Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 23

LËNDA: E DREJTA E SIGURIMEVE

CIKLI I DYTË I STUDIMEVE


VITI AKADEMIK 2022-2023

Lënda “E drejta e sigurimeve”është një lëndë e lëvruar në ciklin e dytë të studimeve Master
shkencor civil në Fakultetin e Drejtësisë duke pasqyruar regjimin juridik të industrisë së
sigurimeve dhe risigurimeve, si dhe aspektet ligjore praktike të dala dhe të trajtuara.

1. Objektivat

Trajtimi i lëndës i së drejtës së sigurimeve do të synojë në përmbushjen e këtyre qëllimeve dhe


objektivave kryesorë:
a. Njohja me terminologjinë e fushës së sigurimeve dhe risigurimeve;
b. Rritja e aftësive interpretuese dhe argumentuese ligjore duke u mbështetur në kuadrin
ligjor ekzistues dhe në vendime gjyqësore të fushës së sigurimeve;
c. Njohja me praktikat gjyqësore vendase dhe të huaja në trajtimin e rasteve siguruese dhe
risiguruese;
d. Nxitja e punës shkencore dhe të pavarur të cdo studenti duke përgatitur detyra kursi në
fushën e sigurimeve.

2. Rrugët e arritjes së objektivave

a. Trajtimi i leksioneve nga ana e lektorit, ku do të synohet:

 Dhënia e njohurive të reja praktike dhe teorike të patrajtuara më parë ose që mbartin
problematikë juridike;
 Dhënia e leksioneve që pasqyrojnë cështje aktuale të botës juridike të sigurimeve dhe
risigurimeve;
 Komente juridike për dispozita të diskutueshme të legjislacionit të sigurimeve,
vakuumet juridike ekzistuese;
 Pikëpamje,debate, interpretime për akte ligjore që janë në fazën e përgatitjes për
aprovim dhe ato të aprovuara;
 Shqyrtimi dhe analiza e artikujve shkencorë dhe juridik të botuara në revista juridike
periodike ose jo, brenda ose jashtë vendit;
 Ilustrimi me raste praktike të cdo principi ose koncepti i trajtuar nga lektori gjatë orës
së leksionit. Në këto raste do të përdoret praktika gjyqësore shqiptare e të tre
shkallëve të gjyqësorit, kur paraqitet rasti praktika e Gjykatës Kushtetuese dhe
trajtimi i praktikave të vendeve perëndimore (sistemi civil dhe anglo- sakson)

1
b. Trajtimi i orëve të seminarit, ku do të bëhet analiza e rasteve konkrete praktike.Këtu
përfshihen materialet e leksionit që do të jepen në advancë, në mënyrë që studentët të
mund të familjarizohen me leksionet dhe rastet që do të trajtohen.Studentët do të
shfrytëzojnë burime juridike në formulimin e zgjidhjes që do të sugjerojnë.Seminaret
mund të shoqërohen edhe me inskenime të caktuara duke i dhënë mundësinë studentëve
të marrin pjesë në rolet përkatëse të një procesi të mirëfilltë sigurues gjyqësor (gjyqtar,
avokat i të paditurit, ndërhyrës kryesor, paditës, si dhe prokurorit për cështjet kur ai është
subjekt gjyqësor)
c. Punime të pavarura në formën e temave që do të drejtohen nga ana e studentëve. Këto
punime do të realizohen në funksion të cështjeve më të rëndësishme juridike siguruese që
kuadri ligjor dhe praktika paraqesin, psh. interesi i sigurueshëm, mirëbesimi, konflikte
lidhur me ngjarjen e sigurimit dhe sistemet e dëmshpërblimit, kontratat dhe llojet e
sigurimit, sigurimi i investimeve dhe i jetës, etj. Punimi i temave apo detyrave të kursit
mund te jetë individuale ose në grup.
d. Studime të organizuara të dosjeve gjyqësore që kanë kaluar të gjitha shkallët e
gjyqësorit.Studimi do të bëhet në grupe të përbëra nga 4-5 studentë. Pas paraqitjes së
studimit do të bëhen diskutime të konkuzioneve në orët e seminarit.
e. Takime dhe vizita profesionale me gjyqtarë, përfaqësues nga industria e sigurimeve dhe
risigurimeve, agjent, broker, përfaqësues nga AMF, etj.

Përgatitur nga Prof.As.Dr. Juliana Bylykbashi


2
LEKSIONI I PARË

Përmbajtja: 1. Origjina dhe zhvillimi historik i sigurimeve në Europë dhe Botë. -2. Kuadri
ligjor në Shqipëri nga Kodi Tregtar i vitit 1932, në ligjin e vitit 2014. -2.1. Aspekte të
veprimtarisë siguruese në Shqipëri. -3. Tendencat bashkëkohore në Sigurime. -4. Burimet
normative të së Drejtës së Sigurimeve. -5. Katër sistemet kryesore të sigurimeve. -5.1.
Dallimi midis sigurimit shoqëror të detyrueshëm dhe sigurimit privat

1. ORIGJINA DHE ZHVILLIMI HISTORIK I SIGURIMEVE

Në historikun e tij, biznesi i sigurimeve ka lindur dhe është zhvilluar si produkt individësh,
grup individësh, si shoqatë prodhuesish, tregtarësh, transportuesish, etj, pra si biznes privat. Prej
kohësh, individët janë njohur me nevojën për të zbutur rrezikun dhe potencialin për dëmin që i
rrethon, qoftë edhe si rezultat i aseteve që ata mbajnë apo thjesht nga fakti i ekzistencës së tyre
në botë. Tregtia detare që në fillimet e saj ishte e rrezikuar nga rreziqet natyrore dhe njerëzore
si : mbytjet e anijeve nga stuhia, apo lundrimi i dobët, grabitja e anijeve dhe ngarkesave të tyre
nga piratët, humbja e lundërtarëve për shkak të shëndetit të keq dhe sëmundjeve të
pashërueshme, etj. Metodat e hershme të zbutjes, transferimit apo shpërndarjes së rrezikut ishin
praktikuar nga tregtarët Kinez dhe Babilonas, qysh në shek.III dhe II para erës sonë. Tregtarët
Kinez duke lundruar, udhëtuar nëpër lumenj të rrezikshëm dhe të shpejtë e shpërndanin mallin e
tyre në shumë anije, për të limituar humbjen nga përmbytja. Babilonasit zhvilluan një sistem
tjetër të sigurimeve, i cili është regjistruar në të famshmin “Kodi i Hammurabit” dhe është
praktikuar nga tregtarët e hershëm të Mesdheut. Nëse një tregtari i grabitej malli, ai nuk
detyrohej të paguante huadhënësit e mallit apo të parave, për blerjen e mallit në fjalë. Më vonë
tek Fenikasit dhe Grekët e lashtë haset kredia që garantohej me ngarkesë mallrash, ndërkohë që
nëse anija mbytej, huadhënësit nuk pretendonin kthimin e huasë. Në këtë mënyrë, rreziku
transferohej nga i zoti i mallit, te kreditorët 1.Monarku Achaemenian i Iranit, ka qenë i pari i cili i
ka siguruar njerëzit e tij dhe e bëri një gjë të tillë zyrtare duke e regjistruar procesin e sigurimit
në zyrë të vecantë. Tradita e sigurimeve është performuar çdo vit në Norouz (fillimi i vitit të ri
Iranian). Krerët e grupeve të ndryshme etnike si dhe të tjerët të cilët dëshironin të merrnin pjesë,
i dhuronin dhurata monarkut. Kur dhurata ishte më e madhe se 10.000 Derrik (para të arit të
monarkut), çështja regjistrohej në një zyrë të vecantë. Qëllimi i regjistrimit ishte që nëse personi
i cili kishte dhënë dhuratë monarkut, kishte vështirësi, monarku do ta ndihmonte. Shumë vite më
vonë banorët e Rhodes zbuluan konceptin e “mesatares së përgjithëshme”. Tregtarët, mallrat e të
cilëve transportoheshin së bashku, do të paguanin një prim proporcional, i cili do të përdorej për

1
Kur në kontratën e huasë vendosej anija si garanci quheshin kontrata të huamarrjes me garanci anijen, (bottomry
contract) dhe kur si garanci vendosej vetëm malli, quheshin kontrata të huamarrjes me garanci mallin
(respondent’ai contract).

3
të rimbursuar ndonje tregtar, malli i të cilit mund të hidhej nga anija, për shkak të stuhisë apo për
ti shpëtuar fundosjes.
Grekët dhe Romakët paraqitën origjinën e sigurimit shëndetësor dhe jetësor në vitin 600 të erës
sonë, kur ata organizuan shoqërinë (esnafët) të quajtura “shoqëri dashamirësie” të cilat
kujdeseshin për familjet dhe paguanin shpenzimet e funeralit për anëtarët e tyre. Esnafët edhe në
Mesjetë shërbenin për të njëjtin qëllim. Para se të krijoheshin sigurimet në shek. e 17, “shoqatat
miqësore” kanë ekzistuar edhe në Angli, në të cilat njerëzit jepnin donacione në shuma të parave
për të grumbulluar një shumë të përgjithëshme, e cila mund të përdorej për raste emergjente.

-I-

Në planin historik, kontrata tip e sigurimit është në një nivel me tiparet e huasë apo fajdet për
aventura detare. Ky operacion i vërtetuar në Antikitet, ishte mjaft i përhapur në Mesjetë, ku një
kapitalist i jepte hua një lundërtari me qëllim financimin e një ekspedite detare, duke rënë dakort
që në rast humbjeje apo grabitjeje të anijes asnjë shpërblim nuk do të kishte si detyrim, ndërsa
nëse anija vinte në port “shëndoshë e mirë” huadhënësi mund të shpresonte që përveç shlyerjes
së kapitalit të merrte edhe një “fitim të majmë” apo fitim detar, i destinuar për të kompensuar
rreziqet e marra përsipër. Kjo metodë tregon idenë e marrjes përsipër të pasojave financiare të
një ngjarjeje rastësore (rreziku i mosshlyerjes së huasë si pasojë e humbjes së paparashikuar të
anijes) si kompensim i një shpërblimi (fitimi i mundshëm në rast aventure të suksesshme). Në
këtë mënyrë kontrata e sigurimit supozon ndarjen e rrezikut.
Kredia detare nuk mund të konsiderohet si një kontratë sigurimi më vete, edhe pse praktika ka
treguar se ishte mjaft efektive, përderisa u përthith më vonë nga grekët, romakët dhe qytet-shtetet
italiane. Duhej pritur ndalimi nga Kisha i huasë me fajde, në shekullin e XIII, në mënyrë që
garancia e rrezikut të emancipohej disi me kontratën e financimit dhe të bëhej objekt i një
marrëveshjeje të pavarur. Kështu, në fillim të shekullit të mëvonshëm, tregtarët italianë u mësuan
të lidhnin kontrata sigurimi “ në një letër të thjeshtë”, që bën të ditur shprehimisht derdhjen e një
primi kundrejt premtimit nga siguruesi për të riblerë, në rast dëmi, mbeturinat e anijes me një
çmim fiks ab ante (të vendosur paraprakisht).
Origjina kryesore e kontratave të sigurimit modern, në formën më të përafërt me sot, haset
në Itali në fillim të shekullit të XIV2 me sigurimin detar, nga praktikat e miratuara të tregtarëve
italianë. Kontratat e ndara të sigurimit (d.m.th. policat e sigurimit jo të lidhura me hua apo
kontrata të tjera), janë zbuluar në Gjenovë. Këto kontrata i lejonin sigurimeve të ishin të ndara
nga investimet, një ndarje e roleve që u tregua e suksesshme në sigurimin e marinës.
Nëpërmjet tregtarëve Lombardë, ky biznes u transferua në Angli, duke dominuar sigurimin e
biznesit detar. Kjo praktikë u përhap në tregtarët e Londrës. Rritja e rëndësisë së Londrës si
qendër e tregtisë në fund të shekullit të XVII, e rriti edhe kërkesën për sigurimin e marinës. Deri
në këtë kohë, sigurimet mbuloheshin në mënyrë individuale dhe jo me shoqëri sigurimi. Në
praktikë, nëse një anije ngarkohej me mall, tregtarët të cilët dëshironin  të siguroheshin do të
2
Antigono Donati, Giovanna Volpe Putzolu, “Manuale di diritto delle assicurazioni”, Giufrre editore, Decoma
edizione aggiornata, 2012, fq. 8.

