Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 11

DISIPLINA E ASHPËR PRINDËRORE DHE AFTËSITË VETËRREGULLUESE 1

Marrëdhënia reciproke mes disiplinës së ashpër prindërore dhe vetërregullimit te fëmijet

Donjeta Geci

Aurora Ahmetaj

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Departamenti i Psikologjisë

Janar, 2018
DISIPLINA E ASHPËR PRINDËRORE DHE AFTËSITË VETËRREGULLUESE 2

Abstrakti
Vetërregullimi është definuar si aftësia e një individi që në mënyrë aktive ose pasive të
monitorojë, vlerësojë, modifikojë dhe frenojë emocionet ose sjelljet e tij në shërbim të arritjes se
qëllimeve personale të një personi në pajtim me standardet shoqërore të sjelljes (Moilanen,
Shaw, & Fitzpatrick, 2010). Hulumtimet sygjerojnë se disiplina apo praktika e ashpër prindërore
mund të jetë një faktor rreziku për vetëkontrollin e ulët te fëmijët (Vazsonyi & Hunag, 2010,
Deater-Deckard, Wang, Chen, & Bell,2012). Pavarësisht propozimeve teorike se ekzistojnë
ndërlidhje reciproke ndërmjet vetërregullimit të fëmijëve dhe praktikave apo disiplinës
prindërore (Morris et al., 2007; Scaramella & Leve, 2004), deri më sot ka pak mbështetje
empirike për lidhje të tilla reciproke gjatë fëmijërisë. Në këtë mënyrë qëllimi i këtij hulumtimi
është që t’i përgjigjet pyetjes hulumtuese se si e parashikojnë njëra-tjetrën disiplina e ashpër
prindërore dhe aftësitë vetërregulluese të fëmijës gjatë moshës tre, katër dhe pesë vjeçare? Në
këtë hulumtim do të marrin pjesë gjithsej 100 fëmijë (si dhe 200 prindër) nga institucionet
parashkollore të tri komunave të Kosovës (Prishtinë, Prizren, Pejë). Të dhënat do të mblidhen në
tri periudha kohore, në secilën periudhë kohore, do të administrohen matje të drejtpërdrejta të
aftësive vetërregulluese të fëmijës - Pencil Tapping Task (Smith-Donald, Raver, Hayes &
Richardson, 2007) dhe raportim i prindërve në lidhje me aftësitë vetërregulluese të fëmijës-
Child Social and Behavioural Questionnaire (CSBQ; Luteijn, Luteijn, Jackson, Volkmar, &
Minderaa, 2000), si dhe vetëraportim i prindërve në lidhje me praktikën apo disiplinën
prindërore- Parent-Child Conflict Tactics Scale (Straus, Hamby, Moore & Runyan, 1998)

Fjalët kyçe: Aftësitë vetërregulluese, disiplina e ashpër prindërore, ndërlidhja reciproke.


DISIPLINA E ASHPËR PRINDËRORE DHE AFTËSITË VETËRREGULLUESE 3

Marrëdhënia reciproke mes disiplinës së ashpër prindërore dhe vetërregullimit te fëmijet


