë të riskut apo ajo është thjesht një mit, është e nevojshme për të parë në një kontekst më të
thelluar mënyrën se si dhe pse klasifikime të tilla janë bërë.

3.2 Pasojat për individët e siguruar

Shqetësime të mëtejshme janë pranuar dhe deklaruar brënda industrisë së sigurimeve në lidhje
më vështirësitë praktike të heqjes së gjinisë si një faktor risku. Sugjerohet që me këtë shfuqizim,
ku zhduket një faktor, i cili ka një lidhje të rëndësishme dhe që vlerëson në mënyrë të saktë dhe
të barabartë riskun, të zëvendësohet nga faktorë të tjerë. Zbulimi i këtyre faktorëve të rinj mund
të jetë një proces mjaft i kushtueshëm. Përveç kësaj,dhjetori i vitit 2012, si një afat përfundimtar
tranzicioni ishte shumë i shkurtër, duke e lënë industrinë e sigurimeve me pak kohë për të gjetur
faktorët e rinj. Ndërsa një ide tjetër ishte se kaq shumë faktorë të rinj mund të ishin më shumë të
bezdisshëm për konsumatorët sesa faktori gjinor, shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë se
faktorët e rinj kanë gjasa të jenë shumë më pak të saktë sesa paraardhësit e tyre. Ndërsa
kompanitë e sigurimit mund të zgjedhin që për këtë pasaktësi të bëjnë përfshirjen e një diference
të riskut nëpërmjet rritjes së primit, imponon kufizimet mbi produktet, orienton objektivisht
marketingun drejt gjinisë me një nivel më të ulët risku ose ndalon promovimin e shërbimeve së

30
bashku. Tanimë është e qartë se në sytë ë kompanive të sigurimit ndalimi i përdorimit të gjinisë
si një factor risku duke ndjekur vendimin "Test-Achats, janë në gjëndje të bien dakort për
cilësinë e shërbimeve të ofruara nga kompanitë e sigurimit.

3.3 Pasojat për tregun si një i tërë

Siç shqetësimet e kompanive të sigurimit dhe konsumatorëve individualë, nuk ishin të


mjaftueshme, dilema se një ndryshim në kërkesën e përgjithshmë të tregut, do të çonte në një
impakt akoma më të madh mbi të gjithë industrinë e ngritur të sigurimeve. Këto duket të jenë
shqetësime të cilat lidhen me tri koncepte të mirënjohura në sigurime : zgjedhja e pavaforshme,
rreziku moral dhe mundësia për të konkuruar në treg.

4.3.1 Zgjedhja e pafavorshme

Në një rast sigurimi mbajtësi i policës ka një informacion më të mirë rreth rrezikut të cilin do të
sigurojë dhe siguruesi vështirë se mund të monitorojë sjelljen post-kontraktore të mbajtësit të
policës. Për shkak të asimetrisë në informacion, ka mundësi për dy gabime: problemi i
përzgjedhjes të pafavorshme dhe problemi i rrezikut moral.

4.3.2. Përzgjedhje e pafavorshme

Nëse mbajtësi i policës ka njohuri më të mira për këtë nivel rreziku, sesa siguruesi është më e
vështirë për këtë të fundit të vlerësojë nivelin e rrezikut (të lartë apo të ulët) të një mbajtësi të
veçantë. Siguruesi duhet të përcaktojë primin diku midis primit për mbajtësit e policave me
rrezik të lartë dhe mbajtësve të policave me rrezik të ulët. Si rrjedhim mbajtësit e policave me
rrezik të lartë do të paguajnë më pak dhe ata me rrezik të ulët do të paguajnë më shumë nga
ç’duhet të ishte, nëse nuk do të kishte asimetri në informacion rreth nivelit të rreziqeve. Për
shkak të rritjes së primeve të sigurimit, mbajtësit e policave me rrezik të ulët do të vendosin të
mos blejnë fare sigurime; ata do të largohen nga tregu. Ky fenomen quhet përzgjedhje e
pafavorshme.45

