Tema: Informacion Për Aparatin e Parë Fotografik Klasa: VIII Lënda: Fizikë Punoi: Stela Draci Pranoi: Mementela Muso

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Detyrë Shtëpie

Tema: informacion për aparatin e parë fotografik


Klasa: VIII
Lënda: Fizikë
Punoi: Stela Draci
Pranoi: Mementela Muso

Aparati i farë fotografik:

Bota e sotme mund të “kapet” dhe të dokumentohet në çdo moment


vetëm me njësha dhe zero.
Hardueri që e nisi gjithë këtë koncept ishte një projekt laboratorik, që
duhej zhvilluar vetë, në vitin 1974. Qëllimi i tij ishte testimi i disa pajisjeve
të vogla të reja dhe rezultati ishte: një pajisje “Frankenstein” për atë kohë.
Një pajisje që vite më vonë do të ndryshonte totalisht botën e
fotografisë.
Kamera e parë dixhitale
Imazhi tregonte një siluetë të pastër,
por detajet nuk dalloheshin. Kamera
kishte funksionuar, por duhej të
përmirësohej ende. Pas disa
problemeve, Steve Sasson kuptoi se
çështja qëndronte tek ndryshimi i
renditjes së biteve. Vetëm 1-shat
dhe 0-t (e zeza dhe e bardha)
shfaqeshin në mënyrë korrekte, duke
i lënë pjesët e tjera të imazhit në një
rrëmujë të vërtetë. Iu desh vetëm një
orë për ta rregulluar problemin dhe
pas kësaj mundi të shihte fotografinë e parë dixhitale.
Sasson ishte inxhinier elektronik në Eastman Kodak në vitin 1974, ku
filloi të punonte me projektin e kamerës dixhitale. Në atë kohë, ai po
provonte një “Charge-coupled device – CCD” (pajisje që përdoret për
lëvizjen e rrymës elektrike, zakonisht nga brenda pajisjes tek një zonë
rryma mund të modifikohet, për shembull të konvertohet në një vlerë
dixhitale). Kjo pajisje ishte lançuar atë vit dhe ai vendosi të ndërtonte një
kamerë për të kontrolluar cilësinë e imazhit. Gjëja më unike ishte se
kamera do të ishte plotësisht dixhitale. Nuk do të kishte nevojë për film,
çka ishte një zhvillim mjaft interesant në atë kohë për një kompani që në
fakt jetonte dhe fitonte para nga shitja e filmave dhe letrave fotografike.
Francezët Nicephor Niepce dhe Louis Daguerre besohet se janë zbuluesit e
fotografisë. Ata zhvilluan teknikën e parë dhe procesin i cili mundësonte
ruajtjen e pamjeve. Në vitin 1826 Niepce arriti që të fiksojë foton e parë të
realizueshme. Për ta realizuar këtë fotografi atij ju nevojitën tetë orë dhe disa
ditë ekspozim në kamerë. Më pas,
bashkëpunëtori i Niepce, Louis
Daguerre, vazhdoi zhvillimin e procesit
fotografik. Ai kërkoi vetëm disa minuta
ekspozim në kamera dhe prodhoi
rezultate të qarta e të hollësishme. Këto
detaje u prezantuan në botë në vitin
1839. Mirëpo më vonë u zbuluan
materiale të reja, të cilat zvogëluan kohën e kërkuar të ekspozimit të kamerës
nga minuta në sekonda dhe përfundimisht në të qintat e sekondës

You might also like