Një ndër aftësitë më të rëndësishme që zhvillohet gjatë fëmijërisë është aftësia për
vetërregullim efektiv. Zhvillimi i vetërregullimit është një aspekt integral i maturimit social-
emocional i fëmijës (Baumrind, 1971). Vetërregullimi është definuar si aftësia e një individi që
në mënyrë aktive ose pasive të monitorojë, vlerësojë, modifikojë dhe frenojë emocionet ose
sjelljet e tij në shërbim të arritjes se qëllimeve personale të një personi në pajtim me standardet
shoqërore të sjelljes (Moilanen, Shaw, & Fitzpatrick, 2010). Aftësitë vetërregulluese shihen një
komponent vital i suksesit në jetën e fëmijës, ku luajnë rol të rëndësishëm në performancën në
detyra, në suksesin në shkollë dhe në punë, si dhe në lidhjet e mira ndërpersonale etj (Baumeister
& Vohs, 2007). Sipas Galinsky (2010), vetërregullimi ka rol esencial në suksesin në shkollë,
punë dhe në jetë. Disa hulumtime kanë treguar se fëmijët që janë në gjendje të menaxhojnë në
mënyrë efektive mendimet, ndjenjat dhe veprimet e tyre e kanë më të lehtë për të arritur sukses
në mjediset shoqërore dhe arsimore (Blair & Diamond, 2008; McClelland, Ponitz, Messersmith
& Tominey, 2010).
Studimet e mësipërme tregojnë për impaktin e vetërregullimit në aspekte të ndryshme të
zhvillimit dhe funksionimit të individit, ka poashtu studime tjera që janë realizuar në drejtim të
hulumtimit të shkaktarëve apo parashikuesve të vetërregullimit. Hulumtimet sygjerojnë se një
ndër parashikuesit kryesorë të zhvillimit të vetërregullimit është edhe praktika apo stili i
prindërimit (Moilanen, Rasmussen, & Padilla-Walker, 2015; Sanders & Mazzucchelli, 2013).
(Karreman, Tuijl, Aken & Dekovic, 2006). Shumë studime të tilla kanë gjetur korrelacion midis
stilit të prindërimit dhe një game të gjerë zhvillimesh dhe aktivitetesh gjatë fëmijërisë si suksesi
akademik, zhvillimi social-emocional, vetërregullimi, delikuenca dhe abuzimi i substancave
(e.g., Steinberg et al., 1991; Steinberg et al., 1992; Cho, Kogan, & Brody, 2016; Zarra- Nezhad,
2014). Eisenberg, Zhou, Spinrad, Liew, Fabes dhe Valiente (2005) zbuluan se prindërimi pozitiv
parashikon nivele të larta të vetërregullimit në fëmijëri, të cilat nga ana tjetër lidhen me nivelet e
ulëta të problemeve të jashtme, si agresioni fizik dhe vjedhja. Ndërsa sipas Kochanska dhe
Aksan (1995) cilësitë pozitive të prindërve (si ngrohtësia, përfshirja, mbështetja etj) i ndihmojnë
fëmijës të zhvillojë vetërregullimin duke reduktuar ndjenjat negative të tij.
Në kuadër të stileve apo praktikave të prindërimit hyn dhe disiplina e ashpër prindërore
që karakterizohet nga përpjekjet e prindërve për të kontrolluar fëmijën e tij duke përdorur dhunë
verbale ose forma fizike të ndëshkimit (Chang, Schwarty, Dodge & McBride-Chang, 2003). Në
DISIPLINA E ASHPËR PRINDËRORE DHE AFTËSITË VETËRREGULLUESE 4

