Organizimi I Administrates Publike (Punim Seminarik)

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 13

FAKULTETI I ADMINISTRATES PUBLIKE

ORGANIZIMI I ADMINISTRATES PUBLIKE

BUROKRACIA

Punoi: Mentori: Arlinda Berisha


Prof.Dr.Sc. Agim Beqiri

Prishtine – 2022

PERMBAJTJA

Hyrja……………………………………………………………………

Evolucioni i burokracis.....................................................................

Teorit e burokracis...........................................................................

Qka eshte burokracia sipas Max Weber...............................................

Burokracia si model i bllokut te pushtetit .............................................


Roli i burokracive ………………………………………………………

Organizimi I burokracis ………………………………………………….

Si mund te kontrollohen burokracit ……………………...........................

Pse duhet te flasim per burokracin?........................................................

HYRJA

Burokracia eshte nje sistem qeverisjeje në rendet shoqërore të tipit shfrytëzues, ku klasat
sunduese drejtojnë me anë të një aparati të fryrë e policor funksionarësh të lartë e nëpunësish, që
janë të shkëputur nga populli, e vënë veten mbi popullin, nuk e dëgjojnë zërin e tij dhe veprojnë
në kundërshtim me interesat jetësore të masave të gjera punonjëse

Burokracia është një mënyrë për të organizuar administratën publike, një administratë
publike që është bërë mjaftë standarde, të paktën si një ideal, në të gjithë botën.
Fjala burokraci shpesh përdoret në gjuhën e zakonshme për të nënkuptuar administratën
publike, zakonisht me një dozë përcmimi. Megjithatë, shkencëtarët e shkencave politike kanë
një kuptim të qartë për të: një mënyrë e vecantë e organizimit administrativ, që gjë u zhvillua
si një reformë në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe u përhap gjerësisht për të qenë në
përgjithësi mënyra më e përdorur në kohën e sotshme.
EVOLUCIONI I BUROKRACIS

Në shekullin e tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë në Evropë dhe Amerikën e Veriut,


pozicionet në administratën publike trajtoheshin si pjesë pasurie, për t’u shkëmbyer
ndërmjet njerëzve. Në Shtetet e Bashkuara kjo morri formën e keqe të ‘sistemit të zhvatjes’,
në të cilin punët administrative zhvilloheshin dhe trajtoheshin si mallra me të cilat kandidatët
fitimtarë shpërblenin punonjësit e partisë së tyre. Kur ndryshonte presidenca, për shembull, të
gjithë drejtuesit e zyrave postare në vend shkarkoheshin nga puna dhe në vend të tyre
vendoseshin njerëz të ri nga partia fituese.

Organizime të tilla jo profesionale krijonin një shërbim jo efektiv dhe kishte pak kontrroll
mbi cilësinë e zyrtarëve. Në ShBA, për shembull, disa drejtues të zyrave postare nuk dinin të
lexonin. Për shumicën e zyrtarëve, marrja e një posti ishte rrengu i vetëm (ajo që ata kishin bërë
dikur kur ishin atje, nuk kishte pasoja për ta), kështu që, kontrrolli i veprimeve të zyrtarëve ishte
i vështirë.
Në shekullin e nëntëmbëdhjetë lindi metoda e një reforme të re për organizimin e
administratës publike, ajo që shkencëtarët e shkencave politike e quajnë ‘burokraci’.

Në një sistem burokratik:


1. Anëtarët e administratës publike emërohen dhe promovohen mbi bazën e kualifikimeve
të tyre për punën që ata duhet të bëjnë.
2. Për pozicionin caktohen kërkesa të vecanta mbi trajnimin apo përvojën.
3. Procedurat administrative standardizohen, kështë që lihet relativisht pak vend për
paragjykimet apo pasione individuale të zyrtarëve.
4. Krijohen linja të qarta komandimi, sipas të cilave urdhri i një zyrtari të lartë shkon te
zyrtari më i ulët, i cili e pason urdhrin në nivelin tjetër dhe kështu me rradhë deri sa arrin
në pikën e zbatimit. Ky organizim quhet strukturë komanduese hierarkike.
5. Së fundi, administratorët publikë janë të mbrojtur nga presioni politik i përditshëm,
zakonisht me një istem statusi permanent.

