Adam Smith

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Adam Smith ,origjina e moralit te miratimit dhe

mosmiratimit ,dhe qenia njerzore sipas tij.

Adam Smith u lind në vitin 1723 dhe u rrit nga e ëma në


Kirkaldi, një port i vogël afër Edinburgut. Babai, një nëpunës
dogane, kishte vdekur disa muaj para lindjes së tij. Vetë Smith
nuk u martua kurrë. Ai ishte një skocez me një pamje jo
tërheqëse. Me një hundë të gjerë, sy të mëdhenj, buzën e
poshtme të shtrembër, vuante nga një tik nervor që e pengonte
të mbante fjalime. I ndërgjegjshëm për këtë, Smith vetë e pati
shkruar se “tek unë nuk ka asgjë të bukur, përveç librave”.
Si student i mirë, ai hyri në Universitetin e Gllasgout që në
moshën 14-vjecare dhe më vonë fitoi një bursë studimore në
Oksford. Por parehatia e tij me mjedisin e jashtëm bie në sy
vazhdimisht. Si në rastin kur ai denoncon lektorët e tij: “Në
Universitetin e Oksfordit, shumica e profesorëve publikë kanë
hequr dorë prej vitesh madje edhe në dukjen e mësimdhënies”. Po
ashtu Smith ankohej edhe ndaj administratës për censurë. I
kishin konfiskuar një kopje të ‘Traktati mbi natyrën njerëzore’ të
Devid Hjumit, duke e ndaluar të lexonte një nga librat më të
fuqishëm të kohës së vet.
I ndikuar nga skepticizmi i Hjumit, ai heq dorë nga studimi i
teologjisë dhe kthehet në Kirkaldi, ku filloi të jepte leksione
publike për retorikën dhe legjislacionin. Në vitin 1748 Smith u
kthye në Universitetin e Gllasgout ku jepte lëndën e logjikës.
Vitin tjetër zuri vend në katedrën e filozofisë morale, duke
pasuar një nga ish mësuesit e tij. Shumë larg nga stili i
profesorëve të përgjumur të Oksfordit, të cilët i kishte sulmuar
hapur, Smithi profesor u shqua menjëherë për cilësinë e
leksioneve të tij të shkëlqyera dhe përparoi në karrierë duke u
bërë më vonë dekan i fakultetit.
Smith asnjëherë nuk mbajti ndonjë kurs leksionesh në ekonomi.
Deri në shekullin e 19, akademikët e konsideronin ekonominë si
degë të filozofisë. Megjithatë, Smith hartoi disa leksione për
ekonominë që i përfshiu në lëndën e jurisprundencës. Aty ai
hedh idetë e para duke shënuar zanafillën e analizës së tij për
ekonominë, ide që do të trajtohen hollësisht më vonë. Që në atë
kohë Smith shkruante: “Ndarja e punës është shkaku kryesor i
rritjes së pasurisë publike, e cila është gjithnjë proporcionale me
atë të industrisë dhe të njerëzve, dhe jo me sasinë e arit dhe të
argjendit, siç imagjinohet marrëzisht.”

 
Adam Smith filozof
Shumë kohë përpara se të shkruante ‘Pasuria e Kombeve’, Smith
kishte fituar famë që në 1759 me botimin e librit për etikën e
sjelljes, ‘Teoria e sentimenteve morale’. Me rritjen e shitjeve të librit,
ai u bë i njohur si “Smith filozofi”. Teoria e sentimenteve morale
ndiqte traditën e Iluminizmit. Ashtu sikurse shkencëtarët
kërkonin për origjinën e sistemit diellor, Smith u vu në kërkim
të origjinës së moralit të miratimit dhe mosmiratimit.
Si mundet që një njeri, që interesohet vetëm për veten, të mund
të bëjë gjykime që të kënaqin dhe njerëzit e tjerë? Mbi të gjitha,
çdo individ qëndron në qendër të sistemit të tij, ashtu si dielli
qëndron në qendër të planeteve. A i bëhet vonë diellit se çfarë
mendojnë planetet e tjera më të vegjël? Smith u përpoq të
shqyrtojë këtë paradoks. Dhe gjeti një përgjigje të mençur. Kur
njerëzit ballafaqohen me zgjedhje morale, thoshte ai, ata
imagjinojnë një “spektator të paanshëm”, i cili i gjykon dhe i
këshillon me kujdes. Në vend që thjesht të ndjekin interesin e
tyre vetjak, ata udhëhiqen nga këshilla e vëzhguesit imagjinar
dhe vendosin mbi bazën e simpatisë dhe jo të interesit vetjak.
Shumë kritikë i bëjnë ekonomistët përgjegjës, për shkak se ata i
bazojnë supozimet e tyre vetëm tek interesi vetjak, se kujdesen
vetëm për kostot dhe përfitimet dhe se nuk marrin në
konsideratë anën fisnike të njeriut. Ky sulm mund t’iu drejtohet
shumë prej tyre, por jo Adam Smithit. Ai u kushtoi një libër të
tërë këtyre emocioneve. Madje shumë nga konceptet e
përdoruara nga ai një shekull më vonë u bënë baza e
psikoanalizës frojdiane.
Shpejt reputacioni i Smithit u përhap në Britani dhe në
Kontinent. Prindërit e pasur që dëgjonin për famën e skocezit i
hoqën bijtë e tyre nga shkollat në Francë e Zvicër për ti
regjistruar në Gllasgou. Atje, sigurisht që Smith nuk qëndronte i
mbyllur. Në Gllasgou ai takonte bankierë, tregtarë dhe
politikanë. Në Klubin e Ekonomisë Politike, ai u përpoq të
kuptonte se si vepronte realisht një biznesmen. Që atëherë ai
nuk do të besonte te motivet e tregtarëve në bërjen e biznesit.

Teoria e ndjenjave morale


Në 1759 Smith botoi veprën e tij të parë, Teoria e Ndjenjave Morale.
Didaktik, këshillues dhe analitik nga ana tjetër, ai vendos themelin
psikologjik mbi të cilin do të ndërtohej më vonë Pasuria e Kombeve. Në të,
Smith përshkroi parimet e "natyrës njerëzore", të cilat, së bashku me
Hume-n dhe filozofët e tjerë kryesorë të kohës së tij, ai i mori si një bazë
universale dhe të pandryshueshme nga e cila mund të konkludoheshin
institucionet shoqërore, si dhe sjellja shoqërore.

Një pyetje e interesoi veçanërisht Smithin në Teorinë e Ndjenjave Morale.


Ky ishte një problem që kishte tërhequr mësuesin e Smith, Hutcheson dhe
një numër filozofësh skocezë përpara tij. Pyetja ishte burimi i aftësisë për të
formuar gjykime morale, duke përfshirë gjykimet mbi sjelljen e dikujt,
përballë pasioneve në dukje mbizotëruese për vetë-ruajtje dhe interes.
Përgjigja e Smith, në një gjatësi të konsiderueshme, është prania brenda çdo
personi e një "njeriu të brendshëm" i cili luan rolin e "spektatorit të
paanshëm", duke miratuar ose dënuar veprimet e veta dhe të të tjerëve me
një zë të pamundur për t'u shpërfillur.

Kledisa Mucaj
XI-F

You might also like