Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

-KIMI-

Një tretësirë buferike, është një tretësirë, pH i së cilës nuk ndryshon kur shtojmë sasi
të vogla acid ose bazë.
Tretësira buferike përdoret për të mbajtur pH përgjithësisht të pandryshuar. Një
tretësirë buferike është një përzierje e një acidi të dobët me një kripë të tij nga një
bazë e fortë.
Shembull: Si shembull, një tretësirë ujore e acidit etanoik me etanoatin e natriumit, në
raporte të ndryshme, vepron si një bufer me vlera te pH midis 4 dhe 7.

Prodhimi i joneve H+ , nëse lihet i pakontrolluar, do ta ulë pH e gjakt dhe do të


shkaktojë "acidozë".
Nga një rritje e përqendrimit të joneve hidrogjen H + në tretësirën buferike: shtimi i
joneve H+ e zhvendos ekuilibrin në të majtë.
Nga një rritje e perqendrimit të joneve hidroksid, OH -, në një tretësirë buferike:
shtimi i joneve OH-, mundëson kombinimin me jonet H+ , për formimin e ujit, kështu,
përqendrimi i joneve H+ , ulet; pozicioni i ekuilibrit zhvendoset nga e djathta.
Numri i oksidimit paraqet numrin e përgjithshëm të elektroneve që një atom ose fiton
ose humb për të formuar një lidhje kimike me një atom tjetër.
1. Grupi IA ka numër oksidues +1, dhe grupi IIA ka +2 dhe grupi IIIA ka +3,
halogjenët kanë -1 numër oksidues.
2.
3. Hidrogjeni komponime ka numër oksidues +1, përveç në hidruret e metaleve ku
ka -1 numër oksidues.
4. Oksigjeni në shumicën e komponimeve ka numër oksidues -2, përveç në
perokside ku ka numër oksidues -1.
5. Shuma e numrave oksidues në komponime është zero, në jone është e barabartë
me ngarkesën e jonit.
Në qoftë se gjatë një reaksioni kimik, atomet ndryshojnë numrat e oksidimit, atëherë
ky reaksion është reaksion oksido-reduktimi.
Reaktanti që përmban elementin që oksidohet është agjenti reduktues dhe reaktanti
që përmban elementin që reduktohet, është agjenti oksidues.

You might also like