Kjo mënyrë e re, më e qartë dhe më efektive e organizimit të administratës publike u


përdor fillimisht në emërimet e zyrtarëve të prokurimeve në ushtrinë franceze dhe
prusiane në shekujt e tetëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ajo tregoi
dobi në këtë fushë dhe u përhap edhe në shtete tjera me shpejtësi. Në ShBA lindja e burokracisë
u mishërua me lindjen e lëvizjes për reformë në shërbimin civil në fillim të shekullit të njëzetë, e
cila i vuri shumicen e pozicioneve administrative jashtë funksionit partiak dhe i bazoi në parimin
e provimit për pranim. Pasi shtetet tjera fituan pavarësinë aplikuan sistemin e burokracisë në
organizimin e administratës publike.
Për shumë njerëz fjala burokraci do të thotë paaftësi dhe formalitete të panevojshme që të marrin
kohë, e shprehur shkurt ‘zyrtarizim i tepruar’.
Në fushën e politikës fjala burokraci i referohet mekanizmit administrativ të shtetit, ku
futen shtresat e ndryshme të punonjësve civil dhe nëpunësit publikë, detyrat e të cilëve
konsistojnë në zbatimin e cështjeve qeveritare.

Disa tjerë mbështesin mendimin e Weberit duke e konsideruar burokracinë si një formë të
veqantë të organizimit, e cila gjendet jo vetëm në qeveri, por në të gjitha sferat e shoqërisë
njerëzore.
Megjithatë, është fakt që nuk duhet të vihet në dyshim, mbasi me zgjerimin e qeverisë janë
shtuar njëkohësisht dhe përgjegjësitë; si rrjedhojë, burokracia do të luaj një rol tejet të
rëndësishëm në jetën politike. Shërbyesit civil nuk mund të përjashtohen si administratorë të
thjeshtë, por ata janë figura qendror në proceset politike, bie nganjëherë drejtojnë edhe vendet e
tyre.
Pas fasadës pasqyruese dhe përgjegjësisë demokratike, mund të fshihet një realitet ‘sundimi nga
zyrtarët’. Prandaj drejtimi dhe kontrrolli i pushtetit burokratik përbënë njërin ndër problemet më
shqetësuese në cështjet e politikës moderne, problem ky që nuk është zgjidhur lehtësisht në asnjë
sistem politik.

TEORIT E BUROKRACIS

Kur diskutohet për cështjet e burokracisë, kjo gjë shkakton në shumicen e rasteve pasione të
thella. Ata që i përkasin krahut të liberalëve e kritikojnë burokracinë për mungesë të
ndërgjegjjes dhe përgjegjësisë. Ndërkohë, socialistët, dhe veqanarisht marksistët, e
shikojnë atë si instrument të vartësisë së klasave, ndërsa e djathta e re, i paraqet
burokratët si vetëshërbyes dhe përfundimisht të paaftë.
Albrow identifikoi jo më pak se shtatë koncepte moderne të termit burokraci: 1. Burokracia si
organizëm racional; 2. Burokracia si paaftësi organizative; 3. Burokracia si administratë
publike; 4. Burokracia si administratë e zyrtarëve; dhe 5. Burokracia si shoqëri moderne.

