Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 14

SLLAVKO K.

KALLFA

MBI DISA TREGUES EPIDEMIOLOGJIKE TE T B C


NE ZONEN E DEVOLLIT (1961-1970)
Punim I pergatitur per 10 vjetorin e PIKES KUNDER TBC
Hyrja e punimit të parë
Duke parë grafikët konstatojmë se :

ENDEMICITETI TBC në zonën tonë (d.m.th. tërësia e të sëmurëve që ndodhen


në evidencë të dispanserisë në një kohë të caktuar ) në rastin tonë I kemi marë në
në fund të çdo viti ka ardhur duke u ulur. Ndërsa në vitin 1961 e kishim 2.08 për
100 frymë, në fund të vitit 1970 ka zbritur në 1.18 për 100 frymë.

MORBOZITETI TBC (d.m.th. numuri I të sëmurëve të zbuluar rishtaz gjatë një


kohe të caktuar) në rastin tonë gjatë një viti për çdo vit , megjithë që ka patur
luhatje gjatë viteve ka ardhur edhe ky duke u ulur . Ndërsa në vitin 1961 ishte 14
për 10.000 frymë, në 1964 17.7 , në vitin 1969 ka zbritur 9.4 për 10.000 frymë. Në
vitin 1970 për arsye të epidemisë të Gripit që përfshiu gjithë vendin tonë numuri I
rasteve të reja u shtua relativisht dhe morboziteti pësoi një ngritje 14.6 për
10.000 frymë.

Duke parë grafikun e numurit të ekzaminimeve radiologjike të bëra gjatë


viteve konstatojmë se këto kanë ardhur duke u ritur. Psh në vitin 1961 janë bërë
2922 ekzaminime radiologjike në vitin 1970 këto janë shtuar mbi katër fish 12.857
ekzaminime radiologjike.

Duke I marë në kompleks këta tregues vërejmë se megjithë shtimin e numurit të


ekzaminimeve radiologjike, treguesit e morbozitetit dhe endemicitetit kanë ardhur
gjithnjë duke u ulur. Kjo tregon se gjëndja epidemiologjike e tbc është në
përmirësim.
GRAFIKU Nr. 1

Morboziteti dhe Endemiciteti Tbc


gjate viteve 1961-1970

208 202 208


199 193 188
177 172
163 163
152 146
140 136
120 120 117 118
94
63

0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
1961 1962 1963 1964 1965 1966 1967 1968 1969 1970

MORBOZITETI TBC 0 ENDEMICITETI TBC

GRAFIKU Nr. 2

Numuri i Ekzaminimeve Radiologjike


gjate viteve 1961-1970
12857

9780 9622

6977

4100
3308 3624
2922 2883
2111

0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
1961 1962 1963 1964 1965 1966 1967 1968 1969 1970

0 Series 2 02
Do të ndalemi në disa veçanti të morbozitetit të TBC lidhur me vitet , format e
ndryshme të Tbc Pulmonar dhe Extra-pulmonar, grup-moshat, sekset. Tabelat
dhe grafikët janë hartuar në bazë të të sëmurëve, seksit, grup-moshat, për çdo vit
të ndara. Moshat I kemi ndarë në shtatë grupe-moshash 0-6 vjeç, 7-14 vjeç, 15-19
vjeç, 20-29 vjeç, 30-49 vjeç, 50-59 vjeç dhe 60 vjeç e lart.

Duke studjuar tabelat për të gjithë vitet që po paraqesim konstatojmë se


numuri I të sëmurëve me Tbc Pulmonar ze 78.4% të rasteve, ndërsa numuri I të
sëmurëve me Tbc Extra-Pulmonar 21.6% të rasteve d.m.th. Tbc Pulmonar është
vërejtur gati 4 herë më shumë se Tbc Extra-Pulmonar (353 raste Tbc Pulmonar dhe
97 raste Tbc Extra-Pulmonar). Të dhëna nga literature ( Shif Punimin per vitet
1961-1968).

