Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

PROJEKT

EMRI: OREST ÇUNI

LËNDA: TEATËR

TEMA: KTHIMI I SKËNDERBEUT NË KRUJË

KLASA: VIB
 Kthimi i Skënderbeut në Krujë
Qindra vjet më parë, kur Shqipëria nxirrte vetëm trima dhe luanë në
qytetin e dëgjuar të Krujës, te Kështjella e Kastriotëve, rrinte pranë
zjarrit mbi një poltronë një zonjë bujare me flokë të bardhë e me rroba
të zeza, e thare prej hidhërimeve. Qe princesha Vojsavë, e veja e Gjon
Kastriotit, e ëma e Skënderbeut. Qyteti i Krujës qe si i shkretuar në
fortesën valonte flamuri i Turqisë.
Brenda në kështjellë mbretëronte një qetësi, një heshtje prej varri.
Zonja me flokë të bardhë e me rroba të zeza i afrohet më tepër zjarrit
që të ngrohet, po më kot. Katër djemtë që kish, ia mori sulltani si peng
tridhjet vjet më parë. Dhe princesha Vojsavë që i lutet Perëndisë
duarlidhur, zemërthyer: “Tre m’i more për mëkatet e mia, këtë të
katërtin ma fal, mos ma merr, o Zot; mos na e mbyll shtëpinë!”.
Në mur, përsipër vatrës, varej një shpatë e kohërave të vjetra që s’e
ngre dot njeri i sotmë as me dy duar.

Qe shpata e Kastriotëve, e mbajtur brez pas brezi prej trimave që


nxorri ajo derë e shkëlqyer. Turqit e shkelë dhe e plaçkitnë
kështjellën, po pallën s’e nganë se asnjë s’qe i zoti ta përdorte.
Vojsava e varfër ngre kryet shpesh e shikon atë shpatë dhe sytë i
mbushen me lot, Po përnjëherësh hapet dera dhe hyn brenda një
luftëtar i hiershëm, fisnik dhe madhështor, hundëshkabë, sypetrit, me
mjekër të gjatë e të dredhur, i veshur me çelik, i armatosur gjer në
dhëmbë, statuja e gjallë e Marsit. Vojsava kthehet, e shikon, përpiqet
të ngrihet, po qëndron si e ngrirë nga kjo pamje e papritur. Luftëtari
që hyri është gjallë si i shoqi Gjon Kastrioti, po më i ri, më i bukur,
më i lartë...
-Në mos je hije a fantazmë që vjen të gënjesh një plakë të varfër, një
qyqe të neveritur, ti je im bir, ti je Gjergji im. Folë! Folë! Mos më
mund. Po luftëtari nuk flet dot. Ai, që s’i ishin mvrejtur sytë kur i
binin me shigjetat dhe gjylet si breshër mbi supe, që kishte me qindra
të vrarë e të plagosur rrotull, qan si çilimi, bie më gjunjazi i puth
dorën princeshës së nderuar, po lotët e mbytin dhe s’thotë dot “unë
jam!”.

Si mori bekimin e nënës dhe u bë dy herë më i fortë se më parë,


rrëmbeu shpatën që varej në mur sikur të ishte e lehtë si pendë, e
ngjeshi në brez dhe shkoi kaluar në fortesë.
Kruja që dukej e shkretuar, lëviz dhe ngjallet. Burra, gra, fëmijë janë
mbledhur në shesh të qytetit; ca të gëzuar si në dasmë këndojnë, të
tjerët qajnë, të gjithë shikojnë në majë të fortesës dhe bërtasin e
brohoritin. Flamuri i huaj u hoq dhe tani valon në erë flamuri i
Shqipërisë. Për atë gëzohet populli, për atë tingëllijnë kambanat, për
atë gjëmojnë topat. Ato që ngjajtën nën atë flamur, nën atë kryeushtar
i shkruan historia me shkronja të arta, i buçasin malet, brigjet dhe
gurët e Shqipërisë, i tregojnë përrallat dhe legjendat e pleqve dimrit
rreth vatrës.
Kështu u ngrit më 1443, në vjeshtën e tretë, në kryeqytetin e vjetër të
Shqipërisë, flamuri i kuq me shkabën e zezë me dy krerë.

You might also like