Këto koncepte dhe këto përdorime të ndryshme të termit burokraci lidhen në një farë mënyre
edhe me faktin që ky term është vështruar në mënyrë të ndryshme në disiplinat e ndryshme
akademike. Për shembull, studentët që studiojnë sistemin e qeverisjes e kanë kuptuar termin
burokraci në kuptimin e mirëfilltë, që do të thotë ‘administrim nga zyra’. Në fushën e
sociologjisë termi me pak fjalë është përshkruar si formë e veqantë drejtimi, ai është kuptuar si
një sistem administrimi dhe jo si një sistem qeveritar.
Nga ana tjetër ekonomistët e ndryshëm i konsiderojnë burokracitë si administrime të veqanta
publike. Duke qenë se ato financohen nga sistemi i taksave, atëherë ato patjetër orientohen nga
motivi i përfitimit.
Do të shqyrtohen tri teori kryesore të burokracisë:
• 1.Burokracia si aparat administrativ racional;
• 2. Burokracia si bllok konservator i plotëfuqishëm;
• 3. Burokracia si burim i tepërt i qeverisë.

CKA ESHTE BUROKRACIA SIPAS MAX WEBERIT ?


Studimet akademike mbi demokracinë janë dominuar nga veprat e Max Weberit. Sipas Weberit,
“Burokracia është mënyra ideale e administrimit bazuar në një sistem me parime
racionale, duke refuzuar cdo traditë apo preferencë” (Politika si profesion).
Janë disa parime kryesore të organizimit burokratik:
• Fushat juridike janë të caktuara dhe zbatohen konform ligjit e rregullave;
• Ekziston një hierarki rigoroze, ecila garanton brenda një sërë rregullash
mbikqyrjen e zyrave më të ulëta nga zyret e veqanta më të larta;
• Veprimtaria bazohet në dokumente të shkruaraa dhe në një sistem arkivues;
• Pushteti i zyrtarëve është plotësisht jo personal dhe ky pushtet vjen në saje të
pozicionit që kanë dhe jo statusit personal;
• Rregullat burokratike janë mjaft të rrepta për të ngushtuar lirinë e veprimit
personal;
• Funksionimi dhe progresi i burokracisë bazohet në kritere profesionale, si;
trajnime, kualifikime dhe kompetenca profesionale.

Tipari kryesor i burokracisë, sipas Weberit, është racionaliteti.


Burokratizimi pasqyron zhvillimin e një mënyre të besueshme, të parashikueshme dhe, mbi
të gjitha, efikase të organizimit shoqëror. Sipas Weberit, burokracia nuk është asgjë tjetër,
vetëm një formë e veqantë organizimi, e krijuar në shoqërinë moderne dhe zgjerimi i së cilës
është i pashmangshëm.
Zgjerimi i burokracisë erdhi edhe si rezutat i zhvillemeve të dukshme ekonomike, politike dhe
kulturore. Zhvillimi i burokracisë është i lidhur ngusht me shfaqjen e strukturave kapitaliste, në
veqanti me presionin e madh për efikasitet ekonomik dhe krijimin e njësive tregtare më të
shkallëzuara. Zhvillim i shtetit modern si dhe zhvillimi i burokratizimit në sferat shoqërore dhe
ekonomike, cuan gjithashtu në një rritje të fuqishme të burokracive shtetërore.
Weberi ishte i vetëdijshëm se burokratizimi do të forconte tendencat hierarkike, duke u
bazuar në merita, me qëllim që udhëheqja të ushtrohej nga lart, nga zyrtarët me
eksperiencë dhe jo nga posht. Në kundërshtim me idetë socialiste për diktaturën e
proletariatit.

