Kontratë Qiraje

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

 

 
KONTRATË QIRAJE
 
Sot në datën ___/___/_____, në ___________ , lidhet kjo kontratë qiraje midis palëve:
 
Z/Zj_____________________  i/e biri/ja i/e __________ , lindur më ___/___/_____ dhe banues/e në _
______, me adresë __________________________________________ , i/eindentifikuar nga 
letërnjoftimi nr.________________ , me nr personal _______________ , nëvijim referuar si Qiradhënësi
.
 Z/Zj._____________________, i/e biri/ja i/e __________
lindur më ___/___/_____ dhe banues/e në __________, me adresë __________________________
________________,i/eindentifikuar nga letërnjoftimi nr.________________ , me nr personal
_______________ , nëvijim referuar si Qiramarrësi
 .
 
 
KUSHTET PARAPRAKE
 
Meqënëse rezulton se sipas-Çertifikatës së Pronësisë  nr.______________ se Qiradhënësi është pronar
i pasurisë së mëposhtëme:
 Apartament me sipërfaqe ___m2(____________________) meter katror ,nr. pasurie
__________, Vol.___, faqe _____, Zona Kadastrale _______, të ndodhur në
Rruga ______________, Godina nr.______, Hyrja __, Apartamenti ___.-Vërtetimit të lëshuar
nga ALUIZN (Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dheIntegrimit të Zonave dhe
Ndërtimeve Informale )zyra /dega_________ ,i datës  ___/___/_____me Nr____Prot , për
vërtetësinë e qënies së Qiradhënës-it /es Z/Zj _________________ ,si aplikant në proces legalizimi
për objektin e kësaj kontrate regjistruar në ALUIZN _______ , me Nr _____Prot me datë
___/___/_____ .
NENI 1
OBJEKTI I KONTRATËS
Qiradhënësi deklaron dhe garanton se dëshiron t’i japë me qira Qiramarrësit dhe Qiramarrësi deklaron dhe
garanton se dëshiron të marrë me qira sipërfaqen prej ______m2 (___________________), e cila do të
përdoret për _______________ Qiramarrësit, në vijim referuar si“Ambjenti”.
 
NENI 2
 
QËLLIMI I PËRDORIMIT TË AMBJENTIT
 
Ambjenti i mësipërm objekt kontrate, do të përdoret nga Qiramarrësi si Ambjent banimi /biznesi .
 
NENI 3
 
KOHËZGJATJA E KONTRATËS SË QIRASË
 
3.1 Kjo Kontratë Qiraje lidhet për një afat 1(një) vjeçar duke filluar nga data ___/___/_____.
3.2 Ky afat do të rinovohet në mënyrë automatike, deri në periudhën kur Pala Qiramarrëse do të njoftojë me
shkrim për përfundimin e periudhës së qirasë.
 
NENI 4
 
ÇMIMI I KONTRATËS DHE MËNYRA E PAGESËS
 
4.1 Qiraja mujore do të jetë në vlerën prej ________ (_____________________)Lekë në muaj .
4.2 Mbi këtë vlerë do te aplikohet tatimi në burim :- Që do t’i mbahet Qiradhënësit nga vlera mujore e qirasë.
4.3 Pagesa do të bëhet nga data 1 deri në 5 të çdo muaji.
4.4 Pagesa do të bëhet :me para në dorë (cash) , ose llogarine bankare te qiradhenesit . 

NENI 5
UJI , ENERGJIA ELEKTRIKE, KONDICIONIMI , TELEFONI
 
Shpenzimet e ujit, energjisë elektrike, i paguan Qiramarrësi, sipas konsumimit të faturave çdo muaj.
 
NENI 6
 
TË DREJTAT DHE DETYRIMET E QIRADHËNËSIT
 
6.1 Qiradhënësi i ka dorëzuar Qiramarrësit ambjentin objekt të kontratës.
 
6.2 Qiradhënësi garanton Qiramarrësin nga shqetësimet nga të tretët, në lidhje me të drejtën e pronësisë, për të
gjithë periudhën e kohëzgjatjes së kontratës.
 
6.3 Qiradhënësi garanton se ambjenti objekt i kontratës së qirasë do të jetë i lirë nga çdo barrë dhe hipotekë,
detyrimi ose lloj garancie, ose pengesë që i është vënë pronës dhe nuk është konfliktgjyqësor.

6.4 Në rast mosmarrëveshje mbi pronën ndërmjet qiradhënësit dhe personave të tretë,Qiradhënënsi është i detyruar
dhe merr përsipër zgjidhjen e tyre personalisht, pa u penguarQiramarrësi në përdorimin e sendit.
 
6.5 Qiradhënësi ka paguar të gjitha faturat si të energjisë elektrike, uji, për ambjentet e përbashkëta, duke
e dorëzuar ambjentin e lirë dhe pa detyrime.
 