Në zonën tonë Tbc Pulmonar është vërejtur gati një herë më tepër në seksin
mashkull se sa në seksin femër (226 raste Tbc Pulmonar në meshkuj – 127 raste
në femrat). Tabela Nr. 1

Tbc Extra-Pulmonar është vërejtur gati njëlloj në të dy sekset ( 50 raste Tbc


Extra-Pulmonar në meshkuj – 47 raste në femrat).Tbc Pulmonar është vërejtur
mbi 4 herë më shumë se Tbc Extra-Pulmonar në meshkujt ( 226 raste Tbc
Pulmonar në meshkuj me 50 raste Tbc Extra-Pulmonar në meshkuj). Tbc
Pulmonar është verejtur gati 3 herë më shumë se Tbc Extra-Pulmonar në femrat
(127 raste Tbc Pulmonar në femrat me 47 raste Tbc Extra-Pulmonar në femrat).
Tabela Nr. 1, 2

Në grafikun Nr. 3 paraqiten rastet e takuara në meshkuj dhe femra simbas grup-
moshave për të gjitha format e Tbc gjatë periudhës 1961-1970. Vërejmë se për të
gjithë grup-moshat predomoojnë rastet në meshkuj.
TABELA Nr. 1
TBC PULMONAR
FORMA SEKSI PERQINDJA %
MASHKULL FEMER
Complex Primar 11 8 5.5%
Bronchoadenitis 78 55 38%
Tbc Haem.Dissem. 15 10 7%
Tbc Focale 48 24 20%
Tbc Infiltrat.pneu. 37 12 14%
Tbc Cavernosa 1 4%
Tbc Fibrocavernos 12 2
Tbc Cirrhotica 2 0.5%
Tbc Pleurae 22 16 11%
SHUMA 226 127 100%

TABELA Nr. 2
TBC EXTRA-PULMONAR
FORMA SEKSI PERQINDJA %
MASHKULL FEMER
Meningitis tbc 2 4 7%
Peritonitis tbc 1 3 4%
Tbc Osteoarticula 13 12 26%
Tbc Cutis Subcutis 1 2 3%
Lymphoadenit tbc 31 26 58%
Tbc Urogenital 2 2%
SHUMA 50 47 100%
Në grup-moshën 0-6 vjeç janë prekur njëlloj të dy sekset (28 meshkuj – 27
femra).

Në grup-moshën 7-14 vjeç fillon disproporcioni, meshkujt preken më tepër se


femrat ( 52 meshkuj -36 femra ).

Në grup-moshën 15-19 vjeç ky disproporcion shtohet në raport 2:1 për


meshkujt ( 28 meshkuj – 14 femra).

Në grup-moshën 20-29 vjeç raporti gati I njëjtë 2:1 për meshkujt (58 meshkuj
– 31 femra).

Në grup-moshën 30-49 vjeç ky disproporcion zvogëlohet ( 68 meshkuj- 62


femra).

Në grup-moshën 50-59 vjeç vendoset përsëri raporti 2:1 për meshkujt (22
meshkuj -12 femra).

Ndërsa në grup-moshën mbi 60 vjeç rapori shkon 10:1 për meshkujt (20
meshkuj – 2 femra).

GRAFIKU Nr. 3

Morboziteti Tbc per vitet 1961-1970


sipas grup-moshes dhe seksit
Mashkull 0 Femwr
68

58
52 52

36
31
28 27 28
22 20
14 12

2
0 0 0 0 0 0 0

0-6 vjec 7-14 vjec 15-19 vjec 20-29 vjec 30-49 vjec 50-59 vjec Mbi 60 vjec
GRAFIKU Nr. 4
Morboziteti Tbc per vitet 1961-1970
sipas grup-moshes dhe formave
Tbc Pulmonar Tbc Extra-Pulmonar Gjithsej

120

88 89
78 81
69
55
50
42 39
34 34
20 24 22
17
10 8 10
5 5
0-6 vjec 7-14 vjec 15-19 vjec 20-29 vjec 30-49 vjec 50-59 vjec Mbi 60 vjec

Duke parë grafikun Nr.4 shohim se kurbat e numurit të rasteve me Tbc


pulmonar , Tbc extra-pulmonar dhe në përgjithësi kanë ulje dhe ngritje
gati të njellojta për grup-mosha të ndryshme. Mbas një shtimi të rasteve
në grup-moshën 7-14 vjeç kemi një ulje të tyre në grup-moshën 15-19
vjeç. Në grup-moshën 20-29 vjeç fillon një ngritje re e cila shtohet më
shumë dhe arin kulmin në grup-moshën 30-49 vjeç. Mbas kësaj kemi një
rënie të theksuar në grup-moshën 50-59 vjeç që shoqërohet me ulje të
mëtejshme në grup-moshën mbi 60 vjeç.