BUROKRACIA SI MODEL I BLLOKUT TE PUSHTETIT


Koncepti i burokracisë si model i bllokut të pushtetit e ka origjinën nga socialistët, dhe
sidomos nga marksistët. Marksi e lidhi burokracinë me kërkesat specifike të kapitalizmit,
duke mos e konsideruar demokracinë si rezultat të emergjencës së një shoqërie komplekëse
industriale. Atij nuk i interesonte burokratizimi si fenomen shoqëror, por i interesonte më shumë
roli i klasave i ushtruar nga burokracia shtetërore. Ai e konsideronte burokracinë si një
mekanizëm përmes së cilës mbështeten interesat borgjeze dhe mbrohet sistemit kapitalist.
Kjo analizë e pozicionit të klasave që përshkojnë burokracinë është zgjeruar nga neo –
marksistët, si Ralph Miliband. Vëmendje e veqantë i është kushtuar forcës së nëpunësve civil,
që veprojnë si një grup i veqantë, konservator, me veto, cka dobëson, bile edhe bllokon
iniciativat e ministrave dhe qeverive socialiste. Nëpunësit e lart civil janë konservator në
sensin që në formë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme janë mbështetësit e elitave ekzistuese
ekonomike dhe sociale. Pavarësisht nga neutraliteti politik shumica e nëpunësve të lart civil kanë
të njëjtin formim shoqëror si industrialistët dhe administratorët ekonomikë.
Faktori kryesor që përforcon pikëpamjet konservative të nëpunësve civil është bashkimi
me botën kapitaliste të përbashkët. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e ndërhyrjeve të vazhdueshme
shtetërore në jetën ekonomike, duke garantuar një lidhje të vazhdueshme ndërmjet grupeve të
biznesit dhe nëpunësve civil, të cilët përcaktojnë në mënyrë konstante ‘interesin nacional’ në
sesin e interesave afatgjate të kapitalizmit privat.
Koncepti i burokracisë është kritikuar edhe nga teoria liberale, neoliberale dhe teoria e zgjedhjes
racionale. Teoria e zgjedhjes racionale lidhur me natyrën njerëzore bazohet në të njëjtat
supozime si ato të ekonomisë neoklasike, që do të thotë, se njerëzit janë krijesa racionale,
vetëkërkuese, dhe shfrytëzues të dobishëm. William Niskanen, argumentonte se shërbyesit
civil të nivelit të lart, pavarësisht nga neutraliteti politik i tyre, janë të interesuar për karrier, për
interesa vetjake, duke tentuar vazhdimisht zgjerimin e agjencisë ku punojnë dhe shtimin e
buxhetit. Kjo ndodh sepse burokracia garanton punësim. Burokracitë marrin një dinamik të
brendshme të fuqishme, duke ndikuar në rritjen e vetë qeverisë dhe zgjerimin e
përgjegjësive publike. Veqanarisht i kushtohet rëndësi karakterit jo tregtar të burokracisë
shtetërore duke bërë krahasim jo të favorshëm me sektorin privat.
Burokratët nuk janë të orientuar nga motivi i përfitimit. Nëse shpenzimet kalojnë të ardhurat
vjetore taksapaguesitë marrin gjithë faturën. Burokracitë shtetërore janë monopole dhe nuk
janë të detyruar tu përgjigjen presioneve të tregut. Shërbimi që ato ofrojnë janë të një cilësie
të dobët, dhe nuk përmbushin dëshirat apo nevojat e konsumatorit.
Kritika: Kritikët argumentojnë se teoria e zgjedhjes racionale e shkëput individin nga
ambienti i tij social. Teorikisht është krijuar një paragjykim konservativ vlerash, me
bindjen se qeniet njerëzore janë të interesuara gjithmonë racionalisht. Prioritetete shumta të
shtimit të buxhetit janë të lidhura ngusht me zhvillimin e shtetit, veqanarisht në mungesë të
disiplinave të tregut. Burokratët janë të prirur të përcaktojnë prioritete të larta duke i dhënë vetës
punë të kënaqshme dhe një ambient përgjegjës dhe tëheqës.