një studim të bërë me fëmijë nga 33 vendeve me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura të mesme,
UNICEF (2010) gjeti rreth gjysma e fëmijëve të përzgjedhur kishin përjetuar ndëshkim fizik nga
prindërit e tyre. Hulumtimet sygjerojnë se disiplina apo praktika e ashpër prindërore mund të
jetë një faktor rreziku për vetëkontrollin e ulët te fëmijët (Vazsonyi & Hunag, 2010, Deater-
Deckard, Wang, Chen, & Bell,2012). Në studimin e Lucassen et al.,(2015) mbi aftësitë
vetërregulluese dhe prindërimin e ashpër, është gjetë se nivelet e larta të prindërimit të ashpër
kanë ndikuar në uljen e komponentës së kontrollit inhibues të aftësisë vetërregulluese.
Megjithatë, marrëdhëniet prind-fëmijë janë të dyanshme, dhe gjithashtu ka evidence se
karakteristikat e fëmijës mund të nxisin disiplinën spo stilin e ashpër të prindërimit (Burt et al.,
2005). Mirëpo pavarësisht evidencave lidhur me efektet e disiplinës së ashpër prindërore në vetë-
rregullimin e fëmijëve, efekti reciprok i vetë-rregullimit të fëmijëve në disiplinë të ashpër
prindërore mbetet relativisht pak i shqyrtuar.
Modeli transaksional i Sameroff (1975) është një nga kornizat kryesore teorike që
elaboron marrëdhënien reciproke në mes aftesive vetërregulluese dhe disiplinës së ashpër
prindërore. Sipas këtij modeli, zhvillimi shihet si rezultat i një sërë ndërveprimesh të
vazhdueshme ndërmjet individëve, të tilla si ndërveprimi në mes një fëmije dhe prindi, që
rezulton në modifikimin e sjelljes të secilit individi. "Supozimi themelor i modelit transaksional
është se zhvillimi mundësohet nga një ndërveprim i dyanshëm dhe reciprok ndërmjet fëmijës dhe
mjedisit të tij/saj. Një ndryshim në fëmijën mund të shkaktojë një ndryshim në mjedis, i cili nga
ana e tij ndikon fëmijën dhe kështu me radhë. Në këtë mënyrë, si fëmija dhe mjedisi ndryshojnë
me kalimin e kohës dhe ndikojnë njëri-tjetrin në mënyrë reciproke dhe arritjet e hershme hapin
rrugën për zhvillimin e mëvonshëm" (Warren & Yoder, f.336). Në kontekstin e marrëdhënive
prind-fëmijë, fëmija dhe prindi ndikojnë reciprokisht në e sjelljet e njëri-tjetrit - asnjeri nuk është
tërësisht i varur nga tjetri por të dy ndikohen ndjeshëm nga njëri-tjetri (Sameroff, 1975).
Pavarësisht propozimeve teorike se ekzistojnë ndërlidhje reciproke ndërmjet
vetërregullimit të fëmijëve dhe praktikave apo disiplinës prindërore (Morris et al., 2007;
Scaramella & Leve, 2004), deri më sot ka pak mbështetje empirike për lidhje të tilla reciproke
gjatë fëmijërisë. Një studim i tillë i realizuar për të eksploruar ndikimin reciprok të stileve të
prindërimit dhe aftësive vetërregulluese të adoleshentëve është studimi i Molianen, Rasmussen
dhe Padila-Walker (2015), të cilët gjetën se efektet reciproke të ndikimit janë vërejtur vetëm për
stilin autoritar të prindërimit.
DISIPLINA E ASHPËR PRINDËRORE DHE AFTËSITË VETËRREGULLUESE 5

Duke u bazuar në kornizën teorike si dhe pas identfikimit të boshëlleqeve në literaturën


