Bici

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 5

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E LARTË
KOLEGJI CIVIL

Nr. 11111-02064-00-2013 Regj. Themeltar


Nr. 00-2017 – 1989 i Vendimit (119)

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga gjyqtarët:

Artan Broci Kryesues


Admir Thanza Anëtar
Medi Bici Anëtar

sot me datë 12.10.2017, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen civile
që u përket palëve të mëposhtme:

PADITËS: Qemal Qemali (Në mungesë).

I PADITUR: Frederik Osmëni (Në mungesë).


Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë
(Në mungesë).

OBJEKTI: Detyrimin për njohjen pronar. Detyrimin e palës së paditur Zyra


Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë që të bëjë
regjistrimin e pasurisë së paluajtshme.

BAZA LIGJORE: Nenet 168, 192, 193 të Kodit Civil, ligji nr.7843, datë 13.07.1994
“Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar me ligjin
nr.9701, datë 02.04.2007.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.1100, datë 11.05.2011 ka vendosur:


Rrëzimin e padisë së paditësit Qemal Qemali, si të pabazuar në ligj dhe prova.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.144, datë 26.02.2013 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.1100, datë 11.05.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në këtë
mënyrë:
Pranimin e padisë.
Detyrimin e të paditurit Frederik Osmëni të njohë pronar paditësin Qemal Qemali mbi një banesë
me sipërfaqe trualli 82 m2, të ndodhur në lagjen “Isa Boletini” të Bashkisë Vlorë me konstruksion

1
mur tulle dhe mbulesë soletë me këto kufizime V-Mirush Osmëni, J-Haxhi Begotare, P-Rrugë, L-
pallat dhe detyrimin e ZVRPP Vlorë të bëjë rregjistrimin e kësaj pasurie.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë ka paraqitur rekurs pala e paditur ZVRPP
Vlorë, duke kërkuar:
Prishjen e vendimit nr.144, datë 26.02.2013 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien në fuqi të
vendimit nr.1100, datë 11.05.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Shkaqet që paraqet në rekurs pala e paditur ZVRPP Vlorë, janë:

 Paditësi nuk disponon dokumentacion, i cili në kuptim të ligjit nr.33, datë 21.03.2012 “Për
regjistrimin e pasurive të paluajtshme ” shërben për regjistrimin e pronës. Vërtetimi i
faktit në bazë të nenit 193 e vijues të Kodit Civil nuk përbën titull pronësie të detyrueshëm
për regjistrim.
 Gjatë procesit të gjykimit, pala paditëse nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për të
provuar pretendimet e tij.
 Në këtë proces gjyqësor nuk është ndërtuar drejtë ndërgjyqësia, pasi duhet të ishte thirrur
në cilësinë e personit të tretë Avokatura e Shtetit Vlorë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi çështjen në tërësi në mungesë të palëve
ndërgjyqëse, në përfundim;
VËREN

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 17.07.2013 është regjistruar çështja civile nr.11111-002064-00-


2013 regj. them, që iu përket palëve: paditës Qemal Qemali dhe të paditur Frederik Osmeni e
ZVRPP Vlorë, me objekt njohje pronar dhe detyrimin për regjistrimin e pasurisë.

2. Vendimi nr.114, datë 26.02.2013 i Gjykatës së Apelit Vlorë është marrë në zbatim të gabuar të
ligjit procedurial, pasi ai është rrjedhojë i një hetimi jo të plotë dhe të gjithanshëm gjyqësor, i cili
është në kundërshtim me nenin 14 të K.Pr.Civile që detyrimisht të çon në prishjen e tij dhe
kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

I.Rrethanat:

3. Paditësi Qemal Qemali është banor në lagjen “Isa Boletini” të qytetit të Vlorës. Në datën
12.02.1998 ai ka lidhur një kontratë shitblerje me të paditurin Frederik Osmënaj, nëpërmjet të
cilës ky i fundit i ka shitur paditësit një shtëpi të ndodhur në lagjen “Isa Boletini” të qytetit të
Vlorës, me kufizimet V- Mirush Osmëni, J-Haxhi Begotare, L-Pallat dhe P- Rrugë.

4. Shtëpinë e mësipërme i padituri Frederik Osmënaj, e ka vërtetuar gjyqësisht me vendimin


gjyqësor nr.137, datë 31.01.1995 (Vërtetim fakti juridik) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Paditësi ka aplikuar pranë ZVRPP Vlorë, për tu pajisur me vërtetim pronësie, por nga kjo e fundit
i është refuzuar kërkesa me arsyetimin se, origjina e pronës është një vendim gjyqësor vërtetim
fakti juridik, i cili nuk mund të regjistrohet dhe se kjo pasuri nuk ka qenë asnjëherë e regjistruar
më parë.
2
5. Me padinë drejtuar gjykatës, paditësi kërkon të njihet pronar me parashkrim fitues, për banesën
dhe truallin me sipërfaqe 82 m2, si dhe detyrimin e palës së paditur Z.V.R.P.P Vlorë të bëjë
regjistrimin e kësaj prone në emër të paditësit.