ROLI I BUROKRACIVE
Burokracitë përmbushin një mision të vetëm por thelbësor. Detyra e tyre kryesore konsiston në
zbatimin dhe përforcimin e ligjeve të aprovuara nga politika dhe legjislativi. Burokratët janë
hallkë e një aparati, administratorë të besueshëm dhe të aftë, të cilët veprojnë brenda një
hierarkie të caktuar bazuar në disa rregulla të vendosura qartë. 
Funksionet më të rëndësishme të burokracisë janë si më poshtë:
1. Zbatimi i administrimit;
2. Këshillimi në veprim;
3. Artikulimi dhe bashkimi i interesave;
4. Ruajtja e stabilitetit politik. 
dministrimi - funksioni kyq i burokracisë është zbatimi i ligjit dhe i politikës, pra është
përgjegjëse për administrimin e çështjeve qeveritare. Kjo bënë që bënë nganjëherë ti referohen
burokracisë me termin administrim, ndërsa anës ekzekutive politike i referohemi me termin
qeveri. Kjo bënë që ti vijet një vij ndarëse mes rolit politik të politikanëve dhe rolit të zbatimit të
politikës nga administratorët. 
Politika e këshillimit - funksioni tjetër kryesor i burokracisë është këshillimi dhe dhënia e
informacionit të nevojshëm qeverisë. Veqanarisht kjo është e sakt për shërbyesit civil të nivelit
më të lart që kanë kontakte të përditshme me politikanët. Shpesh herë debati për burokracinë dhe
rolin e saj politik përqendrohet rreth zyrtarëve elitarë të shërbyesve civil. Roli i tyre është i
dyfishtë: dhënia e alternativave të ndryshme për me vendos dhe rishikimi i vendimeve që lidhen
me efektin dhe pasojat e tyre. 
Shprehja e interesave - burokratët shprehin dhe mbledhin interesa të ndryshme. Mbajnë
kontakte me grupet e interesit në bazë të detyrës zyrtare që është zbatimi dhe formulimi i
politikës dhe informacionit. Doktorët, mësuesit, fermerët e korporatat kthehen në grupe
klientelesh, të cilët shërbehen nga agjenci përkatëse dhe shërbejnë si burim informacioni apo
këshille. Kjo ndikon në krijimin e një rrjeti klientelist. Klientelizmi mund të favorizoj sistemin
politik, por edhe mund të dëmtoj për shkak të ndikimit të individëve dhe grupe mbi shërbyesit
civil. 
Stabiliteti politik - funksioni tjetër i burokracisë është mbështetja e vazhdueshme e sistemit
politik. Ky fakt është i rëndësishëm veqanarisht në krijimin e shtetit ku grupi i zyrtarëve të
ushtruar është garancia e vetme që qeveria të drejtohet në mënyrë të rregullt dhe të besueshme.
Ndërkohë që ministrat ndërrojnë, burokratët mbesin në zyre. Por, në anen tjetër, vazhdimësia e
zyrtarëve të lart, mungesa e kontrrollit dhe përgjegjesisë mund të qoj në korrupsion e
keqpërdorime. Te shërbyesit civil mund të zhvillohet cekësia, arroganca dhe paragjykimi.