ekzistuese, qëllimi i këtij hulumtimi është që t’i përgjigjet pyetjes hulumtuese se si e
parashikojnë njëra-tjetrën disiplina e ashpër prindërore dhe aftësitë vetë-rregulluese të fëmijës
gjatë moshës tre, katër dhe pesë vjeçare? Bazuar në modelin transaksional të Sameroff (1975),
supozohet se disiplina e ashpër prindërore dhe vetë-rregullimi i fëmijëve do të parashikojnë
negativisht njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Veçanërisht, vetë-rregullimi më i lartë në moshën tre
vjeçare do të parashikojë disiplinë më pak të ashpër në moshën katër vjeçare, e cila më pas do të
parashikojnë nivel më të lartë të vetërregullimit të fëmijëve në moshën pesë vjeçare. Në anën
tjetër, disiplina e ashpër prindërore në moshën tre vjeçare do të parashikojë nivel më të ulët të
vetërregullimit të fëmijëve në moshën katër vjeçare, gjë që më pas do të parashikojë disiplinë më
të ashpër prindërore në moshën pesë vjeçare.
Metodologjia
Pjesëmarrësit
Në këtë hulumtim do të marrin pjesë gjithsej 100 fëmijë nga institucionet parashkollore të
tri komunave të Kosovës (Prishtinë, Prizren, Pejë). Gjithsej 40 insititucione parashkollore të
këtyre tri komunave parashihet të jenë pjesë e studimit. Për nga mosha kalendarike mostra do të
përfshijë fëmijë nga mosha 3 deri 5 vjec. Nga pikëpamja gjinore 50 % (N=50) do të jenë të
gjinisë mashkullore, ndërsa 50 % (N=50) do të jenë fëmijë të gjinisë femrore. Poashtu edhe
prindërit e fëmijëve do të marrin pjesë në hulumtim, ku do të përgjigjen në vetëraportimin për
aftësitë vetërregulluese të fëmijës dhe vetëraportimin për disiplinën prindërore. Përzgjedhja e
fëmijëve do të bëhet përmes mostrimit të qëllimshëm, ku do të përzgjidhen fëmijë të cilët kanë të
dy prindërit që janë të martuar dhe që jetojnë së bashku (pra, gjithsej 200 prindër). Për shkak se
studimi fokusohet në disiplinën prindërore, nuk do të përfshihen në studim prindërit adoptues,
njerku apo njerka e fëmijës, apo ndonjë i afërm tjetër që kujdeset për fëmijën.
Procedura
Për t’u realizuar hulumtimi, fillimisht do të merret leje nga Ministria e Arsimit në Kosovë
si dhe nga udhëheqësit e institucionve parashkollore nga do të jenë përzgjedhur pjesëmarrësit. Të
dhënat do të mblidhen gjatë tri periudhave kohore, përgjatë 3 viteve, në njërën nga ditët e
rregullta të punës. Në secilën periudhë kohore, do të administrohen matje të drejtpërdrejta të
aftësive vetërregulluese të fëmijës dhe raportim i prindërve në lidhje me aftësitë vetërregulluese
të fëmijës, si dhe vetëraportim i prindërve në lidhje me praktiken apo disiplinen prindërore. Të
DISIPLINA E ASHPËR PRINDËRORE DHE AFTËSITË VETËRREGULLUESE 6

