Biologji

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Kaltra Muka

Klasa IX B

Perberesit e ajrit

Ajri i pastër është gaz i pangjyrë pa shije dhe pa erë. Ajri në atmosferë ka dendësi të vogël.
Në kushte normale 1 dm (1 litër) ajër i pastër ka masë 1,293g. Pesha e ajrit e krijon
shtypjen e ajrit. Në lartësi nga Toka, ajri është më i rralluar. Për këtë arsye, shtypja e ajrit
zvogëlohet me rritjen e lartësisë mbidetare.

Ajri i thatë është një përzierje gazrash e atmosferës së tokës që mbahet nga rëndesa e saj


dhe përbëhet kryesisht nga dy gaze: azoti (78%) dhe oksigjeni (21%), 1% argoni,
dhe dioksidi i karbonit (0,03%) dhe përbërës të tjerë në sasi më të vogla. Në gjendje
natyrore ajri është i paerë dhe i pashijshëm.

Ajri i quajtur i lagësht mund të përmbajë deri 7% të avullit ujor, një përqindje e tillë varet
nga sasia e lagështisë së ajrit dhe temperaturës dhe kufizohet nga trysnia e avullit ujor.
Përqindja e dioksidit të karbonit del kohët e fundit shumë e ndryshueshme. Në veçanti
veprimtaria e njeriut (industria, ndotja, djegia e karbureve, çpyllëzimet etj..) kanë
shkaktuar një rritje të madhe të kësaj përqindjeje qindvjeçarin e fundit.Ajri është po ashtu
si uji i domosdoshëm për jetën dhe qëniet tokësore.

Ajri, përveç gazrave që përmendëm mësipër, përbëhet edhe prej grimcash, si hi vullkani,
pjalm lulesh, lagështirë etj. perbehet edhe nga shume perberes te tjere qe janë azodi,pika te
vogla uji etj.
Ndotesit e ajrit

Ndotja e ajrit është ndryshimi që pëson ajri nga përbërje të tjera kimike, që zakonisht sjell
dëme në mjedis.

Ndotësit

Oksidet e squfurit,veçanërisht dioksidi i squfurit, një përbërje kimike që prodhohet nga


vullkanet, industri të ndryshme dhe nga djegia e lëndëve djegëse si nafta dhe qymyri. SO2
është gaz që merr pjesë në formimin e shiut acid. • Oksidet e azotit - veçanërisht dioksidi i
azotit, prodhohet nga industria. NO2 është toksik dhe merr pjesë në formimin e shiut acid.
• Monoksidi i karbonit (CO) - është një gaz pa ngjyrë, pa erë, jo- irritues, por shumë
helmues. Prodhohet nga djegia jo e plotë e gazit natyror, drurit ose qymyrit. • Dioksidi i
karbonit (CO2) - shkaktari më i madh i efektit serë, gjendet në atmosferë, nxirret nga djegia
dhe është jetësor për shumë organizma. • Metalet toksikë, si plumbi (Pb), Bakri (Cu) dhe
kadmiumi (Cd). • Klorofluorokarbon-ët (CFC-të) jane të dëmshme për shtresën e ozonit, i
prodhuar nga produkte që sot janë të ndaluara, si aerosolët.

Ndotja, karburantet jashtë kontrollit • Problem nuk është vetëm pluhuri i respirueshëm por
edhe benzina e cila gjatë viteve të fundit ka pësuar rritje të ndjeshme. • Cilësia e dobët e
karburanteve që qarkullojnë në vend, dhe mungesa e kontrollit të makinave në pikat e
koalidimit janë disa ndër shkaqet e ndotjes së ajrit.
Ndotesit e mjedisit

Ndotja paraqet hedhjen e materialit kontaminues (ndotës) në mjedis. Ajo shkaktohet


kryesisht nga aktivitetet e njeriut, por gjithashtu mund të jetë rezultat i fatkeqësive
natyrore. Ndotja ka ndikim dëmtues në çfarëdo organizmash të gjallë në mjedis, duke e
bërë praktikisht të pamundur qëndrueshm ërinë e jetës.

NDOTJA VJEN NGA:

1. Industria
2. Transporti
3. Amvisëritë
4. Ujërat e zeza
5. Mbeturinat
6. Bujqësia
7. Pesticidet
8. Aktivitet vullkanike
Mbrojtja e mjedisit
Ambienti është ai në të cilin njeriu zhvillon veprimtarinë e tij jetësore dhe pa të, ai nuk do
të mund të ekzistonte. Duke u fokusuar tek mënyra se si të fitojë më shumë para, njeriu po
e anashkalon kujdesin ndaj ekuilibrave natyrorë. Me ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit,
dëmtohen e gradualisht shkatërrohen ekosistemet dhe habitatet natyrore të kafshëve dhe
bimëve. Dëmtimi i florës dhe faunës, njëkohësisht sjell përkeqësimin e gjëndjes së mjedisit
dhe cilësisë së jetës. Duke parë rëndësinë e mjedisit, lind nevoja e madhe për mbrojtjen e
tij. Ne mund ta mbrojme mjedisin duke :

 Perdorur burimet e riperteritshme , pasi ato te pariperteritshme shkaktojne ndotje


mjedisi , si dhe jane te shterueshme
 Hedhur mbeturinat ne koshat perkatese , duke I recikluar
 Duke mbjell sa me shume peme
 Kursyer energjine elektrike
 Duke sensibilizuar dhe te tjeret qe te mbrojne mjedisin dhe mos ta neglizhojne , pasi
kjo mund te sjelli pasoja ta parikuperueshme ne Toke.

You might also like