II. Procedura:

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.1100, datë 11.05.2011 ka vendosur:

Rrëzimin e padisë së paditësit Qemal Qemali, si të pabazuar në ligj dhe prova.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ndër të tjera arsyeton se:

......Gjykata konstaton se banesa nuk ka qenë asnjëherë e regjistruar në regjistrat e pasurive të


paluajtshme që ndodhen pranë ZVRPP Vlorë në emër të të paditurit Frederik Osmëni, por ajo
figuron në pronësi të shtetit. Në këto kushte, gjykata vlerëson se padia e paditësit Qemal Qemali
duhet të rrëzohet për shkak të mungesës së legjitimitetit pasiv........

8. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.144, datë 26.02.2013 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.1100, datë 11.05.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në këtë
mënyrë:
Pranimin e padisë.
Detyrimin e të paditurit Frederik Osmëni të njohë pronar paditësin Qemal Qemali mbi një banesë
me sipërfaqe trualli 82 m2, të ndodhur në lagjen “Isa Boletini” të Bashkisë Vlorë me konstruksion
mur tulle dhe mbulesë soletë me këto kufizime V-Mirush Osmëni, J-Haxhi Begotare, P-Rrugë, L-
pallat dhe detyrimin e ZVRPP Vlorë të bëjë regjistrimin e kësaj pasurie.

9. Gjykata e Apelit Vlorë ndër të tjera arsyeton se:


.......Gjykata e Apelit Vlorë e gjen të gabuar arsyetimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe
konstatimet e saj mbi mungesën e titullit të vlefshëm të pronësisë dhe çmon se shkaqet e
pretenduara në ankim janë në përputhje me ligjin dhe provat shkresore. Në nenin 168/1 të Kodit
Civil është parashikuar se: Personi që ka fituar me mirëbesim një send, në bazë të një veprimi
juridik për kalimin e pronësisë dhe që nuk është i ndaluar nga ligji bëhet pronar i këtij sendi, pas
një posedimi të pandërprerë prej 5 vjetësh kur sendi është i luajtshëm dhe prej 10 vjetësh kur ai
është i paluajtshëm. Në nenin 168/1 të Kodit Civil është parashikuar se: Personi që ka fituar me
mirëbesim një send, në bazë të një veprimi juridik për kalimin e pronësisë dhe që nuk është i
ndaluar nga ligji bëhet pronar i këtij sendi, pas një posedimi të pandërprerë prej 5 vjetësh kur
sendi është i luajtshëm dhe prej 10 vjetësh kur ai është i paluajtshëm.......

III. Ligji i Zbatueshëm:

10. Në nenin 32 të K.Pr.Civile parashikohet se:


Padia mund të ngrihet:
a) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur;
b) për vërtetimin e qenies ose mosqënies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte;
c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin.

3
11. Në nenin 466 germa “ç” të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar se:

Gjykata e apelit, pasi shqyrton çështjen vendos: Prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për
rigjykim në gjykatën e shkallës së parë në rastet e parashikuara nga neni 467 të këtij Kodi.

12. Në nenin 467 paragrafi i parë i K.Pr.Civile parashikohet se:

Gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim
kur:
a) Gjykata e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën;
b) Përbërja e trupit gjykues nuk ka qenë e rregullt apo vendimi nuk është nënshkruar nga
anëtarët e tij;
c) Çështja është gjykuar në mungesë të pjesëmarrësve në proces, pa patur dijeni për ditën e
gjykimit;
d) Nuk është formuar drejtë ndërgjyqësia;
e) Kur mungojnë ose janë të pavlefshme padia, procesverbali gjyqësor, ankimi, si dhe çdo
dokument tjetër që ka ndikuar në dhënien e vendimit;
ë) Kur lind nevoja e për marrjen e një prove vendimtare, marrja e së cilës është e vështirë në
shkallë të dytë.....

13. Në nenin 168/1 të Kodit Civil është parashikuar se:


Personi që ka fituar me mirëbesim një send, në bazë të një veprimi juridik për kalimin e pronësisë
dhe që nuk është i ndaluar nga ligji bëhet pronar i këtij sendi, pas një posedimi të pandërprerë
prej 5 vjetësh kur sendi është i luajtshëm dhe prej 10 vjetësh kur ai është i paluajtshëm.