Problem i përzgjedhjes së pafavorshme mund të përbëjë një rrezik të vërtetë për tregun e
sigurimeve. Meqë ideja e një biznesi sigurimesh për siguruesin bazohet në identifikimin dhe
grumbullimin e rreziqeve të pavarura, të sjella nga tipa të ndryshëm mbajtësish policash, tërheqja
e mbajtësve të policave me rrezik të ulët, do të rezultonte në rezerva të sigurimeve të bazuara
vetëm në rreziqe të sjella nga mbajtës të policave me rrezik të lartë. Atëherë probabiliteti i
ngjarjes së siguruar është mjaftueshëm i lartë, siguruesi duhet të mbajë rezerva, të cilat janë “të
barabarta ose ndoshta i tejkalojnë rezervat që individët duhet të mbajnë nëse janë të
pasiguruar”.Siguruesi mund të mos ia dalë të paguajë të gjitha pretendimet për sigurime dhe të
humbasë aftësinë shlyese të detyrimeve. Është pretenduar se siguruesit privatë e transferojnë
riskun në një mënyrë më efiçente në një fushë të një pasigurie simetrike në të cilën i siguruari

45
G. A. Akerlof ishte një prej të parëve që analizoi problemin e përzgjedhjes së pafavorshme dhe pranisë së saj në
tregun e sigurimeve.

31
dhe siguruesi, janë në mënyrë të barabartë në padijeni të propabiliteteve në ngjarjet në të
ardhmen46. Megjithatë vendimi i Test Achats, krijon një situatë artificiale në të cilën siguruesit
janë të detyruar të shpërfillin seksin si një faktor në llogaritjen e primit të sigurimit,
konsumatorët përsëri mund të jenë të vetëdijshëm që kjo është faktike, edhe pse jo më një realitet
ligjor. Si rrjedhim gjinia me një shkallë më të lartë risku mund të jetë e vetëdijshme se ato janë
në fakt përfshirë ne nivelin e lartë të riskut, në fund të shkallëzimit dhe marrin avantazh nga kjo
duke u mbisiguruar ( shton sigurimin, nëpërmjet primin )47.

Në të njëjtën mënyrë edhe gjinia me një nivel të ulët risku mund të zgjedhin të jenë të detyruar
ose me siguri që të rishpërndajnë nevojnë e tyre për sigurim nën dritën e primeve më të ulta, që
potencialisht do t’i shkaktonte atyre një nënsigurim ( një sigurim jo të mjaftueshëm në rilevancë
me objektin që sigurohet )48. Këto mbi dhe nën sigurime mund të ndodhin nga ana e
konsumatorëve duke bërë një zgjedhje potencialisht më të dëmshme, në rast se duan të blejnë
sigurimin në tërësi apo jo, ose për konsumatorët të cilët zgjedhin të bëjnë një sigurim
gjithëpërfshirës ose jo në varësi të vlerësimit të riskut të tyre 49. Në rast tjetër, balanca e riskut të
jashtëzakonshëm ( pool risk ) do të ndryshojë, për pasojat e së cilit siguruesi domosdoshmërisht
duhet të kompesojë50.

4.3.3 Rreziku moral ( moral hazard )

Për shkak të informacionit asimetrik, siguruesi nuk mund të monitorojë siç duhet sjelljen e
mbajtësit të policës, kështu që stimujt e mbajtësit të policës për një sjellje më pak të kujdesshme
dhe më të kushtueshme do të rriten. Fenomeni i përshkruar më sipër quhet rrezik moral në
literaturën ekonomike. Duhet thënë se disa literatura ligjore kanë një kuptim të ndryshëm të
rrezikut moral: rreziku moral është karakteristika negative e mbajtësit të policës e lidhur me të
shkuarën e tij (historiku i padive të sigurimit, sanksionet penale etj.) por jo me sjelljen e tij post-
kontraktore (sjellje pas lidhjes së kontratës). Në këtë cështje, kuptimi i rrezikut moral lidhet me
përkufizimin e tij ekonomik. Kostoja sociale e rrezikut moral mund të shihet si mosefiçencë e
shpërndarjes shoqëruar me subvencion sigurimi, sepse mbajtësi i policës nuk përmbush kostot e
plota aktuariale të lidhura me përdorimin e tepruar të sigurimit. Por rreziku moral mund të ketë
46
S Chandler, “Visualizing adverse selection: an economic approach to the laë of insurance underëriting’ (2002) 8

Conn Ins L J 435, 436.


