Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Kërkimi i informatave në Internet, web shfletuesit dhe web kërkuesit

Interneti sot mund të definohet si tërësi e kompjuterëve nga e gjithë bota të cilët në mes
vete shkëmbejnë informata apo thënë thjesht komunikojnë. Interneti në fakt është një rrjet i
rrjeteve të ndryshme në mbarë botën. Paraqitja e tij rreth viteve të fundit të nëntëdhjetave
paraqet një revolucion në zhvillimin e jetës së gjithmbarshme në botë.
Interneti sot është një thesar i vërtetë i shumë informatave nga cila do lëmi dhe ky thesar
si i tillë nga dita në ditë zmadhohet edhe më.
Gjatë punës së përditshme në Internet për hapje të faqeve të ndryshme në të detyrohemi të
përdorim aplikacione speciale të cilat janë të dedikuara për këtë qëllim.

Dy terme me të cilët rregullisht takohemi gjatë punës në internet janë:


1. Web shfletuesit (web browser)
2. Web kërkuesit (makinat e kërkimit - search engines)

WEB SHFLETUESIT - janë programe kompjuterike të cilët mundësojnë shikimin e faqeve të


ndryshme në Internet. Përpos shikimit të faqeve këto aplikacione mundësojnë edhe hapjen e
dokumenteve të ndryshme.
Web shfletuesit zakonisht kryejnë më së paku dy funksione : shfletimin dhe interpretimin e
faqeve të gjetura në Internet.
Disa prej web shfletuesve me te njohur jane Internet Explorer, Google Chrome dhe Mozilla
Firefox
- Internet Explorer është një shfletues interneti i cili prodhohet nga kompania
Microsoft dhe rregullisht vjen falas në kuadër të aplikacioneve përcjellëse të
sistemit operativ Windows, por sot thuajse nuk përdoret fare
- Mozilla Firefox është shfletues interneti i bazuar në software të lirë. Ky shfletues
është ndër shfletuesit e parë me dritaren sipërfaqësore në gjuhën shqipe.
- Google Chrome është një shfletues interneti me kod të hapur i zhvilluar nga
Google. U lëshua për herë të parë më 2 shtator 2008. Sot është njëri ndër më të
përdorurit!
WEB KËRKUESIT - Gjatë hapjes së faqeve të dëshiruarA\a në Internet ndonjëherë mund të
vijmë në pozicion që kemi nevojë për ndonjë informatë nga Interneti por nuk e dimë
vendndodhjen e asaj informate në rrjet. Në këtë rast kemi nevojë për përdorim të web-sajteve të
veçanta që njihen si web kërkues. Detyra e këtyre kërkuesve është që të bëjnë kërkim në Internet
për ndonjë informatë që ne kemi nevojë.
Dy web kërkues më shpesh të përdorshëm janë GOOGLE (www.google.com) dhe
YAHOO (www.yahoo.com).
Funksionimi i këtyre dy kërkuesve është shumë i ngjajshëm. Pas hapjes së tyre kemi një
kornizë tekstuale ku shkruajmë fjalën ose informatën që na duhet dhe me shtypje të butonit
SEARCH fillon kërkimi. Pas disa sekondash do të kemi paraqitje të një liste të web faqeve që
kanë lidhje me informatën e kërkuar nga ku ne mund të gjejmë informacionin që ne na duhet.

You might also like