4
përpilonin një letër që përcaktonte: rrezikun,objektin e siguruar, rrethanat dhe periudhën e kohës
për të cilën sigurohej, përshkrimin e anijes, mallin, rrugën që do të përshkruajë, ndalesat dhe
destinacionin, dhe personi që e siguron (ose përfaqësuesi i tij) shkruan poshtë këtij përcaktimi,
atë pjesë të rrezikut që pranon të marrë në sigurim. Kjo letër i paraqitej individëve të ndryshëm
që ishin të gatshëm të merrnin përsipër rrezikun kundrejt një shpërblimi (primi) dhe letra
nënshkruhej nga secili individ nën tekstin që përmbante. Që këtej rrjedh termi “underwriter”3
nënshkrues.
Vetëm në shekullin e XVI, sigurimi detar do të zhvillohej në një institucion të organizuar. Grupet
e tregtarëve ranë dakord mes tyre që të ndajnë bashkërisht rreziqet. Në vitin 1601 tregtarët
përcaktuan me statut një “Dhomë  sigurimi”, e cila në atë kohë ishte jashtë sistemit ligjor,
prandaj ligji i zakonshëm nuk ka luajtur asnjë rol në rregullimin e konflikteve lidhur me
sigurimin. Kjo situatë ndryshoi në mesin e shekullit të tetëmbëdhjetë, gjatë së cilës Mansfield 4 u
emërua  Kryegjyqtar dhe kjo solli interes të gjykatave anglosaksone ndaj kontratave të sigurimit.
Në vitin 1788 u themelua juridiksioni i gjykatave të çështjeve të sigurimit.

-II-

Nëse flitet për mbretërinë e sigurimeve, Llojd’s është froni i saj. Llojd’s është firma më e madhe
e sigurimeve në botë dhe shtrihet në të gjithë larminë e biznesit të sigurimeve. Historiku i lindjes
së Llojd’s është që nga viti 1689 dhe emri i saj rrjedh për hir të pronarit të një bar-kafe ( Eduard
Lloyd), lokali i të cilit u bë vendtakim për pronarët e anijeve, tregtarët, dhe kapitenët e anijeve, të
cilët dëshironin t’i siguronin mallrat (kargot) dhe anijet e tyre dhe atyre të cilët ishin të gatshëm
të merrnin në sigurim një rrezik të tillë, duke u shndërruar njëherësh në një burim të sigurt
informatash për lundrimet e fundit të anijeve. Kjo vijoj deri në vitin 1771, kur këta individë bënë
një marrëveshje të përbashkët midis tyre, të cilët themeluan shoqërinë më të vjetër dhe më të
madhe të sigurimeve Llojd’s5.
Që atëherë, këto kontrata kanë pushuar së vepruari në shtëpinë-kafene, dhe Lloyd’s i Londrës,
tani është forma e bashkëpunimit me autoritetet statutore. Ndikimi i Lloyd’s është i një rëndësie
të madhe  në rregullimin e akteve ligjore në sigurime6. Pas këtyre arritjeve ka pasur disa kompani
dhe shoqata, të cilat krijuan biznesin e sigurimit, por parimet e zbatuara në sigurimin detar dhe
3
Do të thotë “të nëshkruash poshtë”, term i cili origjinën e ka nga Anglia , e gjejmë edhe në ditët e sotme në
procesin e marrjes në sigurim nga shoqëria siguruese, nëpërmjet inspektorëve të saj kundrejt të mirës që kërkon të
sigurojë i siguruari. Duke supozuar se marrësit në sigurim kryenin llogaritje të efektshme për llojet e sigurimeve
që do të pranoheshin dhe primet që do të kërkoheshin për çdo rrezik, fondi gjithmonë do të mund të paguante
dëmshpërblimin të siguruarve, nëse ndodhte rreziku dhe do të mund t'u paguante gjithashtu aksionerëve dividendë
të mjaftueshëm.
4
Mansfield, ishte një shtyllë e rëndësishme në origjinën e kontratës së sigurimit, për shkak se ai gjeti zgjidhjen e
mosmarrëveshjeve mbi sigurimin nëpërmjet zbatimit të parimeve të fituara nga ligji tregtar më tradicional i
koncepteve të përbashkëta të ligjit.
5
Ilir Hoti, “Amvisimi i rrezikut dhe industria e sigurimeve”, botuar nga Instituti i Inxhinierisë financiare për Bankë
dhe Sigurime, Tiranë 2008, fq.74.
6
Politika detare e sigurimit Lloyd u miratua si formë statutore në sigurimin detar, e cila njihet si Akti i sigurimit
detar i vitit 1906.

5
zbatimin e mëtejshëm të saj, ndihmuan në  zhvillimin e llojeve të tjera të sigurimit, të cilat
gjithashtu janë zhvilluar më tej. Këto përfshinin Sigurimin nga zjarri 7, sigurimin e jetës dhe
sigurimin personal8.
Policat e para për sigurime jodetare u emëtuan në vitin 1887. Në vitin 1909 Lloyd’s lëshoi
policën e parë të sigurimit për mjete motorrike dhe në vitin 1911 lëshoi policën e sigurimit për
avion, duke u bërë kështu qendër botërore referimi për biznesin e sigurimeve.
Ligji i sigurimit nuk ka ndryshuar shumë që nga sigurimi detar, i cili  u kodifikua në Aktin e
Sigurimit Detar 1906 dhe doktrinat e tij janë “sui generis” . Edhe sigurimet jo detare janë
bazuar ende në jurisprudencën e Aktit të Sigurimit Detar të vitit 1906, i cili shërben si një
referencë për të gjitha sigurimet e tjera jo detare. Sot Lloyd’s i Londrës mbetet tregu lider për
sigurimin e marinës dhe llojet e tjera unike dhe të specializuara të sigurimeve, p.sh., në sigurimin
e jetës së personaliteteve yje, (sigurimin e kordave zanore të këngëtarëve të famshëm, këmbëve
të futbollistëve apo gishtat e pianistëve të famshëm), sigurime për pajisje e objekte relike (p.sh.,
avion të luftës së dytë botërore, muze, etj) sigurim festash e ceremonish (lojërat olimpike,
kampionate, festa krishtlindjesh, etj), sigurim veprash arti (shfaqje, filmas, etj), në sigurimin e
mjeteve të sofistikuara (anije kozmike, avion supersonik, laboratorë të cmuar, etj). Mbi 50% e
biznesit të Llojd’s është veprimtari risigurimi.

-III-

Përsa i përket lindjes së sigurimit tokësor në zonat urbane ishte sigurimi nga zjarri.
Sigurimet të cilat i njohim sot mund të gjurmohen që nga zjarri i madh i Londrës në vitin 1666 9,
e cila zgjati 4 ditë, ku u dogjën 13,000 shtëpi,100 kisha në një lagje me 400 rrugë. Pas kësaj
katastrofe, Nicholas Barbon, një mjek, filloj të merrej me ndërtimet e reja të qytetit të shkatërruar
dhe paralel me ndërtimet ofroi edhe sigurimin kundër zjarrit, duke themeluar në vitin 1680
kompaninë e parë të sigurimeve “The Fire Office”, për t’i siguruar shtëpitë me tulla dhe ato me
montim. Kjo do të jetë kompania e parë e sigurimeve kundra zjarrit, jo vetëm në Angli, por në
tërë Botën.
Në Francë në fillim të shekullit të XVIII “Zyrat kundra zjarrit” nuk ishin akoma vecse fonde
ndihmash, por shoqëria e parë e sigurimeve kundra zjarrit është krijuar në Paris në vitin 1754 nën
emrin “Dhoma e sigurimeve të përgjithshme” 10 dhe “Shoqëria mbretërore e sigurimeve” në vitin
1787. Në SHBA në historikun e sigurimeve spikat shoqëria e mbrojtjes nga zjarri/rrufeja e
krijuar në vitin 1752 nga Benjamin Franklin11.
Shekulli XV është shumë kontribues edhe në historikun e sigurimit të jetës. Më shumë edhe
se frika e humbjes apo detyrimi për të rrezikuar, vdekshmëria ishtë sigurisht një preokupim i
përbashkët njerëzor. Shembulli i parë i sigurimit të jetës moderne është formuluar dhe lëshuar

7
për shkak të zjarrit të madh të Londrës të vitit 1666,
8
për shkak të aksidenteve të ndodhura nga industrializimi dhe shërbimi hekurudhor, në shekullin e 19-të.
9
Yvonne Lambert-Faivre, Laurent Leveneur, “ Droit des assurances” , botimet DALLOZ, 2011, fq 5-13.
10
Po aty,
11
Shoqëria ‘Philadelfia Contributionship for the insurance of Houses from loss by fire”.