47
Oxera ‘The use of gender in insurance pricing: analysing the impact of a potential ban on the use of gender as a

rating factor’ (2010) ABI Research Paper No. 24, 51 http://ëëë.oxera.com/Oxera/media/Oxera/The-use-of-genderin-


insurance-pricing.pdf gusht 2013.
48
ibid.
49
Oxera ‘The use of gender in insurance pricing: analysing the impact of a potential ban on the use of gender as a

rating factor’ (2010) ABI Research Paper No. 24, 52 http://ëëë.oxera.com/Oxera/media/Oxera/The-use-of-genderin-


insurance-pricing.pdf?gusht 2013.
50
P Siegelman, “Adverse Selection in Insurance Markets: An Exaggerated Threat” (2004) 113 Yale LJ 1223, 1224.

32
pasoja më të gjëra në gjithë tregun e sigurimeve, si p.sh., rritjen e primit dhe akoma më shumë në
refuzimin e siguruesve për të siguruar tipe të caktuara të sigurimit. Raporti i Oxera i cili është
kryer në emër të Shoqatës së Siguruesve Britanikë ka pretenduar se rëndësia e zgjedhjes së
pafavorshme është e kufizuar si rezultat i ndalimit gjinor51 dhe me siguri i dyshimtë për
variabilitetin e madh ndërmjet produkteve të ndryshme, të siguruara, si përshembull sigurim
automjeti, sigurim shëndeti dhe sigurim jete52. Megjithatë tarifa e uniseksit mund të çojë në
përshkallëzimin e rreziqeve të rrezikut moral ( moral hazard ) në kuadër të gjinisë me risk më të
lartë.

Konkluzione

Gjykata Europiane e Drejtësisë shpalli nenin 5(2) të Direktivës të pavlefshëm, duke përforcuar
kështu fuqinë e Gjykatës dhe rëndësinë praktike të Kartës, si instrumenti kryesor në luftën
kundër diskriminimit brenda Bashkimit Europian. Por ky vendim nga ana tjetër, do të ketë
padyshim impakt në tregun e sigurimeve. Industria e sigurimeve duke aplikuar tabelat e
vdekshmërisë unisex, çmimet e produkteve të sigurimit mund ose do të rriten, jo vetëm për
grupin e mëparshëm të avancuar, por edhe për ata që paraqesin rrezikun më të vogël . Sipas
industrisë, kjo ndodh sepse "nëse normat e primit nuk marrin parasysh faktorët e njohur të
rrezikut, njerëzit në kategori me rrezik të lartë, mund të blejnë më shumë sigurime, ndërsa ata në
kategori me rrezik më të ulët, mund të blejnë më pak ose aspak. Ky fenomen i vetë përzgjedhjes
krijon një rrezik moral për siguruesit, prandaj përgjigja e industrisë së sigurimeve do të jetë
shtimi i 'primit të pasigurisë' në normat që ata ngarkojnë. Për më tepër, siguruesit janë të
shqetësuar për koston shtesë, që vjen nga mjetet më të sofistikuara dhe më të shtrenjta për
menaxhimin e rrezikut që duhet të zbatohen, dhe mund të frikësohen nga shpenzimet e
mundshme shtesë të shitjeve dhe marketingut. Megjithatë, të tjerë mendojnë se për shkak se të
gjitha kompanitë e sigurimeve në të gjithë segmentet e biznesit, janë të detyruar të ofrojnë
premtime dhe përfitime unisex, rreziku i zgjedhjes së rrezikut të pafavorshëm është i ulët.
Së dyti, nëse nuk do të lejohet marrja parasysh e gjinisë si faktor risku, atëherë kompanitë e
sigurimit do t’u japin më shumë peshë faktorëve të tjerë sjelljes dhe rrethanave personale
të të siguruarve. Kështu kompanitë e sigurimit do të kërkonin më shumë të dhëna personale, të
cilat do të përbënin objekt mbrojtjeje nga ligjet e kësaj fushe, duke ngritur për diskutim,
probleme të tjera, si cënimi i ligjeve për mbrojtjen e të dhënave personale apo diskriminimin
indirekt. Së treti, ky Vendim i Gjykatës mund të përbëj ndërhyrje në mënyrën sesi shoqëritë e
sigurimit menaxhojnë riskun. Ato do të drejtohen drejt gjetjes së metodave të tjera të matjes së
riskut duke rritur shumë kostot administrative, kosto që do të faturohen te konsumatori. Së