gjitha matjet e përdorura në këtë studim, duke përfshirë edhe udhëzimet, do të përkthehen në
gjuhën shqipe, duke përdorur procedurën e përkthimit dhe prapa-përkthimit sygjeruar për
hulumtime ndër-kulturore (Brislin, 1970). Para administrimit të matjeve, do të merret leja me
shkrim nga prindërit, për të realizuar hulumtimin me fëmijët e tyre. Gjithashtu do të merret edhe
pëlqimi i vet prindërve për të qenë pjesë e hulumtimit. Si prindërve, ashtu edhe fëmijëve që në
fillim do tu tregohet për konfidencialitetin e studimit dhe se janë të lirë të heqin dorë nga studimi
kurdo që dëshirojnë. Administrimi i matjeve direkte te aftësive vetërregulluese të fëmijë do të
realizohet në mjediset e shkollës, në një pjesë të qetë të saj, i cila matje do të zgjatë rreth 20
minuta. Ndërsa administrimi i pyetësorëve për prindër do të bëhet kryesisht në shtëpi, duke iu
dërguar pyetësorët në zarf dhe kështu do t’i kthejnë.
Instrumentet
Matja direkte e vetërregullimit të fëmijëve. Vetërregullimi do të matet përmes Pencil
Tapping Task (Smith-Donald, Raver, Hayes & Richardson, 2007), detyrë për kontrollin inhibues,
që është adaptuar nga peg-tapping task (Blair, 2002; Diamond & Taylor, 1996). Në këtë detyrë,
fëmijës do t’i kërkohet të trokasë një herë me laps kur hulumtuesi do të trokasë dy herë dhe do të
trokasë dy herë kur hulumtuesi do të trokasë një herë. Fillimisht fëmija do të familjarizohet me
detyrën dhe pastaj do të administrohet detyra. Do të administrohen gjithsej 16 prova të detyrës,
ku përgjigjja e saktë do të kodohet me 1 pikë, ndërsa me 0 kur fëmija nuk do të bëjë atë që i
është kërkuar paraprakisht. Numri i përgjigjeve të sakta do numërohet si numri total i pikëve në
këtë matje.
Vetërregullimi. Prindërit do të raportojnë për aftësitë vetërregulluese të fëmijëve përmes
gjashtë pytjeve të Child Social and Behavioural Questionnaire (CSBQ; Luteijn, Luteijn,
Jackson, Volkmar, & Minderaa, 2000). Këtyre gjashtë pyetjeve, të cilat janë adaptuar nga Flouri
et al (2014), prindërit do tu përgjigjen gjatë tri periudhave të mbledhjes se të dhënave, pra kur
fëmija të jetë i moshave tre, katër dhe pesë vjeçare. Pikët do të llogariten në një shkallë tri
pikëshe, nga 1 deri 3, ku pikët më të larta tregojnë vetërregullim më të lartë.
Disiplina e ashpër prindërore. Informacioni rreth disiplinës se ashpër prindërore do të
mblidhet më anë të Parent-Child Conflict Tactics Scale (Straus, Hamby, Moore & Runyan,
1998) kur fëmijët do të jenë në moshëm tre, katër dhe pesë vjeçare. Kjo shkallë konsiston në
gjithësej 6 pyetje që përfaqesojnë konstrukte të agresionit psikologjik dhe fizik, të tilla si “ Unë i
kam bërtitur më zemërim fëmijës tim”, “Unë kam qortuar fëmijën tim” dhe “ Unë e thërras
DISIPLINA E ASHPËR PRINDËRORE DHE AFTËSITË VETËRREGULLUESE 7

fëmijën tim më emra të tillë si budalla ose dembel”. Pyetjet do të pikëzohën në një shkallë nga 0
në 2.
Rezultatet e pritura

Të dhënat e arritura do të analizohën me anë të Paketës Statistikore për Shkencat


Shoqërore (SPSS), versioni 20., ku do të përpunohen dhe analizohen në përputhshmëri me
objektivat e studimit. Pas përfundimit të procedurës së vendosjes së të dhënave në SPSS, ato do
të pastrohen përmes procedurës së rekodimit dhe transformimit. Për analizimin e të dhënave së
pari do të përdoret analiza e shpërndarjes normale të të dhënave dhe në qoftë se të dhënat do të
kenë shpërndarje normale, për të gjetur ndërlidhjen ndërmjet aftësive vetërregulluese dhe
disiplinës së ashpër prindërore do të përdoret analiza e korrelacionit të Pearsonit (ndërsa në rast
të shpërndarjes jonormale të të dhënave do të përdoret korrelaconi i Spirmanit), më pas për të
analizuar se si e parashikojnë njëra-tjetrën disiplina e ashpër prindërore dhe aftësitë
vetërregulluese të fëmijës do të përdoret analiza e regresionit linear, gjithashtu do të përdoren
edhe analizat e deskriptive për të gjetur mesataren dhe devijimin standard te variablave
demografike.
Në fund nga kalkulimi i këtyre analizave statistikore presim që te aprovohet hipoteza
sipas se cilës vetërregullimi më i lartë në moshën tre vjeçare do të parashikojë disiplinë më pak
të ashpër në moshën katër vjeçare, e cila më pas do të parashikojë nivel më të lartë të
vetërregullimit të fëmijëve në moshën pesë vjeçare. Në anën tjetër, disiplina e ashpër prindërore
në moshën tre vjeçare do të parashikojë nivel më të ulët të vetërregullimit të fëmijëve në moshën
katër vjeçare, gjë që më pas do të parashikojë disiplinë më të ashpër prindërore në moshën pesë
vjeçare.
DISIPLINA E ASHPËR PRINDËRORE DHE AFTËSITË VETËRREGULLUESE 8