Nga literatura ( Shif Punimin për vitet 1961-1968)

Sipas formave të veçanta të Tbc Pulmonar vërejmë:

Complexi primar- Tek të sëmurët tanë janë prekur gati njëlloj të dy sekset (11
meshkuj dhe 8 femra) Mosha më e prekëshme 0-6 vjeç (10 raste) , pastaj 7-14
vjeç (7 raste) dhe në 15-19 vjeç (2 raste). Mbi moshën 19 vjeç nuk kemi patur
raste.
Bronchoadenitet – Në të sëmurët tanë të dy sekset janë prekur nga
Bronchoadeniti ( 78 raste në meshkuj, 55 raste në femra). Mosha më e prekëshne
7-14 vjeç (58 raste), pastaj 0-6 vjeç (34 raste), 20-29 vjeç (19 raste), 15-19 vjeç (16
raste) dhe 30-49 vjeç (6 raste). Në moshat mbi 49 vjeç nuk kemi patur raste.

Tbc Haematogeno- Disseminata – Në rastet tona me Tbc Haematogeno-


Disseminata më tepër është prekur seksi mashkull ( 15 meshkuj – 10 femra ).
Tastet janë vërejtur në të gjithë grup-moshat. Grup-moshat më të prekëshme 30-
49 dhe 20-29 vjeç me 6 dhe 5 raste respektive.

Tbc Focale – Në të sëmurët tanë me Tbc Focale seksi mashkull është prekur 2-
fish më tepër se seksi femër ( 48 raste në meshkuj – 24 në femra ). Grup-mosha
më eprekëshme 30-49 vjeç (35 raste), pastaj 20-29 vjeç (14 raste ). Nën moshën 7
vjeç nuk kemi patur raste.

Tbc Infiltrativo- Pneumonica - Në rastet tona me Tbc infiltrative seksi mashkull


është prekur 3 herë më tepër se seksi femër ( 37 raste në meshkuj – 12 raste në
femra). Grup-mosha më eprekëshme 20-29 vjeç ( 16 raste), pastaj 30-49 vjeç (10
raste ). Siç e shohim në tabelën Nr. 3 rastet janë vërejtur në të gjithë grup-
moshat.

Tbc Fibro-cavernosa – Me Tbc Fibro-cavernosa në rastet tona seksi mashkull


është prekur 6-fish më tepër se seksi femër ( 13 raste në meshkuj 2 raste në
femra - Kemi futur dhe 1 rast me Tbc Cavernosa). Grup-mosha më eprekëshme
30-49 vjeç ( 8 raste ). Nën moshën 20 vjeç nuk kemi patur raste me Tbc Fibro-
Cavernosa. 1 rast me Tbc Cavernosa e kemi takuar në grup-moshën 15-19 vjeç.

Pleuritet – Në rastet tona me Pleurit Exudativ është prekur më tepër seksi


mashkull ( 22 raste në meshkuj -16 në femra ). Grup-mosha më eprekëshme 30-
49 vjeç ( 16 raste) pastaj 20-29 vjeç ( 14 raste ) . Nën moshën 7 dhe mbi 59 vjeç
nuk kemi patur raste.

Tbc Cirrhotica - Gjatë këtyre viteve kemi patur 2 raste , të dy të seksit


mashkull , 1 në grup-moshën 15-19 vjeç dhe 1 në grup-moshën mbi 60 vjeç.
Gjithashtu më këto vite kemi patur 1 rast me Pnx. Spontan ( e kemi future në
Tbc Focale I grup-moshës 30-49 vjeç iseksit mashkull dhe 1 rast me
Bronchopneumonia Caseosa ( e kemi future ne Tbc Infiltrativo- Pneumonica e
drup-moshës 15-19 vjeç e seksit femër Ë.

Forma të tjera të Tbc të Organeve Respiratore gjatë këtyre viteve nuk kemi
patur.