6
nga një grup nënshkruesish të sigurimeve detare në 18 qershor 1536 për William Gybbons në
Londër. Polica kishte mbulesë sigurimi jete me afat 1 vit dhe vlerë 400 sterlina, në favor të
William Gybbons në këmbim të një primi prej 32 sterlina. Gybbons vdiq përpara se të kalonte
një vit, dhe nënshkruesve të tij i duhej të paguanin pas vdekjes në dobi të familjes së tij 400
sterlinat e sigurimit.12
Evoluimi i sigurimit të jetës filloi duke u nisur nga shekulli XVIII, kur u bë i mundur
aplikimi i “ligjit të numrave të mëdhenj” 13 dhe i tabelave të vdekshmërisë së Halley. Këtu nisin
llogaritjet për vdekshmërinë që përfshinë matematicienët më të famshëm të kohës.
Në vitin 1693 Edmond Halley përpilon të parën tabelë vdekshmërie e cila ishte një metodë e
përshtatshme që përdorej për të shprehur propabilitetin e mbijetesës apo vdekjes për një
grupmoshë të caktuar. Në vitin 1699 themelohet e para shoqëri e mirëfilltë për sigurimin e jetës
për gra të veja dhe jetim, duke aplikuar prim të njëjtë për të gjithë të siguruarit që dha pasoja
financiare për hir të faktit se të siguruar të moshave të ndryshme konsideroheshin njëlloj,
ndonëse kishin shkallë vdekshmërie krejt të ndryshme.
Në fakt njohja e kësaj të fundit ishte një element thelbësor për siguruesin me qëllim për të
përcaktuar shumën e primeve që u takonte të siguruarve. Shekulli i XVII dallohet edhe nga
progresi vendimtar i matematikës dhe probabilitetit, me ndihmën e së cilës zotërimi teorik i
rastësisë zëvendësoi spekulimin. Veçanërisht Blaise Pascal dhe Nicolas Bernouilli futën teknikat
e arsyetimit të përllogaritjes së rreziqeve. Me t’u gjetur bazat e duhura teknike, në gjysmën e
dytë të shekullit XVIII, pati një rritje të sigurimeve të jetës, që përbën sot një nga shfaqjet më të
rëndësishme të një organizimi ekonomik dhe shoqëror në botë.
Një formë tjetër e sigurimit të jetës u krijua në formën e një “ tontine” 14, formë që njohu
një zhvillim të madh në shekullin e XVII. Kjo teknikë mbështetet tek kapitalizimi i
kuotizacioneve që paguhen pranë një organizmi i ngarkuar për t’i bërë këto kuotizacione
rentabël. Kardinali Mazzarino, me qëllim për të rimëkëmbur financat franceze, urdhëroi
bankierin napolitan i quajtur Lorenzo Tonti15 që të fuste forma të sigurimit të jetës, që më pas
morën emrin e Tontinit, të cilat nuk ishin gjë tjetër, përveçse shoqëri të ndihmës së ndërsjelltë që
vinin bast mbi jetën e të siguruarve16.Krijimi i grupimeve të aderimit e cila përmbante një
kohëzgjatje të caktuar me afat prej 15 vitesh përmbante kuotimet e aderuesve, të cilat
kapitalizoheshin dhe në fund të afatit të caktuar, të ardhurat e investimeve shpërndaheshin midis
të mbijetuarve. Ky lloj organizimi konsistonte në derdhjen në një arkë të përbashkët të kuotave
nga ana e pjestarëve të grupit që më pas transferoheshin, nën formën e një rente vjetore, tek
pjestarët që kishin mbetur në jetë në fund të cdo pagese vjetore. Me të vdekur edhe pjestari i

12
Ilir Hoti, “ Amvisimi i rrezikut dhe industria e sigurimeve”, botuar nga Insituti i Inxhinierisë financiare për Bankë
dhe Sigurime,Tiranë 2008, fq. 74.
13
Ligji i numrave të mëdhenj do të thotë që me rritjen e numrit të rasteve të mundshe, numri i propabiliteteve të
verifikimit të rastit, ulet.
14
Marrëveshje mes shumë personash gjatë blerjes së një pasurie dhe sipas të cilës të gjithë e gëzojnë atë, por i
fundit që mbetet gjallë është pronari.
15
Yvonne Lambert-Faivre,Laurent Leveneur, "Droit des assurances", 13 edition, botimet Dalloz 2011, fq. 5
16
Për më tepër shih G.Ottaviani,vepër e cituar “Dove nasce L’assicurazione?Appunti di storia della previdenza
privata”.

7
fundit, i cili do të kishte gëzuar në periudhën e fundit një rentë shumë të lartë, ajo që tepronte do
të kalonte tek arkat e shtetit.
Shekulli i XVIII dhe fillimi i shekullit të XIX shënuan një ndërprerje të zhvillimit të
sigurimeve në Francë. Ngjarjet revolucionare, luftrat e Napoleonit si dhe një sërë rrethanash të
tjera frenuan sidomos zhvillimin e sigurimeve tokësore 17. Megjithatë bie në sy që Kodi civil
mjaftohet të përmendë kontratën e sigurimit mes kontratave rastësore, së cilës nuk i dedikohej
asnjë corpus (dokumentacion) i veçantë. Përveç kësaj sigurimi i jetës mbetet i përjashtuar, çka
justifikohet nga Portalis me termat lakonikë : “Njeriu nuk ka çmim; jeta e tij nuk mund të jetë
objekt tregtie; vdekja e tij nuk mund të kthehet në një çështje spekulimi fitimprurës… lakmia që
spekulon mbi ditët e jetës së një qytetari është shpesh fqinjë me krimin që mund t’i shkurtojë
ato”.
Në Francë duhej pritur periudha e Restaurimit (1814-1830) që të rilindnin edhe kompanitë e
sigurimeve, dhe gjysma e dytë e shekullit të XIX që të zhvillohej në mënyrë të parezistueshme
sigurimi privat. Përkrah sigurimit nga zjarri, lulëzuan produkte të reja si sigurimi i përgjegjësisë,
në përgjigje të zhvillimit të sistemit teknik të prodhimit dhe zhvillimit urban. Sigurimi i jetës
blente edhe titujt e fisnikërisë, për t’u mundësuar kryetarëve të familjeve të mbroheshin në
mënyrë më efikase ndaj të papriturave të fatit.
Lulëzimi i sigurimeve vazhdon në pjesën e parë të shekullit të XX me zhvillimet
demografike, rritja e nivelit të jetesës, progresi teknologjik dhe zhvillimi i statistikave. Forma të
reja të sigurimit lindën si: sigurimi nga rreziqet e luftës apo nga aksidentet me pasoja dëme
shëndetësore, sigurimi sportiv, sigurimi ajror, apo sigurimi i kredisë.
Pra mund të themi se sigurimet janë zhvilluar në tre degë të mëdha:
 Sigurimet detare, të lindura në kohën e Republikave detare, për të parandaluar rreziqet që
mund të vinin në anije;
 Sigurimi tokësor me degën e zjarreve në të cilin, mbulimi i rrezikut u rrit, si formë asistence
dhe e ndihmës së ndërsjelltë pa patur akoma një karakter spekulativ;
 Sigurimi i jetës, i cili e ka origjinën e largët në teorinë e lojërave të fatit.

Nga origjina e tij që në kohët e lashta sigurimi ka evoluar në përgjigje të nevojës për individët që
të zvogëlojnë ose diversifikojnë rreziqet që dalin përpara në aktivitetet e tyre tregtare dhe më pas
për të garantuar shëndetin e tyre personal dhe financiar, mirëqënien e familjeve të tyre përmes
sigurimit të jetës dhe sigurimit shëndetësor. Bashkimi dhe diversifikimi i këtyre rreziqeve ka
përparuar për të bërë një disiplinë shkencore, në procesin e krijimit të eksternaliteteve pozitive
ekonomike në nivel mikro dhe makro. Sot është llogaritur se mbi 5.000 kompani të sigurimit dhe
të risigurimit veprojnë në Europë. Një industri e mirërregulluar e sigurimit ofron ekonomi me një
mekanizëm të besueshëm për bashkimin dhe transferimin e rrezikut, duke bërë kështu
mundësimin e nje niveli më të lartë të aktivitetit ekonomik. Besimi i konsumatorëve në
industrinë e sigurimeve është thelbësor për suksesin e saj.
17
Tokësore- në fjalorin juridik të se drejtës franceze sigurimet tokësore jane sigurimet nga dëmtimet (pasoja të një
ngjarjeje që mund te demtoje pronën, dëme materiale dhe sigurimi i përgjegjesisë , (riparim i dëmeve që i siguruari i
shkakton një pale të tretë) dhe sigurimet e personave (sigurimet e shëndetit).

8
2. KUADRI LIGJOR NË SHQIPËRI NGA KODI TREGTAR I VITIT 1932, NË
LIGJIN E VITIT 2014

Kontrata e sigurimit vullnetar të personit dhe pasurisë, është një institut i kohëve moderne, që
është e lidhur ngushtë me shoqërinë pasindustriale dhe të konsumit. Po t’i referohemi traditës
juridike shqiptare, parë në këndvështrimin historik, mund të konstatojmë, se kjo kontratë nuk
ishte parashikuar nga Kodi Civil i vitit 192918, por rregullimi i parë juridik është bërë nga Kodi
Tregtar i vitit 1932.19 Në këtë kod ishin parashikuar disa dispozita të përgjithshme në lidhje me
kontratën e sigurimit20, si dhe ishin sanksionuar në mënyrë të shprehur kontrata e sigurimit të
pasurisë dhe jetës. Nëpërmjet dispozitave të sanksionuara në këtë kod, theks të vecantë i është
vënë riskut dhe primit, duke përcaktuar rast pas rasti nulitetin e riskut 21 dhe primit, sikurse edhe
pasojat juridike të mospagimit të primit.22Një ndarje të vecantë i është kushtuar lidhjes së
kontratës23, ku kontrata e sigurimit duhet të bëhet në formë shkresore, për efekt provueshmërie,
por në asnjë nen të rregullimit të kontratës, nuk e gjejmë të përmendet dëshmia e sigurimit, si
provë e kontratës së sigurimit. Në analizimin e kësaj kontratë, ajo që të bie në sy është roli i
agjentit, në një shoqëri sigurimi, i cili përfaqësohet me tagra të plota dhe një rol dukshëm i
besimit dhe detyrave të tij nga siguruesi, ku të gjitha veprimet tregtare dhe gjyqësore, përsa i
përket ndryshimit ose zgjidhjes së kontratës, i përket agjentit të aftësuar për të lidhur kontrata
sigurimi.24
Po të analizojmë në këndvështrimin e të siguruarit, këto dispozita kanë marrë në mbrojtje
palën më të dobët, të siguruarin, e shprehur në nenin 573 pg.2; ” në rast kundërshtimi midis
neneve të kontratës, aplikohet neni më i favorshëm për të siguruarin” dhe në nenin 582, pg.2 :“...
gjendja e të siguruarit nuk mund të bëhet ma e vëshirë, me kondita kontraktore”.

18
Kodi Civil hyri në fuqi më 1 prill 1929. Përbëhet nga hyrja dhe nga katër libra (pjesë). Kodi i parë Civil shqiptar u
ndërtua kryesisht mbi modelin e Kodit Civil francez. Një pjesë tjetër u bazua në Kodin Civil Italian, Zvicerian dhe
Gjerman.
19
Kodi Tregtar daton në vitin 1932, botuar në Fletoren Zyrtare dt.5 mars 1932. Hartimi i tij u nxit nga nevoja për të
rregulluar veprimtarinë e shoqërive tregtare, veçanërisht të shoqërive italiane, të cilat kishin pozita dominuese në
Shqipëri. Për më shumë informacion :A.Luarasi,vep.e cituar., fq. 405- 406.
20
Kontrata e sigurimit është trajtuar në titullin IX të Kodit Tregtar të vitit 1932, e përberë nga Kaptina I deri në
Kaptinën e VII, duke përfshirë nenet 566 deri në nenin 607.Gjithashtu, pjesë e këtij kodi është edhe “Sigurimi
kundra risqeve të lundrimit” i përcaktuar në Titullin VI duke përfshirë nenet 781-808.
21
Neni 575 Kaptina III ,”Risku” dhe neni 580 Kaptina IV “Primi”
22
Neni 582-584 të Kaptinës IV.
23
Neni 586 -589,Kaptina V”Lidhja e kontratës”në të cilën është përfshirë dhe mos lejimi i përsëritjes së kontratës
në mënyrë të heshtur.
24
Neni 572-573 Kaptina II.