ORGANIZIMI I BUROKRACIS
E meta kryesore e teorise burokratike të Weberit është ngjashmëria e organizimit të burokracisë
në të gjitha shtetet e botës pavarësisht nga faktorët e ndryshëm kontekstual. Organizimi i
burokracisë është i rëndësishëm për dy arsye. E para, ndikon në efikasitetin administrativ
të qeverisë, nivelin e përgjegjësisë publike dhe kontrrollin politik. E dyta, ulja e
shpenzimeve publike për shkak të organizimit të burokracisë.
Të gjitha burokracitë e shteteve organizohen për qëllimin apo funksionin e tyre dhe mbulojnë
fusha të veqanta të politikave: edukim, strehim, mbrojtje, kontrroll mbi drogën, taksa, etj. Numri
i tyre ndryshon nga shteti në shtet. 
Tipari më i rëndësishëm i burokracive funksionale është shkalla e centralizimit dhe
decentralizimit të tyre. Sistemet me ideologji komuniste janë ndër më të centralizuara, rasti i
Kinës dhe Rusisë komuniste. Franca ka pasur historikisht burokracinë liberal demokratike më të
centralizuar. Sistemi frances u bazua në modelin e Napoleonit. Ky model theksonte një sistem
hierarkik, ekspertësh teknik, të strukturuar e të centralizuar, në favor të interesave afatgjate të
shtetit francez. ShBA përbëjnë shembullin e një demokracie me burokraci të decentralizuar.
Burokracia federale vepron nën presidentin si administrator përgjegjës. 
Pavarësisht nga imazhi i tyre si shërbyes civil besnik e të përgjegjshëm, burokratët janë
konsideruar si figura të plotpushtetshme e ndikuese që formojnë degën e katër të qeverisë.
Shërbyesit civil japonez konsiderohen si politikan të përhershëm, sidomos ata me përgjegjësi të
larta në ministri. Ka pasur interesim të jashtëzakonshëm si të majtëve ekstrem ashtu edhe të
djathtëve për kontrrollin e shërbyesve civil të lart duke mos pranuar iden e pavarësisë politike të
tyre.
Janë tri burime kryesore të pushtetit burokratik:
1. Pozicioni strategjik i burokratëve në politikën e procesit.
2. Raporti logjistik mes burokratëve dhe ministrave.
3. Statusi dhe ekspertiza e burokratëve.
Shërbyesit civil kanë hyrje në çdo informacion dhe mund të kontrrollojnë rrjedhjen e
informacionit tek eprorët ministror. Dija është pushtetet dhe shërbyesit civil vendosin se çfarë
dijnë dhe çfarë nuk dijnë ministrat. Mundësit për politika zgjidhen të vlerësuara dhe të
prezentuara në mënyrë të atillë që të arrihet vendimi i dëshiruar. 
Burimi i dytë i pushtetit burokratik konsiston në raportin operativ dhe shpërndarjen e
avantazheve midis ministrave dhe shërbyesve civil. Supozohet se ministrat janë udhëzues
politik, ndërsa shërbyesit civil vartës profesionistë. Shpesh herë ky raport mund të jetë ndryshe
në praktik. Shtoja faktin që politikanët shkojnë e vijnë e shërbyesit civil mbesin në pozita të
përhershme
Burimi i tretë është fakti që burokratët janë gjithë kohën këshilltarë politik ndërsa
ministrat janë përkohësisht udhëheqës të ministrive. Shpesh herë ministrat janë të ngarkuar
me aktivitete më shumë se sa burokratët dhe vëmendja e tyre është e shpërndarë në disa procese
politike, parlamentare, vizita, konferenca, etj., dhe përpos udhëzimeve strategjike, pjesa më e
madhe e detajeve të aktiviteteve realizohen nga zyrtarët e emëruar.
SI MUND TE KONTROLLOHEN BUROKRACIT ?

Janë tri mënyra se si mund të kontrrollohen burokracitë:


1. Krijimi i mekanizmave të përgjegjësis politike;
2. Politizimi i shërbimit civil;
3. Krijimi i kundër burokracive.
Burokracitë shtetërore mund të bëhen të besueshme për ekzekutivin politik, kuvendin, drejtësinë
apo publikun. Ekzekutivi politik është instanca më e rëndësishme në saje të përgjegjësisë së
gjithanshme në administrimin qeveritar dhe raportin e ngushtë bashkëpunues me shërbimin civil.
Sistemi më i detajuar i kontrrollit ekzekutiv është vë re në shtetet me regjim socialist, si: Kina,
dhe ish – Bashkimi Sovjetik. Në demokraci ekzistojnë disa instrumente të kontrrollit si:
kontrrolli parlamentar, sistemi i avokatit të popullit, grupet e interesit dhe mediat.

Politizimi – një mënyrë tjetër e kontrrollit të burokracive është rekrutimi i burokratëve të


lart me ‘entuziazmin ideologjik’ të partisë politike në pushtet. Kjo e zbeh dallimin mes
politikës dhe administratës, si dhe në mes politikanëve dhe administratorëve. Kontrrolli kryhet
hapur përmes një sistemi me funksione politike. Sistemi i militantëve u themelua në Amerikë në
shek e XIX nga Andrew Jackson kur zëvendësoi me 20 % të shërbyesve civil me militantë
partiak. Rreth 3000 poste qeveritare federale zëvendësohen me rastin e ndrrimit në kryen e lart
ekzekutiv në ShBA. Më pak se 200 caktohen nga vet presidenti, pjesa tjetër vetëm me aprovimin
presidencial. Burokracia e lart e politizuar siguron një nivel më të lart të besnikërisë dhe
angazhim më të plotë se sa shërbyesit civil pa parti ose të partive opozitare. Kritika: Godet në
thelb iden e një shërbimi civil të pavarur dhe apolitik.