TABELA Nr. 3
TBC I ORGANEVE RESPIRATORE
FORMAT GRUP-MOSHAT
0-6 7-14 15-19 20-29 30-49 50-59 Mbi 60
Complex Primar 10 7 2
Bronchoadenitis 34 58 16 19 6
Tbc Haem.Disse 2 3 3 5 6 3 3
Tbc Focale 2 4 14 35 10 7
Tbc Infil.Pneum. 4 7 2 16 10 6 4
Tbc Cavernosa 1
Tbc Fibrocaver. 1 8 3 2
Cirrhosis Pulm.T 1 1
Tbc Pleurae 1 5 14 16 2
Forma tjera T.P.
SHUMA 50 78 34 69 81 24 17

Është vërejtur një raport 2:1 për meshkujt në grup-moshat 15-19, 20-29 dhe 50-
59 vjeç dhe 10:1 për meshkujt në grup-moshën mbi 60 vjeç.

Sipas formave të veçanta të Tbc Extra-Pulmonar vërejmë : (Tabela Nr.4)

Meningitis Tbc – Në të sëmurët tanë seksi femër është prekur 2 herë më tepër
se seksi mashkull (4 raste në femra – 2 në meshkuj). 3 raste në grup-moshën 30-
49 vjeç, 2 raste në grup- moshën 20-29 vjeç dhe 1 rast në grup-moshën 7-14 vjeç.
Në grup-moshat 0-6 , 15-19 dhe mbi 50 vjeç nuk janë vërejtur raste.
Peritonitis specifica – Me Peritonit kemi patur 3 raste në seksin femër dhe 1 në
seksin mashkull. Nga 2 raste në grup-moshat 20-29 dhe 30-49 vjeç. Moshat nën
20 dhe mbi 49 vjeç nuk janë prekur.

Tbc Osteo-articular – Në rastet tona të dy sekset janë prekur njëlloj ( 13 raste


në meshkuj – 12 raste në femra). Grup-mosha më e prekëshme 30-49 vjeç (8
raste) dhe grup-moshat 20-29 dhe 50-59 vjeç me nga 6 raste. Nuk janë vërejtur
raste nën moshën 7 vjeç dhe mbi 59 vjeç.

Tbc Cutis dhe Subcutis – Në rastet tona prekur më tepër seksi femër (2 raste
në femra 1 në meshkuj). Mosha më e prekëshme 30-49 vjeç (2 raste), 1 rast në
moshën 20-29 vjeç. Nën moshën 20 vjeç dhe mbi 49 vjeç nuk janë vërejtur raste.

Lymphoadenitis tbc – Në të sëmurët tanë janë prekur gati njëlloj të dy sekset


(31 raste në meshkuj dhe 26 raste në femra). Janë prekur të gjitha grup-moshat.
Mosha më e prekëshme 30-49 vjeç(23 raste), pastaj 20-29 vjeç (8 raste), 7-14 dhe
15-19 vjeç me nga 6 raste, 0-6 dhe mbi 60 vjeç me nga 5 raste dhe 50-59 vjeç me
4 raste.

Tbc Urogenital - Ne kemi patur vetëm 2 raste të seksit mashkull 1 në grup-


moshën 20-29 vjeç dhe 1 në 30-49 vjeç. Nën 20 vjeç dhe mbi 49 vjeç nuk janë
vërejtur raste.

Forma të tjera të Tbc Extra- Pulmonar nuk kemi patur.

TABELA Nr. 4
TBC I ORGANEVE TE TJERA
FORMAT GRUP-MOSHAT
0-6 7-14 15-19 20-29 30-49 50-59 Mbi 60
Meningitis 1 2 3
Peritonitis 2 2
Tbc Osteo- 3 2 6 8 6
articular
Tbc Cutis 1 2
Subcutis
Lymphoadenitis 5 6 6 8 23 4 5
Tbc Uro-genital 1 1
Tbc I Org.Tjera
SHUMA 5 10 8 20 39 10 5

Nga literature (Shif Punimin për vitet 1961-1968)

Në të sëmurët tanë për Tbc Pulmonar : Rastet më të shumta janë vërejtur në


grup-moshat 30-49 vjeç, 7-14 vjeç, 20-29 vjeç, 0-6 vjeç , respektivisht nga 81, 78 ,
69, 50 raste – Tabela Nr. 3, Grafiku Nr. 4

Format që predominojnë më tepër në grup-moshat me radhë :

Për grup-moshën 0-6 vjeç - Numuri më I madh Bronchoadenitet (34 raste), pastaj
Complexi primar (10 raste), Tbc Infiltrativa (4 raste) dhe 2 raste Tbc Disseminata-
Haematogena. Forma të tjera nuk janë vërejtur.