9
Në sigurimin e pasurisë25 dhe sigurimin e jetës, një vend të veçantë e zë parimi i interesit të
sigurueshëm,26 si një nga parimet kryesore të këtij rregullimi kontraktor , parim që e gjejmë edhe
sot në Kodin Civil të vitit 1994.27
Rregullimin e mëtejshëm ligjor e gjejmë tek ligji nr. 2359, datë 15.11. 1956 “Mbi veprimet
juridike dhe detyrimet28. Duke iu referuar këtij ligji të miratuar rreth 50 vjet më parë se Kodi
Civil aktual, që ka hyrë në fuqi me 1 nëntor 1994, konstatohet se një numër i madh dispozitash
që rregullojnë kontratën e sigurimit të Kodit Civil në fuqi, janë identike me dispozitat ligjore të
ligjit “Mbi veprimet juridike dhe detyrimet”. Kështu duke filluar që me kuptimin e kontratës së
sigurimit vullnetar, përkufizimi që i jep Kodi Civil kontratës së sigurimit është i njëjtë me
kuptimin që i jep kësaj kontrate, ligji i mësipërm “Mbi veprimet juridike dhe detyrimet”, duke
bërë të dy ligjet në mënyrë identike që në përkufizim ndarjen e kontratës së sigurimit në kontratë
të sigurimit të pasurisë dhe të personit, dhe duke përcaktuar kuptimin e secilës prej këtyre llojeve
të kontratave. Po ashtu, po t’i referohemi formës së lidhjes së kontratës së sigurimit, të dy ligjet
si Kodi Civil në fuqi edhe ligji i mësipërm, përcaktojnë në mënyrë identike të njëjtën formë të
lidhjes së kontratës, që është forma shkresore, konkretisht dëshmia e sigurimit (polica e
sigurimit) që siguruesi i lëshon të siguruarit, duke përcaktuar se mosrespektimi i kësaj forme e
bën kontratën të pavlefshme.
Në të njëtën kohë, po t’i referohemi elementëve që duhet të përmbajë dëshmia e sigurimit ose
polica e sigurimit, konstatohet se të dy ligjet e mësipërme, përcaktojnë në mënyrë identike të
njëjtat elementë, çka tregon edhe njëherë se shumë dispozita të Kodit Civil në fuqi që rregullojnë
kontratën e sigurimit janë marrë nga ligji nr. 2359, datë 15.11.1956 “Mbi veprimet juridike dhe
detyrimet”.
Kontrata e sigurimit është rregulluar edhe nga Kodi Civil i vitit 198129. Në këtë Kod ishin
përcaktuar dy lloje të kontratës së sigurimit vullnetare apo e detyrueshme, dhe kushtet për këto
lloj sigurimi caktoheshin me dispozita të veçanta të Ministrisë së Financave30.
Veçoria e parë që të bie në sy në lidhje me trajtimin e kësaj kontrate nga ana e Kodit Civil të vitit
1981, është fakti se konstatohet një regres ose kthim mbrapa, në lidhje me rregullimin juridik që i

25
Dispozita nuk i referohet sigurim pasurie, por sigurim kundra dameve, të njëtin përkufizim që i bën edhe Kodi i
sigurimit francez , meqenëse huazimi është marrë pikërisht nga kodet nga më të zhvilluara të kohës.
26
i shprehur në nenin 592 dhe 600 të Kodit Tregtar të vitit 1932 ,Titulli IX mbi Kontratën e sigurimit.
27
Neni 1134, Kodi Civil, Sigurimi i pasurisë, në të cilën thuhet se; “ personi që lidh kontrën e sigurimit të pasurisë
ose personi i tretë në dobi të të cilit lidhet kontrata, duhet të ketë një interes pasuror në objektin e siguruar,
përndryshe kontrata e sigurimit është e pavefshme”.
28
Ligji është botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës Popullore të Shqipërisë, nr. 1, datë 10 Janar 1957.
Marrëdhëniet juridiko- civile të kohës rregullohen nga ligji nr. 2359, datë 15.11.1956 “Mbi veprimet juridike dhe
mbi detyrimet”. Ky akt u shoqërua dhe me ligjin nr. 2350, datë 15.11.1956 “Mbi zbatimin e ligjës mbi veprimet
juridike dhe mbi detyrimet.”
29
Kodi Civil i vitit 1981, i cili hyri në fuqi me 1 janar 1982, përbën aktin e parë të unifikuar, që rregullon të gjitha
marrëdhëniet juridiko-civile të kohës. Ky akt rregullon marrëdhëniet pasurore dhe personale jopasurore, ndërmjet
ndërmarrjeve, institucioneve, kooperativave bujqësore, organizatave shoqërore, midis tyre dhe shtetasve, si dhe
ndërmjet vetë shtetasve.Parimi i bazë i rregullimit të këtyre marrëdhënieve është parimi i centralizimit demokratik,
mungesa e klasës shfrytëzuese dhe zhdukja e pronës private.
30
Neni 259 pg.1 dhe neni 265 i Kodit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, i vitit 1981.

10
është bërë kontratës së sigurimit, krahasuar me rregullimin që i bënte ligji “Mbi veprimet
juridike dhe detyrimet”, kësaj kontrate, regres i cili konstatohet në dy drejtime kryesore:
Së pari: Kodi Civil i vitit 1981, në ndryshim nga ligji “Mbi veprimet juridike dhe detyrimet”, ka
rregulluar vetëm kontratën e sigurimit të pasurisë, dhe nuk ka asnjë dispozitë apo paragraf për
rregullimin juridik të kontratës së sigurimit të personit, çka përbënte realisht një të metë shumë të
madhe të këtij Kodi;
Së dyti: Edhe rregullimi juridik i kontratës së sigurimit të pasurisë nga ana e Kodit Civil të vitit
1981 është bërë në mënyrë shumë të cunguar. Një gjë e tillë mund të konstatohet lehtë po të
shikojmë numrin e dispozitave që rregullonin kontratën e sigurimit sipas ligjit “Mbi veprimet
juridike dhe detyrimet”,31 ndërsa sipas Kodit Civil të vitit 1981, kontrata e sigurimit rregullohet
nga vetëm 8 nene, nga neni 258 deri në nenin 265 të këtij Kodi. Ky regres në rregullimin e
kontratës së sigurimit, që konstatohet në Kodin Civil të vitit 1981, ishte në përputhje të plotë me
regjimin totalitar të asaj kohe, ku prona private ishte zhdukur plotësisht.
Nisur nga nevoja sociale për të rregulluar situata konfliktuale që lindin pas ndodhjes të një
aksidenti rrugor është parë e nevojshme dhe e domosdoshme të bëhej i detyrueshëm pagimi
TPL32 nga pronari i mjetit, për të kaluar përgjegjësinë e tij për shpërblimin e dëmit një personi
juridik, i cili ka kapacitetin ekonomik të përgjigjet për dëmin e shkaktuar nga i siguruari.
Sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorrike në sektorin e transportit ligjvënësi e ka përcaktuar
me norma imperative si të detyrueshëm, për shkak të rrezikut të madh që mund të vij, si dhe
mbrojtjes së interesave të larta në pronë, jetë e shëndet palëve të treta. Dy janë aktet ligjore që
mund të përmendim: Dekretin e Presidentit nr.295 datë 15.09.1992 “Për sigurimin e
detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorrike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë” e cila
përcaktonte karakterin detyrues të sigurimit të mjeteve motorrike që do të qarkullonin në
territorin e RSH (akt ligjor tashmë i shfuqizuar) si dhe ligji nr.10076 datë 12.02.2009 “Për
sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë civile të palëve të treta në sektorin e transportit”, i
ndryshuar (akt ligjor në fuqi).
Kodi Civil i vitit 1994 i Republikës së Shqipërisë, i kushton një kre të vecantë kontratës së
sigurimit, ku ka të përcaktuar sigurimin e jetës dhe pasurisë në mënyrë vullnetare.
Ligji nr. 52, datë 22.05.2014 "Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit" 33, ka shfuqizuar pas
10 vjetësh ligjin e vitit 2004 “Për veprimtarinë e sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit”. Kjo
erdhi si rezultat i kërkesës në rritje të tregut të sigurimeve, zhvillimet më të fundit të këtij tregu,
formën e re të mbikëqyrjes me bazë risku, si dhe detyrimin për t’u përqasur me Direktivat
Evropiane në fushën e sigurimeve. Ligji vendos parime dhe përcakton veprimtarinë dhe
procedurat në lidhje me krijimin, organizimin, administrimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e
veprimtarisë së sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit, në mënyrë që tregu i sigurimeve të
funksionojë në një mjedis të sigurt, të qëndrueshëm dhe transparent, si dhe për të mbrojtur të
drejtat dhe interesat e konsumatorit të përfshirë në një kontratë sigurimi.
31
Kontrata e sigurimit, rregullohet nga 40 nene, nga neni 430 deri në nenin 469 të këtij ligji.
32
Sigurimi mjetit motorik,sipas përkufizimit të dhënë në dekretin nr. 295 datë 15.09.1992 ”Per sigurimin e
detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorrike,për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”
33
Botuar në Fletoren Zyrtare nr.93, datë 19.06.2014, hyrë në fuqi 04/07/2014.

11
Ligji i vitit 2014, ka sjellë risi si përsa i përket formulimeve të reja, ndër to mund të përmendim
përkufizimet e: grupit, vendit anëtar, vendit të huaj, administrimit të rrezikut, funksionar kryesor,
kontrollues kryesor, etj. si ato të grupit të sigurimit, por edhe futjen e klasifikime të rreziqeve të
mëdha si dhe rikualifikimin e klasave të jetës. Këto ndryshime janë bërë në përqasje me
Direktivat europiane. Përsa i përket shoqërive të sigurimit janë bërë përcaktime për shoqëritë e
vendeve anëtarë, që do të hyjnë në fuqi, pas anëtarësimit në BE të Shqipërisë. Përbën risi për sa i
përket përcaktimit të strukturës së shoqërisë së sigurimit duke vënë theksin në dispozitat mbi:
drejtimin e shoqërisë së sigurimit më një nivel, ku si organ i vetëm administruese është këshilli i
administrimit i cili përbëhet nga jo më pak se pesë anëtarë , si dhe kërkesat për qeverisje sa më të
mirë të shoqërisë. Ligji parashikon edhe nënshkrimin e kontratave në distancë në përputhje me
legjislacionin më të fundit të miratuar në këtë fushë, si dhe disa lloje të reja kontratash sigurimi
në përputhje me legjislacionin evropian.