51
Oxera ‘The use of gender in insurance pricing: analysing the impact of a potential ban on the use of gender as a

rating factor’ (2010) ABI Research Paper No. 24, 52 http://ëëë.oxera.com/Oxera/media/Oxera/The-use-of-genderin-


insurance-pricing.pdf?ext=.pdf accessed 2 August 2013.

52
Shih për më shumë, A Cohen and P Siegelman, “Testing for adverse selection in insurance markets” (2010] 77(1)
J R & I, 39.

33
katërti, personat të cilët në bazë të statistikave kanë nivel më të lartë risku mund të blejnë më
shumë polica sigurimi me cmim më të ulët, ndërsa ata më pak të siguruarit do të “stepen” drejt
marrjes së sigurimit. Këto ndryshime mund të ndikojnë në mosfunksionimin e duhur të tregut të
sigurimeve.Të gjitha impaktet e paraqitura janë një mundësi. Për të pasur një pasqyrim sa më të
saktë të realitetit duhet parë ecuria në vitet në vazhdim në tregun e sigurimit.

Duhet të jemi të kujdesshëm për të nxjerrë konkluzione nga Vendimi Test-Achats, për sa i
përket faktorëve të tjerë të diferencimit (si p.sh. mosha), ose për përjashtimet ose
anashkalimet e krahasueshme në instrumente të tjera ligjore të BE-së. Krahasueshmëria e
situatave të ndryshme duhet të vlerësohet në lidhje me "të gjitha elementet që i karakterizojnë
ato”. Këto elemente duhet në veçanti të përcaktohen dhe të vlerësohen në dritën e objektit dhe
qëllimit të aktit të Bashkimit Evropian që e bën dallimin në fjalë. Situatat nuk janë kurrë
identike në të gjitha aspektet dhe "vlerësimi i krahasueshmërisë, ndryshimit apo
justifikimit” duhet të lidhet me karakteristikat që janë relevante për përcaktimin e natyrës
apo kushteve të trajtimit në fjalë. Diskriminimi i paligjshëm, ndodh kur kriteret që nuk janë
relevante mbështeten në anashkalimin e atyre që janë relevante. Gjithmonë do të jetë e
nevojshme të përcaktohet së pari cilat kritere janë relevante për zgjedhjen e trajtimit dhe cilat
nuk janë. Për të përcaktuar se çfarë parimi i barazisë kërkon në çdo rast, është me rëndësi
vendimtare të kujtojmë vlerat që bazojnë barazinë, të cilën Avokati i Përgjithshëm Poiares
Maduro e identifikon, si dinjitet njerëzor dhe autonomi personale. Njohja e vlerës së barabartë të
çdo qenieje njerëzore nënkupton që ne duhet të jemi të “verbër” ndaj konsideratave të seksit ose
ndonjë prej arsyeve të dyshimta të renditura në Nenin 19 të Traktatit të Bashkimit Europian, kur
ne vendosim një barrë për dikë ose privojmë dikë që ka një përfitim. Arsyeja pse siguruesit ende
kundërshtojnë me forcë instrumentet ligjore që mbështesin atë konceptim, është se ato janë
krejtësisht të ndryshme. Ky ndryshim mund të ndiqet në dallimin midis një koncepti individualist
të të drejtave të njeriut, të barazisë nga njëra anë, dhe konceptit të grupit të barazisë të
mbështetur nga siguruesit. Megjithatë, ata argumentojnë se dy qasjet mund të pajtohen nëse
instrumenti ligjor që ndalon diskriminimin, mundëson siguruesit të justifikojnë trajtimin e
pabarabartë në baza objektive dhe të arsyeshme. Çështja kryesore pra mbetet identifikimi
i bazave të tilla. Në lidhje me këtë, mund të jetë e vërtetë që ekziston një korelacion
statistikisht i rëndësishëm ndërmjet gjinisë dhe, për shembull, jetëgjatësisë, dhe në këtë aspekt,
siguruesit në të kaluarën qenë në të vërtetë të justifikuar, duke u mbështetur në këtë bazë për të
llogaritur tarifat dhe primet e diferencuara. Sidoqoftë, ku dhe kur, bëhen të disponueshme
kërkime të reja, që ngrenë pyetje lidhur me këtë cështje dhe paraqesin një marrëdhënie më të
sofistikuar shkakore, që merr parasysh një sërë faktorësh, duhet të rishikohet arsyetimi i
diferencimit gjinor në kontratat e sigurimit. Nëse, në dritën e dëshmive të reja shkencore, duket
se dallimet gjinore në primet dhe tarifat e sigurimit, nuk mund të justifikohen në baza racionale,
në baza aktuariale, ato duhet të rivlerësohen në bazë të ndalimit të diskriminimit.

