Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Karakteristika te nje kombi te humbur.

Shqiptaret jane nje komb i vecante i cili jeton ne gadishullin ballkanik qe nga kohet parahistorike
dhe deri ne ditet e sotme. Ky popull e filloi organizimin e vet politik ne disa mbreteri antike te
udhehequra nga prijes fisnore. Keta fise filluan te organizohen ne njesi te vecanta territoriale te
cilat filluan te luftojne kundra njera-tjetres per ekspansion, pushtet dhe hegjemoni . Si fqinjet e
tyre greke dhe maqedonas ata u percane sipas interesit vetjak te udheheqesit politik te fisit,
federates apo mbreterise. Keshtu te percare ata u perballen me nje superfuqi politiko-ushtarake si
Perandoria Romake ,e cila duke shfrytezuar politiken klasike “Perca dhe sundo” i perfshiu ata
nen diktatin e saj. Elita fisnore ilire duke iu trembur sekuestrimit te pasurise dhe humbjes se
pozites politike pranoi te perqafonte kulturen latine dhe te behej sherbetore e pushtetit
perandorak. Kjo elite e bindur nuk u rebelua kunder padroneve te huaj dhe filloi te punonte
vetem per interesa personale. Me gjithe emancipimin e larte qe perfitoi shoqeria ilire gjate
periudhes romake ,shumica e popullsise ilire u skllaverua nga latifondistet romake. Me mijera ha
toke u privatizuan nga aristokrate romake dhe nga bashkepunetoret ilire. Popullsia e varfer u
braktis nga elita e saj shfrytezuese dhe u distancua ne jeten e saj te thjeshte fshatare. Pas disa
shekujsh harmonie Perandoria Romake u trondit nga kriza e brendshme dhe u shkaterrua nga
dyndjet barbare . Ne token e Ilireve filluan te shfaqeshin sllavet, nje grup popujsh pagane me
origjine nga Europa Lindore. Keta popuj te terhequr nga klima e ngrohte dhe toka pjellore u
sulen me egersi ndaj pasurise ilire dhe grabiten, shkaterruan, vrane e dogjen me mijera njerez.
Sllavet zhduken nga harta e Ballkanit shume fise ilire , maqedonase , thrake dhe dake. Po si ishte
e mundur qe keta popuj pagane te paorganizuar e te pakulturuar arriten te zhdukin me kaq
shpejtesi nje popullsi te emancipuar si ajo ilire? Ky popull nuk rezistoi ndaj pushtuesve sepse
elita e tij nuk perfaqesonte nje grup qe mbronte kulturen, gjuhen, dhe traditat ndaj pushtuesve
sllave. Ata te braktisur nga ushtrite romake dhe nga mercenaret ilire qe zgjodhen te mbronin
interest e tyre personale u asimiluan ne rastin me te mire dhe u masakruan kolektivisht ne rastin
me te keq. Dalmacia, Herzegovina, fusha e Panonise u spastrua nga fiset ilire dhe u kolonizua
nga fiset sllave te kroateve, serbeve dhe malazezeve. Per fat te mire, Iliria e Jugut i mbijetoi
dyndjeve te rastesishme sllave dhe popullsia ruajti tiparet etnike dhe kulturore ilire. Ky territor
gjate shekujve te mevonshem u pushtua nga nje numer i madh popujsh luftarake. Normanet,
bullgaret, serbet, mongolet, njeri pas tjetrit pushtuan territoret arberore dhe lane shenjen e tyre.
Emra fshatrash, toponime, legjenda dhe histori mbeten ne kujtesen e popullit tone nga
trashegimia qe keta pushtues lane. Popujt fqinje dhe ata europiane filluan te organizohen ne
formacione politike-ushtarake dhe dalengadale krijuan identitetin e tyre kombetar. Keta popuj
hodhen bazat e unitetit kombetar dhe politik duke perqafuar fene e krishtere,katolike dhe
ortodokse. Krijuan ushtri te pergatitura dhe hierarkia politike ishte e unifikuar pavaresisht
rebelimeve dhe grindjeve per pushtet. Ndryshe nga keta popuj, shqiptaret zgjodhen te ruanin
privilegjet e tyre personale. Familjet fisnike shqiptare luftuan njera-tjetren per pushtet dhe u
konvertuan ne fe te ndryshme. Here pas here ata e nderronin fene per te fituar aleate ose per tu
mbrojtur nga tentativat ekspansioniste fqinje. Mungesa e nje besimi te njehsuar fetar u kushtoi
shume shtrenjte shqiptareve. Ata nuk do do te bashkoheshin ne nje shtet te njehsuar derisa Gjergj
Kastrioti te bashkoje eliten ne nje lidhje politike qe quhej Lidhja e Lezhes. Ky organizim politik
e mbrojti Shqiperine nga ekspansioni Osman per shume vite me radhe. Pas vdekjes se
Gjergjit ,shqiptaret u percane perseri. Shqiperia u pushtua nga Perandoria Osmane dhe u roberua
per 5 shekuj. Ky sundim do te ndryshonte totalisht karakteristikat dhe orientimin politiko-
kulturor te shqiptareve. Te lidhur gjithmone me Europen ,ata do te ndryshojne orientimin drejt
Lindjes dhe Islamit. Nje shumice e konsiderueshme shqiptaresh u konvertuan ne myslimane per
te shmangur penalitetet qe ligji Osman parashikonte per te krishteret. Nje shumice pranoi
konvertimin ne Islam per te perfiuar poste, pasuri, status me te larte . Pakica e krishtere u trajtua
me perbuzje dhe u braktis . Keshtu popullsia shqiptare u perca ne dy kampe fetare. Te krishteret
te sunduar dhe myslimanet sundues. Divergjencat midis tyre degraduan ne nje

You might also like