Padi Për Shkurorëzim1

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

PADIA PËR SHKURORËZIMIN E MARTESËS 

Pēr: GJYKATËN THEMELORE NË PEJË

 Nga: Paditesja Vjosa Shala nga Peja me vendbanim në rrugën “Haxhi Zeka” nr.17.
      
Kundër
   
   Të paditurit: Milot Shala nga Peja me vendbanim në rrugën “Haxhi Zeka” nr.17

Objekti
I kontestit: Padia për shkurorëzimin e martesës. 

Në Pejë me datë: 01.03.2022


Vlera e objektit të kontestit 1000 €uro. 

 Palēt kanë lidhur martesë më 10.10.2004 në Komunën e Pejës dhe nga kjo martesë kanë një
fëmijë të mitur Elion Shala i lindur më 21.03.2006 në Pejë. 

 Provë: Certifikata e kurorëzimit dhe e lindjes së fëmijës. 

I padituri, menjeherë pas lidhjes së martesës ka filluar që të pihet me alkool dhe shpesh të vij në
shtëpi në mesnatë. Pagën mujore e shpenzon nëpër kafene, kurse për nevojat e bashkëshortes dhe
fèmijës i jepte ne muaj gjithsej para nga 50 €uro, por edhe këto jo me rregull, edhe pse paga
mujore e të paditurit është 1000 €uro. Përveç kësaj i padituri shpesh e ka rrahur paditësen pa as
një shkas dhe arsye, krahas kësaj duke e quajtur me emra ofendues. E paditura e ka kaluar nëpër
të gjitha këto duke shpresuar që marrëdhëniet bashkëshortore do të rregullohen, mirëpo deri te
kjo nuk është arritur as deri në momentin e paraqitjes së kësaj padie, por në të kundërtën
marrëdhëniet bashkëshortore janë bërë të padurueshme dhe seriozisht dhe përherë janë
çrregulluar. 

Provë: Dëgjimi i palëve dhe dëshmitarit Gani Shala nga Peja.

Për fëmijën e mitur Elion Shala paditësja propozon që i njëjti ti besohet paditëses, sepse kjo në
këtë situatë është në interes të fëmijës. Duke pasur parasysh pagen mujore të parave prej 1000
Euro, pala paditëse konsideron që i padituri është në mundësi por edhe i obliguar, që të
kontribuoi në muaj për ushqimin e të miturit Elion Shala në shumën e parave prej 20% nga
pagesa e tij mujore. Pasi që paditesja është e pa punë dhe nuk ka mjete tjera për jetë, kërkon që i
padituri të obligohet që paditeses t'i paguaj shumën e sipër shënuar në emër të ushqimit mujor. 
 Provë: Dëgjimi i palëve dhe dëshmitarit Naim Shala nga Peja
Duke marrë parasysh të sipër shënuarat, paditesja e propozon Gjykatës Themelore në Pejë që pas
administrimit të provave, dhe pas përfundimit të seancës kryesore, ta miratoi këtë: 

AKTGJYKIM

I. Martesa e lidhur më nga 10.10.2004 në Komunën e Pejës ndërmjet paditëses Vjosa Shala nga
Peja dhe të paditurit Milot Shala SHKURORËZOHET. 

II. I mituri i lindur më 21.03.2006 i besohet në ruajtje,edukim, ushqim, paditëses- nënës Vjosa
Shala dhe i padituri- babai i të miturit Milot Shala obligohet që të kontribuoi për ushqimin e
tij,në shumën e parave prej 20%,nga paga e tij mujore,duke filluar prej 10.03.2022 dhe në të
ardhmen,për çdo muaj i padituri,është i obliguar që deri në të 10-tin ,të muajit vijues.për muajin
paraprak t'i paguaj në dore paditëses Vjosa Shala apo ne xhirollogari e saj nr.763827838927 ne
Bankën NLB në Pejë me kanosja me përmbarim të dhunshëm.

 III.Obligohet i padituri që paditëses t'i shpërbleji dëmin për shpenzimet e procedurës.

 Paditësja:
Vjosa Shala

You might also like