Ndikimi i Vendimit të GJED në tregun e sigurimeve.

34
Vendimi GJED do të ketë padyshim impakt në tregun e sigurimeve. Një nga pasojat kryesore do
të jetë ndryshimi në primet e sigurimit. Disa kontrata sigurimi do të bëhen më të kushtueshme
për femrat, p.sh. kontrata e sigurimit të jetës apo e mjeteve motorrike, ndërsa për meshkujt do të
bëhet më e kushtueshme kontrata e sigurimit të shëndetit.

Së dyti, marrja më shumë në konsideratë e risqeve individuale sesa grupeve orientuese , kjo
duke u bazuar në parimin themelor të karakterit individual të të drejtave të njeriut.53

Së treti, nëse nuk do të lejohet marrja parasysh e gjinisë si faktor risku, atëherë kompanitë e
sigurimit do t’u japin më shumë peshë faktorëve të tjerë sjelljes dhe rrethanave personale të të
siguruarve. Kështu ata do të kërkonin më shumë të dhëna personale të cilat do të përbënin objekt
mbrojtjeje nga ligjet e kësaj fushe duke ngritur për diskutim probleme të tjera, si cënimi i ligjeve
për mbrojtjen e të dhënave personale apo diskriminimin indirekt.

Së katërti, ky Vendim i Gjykatës mund të përbëj ndërhyrje në mënyrën sesi shoqëritë e sigurimit
menaxhojnë riskun54. Ato do të drejtohen drejt gjetjes së metodave të tjera të matjes së riskut
duke rritur shumë kostot administrative , kosto që do të faturohen te konsumatori.

Së fundmi, personat të cilët në bazë të statistikave kanë nivel më të lartë risku mund të blejnë më
shumë polica sigurimi me cmim më të ulët, ndërsa ata më pak të siguruarit do të “stepen” drejt
marrjes së sigurimit. Këto ndryshime mund të ndikojnë në mosfunksionimin e duhur të tregut të
sigurimeve.Të gjitha impaktet e paraqitura janë një mundësi. Për të pasur një pasqyrim sa më të
saktë të realitetit duhet parë ecuria në vitet në vazhdim në tregun e sigurimeve.

53
Felipe Temming, botim i German law Jornal, për më tepër shih ëëë.germanlawjournal.com
54
Menaxhimi i riskut është minimizimi (në kosto minimale) i efekteve negative të riskut duke e identifikuar, matur
dhe kontrolluar atë.

35
36

You might also like