NENI 7
 
TË DREJTAT DHE DETYRIMET E QIRAMARRËSIT
 
7.1 Qiramarrësi ka marrë në dorëzim ambjentin, objekt qiraje të përcaktuar, të kontratës.
 
7.2 Qiramarrësi ka të drejtë të përdorë ambjentin por edhe detyrimin për ta mirembajtur atë.
 
7.3 Qiramarrësi do të përdorë ambjentin e marrë me qira sips destinacionit ekonomik
(ambient banimi / biznesi)
 
7.4 Qiramarrësi nuk duhet të shkaktojë në asnjë mënyrë dëme, të cilat ulin vlerën e ambjentit tëdhënë me qira. Ai
duhet ta ruajë atë dhe të kujdeset si të ishte ai vetë pronari i vërtetë.
 
NENI 8
ZGJIDHJA E KONTRATËS SË QIRASË PARA AFATIT DHE PA MARRËVESHJEN EPALËVE
 
Kjo kontratë do të zgjidhet menjëherë në mënyrë të njëanshme nga palët si më poshtë:
 
8.1 Qiradhënësi ka të drejtë të prishë Kontratën kur:
 
• Qiramarrësi nuk paguan qiranë pasi ka kaluar një muaj nga data e caktuar në Kontratë. Në çdo rast,
detyrohet të lirojë ambjentet në mënyrë të menjëhershme,duke tërhequr sendet e tij, pa kaluar në konflikte
gjyqësore.
Ky veprim bëhet vullnetarisht.
 
•Qiramarrësi bën ndryshime të ambjenteve të brendshme, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtimin
e objektit. Në këtë rast Qiramarrësi përgjigjet për dëmin eshkaktuar.
 
•Qiramarrësi nuk përmbush detyrimet e tjera që rrjedhin nga kjo Kontratë
 
8.2 Qiramarrësi ka të drejtë të zgjidhë këtë Kontratë kur:
 
• Qiradhënësi nuk i siguron Qiramarrësit gëzimin e qetë dhe të lirë të ambjentit
 
•Për çdo arsye me një njoftim paraprak prej 3 (tre) muaj, pa patur nevojën endonjë shkaku ligjor.

NENI 9
 
ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE
 
9.1 Qiramarrësi dhe Qiradhënësi detyrohen të përcaktojnë të gjithë detyrimet e tyre sipas përcaktimeve të kësaj
Kontrate si dhe zbatimit të vetë marrdhënieve të tilla që parashikon Kodi Civil i Republikës së
Shqipërisë, Neni 801 e në vijim.
 
9.2 Qiramarrësi dhe Qiradhënësi do të përpiqen të zgjdhin të gjithë mosmarrëveshjet memirëkuptim, në rast se
ndërmjet palëve nuk arrihet zgjidhja me mirëkuptim dhe kontratashkelet nga njëra palë, pala tjetër i drejtohet për
zgjidhje Gjykatës së Rrethit Gjyqësor _________.
 
NENI 10
 
FORCA MADHORE
 
Qiradhënësi dhe qiramarrësi, sipas rastit, ka të drejtë të tërhiqet në mënyrë të njëanshme ngazbatimi i mëtejshëm i
kontratës, vetëm në rastet e shfaqjes së rrethanave të forcës madhore (ku sitë tillë do të përfshihen vetëm: tërmetet,
lufta, shtetrrethimi, veprimet shkatërruese të përmasavetë mëdha të natyrës të cilat konfirmohen nga burime
zyrtare). Në një rast të tillë Qiramarrësi detyrohet të shlyejë vetëm detyrimet e tij, deri në momentin e shfaqjes së
rrethanave të forces madhore.
 
NENI 11
 
SHTESA DHE NDRYSHIMET
 
Kjo kontratë zëvendëson të gjitha komunikimet e mëparshme me shkrim dhe verbale. Të gjithashtesat dhe
ndryshimet në këtë kontratë nuk do të kenë asnjë vlerë ligjore nëqoftëse nuk janëmiratuar dhe nënshkruar
rregullisht nga palët.
 
NENI 12
 
NJOFTIMET
 
Çdo njoftim kërkesë apo çdo lloj komunikimi ndërmjet palëve do të bëhet me shkrim në adresën e përshkruar
në këtë Kontratë.
 
NENI 13
 
LIGJI I ZBATUESHËM

Kjo Kontratë Qiraje hartohet në përputhje me Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht me


Kreun VI, Neni 801, e vijues të tij, si dhe aktet ligjore dhe nënligjore në zbatim tëtij.
 
Për çështjet që nuk janë trajtuar në Kontratë do të zbatohen dispozitat e Kodit Civil të Republikëssë Shqipërisë.
 
NENI 14
 
INTERPRETIMI I KONTRATËS NË TËRËSI
 
Çdo kusht apo formulim që mund të sjellë paqartësi do të interpretohet në kontekstin e tërësisë sëKontratës dhe në
këndvështrimin e qëllimit që i shtyu palët të lidhin këtë Kontratë.
 
PALÊT
QIRADHËNËSI QIRAMARRËSI
 
 ____________________  _____________________
(
 

You might also like