Për grup-moshën 7-14 vjeç - Numurin më të madh e përbëjnë Bronchoadenitet (


58 raste), pastaj Complexi primar dhe Tbc Infiltrativa nga 7 raste, 3 Tbc
Disseminata, 2 Tbc Focale, 1 Pleurit exudativ. Raste të tjera nuk janë vërejtur.

Për grup-moshën 15-19 vjeç- Predominojnë Bronchoadenitet (16 raste),pastaj 5


Pleurite exudativa, 4 Tbc Focale, 3 Tbc Disseminata ,nga 2 raste Complex primar
dhe Tbc Infiltrativa, nga 1 Tbc Cavernosa dhe Cirrhosis pulmonum tbc.

Për grup-moshën 20-29 vjeç - Predominojnë Bronchoadenitet,pastaj Tbc


Infiltrativa, Tbc Focale, Pleurite respektivisht nga 19, 16, 14, 14 raste, Tbc
Disseminata 5 dhe 1 Tbc Fibrocavernosa.

Për grup-moshën 30-49 vjeç - Rastet më të shumta Tbc Focale(35 raste) pastaj
Pleurite (16 raste), Tbc Infiltrativa (10 raste), Tbc Fibrocavernosa (8 raste) dhe nga
6 raste Tbc Disseminata dhe Bronchoadenite.

Për grup-moshën 50-59 vjeç - Predominojnë Tbc Focale (10 raste), pastaj Tbc
Infiltrativa (6 raste) nga 3 raste Tbc Fibrocavernosa dhe Tbc Disseminata dhe 2
raste me Pleurit exudativ.
Për grup-moshën mbi 60 vjeç - Rastet më të shumta Tbc Focale (7 raste), 4 Tbc
Infiltrativa, 3 Tbc Disseminata, 2 Tbc Fibrocavernosa dhe 1 Cirrhosis Pulmonaris
tbc.

Nga të gjitha këto vërejmë se të gjithë grup-moshat janë prekur nga Tbc
Haematogeno-Disseminata dhe Tbc Infiltrativa. Complexi Primar dhe
Bronchoadenitet janë takuar në moshat e reja. Tbc Focale, Tbc Fibrocavernosa në
moshat mesatare dhe të vjetra. Pleuriti exudativ është vërejtur që nga mosha 7-59
vjeç.

Për Tbc Extra-Pulmonar rastet më të shumta Jnë vërejtur në grup-moshat


30-49 vjeç ( 39 raste), pastaj në 20-29 vjeç (20 raste), nga 10 raste në 7-14 vjeç
dhe 50-59 vjeç, 8 raste në 15-19 vjeç dhe nga 5 raste në grup-moshat 0-6 dhe mbi
60 vjeç -Tabela Nr. 4, Grafiku Nr. 4

Format që predominojnë simbas grup-moshave :

Për grup-moshën 0-6 vjeç - Janë vërejtur vetëm 5 raste me Lymphoadenitis


specifica.

Për grup-moshën 7-14 vjeç - Më tepër Lymphoadenite (6 raste) ,3 Tbc Osteo-


articular dhe 1 Meningitis.

Për grup-moshën 15-19 vjeç - Më tepër Lymphoadenite (6 raste) dhe 2 raste me


Tbc Osteo-articular.

Për grup-moshën 20-29 vjeç - Më tepër Lymphoadenite (8 raste), 6 Tbc Osteo-


articular , nga 2 raste me Meningit dhe Peritonit dhe nga 1 rast me Tbc Cutis dhe
Tbc Uro-genital.

Për grup-moshën 30-49 vjeç - Predominojnë rastet me Lymphoadenite (23


raste), pastaj Tbc Osteo-articular (8 raste), 3 Meningitis , nga 2 raste Peritonitis
dhe Tbc Cutis dhe 1 Tbc Uro-genital.

Për grup-moshën 50-59 vjeç - Predominojnë rastet me Tbc Osteo-articular (6


raste) dhe 4 raste me Lymphoadenit.