2.1 ASPEKTE TË VEPRIMTARISË SIGURUESE NË SHQIPËRI

Para vitit 1944 në Shqipëri aktivitetin e sigurimeve e kanë kryer në fillim shoqëritë e sigurimeve
angleze, franceze e më pas italiane. Këto shoqëri e ushtronin aktivitetin e tyre në qytetet
kryesore të vendit: Tiranë, Durrës, Shkodër, Korcë, Elbasan, Vlorë Gjirokastër etj.
Mungesa e ekonomisë së tregut, mungesa e pronës private dhe krijimi i një ekonomie të
centralizuar, ndikuan drejtpërdrejt në jetën ekonomike dhe sociale të vendit. Shoqëritë italiane e
kanë ushtruar aktivitetin e tyre deri në vitin 1946, më pas hynë në procesin e shtetëzimit 34.
Pavarësisht nga mbyllja e aktivitetit të shoqërive italiane, si rrjedhojë e veprimtarisë së tyre, u
krijua një traditë e mirë për domosdoshmërinë e sigurimit të pasurisë dhe jetës. Kuptohet se
rreziqet e sigurimit ishin të kufizuara. Megjithëse kanë kaluar mbi 80 vjet, ekzistojnë pllaka
metalike të sigurimit të shtëpive të familjeve tiranase, qytetarëve korcarë, etj, që kanë ruajtur
policat e sigurimit të shtëpive ose jetës. Shoqëritë italiane të sigurimeve e ushtronin aktivitetin e
sigurimeve nga fatkeqësi natyrore, në ndërtesa, industri, sigurimin e aksidenteve dhe jetës.
Në korrik të vitit 1948 u krijua Instituti Sigurimeve Shtetërore 35. Në vitin 1954 u krye
bashkimi Institutit të Sigurimeve shtetërore me arkat e kursimit. Nga ana funksionale, qëllimore,
të dy institucionet nuk kishin asgjë të përbashkët. Në rrethana të tilla, si dhe izolimi me botën e
jashtëme, zhvillimi i sigurimeve në Shqipëri kaloi nëpërmjet rrugës së stanjacionit, gjë që coi
kryesisht në përdorimin e rrugës së formës së detyruar dhe në kufizimin e llojeve dhe tipeve të
mbulimit të tyre. Në vitin 1948 me shtetëzimin e shoqërive të huaja të sigurimit (sipas
materialeve arkivore të Drejtorisë së Institutit të Arkave shtetërore të Kursimit dhe Sigurimeve)
rezulton se ky Institut ka pasur marrëveshje risigurimi me shumë shoqëri risiguruese të vendeve
të huaja. Një nga më të rëndësishmit në atë kohë ishte edhe marrëveshja me “DARAG” 36.Pranë
këtij Instituti u krijua sektori i sigurimeve të jashtëme, ku që në fillim merrej me pranimin e
34
Gazeta zyrtare nr.14 dt. 26.02.1946.
35
Dekreti nr.626 dt. 04.06.1948
36
Shih historikun e zhvillimit të sigurimeve në Shqipëri në adresën:ëëë.albinsurance.org

12
sigurimeve të mallrave të Eksport-Importit: u zgjerua aktiviteti me pjesëmarrjen edhe në
risigurimin e institucioneve,37 me të cilat u lidhën marrëveshje, përkatësisht me ato të Kinës,
Polonisë, Cekosllovakisë, Hungarisë, Jugosllavisë, Francës, Italisë,etj.
Rruga e zhvillimit të sigurimeve pas vitit 1944, ka qenë:
Në vitin 1948 sigurimi i detyrueshëm i banesave shtetërore të dhëna me qera shtetasve, dhe
pasagjerëve. Përvec sigurimit në Shqipëri ka një traditë të hershme edhe të risigurimit.
Ekzistenca e tij përkon me praninë e shoqërive të huaja të sigurimit para clirimit.Sigurimi
vullnetar i pasurisë ndërtesave dhe sendeve te luajtshme.
Në vitin 1949, sigurimi vullnetar i përzier dhe i thjeshtë i jetës, në vitin 1950 sigurimi vullnetar i
kulturave bujqesore, në vitin 1954 sigurimi vullnetar i jetës nga fatkeqësitë.
Në vitin 1955, sigurimi vullnetar i sendeve shtëpiake, në vitin 1957, sigurimi vullnetar i pasurisë
së ish-koperativave bujqësore organizatave dhe shtetasve, në vitin 1957 sigurimi vullnetar i gjësë
së gjallë të imët, në vitin 1961 sigurimi i detyrueshëm i mallrave të importit dhe i anijeve, në
vitin 1965 sigurimi vullnetar i ndërtesave nga zjarri, në vitin 1990 sigurimi i detyrueshëm i
mjeteve të transportit të ndërrmarjeve dhe institucioneve, në vitin 1991 sigurimi i detyrueshëm i
kulturave bujqësore dhe të blegtorisë së ish- ndërrmarjeve bujqësore, në vitin 1992 sigurimi nga
zjarri i pasurisë.
Ndërsa veprimtaria e sigurimeve në Shqipëri është zhvilluar relativisht vonë, pasi para vitit
1990 nuk kanë ekzistuar shoqëri të mirëfillta sigurimesh, ndryshimet që ndodhën në Shqipërinë e
viteve `90, sollën si rrjedhojë edhe zhvillimin e sektorit sigurues, si një hallkë e rëndësishme e
zhvillimit ekonomiko-shoqëror të vendit. Si një institut i kohëve moderne, kontrata e sigurimit të
jetës dhe pasurisë, ka si qëllim të saj kryesor që të kontribuojë në sigurinë, në qarkullimin civil
midis subjekteve të së drejtës, me anë të sigurimit të jetës dhe pasurisë së personit.
Me liberalizimin e tij në vitin 1999, tregu shqiptar i sigurimeve njohu zhvillime të reja, sidomos
në drejtim të cilësisë së shërbimit dhe shumëllojshmërisë së produkteve.
U rivendos sigurimi vullnetar i aksidenteve personale.U rivendos sigurimi i detyrueshem i
udhëtarëve, i mbajtësve të mjeteve motorrike.U krijua Byroja Shqiptare38 e kartonit jeshil.
Në vitin 1994 u vendos sigurimi nga vjedhjet, sigurimi i shëndetit, sigurimi i parave në
udhëtim,sigurimi i ndërtimeve CAR, sigurimi i makinerive. Në vitin 1995 sigurimi i fitimit të
munguar gjate avarive të makinerive. Në vitin 1996 u rritën produktet e sigurimit: Sigurimi i
përgjegjësisë së produktit dhe përgjegjësisë publike, Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta
për hotelet dhe restorantet, sigurimi në formën e garancisë së ekzekutimit, sigurimi i pensioneve
private vullnetare.
Gjatë këtyre viteve është krijuar një bazë cilësore juridike që rregullon të drejtat dhe detyrimet
midis siguruesit dhe të siguruarit. Më tej janë zgjeruar llojet dhe tipet e mbulimit të sigurimit dhe
jo vetëm kaq, por është hapur rruga për vendosjen e llojeve dhe tipeve të tjera të sigurimit në

37
Në Kodin Civil të vitit 1982, njihej kontrata e risigurimit e rregulluar sipas dispozitave të vecanta, ku vetëm
instiucioni shtetëror mund të lidhë kontrata të tilla për sigurimin e përgjegjësisë për dëmet, e parashikuar në nenin
258 paragrafi 3 dhe në nenin 262 paragrafi 1 në Kontratën e sigurimit të pasurisë.
38
Është person juridik, me seli në Tiranë, e krijuar jo për qëllime fitimi, kryen funksionet e entit kompensues dhe
është përgjegjës për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga anëtarësia në sistemin e kartonit jeshil.

13
bujqësi, pasuri, blegtori, investime, akuakulturore, përgjegjësi civile në aviacion, etj. Vecanërisht
janë krijuar kushte dhe kanë hapur mundësinë për zgjerimin e risigurimeve në vend 39, si një mjet
i domosdoshëm për mbrojtjen e interesave kombëtare. Shoqëritë shqiptare të sigurimit kanë
kryer risigurime të suksesshme pranë: “Swiss Re”, “Health Lambert”, “Zurich Re”,etj.
Dalja e dekretit nr.295 datë 15.09.1992 “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve
motorrike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë” përcaktonte karakterin detyrues të sigurimit
të mjeteve motorrike që do të qarkullonin në territorin e RSH.
Krijimi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në bazë të Ligjit nr. 9572, datë 03. 07.
2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, solli një organizëm rregullator të konsoliduar
për të mbikëqyrur tregjet financiare jo-bankare në Shqipëri. AMF-ja është institucion juridik
publik i pavarur dhe për veprimtarinë që ushtron në përputhje me këtë ligj, raporton në Kuvend.
Misioni i AMF-së është të kontribuojë në nxitjen e qëndrueshmërisë dhe zhvillimin e sigurt të
tregut financiar jo-bankar.
Në përmbushjen e funksioneve dhe kompetencave të parashikuara në ligj, AMF-ja udhëhiqet nga
këto objektiva:
 Mbrojtja e interesave të konsumatorëve;
 Nxitja e transparencës dhe besueshmërisë së tregjeve financiare jo-bankare;
 Sigurimi i respektimit të ligjit.
Funksionet bazë rregullatore-mbikëqyrëse të AMF-së, parashikohen kryesisht në nenin 2 dhe
nenin 13 të Ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare” dhe
përkatësisht në ligjet mbi tregjet e mbikëqyrura.40
Duke marrë parasysh kërkesën në rritje të tregut të sigurimeve, zhvillimet më të fundit të këtij
tregu, formën e re të mbikëqyrjes me bazë risku, si dhe detyrimin për t’u përqasur me Direktivat
Evropiane të fushës së sigurimeve, lindi nevoja e përmirësimit të kuadrit ligjor të fushës, 41 u
miratua nga Kuvendi Ligji nr. 52, datë 22.05.2014 "Për veprimtarinë e sigurimit dhe
risigurimit",42 Qëllimi i ligjit është forcimi dhe zhvillimi i sektorit të sigurimeve në vend duke
vënë theksin në garantimin e një mbrojtje efektive të interesave të konsumatorëve.
Gjatë hartimit të ligjit43 janë marrë parasysh gjithashtu aktet ligjore në fushën e sigurimeve të
disa vendeve si Kroaci, Austri, Itali, Bullgari, Hungari,Maqedoni etj. Mbështetja në kuadrin
39
Me krijimin e kompanisë së sigurimeve “INSIG” më 31.07.1991, u lidhën marrëveshje risigurimi me kompani
risigurimesh me emër në botë. Futja e kompanive të reja në treg dhe rritja e tregut të sigurimeve bënë të
domosdoshme lidhjen e marrëveshjeve të risigurimit.
40
Ligji nr. 9267, datë 29.07.2004, “Për veprimtarinë e sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe
risigurime”, Ligji nr. 9879, datë 21.02.2008 "Për titujt", Ligji nr. 10197, datë 10.12.2009, “Për fondet e pensionit
vullnetar”, Ligji nr. 10 198, datë 10.12.2009 "Për sipërmarrjet e investimeve kolektive".
41
Gjithashtu përmirësimi i kuadrit ligjor lindi edhe si nevojë për përmbushjen e angazhimeve të marra në kuadër të
zbatimit të MSA-së, dhe rekomandimeve të progres raporteve të viteve 2010-2011 të palës evropiane.
42
botuar në Fletoren Zyrtare nr.93
43
Ky ligj është produkt i bashkëpunimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me Bankën Botërore në kuadër të
projektit për një mbikëqyrje efektive financuar nga FIRST Initiative, si dhe konsultimit me ekspertë të huaj të BE-së
të fushës së sigurimeve, të cilët sollën ekspertizën e tyre në hartimin e ligjit, duke u nisur edhe nga përvoja dhe
tregjet e sigurimit të ngjashme me ato të vendit tonë, si dhe dhanë asistencën e tyre në përafrimin e legjislacionin
vendas me atë evropian

14
ligjor të vendeve të rajonit ka pasur si qëllim edhe standardizimin e legjislacionit vendas me atë
të vendeve fqinje me problematika të ngjashme të tregjeve financiare. Me këtë ligj 44 synohet
përafrimi i plotë me Direktivat Evropiane të fushës së sigurimeve të cilat kanë për qëllim
harmonizimin e funksionimit dhe mbikëqyrjes së shoqërive të sigurimit.
Veprimtaria e sigurimit ushtrohet në përputhje me klasat e sigurimit.Klasat e sigurimit
përfaqësojnë grupime të rreziqeve të ngjashme45, mbi bazën e të cilave krijohen produktet e
veçanta të sigurimit, të cilat grupohen në:

 Sigurimin e jo-jetës,46
 Sigurimin e jetës47

Tregu i sigurimeve është një pjesë tepër e rëndësishme e sistemit financiar. Në të përfshihen
kryesisht shoqëritë private dhe shtetërore të cilat realizojnë procesin e sigurimit të individëve apo
bizneseve. Për të përfituar nga ky shërbim, individët dhe bizneset, paguajnë prime sigurimi për
t’u mbrojtur nga një ngjarje specifike, dhe në rast të ndodhjes së ngjarjes, përfitojnë një shumë të
caktuar që në fillim nga kontrata me shoqërinë e sigurimit. Sigurimi i jetës i ofrohet individëve
dhe në rast të vdekjes së tyre një individ tjetër i përcaktuar nga i siguruari përfiton një shumë
sipas kontratës. Sigurimi i jo-jetës përfshin gjithë shërbimet e sigurimit të cilat nuk përfshihen në
sigurimin e jetës (si sigurimi i pasurive të paluajtshme, sigurimi i shëndetit, i automjeteve, etj.
Aktualisht në Shqipëri veprojnë 11 Shoqëri Sigurimi jete dhe jo-jete : SIGAL sh.a LIFE, Uniqa
Group Austria; SiCRED sh.a. të cilat janë Shoqëri Sigurimi jete, SIGMA sh.a. Viena Insurance
Group; SIGAL sh.a. Uniqa Group Austria; Atlantik sh.a. ; INTERSIG; sh.a ALBSIG sh.a;
INTERALBANIA sh.a; EUROSIG sh.a, ANSIG sh.a., të cilat janë Shoqëri sigurimi jo-jete, dhe
INSIG e cila është Shoqëri Sigurimi jete dhe jo-jete . Nga shoqëritë e sigurimeve, INSIG është e
vetmja me kapital shtetëror, ndërsa shoqëritë e tjera kanë kapital privat. Përsa i përket origjinës
së kapitalit, 4 nga shoqëritë e sigurimit kanë shumicën e kapitalit të huaj.
Në strukturë, tregu i sigurimeve vazhdon të mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës.
Sigurimet e detyrueshme motorike dominojnë strukturën e tregut të sigurimeve. Po ti referohemi
burimeve zyrtare të AMF-së ato zënë rreth 68.99% të tregut në vitin 2019. Në sigurimet e pronës
dhe të tjera sigurime zënë rreth 16.94% dhe në sigurimin e jetës dhe shëndetit 14.08% Në
sigurimet vullnetare të Jo-Jetës dominon sigurimi nga zjarri dhe rreziqet natyrore me rreth 42%,
të pasuara nga sigurimi i aksidenteve dhe shëndetit me 23%. Primet në sigurimet e Jetës në vitin
2018 patën një ulje me rreth 5%, krahasuar me vitin 2017. Sigurimi i Jetës vazhdon të jetë i
lidhur ngushtë me nivelin e kredidhënies, kryesisht për individët. Ky fakt mbështetet dhe me
analizimin e produkteve, që patën ndikimin kryesor në rritjen e këtij tregu. Një nga arsyet e uljes
44
Në hartimin e këtij ligji janë marrë parasysh edhe është shqyrtuar përputhshmëria edhe me parimet më të fundit të
IAIS (Shoqata Ndërkombëtare e Institucioneve të Sigurimeve).
45
Një klasifikim i tillë bëhet për efekt të licensimit të shoqërisë së sigurimit, për përcaktimin e vlerave të fondit të
garancisë.
46
Mbulon klasat e sigurimeve nga 1 deri 18 të pg.A të nenit 7 të ligjit nr.9267 dt.29.07.2004
47
Mbulon klasat e sigurimeve nga 19 deri 23 të pg.A të ligjit nr.9267 dt.29.07.2004

15
vjen nga portofoli “Jetë Debitori”, ku përfitues janë bankat e nivelit të dytë, të cilat i akordojnë
kredi individëve.48

3. TENDENCAT BASHKËKOHORE NË SIGURIME

Shekulli XX dallohet ne mënyrë të pakontestueshme për socializimin e sigurimeve. Në fakt, u


zhvillua ideja se mbulimi i disa rreziqeve nuk mund t’u lihet në dorë vetëm disa organizmave
privatë, me përjashtim të rasteve kur lihen pa mbrojtje personat ekonomikisht të dobët.
Për këtë arsye u hartua ligji i 5 prillit 1928, i cili futi parimin e sigurimeve shoqërore, dispozitat e
të cilit u përgjithësuan në vitin 1946 nëpërmjet krijimit të Sigurimeve shoqërore. Në thelb,
institucioni është një institucion kombëtar në fushën e sëmundjeve, lejës së lindjeve, invaliditetit,
pleqërisë dhe vdekjes.
Karakteri publik i kësaj mbrojtjeje sociale legjitimohet nga një politikë solidariteti: personat në
gjendje të mirë shëndetësore paguajnë kuotizacione, jo në funksion të shëndetit të tyre dhe për
veten e tyre, por sipas të ardhurave dhe për personat e sëmurë. Gjithësesi, përtej këtij solidariteti
kombëtar që krijon pagesa (shërbime) mininale, sigurimi privat e ka forcuar rolin e tij plotësues
nëpërmjet një game gjithnjë e më të gjerë sigurimesh të personave (sigurime të jetës dhe
sigurime nga dëme shëndetësore). Nëpërmjet këtij plotësimi, individët krijojnë për vete një
mbrojtje më të mirë ndaj ngjarjeve që mund t’i prekin ata si persona.
Socializimi i sigurimit shprehet edhe via zhvillimit të sigurimeve të detyrueshme për
përgjegjësinë. Kjo lëvizje rrjedh kryesisht nga objektivizimi progresiv i përgjegjësisë civile.
Qëkurse shumëfishohen hipotezat për përgjegjësi pa faj, bëhet e domosdoshme të garantohet
dëmshpërblimi i viktimave njëkohësisht duke ruajtur pasurinë e përgjegjësve. Sigurimi i
detyrueshëm imponohet si mjeti më i sigurt për të përmbushur këtë detyrim në fusha të
panumërta, siç e ilustron zhvillimi i sigurimit të mjeteve motorrike, sigurimi në gjueti, sigurimi i
nxënësve, sigurimi i noterëve, sigurimi i administruesve të farmacive…
Një tendencë bashkëkohore ka të bëjë me eruopianizimin. Me krijimin e një Tregu të
përbashkët, tregu i sigurimeve duhet të jetë më i thjeshtë në të gjithë territorin komunitar. Për
këtë arsye, tri gjenerata direktivash nuk kanë mjaftuar për harmonizimim e një legjislacioni të
zbatueshëm lidhur me kontratat dhe organizmat europianë të sigurimeve.
Në zbatim të traktatit të Romës, gjenerata e parë e direktivave do t’ia kushtonte parimin e lirisë
për të hapur filial duke harmonizuar dispozitat administrative dhe financiare të siguruesve
eruopianë. Sipas këtij parimi, një kompani sigurimi e miratuar (liçensuar) nga një Shtet Anëtar
(Shteti i origjinës) mund të hapë lirisht një filial në territorin e një Shteti tjetër anëtar (shteti
pritës). Direktivat e gjeneratës së dytë do të përfshinin lirinë e shërbimeve (shërbime nëpërmjet
një korrespondenti) që i ofron çdo siguruesi që ushtron në mënyrë të rregullt aktivitetin në një
Shtet anëtar të ndërhyjë në një Shtet tjetër anëtar, edhe duke mos pasur një zyrë stabël në
territorin e këtij shteti. Së fundi, krijimi i një tregu të përbashkët të sigurimeve u parambyll me

48
Perodiku mujor , nëntor 2019, faqe zyrtare Amf

16
një gjeneratë të tretë të direktivave që ndërtuan sistemin e një liçense të vetme. Tani e tutje,
kompanitë e sigurimit të liçensuara nga Shteti anëtar ku ato kanë selinë e tyre mund të ushtrojnë
veprimtarinë e tyre, si nëpërmjet filialeve ashtu edhe nëpërmjet korrespondentëve, në çdo vend
anëtar të Bashkimit Europian dhe mbi bazë të kontrollit vetëm të vendit të tyre të origjinës.
Autoritetet e BE kanë hartuar më pas norma të tjera që u interesojnë organizmave të sigurimeve.
Direktiva nr. 2009/138/CUE, e quajtur “Solvency II (Aftësia paguese)”, cakton një përvijëzim të
kuadrit të ardhshëm prudencial (të kujdesit) të këtyre organizmave.
Lëvizja e europianizimit nuk kufizohet vetëm me kompanitë e sigurimeve. Kështu, direktiva nr.
2002/92/CEE e 9 dhjetorit 2002, përforcoi normat e zbatueshme për ndërmjetësit e sigurimeve.
Nga ana tjetër, shumë tekste ligjore të BE u janë kushtuar kategorive të ndryshme të kontratave
të sigurimeve. Përmendim direktivën 84/641/CEE të 10 dhjetorit 1984 mbi asistencën turistike,
direktivën nr 87/343/CEE të 22 qershorit 1987 mbi sigurimin e kredive dhe sigurimi i garantëve,
direktiva nr 87/344 e 22 qershorit 1987 mbi sigurimin për mbrojtje juridike, apo direktivat nr.
72/166/CEE, 84/5/CEE, 88/357/CEE,90/232/CEE, 2000/26/CEE dhe 2005/14/CE, mbi sigurimin
për përgjegjësinë civile që lind nga qarkullimi mjeteve motorrike. Si përmbledhje, ligjet tona të
brendshme në fushën e sigurimeve kur nuk bëhet fjalë për urdhëresa nuk janë gjë tjetër veçse
përfshirje në sistemin juridik të së drejtës të direktivave te BE.
Autoriteti i të drejtës europiane nuk është jashtë këtij tipari tjetër që karakterizon sigurimin
modern : konsumizimi. Me këtë fjalë shprehet ideja se mbrojtja e konsumatorit është përforcuar
dukshëm këta vitet e fundit. Nga njëra anë, detyrimet në këtë kuptim janë sa vjen e më të shumta
nga ana e organizmave dhe ndërmjetësve në sigurime, kryesisht informacionet dhe këshillat e
detyrueshme ndaj klientelës së tyre. Nga ana tjetër, kjo mbrojtje figuron në plan të parë të
misionit me të cilin është ngarkuar Autoriteti i Mbikqyrjes, të cilit i nënshtrohet edhe veprimtaria
e sektorit të sigurimeve.

4. BURIMET E SË DREJTËS SË SIGURIMEVE

Në shkencat juridike koncepti i burimit të së drejtës përdoret në një kuptim të posaçëm juridik; si
burim i së drejtës konsiderohet ajo formë specifike, e posaçme, me të cilën vishen normat e së
drejtës. Normat e së drejtës janë juridikisht të detyrueshme dhe sigurohen nga ana e shtetit,
vetëm kur ekziston një formë e caktuar e shprehjes së këtij vullneti.49Në doktrinë, burimi i së
drejtës përcaktohet në dy kuptime:

a) në kuptimin material dhe b) në kuptimin formal50.