Referencat
Baumeister, R.F., Vohs, K.D., 2007. Self-regulation, ego depletion, and motivation. Soc. Person.
Psychol. Compass 1 (1), 115–128.
Baumrind, D. (1971). Current patterns of parental authority. Developmental Psychology
Monographs. 4(1), 1-103.
Blair, C. (2002). School readiness: Integrating cognition and emotion in a neurobiological
conceptualization of children’s functioning at school entry. American Psychologist, 57,
111–127.
Blair, C., & Diamond, A. (2008). Biological processes in prevention and intervention: The
promotion of self-regulation as a means of preventing school failure. Development and
Psychopathology, 3, 899-911.
Brislin, R. W. (1970). Back translation for cross -cultural research. Journal of Cross-Cultural
Psychology, 1, 185–216. doi :10.1177/135910457000100301
Burt, S. A., McGue, M., Krueger, R. F., & Iacono, W. G. (2005) How are parent-child conflict
and childhood externalizing symptoms related over time? Results from a genetically
informative crosslagged study. Development and Psychopathology, 17, 145–165
Chang, L., Schwartz, D., Dodge, K.A. & McBride-Chang, C. (2003). Harsh parenting in relation
to child emotion regulation and aggression. Journal of Family Psychology, 17, 598-606.
doi: 10.1037/0893-3200.17.4.598.
Cho, J., Kogan, S. M., & Brody, G. H. (2016). Genetic moderation of transactional relations
between parenting practices and child self-regulation. Journal of Family Psychology,
30(7), 780-790. doi:10.1037/fam0000228
Deater-Deckard, K., Wang, Z., Chen, N., & Bell, M. A. (2012). Maternal executive function,
harsh parenting, and child conduct problems. Journal of Child Psychology and
Psychiatry, 44(3), 735–745.
Diamond, A., & Taylor, C. (1996). Development of an aspect of executive control: Development
of the abilities to remember what I said and to “Do as I say, not as I do”. Developmental
Psychobiology, 29, 315–334.
Eisenberg, N., Zhou, Q., Spinrad, T. L., Valiente, C., Fabes, R. A., & Liew, J. (2005). Relations
among positive parenting, children’s effortful control, and externalizing problems: A
Three-wave longitudinal study. Child Development, 76(5), 1055–1071.
DISIPLINA E ASHPËR PRINDËRORE DHE AFTËSITË VETËRREGULLUESE 9

Flouri, E., Midouhas, E., & Joshi, H. (2014). Family poverty and trajectories of children’s
emotional and behavioural problems: The moderating roles of self-regulation and verba
cognitive ability. Journal of Abnormal Child Psychology, 42(1), 1–14.
Galinsky, E. (2010). Mind in the making. New York.NY: HarperCollins
Karreman, A., van Tuijl, C., van Aken, M. G., & Dekovic, M. (2006). Parenting and Self-
Regulation in Preschoolers: A Meta-Analysis. Infant and Child Development, 15(6), 561-
579. doi:10.1002/icd.478
Kochanska, G., & Aksan, N. (1995). Mother–child mutually positive affect, the quality of child
compliance to requests and prohibitions, and maternal control as correlates of early
internalization. Child Development, 66, 236–254. DOI: 10.1111/1467-
8624.ep9503233359
Lucassen, N., Kok, R., Bakermans-Kranenburg, M. J., Van Ijzendoorn, M. H., Jaddoe, V. W.,
Hofman, A., Verhulst, F. C., Lambregtse-Van den Berg, M. P., & Tiemeier, H. (2015).
Executive functions in early childhood: The role of maternal and paternal parenting
practices. British Journal of Developmental Psychology, 33(4), 489–505.
Luteijn, E., Luteijn, F., Jackson, S., Volkmar, F., & Minderaa, R. B. (2000). The children’s
social behaviour questionnaire for milder variants of PDD problems: Evaluation of the
psychometric characteristics. Journal of Autism and Developmental Disorders, 30, 317–
330.
McClelland, M. M., Ponitz, C. C., Messersmith, E. E., Tominey, S. (2010). Self-regulation:
Integration of cognition and emotion. In Overton, W. F., Lerner, R. M. (Eds.), The
handbook of life-span development (pp. 509–555). Hoboken, NJ: Wiley
Moilanen, K. L., Rasmussen, K. E., & Padilla-Walker, L. M. (2015). Bidirectional
associationsbetween self-regulation and parenting styles in early adolescence. Journal of
Research on Adolescence, 25(2), 246–262
Moilanen, K. L., Shaw, D. S., & Fitzpatrick, A. (2010). Self-regulation in early adolescence:
Relations with mother-son relationship quality and maternal regulatory support and
antagonism. Journal of Youth and Adolescence, 39, 1357–1367. doi:10.1007/s10964-
009-9485-
DISIPLINA E ASHPËR PRINDËRORE DHE AFTËSITË VETËRREGULLUESE
10