Për grup-moshën mbi 60 vjeç - Janë vërejtur vetëm 5 raste me Lymphoadenite.


Nga të gjitha këto vërejmë se të gjitha grup-moshat janë prekur nga
Lymphoadenitet. Grup-moshat 20-29 dhe 30-49 vjeç janë prekur nga të gjitha
format e Tbc Extra-Pulmonar që kemi hasur gjatë këtyre viteve. Meningitet , Tbc
Osteo-articular, Peritonitet, Tbc Cutis eSubcutis, Tbc Uro-genital janë vërejtur në
moshat mesatare.

Në kohën e sotme midis të sëmurëve të zbuluar rishtas me Tbc të organeve


respiratore është përcaktuar përafërsisht kjo strukturë :

Tbc Focale = 55-60%; Tbc Infiltrativa = 22-25%; Tbc Disseminatasubacuta dhe


chronic =10-12%; Tbc Fibrocavernosa =2-3%; Pleuritis exudativa = 10%; Forma të
tjera = 2-3% ( Prof. M.J.Ojfebah).

Nga rastet tona për Tbc Pulmonar gjëndja për çdo formë paraqitet si vijon :

Raste më të shumta Bronchoadeniti = 38%; pastaj Tbc Focale =20%; Tbc


Infiltrativa = 14%; Pleuritis exudativa =11%; Tbc Disseminata = 7%; Complex
primar = 5.5%; Tbc Fibrocavernosa et Cavernosa = 4%; Tbc Cirrhotica = 0.5%. –
(Tabela Nr. 1)

Për Tbc Extra-Pulmonar :

Rste më të shumta Lymphoadenite specifike =58%; pastj Tbc Osteo-articular


=26%; Meningitis tbc = 7%; Peritonitis specifica = 4%; Tbc Cutis e Subcutis = 3%
dhe Tbc Uro-genital = 2%. - ( Tabela Nr. 2)

KONKLUZIONE

1- Megjithë shtrimin nga viti në vit të ekzaminimeve radiologjike treguesit e


morbozitetit dhe endemicitetit kanë ardhur duke u ulur.
2- 78.4% të rasteve të zbuluara e përbëjnë format e Tbc Pulmonar dhe 21.6%
format e Tbc Extra-Pulmonar.
3- Seksi mashkull është prekur më tepër se seksi femër nga të gjitha format e
tuberkulozit ( 276 meshkuj – 174 femra). Tbc pulmonar është vërejtur gati
njëherë më shumë në seksin mashkull se në seksin femër. Tbc extra-
pulmonar është vërejtur gati njëlloj në të dy sekset. Është vërejtur një
raport 2:1 për meshkujt 15-19, 20-29 dhe 50-59 vjeç dhe 10:1 për meshkujt
në grup-moshën mbi 60 vjeç.
4- Tbc Pulmonar është vërejtur më shumë në grup-moshat 30-49 vjeç , 7-14
vjeç , 20-29 vjeç .
5- Tbc Extra-Pulmonar është vërejtur më tepër në grup-moshat 30-49 vjeç dhe
20-29 vjeç .
6- Të gjitha moshat janë prekur nga Tbc Disseminata-Haematogena dhe Tbc
Infiltrativa. Complexi primar dhe Bronchoadenitet janë vërejtur në moshat
e reja. Tbc Focale dhe Tbc Fibrocavernosa në moshat mesataredhe të
vjetra. Pleuriti exudativ që nga mosha 7-59 vjeç.
7- Të gjitha moshat janë prekur nga Lymphoadenitet. Grup-moshat 20-29 dhe
30-49 vjeç janë prekur nga të gjitha format e Tbc Extra-Pulmonar.
Meningitet, Peritonitet, Tbc Osteo-articular, Tbc Uro-genital janë takuar në
moshat mesatare.
8- Përqindjen më të madhe për Tbc Pulmonar e përbëjnë Bronchoadenitet
38%, pastaj T bc Focale dhe Tbc Infiltrativa respektivisht 20% dhe 14%.
9- Përqindjen më të madhe pë Tbc Extra-Pulmonar e përbëjnë
Lymphoadenitet 58% dhe Tbc Osteo-articular 26%

LITERATURA (Nga Punimi I mëparshëm për vitet 1961-1968 )

BILISHT, JANAR 1971

You might also like