14. Në nenin 38 të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për rregjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i
ndryshuar është parashikuar se:
Në rastet kur shteti, personi fízik ose juridik ka fituar të drejtën e pronësisë mbi një pasuri të
paluajtshme me anë të ligjit, vendimit gjyqësor të formës së prerë për fítimin ose kalimin e se
drejtës së pronësisë apo të aktit të një organi administrativ, regjistruesi, mbështetur në këto akte
të paraqitura nga personi i interesuar, bën regjistrimin, duke shënuar pronar shtetin, personin
fizik apo juridik, të cilit i ka kaluar e drejta e pronësisë.......

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

15. Rekursi i paraqitur nga pala e paditur ZVRPP Vlorë përmban shkaqe nga ato të parashikuara
në nenin 472 të K.Pr.Civile, prandaj ekzistojnë shkaqe ligjore që vendimi i Gjykatës së Apelit
Tiranë të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, por me tjetër trup
gjykues.

16. Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes në gjykatën e shkallës së parë dhe në gjykatën e apelit ka
rezultuar se, me datën 12.02.1998, paditësi Qemal Qemali ka lidhur një kontratë shitblerje me të
paditurin Frederik Osmënaj, nëpërmjet të cilës ky i fundit i ka shitur paditësit një shtëpi të
ndodhur në lagjen “Isa Boletini” të qytetit të Vlorës, me kufizimet V- Mirush Osmëni, J- Haxhi
Begotare, L-Pallat dhe P- Rrugë. Për këtë banesë i padituri Frederik Osmënaj ka bërë vërtetimin e
faktit juridik të pronësisë me vendimin nr.137, datë 31.01.1995 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Vlorë. Paditësi ka aplikuar pranë palës së paditur ZVRPP Vlorë, për tu pajisur me vërtetim
4
pronësie, por nga ana e kësaj të fundit i është refuzuar kërkesa me arsyetimin se, origjina e kësaj
prone është një vendim gjyqësor për vërtetimin e faktit juridik, i cili nuk mund të regjistrohet dhe
se kjo pasuri nuk ka qenë asnjëherë e regjistruar më parë.

17. Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka arritur në përfundimin se
kërkesëpadia e palës paditëse duhet të rrëzohet për mungesë të legjitimitetit pasiv të
kërkesëpadisë, duke arsyetuar se i padituri Frederik Osmënaj nuk ka qenë asnjëherë pronar i
banesës objekt shqyrtimi. Më pas Gjykata e Apelit Vlorë ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Vlorë, duke e pranuar kërkesëpadinë e palës paditëse me arsyetimin se, kjo e
fundit është bërë pronare e kësaj pasurie në bazë të parashkrimit fitues me titull, të parashikuar
nga neni 168/1 i Kodit Civil. Mirëpo në vendimin e saj gjykata e apelit nuk arsyeton se, nëse
titulli që ka zotëruar paditësi ka qenë ose jo i ligjshëm, pasi ky institut i të drejtës civile kërkon që
në rastin e kontratës së shitjes, personi që transferon të drejtën e pronësisë tek të tretët duhet të
provojë para gjykatës se ai ka të drejta absolute mbi sendin që është objekt shitje (të jetë pronar i
tij), dhe veprimi juridik i kryer nga palët të lejohet nga ligji, por ky veprim mund të ketë ndonjë
mungesë në formë, si p.sh: kontrata e shitjes nuk është noteriale, etj.

18. Në gjykimin në shkallë të parë dhe në gjykatën e apelit ka rezultuar se i padituri Frederik
Osmëni ka pretenduar se kjo banesë i është dhënë atij nga shteti për strehim përpara viteve 1990
dhe Gjykata e Apelit Vlorë pa hetuar në këtë drejtim ka arritur në konkluzione përfundimtare,
duke mos bërë një hetim të plotë e të gjithanshëm gjyqësor të çështjes, në përputhje me kërkesat e
nenit 14 të K.Pr.Civile, prandaj për këtë shkak vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet dhe
çështja të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues, i cili pasi të
zbatojë kërkesat e nenit 465/2 të K.Pr.Civile, duke përsëritur pjesërisht hetimin gjyqësor të
çështjes është i detyruar duhet që të hetojë në lidhje pretendimet e palës së paditur Frederik
Osmëni se banesa i është dhënë atij nga shteti para viteve 1990. Gjatë rishqyrtimit të çështjes
gjykata e apelit ka të drejtë që të marrë edhe prova të tjera që janë në dobi të gjykimit dhe do të
shërbejnë për një zgjidhje sa më të drejtë të çështjes.

19. Përsa u thanë më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, rekursi i
paraqitur nga pala e paditur ZVRPP Vlorë është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të
pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë duhet të prishet dhe çështja të
dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile;

VENDOSI

Prishjen e vendimit nr.144, datë 26.02.2013 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes
për rishqyrtim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 12.10.2017

You might also like