49
L.Omari, “Parime dhe institucione të së drejtës publike”,botimet Elena Gjika,Tiranë,1997.
50
A.Aliu, “Burimet e së drejtës civile në Kosovë”, vep e.cituar, Prishtinë,1999. “Në teorinë juridike, ndarja në
burime materiale dhe formale është e pakontestueshme. Mirëpo të kuptuarit e shprehjes në “kuptimin “material” dhe
“formal” në teorinë juridike nuk është unike.Termi burim i së drejtës në kuptimin material, karakterizon faktet
shoqërore prej të cilave vërtet paraqitet “buron” e drejta, ndërsa burim i së drejtës në kuptimin formal karakterizon
aktin e përgjithshëm juridik, d.m.th. mjetin me të cilin shprehet burimi material i së drejtës”.

17
Përveç ndarjes së mësipërme nga doktrina ndahen dhe dy kategori të tjera:burime të së drejtës
kombëtare dhe burime të së drejtës ndërkombëtare. Burime të së drejtës kombëtare, janë ato
burime që kanë origjinën në bazë dhe për zbatim të organizimit shtetëror të caktuar, pra bazohen
në sovranitetin e shtetit shqiptar, ndërsa burimet e së drejtës ndërkombëtare, janë të krijuara mbi
bazën e rregullave që kalojnë hapësirën e shtetit shqiptar.

Burimi normativ kryesor i sigurimeve vullnetare është Kodi Civil në pjesën e V në Kreun e
XXIII të tij, i titulluar “Sigurimi”, “Dispozita të përgjithshme”,përcakuar në nenet 1113 deri në
1161. Në këtë Kre është përcaktuar sigurimi i pasurisë dhe sigurimi i personit, përmbajtja e
kontratës së sigurimit. Kodi Civil në pjesë të veçanta të tij shtron edhe parimet bazë të kontratës
së sigurimit.

Në shumë vende të sistemit ligjor kontinental, baza kryesore ligjore në fushën e sigurimeve është
Kodi i sigurimeve, kjo dhe për shkak të rëndësisë së madhe ekonomike dhe sociale që paraqet
veprimtaria siguruese. Kodet janë realizime të mëdha legjislative të shek XIX, dhe të gjysmës së
parë të shek XX. Teknika e vjetër e bërjes së ligjeve bazohej mbi këto kritere: a) në kodet më
shumë se në ligjet e tjera, duhet të përfshiheshin ato norma që ishin të destinuara për të rregulluar
marrëdhënie të përgjithshme, ndërsa në ligjet e veçanta duhet të figuronin ato norma që
rregullonin marrëdhënie që karakterizoheshin nga subjekte ose objekte të veçanta; b) në kodet
më shumë se në ligjet e tjera, duhet të vendoseshin norma që vlenin për një kohë të pakufizuar,
ndërsa në ligjet e veçanta duhet të vendoseshin norma të tilla që të zëvendësoheshin në një kohë
pak a shumë të shkurtër me normat e tjera. Teknika e sotme e bërjes së ligjeve ka ndryshuar. Në
përgjithësi mund të themi se Kodi Civil ruan ende një rëndësi të madhe si burim i njohjes të së
drejtës. Ky Kod ka humbur rëndësinë e vet si burim i prodhimit të së drejtës: kërkesave të reja të
bërjes së ligjeve, sot i përgjigjen ligje të veçanta, të cilat i shtohen Kodit Civil, në vend të ribërjes
së Kodit. Kriza e kodeve është krizë e mënyrës së prodhimit të normave të së drejtës së
përgjithshme. Është diskutuar në rrethin doktrinal apo ekspertëve të fushës, për një kodifikim të
sigurimeve edhe në Shqipëri, por mendoj për shkak të arsyeve të mësipërme, si dhe të tregut të
pamaturuar të sigurimeve dhe paqëndrueshmërisë ekonomike që ekziston në Shqipëri, rregullimi
i këtyre marrëdhënieve nuk mund të ngrihet në nivel kodifikimi.

Në nenin 1133 Kodi Civil përcakton se: “Dispozitat e këtij kreu nuk shtrihen mbi sigurimin e
detyrueshëm, i cili rregullohet me dispozita të vecanta.”Duke iu referuar paragrafit të parë të
nenit 1133, dispozita e vecantë për sigurimin e detyrueshëm është ligji nr,10076 datë 12.02.2009
“Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, ku fusha e veprimit të saj shtrihet në
sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik, sigurimin e përgjegjësisë së
pronarit apo të përdoruesit të mjetit motorrik për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i
këtij mjeti, sigurimin e përgjegjësisë të pronarit apo përdoruesit të avionit dhe sigurimi i
përgjegjësisë të pronarit apo përdoruesit të mjetit lundrues.

Një burim tjetër normativ në të drejtën e sigurimeve e përbën akti ligjor më i rëndësishëm për
sigurimet në përgjithësi, dhe atyre vullnetare në veçanti Ligji nr. 52, datë 22.05.2014 "Për

18
veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”.Hyrja në fuqi në 4 korrik të vitit 2014, zëvendësoi dhe
shfuqizoi, ligjin e mëparshëm që rregullonte këtë lëndë, ligjin nr.9267 datë 29.07.2004 “Për
veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime”. Ligji
merr rëndësi të veçantë në forcimin dhe zhvillimin i sektorit të sigurimeve në vend, duke vënë
theksin në garantimin e një mbrojtje efektive të interesave të konsumatorëve.

Në ligjin e vitit 2014, janë përqasur një numër i konsiderueshëm i Direktivave Europiane, por në
dispozitat kalimtare janë përcaktuar që një pjesë e tyre do të hyjnë në fuqi me anëtarësimin e
Shqipërisë në Bashkimin Europian, si anëtare më të drejta të plota. Këto instrumente janë të
detyrueshme për shtetet anëtare për të arritur objektivin e tyre, ndërsa shteti anëtar është i lirë të
zgjedhë formën dhe mënyrën e arritjes së objektivit të parashikuar. Në përputhje me ligjin
kombëtar kushtetues, Shteti mund të zbatojë Direktivën përmes një ligji, një Rregullore ose akti
administrativ. Me qëllim zbatimi, parlamentet kombëtare janë të lidhura me objektivin e
Direktivës, në qoftë se ata marrin pjesë në të gjitha procedurat.

Shoqëria e sigurimit, megjithëse rregullohet në rrugë të përgjithshme nga ligjet për shoqëritë
tregtare, gjen dhe një rregullim dhe disiplinim të vecantë në ligje shprehimisht të krijuara për
veprimtarinë e sigurimeve. Harmonizimi, funksionimi dhe mbikëqyrja e shoqërive të sigurimit
është përafruar me Direktivat Evropiane të fushës së sigurimeve.

Disiplina e kontratave të sigurimit mbeti në thelb e pandryshuar, me përjashtim të ligjeve të


posaçme që janë futur dhe rregulluar nga ligje të posaçme, figura të reja të sigurimit të
detyrueshëm, disa prej tyre në (ekzekutimin) drejtimin e konventave ndërkombëtare.

Përsa i përket sistemit të mbikëqyrjes së sigurimeve, ligji nr. 9572 datë 03.07.2006 “Për
Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare” përcakton rregullat për krijimin, përgjegjësitë dhe
funksionimin e AMF, i cili zëvendësoi ligjin nr.9268 datë 29.07.2004 “Për organizimin dhe
funksionimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve”.

Burim të së drejtës, të kësaj fushe janë edhe aktet nënligjore të dala në zbatim të ligjit. Duke qenë
veprimari e veçantë , specifike, nga veprimtari të tjera biznesi, kryesisht janë të shumta
rregulloret e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që rregullojnë aspekte të veçanta 51 të
këtyre marrëdhënieve. Një nga rregulloret më të rëndësishme përmendim rregulloren nr.52 datë
25.06.2009 të Bordit të AMF-së me objekt: “ Trajtimi i dëmeve që mbulohen nga kontrata e
sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”

Së fundi, duhen përmendur si burime konvencionale dhe jo ligjore të kontratës, pra fryt i vullnetit
të palëve, kushtet e përgjithshme të policës së sigurimit. Kushtet e përgjithshme të policës së
sigurimit janë të gjitha klauzolat e vendosura nga siguruesi, në mënyrë standarte 52, për të gjitha
51
Për më tepër, shih faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
52
Kontratat e sigurimit, si shumë kontrata të konsumit, janë forma të standardizuara, të ofruara në bazë të zgjedhjes
së lirë. I siguruari nuk ka mundësi të negocioj mbi kushtet, afatet, çmimin, dhe as nuk e shohin linjën e veprimit deri
pasi të kenë përfunduar blerjen. Kontratat e sigurimit janë dokumente komplekse dhe teknike, që shumë pak të

19
policat që mbulojnë një rrezik të caktuar. Funksioni i tyre është të krijojë raporte homogjene në
lidhje me të njëjtin rrezik dhe të lehtësojë veprimet e përshkrimit dhe shpërblimet e dëmeve.

Një pyetje shtrohet për zgjidhje:Vendimet Unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së


Lartë a përbëjnë burim të së drejtës?

Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë më i rëndësishëm në fushën e


sigurimeve është Vendimi nr.12 datë 14.09.2007 me objekt: Kërkimin e pagesës së
trashëgimtarëve ligjorë të shpërblimit dhe kompensimit të dëmit pasuror dhe jopasuror të
shkaktuar nga aksidenti automobilistik.

5. KATËR SISTEMET KRYESORE TË SIGURIMEVE

Katër sistemet kryesore të sigurimeve janë:

1. Sistemi i sigurimeve shoqërore (vetë sistemi i sigurimeve shoqërore përbëhet nga:


sigurimet shoqërore të detyrueshme; b) sigurimi shoqëror vullnetar; c) sigurimi
shoqëror suplementar; ç) pensionet shtetërore të posaçme; d) pensionet sociale; dh)
fondet profesionale dhe fondet e pensionit vullnetar.
2. Sigurimet private
3. Sigurimet shëndetësore (të detyrueshme)
4. Pensionet private suplementare të cilat janë përfitime suplementare për ata që kanë
vendosur të sigurohen për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare në shtesë
të atyre që jepen nga sistemi i sigurimeve shoqërore të detyrueshme.

1. Sistemi i parë i sigurimeve shoqërore është krijuar nga Qeveria gjermane nën drejtimin e
Kancelarit Bismark në mes të viteve 1883-1889. Këto lloj sigurimesh menaxhoheshin me fonde
të përbashkëta të qeverisë lokale dhe kontributit të vetë punëtorëve. Skema për sëmundje ishte
skema e parë e sistemit të sigurimeve shoqërore, që më vonë u quajt skema për dëmtime në punë.
Në vitin 1889 u shfaqën skema të tjera, të cilat trajtonin sigurimet e invaliditetit dhe moshat e
thyera. Kjo skemë administrohej nga vetë provinca. Partneriteti social i tre kategorive punëtorët,
punëmarrësit dhe shteti, po luanin rolin e tyre në tërë sistemin e sigurimeve shoqërore. 53
Ndërkohë që pasiguria ekonomike midis punëtorëve në vendët e industrializuara filloj të
përhapej, një numër gjithmonë e më shumë në rritje i programeve të sigurimeve shoqërore filluan
të hynë në fuqi në vende të ndryshme.