Kundërburokracitë – Mjeti përfundimtar i kontrrollit politik arrihet përmes strukturave


hartuar për të mbështetut e ndihmuar politikanët ose që ata të veprojnë si kundërpeshë
ndaj burokracisë zyrtare. Thjeshtësia e këtij sistemi është përdorimi i këshilltarëve apo
personave të jashtëm, tipar ky në të gjtiha shtetet moderne. Ideja e kundërburokracive është
vendosur me kujdes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në trajtën e Zyres Ekzekutive të
Presidentit. Kjo u themelua nga presidenti Roosevelt, duke u bazuar në deklaratën e Komitetit
Brownlow, që thotë se ‘presidentit i nevojitet ndihme’. Ajo përbëhet nga një numër gjithnjë e në
rritje këshillash, zyrash dhe nëpunësisht me një staf prej 1400 persona. Qëllimi i
kundërburokracive është të kompensojë cekuilibrin mes amatorëve, politikanëve të shumtë
të përkohshëm, ekspertëve të tyre dhe zyrtareve profesional.
 
Pse duhet të flasim për burokracinë?

Arsyeja me kryesore e egzistences se burokracise eshte se njerezit ne gjithevendet e botes kane


zgjedhur qe furnizimin e te mirave materiale dhesherbimeve publike ta beje pikerisht
burokracia.Burokracia egziston jo vetem ne qeverisje, por dhe ne sektorin privat tesipermarrjes
Burokracia ka te beje me organizimin strukturor ne forme hierarkie.Kjo do te thote qe burokracia
perbehet nga nje numer dikasteresh dhe degesh.Pervec nivelit me te larte dhe atij me te ulet, cdo punonjes
eshte pjese e njedikasteri specifik, i cili eshte nje nivel me larte sesa nje dikaster tjeter, por qe veteai
eshte me larte se nje nivel tjeter e keshtu me radhe. Rast klasik per te shpjeguarhierarkine e
burokracise eshte sistemi i gradave ne ushtri. Njerezit qe punojne nenje sistem burokracie, quhen
burokrate apo zyrtare. Pervec, kryezyrtarit(Kryeministri), cdo zyrtar tjeter ka nje epror, i cili ai
vete ka nje vartes.Kryezyrtari apo kryeburokrati eshte menaxheri i gjithe sistemit burokratik.
Aizakonisht vendos mbi rekrutimin e njerezve qe nevojiten per te punuar dhe
c’fare menyrash do te perdoren per te realizuar sherbimet zyrtare. Ai zakonisht
ka ne ngarkim dhe pregatitjen e buxhetit te shtetit. Por, kryezyrtari nuk eshte aq ilire te beje si te
doje. Detyrat qe ai duhet te zbatoje dhe qendrimi qe ai duhet tembaje jane te diktuara nga
politikanet qe e kane emeruar ate apo qe e kanepunesuar, duke ndjekur nje procedure qe eshte e
specifikuar nga kushtetuta dheligjet ne zbatim te saj.. Qeverite moderne kane shume zyra apo
dikastere te tilla siai i mbrojtjes, i arsimit, i transportit, i financave. Ne vendin tone, ashtu si dhe
nevende te tjera parlamentare keto dikastere quhen ministri
Referencat:

https://sq.wiktionary.org/wiki/burokraci
https://tixas.ru/sq/byurokratiya-chto-oznachaet-prostymi-slovami/
http://www.ekonomia-ks.com/sq/opinion/burokracia-dhe-sistemi-demokratik

You might also like