Morris, A. S., Silk, J. S., Steinberg, L., Myers, S. S., & Robinson, L. R. (2007). The role of the
family context in the development of emotion regulation. Social Development, 16, 361–
388. doi:10.1111/j.1467-9507.2007.00389.x
Sameroff, A. (1975). Transactional models in early social relations. Human Development, 18(3),
65–79.
Scaramella, L. V., & Leve, L. D. (2004). Clarifying parentchild reciprocities during early
childhood: The early childhood coercion model. Clinical Child and Family Psychology
Review, 7, 89–107. doi:10.1023/B:CCFP. 0000030287.13160.a3
Steinberg, L., Lamborn, S. D., Dornbusch, S. M., & Darling, N. (1992). Impact of parenting
practices on adolescent achievement: Authoritative parenting, school involvement, and
encouragement to succeed. Child Development, 63(5), 1266-1281. doi:10.2307/1131532
Steinberg, L., Mounts, N. S., Lamborn, S. D., & Dornbusch, S. M. (1991). Authoritative
parenting and adolescent adjustment across varied ecological niches. Journal of Research
on Adolescence, 1(1), 19-36.
Straus MA, Hamby SL, Moore DW, Runyan D (1998) Identification of child maltreatment with
the Parent-Child Conflict Tactics Scales: development and psychometric data for a
national sample of American parents. Child Abus Negl 22: 249–70.
Smith-Donald, R., Raver, C. C., Hayes, T., & Richardson, B. (2007). Preliminary construct and
concurrent validity of the Preschool Self-Regulation Assessment (PSRA) for field-
basedresearch. Early Childhood Research Quarterly, 22, 173-
187.doi:10.1016/j.ecresq.2007.01.002
UNICEF. (2010). Child disciplinary practices at home: Evidence from a range of low- and
middle-income countries. New York, NY: Author
Vazsonyi AT, Huang L. Where self-control comes from: on the development of self-control and
its relationship to deviance over time. Dev Psychol 2010; 46: 245–57
Warren, S. F., Yoder, P. J. (1998). Facilitating the transition from preintentional to intentional
communication. In A. M. Wetherby, S. F. Warren, & J. Reichle (Eds.), Transitions in
prelinguistic communication  (pp. 365-384). Baltimore, MD: Paul H. Brookes.
Zarra-Nezhad, M., Kiuru, N., Aunola, K., Zarra‐Nezhad, M., Ahonen, T., Poikkeus, A., &
Nurmi, J. (2014). Social withdrawal in children moderates the association between
DISIPLINA E ASHPËR PRINDËRORE DHE AFTËSITË VETËRREGULLUESE
11

parenting styles and the children's own socioemotional development. Journal of Child
Psychology

You might also like