Sistemi i sigurimeve shoqërore rregullohet nga ligji nr 7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet
shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me një sërë aktesh ligjore ligji Nr. 144/2015;
datë 17.12.2015; ligji Nr. 111/2016; datë 3.11.2016; dhe Akti Normativ i Këshillit të Ministrave

siguruar mund t’a lexojnë ose ta kuptojnë, pasi këto ide janë hulumtuar në literaturën shkencore.Autoriteti
mbikëqyrës është organi rregullator ,që kontrollon përmbajtjen e policave të sigurimit në mënyrë të rëndësishme dhe
thelbësore.
53
Peto, ZH, “E drejta e mbrojtjes shoqërore”, Shtëpia e botimit Adelprint, Tiranë, 2011, fq 14

20
nr.1, datë 25.1.2017; Nr. 25/2017; datë 9.3.2017. Skemat e sigurimeve shoqërore janë ndërtuar
dhe zhvilluar me një qëllim të rëndësishëm atë të mbrojtjes së individëve dhe familjeve të tyre në
rastet e prekjes nga rreziku social. Objekt i sigurimeve shoqërore si pjesë e sigurimit social është
mbrojtja dhe mbulimi me përfitime nga ngjarjet sociale të padëshiruara e të gjithë shoqërisë
ekonomikisht aktive, kontributive, apo edhe të asaj pjese e cila nuk është aktive, por për shkak të
burimeve finnciare bëhet pjesë kontributive. Përfitimet nga ky sistem vijnë vetëm nëse individi
është pjesë e këtij sistemi ndërmjet kontributeve. Kontributi është një përqindje fikse e cila
llogaritet mbi pagën bruto mbi të gjitha nivelet e pagave si ato minimale, ashtu edhe ato
maksimale. Paga bruto për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore është pagë
e përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi ose në kontratën e punës sipas rastit, në kohë ose në
vëllim pune. Kontributi konsiderohet si element kryesor i financimit të sistemit të sigurimeve
shoqërore, i cili funksionon në bazë të sistemit pay-as you go. Subjektet që kanë kontribuar në
sistemin e sigurimeve shoqërore përfitojnë të ardhura nga pesë degë të sigurimit shoqëror: dega
e sëmundjes, barrëlindjes, pensionit ose mosha e vjetër, përfitime nga dega e aksidenteve në
punë dhe sëmundjeve profesionale dhe përfitim në rastin e papunësisë.( (shih për më tepër “E
drejta e mbrojtjes shoqërore”, Zh.Peto e zhvilluar në ciklin e parë të studimeve)

Sipas ligjit të sigurimeve shoqërore “kur një person për shkaqe të arsyeshme nuk mund të
sigurohet, ka të drejtë të sigurohet vullnetarisht”54.Nëpërmjet sigurimit vullnetar, bëhet e
mundur:

a) Vazhdimësi e sigurimit shoqëror;


b) Zgjerim i sigurimit shoqëror;
c) Mbulim i periudhave të kaluara;
d) Sigurim për një shumë më të madhe të ardhurash.

Me vazhdim sigurimi vullnetar nënkuptojmë që personi të ketë qenë më parë i siguruar në


mënyrë të detyrueshme, por që për arsye të ndryshme largohet nga sigurimi i detyrueshëm. Ky
person lejohet që të vazhdoj sigurimin e detyrueshëm nëpërmjet sistemit vullnetar të sigurimit.
Sigurimi vullnetar realizohet në bazë të aktmarrëveshjes, brenda një periudhe 30 ditore nga
largimi i sistemit të detyrueshëm. Kjo do të thotë që të gjithë subjektet, të cilët kanë qenë më
parë të mbuluar me sigurime të detyrueshme, do të vazhdojnë të sigurohen në të njëjtat degë
edhe nëpërmjet sigurimit vullnetar. Raste të tjera të të mbulimit me sigurim vullnetar për
personat të cilët kontribojnë nëpërmjet skemës së detyrueshme janë: Leje pa të drejtë page,
kujdesi për fëmijën deri në 8 vjec, kujdesi për fëmijën invalid deri në moshën 15 vjec,
përkujdesje për prindërit e paaftë, të punësuarit jashtë shtetit(emigrantët), të punësuarit që nuk i
siguron qendra e punës, të papunët, studentët që kryejnë studimet universitare.

Zgjerimi i sigurimit vullnetar është e drejta që i njihet një subjekti të caktuar, i cili ka kontribuar
për një vit pa ndërprerje në skemën e sigurimit vullnetar për të shtuar fushën e mbulimit me
sigurime shoqërore. Zgjerimi i degëve të sigurimit vullnetar është i kufizuar si për subjektet,
54
Neni 3, Ligji nr. 7703 datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Shqipëri”, i ndryshuar

21
ashtu edhe për degët e sigurimit shoqëror. Subjekteve që u lejohen të bëjnë zgjerim vullnetar
janë: të vetpunësuarit (duke përjashtuar të vetëpunësuarit në bujqësi) dhe punëdhënësit. Degët
për të cilët lejohet sigurimi vullnetar janë: dega e paaftësisë së përkohshme në punë dhe dega e
aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale. Zgjerimi vullnetar në degët e sigurimit të
detyrueshëm nuk mund të realizohet për periudhat e kaluara. Realizohet vetëm për vitin në
vazhdim nga dita që ka filluar ky lloj detyrimi dhe përfitimet që do të realizohen nga degët e reja
janë përfitime të nivelit minimal.

Mbulimi vullnetar i periudhave të kaluara kanë të drejtë ta realizojnë: të vetpunësuarit (duke


përjashtuar të vetëpunësuarit në bujqësi), punëdhnësit, të punësuarit dhe popullsia
joekonomikisht aktive. Subjektet e mësipërm të cilët paguajnë përqindje kontributi vullnetar për
periudhat e kaluara mbulohen më sigurime në degë të përcaktuara dhe kanë përfitime minimale
nga skema e sigurimeve shoqërore.

Sigurimin për më shumë të ardhura e kanë të drejtë ta bëjnë këto subjekte: të vetpunësuarit
(duke përjashtuar të vetëpunësuarit në bujqësi), të punësuarit dhe punëdhënësit privatë. Sigurimi
për të përfituar të ardhura më të larta realizohet duke derdhur kontribute të nivelit maksimal për
degën e pensioneve. Miratimi për të derdhur kontribute maksimale nuk realizohet për periudhat e
mëparshme.

2. Sigurimet private janë sistemi i dytë i sigurimeve. Lidhur me analizën dhe vecoritë kryesore
të saj, do t’i trajtojmë në mënyrë të detajuar në cështjet që do të trajtojmë në vazhdimësi të ciklit
të leksioneve.

Përmendëm dy llojet kryesore të sigurimeve, sigurimet private dhe sigurimet shoqërore. Por këto
nuk janë të vetme forma ekzistuese në sistemin e madh të sigurimeve. Këtyre u shtohen edhe dy
forma të tjera jo më pak të rëndësishme : Sigurimet shëndetësore të detyrueshme dhe pensionet
private suplementare.

3. Krijimi i Sigurimeve shëndetësore ka ardhur si kërkesë e domosdoshme e shoqërisë për tu


mbrojtur në raste sëmundjesh apo fatkeqësish. Sigurimet shëndetësore të detyrueshme mbulojnë
të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë me banim të përhershëm në Shqipëri, si dhe të huajt
e punësuar e të siguruar në Shqipëri. Bazohet mbi sistemin kontributiv të detyrueshëm mbi pagën
bruto të cdo individi të punësuar. Ky sigurim mbulon:a) një pjesë të cmimit të barnave në rrjetin
e hapur farmaceutik: b)shpenzimet e shërbimit të mjekut të përgjithshëm. (shih për më tepër “E
drejta e mbrojtjes shoqërore”Zh.Peto e zhvilluar në ciklin e parë të studimeve)

4. Pensionet private suplementare janë përfitime për ata që kanë vendosur të sigurohen për
pensionet e pleqërisë, invaliditetit ose pensionet familjare në shtesë të atyre që jepen nga sistemi
i sigurimeve të detyrueshme shoqërore.(në mënyrë të detajuar këtë temë do ta trajtojmë në
vazhdimësi të leksioneve)

22
5.1 Dallimi midis sigurimit privat dhe sigurimit shoqëror të detyrueshëm

Sigurimi shoqëror edhe pse e ka origjinën e tij te sigurimi privat, ka arritur të krijojë në
momentin historik aktual, një fenomen tërësisht autonom, dhe dallon nga sigurimet private, jo
vetëm në aspektin juridik, por edhe në aspektin teknik dhe ekonomik.55
Në mënyrë të veçantë funksioni social i këtyre sigurimeve për mbrojtjen e disa klasave
shoqërore kanë futur në mekanizmat e sigurimeve, parime të huaja për sigurimet private. Ndër to
mund të përmendim, parimin e solidaritetit dhe sistemin e shpërndarjes.
Solidariteti56 është një koncept që nuk duhet ngatërruar me reciprocitetin.Reciprociteti në
kuptimin teknik dhe ekonomik, kuptohet si mekanizëm i shpërndarjes së detyrimeve (pagesave)
ndërmjet të gjithë subjekteve të ekspozuar ndaj rrezikut, dhe ky është aktiviteti i siguruesit privat.
Ndërsa te Solidariteti, i cili karakterizon sigurimet shoqërore mungon identiteti midis subjekteve
të ekspozuar ndaj rrezikut dhe atyre midis të cilëve ndahen detyrimet (pagesat) relative. Me fjalë
të tjera, mungon ai reciprocitet i kërkuar midis subjekteve, të ekspozuar, e cila është tipike e
sigurimit privat.
Përvec kësaj me anë të sistemit të rishpërndarjes, përvec pjesëtimit në mënyrë solidare që
kryhet midis individëve të futur në sigurim, në të njëjtën kohë realizohet edhe një tjetër pjestim
midis brezave, d.m.th. të paktën një pjesë e detyrimeve të brezave të parë do të përballohet nga
brezat që do të hyjnë në administrim më pas. 57Një sistem i këtij lloji nuk mundet të respektojë
parimin e administrimit të kostos, që karakterizon biznesin (shoqëritë) e sigurimeve dhe në
përgjithësi të gjithë aktivitetin sipërmarrës. Për këtë arsye sigurimet shoqërore operohen nga
entet publike, të cilat mund të kërkojnë ndërhyrjen financiare të shtetit, në mbështetje të
aktivitetit të tyre, dhe në mbrojtje të së drejtës së individëve, për të qenë të mbrojtur kur bëhen të
paaftë për punë ose në pleqëri.58

55
Donati Antigono,Volpe Putzolu “Manuale di diritto delle assicurazioni”,Decima edizione aggiornata, Giuffre
editore, fq. 7.
56
Solidariteti përfaqëson përfitime në nivelin e të ardhurave bazë. Përvec të ardhurave bazë , solidariteti përfshin
edhe skema në të cilat të gjithë banorët ose të gjithë qytetarët në rastet e një rreziku social trajtohen në mënyrë
periodike me të ardhura nga Shteti.
57
Sistemi i sigurimeve shoqërore në Shqipëri mbështetet mbi parimin “pay as you go”.
58
Neni 52,Kreu IV “Liritë dhe të drejtat e konomike, sociale, dhe kulturore” i Kushtetutës së RSh sanksionon se
“Kushdo gëzon të drejtën e sigurimeve shoqërore në pleqëri ose kur bëhet i paaftë për punë, sipas një sistemi të
përcaktuar në ligj”

23

You might also like